Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Zoti madheshtor eshte mbi qiejt

    Shume bejne pyetje Ku eshte Zoti? A eshte Zoti i perzier me krijesat? Ose besime kristiane apo pantesite qe mendojne se Zoti eshte bashke me krijesat.Kete e kundershton Kurani famelarte, theniet profetike, fjalet e sahabeve, natyrshmeria njerzore dhe llogjika e shendoshe.

    Historikisht njerzimi ne te gjitha koherat ka pasur menduar se Zoti eshte mbi qiejt, pervec paganeve qe ne vend te Zotit adhuronin idhujt ne toke.

    Lartesimi i Zotit eshtė njė cilėsi qenesore e Tij.

    Lartėsia e Allahut ėshtė tre llojesh:

    1)Lartėsia e madhėrisė qė nėnkupton se Allahu ėshtė i dlirė, i pastėr dhe i lartė nga tė gjitha tė metat dhe mangėsitė.

    2)Lartėsia e pushtetit, e fuqisė. Ēdo gjė ėshtė nėn pushtetin e Allahut, Ai ėshtė i papėrballueshėm. Asgjė nuk mundet ta pėrballojė vendimin, gjykimin e Tij. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "Dhe Ai ėshtė i Papėrballueshėm mė i Larti pėrmbi robėrit e Tij." [En-Aam: 18] Pėrsa i pėrket kėtyre dy llojeve tė lartėsisė nuk ka asnjė kundėrshtim tek muslimanėt.

    3)Lartėsia e qėnies (lartėsia fizike).
    Ehlus-suneh ue xhemaah besojnė qė Allahu me qėnien e Tij ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe megjithatė e din, e dėgjon dhe e shikon ēdo gjė.

    Pėr lartėsinė e Allahut tregojnė argumentet e Kur’anit, tė sunnetit, tregon arsyeja llogjike, Elfitrah dhe ixhmai.

    *Argumentet e Kur’anit janė tė shumta. Ato janė pėrmendur nė shumė kontekste prandaj do tė pėrmendim vetėm disa kontekste:

    I pari: Deklarimi qė Allahu ėshtė mbi krijesat me fjalėn ‘mbi’(feuk) si p.sh. fjala e Allahut: "I frikėsohen dhe i pėrulen Zotit tė tyre lart mbi ta dhe bėjnė ēfarė urdhėrohen." [En-Nahl: 50]

    Si dhe fjala e Tij: "Dhe Ai ėshtė i Papėrballueshmi, mė i Larti pėrmbi robėrit e Tij dhe Ai ėshtė mė i Urti Gjithgjykues, i Mirėnjohuri pėr ēdo gjė." [En-Aam: 18]

    I dyti: Deklarimi pėr ngjitjen e disa krijesave tek Allahu si p.sh. fjala e Allahut: "Melekėt dhe Ruhu (meleku xhibril) ngjiten tek Ai nė njė ditė, pėrmasat e tė cilės janė sa pesėdhjet mijė vjet." [El-Mearixh: 4]

    I treti: Deklarimi pėr ngjitjen e punėve tė mira tek Ai. Allahu i Lartėsuar ka thėnė nė Kur’an: "…Tek Ai ngjiten tė gjitha fjalėt e dėlira, ndėrsa punėt e drejta e tė mira e lartėsojnė atė (fjalėn e mirė, d.m.th. fjalėt e mira nuk pranohen nga Allahu pėrderisa dhe nė qoftėse nuk ndiqen nga punė tė drejta dhe tė mira)…" [Fatir: 10]

    I katėrti. Deklarimi pėr ngjitjen e disa krijesave tek Ai, si p.sh. fjala e Allahut: "Por Allahu e ngriti atė (Isain) lart (me trup dhe me shpirt) pranė vetes sė Tij (dhe Isai sal-lAllahu alehji ue sel-lem. ėshtė lart nė qiej).... "[En-Nisa: 158]

    I pesti:
    Deklarimi pėr lartėsinė absolute qė tregon pėr tė gjitha llojet e lartėsisė, si p.sh. fjala e Allahut: "Dhe Ai ėshtė mė i Larti, mė i Madhėrishmi." [El-Bekare: 255]

    I gjashti: Deklarimi pėr zbritjen e librit nga Ai, si p.sh. fjala e Allahut: "Zbritja (Shpallja) e librit (Kur’anit) ėshtė nga Allahu, i Gjithfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues." [Ez-Zumer: 1]

    I shtati:Deklarimi qė Allahu ėshtė nė lartėsi mbi qiej, si p.sh. fjala e Allahut: "A ndjeheni tė sigurtė se Ai i Cili ėshtė nė lartėsi, mbi qiell (Allahu), nuk do ta bėjė tokėn tė fundoset bashkė me ju dhe veē kur ta shihni tė dridhet?" [El-Mulk: 16]
    Nė ajet pėr tė treguar qė Allahu ėshtė nė lartėsi, mbi qiejt, ėshtė pėrdorur parafjala ‘fi’ sėbashku me fjalėn ‘sema’. Parafjala ‘fi’ merr disa kuptime prej tyre janė dy: 1-nė dhe 2-mbi. Fjala ‘sema’ gjithashtu merr disa kuptime prej tyre janė dy: 1-qiell 2-lartėsi. Sepse rrėnja e fjalės ‘sema’ ėshtė ‘semuv’ qė do tė thotė lartėsi.
    Si shembull nė Kur’an ku parafjala ‘fi’ ėshtė pėrdorur me kuptimin ‘mbi’ ėshtė fjala e Allahut: "Thuaj ecni mbi (fi) tokė…." [En-Aam: 11] Kuptimi i Ajetit nuk mund tė jetė nė (brendėsi) por pėrmbi.
    Ndėrsa si shembull pėr fjalėn sema tė pėrdorur me kuptimin lartėsi kemi fjalėn e Allahut: "…Ai ka zbritur nga lartė (es-sema) ujė…." [Err-rrad: 17] Duke marrė parasysh variantet gjuhėsore tė parafjalės ‘fi’ dhe fjalės ‘sema’ nė komentin e ajetit tė kaluar ose do tė thuash: mbi qiej ose do tė thuash nė lartėsi, qė tė dyja komentet kanė njė kuptim sepse mbi qiej do tė thotė nė lartėsi.
    Nuk ėshtė e lejueshme tė kuptohet nga ajeti qė Allahu ėshtė i kufizuar nė qiell dhe si rrjedhojė tė keqinterpretohet pėr tė mohuar lartėsinė e Allahut mbi krijesat, sepse kjo bie nė kundėrshtim me sqarimin gjuhėsor qė e pėrmendėm mė lartė. Allahu na ka folur nė gjuhėn arabe tė qartė. Nė ēdo ajet dhe hadith qė ėshtė pėrmendur nė tė fragmenti ‘fis-sema’ pėr tė treguar qė Allahu ėshtė nė lartėsi duhet tė kemi parasysh sqarimin qė e bėmė kėtu.

    I teti: Deklarimi qė Allahu ėshtė i Lartėsuar (i ngritur) mbi Arsh nė shtat ajet tė Kur’anit tė cilat i pėrmendėm nė cilėsinė ‘isteua’.

    I nėnti:Allahu ka lajmėruar nė Kur’an qė faraoni synoi tė ngjitej pėr nė qiell pėr tė vėshtruar tė Adhuruarin e Musait.Faraoni me kėtė synonte tė pėrgėnjeshtronte Musain i cili e kishte lajmėruar qė Allahu ėshtė mbi qiej. Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "E Faraoni tha: ‘O Haman! Ndėrto pėr mua njė kullė qė tė mund tė arrijė rrugėt .Rrugėt e qiejve dhe tė mund tė shohė Zotin e Musait, por unė me tė vėrtetė qė e quaj atė gėnjeshtar.’…" [Gafir: 36-37]

    Ai qė e mohon lartėsinė e Allahut prej xhehmijeve ecėn nė gjurmėt e Faraonit, ndėrsa ai qė e pohon ecėn nė gjurmėt e Musait dhe tė Muhamedit.

    I dhjeti: Tekstet qė tregojnė se banorėt e xhenetit do ta shikojnė Zotin e tyre. (Pėr mė gjėrė shikoi nė cilėsinė e tė shikuarit tė allahut nga besimtarėt.)


    Argumentet e sunnetit:

    I pari: Transmeton Muavijetu Ibnil Hakem Es-sulemi i cili thotė: "Kam patur njė tufė bagėtish tė cilat i ruante njė robėresh e imja. Njė ditė dola pėr ta kontrolluar dhe vėrejta qė ujku i kishte grabitur njė bagėti. Unė jam njeri prej bijve tė Ademit (d.m.th. kam natyrėn e bijve tė Ademit), prandaj kur mora vesh qė ujku i kishte grabitur bugėtinė u zemėrova dhe e godita rėndė. Pastaj erdha te i Dėrguari dhe e lajmėrova pėr atė qė bėra. Profeti e cilėsoi veprimin tim si gabim tė madh. Unė i thashė:-O i Dėrguari i Allahut a ta liroj nga robėria? Tha:- Ma sill mua kėtu. E solla dhe atėhere profeti i tha: “Ku ėshtė Allahu? Tha:-Mbi qiell (nė lartėsi). I tha:-Kush jam unė? Tha: Ti je i Dėrguari i Allahut. Mė tha : Liroje sepse ajo ėshtė besimtare." Transmeton Muslimi. Dhehebiu pas pėrmendjes sė kėtij hadithi nė librin e tij “Eluluv” ka thėnė: “Ky ėshtė hadithė i saktė e ka trs metuar Muslimi, Ebu Daudi, En-Nesaiu dhe shumė dijetarė nė librat e tyre. Ata e besojnė siē ka ardhur dhe nuk e keqinterpretojnė.
    Kėshtu ne kemi vėrejtur qė ēdo njeri qė pyetet ku ėshtė Allahu? Menjėherė me natyrėn e tij tė drejtė thotė: Mbi qiell nė (lartėsi).

    Ky hadith tregon pėr dy gjėra tė rėndėsishme:

    1) Rėndėsia e pyetjes: Ku ėshtė Allahu?
    2) Pėrgjigjia nga ana e tė pyeturit: Mbi qiell (nė lartėsi).
    Kush i mohon kėto dy gjėra i kundėrvihet tė Dėrguarit tė Allahut.

    I dyti: Hadithi i Xhabirit nė Haxhin e lamtumirės, se i Dėrguari i Allahut u tha njerėzve: “Ju do tė pyeteni pėr mua, ēfarė do tė thoni? Thanė: Dėshmojmė qė ti e ke pėrcjellė mesazhin, e ke kryer dhe ke kėshilluar sinqerisht. Atėhere filloi ta ngrinte gishtin e tij nga qielli, ta drejtonte nga njerėzit duke thėnė: O Allah dėshmo (e pėrsėriti tre herė).” Transmeton Muslimi. Fakti qė Profeti ka bėrė shenjė nga qielli duke thėnė:-O Allah deshmo. Tregon qė Allahu ėshtė nė lartėsi dhe ky ishte besimi i Profetit se ndryshe nuk kishte pse tė bėnte shenjė lartė.

    I treti: Hadithi i Ebi Hurejres se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Melaiket vijnė me radhė tek ju (tė ngarkuar me detyrė). Vijnė melaike natėn dhe melaike ditėn dhe bashkohen nė namazin e sabahut dhe nė namazin e ikindisė. Kur ngjiten ata qė ishin me ju tek Ai (Allahu) i pyet (megjithėse ėshtė mė i ditur se ata rreth tyre):-Si i latė robėrit e mi? Thonė: Erdhėm dhe i gjetėm duke u falur, u ngjitėm dhe i lamė duke u falur.”
    Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Nė hadith ka deklaruar qė melaiket ngjiten tek Ai.

    I katėrti: Transmeton Abdull-llah ibn Amėr ibnul As-s se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Mėshiruesit i Mėshiron i Gjithmėshirshmi. Mėshironi ata qė janė mbi tokė qė tu mėshiroi Ai qė ėshtė mbi qiell (nė lartėsi).” Transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu. Albani thotė ky hadith ėshtė i saktė.
    Ky hadith tregon pėr dy gjėra tė rėndėsishme:

    E para. Mbėshtet sqarimin gjuhėsor tė parafjalės ‘fi’ qė e pėrmendėm pak mė parė, sepse ‘fil erdi’ nuk do tė thotė nė brendėsi tė tokės por mbi tokė si rrjedhojė edhe fjala e tij nė kėtė hadith dhe nė shumė argumente tė tjera ‘fis-sema’ do tė thotė; mbi qiell (dhe jo i pėrfshirė nė qiell).

    E dyta. Hadithi ėshtė argument i qartė pėr lartėsinė e Allahut sepse Ai qė na mėshiron lartė ėshtė vetėm Allahu. Kėshtuqė grupet e humbura e kanė tė bllokuar rrugėn pėr keqinterpretimin e kėtij hadithi.


    I pesti: Hadithi i Zejneb binti Xhehsh se ajo mburrej para grave tė Profetit duke thėnė: Ju u martuan me Profetin familjet tuaja ndėrsa mua mė martoi Allahu pėrmbi shtatė qiejtė. Nė njė trasmetim ka ardhur qė ajo i ėshtė drejtuar tė Dėrguarit duke i thėnė: “Mua mė martoi me ty i Gjithmėshirshmi mbi Arshin e Tij.” Transmeton Buhariu.

    I gjashti: Hadithi i Ebu Saidit se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “A nuk mė besoni mua kur unė jam i besuari i Atij qė ėshtė mbi qiej? Mė vjen lajmi nga qielli mėngjes e mbrėmje.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    I shtati: Hadithi i Ebi Hurejrės se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Betohem nė Atė i Cili nė dorė tė Tij ėshtė shpirti im nuk e fton burri gruan pėr nė shtrat dhe tė refuzojė pėrveēse Ai qė ėshtė mbi qiej do tė jetė i pakėnaqur ndaj saj deri sa tė kėnaqet burri i saj me tė.” Transmeton Muslimi.

    I teti: Hadithi i Ebi Hurejres ku tregon se: “I Dėrguari i Allahut ka pėrmendur melaiket qė i vijnė njeriut pėr tė marrė shpirtin dhe nė qoftė se ėshtė prej besimtarėve ngjiten me tė derisa tė pėrfundojnė tek qielli mbi tė cilin ėshtė Allahu i Lartėsuar….” Hadithin e transmeton imam Ahmedi dhe Elhakimi nė “El-Mustedrek” dhe ka thėnė: Ėshtė i saktė sipas kushtit tė Buhariut dhe Muslimit. Albani e ka konfirmuar vlerėsimin e tij.

    I nėnti: Hadithet qė tregojnė qė punėt e mira ngrihen tek Allahu si p.sh. hadithi i Ebi Musės: “Tek Ai ngrihet puna e natės para ditės dhe puna e ditės para natės.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    I dhjeti: Hadithet e shumta qė tregojnė pėr ngjitjen e Profetit (Miraxhin e Profetit) si p.sh. Hadithi i Enesit qė ėshtė trs metuar nė sahihun e Buharit dhe tė Muslimit.

    I njėmbėdhjeti: Hadithet qė tregojnė pėr zbritjen e melaikeve prej ke Allahu dhe pėr ngjitjen e tyre pėr tek Ai.


    I dymbėdhjeti: Hadithi i Ebi Hurejres qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kur Allahu i krijoi krijesat shkroi nė njė libėr, i cili gjendet tek Ai mbi Arsh: ‘Vėrtetė mėshira ime i ka paraprirė zemėrimit tim.” Transmeton Buhariu e tė tjerė.


    I trembėdhjeti: Hadithi i Selman Elfarasiut qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Vėrtet Zoti juaj ėshtė i turpshėm, fisnik (bujar), turpėrohet prej robit tė Tij kur i ngre duart e tij tek Ai pėr tiu lutur, qė Ai tia kthejė pa asgjė.” Trunsmeton Ebu Daudi. Albani thotė ėshtė i saktė.
    Ky hadith tregon qartė qė duart ngrihen nga qielli sepse Allahu ėshtė lartė, mbi qiej si rrjedhojė pretendimi i disave se duart ngrihen nga qielli sepse qielli ėshtė kibla e duasė ėshtė i pavlefshėm. Ibnu ebil iz-z Elhanefi ka thėnė: “Asnjė nga selefėt nuk ka thėnė qė qielli ėshtė kibla e duasė, asnjė argument nuk ka qė tregon pėr kėtė. Kibla e duasė ėshtė kibla qė kthehemi nė namaz. Kush mendon se ka dy kible njė pėr namaz dhe njė pėr dua, ai ka shpikur nė fe dhe ka kundėrshtuar xhematin e muslimanėve.


    I katėrmbėdhjeti: hadithi i Imram ibni Husejnit qė i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu ėshtė i Lartėsuar mbi Arsh, Ai ėshtė i pafillimtė, ekzistenca e Tij i ka paraprirė ēdo gjėje. Nė Leuhul Maffudh ka shkruar ēdo gjė qė do tė ndodhė.” Transmeton Buhariu. Pokėshtu edhe tė gjitha hadithet qė tregojnė pėr lartėsinė e Allahut mbi Arsh.

    I pesėmbėdhjeti: Transmeton Ebu Hurejra nga i Dėrguari i Allahut qė ai ka thėnė: “Zbret Zoti ynė nė njė tė tretėn e natės dhe thotė: ‘Unė jam El-Meliku (Sunduesi). Kush mė kėrkon mua qė tia jap atė qė e kėrkon? Kush mė lutet qė ti pėrgjigjem lutjes sė tij? Kush mė kėrkon falje qė tia fali gjynahet?’ dhe vazhdon kėshtu derisa tė shfaqet agimi i mėngjezit.” Ky hadith ėshtė muteuatir.

    I gjashtėmbėdhjeti: Profeti na ka urdhėruar qė kur jemi nė sexhde tė themi: Subhane rab-bijel A’ėla.(I lartėsuar ėshtė Zoti im mė i Larti).” Ebu Daudi e tė tjerė.

    *Ixhmai.

    Unamimisht sahabet, tabiinėt dhe tabiut-tabiinėt kanė besuar qė Allahu me qėnien e Tij ėshtė nė lartėsi. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur inshaAllahu do tė pėrmendim disa nga thėniet e tyre tė cilat e vėrtetojnė ixhmain e lartpėrmendur.

    E para: Thėnia e Ebu Bekrit. Transmeton Ibnu Umeri se kur vdiq i Dėrguari i Allahut, Ebu Bekri r.a. tha: “O njerėz! Nė qoftėse Muhamedi ėshtė i adhuruari i juaj tė cilin e adhuronit atėhere dijeni qė i adhuruari i juaj ka vdekur dhe nė qoftėse i Adhuruari i juaj ėshtė Allahu i Cili ėshtė nė lartėsi (mbi qiej), vėrtetė i Adhuruari i juaj nuk ka vdekur. Pastaj lexoi ajetin e Kur’anit:"Muhamedi nuk ėshtė tjetėr veēse i dėrguar" [Al-Imran:144 ]


    E dyta: Thėnia e Umerit. Salim ka trs metuar qė Ka’bi i tha Umerit: “Mjerė pėr sovranin e tokės nga Sovrani i qiellit (d.m.th. nga sovrani qė ėshtė mbi qiej, nė lartėsi). Umeri i tha: Pėrveē atij qė i kėrkon llogari vetes sė tij. Atėhere edhe Ka’bi pėrjashtoi dhe tha: Pėrveē atij qė i kėrkon llogari vetes sė tij. Umeri pasi e dėgjoi fjalėn Ka’bit tha: ‘Allahu Ekber’ dhe ra nė sexhde.” Transmeton Ed-Darimi nė librin “Err-rred-du alel xhehmijeti” dhe transmetimi ėshtė i saktė.

    Njė thėnie tjetėr e Umerit: “Mjerė pėr sunduesin e tokės nga Sunduesi nė lartėsi (i Cili u kėrkon llogari njerėzve pėr punėt e tyre dhe i shpėrblen sipas asaj qė kanė punuar) nė ditėn(egjykimit) kur do tė dalin para Tij, pėrveē atij qė urdhėron pėr drejtėsi, i cili gjykon me tė drejtė dhe nuk gjykon sipas epshit….” E transmeton Ed-Darimiu.

    E treta: Thėnia e Aishes: “Betohem nė Allahun sikur tė doja ta vrisja Uthmanin do ta kisha vrarė, por Allahu mbi Arshin e Tij e din qė unė nuk kam dashur ta vrisja.” Transmeton Ed-Darimi nė librin “Err-rred-du alel xhehmijeti” dhe transmetimi ėshtė i saktė.


    E katėrta: Thėnia e Abdull-llah ibnu Mesudit: “Arshi ėshtė mbi ujė dhe Allahu ėshtė mbi Arsh dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjė nga punėt tuaja.” Transmeton Abdull-llah ibnu Ahmed nė “Es-suneh” Dhehebiu thotė isnadi ėshtė i saktė.



    *Thėniet e Tabiinėve.


    Transmetohet nga Mesruku se ai kur transmetonte nga Aishja thoshte: “Mė ka thėnė e sinqerta, bija e tė sinqertit, e dashura e tė dashurit tė Allahut, e cila ėshtė shfaqėsuar nga Allahu mbi shtatė qiej…”
    Dhehebiu thotė isnadi ėshtė i saktė.

    E dyta: Transmeton Sufjani i cili thotė: “ Isha tek Rebiate ibni Abdirr-rrahman tė cilin e pyeti njė burrė dhe i tha: Mėshiruesi qė ėshtė i lartėsuar mbi Arsh….si qėndron i lartėsuar mbi Arsh? I tha: El-Istiua (tė lartėsuarit) nuk ėshtė diēka e panjohur (si kuptim,si domethėnie) Mėnyra (forma se si ėshtė) ėshtė e panjohur (e pakonceptueshme). Besimi nė tė ėshtė vaxhib, pyetja (pėr mėnyrėn se si ėshtė) ėshtė bidat.” Nė njė transmetim tjetėr ka ardhur se Rrebia ka shtuar: “Mesazhi ėshtė i zbritur prej Allahut. Detyra e tė Dėrguarit ndaj Tij ishte pėrcjellja tek njerėzit dhe detyra ynė ėshtė ta besojmė.” Trasmetimi ėshtė i saktė siē thotė Albani.

    E treta: Ham-mad ibn Zejdi thotė: “ E kam dėgjuar Ej-jub ES-Sikhtijaniu, i cili pasi pėrmendi Muė’tezilėt tha: “Kėta njerėz vėrtiten tė thonė: ‘Nė lartėsi nuk ka asgjė’ Dhehebiu thotė se Isnadi i kėtij transmetimi ėshtė i qartė si dielli.” Ej-jubi ėshtė zotniu i banorėve tė Basras dhe dijetari i tyre.


    E katėrta: Mukatil ibn Huj-jan ka trs metuar nga Ed-dahaku se ai nė komentin e fjalės sė Allahut: " Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni……" [El-Hadid: 4]” Ka thėnė: “Ai ėshtė mbi Arshin e Tij dhe dija e Tij ėshtė me tė gjitha krijesat.” Transmeton ibnu Abdilberr-rri me senede tė mira.


    E pesta: Eleuzai thotė: “Ne ndėrkohė qė tabiinėt ishin tė shumtė dhe prezentė thonim: Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi Arsh dhe i besonim cilėsitė e Allahut qė janė pėrmendur nė sunnet.”
    Ibnu Abdilberr-rri ka thėnė: “Dijetarėt e sahabėve dhe tė tabiinėve prej tė cilėve ėshtė trs metuar komenti i Kur’anit, nė komentin e fjalės sė Allahut: "Ai ėshtė me ta kudo qė tė ndodhen…… " [El-Muxhadele:7 ] kanė thėnė: “Allahu ėshtė mbi Arsh dhe dija e Tij ka pėrfshirė ēdo vend.” Nė kėtė ēėshtje ata nuk i ka kundėrshtuar asnjė njeri qė thėnia e tij ėshtė e konsiderueshme.


    *Thėniet e dijetarėve pas daljes sė xhehmive dhe shfaqjes sė bidatit tė tyre qė: Allahu nuk ėshtė nė lartėsi.

    1) Thėnija e Ebu Hanifes, dijetarit tė Irakut. Transmeton Dhehebiu nė librin “Eluluv” i cili thotė: “Na ėshtė pėrcjell nga Ebi Mutiė Elhakem ibni Abdil-lah El-behkhi, autori i librit “Elfikhul ekber”, i cili thotė: E pyeta Ebu Hanifen pėr atė qė thotė: Nuk e di Zoti im ėshtė nė lartėsi (mbi qiej) apo nė tokė? Dhe mė tha: ‘Ai ka bėrė kufėr sepse Allahu thotė: "Mėshiruesi mbi Arsh ėshtė i lartėsuar." [Ta-Ha: 5] Arshi i Allahut ėshtė mbi qiejt.’ i thashė: Ai thotė: Themė ėshtė i Lartėsuar pėrmbi Arsh por nuk e di se Arshi ėshtė mbi qiej apo mbi tokė? Ebu Hanifja tha: ‘Nė qoftėse e mohon qė Arshi ėshtė mbi qiej ka bėrė kufėr.’

    Ebil Mutii ka qėnė prej nxėnėsve mė tė mėdhenj tė Ebu Hanifes dhe prej fukahave tė hanefive. Ai megjithėse ka qėnė prej dijetarėve tė medhhebit hanefi nė transmetimin e haditheve nuk ėshtė i fortė sipas analizės sė dijetarėve tė hadithit, por ky transmetim duhet pranuar prej tij dhe sidomos hanefitė se nė pėrgjithėsi mendimet e Ebi Hanifes kėta i kanė trs metuar.

    Megjithėse kjo thėnie e Ebu Hanifes ėshtė shumė e qartė nė pohimin e lartėsisė sė Allahut, disa fanatikė tė medhhebit hanefi (nė ēėshtjet e fikhut) e kanė keqinterpretuar. Komentuesi i akides Tahauije Ibni Ebiliz-z Elhanefi pasi e ka pėrmendur kėtė transmetim ka thėnė: “Nuk merret parasysh mohimi i kėsaj ēėshtje nga disa njerėz qė e atribuojnė veten ‘hanefi’, sepse medhhebit tė Ebu Hanifes i janė atribuar shumė grupe tė Muėtezilėve e tė tjerė tė cilėt bien ndesh me besimin e Ebu Hanifes nė shumė ēėshtje.Sikurqė mundet ti atribohet Malikut Shafiut dhe Ahmedit shumė prej atyre qė i kundėrshtojnė nė ēėshtjet e besimit.

    Ngjarja kur Ebu Jusufi i kėrkoi Bishėr Elmerisit tė pendohej ose ndryshe do tė vritej pėr shkak tė mohimit nga ana e tij tė faktit qė Allahu ėshtė mbi Arsh, ėshtė e njohur. Atė e ka trs metuar Abdurr-Rrahman ibnu Ebi Hatem e tė tjerė.
    Albani ka thėnė: “Ēėshtja gjyqėsore e trs metuar nga ebu Jusufi ėshtė argument i qartė qė shokėt e Ebu Hanifes ishin me selefėt nė besimin qė Allahu ėshtė nė lartėsi. Kjo i pėrforcon transmetimet nga Ebu Hanifja nė lidhje me kėtė temė. Imam Ebi Xhaėferr Et-tahaui Elhanefi ka deklaruar nė akiden e tij (e cila ėshtė pėrmbledhje e besimit tė Ebu Hanifes dhe shokėve tė tij) qė: “Allahu nuk ka nevojė pėr Arshin dhe pėr asgjė tjetėr pėrveē tij. Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė (me dijen e Tij) dhe ėshtė mbi ēdo gjė.”

    2)Eleuzai ėshtė pyetur pėr fjalėn e Allahut: "Pastaj u lartėsua mbi Arsh. " dhe tha: “Ai ėshtė mbi Arshin e Tij, siē e ka pėrshkruar Veten e Tij.” Gjithashtu ka thėnė, kur ėshtė pyetur pėr hadithet e cilėsive: “Besojini siē kanė ardhur.”


    3)Sufjan Etheuri pėr hadithet e cilėsive ka thėnė: “Tė besohen ashtu siē kanė ardhur.”

    4)Maliku ibnu Enes ka thėnė: “Allahu ėshtė nė lartėsi (me qėnien e Tij) dhe Dija e Tij ėshtė nė ēdo vend, nuk ka gjė qė tė mos jetė pėrfshirė nga dija e Tij. Njė burrė erdhi tek imam Malik dhe i tha: O Ebu Abdil-lah! I Gjithmėshirshmi mbi Arsh ėshtė i lartėsuar. Si ėshtė lartėsuar mbi Arsh? Trs metuesi thotė nuk e kam vėrejtur Malikun tė nevrikosej si atėhere nga pyetja e tij, u djersit shumė dhe njerėzit i ulėn kokat e tyre, pasi Maliku u qetėsua tha: “Mėnyra (se si ėshtė) ėshtė e panjohur, Istiua (tė lartėsuarit e tij si kuptim) ėshtė e njohur, besimi nė tė ėshtė vaxhib, pyetja pėr mėnyrėn (se si ėshtė) ėshtė bidat.Unė kam frikė se mos jesh i humbur.” Prandaj urdhėroi qė ta nxirrnin nga mexhlisi i tij dhe e nxorrėn. Dhehebiu thotė kjo thėnie ėshtė e saktė.

    Ebu Theur El kelebi ka thėnė: “E kam dėgjuar Shafiun tė thoshte: Maliku, kur i vinin disa njerėz epshorė (bidatēij)u thoshte: ‘Unė jam i qartė dhe i bindur nė fenė time kurse ti dyshon, prandaj shko tek njė njeri qė dyshon si ti dhe polemizo me tė!.”

    El Uelid ibni Muslim ka thėnė: “E pyeta Euzanin, Malikun ibnu Enes, Sufjan Eth-theuri, El-lejthin pėr hadithet nė tė cilat janė pėrmendur cilėsitė. Tė gjithė mė thanė: “Besojini siē kanė ardhur pa u pėrshkruar formė apo mėnyrė.” Tė gjithė kėta dijetarė qė janė pėrmendur nė kėtė transmetim kanė qėnė dijetarėt mė tė mėdhenj tė tabiut-tabiinėve.

    Ham-mad ibni Zejdi ka thėnė: “Ata duan tė thonė: Nė lartėsi nuk ka tė adhuruar.”

    Dhehebiu nė lidhje me kėtė transmetim ka thėnė; “Besimi i tė Dėrguarit, sahabeve dhe i mbarė besimtarėve ėshtė qė Allahu ėshtė nė lartėsi, mbi Arsh. Arshi ėshtė mbi shtatė qiej. Allahu i Lartėsuar zbret nė qiellin e dynjasė. Argumentet e tyre pėr kėto cilėsi janė tekstet e Kur’anit tė hadithit dhe gjurmėt e tė parėve. Ndėrsa besimi i xhehmive ėshtė qė Allahu ėshtė nė ēdo vend. I lartėsuar dhe i pastėr ėshtė Allahu nga thėnia e tyre. Pėrkundrazi Allahu ėshtė me ne kudo qė tė jemi me dijen e Tij.”

    Imam Shafiu ka thėnė: “Besimi sipas sunnetit qė unė jam nė tė dhe nė tė cilin kam shikuar ata tė cilit i kam shikuar si p.sh.: Sufjani, Maliku e tė tjerė ėshtė: Pohimi i dėshmisė qė nuk ka tė Adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, qė Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, qė Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij nė lartėsi (mbi qiej), qė Ai afrohet ndaj krijesave tė Tij si tė dėshirojė, qė zbret nė qiellin e dynjasė si dėshiron….Dhe ka pėrmendur mbarė besimin. (Marrė nga ‘Eluluv’ i Dhehebiut).

    Ahmed ibnu Hambel ėshtė pyetur dhe i ėshtė thėnė: “A ėshtė Allahu mbi qiellin e shtatė, mbi Arshin e Tij, i ndarė (i shkėputur) nga krijesat e Tij dhe Dija e fuqia e Tij nė ēdo vend? Tha: Po.Ai ėshtė mbi Arshin e Tij dhe me dijen e Tij e ka pėrfshirė ēdo gjė.”

    Imam El Buhari nė sahihun e tij nė kapitullin e ‘Teuhidit’ ka titulluar tema tė ndryshme qė tregojnė pėr pohimin e cilėsive si: lartėsia, tė folurit, dy duart, dy sytė e tė tjera prej cilėsive qė i mohojnė xhehmitė, pastaj i ka mbėshtetur me mjaft ajete dhe hadithe.Pėr mė gjerė kthehu e studioje kapitullin e lartpėrmendur.

    4)Ebul Hasen El-Eshari pasi u kthye nga akidja qė gjenden nė tė Esharitė sot deklaroi nė librin “Mekalatul Islamij-jine”: “Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi Arshin e Tij siē ka thėnė Allahu: "I Gjithmėshirshmi mbi Arsh ėshtė Lartėsuar" Ne i kemi shikuar muslimanėt tė gjithė kur luten i ngrenė duart nga qielli, sepse Allahu i Lartėsuar ėshtė i lartėsuar mbi Arsh, i cili ėshtė mbi qiejt. Sikur tė mos ishte Allahu mbi Arsh, ata nuk do ti ngrinin duart e tyre nga Arshi.” Ėshtė e habitshme se kėtė dijetarė pretendohet se e ndjek njė pjesė e muslimanėve tė cilėt quhen “Eshari” dhe i mohojnė shumicėn e cilėsive tė Allahut prej tė cilave ėshtė edhe lartėsia.Imam Eshariu ka kaluar tre faza nė udhėtimin e tij drejt besimit tė vėrtetė. Nė fazėn e parė ka qėnė ‘muėtezil’. Pasi e kuptoi humbjen e tyre nė besim, kaloi nė njė fazė tjetėr ku i kundėrshtoi Muėtezilėt nė shumė pika dhe u shkėput diēka nga Muėtezilėt, por pėrsėri ishte nė vijėn e tyre pėrsa i pėrket mohimit tė shumicės sė cilėsive dhe shumė prej ēėshtjeve tė Akides. Kėshtuqė nė raport me Ehli Sunnetin ishte mė afėr Muėtezilėve sesa Ehlisunnetit. Nė kėtė fazė gjenden Esharitė e sotėm. Pastaj imam Eshariu kaloi krejtėsisht nė besimin e Ehli Sunnetit dhe atė e sqaroi nė librin e tij “Elibane” dhe “Mekalatul Islamij-jine”.
    Esharitė duhet tė kthehen nga ky besim qė janė pėr nė besimin e Ehlu Sunnetit ashtu sikurqė veproi imami i tyre. Madje edhe shumė prej dijetarėve tė mėdhenj tė Esharive janė kthyuer nė besimin e Ehlu Sunnetit, prej tyre ėshtė Elkadi Ebi Bekėr Elbakil-lami, pėr tė cilin thotė Dhehebiu: “Nuk ka ndėr teologėt (mutekeliminėt) mė tė mirė se ai absulutisht.”

    Elbekilani nė librin “Elibane” ka thėnė: “Nė qoftėse do tė thuhej: A thoni qė Ai ėshtė nė ēdo vend? Do tu themi: Na ruajtė Allahu nga kjo fjalė! Pėrkundrazi Allahu ėshtė i lartėsuar mbi Arsh siē ka lajmėruar nė librin e Tij: "I Gjithmėshirshmi mbi Arsh ėshtė lartėsuar." Pėr tek Ai ngjitet fjala e mirė: "Apo ndjehen tė sigurtė se Ai qė ėshtė mbi qiell…." [El-Mulk: 16] Sikur tė ishte nė ēdo vend Ai do tė ishte nė barkun e njeriut, gojėn e tij dhe nė vendet e ndyra, do tė shtohej me shtimin e vendeve kur tė krijonte vende qė nuk ekzistonin. Do tė ishte e saktė tė drejtoheshe nga toka nė lutje, nga prapa, djathtas, majtas.
    Muslimanėt unanimishtė janė kundra kėtij besimi.”
    I pastėr dhe i Lartė ėshtė Allahu nga ajo qė e thonė tė padrejtėt.

    Bakil-lani gjithashtu ka thėnė: “Ne e kemi sqaruar besimin e Imamėve tė Ehli Sunnetit qė: Kėto cilėsi besohen siē kanė ardhur pa i pėrshkruar formė dhe pa i kufizuar.”
    Pas transmetimit tė fjalės sė Bakil-lanit Dhehebiu ka thėnė: “Bota ėshtė mbushur me njerės tė cilėt nuk e dinė ēfarė janė Selefėt. Ata nuk dinė pėrveēse mohimin e cilėsive, tė shurdhur, memecė, tė verbėr(janė mohuesit e cilėsive).” Ku janė ata nga besimi i kėtij imami. Ku ka njeri ndėrmjet tyre si ai, nė thellimin e tij nė dije, nė zgjuarsinė e tij dhe nė njohjen e feve dhe tė ideve tė ndryshme.
    Prej tyre ėshtė edhe Elxhuvejni. Ai ka pėrpiluar njė libėrth tė posaēėm pėr lartėsinė e Allahut mbi tė gjitha krijesat.

    Ibnu Ebi Iz-z Elhanefi dhe dijetarė tė tjerė kanė pėrmendur thėniet e shumė teologėve (Ehlul Kelam) tė cilėt janė penduar nė fundin e jetės sė tyre qė janė marrė me teologji.



    *Arsyeja llogjike.


    Arsyeja llogjike tregon qė Allahu ėshtė nė lartėsi nė disa aspekte:

    Aspekti i parė: Allahu i Lartėsuar kur e krijoi universin ose e krijoi nė vetveten e Tij ose e krijoi jasht vetvetes sė Tij.

    E para ėshtė e pavlefshme (e pasaktė, e pamundėshme) pėr dy arsye:
    1- Tė gjithė janė dakortė qė i krijoi jashtė vetes dhe jo nė veten e Tij.
    2- Sikur ti kishte krijuar nė vetveten e Tij, kjo do tė thotė qė Allahu i Lartėsuar tė jetė vend (objekt) i pisllėqeve dhe i gjėrave tė ulėta. I Lartėsuar dhe i pastėr ėshtė Allahu nga kjo. E dyta do tė thotė qė universi ekziston jashtė qėnies sė Allahut, pra ėshtė i shkėputur krejtėsisht nga Allahu. Padyshim qė e saktė ėshtė vetėm kjo sepse besimin qė Ai as nuk ėshtė i bashkuar (i unifikuar) me universin dhe as nuk ėshtė i shkėputur (i ndarė) prej tij nuk e pranon arsyeja llogjike.

    Aspekti i dytė: Besimi qė Allahu nuk ėshtė as brenda universit (gjithėsisė) dhe as jashtė tij do tė thotė tė mohosh ekzistenxėn e Tij krejtėsisht, sepse kjo ėshtė e pa pranueshme llogjikisht. Pra Ai ose ekziston brenda universit ose jashtė tij. E para ėshtė e pavlefshme. Atėhere detyrimisht arsyeja llogjike tregon pėr tė dytėn qė Allahu ėshtė i ndarė nga unniversi (jashtė tij).
    Universi ėshtė i rrumbullakėt sipas shumicės sė dijetarėve muslimanė. Ky faktė ėshtė trs metuar nga sahabet dhe tabiinėt. Madje Ibnu Hazmi dhe Ibnul Xheuzi kanė thėnė qė: “Ndėrmjet sahabeve dhe tabiinėbve dhe tė tjerėve prej dijetarėve musliman nuk ka kundėrshtim nė kėtė ēėshtje. Pėrderisa ėshtė i rrumbullakėt atėhere nė univers gjenden vetėm dy anė reale; lartė dhe poshtė.

    Ana lartė ėshtė hapėsira pėrreth universit ndėrsa ana poshtė ėshtė qėndra brenda universit.
    Ndėrsa gjashtė anėt: lartė, poshtė, majtas, djathtas, para dhe mbrapa janė anė tė gjallesave.(d.m. th. Cilėsohen si anė vetėm pėrsa i pėrket njerėzve)

    Ka thėnė Ibnu Tejmija: “Ėshtė vėrtetuar qė universi ėshtė i rrumbullakėt dhe qė lartėsia absolute ėshtė mbi universin e rrumbullakėt. Arsyeja llogjike tregon qė Allahu ėshtė jashtė krijesave. Nga kėto fakte detyrimisht rezulton se Allahu ėshtė nė lartėsi.

    Pastaj ka shtuar dhe ka thėnė: “Arsyeja e kėsaj qė e vėrtetuam ėshtė se: Pėrderisa universi ėshtė i rrumbullakėt ka vetėm dy anė reale lartė dhe poshtė. Allahu i Lartėsuar ėshtė i ndarė nga krijesat (jashtė tyre). Kjo tregon qė Ai nuk mundet tė jetė poshtė (brenda) tyre por detyrimisht ėshtė nė lartėsi i ndarė (i shkėputur) nga krijesat.”

    Nė qoftėse do ta meditosh kėtė sqarim mirė do tė dish si tė shmangėsh dilemėn qė e hedhin bidatēijtė se toka nuk ėshtė e rrafshėt por e rrumbullakėt si rrjedhojė sipas tyre ana e lartė e atyre qė gjenden nė anėn veriore tė rruzullit tokėsorė ėshtė ana poshtė pėr ata qė gjenden nė anėn jugore tė rruzullit tokėsorė, si rrjedhojė ngritja e duarve lartė nga qielli nė dua nuk tregon qė Allahu ėshtė lartė sepse kjo qė ėshtė lartėsi pėr ne nė kėtė pikė tė tokės pėr tė tjerėt nuk ėshtė kėshtu!

    Nuk ka dyshim qė toka ėshtė e rrumbullakėt por kjo dilemė ka lindur si rezultat i konceptimit tė gabuar tė anėve nė univers dhe nė hapėsirėn jashtė tij. Sikurqė e vėrtetuam ēdo pikė qė ta pėrfytyrosh nga rruzulli tokėsorė pėr nė hapėsirėn pėrreth universit do tė thotė: tė pėrfytyrosh anėn poshtė pėr nė lartėsi dhe ēdo pikė qė e pėrfytyron jashtė universit pėr nė rruzullin tokėsor do tė thotė: tė pėrfytyrosh nga lart pėr poshtė. Vetėm ky ėshtė konceptimi i saktė i anėve nė univers. Atėhere nė ēdo pikė qė njeriu gjendet nė rruzullin tokėsorė, dhe i ngre duart lartė nė lutje ai i ėshtė drejtuar anės sė lartėsisė.

    Prej fakteve qė ndihmon tė kuptosh mė shumė kėtė ēėshtje ėshtė tė dish qė sistemi diellor ku gjendet toka, yjet galaktika dhe qiejt e lartė nė dorėn e tė Gjithmėshirshmit nuk janė pėrveēse si njė farė mustarde nė dorėn e njeriut siē ėshtė trs metuar nga Abdullah Ibnu Ab-basi.

    Nė ditėn e gjykimit e gjithė toka do tė jetė e mbėshtjellė nė dorėn e Allahut dhe qiejt do tė jenė tė mbėshtjell (tė shtrėnguar) nga e djathta e Tij. Siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ata nuk e vlerėsuan Madhėrinė e Allahut ashtu siē i takon qė tė vlerėsohet. Nė ditėn e Kjametit toka e gjithė do tė jetė e mbėshtjellė nė dorėn e Tij dhe qiejt do tė jenė tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. I Lavdėruar dhe i Lartė ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata ia ngjisin Atij si tė barabartė." [Ez-Zumer: 67]

    Buhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra kanė trs metuar qė Profeti ka thėnė: “Allahu i Lartėsuar e shtrėngon e kap tokėn nė ditėn e kjametit dhe i mbėshtjell qiejt me tė djathtėn e Tij pastaj thotė: Unė jam Gjithėsunduesi ku janė sunduesit e tokės.”

    Pra qiejt edhe toka dhe ēdo gjė qė gjendet ndėrmjet tyre, nė krahasim me madhėrinė e Krijusit tė Lartėsuar janė nė kulmin e vogėlsisė.

    Argumentet e kaluara si dhe fjala e Allahut: "Vėrtetė Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė." [Fusilet: 54], tregojnė qė Allahu i ka pėrfshirė krijesat e Tij me madhėrinė, dijen dhe fuqinė e Tij. Kjo pėrfshirje nuk do tė thotė qė krijesat janė brenda qėnies sė Aleut. I Lartė dhe i Pastėr ėshtė Allahu nga kjo gjė. Pėrfshirja qė Allahu u ka bėrė krijesave ėshtė pėrfshirje madhėsie, fuqie dhe dije sepse qiejt dhe toka nė krahasim me madhėsinė e Allahut janė nė kulmin e vogėlsisė. Ato nė dorėn e Allahut nuk janė pėrveēse si fara e mustardės nė dorėn e njeriut sikurqė ka ardhur nė thėnien e Ibnu Ab-bazit tė pėrmendur mė lartė.



    *Elfitrah (natyrshmėria, instikti i krijesave).


    Tė gjitha krijesat me natyrshmėrinė e tyre dhe zemrat e tyre tė pastra i ngrenė duart lartė kur luten. Ata synojnė anėn e lartėsisė me zemrat e tyre kur i pėrkushtohen me lutjet e tyre Allahut.
    Ka pėrmendur Muhamed ibni Tahir Emakdisi se dijetari inderuar Ebu Xhafer Elhembedhani prezantoi nė kuvendin e Ebilmaah Elxhuvejnni, i cili njihet me pseudonimin “Imamul-haramejn” ndėrkoh qė Elxhuvejni po diskutonte rreth mohimit tė cilėsisė sė lartėsisė. Ai thoshte: Allahu ka ekzistuar kur Arshi nuk ekzistonte dhe Ai tani ėshtė siē ka qėnė para krijimit tė Arshit. Atėhere Ebu Xhaėferri i tha: ‘O profesor ēfarė na thua pėr kėtė domosdoshmėri qė e ndjejmė nė zemrat tona: Asnjėherė adhurusi i sinqertė nuk ka thėnė o Allah! pėrveēse ndjen nė zemrėn e tij njė domosdoshmėri e cila kėrkon lartėsinė, nuk kthehet as majtas dhe as djadhtas? Si ta shmangim kėtė domosdoshmėri nga vetvetet tona?’ Xhuvejmi goditi me duar kokėn e tij dhe filloi tė qante duke thėnė: Mė hutoi Elhemedhani! Mė hutoi Elhemedhani!
    Pra tė drejtuarit nga lartėsia me duar dhe me zemėr nė dua ėshtė njė natyrė qė janė krijuar nė tė njerėzit.




    Dilema dhe kundėrpėrgjigjia ndaj tyre.

    Shumė njerėz tė kohėve tė fundit kur pohon kėtė cilėsi tė Allahut tė cilėsojnė si pėrngjasues tė Allahut me krijesat ose si tė tillė qė beson se Allahu ėshtė trup (muxhes-sim), ose tė thonė qė ti i atribon Allahut vend ose anė. Kėto akuza qė drejtohen ndaj Ehli sunnetit nuk janė tė reja. Qė prej kohėsh bidatēijtė e kanė akuzuar Ehli sunnetin me akuza tė tilla, derisa Ebi hatem Err-rrazi ka thėnė: “Shenja e bidatēinjve ėshtė tė akuzojnė ndjekėsit e gjurmėve (tė tė parėve) si p.sh.shenja e xhehmive ėshtė tė emėrtojnė Ehli Sunnetin “Mushebihe” (pėrngjasues). Shenja e kaderive ėshtė tė emėrtojnė Ehlu Sunnetin si “Muxhbireh” (tė tillė qė besojnė se robi ėshtė i imponuar nė punėt e tij), shenja e Ez-zenadika (Munafikėt qė shtiren si muslimanė pėr tė luftuar Islamin nga brenda ideologjikisht) ėshtė tė emėrtojnė ndjekėsit e gjurmėve “Hashevijeh”

    Dilema e parė: Pėrngjasimi.

    Pėrgjigjia. Ka thėnė Nuajm ibni Ham-mad: “Kush e pėrngjason Allahun me krijesat bėn kufėr. Kush i mohon cilėsitė qė Allahu ka cilėsuar me to veten e tij bėn kufėr. Cilėsitė qė Allahu ia ka atribuar vetes sė Tij apo ia ka atribuar i Dėrguari nuk janė pėrngjasim.”Ka thėnė Is’hak ibn Rahavej: “Pėrngjasimi konstatohet nė qoftė se do tė thotė dorė si dora ime ose shikim si shikimi im, ky ėshtė pėrngjasim. Ndėrsa nė qoftė se do tė thotė siē ka thėnė Allahu ‘dorė shikim, dėgjim’ duke mos i pėrshkruar formė dhe duke mos e pėrngjasuar me krijesat besimi ėshtė i saktė. Allahu Ka thėnė: "Asgjė nuk i pėrngjason Atij, Ai ėshtė Gjithdėgjues, Gjithshikues."

    Sikur pohimi i lartėsisė sė Allahut tė ishte pėrngjasim atėherė kushdo qė i pohon cilėsitė e tjera si:jetėn, fuqinė, dėgjimin, shikimin do tė ishte pėrngjasues gjithashtu. (Pėr mė gjerė shiko bazat nė cilėsitė e Allahut.)

    Ibnu Tejmije“Minhaxhus-suneh” ka thėnė: “Muėtezilėt dhe xhehmijet e tė tjerė prej mohuesve tė cilėsive e konsiderojnė ēdo njėrin qė i pohon cilėsitė ‘Muxhes-sim, Mushebih’ (Trupėzues, pėrngjasues). Ka prej tyre qė konsiderojnė Muxhes-sim, mushebih, dijetarėt e shquar si: Malikun, Shafiun, Ahmedin dhe nxėnėsat e tyre, sikur qė ka pėrmendur Ebu Hatem: Arsya qė i bėri tė akuzonin dijetarėt e shquar ėshtė se dijetarėt tė gjithė pohojnė cilėsitė e Allahut Dhe thonė Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut e pakrijuar.Thonė:Allahu do tė shikohet nė Ahiret.

    Dilema e dytė: Ana.

    Pėrgjigjia ėshtė siē e ka pėrmendur Ibnu Tejmije nė “Tedmurijeh”: “Kur shprehet fjala ‘xhihetun’ (anė) mundet tė synohet diēka ekzistente pėrveē Allahut d.m.th. tė bėhet fjalė pėr diēka tė krijuar si p. sh. Pėr vetė Arshin, ose pėr vetė qiejtė dhe mundet tė synohet inekzistenca pėrreth krijesave pėrveē Allahut tė Lartėsuar, nė qoftė se me fjalėn ‘anė’ ka pėr qėllim atė qė ėshtė mbi krijesat.

    Dihet qė nė tekstet e Sheriatit fjala ‘anė’ as nuk ėshtė pohuar dhe as nuk ėshtė mohuar, ndėrsa ‘lartėsia’ ėshtė pohuar. Gjithashtu dihet qė nuk ekziston gjė tjetėr pėrveē Krijuesit dhe krijesave. Krijuesi ėshtė i ndarė (i shkėputur) nga krijesat. Qėnia e Allahut nuk ėshtė e unifikuar me qėniet e krijesave, por sikurqė e sqaruam janė tė ndara. Prandaj i thuhet atij qė e mohon tė qėnurit e Allahut nė anėn e lartėsisė: A ke pėr qėllim me fjalėn ‘anė’ diēka ekzistente tė krijuar? Nė qoftyėse ky ėshtė qėllimi, nuk ka dyshim qė Allahu nuk ėshtė brenda krijesave. Apo ke pėr qėllim atė qė ėshtė pas universit? Nuk ka dyshim qė Allahu ėshtė mbi universin (krijesat).

    Po kėshtu i thuhet edhe atij qė thotė: Allahu ėshtė nė anėn e lartėsisė. A ke pėr qėllim qė Allahu ėshtė mbi krijesat apo ke pėr qėllim qė Allahu ėshtė brenda diēkaje nga krijesat? Nėqoftėse ke pėr qėllim tė parėn ajo ėshtė e vėrtetė dhe nėqoftėse ke pėr qėllim tė dytėn ajo ėshtė e pavlefshme (e pasaktė).

    Pra shprehja ‘anė’ nė tė drejtėn e Allahut as nuk ėshtė pohuar dhe as nuk ėshtė mohuar. Prandaj as nuk duhet ta pohojmė as nuk duhet ta mohojmė, sepse nė tė dyja rastet si nė pohim dhe nė mohim ajo mundet tė nėnkuptojė domethėnie tė saktė dhe mundet tė pasaktė. Kėshtuqė ne as nuk e pohojmė as nuk e mohojmė por nėqoftėse ndonjėri e pohon ose e mohon qėndrimi ynė ndaj tij ėshtė siē e pėrmendi Ibn Tejmija mė lartė.

    Dilema e tretė: Vendi.

    Nė qoftė se e ke njohur pėrgjigjen e dilemės sė kaluar (ana) e ke tė lehtė tė kuptosh pėrgjigjen e kėsaj dileme.
    Pėrgjigjia e saj ėshtė siē vijon:

    Me fjalėn ‘vend’ ose synohet diēka ekzistente dhe pikėrisht kjo u shkon nėpėr mend shumicės sė njerėzve sot, tė cilėt imagjinojnė qė ky ėshtė qėllimi ynė me pohimin e cilėsisė sė ‘lartėsisė’. Pėrgjigjia ėshtė qė Allahu ėshtė i lartė dhe i pastėr nga tė qėnurit nė ndonjė vend me kėtė kuptim. Allahun e Lartėsuar nuk e pėrfshijnė dhe nuk e kufizojnė krijesat sepse Ai ėshtė mė i Madhėrishėm se sa qė ta pėrfshijnė krijesat, madje Kursij-ji Atij ka pėrfshirė qiejt dhe tokėn.

    Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Ata nuk e vlerėsuan Madhėrinė e Allahut ashtu siē i takon qė tė vlerėsohet. Nė ditėn e Kjametit toka e gjithė do tė jetėe mbėshtjellė nė dorėn e Tij dhe qiejt do tė jenė tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. I Lavdėruar dhe i Lartė ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata ia ngjisin Atij si tė barabartė." [Ez-Zumer: 67]

    Profeti ka thėnė nė hadith: “Allahu i Lartėsuar e shtrėngon e kap tokėn nė ditėn e kjametit dhe i mbėshtjell qiejt me tė djathtėn e Tij pastaj thotė: Unė jam Gjithėsunduesi ku janė sunduesit e tokės.”Buhari dhe Muslimi.

    Ose synohet inekzistenca (pėrveē Allahut) mbi krijesat, e cila ėshtė ‘lartėsia’. Allahu i Lartėsuar ėshtė mbi krijesat. Ai nuk ėshtė nė ndonjė vend ekzistent siē e sqaruam pak mė parė.
    Nėqoftėse do tė dėgjosh ose do tė shikosh ndonjė thėnie tė dijetarėve, nė tė cilėn i atribuojnė vendin e lartėsisė Allahut, dije se ata kanė pėr qėllim rastin e dytė (domethėnien e dytė).

    Dilema e katėrt: Ajetet dhe hadithet qė tregojnė qė Allahu ėshtė me krijesat, si p.sh. fjala: e Allahut: Ai ėshtė i Cili kroji qiejt dhe tokėn nė gjashtė ditė, pastaj Ai isteua ( mbi) Arsh.Ai di cfarė hyn nė tokė edhe cfarė del prej saj, edhe cfarė zbret nga qielli edhe cfarė ngjitet nė tė. Dhe Ai ėshtė me ju kudo qė tė jeni.Dhe Allahu ėshtė Gjithevėzhgues pėr gjithcka qė ju punoni.” [El-Hadid: 4]
    “
    Pėgjigjen e kėsaj dileme do ta mėsosh nė cilėsinė ‘Elmaij-jeh’
    .
    Dilema e pestė: Fjala e Allahut tė Lartėsuar:
    “ Dhe Ai ėshtė Allahu nė qiej dhe tė tokė.Ai di cfarė ju fshihni dhe cfarė ju shprehni dhe Ai di cfarė ju fitoni Dhe Ai ėshtė mė i Urti Gjithegjykues, i Gjithedituri.” [El-Enam].

    Dhe fjala e Tij:” Dhe ėshtė Ai i cili ėshtė i vetmi Ilah(I adhuruar me tėdrejtė) nė qiej dhe i vetmi ilah nė tokė. -[Zukhruf;84]”

    Ka thėnė: Kėta dy ajete tregojnė qė Allahu ėshtė nė qiej dhe nė tokė ndėrsa ju thoni qė Allahu ėshtė nė lartėsi mbi qiej!?
    Prgjigjja: Kuptimi i ajeteve ėshtė: “Allahu ėshtė Ai qė adhurohet nė qiej dhe nė tokė (me tė drejtė) dhe nuk ėshtė kuptiimi i tij qė Allahu me qėnien e Tij ėshtė nė qiej dhe nė tokė.”

    Nga e gjithė kjo qė e sqaruam del nė pah humbja e madhe e xhehmive dhe atyre qė u ndikuan nga ideja e tyre, tė cilėt tė gjithė e mohuan qė Allahu tė jetė i lartėsuar mbi Arshin e Tij, pėrmbi krijesat e Tij.

    Mohuesit e lartėsisė sė Allahut u ndanė nė dy mendime:
    I pari: ėshtė mendimi i xhehmive tė cilėt thonė se Allahu ėshtė nė ēdo vend tė krijuar. Nė librin “Err-rredu alel xhehmijeti” Imam Ahmedi me argumente tė qarta dhe tė pakontestueshme e ka hedhur poshtė mendimin e tyre. Ai ka thėnė nė librin e sapopėrmendur: “Nėse dėshiron tė dish qė xhemijtė janė gėnjeshtarė ndaj Allahut nė besimin e tyre qė Allahu ėshtė nė ēdo vend, thuaju atyre: A nuk ka ekzistuar Allahu dhe nuk ekzistonte asgjė? Do tė thonė: Po. Atėhere thuaju: Kur i krijoi gjėrat i krijoi nė vetveten e Tij apo jashtė vetvetes sė Tij? Ata do tė detyrohen tė japin njė ndėr tre pėrgjigjet qė vijojnė:

    E para:Nė qoftė se do tė pėrgjigjet qė Allahu i Lartėsuar i krijoi krijesat nė veten e Tij bėn kufėr, sepse ka menduar qė xhinėt, njerėzit, shejtanėt dhe iblizi janė nė veten e Tij.

    E dyta: Nė qoftėse do tė thotė: I krijoi jashtė vetes sė Tij, pastaj u fut ndėr ta (u unifikua me ta), bėn kufėr gjithashtu sepse ka menduar qė ėshtė futur nė ēdo vend tė pistė, tė ndyrė.

    E treta: Nėqoftėse do tė thotė: I krijoi jashtė vetes sė Tij pastaj nuk u fut nė ta, ėshtė kthyer nga besimi i tij dhe ka pranuar atė qė e beson Ehlusuneh.

    Mendimi i dytė ėshtė mendimi i atyre qė kanė kaluar nė ekstrem gjatė mohimit tė lartėsisė. Ata kanė thėnė: “Allahu nuk ėshtė as lartė, as poshtė, as djathtas, as majtas, as para as mbrapa, as brenda krijesave dhe as jashtė tyre.” Disa nga filozofėt e tyre shtojnė dhe thonė: “As i bashkanėgjitur me botėn dhe as i shkėputur prej saj.”!
    Ky mohim do tė thotė qė Allahu nuk ekziston. Ky ėshtė mohimi mė i madh. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga kjo qė e thonė zullumqarėt. Sa bukur qė i ka thėnė Mahmud ibni Sebektekin atij qė e pėrshkroi Allahun kėshtu “Na bėj dallimin ndėrmjet kėtij Zoti qė ti e beson dhe ndėrmjet inekzistencės (asaj qė nuk ekziston).”

    Njėri prej kėtyre dy mohimeve tė pavlefshėm ėshtė i detyrueshėm pėr ēdo njėrin qė e mohon lartėsinė e Allahut.
    Pėr arsye tė kėtyre argumenteve tė madhėrishme qė tregojnė pėr lartėsinė e Allahut dhe Ixhmain e padiskutushėm nė lidhje me kėtė ēėshtje Imami i dijetarėve Ibnu Huzejme ka thėnė: “Kush nuk pohon qė Allahu ėshtė i lartėsuar mbi Arshin e Tij, mbi shtatė qiej dhe qė Allahu ėshtė i ndarė (i shkėputur) nga krijesat e Tij, ai ben kufer.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 08-03-2016 mė 14:11
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Zoti madheshtor eshte mbi qiejt

    Zoti(Tigri) pasi vrau dhe zhduku miqte e tij te afert, engjej te larte, e ndau pushtetin e tokes vetem me veten. Me pas thuhet se arriti te dale ne qiejt e vertete, jo ne fantazite apo deliret tokesore me xhinde dhe fantazma, dhe mendohet se eshte mbi qiej apo i paarritshem edhe nga fantazia me e pademshme. Por per ta gjetur Zotin vertete, nuk mjafton vetem feja e vertete por edhe kush fshihet pas saj, qe mbetet ambigue apo nje besim i mjegullt, fjale jo bindese dhe realitet kundershtues.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •