Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Katër shpërthime kanë tronditur Brukselin në orët e para të mëngjesit të së martës, dy prej të cilëve të verifikuar në aeroportin Zaventem, ndërsa dy të tjerët në dy stacione metroje në zemër të kryeqytetit belg.

    Motivet e shpërthimeve nuk dihen ende, ndërkohë që burime zyrtare flasin për të paktën 23 viktima, 13 prej të cilëve kanë humbur jetën në aeroport dhe 10 në stacionet e metrove. Gjithashtu, flitet për disa dhjetëra të plagosur. Shpërthimet vijnë katër ditë nga kapja në Bruksel të Salah Abdeslam, i dyshuari kryesor i sulmeve të nëntorit në Paris.

    Nga raportimet e mediave lokale mësohet se, aeroporti është evakuuar, ndërsa fluturimet janë anuluar. Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha shërbimet hekurudhore që të çojnë tek kompleksi. Të dhëna të tjera flasin se një nga shpërthimet ka ndodhur pranë check-in-it të American Airlines, por sërish ato janë të pakonfirmuara.

    Ndërkohë, një shpërthim tjetër është verifikuar rreth një orë më vonë në stacionin e metrosë Maalbeek, fare pranë selisë së Komisionit Europian. Re të zeza tymi janë ngritur në rrugë dhe paniku ka përfshirë kalimtarët. Ai është pasuar nga një tjetër shpërthim në stacionin Schumann.

    Transmetuesi belg RTBF citoi një dëshmitar të thoshte se, në ambientet e aeroportit kishte njerëz të shtrirë në tokë, të plagosur ose pa ndjenja, shumica e të cilëve në zonën e nisjeve, përballë hotel “Sheraton”.

    Ndërsa një punonjës i aeroportit tha për televizionin holandez VRT: “Po bëja një moment pushim kur papritur dëgjova dhe ndjeva një shpërthim të madh. këtej nga jam shoh shtëllunga tymi të zi të ngrihen nga zona e nisjeve”. “Dritaret janë të thyera, njerëzit kanë dalë jashtë nga frika. Gjërat nuk duken mirë”, tregoi dëshmitari.

    Ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se para shpërthimeve kishin dëgjuar të shtëna dhe thirrje në gjuhën arabe, duke ngritur dyshimet për sulme kamikaze. Të dhëna të mëtejshme sugjerojnë se brenda aeroportit është gjetur edhe një bombë e pashpërthyer.

    Situata ka futur në kaos kryeqytetin belg, atje ku nodhen institucionet kryesore të Bashkimit Europian. Autoritetet kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve publike si trenët, metrotë dhe tramvajet, pa harruar këtu pezullimin e të gjitha fluturimeve nga aeroporti.

    / Top Channel

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Shpërthimet në Bruksel, Europa në alarm

    Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në maksimum pas katër shpërthimeve që tronditën kryeqendrën e institucioneve europiane paraditen e së martës.

    Rrugët e qytetit po patrullohen nga forca të shumta speciale të policisë, përfshirë këtu edhe ushtrinë.

    Qarkullimi është në kaos në zonat ku u regjistruan shpërthimet. Sipas mediave vendase, në aeroport, para se të dëgjoheshin dy shpërthimet e fuqishme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe disa thirrje në arabisht.

    Deri më tani autorësinë e sulmit nuk e ka marrë askush përsipër, por dyshohet se bëhet fjalë për një aksion të ekstremistëve që pason arrestimin e Abdeslam, terroristit që mori pjesë në sulmet e Parisit të nëntorit të shkuar.

    Sulmet në zemër të Europës kanë vënë në lëvizje vendet e tjera që kanë shtuar kontrollet nëpër aeroporte, metro dhe stacione autobusësh. Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh i tronditur nga ngjarja në Belgjikë dhe njoftoi se në orët në vazhdim do të kryesojë një mbledhje të COBRA-s, këshilli më i lartë i sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.

    Përforcim masash sigurie vihen re edhe në Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Ja ku po dalin genjeshtrat e disa ateisteve evropiano perendimore dhe disa myslimaneve qe fatkeqesisht i kemi edhe ketu ne forum. Nder to eshte eshte edhe genjeshtra se krishterimi eshte besim i prapambetjes, dhunes e terrorizmit ndersa se darvinizmi eshte shkence dhe perparim e se islami eshte fe e paqes, mencurise dhe e mirekuptimit. Shqiptarit sot i thuhet rrini larg krishterimit dhe mesimeve te Jezusit ndersa ateizmin dhe islamin e prezantojne se miqe te shqiptarit dhe shqiptarise.
    Te nderuar kush po genjen tani, ne apo ju?! Jeni zene keq ne genjeshter.

    Ngushellime familjareve dhe belgeve ne pergjithesi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Shqiptaret kane qene PAQGANE.
    Pranverat kane pasoja....por ti merresh me ndezje qirinjsh ne kishe!Ka dhe do pedofile andej.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-02-2016
    Postime
    18

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Gjermani, arrestohen tre kosovare te dyshuar si terroriste:"Vinin nga Brukseli"

    Artikulli i plote http://bit.ly/1pxKGvb

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Akoma sot, pas shum viktimash te pafajshme, perendimoret nuk bejne nje analize reale/trasparente se çfare po ndodh.
    Çfare i shtyne keta njerez te marrin nje vendim kaq te tmerrshem??
    Cili esht obiettivi qe duan te arrijne me keto akte??
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan skender76 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    mesia4ever (23-03-2016),SERAFIM DILO (23-03-2016)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    O Skender, po cfare analize reale transparente duhet me bere keta perendimoret?
    Keta derrat e Isis e kane vetem nje qellim, krijimin e kalifatit islamik.
    Mundesisht jo vetem neper harapistan, por njehere deri ne Rome e pastaj ne te gjithe boten.
    Keshtu qe kush ua rrezikon objektivin, u kundervihen me rripa bombash duke ekspllodu si kungujt e drejte ne parajse ke 72 virgjereshat.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Akoma sot, pas shum viktimash te pafajshme, perendimoret nuk bejne nje analize reale/trasparente se çfare po ndodh.
    Çfare i shtyne keta njerez te marrin nje vendim kaq te tmerrshem??
    Cili esht obiettivi qe duan te arrijne me keto akte??
    Nje analize trasparente e kane te pamundrur ta bejne,ose mbase edhe mundet ta bejne por duke fajsuar vetveten edhe duke demtuar ekonomikisht dhe politikisht vetveten.
    Por edhe sikur te besh nje analize te vertete o reale...po nuk e vendose mbi parime o principe mbetet nje analize kot. Po vazhdove ti shesesh arme Arabis e shteteve te tjera dhe keto arme perfundojne per armatimin e Isis,po vazhdove te besh tregti "nafte" po prap me Arabin e shtete e tjera..ne nje far menyre financon direkt o indirekt kete terrorizem. Prandaj fatqesisht do degjojme vetem deklarata o bla-bla kot.

    Cfare i shtyn keta njerez...? Natyrisht eshte ideologjia. Nje ideologji qe eshte;menyre jetese si shoqeri ;ligj civil (i pranuar nga te gjithe);ligj pak a shume dhe moral. Pra kjo eshte nje ideologji qe mund te diskutohet shum pak si moral (qe eshte e drejte te vritet o jo njeriu),por edhe ketu morali nuk vlen kur ky moral vjen nga shoqeria dhe teologjia qe e bejne ligj civil. Me pak fjal nuk mundet ti thuash nje terroristi qe eshte gabim te vendosesh sharine dhe te vrasesh nje jo besimtar,se jane brenda ligjit,nuk kane thyer asnje ligj po te vertetojne qe veprojne brenda nje shteti o qeverie.
    Pra kemi dhe nje diskutim teologjik,ku nje perendimor duhet te futet me te "dy kembet",pa hipokrizi : " Kurani nuk mundet te jet ligjislacion civil,nuk mundet te interpretohet fjale per fjale". Diskutimet Islami eshte fe e luftes o fe e paqes jane diskutime e deklarata kot.

    Cili eshte objektivi...? Eshte i veshtire te percaktohet,sepse ka objektiva afatshkurter e afatgjate,ka objektiva politik dhe gjeostrategjik. Ka objektiva si ai i perhapjes o edhe thjeshte si ai i mbijeteses...etj etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 23-03-2016 më 06:48

  10. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Shqiptaret kane qene PAQGANE.
    Pranverat kane pasoja....por ti merresh me ndezje qirinjsh ne kishe!Ka dhe do pedofile andej.
    Shqiptaret kurre nuk kane qene pagane. Te paret tane Iliret kane qene pagane ndersa me perhapjen e Ungjillit u bene te krishtere, perderisa arberit - shqiptaret kurre skane qene pagane.
    Pedofilia nuk behet per shkak te besimit o ateist, perkundrazi vjen si pasoje e mekatit dhe mos bindjes ndaj Zotit. Kete secili e di, perfshire ateistet qe jane te sinqerte. Asnjehere nuk kam ndezur qirinje per shkak te besimit, perpos ne shtepi kur eshte ndalur rryma. Po ju dalin ne shesh genjeshtrat per kete keni dalur prej kontrollit dhe akuzoni pa kurrfare logjike.

  11. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Akoma sot, pas shum viktimash te pafajshme, perendimoret nuk bejne nje analize reale/trasparente se çfare po ndodh.
    Çfare i shtyne keta njerez te marrin nje vendim kaq te tmerrshem??
    Cili esht obiettivi qe duan te arrijne me keto akte??
    Duhet te jemi te kenaqur qe deri tashti nuk eshte fajesuar krishterimi per shkak te ketyre akteve terroriste... disa ateiste dhe myslimane cfare mend kane nuk do te shkoje larg derisa ta bejne kete... pra fajesimin e te krishtereve. Sot te krishteret dhe krishterimi fajesohet per shkak te abuzimit te po te krishtereve qe behet ne disa kisha.

  12. #11
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga hot_prinz Lexo Postimin
    O Skender, po cfare analize reale transparente duhet me bere keta perendimoret?
    Keta derrat e Isis e kane vetem nje qellim, krijimin e kalifatit islamik.
    Mundesisht jo vetem neper harapistan, por njehere deri ne Rome e pastaj ne te gjithe boten.
    Keshtu qe kush ua rrezikon objektivin, u kundervihen me rripa bombash duke ekspllodu si kungujt e drejte ne parajse ke 72 virgjereshat.
    Ja pra Hot, kjo menyre e t'llogjikuarit e mases" na ka sjell deri ne ket dite, dhe Zoti e di se ku do na shpjere neser.
    Qe ne sulmet e para terroriste e kam shprehur qarte qe perendimoret po gabojne rende.
    Nuk e di se edhe sa viktima te pafajshme duhen qe perendimoret te korrigjojne raportin me vendet islamike.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  13. #12
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje analize trasparente e kane te pamundrur ta bejne,ose mbase edhe mundet ta bejne por duke fajsuar vetveten edhe duke demtuar ekonomikisht dhe politikisht vetveten.
    Por edhe sikur te besh nje analize te vertete o reale...po nuk e vendose mbi parime o principe mbetet nje analize kot. Po vazhdove ti shesesh arme Arabis e shteteve te tjera dhe keto arme perfundojne per armatimin e Isis,po vazhdove te besh tregti "nafte" po prap me Arabin e shtete e tjera..ne nje far menyre financon direkt o indirekt kete terrorizem. Prandaj fatqesisht do degjojme vetem deklarata o bla-bla kot.

    Cfare i shtyn keta njerez...? Natyrisht eshte ideologjia. Nje ideologji qe eshte;menyre jetese si shoqeri ;ligj civil (i pranuar nga te gjithe);ligj pak a shume dhe moral. Pra kjo eshte nje ideologji qe mund te diskutohet shum pak si moral (qe eshte e drejte te vritet o jo njeriu),por edhe ketu morali nuk vlen kur ky moral vjen nga shoqeria dhe teologjia qe e bejne ligj civil. Me pak fjal nuk mundet ti thuash nje terroristi qe eshte gabim te vendosesh sharine dhe te vrasesh nje jo besimtar,se jane brenda ligjit,nuk kane thyer asnje ligj po te vertetojne qe veprojne brenda nje shteti o qeverie.
    Pra kemi dhe nje diskutim teologjik,ku nje perendimor duhet te futet me te "dy kembet",pa hipokrizi : " Kurani nuk mundet te jet ligjislacion civil,nuk mundet te interpretohet fjale per fjale". Diskutimet Islami eshte fe e luftes o fe e paqes jane diskutime e deklarata kot.

    Cili eshte objektivi...? Eshte i veshtire te percaktohet,sepse ka objektiva afatshkurter e afatgjate,ka objektiva politik dhe gjeostrategjik. Ka objektiva si ai i perhapjes o edhe thjeshte si ai i mbijeteses...etj etj.

    Interesant esht fakti qe kamikazet jane persona qe kane jetuar ne vendet perendimore, ne disa raste kane lindur ne vendet perendimore.
    Ne fakt, me shum se interesant esht domethenes...

    Kam bindje absolute qe qarqet e erreta perendimore i kane brenda skenarit te tyre skemat me terroriste. Esht justifikimi me i mire per pushtimin e puseve te naftes...

    Un mendoj, se edhe nga ana tjeter, ajo e islamikeve, ka po aq qarqe te erreta, qe shfrytezojne kete situate per te ngritur tempullin e tyre ideologjik me prapavije ekonomike...

    Ndersa ne fushen e betejes" bien njerez te pafajshem, qe nuk kane as edhe minimumin e informazionit se çfare po ndodh...

    Perendimi krijoi nje monster qe po i del jashte kontrollit.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Interesant esht fakti qe kamikazet jane persona qe kane jetuar ne vendet perendimore, ne disa raste kane lindur ne vendet perendimore.
    Ne fakt, me shum se interesant esht domethenes...

    Kam bindje absolute qe qarqet e erreta perendimore i kane brenda skenarit te tyre skemat me terroriste. Esht justifikimi me i mire per pushtimin e puseve te naftes...

    Un mendoj, se edhe nga ana tjeter, ajo e islamikeve, ka po aq qarqe te erreta, qe shfrytezojne kete situate per te ngritur tempullin e tyre ideologjik me prapavije ekonomike...

    Ndersa ne fushen e betejes" bien njerez te pafajshem, qe nuk kane as edhe minimumin e informazionit se çfare po ndodh...

    Perendimi krijoi nje monster qe po i del jashte kontrollit.

    Interesante qe jetojne o kane lindur ne vendet perendimore nuk tregon asgje,ose mundet te tregoje qe ideologjia e pervetesuar vlen njelloj panvaresisht shtetit se ku jeton. Duke qene se kane lindur o jetojne ne vendet perendimore do te thote qe nuk vlen dhe aspekti ekonomik o i varferise,pra nuk eshte nje ideologji qe do te çliroje popullin nga varferia,pabarazia o shfrytesimi dhe pushtimi.

    Qarqet perendimore o Amerika mbase kane pergjegjesi historike o gjeo politike,o siç akuzoheshin per financimin e Al Kaedes o Bin Ladenit ne Afganistan. Por edhe ne Afganistan amerikanet financonin ata te ashtuquajturit "Muhahidin" qe me vone u kthyhen ne Taleban etj,por Talebanet si te thuash ishin brezi i dyte i asaj lufte,ku amerikanet nuk kane pergjegjsi direkte. Perendimi sot ka pergjegjesi ne rezimin e Kadafit prsh o ne gjendjen ne Libi qe rolin kryesor e ka luajtur Franca. Isis eshte prodhim "made in Arabia".

    Perendimi sot ka pergjegjesi principesh. Nuk mundet te luftohet terrorizmi pa kulturen e demokracise,qe ne radhe te pare eshte ajo qe the ti;trasparenca. Pra duhet te bejne trasparente te gjitha kontratat ekonomike dhe gjithashtu te gjithe aktet o veprimet e inteligjences. Se perndryshe perfundohet ne deklarata kot si ajo e premierit frances;"qe jemi ne lufte " Ne lufte me ke,me cilin,me çfare ? Kush e shpalli kete lufte,kush po lufton ? etj etj.

    Ndersa une kam bindjen qe perendimi nuk e ka idene se çfar ndodh,dhe me e keqja eshte se nuk kane asnje planifikim o strategji,e shumta kane ndonje plan nje ditor o javor. Mer shembullin e Sirise,asnje nuk e di se çfare duhet te behet.Nuk kane nje minimum ideje o strategjie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 23-03-2016 më 17:18

  15. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Perendimi eshte duke u munduar t'i ike nje te vertete se ky terrorizim i civileve eshte duke ndodhur per shkak te fese islame e cila nga te gjithe njerezit racionale njihet si fe e terrorit. Ne vrasjen e civileve ne Belgjike jane fajtore edhe politikanet dhe sherbimet e sigurise qe nuk bejne asgje per shpetimin e jeterave te qytetareve te tyre. USA pergjon te gjithe myslimanet qe ndodhen ne Amerike per kete shkak shohim rralle sulme terroriste atje. Evropianet jane dhene pas femrave, drogave e alkoolit dhe nuk mendojne fare per sigurine e tyre.

    Lutemi qe ateistet dhe myslimanet te zbutin zemrat e tyre dhe ta perqfojne mesazhin e Krishtit sepse vetem keshtu mund te shpetohet njerezimi. Ne te kundert njerezimi shkon drejt humneres sepse njerezimi gjithmone ka humbur me ateizem e darvinizem ne njeren ane dhe me islam ne anen tjeter.

  16. #15

    Ke harruar pa permendur edhe fansat e Shkendijes.

  17. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Smile Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Akoma sot, pas shum viktimash te pafajshme, perendimoret nuk bejne nje analize reale/trasparente se çfare po ndodh.
    Çfare i shtyne keta njerez te marrin nje vendim kaq te tmerrshem??
    Cili esht obiettivi qe duan te arrijne me keto akte??
    Zoteri Skender mos mashtro shqiptaret sepse duke bere kete deshiron me apo pa vetedije qe t'i lesh shqiptaret ne pa dituri rreth mesimeve te rrezikshme islame. Eshte shume e thjeshte. Myslimanet e ISIS deshirojne spastrim etnik e fetar te te krishtereve, shiiteve dhe myslimaneve laike nga lindja e mesme. Kete po bejne tani dhe kete jane munduar ta bejne edhe ne te kaluaren. Kete nuk po e lejon perendimi dhe po i bombardon per te mos lejuar kete krim ndaj njerezve qe kane nje besim tjeter nga myslimanet e ISIS-it.
    Vellezer dhe motra te nderuar kjo eshte e verteta qe po u mbahet e fshehur nga disa hoxhallare dhe nga ateistet e ketij forumi, por nuk mbulohet dielli me shoshe sepse jetojme 15 vite nga 11 shtatori 2001 kur njerezit e mencur filluan ta kuptojne kete.
    Ju meritoni ta dini te verteten. Akuzohet perendimi se paska interesa ekonomike, por lideret e ISIS mendoni se kete nuk po e bejne per para dhe interesa tjera ekonomike.
    Nuk jam protestant apo fanatik 'right wing' perkundrazi jam feminist, i majte ne politike, respektoj te gjithe njerezit pa dallim. Nuk paguhem nga askush sic akuzohem ne kete forum jam kunder ekstremizmit dhe jam liberal. Nuk deshiroj askujt t'i imponoj dicka por duket qartazi se kjo fe nxit terrorizmin dhe vrasjen e njerezve tjere te cilet nuk jane myslimane. Mendoni per kete, perse historia islame eshte e mbushur me luftera dhe masakra e terrorizem. Mos rrini ne genjeshter por ejani perballuni me realitetin.
    A po therras ne konvertim?! Lol, a edhe po pyetni a? Nuk eshte konvertim pranimi i Jezusit. Eshte Shpetimtari juaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 23-03-2016 më 22:19

  18. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ke harruar pa permendur edhe fansat e Shkendijes.
    Nuk jam kunder askujt, mos e kthe ne personale tani se nuk te ka hije sepse ti zoteri poston gjera qe vetem nje njeri i pjekur i poston. I respektoj te gjithe njerezit dhe mendoj se eshte e drejte e tyre te jetojne jeterat e tyre ashtu sic deshirojne. S'muj t'i perzihem asnje shqiptari se cilin humorist, modele, kengetar a kengetare e don, s'jeni prone e imja te iu tregoj. Tung, te pershendes.

  19. #18
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Sipas CNN-it, nje lajm qe sapo e degjova, Turqia ka lajmeruar Brukselin per njerin nga terroristetqe hodhi veten ne ere para dy ditesh ne Bruksel. Belget u paralajmeruan per kete person dhe mundesia e larte qe ai eshte i implikuar me organizatat terroriste dhe se eshte vetem ceshtje kohe qe ky individ te bej dicka. Belget e injoruan kete paralajmerim ashtu sic ben edhe Francezet kur Turqit paralajmeruan per njerin nga terroristet e Frances. Pse Europa injoron kete lloj informaconi ardhur nga Turqia? Turqia po tregon se gjate ketyre koheve te veshtira, ku civilizimi europjan po kercenohet me akte barbare te papara ndo nje here, eshte aleati me i vlefshem i europes. Kurse europa vazhdon ti shkoj mbas avazit grekeve te cilet ne vend qe te ulin koken e te rimekembin ate vend te falimentuar nga vet greket para disa ditesh u perjashtuan nga parlamenti europian per deklarata rraciste ne nje kohe qe turqia nuk pranohet si anetare e BE-s.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 24-03-2016 më 14:01
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  20. #19
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje analize trasparente e kane te pamundrur ta bejne,ose mbase edhe mundet ta bejne por duke fajsuar vetveten edhe duke demtuar ekonomikisht dhe politikisht vetveten.
    Por edhe sikur te besh nje analize te vertete o reale...po nuk e vendose mbi parime o principe mbetet nje analize kot. Po vazhdove ti shesesh arme Arabis e shteteve te tjera dhe keto arme perfundojne per armatimin e Isis,po vazhdove te besh tregti "nafte" po prap me Arabin e shtete e tjera..ne nje far menyre financon direkt o indirekt kete terrorizem. Prandaj fatqesisht do degjojme vetem deklarata o bla-bla kot.

    Cfare i shtyn keta njerez...? Natyrisht eshte ideologjia. Nje ideologji qe eshte;menyre jetese si shoqeri ;ligj civil (i pranuar nga te gjithe);ligj pak a shume dhe moral. Pra kjo eshte nje ideologji qe mund te diskutohet shum pak si moral (qe eshte e drejte te vritet o jo njeriu),por edhe ketu morali nuk vlen kur ky moral vjen nga shoqeria dhe teologjia qe e bejne ligj civil. Me pak fjal nuk mundet ti thuash nje terroristi qe eshte gabim te vendosesh sharine dhe te vrasesh nje jo besimtar,se jane brenda ligjit,nuk kane thyer asnje ligj po te vertetojne qe veprojne brenda nje shteti o qeverie.
    Pra kemi dhe nje diskutim teologjik,ku nje perendimor duhet te futet me te "dy kembet",pa hipokrizi : " Kurani nuk mundet te jet ligjislacion civil,nuk mundet te interpretohet fjale per fjale". Diskutimet Islami eshte fe e luftes o fe e paqes jane diskutime e deklarata kot.

    Cili eshte objektivi...? Eshte i veshtire te percaktohet,sepse ka objektiva afatshkurter e afatgjate,ka objektiva politik dhe gjeostrategjik. Ka objektiva si ai i perhapjes o edhe thjeshte si ai i mbijeteses...etj etj.
    Pershendetje miku im...une besoj se duhet par pak me thelle sepse veglat jane kollaj te gjehen. Cfar i shtyn ata qe rekrutojne dhe organizojne keter organizat bejne kete lloj terrori. Une do te shtroja dis peyte: "Kush perfiton nga destabilizimi i europes", " Kush perfiton nga demonizimi i myslimaneve dhe arabeve ne vecanti", "Cili eshte ai vend ose ne kete rast nje grup njerezish qe synojne krijimin e nje shteti qe sulmon ne kete menyre barbare vendet qe me vone do t'ju kerkohet njohja e shtetit", "Pse Amerika, vendi qe pushtoje dy shtete dhe hapi lufte ne dy fronte ne te njejten kohe gjate nje perjudhe kur aktet terroriste pervec 9/11 ishin te paperfishme ne krahasim me keto te 8 vjeteve te fundit, po ben minimumin sa per sy e faqe ne ate rajon qe disa mendojne se per fajin Amerikan eshte distabilizuar kaq shume?

    P.S Keta nuk po i bejne vetem dem kauzes se tyre me krime te tilla po e vetvrasin.PSE?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 24-03-2016 më 13:58
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Terror në Bruksel, 23 të vdekur. Paralizohet qyteti, ushtria në rrugë

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Shqiptaret kurre nuk kane qene pagane. Te paret tane Iliret kane qene pagane ndersa me perhapjen e Ungjillit u bene te krishtere, perderisa arberit - shqiptaret kurre skane qene pagane.
    Pedofilia nuk behet per shkak te besimit o ateist, perkundrazi vjen si pasoje e mekatit dhe mos bindjes ndaj Zotit. Kete secili e di, perfshire ateistet qe jane te sinqerte. Asnjehere nuk kam ndezur qirinje per shkak te besimit, perpos ne shtepi kur eshte ndalur rryma. Po ju dalin ne shesh genjeshtrat per kete keni dalur prej kontrollit dhe akuzoni pa kurrfare logjike.
    Padre nostru.Une nuk i laj mekatet ne kishe!Po pra...ILIRET kane qene PAGANE... te THEKUR.Erdhet si puna e juaj dhe pollet krishtin!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •