Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë çështjet e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me vendimin e një gjykate në Serbi, për dënimin e 8 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në mbledhjen e qeverisë, Mustafa ka deklaruar se asnjë gjykatë serbe nuk ka kompetencë të marrë vendime të tilla për qytetarët kosovarë.

    Një ditë më parë, gjykata e Nishit, në Serbi, dënoi në mungesë ish-krerët e një brigade të UÇK-së, dy prej të cilëve tashmë janë deputetë të Parlamentit të Kosovës.

    “Si kryetar i qeverisë së Kosovës do të njoftoj partnerët ndërkombëtarë për këtë tendencë dhe do të kërkoj prej tyre që të ushtrojnë trysni ndaj Serbisë që të ndërpresë farsa të tilla gjyqësore dhe përndjekjen e qytetarëve të Kosovës me akuza të pabaza dhe jashtë standardeve juridike ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka theksuar se, “vendim i kësaj gjykate nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi dhe nuk do të gjejë asnjëherë zbatim, sepse gjykatat e Serbisë nuk kanë juridiksion të procesojnë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe qytetarët e saj”.

    Gjykata serbe dënoi ditën e mërkurë në mungesë krerët e brigadës së UÇK-së, Anton Quni dhe Rrustem Berisha, si dhe 6 bashkëluftëtarë të tyre, Xhafer Gashi, Demush Gacaferri, Demë Maloku, Agon Isufi, Rabit Alija dhe Sheqeri Maloku.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë çështjet e Kosovës

    kryeministri me i lodhur i historise shqiptare...

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Mustafa: Serbia s’ka të drejtë të gjykojë çështjet e Kosovës

    Te gjitha vendet e ballkanit kane liberalizim vizash, madje Mali i Zi u anetaresua ne NATO e vetem Kosova mbet e izoluar per shkak te keqqeverisjes se bazuar ne klane partiake e familjare. 17 vite pasi ka perfunduar lufta, more trullana sjeni kerkah.
    njerez te pa pergjegjshem si ju me pushtet nuk do ia deshiroja as Serbise.
    Nuk jam simpatizant i asnje partie.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •