Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    John Kerry në Tiranë: Reforma në drejtësi me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit

    Kerry në Tiranë: Mbështetje reformave

    Emri:  43125F7D-6324-4CA5-83B9-5BFC16D96E42_w640_r1_cx0_cy3_cw0_s.jpg

Shikime: 496

Madhësia:  26.6 KB

    Armand Mero
    14.02.2016




    Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha sot në Tiranë se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformat e ndërmarra dhe se vendi sipas tij është në rrugën e duhur. Duke folur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, zoti Kerry nënvizoi se se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura dhe të gatshme që të jenë krah Shqipërisë në këtë transformim. Ai vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke veçuar përgjegjësitë e veçanta që vendi ka dhe në rajon si një anëtar i NATO-s. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Sekretari amerikan i Shtetit pati një takim dhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe një grup deputetësh demokratë.

    Sekretari amerikan i Shtetit mbërriti në Tiranë në orën 9:45 minuta. Në tapetin e kuq të shtruar në shkallët e avionit kishte dalë për ta pritur presidenti Bujar Nishani, një gjest i pazakontë nga pikëpamja protokollare. Ata qëndruan aty në këmbë për pak minuta gjatë së cilave, sic u njoftua më pas në një deklaratë, zoti Nishani “i shprehu mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për të gjithë mbështetjen e pakursyer, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike si dhe vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

    Menjëherë më pas, Sekretari amerikan i Shtetit u drejtua për në qendrën e kryeqytetit. Në godinën e qeverisë ai nisi takimet zyrtare fillimisht me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Më pas shtrëngimi i duarve me Kryeministrin Edi Rama dhe disa minuta në zyrën e këtij të fundit. Në Sallën e Hartave, ku u zhvilluan bisedimet dy palëshe ishin katër ministra si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, kryetar i delegacionit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA.

    Angazhimi në luftën kundër terrorizmit dhe reformat e ndërmarra në vend ishin dy boshtet mbi të cilat u zhvilluan bisedimet. Sekretari amerikan mbërriti në Tiranë nga Mynihu i Gjermanisë, ku ai mori pjesë në takimin e nivelit të lartë për sigurinë, e ku në fokus ishte pikërisht Lindja e Mesme dhe nevoja për t’u përballur e mposhtur ISIS-in. ​ “Mposhtja e ISIS nuk ka për të ndodhur thjesht për shkak të asaj që një vend i vetëm mund të bëjë. Kjo kërkon një koalicion të gjerë, dhe ne e kemi ndërtuar atë dhe Shqipëria, jam krenar dhe mirënjohës ta them, është anëtare themeluese në këtë koalicion. Shqipëria ka qenë aty që nga fillimi e gatshme për të qëndruar me të gjitha vendet për t‘iu kundërvënë ISIS-it”. Shqipëria, shtoi zoti Kerry, “nuk është thjesht një vend mik, por një vend anëtar i NATO-s dhe kjo sjell përgjegjësi të veçanta në rajon dhe jemi mirënjohës për anëtarësinë dhe partneritetin e saj në këtë aleancë”, u shpreh ai.

    Por, më mirënjohëse është Shqipëria, e cila siç theksoi kryeministri Rama, “ka një lidhje speciale me Shtetet e Bashkuara, pa të cilat, as Shqipëria dhe as shqiptarët në tërësi nuk do të ishin sot më të respektuar se kurrë më parë në historinë e tyre”, tha ai. “Si miq, partnerë dhe aleatë të ngushtë, ne kemi punuar, jemi duke punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me NATO-n, Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Me Shtetet e Bashkuara nuk na ndan asgjë dhe na bashkon gjithçka. Trupat tona do të vazhdojnë misionin e tyre në Afganistan, përkrah atyre amerikane, e do të qëndrojnë aty së bashku me aleatin tonë të madh deri kur të jetë e nevojshme”.

    Reformat e ndërmarra në vend zunë një pjesë të rëndësishme të deklaratës së Sekretarit amerikan të Shtetit, i cili foli për një përparim domethënës. “Prova është absolutisht e qartë dhe Shqipëria duhet të jetë e kënaqur, që vendi juaj po lëviz në drejtimin e duhur, ju jeni në rrugën e duhur. Jam besimplotë në vullnetin me të cilin është përqafuar legjislacioni që ka lidhje me luftën ndaj korrupsionit, jam i inkurajuar që reformat tuaja kanë marrë udhë”, u shpreh zoti Kerry.

    Ai theksoi në mënyrë të veçantë miratimin e të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, të cilin e konsideroi si një hap të rëndësishëm e kurajoz që pengon kalimin e kriminelëve në politikë. Shtetet e Bashkuara së bashku me Bashkimin Europian u angazhuan fort për këtë ligj, ashtu sikundër dhe për realizimin e reformës në Drejtësi. "Jam i inkurajuar shumë nga paketa e Reformës në Drejtësi që është duke u shqyrtuar për të përmirësuar gjyqësorin dhe për të lejuar një goditje më të madhe kundër korrupsionit. Dëshiroj të theksoj se kjo është dicka që udhëheqja juaj ka ndërmarrë, se ata po punojnë fort në mënyrë që të realizohet dhe janë të përkushtuar për një qeverisje më llogaridhënëse, dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA janë absolutisht të përgatitura dhe të gatshme dhe jam këtu ta konfirmoj në emër të presidentit Obama që ne jemi me ju në këtë transformim dhe rrugëtim. Por, në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura e të ngulmojnë për zbatimin efektiv të tyre", nënvizoi Sekretari amerikan i Shtetit.

    Edhe kryeministri Rama deklaroi se Reforma në Drejtësi kishte qenë një nga pikat e diskutimit: “Objektivi ynë i përbashkët, edhe për shkak të implikimeve të drejtpërdrejta që ecuria e reformës ka në procesin e integrimit europian, është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend të paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam shumë besim se do t’ia dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me Shtetet e Bashkuara në krah, e bën krejtësisht të arsyeshëm optimizmin për sukses, në këtë ndërmarrje historike për Shqipërinë e shekullit të XXI-të”.

    Pesha që Sekretari Kerry i dha veçanërisht reformës në Drejtësi, e bëri të qartë se kjo cështje do të ishte më pas temë qëndrore e bisedës dhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit pas takimit deklaroi se “duke forcuar demokracinë e brendshme është investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen europiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë rajonit. E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme, siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht, siç janë ato të Komisionit të Venecias, si dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare - çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara”.

    Sekretari amerikan i Shtetit gjeti disa momente për t’u përshëndetur dhe me qytetarë shqiptarë, fillimisht kur ai po shkonte drejt takimit me përfaqësuesit e opozitës, dhe më pas, në mbyllje të vizitës, pas përfundimit të një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh shqiptarë. I nxitur nga insistimi i një qytetari nga Kosova, Sekretari amerikan i Shtetit, pati dhe një mesazh për Prishtinën: “Mesazhi im është. Vazhdoni të ecni përpara”

    Zeri i Amerikes

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (16-02-2016),bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA: Rama pranoi të strehojë 2000 muxhahedinë iranianë, Kerry në Tiranë për ta falenderuar

    Citohet një zyrtar i DASH , VOA: Shqipëria do strehojë 2000 muxhahedinë, Kerry në Tiranë për të falenderuar qeverinë

    “Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.
    Zëri i Amerikës në versionin anglisht duke cituar zyrtarin e DASH shkruan “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”
    “Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos foliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.
    Zëri i Amerikës raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit.
    Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milion dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.



    ORA NEWS

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: SHBA: Rama pranoi të strehojë 2000 muxhahedinë, Kerry në Tiranë për ta falenderuar

    Muxhahedinët, Imami i vetëshpallur Bujar Hysa: Nuk mbështesim 2 mijë “spiunët” iranianë

    Emri:  imamet-655x356.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  30.2 KB

    jë prej imamëve të vetëshpallur, Bujar Hysa i cili akuzohet për rekrutim të personave për të luftuar në Siri, ka dalë kundër pranimit të muxhahedinëve iranianë.
    Në seancën e sotme gjyqësore, Bujar Hysa tha se “Nuk i mbështesim 2 mijët spiunë iraniane që do të vijnë në Shqipëri”
    Gjatë seancës së sotme gjyqësore të imamëve, pati tensione në lidhje me përgjimet e tyre per rekrutim.
    Në përgjimet e akuzës janë përfshirë shtetasit Bujar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani.

    ORA NEWS

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Më mirë strehim 3000 Rrefugjatëve se sa 3000 Muxhahidinëve

    Qëllimi i ardhjes së Xhon Kerrit ishte paralajmeruar nga Berisha në Parlament duke thënë se Xhon Kerri do të vijë për Muxhahidinet iranianë.
    Mesa duket ashtu ndodhi.
    Xhon Kerri i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të mbajë edhe disa muxhahidinë të tjerë përveç atyre që ndodhen në Shqipëri pas pranimit nga qeveria e Berishës e muxhahidinëve të parë, reklamën e të cilëve e pamë në disa tv ku ai së bashku me Majkon, Doklen e të tjerë, i pritën me festime të mëdha.
    Përse Muxhahidinët përbëjnë një rrezik për Shqipërinë?
    Mendoj se ata e kanë me vehte këtë rrezik për vetë faktin se ata janë rrefugjatë politikë dhe si të tillë bartin me vehte rrezikun e hakmarrjes politike të vëndit nga kanë ardhur, si dhe së dyti kanë rrezikun e qëndrimit për një kohë të gjatë e një numri kaq të madh në një vënd të vogël, gjë që ata mund të përdoren politikisht jo vetëm nga përplasjet politike në vend por edhe nga të huajt. Kjo është e rrezikshme.
    Problemi se përse Shqipëria i pranoi me dëshirë këta njerëz është pak i ndërlikuar por mund të thuhet se miqësia me SHBA ka edhe detyrime të tilla ; sidoqoftë mendoj se më tepër kjo dëshirë ka ardhur në fakt nga problemi i pakënaqësisë së SHBA nga refuzimi i qeverisë shqiptare në 2013 ndaj propozimit amerikan për të neutralizuar disa ton LHL (lendë helmuese luftarake) arsenalit ushtarak sirian, pakënaqësi e cila u shpreh me ftohjen e marëdhënieve gjatë këtyre dy viteve.
    Pranimi i muxhahidinëve është një apologji ose më mirë një ndjesë e qeverisë shqiptare për të djeshmen duke pranuar të sotmen.
    Dihet që fjala muxhahidin (mujahedin) do të thotë për njerëzit që duan të bëjnë xhihad , dhe në fakt kanë qënë guerilje për të luftuar armiqtë e Zotit,
    Fillesat e tyre ata i patën në luftën sovjeto-afgane, por emri ka dalë që në shek XIX kur këta radikalistë luftonin kundër pushuesit anglez në Afganistan.
    Muxhahidinët iranianë kanë qënë një grup që i përkisnin Partisë islamike iraniane të udhëhequr nga Ayatollah Abol-Ghasem Kashani dhe quheshin Mujahedin –e islam. Kjo parti u formua në kohën e nacionalizimit të industrisë së naftës nga Muhamed Mosaduk, por u shkatërrua nga vetë Musaduk-u për shkak të politikave të tij anti-islamike.
    Këta Muxhahidinë janë një lëvizje opozitare iraniane e quajtur ` People's Mojahedin of iran` ose Mojahedin-e-Khalq (MEK, apo PMOI, MKO.
    Këta kanë dashur të përmbysin Reublikën islamike të Iranit dhe Massoud Rajavi është Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate iraniane.
    E kanë nisur luftën që në 1965, kundër Shahut të Iranit dhe përkrahësve të tij dhe më vonë kundër bërjes së Iranit Republikë islamike, pra mbetej sipas amerikanëve një organizatë demokratike e cila e ndihmoi SHBA në luftrat në Lindjen e mesme.
    Një pjesë e muxhahidiënve të tjerë mund të jenë nga ata iranianë që luftuan përkrah Irakut në luftën 10 vjeçare me iranin.
    Pra pavarësisht idealeve të demokracisë, ata mbeten përsëri të rrezikshëm për vëndin tonë sidomos në këtë përiudhë të ekstremizmit pseudo-islamik dhe të radikalistëve sunii, të cilët janë armiq të shia-ve.
    Muxhahidinët iranianë u përkasin sektit shia. Grumbullimi i tyre në një vënd të vogël si Shqipëria, pavarësisht tolerancës fetare në vend apo dhe përkrahjes së SHBA dhe NATO-s, ata mund të jenë një rrezik potencial për destabilizim në vend aq më tepër kur këta njerëz lëvizin lirisht nëpër Tranë e Shqipëri.
    Del një pyetje e thjeshtë për Xhon Kerrin dhe SHBA: përse në Shqipëri? Përse nuk i dërgoni në vëndet e ASEAN apo në Australi ose në Kanada, këta muxhahidinë ku dhe janë më të sigurtë?
    Përse ne? për të na provuar besnikërinë dhe bujarinë apo për ndonjë gjë tjetër jashtë konekstit?
    Problemi i dytë është se BE po i kërkon Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit që të ndihmojnë në pritjen dhe strehimin e rrefugjatëve që vijnë nga Siria e Iraku, dhe kjo është sigurisht një problem humanitar në të cilin Shqipëria mund të marrë pjesë por me doemos me ndihmën efektive financiare të BE.
    Argumentat pro e kundër pranimit janë të shumta por unë të përmënd vetëm disa:
    Së pari pranimi i rrefugjatëve ekonomike dhe si ndihmë humanitare për strehimin e tyre është një mundësi reale për Shqipërinë si një vënd që do të integrohet në BE e për pasojë, BE duhet ndihmuar
    Së dyti, numri i rrefugjatëve duhet të jetë i vogël në mënyrë që të mos shkaktojë anarki e probleme sociale dhe ekonomike,
    Së treti, këta rrefugjatë do të lërgohen shpejt sapo lufta në Siri dhe Irak të përfundojë,
    Në argumentat kundër, mund të them se:
    Së pari, përse BE nuk i shprëndan rrefugjatët në të gjitha vëndet anëtare të BE por na i jep ne?
    Së dyti, duke ditur që Shqipëria është duke mbajtur3000 rrefugjatë politikë iranianë të quajtur muxhahidinë, përse duhet që patjetër kjo Shqipëri e vogël të mbajë rrefugjatë të tjerë?
    Në përfundim mund të them se nëse BE do të kërkojë zyrtarisht mbajtjen e rrefugjatëve të ikur nga lufta e që janë rrefugjatë jo politikë, ajo duhet ta mendojë mirë se sa, dhe ku, Shqipëria do ti vendosë këta njerë të cilët kërkojnë një sforco të madhe financiare, por edhe sociale për Shqipërinë, dhe se çdo konflikt i rastësishëm midis rrefugjatëve dhe popullatës shqiptare, mund të shpërthejë në Shqipëri një konflikt të madh dhe një destabilizim të rëndë, aq më tepër se në këtë rast mund të prishën edhe ekuilibrat religjiozë të mbajtura në mënurë të shkëlqyer nga vetë institucionet religjioze në Shqipëri në mënyrë të shkëlqyër në ekuilibër.
    Duket sikur BE dhe SHBA po venë në provë Shqipërinë dhe popullin e saj duke e ditur fare mirë se Shqipëria çdo 7-12 vjet gjatë gjithë këtyre 104 viteve pavarësi, ka pësuar destabilizim të cdo lloji: ekonomik, social i udhehequr nga ai politik.
    Për këtë arësye kjo mund të shkaktojë edhe një destabilizim fetar, pikërisht për shkak të muxhahidinëve.
    Prandaj, është më mirë që Shqipëria të mbajë 3000 rrefugjatë për ndihmë humanitare dhe ekonomike për një kohë të shkurtër se sa të mbajë rrefugjatë politikë e të rrezikshëm.
    Këtë duhet ta këtë në vëmëndje qeveria e sotme , në trataktivat me BE dhe SHBA.
    Përfitimiet politike mund të jenë të mëdha, por edhe rreziku mbetet i lartë në kohët e turbullta të ditëve të sotme.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •