PËRGJIGJE NDAJ LIBRIT “DELUZIONI ZOT”
Nga autori me origjine greke Hamza Andreas Tzortztis i konvertuar ne fene Islame
Kur e mora librin “Deluzioni Zot” të Riçard Dawkins, prita të ballafaqohem me arsye te reja që çojnë përpara në formësimin e një shembulli konstruktiv për botëvështrimin Ateist, por më duhet të them se jam zhgënjyer. Nga ato çfarë lexova ishin një mishmash i ri, mospërputhje dhe argumente të skaduara që më bënë të kuptoj se Riçard Dawkins nuk është bash mirë i lexueshëm në filozofi.
Për të ndriçuar këtë çështje, mendova se do të ishte e udhës t’i radhisë argumentet e përpiluara nga teksti ekzistues dhe t’u përgjigjem kështu:
1. Përgjigje ndaj asaj që Dawkins e konsideron argument qendror;
2. Përgjigje ndaj argumentit më të mirë të tij sipas filozofëve
PËRGJIGJE NDAJ ASAJ QË DAWKINS E KONSIDERON ARGUMENT QENDROR
Në faqet 157-158, Dawkins përmbledhë atë që ai e quan “argumenti qendror i librit tim”:
1. Një prej sfidave më të mëdha të intelektit njerëzor ka qenë të shpjegoj se si ndodhi paraqitja e një dizajni aq kompleks dhe të vështirë në univers.
2. Nxitja natyrore është t’i atribuohet shfaqja e dizajnit vet dizajnit aktual.
3. Nxitja është fals për vet shkakun se hipotezat për dizajnuesin menjëherë ngrenë problem më të madh, nga kush u dizajnua dizajnuesi.
4. Shpjegimi më i mprehtë dhe më i fuqishëm është Darvinizmi sipas selektimit natyror, ndërsa për fizikën nuk kemi një shpjegim ekuivalent.
5. Ne nuk duhet të heqim dorë nga një shpjegim më i mirë në fizikë, me një fuqi diçka të ngjashme sikurse që është Darvinizmi për biologji.Zoti pothuajse pa dyshim nuk ekziston
SHËNIM PARAPRAK
Përpara se të shkoj te ‘pikat kryesore’, dua të merrem me konkluzionin e tij “Zoti pothuajse pa dyshim nuk ekziston”. Për mua problem kryesor është - Si erdhi te përfundimi që Zoti nuk ekziston duke u mbështetur në pohimet e sipërpërmendura?
Them, të konkludosh se Zoti nuk ekziston, tregon se sa të paefektshme janë argumentet e tij, të cilat rrëzohen nga një erë e lehtë. Me duket se i vetmi deluzion është Dawkins’, fajtor që argumentet e tij minojnë ekzistencën e Zotit.
Nëse nga argumentet e Dawkins’ do të mund të nxirrnim një konkluzion duke marrë për bazë dizajnin e universit, nuk do të duhej të konkludonim se Zoti nuk ekziston. Edhe po të ishte e vërtetë, nuk do të thotë se Zoti nuk ekziston; ne mund të besojmë në ekzistencën e Zotit nëpërmjet shumë argumenteve, të cilat përfshijnë:
Moralin;
Mrekullinë e Kur’anit;
Argumentin kosmologjik;
Përvojën personale;
Vetëdijen
Po të pranonim të gjitha pretendimet e Dawkins, nuk do të ishin të mjaftueshme të hedhin poshtë idenë se Zoti ekziston dhe gjithsesi ato nuk sjellin shembull konstruktiv për Ateizmin. Sidoqoftë, shumë prej pretendimeve të tij janë fals. Na lejoni që t’i marrim deklaratat e tij dhe t’ju japim përgjigje.
Deklarata #1: Një prej sfidave më të mëdha të intelektit njerëzor ka qenë të shpjegoj se si ndodhi paraqitja e një dizajni aq kompleks dhe të vështirë në univers.
Besoj se dëshira ta heqësh idenë e Zotit është vetëm një sfidë. Përnjëmend, kjo është një sfidë nëse e konsideron ateizmin si të vërtetë. Për dikë që mediton dhe mendon thellë për gjërat, ekzistenca e një dizajnuesi mbinatyror mund të sqarohet më së thjeshti dhe më së miri, me fuqinë më të madhe shpjeguese . Çështja tjetër që do të trajtohet është, përse Zoti i dha kuptim dizajnit në Univers?
Deklarata #2: Nxitja natyrore është t’i atribuohet shfaqja e dizajnit vet dizajnit aktual.
Kjo nuk është vetëm një nxitje natyrore por, një konkluzion racional i sjellur në dritë duke u mbështetur mbi një rregullim deri në imtësi të kushteve fillestare të universit. Më lejoni të filloj me kushtet e këtij argumenti:
1. Rregullimi i universit që të lejoj jetën kërkon domosdoshmëri fizike, rastësi ose dizajnim.
2. Nuk është në sajë të domosdoshmërive fizike ose rastësisë.
3. Prandaj, është në sajë të dizajnit
SHPJEGIMI I KUSHTIT TË PARË
Ekzistenca e universit që e lejon jetën njerëzore varet nga kushtet që duhet të kenë qenë të rregulluara në nivelin që është përtej të kuptuarit.
Merrini parasysh shembujt në vijim:
Forca e Gravitetit dhe Forcës së Dobët Atomike: Fizikani P.C.W. Dejvis konkludoi se një ndryshim i vogël në forcën e gravitetit ose në forcën e dobët atomike do të kishte
parandaluar një univers që e lejon ekzistencën tonë. Ai e argumenton këtë me ndryshimin e vogël që është 1/10100. Vëllimi i fazës hapësinore të universit të mundshëm: Roxher
Penroe nga Universiteti i Oksfordit shpjegon se krijuesi ka pasur për synim që në një vëllim shumë të vockël të “fazës hapësinore të universit të mundshëm” të krijoj një univers që përngjason me këtë ku jemi ne. Kjo është thjeshtë shkencë teknike por, duhet të shtrojmë pyetjen: sa i vockël është ky vëllim? Sipas Penroes vëllimi duhet të jetë 1/10 e fuqisë së X i
cili është 10123. Saktësia e kërkuar për të prodhuar një univers që ngjason me këtë tonin është shumë më e madhe se saktësia që kërkohet të goditet një proton nëse universi do të
ishte një pllakë e shpejtë.
Për sa u tha më sipër, janë vetëm tri mundësi për të shpjeguar rregullsinë e universit:
1. Domosdoshmëria fizike;
2. Rastësia;
3. Dizajni.
PËRSE NUK MUND JETË DOMOSDOSHMËRIA FIZIKE?
Ky opsion është irracional. Thjeshtë nuk ka arsye fizike përse konstantet
dhe kuantitetet duhet t’i kenë vlerat që i kanë.P.C.W, Dejvis shpjegon: “Edhe në qoftë se ligjet e fizikës janë unike, kjo nuk do të thotë se universi fizik në vetvete është unik… ligjet e fizikës duhet të argumentohen me kushtet fillestare kozmike… nuk ka asgjë në idetë prezente përkitazi me ‘ligje të kushteve fillestare’ që të sugjeronte disi se
konsistenca e tyre me ligjet e fizikës lë të kuptohet të qenët unik. Larg nga kjo… siç duket pra, universi fizik nuk do të ishte ashtu siç është: ai do të mund të ishte ndryshe.”
Për më tepër, nëse dikush mendon se rregulli i universit që lejon jetën varet nga domosdoshmëria fizike, kjo do të nënkuptonte se nuk ka mundësi të ketë univers jo të përshtatshëm për jetën. Sidoqoftë, fizicienët janë përkrahës të asaj se universi në të cilin jetojmë nuk ka qenë kështu siç është dhe mund të ketë pasur shumë universe të tjera që nuk e kanë lejuar jetën njerëzore.
PËRSE NUK MUND TË JETË I RASTËSISHËM?
Disa njerëz që nuk e kuptojnë pamundësinë e ardhjes rastësisht të universit në ekzistencë trumbetojnë, “Ka mundur të ndodhë rastësisht!” Sidoqoftë, a do të thonë se rastësia e shpjegon se si një elefant fjeti gjatë natës në garazhin e tyre? Ose se si një aeroplan 747 përfundoi i parkuar në kopshtin e tyre? Madje edhe pas perspektives së theksuar irracionale që e kanë, ende mbahen për teorinë se universi mund të ekzistoj nga rastësia. Në përgjigje të kësaj, do të argumentoj se nuk ka të bëjë vetëm me rastësinë por, me diçka që teoricienët siç është William Dembski e quajnë “probabilitet i specifikuar”. Probabiliteti i specifikuar është një probabilitet që gjithashtu përshtatet me një dizajn të pavarur. Për ta ilustruar këtë, imagjino një majmun në dhomën tënde për njëzet-e-katër orë, duke shkruar në laptopin tënd. Në mëngjes, hyn në dhomë dhe sheh, “Të jesh apo mos të jesh!” Majmuni ka shkruar për mrekulli një pjesë të lojës Shekspiriane! Ajo çfarë mund të keni pritur janë fjalët e rastësishme si p.sh. “shtëpi”, “veturë” dhe “mollë”. Sidoqoftë, në këtë rast jo vetëm që do t’ju dukej i pabesueshëm shkrimi i fjalëve anglisht - por gjithashtu edhe se si ato i përshtaten një modeli të pavarur të gramatikës Angleze! Kjo rastësi e verbër është irracionale dhe kundër logjikes për të pretenduar dikush diçka nga kjo perspektivë. Që ta vendosim këtë në kontekst, matematicienët britanik kanë llogaritur se nëse një majmun do të shkruante në laptop në çdo moment të mundshëm, do të merrte 28 miliard vjet (!!!) për të prodhuar “Të jesh apo mos të jesh”.
Si përfundim, të pranosh hipotezën e rastësisë është baras me hedhjen poshtë të ekzistencës së universit tonë!
Përderisa kushtet një dhe dy janë të vërteta, qëndron se dizajni mbinatyror është shpjegimi më i arsyeshëm për rregullsinë e universit që e lejon jetën njerëzore.
Vijon
Deklarata #3: Nxitja është fals për vet shkakun se hipotezat për dizajnuesin menjëherë ngrejnë problem më të madh, nga kush u dizajnua dizajnuesi.
Mund ta shkarkoni ketu
http://5.39.44.104/wp-content/upload...ot-Busulla.rar
Krijoni Kontakt