Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Britani: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, 20 shqiptarë në pranga

    VIDEO/ Policia britanike arreston 20 shqiptarët e bandës së kokainës



    Policia britanike ka shkatërruar një bandë shqiptare të kokainës në një operacion masiv në Mançester. Plot 20 shqiptarë u arrestuan në këtë superoperacion për shpërndarjen e kokainës në Mançester.

    Sipas mediave britanike, shqiptarët kishin arritur të përfitonin 250 mijë paund nga shpërndarja e kokainës nëpër klube nate dhe të shtrenjta të qytetit.

    Operacioni, i cili ka nisur disa muaj më parë, u finalizua vetëm ditën e sotme. Sipas mediave britanike, policët ishin maskuar si punonjës baresh dhe lokalesh nate, për të identifikuar shqiptarët.

    Emri:  albanian.jpg

Shikime: 240

Madhësia:  50.6 KB

    Hetimet kanë treguar se banda shqiptare përdorte një apartament në qendër të qytetit si bazë operative për shpërndarjen e drogës.

    Të gjithë shqiptarët janë pa dokumente të rregullta dhe kanë hyrë në Britani me karta identiteti të falsifikuara greke dhe italiane.

    Shpërndarja e drogës bëhej me turne 24 orë në 7 ditët e javës dhe porositej përmes telefonit nga klientët.

    Në çdo orë, shqiptarët ishin gati t’i jepnin mallin klientit. Gjatë arrestimeve, shqiptarëve iu bllokuan edhe armë zjarri pistoletë dhe një sasi të konsiderueshme kokaine.

    Tashmë ata do të përballet me akuza dhe rrezikojnë nga 10 vjet burgim deri në dëbim nga Britania.

    Po kështu, mësohet se apartamenti që shërbente si bazë për bandën ishte nën pronësi të shqiptarit Gentjan Baro. Ndërsa koka e shpërndarjes ishte Mevlan Gjeta, 33 vjeç.

    TE ARRESTUARIT DHE VITET BURG QE KERKON PROKURORIA

    Mevlan Gjeta, 33 vjeç, 8 vite burg.

    Holly Broën, 21 vjeç mbështeste grupin me makinë, 2 vjet burg

    Elis Rrukaj, 30 vjeç 32 muaj burg

    Emir Ceka, 30 vjeç, 5 vjet burg

    Thanas Troka, 38 vjeç 9 muaj burg.

    Vilson Jacaj, 26 vjeç 4 vjet burg.

    Eric Jacaj, 30 vjeç 5 vjet burg

    Nehat Elshani, 38 vjeç, 4 vjet burg

    Elton Kalemi, 24 vjeç 4 vjet burg.

    Nailr Piri (i njohur edhe si Danielo Boni), 25 vjeç 2.5 vjet burg.

    Çlirim Malecaj, 33 vjeç, 6 vjet burg.

    Arkadiusz Jakubiec, 34 vjeç, 4 vjet burg.

    Kamila Jakubiec, 30 34 vjeç, 9 muaj burg.

    Shembi Doci, 27 vjeç, 5.5 vjet burg.

    Muhamed Gazidede, 21 vjeç, 4 vjet burg

    Emiljan Cutaj, 35 vjeç, 3 vjet burg.

    Edvin Dervishi, 32 vjeç 3 vjet e 8 muaj burg.

    Hakuran Curaj, 22 vjeç, 2.5 vjet burg.

    Orion Pira, 20 vjeç, 3 vjet burg.

    Gentjan Baro, 27 vjeç, 7 vjet burg.

    Emri:  droge8.jpg

Shikime: 310

Madhësia:  43.4 KB

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Britani: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, 20 shqiptarë në pranga

    ‘Banda e shqiptarëve’, pas 20 arrestimeve, 3 të tjerë në kërkim

    Policia Britanike ka publikuar fotot e tre shqiptarëve të tjerë, të cilët dyshohet se kanë patur lidhje me bandën shqiptare të kokainës, që u shkatërrua ditën e djeshme.

    Emri:  stream_img.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  22.6 KB

    Plot 20 shqiptarë u arrestuan në një superoperacion antidroge në Mançester ditën e djeshme. Mirëpo, operacioni duket se vazhdon për kapjen e tre të tjerëve.

    Sipas mediave britanike, janë publikuar vetëm fotot e tre të kërkuarve të tjerë, ndërsa nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

    Banda shqiptare njihej nga policia britanike si “Shqiptarët”. Ajo ishte një rrjet kriminal i shpërndarjes së kokainës nëpër klubet e natës nga më luksozet në Mançester.

    Sipas hetimeve shqiptarët, më së shumti kishin hyrë ilegalisht në Britani përmes kartave të identitetit false greke ose italiane.

    Panorama

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •