Aktualisht janė me miliona persona qė sociologėt dhe studiuesit i radhisin nė grupin e personave tė varur nga interneti, sidomos nga rrjetet sociale.

Por duket se ka njė kurė pėr kėtė “sėmundje”, tė paktėn kėshtu pretendon njė shkrimtar qė ka punuar me profesorin James Fadiman, i njohur nė rrethet shkencore pėr punėn e tij kėrkimore me LSD-nė, deri nė ndalimin e kėsaj tė fundit nė vitin 1966.

Fadiman shkruante nė atė kohė se njerėzit qė pėrdorin sasi tė vogla tė LSD-sė ushqehen mė mirė, flenė mė qetė dhe janė mė aktivė nė jetėn e tyre, madje disa u pėrkushtohen jogės dhe meditimit.

Autori i shkrimit, Baynard Woods shkruan pėr “Vox” se mori nė mėngjes njė mikrodoze LSD-je dhe ajo qė vuri re ishte efekti i menjėhershėm anti-Facebook i saj.

“Ashtu si shumė njerėz tė tjerė, edhe unė e hap shpesh internetit, sidomos Facebook. Por atė ditė qė mora mikrodozėn e LSD-sė qėndrova larg internetit thuajse gjithė ditėn. As qė doja ta hapja internetin pėrveēse pėr punė dhe e kisha shumė tė kollajtė tė shkėputesha prej tij”, thotė ai.

Woods sqaron se me mikrodozė nėnkupton 10 deri nė 15 mikrogramė LSD, e cila bėn pjesė nė listėn e drogave tė forta.

/ Top Channel