Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Objektivat e legjislacionit Islam

    Hyrje

    Kjo ese do tė paraqitet nė pesė seksione. Ajo nis me njė karakterizim tė pėrgjithshėm tė Al-Mekasid el-Shariah dhe njė shqyrtim tė shkurtėr tė zanafillės sė saj nė Kuran. Eseja vazhdon mė tej me klasifikimin e mekasidit dhe njė lloj rregulli prioritetesh, qė ėshtė i integruar nė strukturėn e kėtij klasifikimi. Seksioni i tretė i kushtohet zhvillimit historik tė teorisė dhe shkencės sė mekasidit, ku do tė theksohen kontributet nė kėtė degė tė sheriatit tė disa ulemave udhėheqės. Nė seksionin pasardhės hidhet njė vėshtrim mbi qasjet e ndryshme qė kanė pasur ulematė kundrejt identifikimit tė mekasidit. Seksioni i fundit thekson lidhjen e Mekasidit me Ixhtihadin dhe rrugėt nė tė cilat i pari mund tė zgjerojė qėllimin dhe tė saktėsojė kėtė tė fundit.



    Karakterizimet dhe origjina tekstuale

    El-mekasid el-sheriah, apo objektivat e Ligjit Islam ėshtė njė shkencė e rėndėsishme dhe nė njė farė mėnyre njė disiplinė e neglizhuar e sheriatit. Sheriati nė pėrgjithėsi predikohet pėr dobitė qė sjell ndaj komunitetit dhe individit dhe ligjet e tij projektohen nė mėnyrė tė atillė pėr tė mbrojtur kėto dobi dhe tė lehtėsojnė pėrmirėsimin dhe pėrkryerjen e kushteve tė jetės njerėzore nė tokė. Kurani Famėlartė ėshtė shumė shprehės pėr kėtė gjė, kur bėn dallimin e qėllimit mė tė rėndėsishėm tė Profecisė sė Muhamedit a.s.: “E Ne tė dėrguam ty(Muhamed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat.” Enbija 21: 107. Kjo mund tė shihet nė karakterizimin e Kuranit pėr veten, si “shėrim (shpirtėror) pėr zemrat e sėmura” dhe “njė Udhėzim e Mėshirė” pėr besimtarėt dhe njerėzimin (10: 57). Ky objektiv i rėndėsishėm i Rahmetit (Mėshirės) i pėrmendur nė kėto dy ajete vėrtetohet mė tej nga dispozita tė tjera nė Kuran dhe nė Sunet (Tradita e Profetit), me tė cilat eliminohen paragjykimi, lehtėsohen vėshtirėsitė dhe vendoset drejtėsia. Ligjet e Kuranit dhe tė Sunetit gjithashtu synojnė gjerėsisht promovimin e bashkėpunimit dhe tė mbėshtetjes brenda familjes dhe shoqėrisė. Pėr kėtė objektivi i Rahmetit manifestohet shumė qartėsisht nė realizimin e maslaha-sė (dobisė) nė jetėn e zakonshme tė pėrditshme. Kėshtu qė ulematė nė pėrgjithėsi e konsiderojnė rahmetin si njė objektiv tė gjithėpranishėm tė Sheriatit dhe e kanė pėrdorur atė nėn tė gjitha synimet dhe qėllimet, si sinonim tė maslaha-tit (dobisė).

    Adl-i ose Kist-i (Drejtėsia) ėshtė me tė vėrtetė njė manifestim i mėshirės sė Zotit, por gjithashtu mund tė shihet edhe si njė objektiv kryesor i Sheriatit nė tė drejtėn e vet. Natyrisht qė Kurani e sheh si tė tillė kur deklaron: “Ne i ēuam tė Dėrguarit Tanė dhe shpallėm nėpėrmjet tyre Librin dhe Ekuilibrin, kėshtu qė Drejtėsia tė vendoset ndėrmjet njerėzimit.” (57: 25). Drejtėsia si njė vlerė apo objektiv parėsor i Sheriatit pėrmendet nė Kuran gjithsej 53 herė. Adli – kuptimi i tij i fjalėpėrfjalshėm ėshtė t’i vendosėsh gjėrat nė vendin e duhur dhe qė u takon,- si njė objektiv themelor i Sheriatit duhet parė si njė vendosje ekuilibri ndėrmjet tė drejtave dhe detyrimeve, gjithashtu edhe si eliminim i tė gjitha teprimeve dhe pabarazisė nė tė gjitha sferat e jetės.

    Tehdhib el-Fard (Edukimi i Individit) ėshtė gjithashtu njė objektiv shumė i rėndėsishėm i Sheriatit. Nė fakt, nė radhėn e prioriteteve ai mundet tė vendoset edhe pėrpara maslahas-ė (dobisė sė pėrgjithshme) dhe adl-it (drejtėsisė). Pėr kėtė tė fundit qė tė dyja thelbėsisht janė vlera tė orientuara drejt komunitetit, qė e marrin pjesėn mė tė madhe tė kuptimit tė tyre nė kontekstin e marrėdhėnieve shoqėrore, kurse e mėparshmja kėrkon nga ēdo individ qė tė bėhet njė person i besueshėm dhe pikėrisht kėshtu tė pėrpiqet pėr t’i realizuar kėto vlera, nga tė cilat do tė pėrfitonte ai vetė dhe komuniteti. Nė tė vėrtetė qėllimi i pėrgjithshėm i njė numri tė madh tė kushteve tė sheriatit, veēanėrisht nė sferėn e Ibadetit (Adhurimeve rituale) dhe tė Ahlakut (Mėsimeve morale) ėshtė qė ta pėrgatisė individin nė pėrfitimin e virtyteve tė Takvasė (Pėrkushtimit nė fe) dhe nė kėtė mėnyrė tė ndihmojė nė pėrmbushjen e kėtij objektivi[1].

    Kurani Famėlartė ėshtė ekspresiv nė shumė vende dhe nė njė varietet kontekstesh tė qėllimit, racionalitetit dhe dobishmėrisė sė ligjeve tė tij, nė atė nivel qė tekstet qė i kushtėzojnė kėto ligje janė nė mėnyrė karakteristike tė orientuara ndaj synimit. Ky tipar i Kuranit ėshtė i zakonshėm pėr ligjet e tij nė lidhje me tė dy fushat: atė tė ibadetit (adhurimet rituale) dhe tė muamelat-it (marrėdhėniet civile). Nė tekstet e parashtruara pėr ritualin e abdesit, apo tė pastrimit me ujė para namazit, shtohet: “Zoti nuk dėshiron t’ju sjellė vėshtirėsi juve, por t’ju pastrojė juve dhe ta plotėsojė favorin e Tij mbi ju.” (5: 7). Pėr sa i pėrket namazit vetė aty deklarohet: “Me tė vėrtetė namazi tė mban larg nga imoraliteti dhe e keqja.” (29: 45). Nė lidhje me xhihadin nė mėnyrė tė ngjashme deklaron arsyetimin e Tij: “Leja iu jepet atyre qė luftojnė pse iu ėshtė bėrė padrejtėsi.” (22: 39). Me fjalė tė tjera qėllimi i ligjėrimit tė xhihadit ėshtė tė luftohet zullumi (padrejtėsia) dhe pėr namazin tė arrihet pastėrtia shpirtėrore dhe pėrsosmėria, i cili pėrkryhet sė bashku me pastėrtinė fizike nėpėrmjet abdesit pėrpara faljes. Nė referencė me ligjin e kisas-it (shpagimin e drejtė) nė tekst ngjashėm shtohet: “Dhe nė Ligjin e Kisasit ka jetė pėr ju, o popull qė kuptoni.” (2: 179) Dhe nė pėrfundim nė lidhje me zekatin (taksa mbi pasurisė) na jepet gjithashtu arsyeja: “Me qėllim qė pasuria tė mos qarkullojė vetėm ndėrmjet tė pasurve.” (59: 7).

    Kushdo mundet tė shtojė edhe shumė mė tepėr shembuj tė tjerė pėr tė demonstruar, se si Kurani dhe Suneti janė ekspresivė nė synimet, justifikimet dhe dobishmėrinė e ahkam-eve (rregullave) tė tyre.

    Veē kėtyre tė mėsipėrmeve, tė cilat urdhėrojnė apo sanksionojnė ndėrmarrjen e disa veprimeve pozitive, kushdo mundet t’i referohet gjithashtu ahkam-eve tė sheriatit, tė cilat ndalojnė apo shkurajojnė disa veprime, qė janė ose mund tė jenė tė dėmshme dhe tė sjellin si pasojė paragjykimet, korrupsionin dhe padrejtėsinė. Nė tė gjitha rastet kushdo qoftė objektivi apo justifikimi i ahkam-it individual, megjithatė na duhet tė vėrejmė qė objektivi themelor ėshtė realizimi i disa maslaha-ve (dobive, mirėqenies). Ėshtė pėr kėtė arsye qė objektivi imaslaha-tit ėshtė konsideruar nė pėrgjithėsi, si sintetizim i mekasid-it (objektivave tė sheriatit). Nė analizėn pėrmbyllėse tė adl-it (drejtėsisė) dhe tehdhib el-fard (edukimit tė individit) kėto mund tė shihen gjithashtu edhe si manifestime tė maslahatit. Mesalihu (shumės i Maslaha) ėshtė kėshtu njė emėr tjetėr i mekasidit dhe ulematė i kanė pėrdorur kėto dy terma pothuajse nė mėnyrė tė ndėrkėmbyeshme.



    Klasifikimi i dobive

    Ulematė e kanė klasifikuar tė gjithė diapazonin e mekasid-it me mesalihun nė tre kategori tė rėndėsishme zbritėse: Darurijet (thelbėsoret), haxhijah (plotėsueset) dhe tahsinijeh (tė dėshirueshmet ose stolisjet). Mesalihetthelbėsore numėrojnė pesė: jeta, intelekti, besimi, pasardhėsit dhe prona. Kėto konsiderohen si kėrkesa absolute pėr mbijetesėn dhe mirėqenien shpirtėrore tė individit, saqė shkatėrrimi apo kolapsi i tyre do tė sillte kaos dhe prishjen e rregullit normal tė shoqėrisė. Nė tėrėsi sheriati kryesisht kėrkon tė mbrojė dhe tė promovojė kėto vlera thelbėsore dhe vleftėson tė gjitha masat e nevojshme pėr ruajtjen dhe pėrparimin e tyre. Kėshtu xhihadi ėshtė vleftėsuar me qėllim qė tė mbrojė fenė dhe kisasi (shpagimi i drejtė) pėr tė mbrojtur jetėn. Nė tė vėrtetė sheriati ndėrmerr masa pohuese e deri ndėshkimore pėr tė mbrojtur dhe promovuar kėto vlera. Vjedhja, kurorėthyerja dhe konsumimi i alkoolit janė ofeza tė dėnueshme, pėr shkak se paraqesin gjegjėsisht njė kėrcėnim ndaj paprekshmėrisė sė pronės private, mirėqenies sė familjes dhe integritetit tė intelektit njerėzor. Nė njė sens pohues pėrsėri, por nė njė nivel tė ndryshėm, sheriati inkurajon punėn dhe aktivitetin tregtar, me qėllim qė ta aftėsojė individin nė fitimin e jetesės dhe ai pėrshkruan masa tė pėrpunuara pėr tė siguruar rrjedhėn e qetė tė transaksioneve tregtare nė pazar. Familja dhe ligjet personale tė sheriatit janė gjithashtu njė mishėrim i zgjeruar porosish e masash, tė cilat synojnė tė mbrojnė dhe tė fuqizojnė njėsinė familjare dhe ta bėjnė atė njė strehė tė sigurtė pėr tė gjithė anėtarėt e saj. Sheriati gjithashtu urdhėron edukimin dhe kėmbėnguljen nė dije, kėshtu qė tė sigurohet mirėqenia intelektuale dhe pėrparimi i arteve, shkencės dhe civilizimit. Me fjalė tė tjera thelbi i mesalih-it (dobisė sė pėrgjithshme) pėrbėn temėn qendrore gjithėpėrshkuese tė sheriatit dhe tė gjithė ligjet e tij janė nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn tė lidhura me mbrojtjen e kėtyre benefiteve.

    Kategoria e dytė e benefiteve (dobive) e njohur si haxhijah, apo benefitet plotėsuese nuk janė nė vetvete njė kategori krejtėsisht e pavarur. Ato kėrkojnė tė mbrojnė dhe promovojnė thelbin e mesalihut, megjithėse me njė kapacitet sekondar. Haxhijat pėrkufizohen si benefite qė kėrkojnė tė mėnjanojnė ashpėrsinė dhe vėshtirėsinė, nė rastet kur kjo ashpėrsi e vėshtirėsi nuk paraqet ndonjė kėrcėnim pėr mbijetesėn e rregullave normale. Njė numėr i madh rukhsa-sh (koncesionesh), si fjala vjen shkurtimi i namazit dhe heqja dorė nga agjėrimi prej tė sėmurit dhe udhėtarit mund tė klasifikohen si haxhijah. Pothuajse nė tė gjitha zonat e detyrueshme tė ibadeteve sheriati ka akorduar koncesione tė tilla. Kėto koncesione synojnė tė parandalojnė vėshtirėsinė, por ato nuk janė thelbėsore: me tė vėrtetė qė njerėzit mund tė bėjnė pa to, nėse ato janė tė detyruar. Nė fushėn e ligjeve tė krimit hadithi, i cili proklamon se: “dėnimet e parashkruara duhet tė ndėrpriten nė tė gjitha rastet kur dyshohet”, gjithashtu mundet tė shihet si furnizues i benefiteve plotėsuese. Ndonėse jo-absolutisht thelbėsore, si barra e provave pėr krime tė ndėshkimeve tė parashkruara qė ėshtė tejet shtrėnguese, ajo megjithatė i lejon njė mbrojtėsi potencialisht tė pafajshėm tė lehtėsohet nga vėshtirėsitė nė njė fazė mė tė hershme. Masat ndikojnė nė procesin ligjor kriminal, njė proces i pėrcaktuar pėr tė mbrojtur thelbin e mesalihit. Nė sferėn e muamelateve (e transkaksioneve civile), sheriati vleftėson disa lloj kontratash, si ato tė shitjeve selam dhe ixhareh (qiradhėnie dhe mėditje). Pėrsėri kėto benefite (dobi) tė pėrfituara nga kontrata tė tilla mund tė klasifikohen si haxhijah. Kontratat nuk janė absolutisht thelbėsorė pėr tė ruajtur rendin dhe nė fakt ka njė farė anomalie qė i shoqėron tė dyja, por ato janė tė lejuara pėr tė evituar vėshtirėsitė.

    Njė maslaha plotėsuese mund tė ngrihet nė nivelin e njė mesalihu thelbėsor, kur ai e pėrfshin gjerėsisht publikun. Disa koncesione qė bėhen nė sferėn e ibadetit p.sh., mund tė jenė sekondare pėr mbijetesėn e individit, por mund tė kthehen tė njė interesi primar pėr komunitetin si tėrėsi;- p.sh. shkurtimi i namazit nė fushėn e betejės. Nė rast tė njė konflikti ndėrmjet dy ose mė shumė mesaliheve, normė e pranuar ėshtė tė sakrifikohet ai mė pak i dobishmi apo mė pak tė dobishmit pėr njė mė tė lartė se ai. Megjithatė kur ka njė pluralitet mesalih-esh nė konflikt dhe asnjėri nuk duket tė jetė qartėsisht i preferueshėm, atėherė parandalimi i sė keqes merr prioritet mbi realizimin e dobisė (benefitit)[2]. Kjo ndodh sepse sheriati kėmbėngul mė tepėr nė parandalimin e sė keqes, se sa nė realizimin e sė mirės, ashtu siē mund tė shihet nė hadithin, ku raportohet se Profeti a.s. ka thėnė: “Kur unė ju urdhėroj juve pėr tė bėrė diēka zbatojeni me aq sa tė keni mundėsi, por kur unė ju ndaloj juve tė bėni diēka, atėherė largojuni asaj krejtėsisht.”

    Kategoria e tretė e mesalihut e njohur si tahsinijat hyn nė natyrėn e tė dėshirueshmes. Ato synojnė realizimin e rafinimit dhe tė pėrkryerjes sė zakoneve dhe sjelljes sė popullit nė tė gjitha nivelet. Kėshtu sheriati inkurajon pastėrtinė e trupit dhe tė veshjeve me qėllim ibadetin, dhe kėshillon p.sh. pėrdorimin e parfumeve ditėn e xhuma, pėr faljen e saj me xhemat. Gjithashtu Sheriati inkurajon dhėnien e lėmoshės pėr ata qė janė nė nevojė, para dhe pas zekatit, lėmoshės sė detyrueshme. Pėrsėri nė sferėn e ibadetit kėshillohen namaze shtesė dhe agjėrime vullnetare. Nė ēėshtjet e zakonshme dhe marrėdhėniet ndėrpersonale sheriati inkurajon el-rifk-un (butėsinė-mirėsinė), husn al-khuluk-in (sjellja dhe tė folurit e mirė) dhe ihsani-n (marrėdhėniet e mira). Gjyqtarėt dhe kreu i shtetit kėshillohen ngjashėm tė mos tregohen tė paduruar nė pėrforcimin e dėnimeve, sepse konsiderohen si tė padėshirueshme. Qėllimi i tė gjithė kėsaj ėshtė arritja e rafinimit dhe e pėrsosjes nė tė gjitha fushat e sjelljes njerėzore.

    Tahsinijat-et janė njė kategori shumė e rėndėsishme, meqė janė gjithėpėrshkuese dhe tė lidhura me tė gjitha mesalihet e tjera. Dikush mund ta kryejė namazin e detyrueshėm, p.sh., nė mėnyra tė ndryshme. Ai mund tė varioj nga tė kryerit me pėrqendrimin e plotė dhe tė duhur, duke i dhėnė ēdo pjese tė tij pėrkujdesjen qė i takon, nė kryerjen e tij me nxitim dhe i shpėrqendruar. Ndryshimi ndėrmjet dy pėrfundimeve tė kėtij spektri ėshtė se njėri pėrfundim i namazit i pėrfiton qė tė dyja, thelbėsoren dhe tė dėshirueshmen; ndėrsa pėrfundimi tjetėr mund tė shihet nė rastin mė tė mirė si shlyerje thjesht e detyrimit. Kushdo mund ta shtrijė kėtė analizė nė zbatimin e pothuajse tė tė gjithė rregullave tė Sheriatit dhe nė tė vėrtetė pothuajse nė ēdo sferė tė sjelljes njerėzore.





    Njė histori e shkurtėr

    Si njė shkencė e mėvetėsishme e sheriatit, mekasid-eve (objektivave tė sheriatit) nuk iu kushtua shumė vėmendje nė fazat e hershme tė zhvillimit tė mendimit ligjor islam, dhe si e tillė pėrfaqėson mė tepėr njė shtesė tė heshtur tė trashėgimisė juridike tė medhhebeve (shkollat ligjore islame). Edhe nė ditėt e sotme tekste me shumė reputacion tė usul-i fikh-ut (metodologjia e jurisprudencės islame) nuk i pėrfshijnė objektivat e sheriatit nė trajtimet e tyre tė zakonshme tė temave mė tė njohura. Ndoshta kjo vjen si pasojė e natyrės sė subjektit apo temės. Ai shqetėsohet gjerėsisht pėr filozofinė e ligjit, perspektivat dhe objektivat, mė tepėr se sa me formulimin e tekstit tė tij specifik. Megjithėse mekasidi, si njė shkencė e dallueshme e sheriatit ėshtė e njė rėndėsie tė dukshme pėr ixhtihadin, pėrsėri ai nuk ėshtė trajtuar si i tillė nė ekspozetė konvencionale tė teorisė sė ixhtihadit.

    Pėr t’u shprehur mė gjerėsisht mendimi ligjor Islam nė tėrėsi e ka shqetėsuar veten me ēėshtjet mbi konformitetin e fjalėpėrfjalshėm tė tekstit hyjnor, dhe shkenca ligjore e usul fikh-ut ka luajtur njė rol vendimtar nė pėrparimin e kėsaj kauze. Ky orientim literalist i mendimit juridik nė pėrgjithėsi ėshtė shprehur mė tepėr ngaehlu hadithi (tradicionalistėt), se sa nga ehlu reji (racionalistėt). Tradicionalistėt pėrpiqen kėshtu ta shikojnė sheriatin si njė kompleks rregullash, urdhėrimesh e ndalimesh, qė i adresohen njė mukalefi (individi) tė aftė, ku ajo ēka pritet mė pas prej tij tė veprojė ėshtė tė konformohet. Pėrvojat e sahabėve tė mėdhenj (shokėt e profetit) na tregojnė nga ana tjetėr, se ata e shihnin sheriatin jo vetėm si njė kompleks rregullash, por gjithashtu si njė sistem vlerash, ku rregulla specifike janė manifestime tė prekshme tė kėtyre vlerave thelbėsore. Megjithatė tradita tekstuale e tre shekujve tė parė nuk tregoi shumė interes pėr kėto kėndvėshtrime tė thella dhe vazhdoi kėshtu deri nė kohėn e Gazaliut (vd. 505 hixhri), dhe pastaj me Shatibiun (vd. 790 hixhri), kohė kur pati zhvillime domethėnėse nė formulimin e teorisė sė Mekasidit.

    Perspektiva themelore e sheriatit e mbrojtur nga teoria e objektivave tė sheriatit (mekasid), sidoqoftė nuk ėshtė mohuar krejtėsisht nga ndonjė prej prijėsve tė medhhebeve. Disa prej tyre kanė qenė shumė mė tė hapur ndaj teorisė dhe shkencės sė mekasidit, se sa tė tjerėt. Kėtu duhen pėrjashtuar dhahir-itėt (literalistėt), tė cilėt i pėrmbahen mendimit se mekasidi mund tė njihet kur ato identifikohen nga tekste tė qartė, kurse ulematė e tjerė nė pjesėn mė tė madhe nuk e kufizojnė mekasidin vetėm nė tekstet e qarta. Ata e perceptojnė dhe e kuptojnė sheriatin si racional, me synime tė orientuara dhe rregullat e tij tė bazuara pėrgjithėsisht nė ēėshtje tė identifikuara. Njė konformitet thjesht nė dukje me rregullat, por qė i shkojnė ndesh qėllimeve dhe vizioneve tė sheriatit ėshtė, pėr pasojė, pėrgjithėsisht i papranueshėm. Akoma sot pėrpunime tė imtėsishme mbi qėllimet dhe objektivat e sheriatit nė pėrgjithėsi nuk inkurajohen. Ky qėndrim disi i pashprehur bie nė kundėrshtim me faktin qė Kurani vetė pėrēon njė informacion tė konsiderueshėm pėr qėllimet dhe objektivat e ligjeve tė tij dhe shpesh i parashtron ēėshtjet dhe arsyet mbi tė cilat ato janė ngritur. Heshtja e pėrgjithshme e ulemave nė lidhje me identifikimin e mekasidit mund tė ketė ardhur pjesėrisht si pasojė e elementėve projektues dhe parashikues, qė ndoshta njė ushtrim i tillė mund tė pėrfshijė. Kush mund ta thotė me siguri, qė kjo apo ajo ėshtė qėllimi dhe objektivi thelbėsor i nėnkuptuar nga Ligjvėnėsi, pa u angazhuar nė njė gradė spekulimi, nė mos natyrisht teksti ta deklarojė si tė tillė. Por pėr ta pėrkufizuar fushėn e mekasidit vetėm mbi deklarata tekstuale tė qarta, gjithashtu nuk ėshtė e mjaftueshme, siē do ta shohim mė poshtė, kėshtu qė mekasidi si shkencė ka mbetur nė periferi tė kornizės sė mendimit juridik, qė ėshtė manifestuar nė teoritė dhe doktrinat e ndryshme tė usuli fikhut (baza e jurisprudencės).

    Termi mekasid nuk ėshtė pėrdorur deri nė fillimet e shek. IV tė hixhretit (kalendari islam) nė shkrimet juridike tė Ebu Abdullah Tirmidhi el-Hakimit. Duke iu kthyer referencave tė tij, atėherė shfaqen nė punimet e imam Haramejn el-Xhuvejnit (vd. 478h), i cili ishte ndoshta i pari qė i klasifikoi mekasidin e sheriatit nė tre kategori kryesore, darurijeh, haxhijat dhe tahsinijat, tė cilat qysh atėherė janė pranuar nė pėrgjithėsi. Atėherė idetė e el-Xhuvejnit u zhvilluan mė tej nga nxėnėsi i tij, Ebu Hamid Gazaliu (vd. 505h), i cili shkroi gjerėsisht mbi doktrinat e Maslahas (interesit publik) dhe Ta’lil (arsyetimit) nė punimet e tij el-Shifa el-Ghalil dhe el-Mustesfa min Ilm al-Usul. Gazaliu ka qenė nė pėrgjithėsi kritik mbi doktrinėn e interesit publik, si njė burim prove, por e vleftėsoi atė kur ai promovoi objektivat e sheriatit (mekasidin e sheriatit). Ashtu si edhe vetė mekasidi, Gazaliu shkroi nė mėnyrė kategorike, qė sheriati ndjek pesė objektiva themelore – jetėn, intelektin, besimin, trashėgiminė dhe pasurinė dhe qė kėto duhet tė mbrohen me prioritet absolut.

    Sė kėndejmi njė numėr i ndjeshėm dijetarėsh tė shquar kanė kontribuar nė zhvillimin e teorisė dhe shkencės sė mekasidit tė sheriatit. Ndoshta jo tė gjithė ata me tė njėjtėn dendėsi, por ēdo kontribut i dhėnė prej tyre ka qenė i paēmueshėm. Sejfudin Amidiu (vd. 631h) e identifikoi kėtė shkencė si el-targih, sitė studimore apo kriter pėr tė pėrcaktuar parapėlqimin ndėrmjet interesave nė konflikt. Ai pėrpunoi njė strukturė tė brendshme rregullash mbi prioritetet, pėrbrenda dhe pėrmes kategorive tė ndryshme tė Mekasidit. Megjithatė edhe Amidiu gjithashtu i pėrkufizoi mekasidet thelbėsore vetėm nė pesė. Juristi maliki Shihabudin Karafi (vd. 684h) ishte i pari qė i shtoi njė tė gjashtė listės ekzistuese prej pesė mekasidesh thelbėsore, mbrojtja e el-‘ird (nderit). Kjo mė vonė u vėrtetua nga Taxhedin Abdulvehab ibn Subkiu (vd. 771h) Muhamed ibn Ali el-Sheukani (vd. 1225h). Lista e pesė vlerave themelore dukshmėrisht ėshtė bazuar nė njė lexim tė atyre pjesėve, nė Kuran dhe Sunet, qė kanė tė bėjnė me hududet (dėnimet e parashkruara). Vlera, qė secili nga kėto ndėshkime kėrkon tė pėrligji dhe tė mbrojė, pėr pasojė, ėshtė identifikuar, si njė mekasid thelbėsor. Shtesa e fundit e bėrė, el-‘ird, fillimisht u mendua se mbulohej nėn el-nasl (trashėgimia, pasardhėsit), por propozuesit e kėsaj shtese argumentuan, se sheriati ka dekretuar njė had (ndėshkim) tė veēantė pėr el-kadhf (akuza shpifėse), dhe sė kėndejmi kjo shtesė e re mund tė shihet si njė maksud (objektiv) i pavarur[3]. Punimi i famshėm i Izudin Abduselam el-Sulejmit (vd. 660h) el-Kauaid el-Ahkam, po tė bėhet njė karakterizim, ėshtė njė punim mbi ‘mekasid el-ahkam’. Ky punim na pajis me njė trajtim gjithėpėrfshirės tė aspekteve tė ndryshme tė mekasidit, dhe posaēėrisht nė respekt tė doktrinės sė ‘Ileh (shkakut efektiv) dhe maslahas (interesit publik). Qysh nė fillim tė kėtij punimi Sulejmi shkruan se “nga objektivat mė tė mėdha tė Kuranit ėshtė tė lehtėsojė dobitė dhe mjetet qė i sigurojnė ato”, dhe qė “realizimi i dobive gjithashtu pėrfshin parandalimin e sė keqes”. Sulejmi shton se: “tė gjithė tekalifet(detyrimet) e sheriatit predikohen qė njerėzit tė kenė dobi, nė kėtė botė dhe nė tjetrėn, sepse Zoti i Lartėsuar nuk ėshtė i nevojshėm pėr bindjen e robėrve tė Tij. Ai qėndron pėrmbi tė gjithė krijimin dhe nuk mund tė dėmtohet nga mosbindja e mėkatarėve”[4]. Kėshtu Sulejmi na ka pajisur me njė lexim tejet tė freskėt tė sheriatit, i tillė qė mund tė ndihmojė stimulimin dhe zhvillimin e shkencės sė mekasidit nė mėnyrė tė jashtėzakonshme.

    Tekijudin ibn Tejmije (vd. 728h) ishte ndoshta dijetari i parė qė u nis nga nocioni i kufizimit tė mekasidit nė njė numėr specifik. Ai i shtoi listės ekzistuese tė mekasidit gjėra tė tilla si: pėrmbushja e kontratave, ruajtja e lidhjeve farefisnore dhe respektimi i tė drejtės sė fqinjėsisė. Nė lidhje me botėn e pėrtejme ai shtoi njė inventar cilėsish, duke pėrfshirė dashurinė pėr Zotin, sinqeritetin, besnikėrinė dhe pastėrtinė morale[5]. Kėshtu Ibn Tejmije rishikoi qėllimin e el-mekasidit nga njė listė e pėrcaktuar dhe e specifikuar nė njė listė tė hapur pambarim vlerash. Kjo qasje ėshtė ajo qė pėrgjithėsisht ėshtė adaptuar nga dijetarėt bashkėkohorė, duke pėrfshirė kėtu Ahmed el-Raisunin dhe Jusuf Kardavin[6]. Nė fakt Kardavi e ka zgjeruar mė tej listėn emekasidit, duke pėrfshirė dinjitetin njerėzor, lirinė, mirėqenien sociale dhe vėllazėrimin njerėzor ndėrmjetmekasideve mė tė larta tė Sheriatit[7]. Kėto objektiva janė natyrisht tė mbėshtetura pa dyshim mbi tė dhėna tė pėrgjithshme dhe tė imtėsishme nė Kuran dhe Sunet. Nė vazhdimėsi tė Kardavit unė do tė propozoja qė nė t’i shtonim kėsaj listė zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e shkencės dhe tė teknologjisė. Natyrisht qė kėto janė tejet tė rėndėsishme nė pėrcaktimin e qėndrimeve tė umetit (bashkėsia muslimane) nė komunitetin botėror.

    Nga analiza e mėsipėrme mund tė duket se el-Mekasid el-Sheria ėshtė akoma e hapur pėr zhvillime dhe zgjerime tė mėtejshme. Natyra e kėtij zhvillimi dhe zgjerimi duhet tė pasqyrojė prioritetet e kohės sonė dhe ndryshimin e rrethanave qė ne ndeshim si rezultat.



    Identifikimi i Mekasidit

    Ashtu siē e kemi treguar tashmė, ulematė nuk janė pajtuar nė qasjet e tyre pėr identifikimin e mekasidit. Qasja e parė qė vėrehet ėshtė qasja pastėrtisht tekstuale, e cila e pėrkufizon identifikimin e mekasidit nė tekstet e kthjellėta, urdhėrimet dhe ndalimet, tė cilat janė nė vetvete mbartėsit e mekasidit. Sipas kėtij kėndvėshtrimimekasidi, nuk ka ekzistencė tė pavarur si i tillė. Nė qoftė se njė urdhėrim ose ndalim ėshtė tasrihi (eksplicit) dhe ibtidai (normativ) ai vetė mbart synimin e Ligjvėnėsit.

    Ndonėse pėrgjithėsisht pranohet qė urdhėresat tekstuale duhet tė respektohen dhe tė ndiqen si manifestime tė qėllimeve tė Ligjvėnėsit, pjesa mė e madhe e qasjeve pėr identifikimin e mekasidit merr nė konsideratė jo vetėm tekstin, por edhe shkakun themelor tė tekstit[8]. Eksponenti mė i shquar i mekasidit Ebu Is’hak Ibrahim el-Shatibiu (vd.790h) ka folur nė mėnyrė pohuese pėr nevojėn e respektimit dhe tė ndjekjes sė urdhėresave eksplicite, por ka shtuar qė ndjekja me besnikėri e teksteve tė qarta nuk duhet tė bėhet me rreptėsi, sa tė ndryshojė qėllimin dhe racionalitetin e tekstit nga fjalėt dhe fjalitė e tij. Njė rreptėsi e tillė natyrisht qė mundet atėherė tė kthehet nė tė kundėrt tė synimit tė Ligjvėnėsit, ashtu si edhe mund tė kthehet nė rastin e njė neglizhimi tė ndėrgjegjshėm dhe tė drejtpėrdrejt tė po kėtij ligji. Atėherė qasja mė e pėlqyeshme ėshtė tė lexosh tekstin, qoftė ai njė urdhėresė apo ndalesė, tė ndėrthurur me objektivin dhe racionalitetin e tij, gjė e cila, sipas tė gjitha gjasave, do tė sillte njė harmoni mė tė madhe me qėllimet e Ligjvėnėsit[9]. Shatibiu ka elaboruar se mekasidi, qė njihet sipas njė leximi tė tillė gjithėpėrfshirės tė tekstit ėshtė dy llojesh: aslijah (primar) dhe tabijah(sekondar). Tė pėrparmit janė mekasidet thelbėsore, apo darurijat, tė cilat mukalifi duhet t’i ndjekė dhe t’i mbrojė pa pasur parapėlqime personale, ndėrsa tė fundit, mekasidet suplementare, apo haxhijat janė ato tek tė cilat mukalifi mund tė ketė liri zgjedhje.

    Njė qasje gjithėpėrfshirėse ndaj urdhėresave tekstuale tė Sheriatit ka ngritur dy ēėshtje tė rėndėsishme. Sė pari, ēėshtjen qė kėrkon tė pėrcaktoj nėse mėnyrat e njė urdhri, vaxhib (detyrim) apo haram (ndalim), duhet tė shihen, apo jo, si pjesė integrale tė qėllimit dhe objektivit qė synohet nga ai urdhėr. Pėrgjigjja e pėrgjithshme qė i jepet kėsaj ēėshtjeje ėshtė se aspektet suplementare tė urdhrit apo ndalimit janė, nė tė vėrtetė, pėrbėrėse tė objektivave tė tyre. Kėshtu qė, ėshtė e pranuar pėrgjithėsisht, qė ēfarėdo lloj gjėje qė mund tė jetė e nevojshme pėr kompletimin e njė vaxhibi ėshtė gjithashtu pjesė e atij vaxhibi, dhe ēfarėdo lloj gjėje qė mund tė ēojė nė haram ėshtė gjithashtu haram. Megjithatė ka pasur disa mospėrputhje pėr kėtė, qė kanė dal nė pah nga disa zona tė detajuara.

    Ḉėshtja e dytė ka tė bėjė me heshtjen e Ligjvėnėsit nė lidhje me sjellje tė caktuara, veēanėrisht kur njė lexim i pėrgjithshėm i tė dhėnave relevante hedh dritė mbi vlerat e kėsaj sjellje. Pyetja mund tė formulohet si nė vijim: Ne dimė qė mekasidi mund tė njihet nga urdhrat e qartė, por a mundet gjithashtu tė njihet nga njė lexim i pėrgjithshėm i nusus-it (rregulla tė qarta tekstuale) nėpėrmjet induksionit? Pėrgjigjja e Shatibiut pėr kėtė pyetje ėshtė ndoshta mė origjinalja.

    Istikra’ (induksioni), sipas Shatibiut, ėshtė njė nga metodat mė tė rėndėsishme pėr tė identifikuar objektivin (mekasidin) e sheriatit. Mund tė ketė referenca tė ndryshme tekstuale pėr njė subjekt, ku asnjėri prej tyre mund tė mos jetė i natyrės sė njė urdhri deciziv. Megjithėkėtė pesha e tyre kolektive ėshtė e atillė, qė tė le pak dyshime pėr kuptimin qė duhet nxjerrė prej tyre. Njė konkluzion pėrfundimtar mundet kėshtu tė arrihet nga njė pluralitet shprehjesh tė pėrafėrta. Shatibiu e ilustron kėtė me njė shembull tė rėndėsishėm. Askund nė Kuran nuk gjendet njė deklarim specifik pėr efektetin qė sheriati ėshtė dekretuar pėr dobinė e popullit, sidoqoftė ky duhet tė jetė konkluzioni pėrfundimtar qė duhet nxjerrė nga njė lexim kolektiv i proklamimeve tė ndryshme tekstuale[10]. Pėr ta ilustruar ēėshtjen mė tej po japim dy shembuj tė tjerė. Nuk mund tė gjejmė asnjė deklaratė specifike, nė burimet tekstuale, pėr klasifikimin e objektivave tė sheriatit nė tre kategoritė: darurijat, haxhijat dhe tahsinijat, ose pėr pėrfundimin qė Ligjvėnėsi i ka nėnkuptuar se kėto mekaside duhet patjetėr tė mbrohen, edhe sot nėpėrmjet istikra-sė, ky klasifikim dhe pėrfundim ėshtė pranuar pėrgjithėsisht nga ulemaja. Pėrsėri nuk gjenden deklarata specifike tekstuale qė tė na paraqesin pretendimin se mbrojtja e pesė vlerave: jetės, intelektit, besimit, pasardhėsve dhe pronės ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe pėr sheriatin, por edhe njė herė nėpėrmjet istikrasė kjo gjė gjithashtu ėshtė pranuar pėrgjithėsisht nga ulemaja. Gjithashtu na duhet tė vėrejmė, qė metoda induktive nuk ėshtė kufizuar vetėm me identifikimin e mekasidit me mesalihin, por ajo zgjerohet edhe pėr urdhėresat dhe ndalesat[11].

    Pėrfundimet e arritura nėpėrmjet istikrasė, si kėto tė paragrafit tė mėsipėrm janė tė njė rėndėsie tė madhe tė pėrgjithshme pėr kuptimin dhe zbatimin e sheriatit. Ato nuk duhet tė shihen si subjekt i dyshimit apo i mungesės sė besueshmėrisė, meqenėse janė tė bazuara nė arsyetimin spekulativ. Nė fakt pozicioni i vetė Shatibiut pėr kėtė ėshtė tė shkojė sa mė larg, ku tė thotė qė konkluzionet dhe pozicionet e vendosura nėpėrmjet istikrasė janė premisat e pėrgjithshme dhe objektivat thelbėsore tė Sheriatit, mbi dhe nėn nivelin e rregullave specifike. Qasja e Shatibiut ndaj metodės sė induksionit tė kujton dijen e marrė nga njė individ me personalitet dhe karakter pėrmes njė asociacioni tė pandėrprerė dhe vrojtimi tė sjelljes sė atij individi. Kjo lloj dije ėshtė e gjerė dhe holistike (shumė disiplinėshe), si dhe e pasuruar me mendjemprehtėsi, dhe ėshtė mė premtuese pėr tė qenė mė serioze e krahasuar le tė themi me dijen e bazuar vetėm nė vrojtimet e incidenteve tė izoluara dhe rastėsore tė aktiviteteve ditore tė atij individi.



    Mekasidi dhe ixhtihadi

    Meqenėse e kemi parashtruar teorinė e tij tė Mekasidit, Shatibiu mbron dhe thekson nevojėn e shkencės sė mekasidit, si njė kusht paraprak pėr arritjen e rangut tė muxhtehidit (jurist i pavarur). Pėrgjatė historisė myslimane ata qė e anashkaluan zotėrimin e shkencės sė mekasidit vepruan kėshtu nėn pėrgjegjėsinė e tyre, dhe kjo i vuri ata nėn rrezikun e gabimit nė ixhtihad. Kėtu pėrfshihen edhe ehli-bidati (ata qė sjellin risi nė fe), tė cilėt shohin vetėm tekstet e dukshme tė Kuranit pa e menduar mbi qėllimet dhe objektivat pėrfundimtare. Kėta risimtarė (bidatēinj- aludohet pėr havarixhėt) i qėndrojnė me vendosmėri anės literale tė tekstit qoftė edhe pėr ajetet muteshabihat (ajetet e ndėrlikuara tė Kuranit) dhe i mbėshtesin shumė pėrfundime tė tyre duke u bazuar tek ato. Ata ndėrmarrin njė qasje tė fragmentuar dhe atomistike nė leximin e Kuranit, e cila ka dėshtuar nė bėrjen e lidhjeve tė pjesėve relevante tė tekstit sė bashku. Nga ana tjetėr ulematė kryesor e kanė shikuar gjithnjė sheriatin si njė unitet nė tė cilin rregulla tė caktuara duhet tė lexohen nėn dritėn e premisave dhe objektivave mė tė gjera[12].

    Ibn Ashuri, autori i njė punimi tjetėr tė shquar mbi mekasidin, gjithashtu thekson se dija e shkencės sė mekasidit ėshtė e domosdoshme pėr ixhtihadin nė tė gjitha manifestimet e tij[13]. Disa ulema qė e pėrkufizojnė qėllimin e ixhtihadit tė tyre nė interpretimet e tyre literale e shohin si tė mundshme, vėren Ibn Ashuri, t’i projektojnė opinionet e tyre personale brenda fjalėve tė tekstit, por bien nė gabim kur ato qėndrojnė jashtė frymės dhe qėllimit tė pėrgjithshėm tė tė dhėnave qė i rrethojnė. Ne mund ta ilustrojmė kėtė duke iu referuar kėndvėshtrimeve tė ndryshme tė ulemave, nė lidhje me dhėnien e zekatit, nėse artikujt e pėrdorimit tė gjerė si mielli dhe hurmat, duhet tė jepen ashtu siē janė apo mund tė jepen edhe sipas vleftės sė tyre tė njėjtė monetare. Hanefitė e konsiderojnė tė ligjshme mundėsinė e kėtij zėvendėsimi, por disa ulema mendojnė tė tė kundėrtėn. Kėndvėshtrimi Hanefi bazohet nė analizėn, se qėllimi i zekatit ėshtė pėr tė kėnaqur nevojat e tė varfėrve, e cila mund tė arrihet me ekuivalencėn monetare tė artikujve tė pėrdorimit tė gjerė. Ibn Kajim el-Xheuzije gjithashtu vėren se hadithet qė i pėrkasin sadaka fitrit (lėmosha e detyrueshme pė tu dhėnė para bajramit tė vogėl), disa herė i referohen hurmave dhe herė tė tjera rrushit tė thatė apo drithėrave, ku qėllimi i pėrbashkėt nė tė gjitha kėto ėshtė tė kėnaqi nevojat e tė varfėrve, tė cilat mund tė arrihen me kėto ushqime bazė tė Medines dhe tė rrethinave tė saj nė atė kohė. Qėllimi nė secilin nga kėto hadithe nuk ėshtė kufizimi i pagesės sė sadakasė nė njė mall tė posaēėm. Njė shembull i ngjashėm ka tė bėjė me ēėshtjen nėse njė person mund ta pagojė zekatin e tij pėrpara kohės, qė ėshtė pėrpara mbarimit tė njė periudhe njė-vjeēare kur ai bėhet i detyrueshėm dhe nėse ai ngarkohet ta pagojė pėrsėri, nėse ai e ka paguar pėrpara kohės sė caktuar. Imam Maliku duke bėrė njė analogji me namazin ka vendosur qė ky person ngarkohet pėr ta paguar pėrsėri. Gjithsesi, juristėt maliki tė mėvonshėm, duke pėrfshirė kėtu Ibn el-Arabiun[14] dhe Ibn Rushdin, nuk u pajtuan me kėtė vendim dhe nxorrėn vendimin e tyre, qė pagesa e hershme e zekatit ėshtė e lejueshme. Me tė vėrtetė qė nėse dikush e kryen namazin e tij pėrpara kohės sė caktuar, ai duhet ta kryejė pėrsėri atė nė kohėn e duhur, por ka njė dallim midis namazit dhe zekatit, nė atė qė i pari ėshtė i lidhur me me kohė tė pėrcaktuara, gjė qė nuk qėndron nė rastin e zekatit. Sė kėndejmi, zekati mund tė pagohet edhe mė herėt, veēanėrisht nėse parapaguhet vetėm pak javė pėrpara[15]. Nga ana tjetėr dijetarėt qė kanė ndėrmarrė njė qasje jo-literaliste shpesh janė kritikuar se kanė devijuar nga disa pjesė tė caktuara tė tė burimeve tekstuale. P.sh., imam Ebu Hanife ėshtė kritikuar nga ehli hadithi (tradicionalistėt), qė nė disa raste ėshtė larguar nga fjalėt e tekstit tė disa haditheve tė veēanta. Megjithatė, pas njė shqyrtimi tė hollėsishėm, arrijmė tė kuptojmė se dijetarė tė tillė janė larguar nga teksti vetėm pasi kanė arritur nė njė pėrfundim tė ndryshėm, duke lexuar tekstin nė kontekst tė evidencave tė tjera relevante nė Kuran dhe Sunet.

    Disharmonia dhe konflikti ndėrmjet qėllimeve dhe objektivave tė Sheriatit, dhe vendimeve tė tij specifike mund tė rritet nė mėnyrė latente. Njė muxhtehid, apo njė gjykatės mund tė nxjerri njė vendim apo fetva, e cila pėr atė kohė mund tė duket e qėndrueshme me tekstin dhe objektivin e sheriatit. Sidoqoftė me kohė dhe hulumtime tė mėtejshme mund tė provohet qė nuk ėshtė aq i qėndrueshėm. P.sh., njė gjykatės mundet tė mbėshtesė njė kontratė tė nėnshkruar dhe ta bėjė tė detyrueshme atė pėr palėt. Megjithatė me kalimin e kohės mund tė rezultojė shumė e pandershme pėr njėrėn nga palėt. Nė njė rast tė tillė gjykatėsi apo muxhtehidi me shumė vėshtirėsi do ta injoronte pandershmėrinė qė e shoqėron dhe tė kėmbėngulte nė ndjekjen besnikėrisht tė asaj qė ėshtė e shkruar nė kontratė. Nė tė vėrtetė sipas ligjeve detyruese tė sheriatit njė kontratė nuk mund tė jetė njė instrument drejtues ndėrmjet sheriah al-akidejn (palėve kontraktuese) nėse ajo bėhet instrument padrejtėsie. Pėr pasojė gjyqtari, me qėllim qė tė mbėshtesė objektivin e drejtėsisė, njė karakteristikė primare dhe gjithėpėrshkuese e objektivit tė sheriatit duhet ta anulojė kontratėn[16]. Gjykatėsi apo muxhtehidi gjithashtu duhet t’i japi prioritet mekasidit kurdo qė tė ketė njė mosmarrėveshje tė tillė latente. Kėto mosmarrėveshje apo konflikte janė mė tė mundshme tė shfaqen kur vendime specifike arrihen nėpėrmjet doktrinės sė kijasit(analogjisė). Kėshtu kur njė zbatim i rreptė i kijasit mund tė ēojė nė rezultate tė pakėnaqshme rekursi mund tė bėhet me istihsan (preferenca juridike), me qėllim qė tė arrihet njė vendim alternativ, qė tė jetė nė njė harmoni mė tė madhe me objektivat e Sheriatit[17].

    Njė tipar i rėndėsishėm i qasjes sė Mekasidit nė lidhje me ixhtihadin, dhe formulimin e vendimeve specifike ėshtė vėmendja qė duhet tė tregojė muxhtehidi ndaj pasojave tė vendimeve tė tij. Nė tė vėrtetė njė ixhtihad ose fetva do tė ishte e mangėt nėse dėshton nė marrjen parasysh tė pasojave (ma’alat). Rėndėsia e kėtyre pasojave mund tė shihet edhe nė Sunetin e Profetit. Kėtu ne mund tė vėrejmė shembuj ku Profeti i ka kushtuar shumė vėmendje pasojave tė mundshme tė vendimeve tė tij, shpesh duke parapėlqyer konsideratat e tė tjerėve. Kėshtu, p.sh., megjithėse ishte tepėr i vetėdijshėm pėr tradhtinė dhe veprimtarinė subversive tė munafikunėve (hipokritėve), jashtė dhe brenda bashkėsisė myslimane, ne shohim qė ai vendosi tė mos i pėrndiqte ata, duke deklaruar thjesht se: “Unė kam frikė se njerėzit mund tė thonė, se Muhamedi po vret shokėt e vet”[18]. Po ashtu megjithėse ai personalisht do tė ketė pėlqyer shumė mė mirė tė pranonte dhe tė zbatonte sugjerimin e Aishes sidikes ta rindėrtonte Qaben nė proporcionet e veta fillestare, ashtu siē e kishte ndėrtuar Profeti Ibrahim a.s., por pėrsėri ne shohim qė ai tė vendosė pėr jo, duke thėnė: “Unė do tė kisha vepruar kėshtu, nėse nuk do tė frikėsohesha se kjo mund ta ēonte popullin tonė nė mosbesim”[19]. Prandaj nė tė dy kėta shembuj Profeti nuk ndėrmori atė do tė ishte noramle, pėr shkak tė largpamėsisė sė tij pėr pasojat potenciale tė pafavorshme.

    Pėrfundimisht ne duhet t’i kthehemi ixhtihadit nė kontekstin e krimeve dhe tė dėnimeve. Natyrisht qė procedura normale kėtu ėshtė tė zbatohet ndėshkimi kurdo qė shkaku dhe rasti tė jenė tė pranishme. Mirėpo mund tė ketė raste kur si rrjedhojė do tė ishte mė e pėlqyeshme qė ofenduesi tė falej. Muxhtehidi dhe gjykatėsi duhet tė mbeten tė hapur dhe vigjilentė ndaj mundėsive tė tilla dhe t’i reflektojnė ato nė gjykimet e tyre kurdo qė iu kėrkohen.

    Shatibiu nė lidhje me kėtė ka bėrė njė dallim tė mprehtė ndėrmjet ile-s (shkakut) normale, qė kėrkon njė vendim tė posaēėm nė njė rast tė dhėnė dhe asaj qė ai e kushtėzon si “ile tehkik manat el-khas (verifikimi i tė veēantės)” nė nxjerrjen e ixhtihadit dhe tė gjykimit. Muxhtehidi (dijetari) mund tė hetojė mbi ile-n normale dhe ta identifikojė atė nė rastin nė shqyrtim, p.sh., tė njė personi tė varfėr i kualifikuar si marrės i zekatit, por njė hetim i tillė mund tė marrė njė drejtim tė ndryshėm kur ai bėhet nė lidhje me njė individ tė posaēėm, ashtu si mund tė duket i pėrshtatshėm apo i papėrshtatshėm pėr t’u zbatuar nė njė rast tė veēantė. Prandaj muxhtehidika nevojė tė mos jetė i ditur vetėm mbi ligjin dhe evidencat specifike, por duhet tė jetė gjithashtu i pajisur me mendjemprehtėsi pėr tė dhėnė gjykime, qė duhet tė jenė tė ndriēuara nga tė dyja, po aq sa nga pasojat e pėrgjithshme, sa edhe nga rrethanat e posaēme tė ēdo rasti[20].



    Pėrfundim

    Padyshim qė Mekasidi i ka rrėnjėt e veta nė urdhrat tekstuale tė Kuranit dhe Sunetit, por ato e hedhin vėshtrimin kryesisht nė filozofinė e pėrgjithshme dhe objektivat e kėtyre urdhėresave, shpesh pėrtej imtėsive tė tekstit. Fokusi nuk ėshtė mė tepėr nė fjalėt dhe fjalitė e tekstit, se sa nė qėllimin dhe synimin qė mbron apo mbėshtet. Nė krahasim me Usul Fikhun (Bazat e Jurisprudencės), teoria legale e burimeve, Mekasidi i Sheriati, nuk ėshtė i ngarkuar me teknika metodologjike dhe lexime literaliste tė tekstit. Si e tillė Mekasidi integron njė shkallė kuptimi dhe zhdėrvjelltėsie brenda leximit tė sheriatit, qė ėshtė nė shumė drejtime unike dhe qė i tejkalon peripecitė e kohės dhe tė rrethanave. Nė njė kohė kur disa prej doktrinave mė tė rėndėishme tėUsul Fikhut, tė tilla si ixhmaja (konsensusi i pėrgjithshėm) dhe kijasi (analogjia), deri edhe ixhtihadi duket se janė tė ngarkuara me kushte tė vėshtira, kushte qė mund tė duken se qėndrojnė si njė masė disharmonie nė klimėn socio-politike mbizotėruese tė ditėve tė sotme nė vendet muslimane, kėshtu qė mekasidi ėshtė vendosur nė qendėr tė vėmendjes, meqė ai priret tė furnizojė njė akses tė gatshėm dhe me leverdi. Natyrisht qė ėshtė me shumė kuptim tė kuptosh konturet e jashtme tė objektivave tė Sheriatit nė radhė tė parė pėrpara se dikush tė pėrpiqet nė raste specifike. Nė kėtė mėnyrė njė dijeni e pėrshtatshme e mekasidit e pajis nxėnėsin e sheriatit me mendjemprehtėsi dhe e furnizon atė me kornizėn teorike, nė tė cilėn marrja e dijes sė detajuar tė doktrinave tė tij tė ndryshme mund tė jetė mė kuptimplote dhe interesante.



    * Muhamed Hashim Kemali ėshtė Profesor i Ligjit nė Universitetin Ndėrkombėtar Islam tė Malajzisė. Ai ėshtė autor i artikujve tė shumtė tė botuara nė shtypin e shkruar dhe shumė punime qė pėrfshijnė Principet e Jurisprudencės Islame, Ligji Penal nė Islam dhe Liria e Shprehjes nė Islam.





    Pėrk. Roald A. Hysa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 10-03-2016 mė 08:32
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •