Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Tonigt Ilva Tare”, Parku tek Liqeni, Veliaj kallëzim penal PD-së për vandalizëm

    Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka kallëzuar penalisht Partinë Demokratike për dëmet e shkaktuara në Bashkinë e Tiranës gjatë protestës për këndin e lojërave tek liqeni.
    Sipas tij, akti vandal i përsëritur pas protestës për bunkerin, nuk mund të kalonte sërish vetëm me gjobë.
    Në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Veliaj dha përgjigje edhe lidhur me shqetësime të tjera si rritja e taksave për biznesin dhe projekte të tjera të Bashkisë të cilat janë përcjellë me kontestime.
    Intervista minute pas minute
    Kë mendojmë kur themi shoqëri civile?
    Veliaj: Më kujtohet koha ime e shoqërisë civile ku mund të bësh protesta me kreativitet, pa përdorur dhunë. Nëse gjeni një kohë kur unë në vitet e mia në shoqëri civile, ku kam bërë protesta më shumë sesa gjithë këta bashkë, të kem përdorur dhunë për të arritur një qëllim, nuk më rezulton kështu. Kemi arritur qëllimet pa përdorur dhunë. Mesazhin e kam dhënë, por dhunë nuk kam përdorur. Mos i ngatërrojmë gjërat. Momenti që përdoret vandalizimi, humbet gjithë nocioni i shoqërisë civile.
    Megjithatë është shoqëri civile, kishte përfaqësues që nuk ishin të lidhur me asnjë parti politike.Kanë një shqetësim për projektin që ju keni nisur tashmë të këndit të lojërave.
    Veliaj: Jam takuar me gjithë aktivistët e shoqërisë civile në monentin e parë që u kërkua më shumë sqarim për parkingun tek parku “Rinia”.Të nesërmen i ftova në zyrë, bëra një thirrje publike dje, kam pritur sot disa grupe, nesër kam të tjera. Kam bërë shumë konsultime publike për projektin tek liqeni, në tetor kam qenë me zëvendës.kryeministrin për ta prezantuar të gjithë planin.Ata njerëz që dhunojnë sot erdhën dhe prishën dhe atë takim. 24 herë e kam prezantuar buxhetin dhe projektin e këtij viti, në të 24 njësitë me dëgjesa publike. Dje prapë.Nuk besoj që Bashkia e Tiranës të ketë patur një kryetar bashkie në të katër vitet e fundit që nuk humbet asnjë mbledhje të këshillit bashkiak. Ndërkohë që ne kishim një kryetar bashkie që nuk shkonte as në këshill bashkiak, le më shoqëri civile. Kjo për të treguar diferencën e një njeriu që është shumë i përkushtuar jo vetëm të bëjë punën por dhe dëgjojë çdo lloj diskutimi apo më këdo. Në momentin që fillojmë punën disa njerëz thonë që nuk e dimë, prapë e bëj 24 herë, edhe 24 , edhe 24. Nuk lodhem unë. Mund të më thuhet që se kam prezantuar se nuk e bëra mjaftueshëm, prapë i pres nesër. Sot prita disa, prapë nesër jam i gatshëm gjithë ditën.
    Konsultimet bëhen para se të nisë projekti, jo pasi jemi pas faktit të kryer.Për çfarë konsultoheni?
    Veliaj: Ky projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe konkursi është bërë në fillim të 2015, as nuk dihej kush do të ishte kryetar Bashkie. Një nga kompanitë më të mira gjermane, në Shqipëri gjithashtu me CV për projektin e pazarit të Korçës dhe ju kujtoj histerinë me të cilën kjo opozitë dhe disa të ashtëquajtur shoqëri civile ju sulën Niko Peleshit dhe kjo ishte bërë para se unë të vija.Është shpallur publikisht, në shkurt të 2015.Pasi ne bëmë të gjithë pastrimin e territorit të liqenit nga okupimet dhe të gjithë instalacionet që ishin bërë aty, i njëjti grup njerëzish që na thonin mos largoni nga një komunitet që digjte plastikë, rrihte njerëz tek liqeni.Pasi u pastrua liqeni nga 300 qytetarë që kishin ozurpuar zonën tek liqeni, ku ishte një zonë terësisht e helmuar, plastikë të djegur dhe gropë septike, ku të gjithë ujërat dhe nevoja personale derdheshin në liqen. U rehabilitua ajo zonë dhe e përdorëm atë mënyrë ozurpimi për të rikujtuar edhe njëherë planin.
    Kronikat që ju thoni kanë përfunduar me debatin që patët me këshilltarin demokrat dhe nuk është marrë askush me projektin.
    Veliaj: Ne kemi një opozitë destruktive, po median mund ta kemi konstruktive? Kemi qenë live aty.Kjo është arsyeja që pas atij takimi unë kam bërë 24 dëgjesa publike.Ju sfidoj kërkoni arkivës tani. Kam prezantuar buxhetin, projektet për Tiranën, ku ky është një nga 10 projektet madhore, gjithashtu kam prezantuar projektet për secilën lagje.
    Pse nuk ka tabelë shpjeguese për punimet që kanë nisur?
    Veliaj: Tabela, aty janë. Kam vajtur dhe e kam inaguruar dhe ke në pamje tabelën shpjeguese.Pasi vajtën dhe e shkatërruan, sigurisht aty u shkatërruar gjithçka. Momentin që u shqye. Verifikoje.
    Ju kam ndjekur në mënyrën si e keni komentuar protestën.Më ka bërë përshtypje gjuha që keni përdorur.Mos e keni tepruar me vandalët?
    Veliaj: Mund të bësh google vandalizëm.Do të thotë akt i dhunshëm ndaj pronës publike. Një term që përdor fjalori.Kjo ka ndodhur, është prishur prona publike. Ajo nhuk është prona ime, mund të kesh inat Erjon Veliaj, por ajo është aset publik.
    Ndoshta ky nxitimi pozitiv, dëshira për të bërë gjëra po ju bën të çaloni tek pjesa ligjore dhe transparente?
    Veliaj: Në katër vitet e fundit Tirana ka fjetur gjumë.Kam ngut se dua të bëj gjëra, punë.Nuk kam ngut për asnjë nga këto gjëra, vetëm që Tirana të ecë përpara. Ja ku është transparenca, leje ndërtimi 200 mijë metra katrorë e Lulzim Bashës tek diga. Kur dëgjova se këta njerëz po shkonin të prishnin rrethimin tek liqeni, mendova se më në fund partia që shkatërroi liqenin po bën një mea culpa.
    Po më bëjnë mesazhe, që nuk ka qenë tabela.
    Veliaj: Verifikoje, nëse nuk ka qenë tabela unë iki nga kjo punë.Kur dëgjoj që kjo parti do të shkojë tek liqeni unë nuk mendoj që do prishë rrethimin e fëmijëve, por 200 mijë metra katrorë beton.Ky nuk është qytet totalitar, bën zgjedhje dhe voton një projekt dhe qyteti e bëri këtë zgjedhje në 21 qershor. Historia totalitare që na imponohet ku disa njerëzve që nuk u pëlqen diçka, nuk ka logjikë. Nuk po i lë mangut asnjë prioritet Tiranës.E fillova nga 31 çerdhet.Ju sfidoj prapë, sot isha tek Bregu i Lumit.Nëse akuzohem se pse po eci kaq shpejt është sepse më dhimbset qyteti ku kam lindur dhe rritur, u la në atë derexhe që u katandis qyteti i 179 nga 200 qytete.
    Përse i nisët punimet pa dalë leja e KKT?
    Veliaj: Ne i kemi nisur punimet kur ka dalë leja e KKT. Asnjë kompani nuk fillon pa rrethuar njëherë sheshin, pa marrë masat e sigurisë. Vetëm 6 muajt e fundit kemi mbjellë mbi 2000 pemë. Çdo fundjavë kemi aktivitet për fëmijët dhe prindërit. Ne pjesën më të mirë po ua kushtojmë fëmijëve, dhe unë nuk besoj që ka prindër normal që … ata ose janë njerëz politik ose nuk kanë fëmijë. Nuk mund të shkatërrosh pronë publike.
    Gjithsesi ju përballjen më të madhe do ta keni me qytetarët jo partitë politike.
    Veliaj: Qytetarët në 24 dëgjesat kanë votuar masivisht. Kur vinë qytetarë me axhendë. Nju Jorku sot ka 21 parqe si ky që ne duam të ndërtojmë sot. Në mes të pemëve. Një njeri normal nuk thotë si thonë këta shko çoji aty ku ishte gropa septike, ku derdhen ujërat e zeza që me të drejtë Pandi Majko thoshte sot aty nuk ka Grand Kafe, ka një Grand lagjeje dhe 31 kafe që lulëzuan këto katër vjet. Farkën nuk e ka pasur në administrim PS. Liqeni nga zona e Farkës është i blinduar me beton. Kryetari i Bashkisë që sot drejton opozitën dhe paturpësisht erdhi dhe ndoti zyrën e Bashkisë me njerëz ku nuk dinin se ku ishte liqeni sepse vinin nga zona të tjera.
    KKT e ka dhënë vendimin në 12 shkurt dhe po në këtë ditë keni nisur punimet.
    Veliaj: Jo kemi nisur rrethimin.
    Bashkia e ka njoftuar fituesin e tenderit që me 5 janar, si e shpallët fituesin pa siguruar lejen?
    Veliaj: Sepse leja nuk u jepet 15, 30 vetave që aplikojnë, i jepet pasi dikush ka fituar.Pasi jepet fituesi.Po të informoj për proçedurë.Miratoj rreth 10 projekte, fillimisht prokurohen, pastaj në bazë se kush fiton, jepet leja.
    Është normale, nuk keni shkelur ligjin, gjithë pretendimet e PD dhe kallzimi që ju kanë bërë , nuk keni asnjë shqetësim?
    Veliaj: Lajm nuk është kallzimi që më kanë bërë se ata atë punë bëjnë, lajm është kallzimi që kam bërë unë. Sot kam bërë një kallzim ndaj PD, sepse besoj që kësaj here nuk duhet kaluar vetëm me gjobë. Kësaj here kam bërë kallzim penal për vandalizëm. Vandalizon pronë publike, duhet të kallzohet penalisht dhe këtë kam bërë sot. Një parti që nhuk ka bërë asnjë pune përveçse ka dhënë leje në digë të liqenit. Këtu kanë ndodhur dhe gjëra të tjera. Në Kamëz sapo janë arrestuar për 80 pallate. Dhe tani vinë stafi i bashksië së Kamzës zbret nga autobusi dhe thotë ku është liqeni ti protestoj Erjon Velisë. Si unë të marr stafin e Bashkisë dhe ti protestoj Xhelal Mziut për 80 pallate, e kuptoni sa qesharake? Ishin veshur me uniformë Futboll Klub Kamza.Kam qenë avokati më i mirë që Bashkia e Tiranës në katër vitet e fundit ka pasur për fëmijët e Tiranës. Kryetari i PD familjen e tij e ka në Hollandë.Ai vetë është këtu se pushtetin e do këtu, në Hollandë nuk ja jep njeri. Nëse ti fëmijët e tu i çon në kënde lojërash me standarte të Hollandës, edhe fëmijët e Tiranës të kenë të njëjtin standart në Tiranë. Dhe do punoj për të njëtin standart. The pse përmende bashkinë e Kamzës, sapo janë arrestuar për 80 pallate në Kamzës dhe më duket imorale, fyese, vandale ajo skenë ku ne bulevardin e Tiranës që mezi e pastrojmë, mezi mundohemi të ndërrojmë imazhin e këtij vendi, ku ti shikon një kope, njerëz që tërheqin zvarrrë hekura. Kjo është fyerje e madhe për qytetin dhe është një kujtesë se çfarë ndodh nëse kthehen ata personazhe sërish në drejtim të vendit. Arsyeja përse përmend Kamzën është se ti kur shikon njerëz me uniforma të Kamzës që shkatërrojnë bashkinë e Tiranës, më duket anormale që unë të mendoj të çoj stafin tim të shkatërrojë bashkinë e Kamzës.A ka dhënë 80 leje pallati pa leje, të shkojë në burg si gjithë të tjerët. Ka ligje shteti. Të bëjnë kallzimet dhe të shohim si del kjo histori.
    Për ligjshmërinë e këtij vendimi ka shqetësim dhe opozita, PD.
    Veliaj: Jo, opozita në fillim thoshte do ndërtohen pallate, doli gënjeshtër. Do ndërtohen kafe-restorant, doli gënjeshtër.
    Që të ketë një kafe aty, në fakt duhet.
    Veliaj: Të ftoj të sjellësh dhe ti bebushin tënd me 1 qershor kur ta hapim dhe aty do më thuash o çun çfarë përshtyme, çfarë balte dhe çfarë fyerjesh nga më ordinere ke ngrënë.Po do më thuash bravo të qoftë sepse ai është një projekt që do u shërbejë të gjithë qytetarëve. Unë vetë nuk kam fëmijë,shpresoj të kem. Kush ka fëmijë më kupton dhe është pas meje në këtë histori.
    Ka pasur një plan për kafe?
    Veliaj: Ne kemi pasur një seri propozimesh nga projekti fitues. Nga një park pa jetë kemi bërë një park me jetë.Sot kemi krijuar një Agjenci Parqesh. Ka edhe pemë mbi 80 vjeç, pemët e rritura dhe që janë të plakura pastrohen.Sapo kemi mbjellë 2000 pemë. Skena e vandalëve që merrnin të gjithë rrjetat e hekurit dhe çorrën bulevardin nuk ka hije dhe nuk është ofertë politike.
    Thelbi i parkut të lojrave është : ndërtimi në një tokë qoftë e një këndi të vetëm lojrash e shndërron automatikisht statusin juridik të asaj toke në truall. Parku i Liqenit është park rajonal. Statusi i parkut të ndalon të ndërtosh apo ta shfrytëzosh hapësirën.Duke ndërtuar një park lojrash, duke nxjerrë leje për atë hapësirë toke automatikisht tjetërson edhe statusin juridik të asaj zone nga park e kalon në truall dhe në çastin që kalon në truall mund të ndërtohet si në çdo hapësirë tjetër. Është ai shqetësim që e kanë ngritur këto ditë edhe në debatet publike përfaqësues të PD që më vonë mund t’i hapet rrugë ndërtimit të godinave të larta në të vetmen zonë të gjelbëruar që i ka mbetur Tiranës.
    Veliaj: Më citon PD dhe më detyron të nxjerr këtë leje.Kjo është një dopio standart. Ne nuk e tjetërsojmë statusin fare. Fakti që janë 21 kënde lojrash për fëmijë në Parkun Qëndror të Nju Jorkut ja kanë tjetërsuar statusin? E kanë bërë që më shumë njerëz ta frekuentojnë se çojnë fëmijët, dalin për vrap, dalin me biçikletë, shëtisin, bëjnë kanoe. Parkun e bën më të jetueshëm.Ky është një element që i shtohet parkut. Meqë më citon Partinë Demokratike patjetër që këtë përgjigje do të jap.Kjo është partia që vendosi këtë standart. Unë po ju them të bëjmë një Central Park dhe të bëjmë një park lodrash për fëmijë, partia që ka standartin e 200 mijë metra katrorë. Ne nuk mund të akuzohemi nga amnezia publike.Kjo është e pafalshme. Pra që të harrojmë që partia që ka kryetar këtë personazhin këtu dhe 200 mijë metra katrorë ky është turp publik. Nuk mund të më bësh mua të harroj këtë.
    I lëmë akuzat politike. Ju duhet t’i jepni përgjigje një shqetësimi juridik nëse do t’i transformoni statusin asaj zone duke i dhënë një leje ndërtimi.
    Veliaj: Ky është një element i parkut. Nuk është leje ndërtimi. Nuk po bëjmë pallat.Po bëjmë një vend ku do luajnë fëmijët.Si mund të quash leje ndërtimi një vend ku fëmijët do luajnë në rërë edhe do bëjnë atë që bëjnë në plazh në një vend që nuk ka plazh.Si mund të quash leje ndërtimi një vend që do mbushet me ashkla? Ne kemi sot një shans historik të ndryshojmë Tiranën. Ne mund ta kthejmë këtë në një shans histerik për të bërë politikë.Unë them që ne të bëjmë histori me Tiranën, jo histeri.Partia që jep leje pallati 200 mijë metra katrorë i humbet e drejta të flasë për fëmijët e Tiranës. Mund të flasin për fëmijët e tyre. Të njëjtën gjë thanë kur bëmë qytetin e festave te Nënë Tereza dhe erdhën të gjithë aty.Sollën gjithë familjen sepse doli gjë e bukur. Dhe ja sot nuk u ndërtua asgjë. Aty thanë do mbinë kioska , do t’i ndërtojë, nxorrën disa kërpudha betoni që i sajuan vet dhe kur erdhi puna u pastrua. Tirana jetoi një muaj me ndriçim, me zbukurim. U kënaqën të gjithë dhe nuk ndodhi hataja te Sheshi Nënë Tereza.Prandaj thashë, si i shërbejmë më mirë publikut duke i informuar apo duke lexuar çdo njeri që ka një axhendë politike dhe duke i thënë na jep ti shpjegim.
    Ka qënë zonë ndërtimi gjithmonë ajo ku është dhënë ajo leje.
    Veliaj: Është pjesë ndërtimi zona aty?
    Pjesa e pishinave ka qënë zonë ndërtimi?
    Veliaj: Nuk ka qënë zonë ndërtimi
    Të dy partitë kur ka qënë puna për të kafshuar liqenin e kanë gjetur gjuhën dhe bashkëpunimin. Edhe klientët e tyre gjithashtu.Kështu që mos e përdorni atë shembull më.
    Veliaj: Nuk mund të më veshësh mua paranojën që dikush krijon se ka pasur lidership të tillë Tirana. Unë duhet të gjykohem mbi lidershipin tim. Lidershipi dhe drejtimi im i Tiranës ka rregulluar 31 çerdhe, ka kthyer çekun e bebeve pas 4 vitesh që nuk paguhet,ka ndaluar trafikun në mëngjes që fëmijët të shkojnë në orar në shkollë dhe po avokoj për të njëjtat gjëra që ashtu si ju edhe mijëra prindër të tjerë mi kanë kërkuar në fushatë. Një vend ku të lozin fëmijët. Nuk mund të jetë ky i vetmi qytet ku fëmijët thonë “o ma më ço në qëndër tregtare që të loz”.Nuk mundet. Nuk e pranoj dot unë këtë realitet.
    Pse zgjodhët ta ndërtoni pikërisht këtu?
    Veliaj: Nuk kam zgjedhur vetëm këtu. Unë po ndërtoj dhe te Bregu i Lumit.
    Në këtë sipërfaqë me ketë ide.Pse u prek pikërisht i vetmi park funksional i Tiranës ku mund të konsiderohet edhe mushkria e qytetit.
    Veliaj: Të të bëj një pyetje.Ku?
    Më kanë ardhur deri tani shumë alternativa. Te Gropa e Hajdin Sejdisë.
    Veliaj: Te Gropa e Hajdin Sejdisë?! A ka prind me gjak shqiptari me tru në kokë që thotë ta çoj fëmijën te Gropa e Hajdin Sejdisë? Këta njerëz që duan t’i çojnë fëmijët nëpër gropa le të mbajnë përgjegjësi për marrëzinë e tyre. Por unë jam votuar nga njerëz të mençur që fëmijët duan t’i japin më të mirën në jetë jo më të keqen. Kur një njeri thotë për ideal të Saliut dhe Lulit jam gati që fëmija im të lozi në një gropë, ata le t’ja bëjnë këtë hata familjës së tyre.Nuk kanë pse marrin në qafë të gjithë qytetin.Qyteti i mençur votoi që një prind i përgjegjshëm tu japi fëmijëve të tyre siç janë drita e syrit në shtëpi, tu japi atyre pronën më të mirë, jo pronën më të keqe.Në qoftë se ju më thoni: një i marrë thotë çoji fëmijët në gropë dhe unë t’i çojë në një gropë septike më vjen keq unë nuk jam këtu për të qeverisur të marrët. Jam këtu të qeveris të arsyeshmit.Njerëzit e arsyeshëm në fundjavë dalin nga liqeni. E kërkojnë vendin e hapësirës në atë hapësirë.

    Çfarë analize bëtë ju që arritët në përfundimin që ky ishte vendi më i mirë për të ndërtuar këtë kënd lojrash?
    Veliaj: Në dallim nga këta që ishin dhe mjeshtra edhe ekspertë të midhjes dhe të peshkut unë nuk jam ekspert urbanistik. Kjo është arsyeja pse është kompania e mirënjohur gjermane, unë nuk jam nga ata njerëz që besojnë që partia duhet të caktojë shijet artistike apo shijet urbanistike.Partia që caktonte shijet e festivaleve, e librave që duhet botoheshin,e pallateve që duhet ndërtoheshin, e urbanistikës apo shesheve sovjetike që duhet të ndërtoheshin vdiq në vitin ’91 po mesa duket paska një pjesë të asaj partie që vazhdon dhe sot.
    Kryetari i Bashkisë ka zë në vendimarrjen që marrin dhe urbanistët dhe arkitektët. Mos bëni tani sikur ju nuk keni asnjë lidhje. Ju po thoni që jua propozuan dhe e dëgjuat? Nuk patët asnjë alternativë tjetër?
    Veliaj: Nuk e thashë këtë. Ajo që po ju them është që unë nuk besoj te partitë politike që vendosin shijet artistike apo urbanistike. Në qoftë se një partie nuk i pëlqen gjithçka, Shqipëria ka 80 parti.Çfarë do të thotë kjo? Secila parti merr militantët e vetë dhe prish gjithçka? Kjo nuk funksion ashtu. Partia totalitare mesa duket ekzistoka ende sot.Pash aty dhe rektore arkitekture që prishnin dhe vandalizonin.Praktikisht mesazhi që u jep studentëve është rrofshin 10-tat, të rroftë certifikata si arkitekt, të rroftë licensa e arkitektit , profesionalizmi,të rrofshin studio e huaja se këtu vendos partia. Unë nuk besoj te kjo. Pra për sa kohë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ishte zgjedhur një nga studio që sot ne pamë. Se kjo është déjà vu.Jo për Tiranën por déjà vu për Shqipërinë.. Në Korçë Niko Peleshi, kjo parti e këtyre shijeve spektakolare urbanistike dhe që i dhëmb për Shqipërinë, e shqeu desh e hëngri të gjallë për pazarin e ri të Korçës.Shiheni sot. E di kush është qyteti më i vizituar në Shqipëri? Nuk është Durrësi, nuk është Vlora, nuk është një qytet me det. Është Korça.Pse? Sepse një kryetar bashkie vizionar arriti që t’i imponohej një turme të dhunshme dhe të sillte civilizim në Korçë.Qëllon që është e njëjta dorë.Të njëjtat shije. Tani kush jam unë që të them: Jo ne politikanët e dimë.Ka ikur koha që politikanët dinë gjithçka.
    Një pyetje nga përfaqësues i shoqërisë civile.Në 4 mijë metra katrorë hapësirë nuk mund të bësh dot ç’të duash. Përse kërkoni me këtë ndërhyrje në parkun e Liqenit ta urbanizoni dhe ta kormecializoni hapësirën e vetme me të madhe që ka mbetur në Tiranë? A mund të bëhet sa më natyror ai vend Pse kaq shumë para për kaq shumë beton? Na ka nisur një link të një këndi fëmijësh shumë natyral.
    Veliaj: Miku im Eljani ka qënë në zyrën e kryetarit të bashkisë disa herë për një tjetër park, për një tjetër projekt te fusha e aviacionit. Ai ka një ide fantastike pë rte fusha e aviacionit që të bëjmë një instalacion të atyre aeroplanëve prej letre.Sigurisht i punuar me metal, për ta markuar dhe ndoshta për të filluar një skemë të adoptimit të parqeve të vegjël lokalë nga komuniteti dhe njerëz të përkushtuar si Eljani.Ky është një njeri që ka akses në bashki.Me të cilin ne do punojmë se si do bëjmë dhe një park tjetër.Pikërisht për të vërtetuar që po punojmë në disa parqe.Jam i sigurt që jo të gjithë ndajnë shijet e Eljanit.Jam i sigurt që disa njerëz që mund të kenë fobi avionët apo metalin do të akuzojnë Eljanin tani.Pse ai e ka ashtu dhe nuk e ka kështu. Po si ecet përpara? Në qoftë se partitë politike i caktojnë shijet. Eljani është dikush që akses direkt te kryetari i bashkisë. Sot e kam pritur gjithë ditën. Disa erdhën, Eljani zgjodhi këtë mënyrë të të bërit gjërat publike.Unë mund të akuzohem për gjithçka por jo si njeri që nuk dëgjoj dhe si njeri që mbyll derën. Derën sot e kam të hapur për Eljanin deri në mesnatë. Mbas mesnate e hap prap nesër për Eljanin dhe për këdo tjetër.Gjërat nuk zgjidhen me dhunë dhe duke u përdorur politikisht.Unë kam qënë shoqëri civile. Nuk kam thyer unë asnjë xham.Nuk kam shkulur në asnjë pronë publike. Nuk kam vandalizuar dhe në momentin që një parti politike të përdor kaq keq, ka nevojë për reflektim. Nëse do të dijë për gjithë këto pyetje apo edhe njëqind të tjera, ashtu siç e kam bërë herët e tjera e bëj. Kjo është transparenca.
    Pse do ta urbanizoni dhe komercializoni hapësirën e vetme të gjelbër që ka ngelur në Tiranë?
    Veliaj: Po nuk komercializohet.Është pa pagesë dhe nuk ka asnjë kafene.Ku është komercializimi? Komercializimi është të shesësh një produkt me lekë.Aty nuk ka një gjë të tillë.Është si ajo batuta: të të arrestojmë tani se mund të bësh ndonjë hata kur të kthehesh në shtëpi. Ti nuk ke bërë asgjë, për çfarë të të akuzoj tani.
    Taksa e hapësirës publike, është rritur në zonën A, ka shkuar me 150 lekë, flasim me të reja.
    Veliaj: Patjetër që me 150 lekë në Bllok.
    Plus taksa për tavolinën.
    Veliaj: Ja ku ke paketën fiskale të 2014, kush ka qenë kryetar bashkie.Sa e ka?2500 lekë.
    Pse protesojnë tani?
    Veliaj: Sepse ka një organizim politik që ti biem kryetarit të Bashkisë që po punon dhe një Bashkie që ka kthyer Tiranën në punë në këtë fazë. Janë një vit para zgjedhjeve, nuk kanë alternativë dhe thonë i vetmi shans që ne kemi të kapim ndonjë votë është që ti pengojmë këta të punojnë. Të pengojmë Edi Ramën me projektet e tij në qeveri, të pengojmë këta të tjerët në Bashki.Po të tregoj paketën fiskale të 2014, Lulzim Basha kaq e ka pas në këtë zonë.
    Keni rritur dhe çmimin e tabelave.
    Veliaj: Është e pavërtetë.
    Çmimi i tabelave elektronike.
    Veliaj: Ka dy tabela elektronike në Tiranë tek Zogu i Zi, unë thashë se kam ardhur për 99% të qytetarëve.Dy tabela po janë rritur, kanë frekuencë më të madhe reklamash. Ai që ka 20 reklama në një tabelë elektronike që e ndërron dhe ti e sheh, i ka mundësitë financiare më shumë. Kurse tabelat identifikuese janë bërë zero. Këtë vit u hoq taksa e biznesit të vogël.
    Taksa e arsimit që keni vënë.
    Veliaj: Nuk kemi vënë taksë arsimi.Ishte një taksë që merrej për diçka tjetër dhe kemi thënë meqë po mbjellim kaq mijë pemë dhe kemi siguruar edhe fonde, këtë që përdornim për shkurret dekorative ne po e përdorim për shkollat. Është e njëjta taksë që ka 15 vjet në Tiranë. Nuk po e bëjmë shkurre, por po e bëjmë që fëmijët të shkojnë në shkolla me një turn, sepse është anormale të shkojnë me dy turne.
    Cilat janë objektivat e kësaj takse?
    Veliaj: Kemi në projekt 25-30 shkolla. Po bëjmë një plan fizibiliteti, jemi duke përcaktuar territoret.Duam që brenda dy mandateve, prandaj është 7 vjet, ne të zhdukim të gjithë shkollat me dy turne në Tiranë. Në disa shkolla janë shtuar hapësirat, në disa vende të tjera shkollat do të jenë nga e para. Tek Bregu i Lumit është komplet një kompleks shkollor nga e para.Do synoj 30 shkolla.
    Çfarë do bëhet me shkollën “Kosova”, do ndërtohet?
    Veliaj: Kemi çuar pranë qeverisë, ka marrë miratimin e Kryeministrit që shkolla e djegur do të shpronësohet.Sepse nuk mund ta vendosim preçedentin ku ti djeg një shkollë për të çliruar pronën tënde. Pronarëve do u japim lekët dhe do tu themi shkolla “Kosova” do të bëhet. Qëllon që ka qenë dhe shkolla ku unë kam bërë mësimin, kam kujtime shumë të bukura dhe nuk mund të lejoj si kryetar bashkie të vendoset një precedent.Në pranverë ne do arrijmë të paguajmë pronarët për shpronësimin. Dhe besoj se të gjithë do të marrin një mesazh. Nuk guxon njeri në Tiranë të djegë shkollë për të bërë pallat!Do jetë sërish shkollë nuk do ketë ndërtim.
    Kanë filluar punimet për Unazën e Vogël por ka shqetësime nga qytetarë që do tu prishen banesat për shpronësimin e tyre. Thonë që nuk kanë informacion.
    Veliaj: Kjo nuk është e vërtetë, ka një listë të gjithë pronarëve, lista është botuar, ka një javë.Është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të marrin paratë një më një. Me çmim tregu.Është diku tek 3 milion dollarë.Unazën e Vogël do ta përfundojmë në qershor.
    Do fillojnë punimet edhe në sheshin “Skëndërbej” për ta kthyer në pedonale siç kishit premtuar?
    Veliaj: Patjetër. Në pranverë do të kemi një fillim të punimeve aty.Duam që fillimi intensiv i punimeve të përkojë me hapjen e unazës që të mundësohet që unaza të çlirojë trafikun.
    /Oranews.tv/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •