Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ultimatumi i PD: Deputetët që kanë marrë fonde publike, të paraqiten në Gjykatën Kushtetuese!

    Grupi i PD vendos: Bllokojmë Parlamentin deri sa Leskaj e Rakip Suli të dërgohen në Kushtetuese

    Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura se do të bllokojnë Parlamentin deri sa mazhoranca të votojë që mandati i dy deputetëve të Partisë Socialiste Valentina Leskaj dhe Rakip Suli të dërgohen në Kushtetuese.

    Seancën e kaluar, mazhoranca votoi kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Rakip Sulit, ndryshe nga vendimi i saj disa javë më parë që votoi kërkesën e opozitës për mandatin e Koço Kokëdhimës.

    PD kërkon që njësoj si në rastin Kokëdhima, edhe deputetët Suli e Leskaj të shkojnë në Kushtetuese pasi kanë përfituar fonde publike.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ultimatumi i PD: Deputetët që kanë marrë fonde publike, të paraqiten në Gjykatën Kushtetuese!

    Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pavlefshmërinë e mandatit të Leskajt

    Sipas gjykatës, kërkesa për shqyrtimin e mandatit nuk plotëson kushtet dhe nuk mund të vihen në lëvizje pa pasur diçka konkrete.

    Deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, njëkohësisht nënkryetare e Kuvendit, më herët i është drejtuar me një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ku i kërkon që çështja e mandatit të saj të shkojë për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.

    Kjo, pas kërkesës së opozitës, e cila ka kërkuar heqjen e mandatit të saj. PD pretendon se Leskaj është në konflikt interesi, pasi djemtë e saj biznesmenë kanë përfituar tenderë nga qeveria.

    Top Channel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •