Zhurma e madhe që po shoqëron Kadare si një nga shkrimtarët më të mirë të vendit duke përdorur ditlindjen e tij, ka të papriturat por dhe pasojat aspak të dobishme për shoqërinë shqiptare e cila po rritet dhe po ushqehet me hipokrizinë karakteristike 25 vjeçare për të hymnizuar dhe lavdëruar ata që kanë lvdëruar diktaturën , ata që kanë spiunuar për diktaturën ata që kanë ndihmuar t`I zgjatet jeta diktaturës dhe në përgjithësi ata që i kanë thurrur lavde pushteteve.
Dakortësia për t`I dhënë Kadaresë flamurin e shkrimtarit më të mirë dhe me këtë rast edhe ngritjen e tij në pjedestal për të ngurtësuar dicka që do të vlejë në të ardhmen vetëm për të treguar se sa të pavërteta historike, sociale, madje dhe letrare hymnizohen në Shqipëri në formën e Kultit, aq sa, siç po e tregon realiteti dhe faktet historike ose me hapjen e dokumentave dhe të dhënave të ndryshme të fshehura ose të harruara, na del një tablo ndryshe e Historisë së Shqipërisë, na dalin tabllo të ndryshme të personaliteteve që janë ngritur nga grupe të ndryshme në pushtet, dhe janë nëvlerësuar apo sharë personalitete të tjerë po nga këto grupe të ndryshme në pushtet në kohëra të ndryshme.
Problematika vështirësohet kur kemi të bëjmë me letërsinë dhe artin, sepse dihet fare mirë që shkrimtarë dhe poetë të talentuar të së kaluarës para komunizmit apo dhe të komunizmit, e pas tij, janë ngritur në pjedestal ose janë harruar fare apo janë përbuzur, por kanë mbetur vetëm ata që kanë dëshiruar grupet politike e drejtuese në kohë të ndryshme të drejtimit politik të Shqipërisë.
Shëmbuj ka plot por do të përqëndrohem tek Kadare si individi i cili kundërshtoi vehten në dy periudha të ndryshme historike duke lavdëruar në një periudhë diktaturën dhe diktatorin me dashjen e tij. Shumë thonë se e bëri për të mbijetuar,, madje kjo mundësi egziston sepse ka patur plot intelektualë që për interesa të momentit kanë shitur interesat e vëndit apo ato profesionale. Por ama ka patur shkrimtarë , poetë, letrarë, artistë të cilët nuk kanë bërë kompromis me idealet e tyre, dhe në fakt ata duhej të ngriheshin në pjedestalet e nderit të kombit por nuk janë të gjithë aty ku duhet të ishin..
Fatkeqësisht në Shqipërinë e krijuar që nga viti 1912 e deri më sot, shumë pak kanë patur fatin ata që kanë patur ideale dhe janë nderuar nga të gjitha komunitetet dhe populli, si brënda ashtu dhe jashtë vendit.
Në përgjithësi në historinë e Shqipërisë pas pavarësisë janë nderuar disa njerëz që nuk e meritonin ose të paktën nuk duhej folur për ta me superlativa.
Argumenti kryesor mbetet ajo që kam thënë në shkrimet e mëparshme dhe në eksperiencën botërore: çfarë mesazhi i ka dhënë shoqërisë shqiptare Kadare?
Mesazhi i parë i Kadaresë në periudhën e diktaturës nga ku doli si shkrimtar i madh për shkak të ndihmës së pakursyer që i dha diktatura, ka asgjësuar mesazhin e tij të dytë , atë pas diktaturës, por mbetet ky: `Uji nga Burimi (nga Diktatori) del i pastër por ndotet pshtë (nga drejtuesit e vegjël)`.
Ky është mesazhi që nuk i pëlqen Çmimit Nobël sepse është mesazh jo për populli por për Diktatorin.
Në shkrimet e periudhës pas Diktaturë , mungon luciditeti por më tepër është një apologji dhe një ndjesë e fshehur për shkrimet që ka bërë gjatë kohës së diktaturës, madje talenti në shkrimet e pas diktaturës mungon dhe ka vetëm pak shkëndia si p.sh., tek doktor Gurameto në të cilin ka vetëm një pasazh të bukur pa të cilin romani mund ta quaja të rëndëmtë..:
Aty thuhet: .. sa më të shkurtër ta kishte pallton hetuesi aq më të gjata ishin torturat që i bënte të burgosurve…. Mesazhi i veprave të Kadaresë në këtë periudhë të tranzicionit pas `90, është: `Diktatura ishte e keqe por ky popull i do diktatorët`. Sidoqoftë edhe ky Mesazh nuk pëlqehet nga Çmimi Nobël sepse në fakt nuk është mesazhi që i duhet një populli të vuajtur. Por paradokse ka dhe prandaj Kadaresë i pëlqejnë diktatorët (edhe në formën e pashallarëve e bejlerëve) sepse dhe një pjesë e ppullit jot ë kulturuar i pëlqen si p.sh.,Ali Pashë Tepelena. Ky është motivi që ngrihen kulte në Shqipëri nga këta shkrimtarë që në të kaluarën e largët do të ishinshkruesit e Sulltanit. Shikoni se sa e duan Ali Pashë Tepelenën apo Ali Gjakatarin .
Akoma i bëhen këngë. Është për të ardhur keq që talenti i tij në të shkruarit e romanve , novelave dhe poezive, shërbeu kryesisht për t`I zgjatur jetën diktaturës dhe për t`I thurrur laved udhëeqësit; madje prototip për të ngritur kultin e individit nuk është Romani `Dimri i madh` (version i vjetër `Dimri i Vetmisë së madhe`) se sa poezia `Pashallarët e Kuq`, ku hapur por edhe në mënyrë djallëzore shaheshin ministriat, drejtuesit e kuq, apo dhe kryeministri, por heshturazi lartësohej Diktatori, njeri i cili …..mund ti vijë këtij populli një herë në, 100, 200 apo 500 vjet…..
Kjo është arësyea që Kadare nuk merr dot çmimin Nobël:
-sepse Kadare mbetet një shkrimtar oborri i cili me shkrimet e tij i zgjati jetën diktaturës, duke mashtruar popullin madje edhe intelektualët e asaj kohe. Dihej projekti dallëzor i Diktatorit për të përfshirë artin kulturën, sportin nën drejtimin e tij, sepse këto fusha pëlqeheshin nga populli e për pasojë kush përkrahte këto grupe do të përkrahej edhe nga populli. Dihet që shumica e këtyre njerzë sidomos në letërsi e art ishin edhe spiunë të diktaturës. Pra talenti i tij u përdor si lustrim i politikës së Diktatorit. Kjo ngjason me strategjinë e Mafia dhe Koza Nostrës e cila e përdori në fillimit drogat e grupit të Opiumit si Heroina Lsd, Morfina, e më vonë Amfetaminat, Kokainat dhe përzjerjet e ndryshme të drogës të njerëzit e artit, e kulturës, sepse populli i shihte me adhurim këta njerëz, e për pasojë do ti imitonte. Kështu u përhap droga. Diktatori përdori talentin e Kadarese (por edhe të tjerëve), për të bërë të njëjtën gjë.
-sepse Kadare, ishte pjesë e e strukturës drejtuese të Diktaturës, nën kryetar i Frontit Demokratik, Deputet e shumë favore të tjera. Vetë Kadare justifikohet se e bëra për mbijetesë. Mbijetesë, por jo jetë luksi, apo jo?
-Ndryshimi i befasishëm dhe largimi i tij për në Paris ishte një lloj alibie për tu bërë dissident në një kohë që pranohet nga të gjithë që në kohën e diktaturës nuk pati dissidente; madje edhe ata që ishin kishin vite të kalbur në burg ose ishin pushkatuar. Akuza ndaj atyre që deshën të largohen në korrik 1990 si `jashtëqitjet e kombit`, nuk ka nevojë për koment por shpreh gjithçka ka patur Kadare në mënd për popullin e tij, por edhe për djallëzinë e tij për të ngelur idhull i popullit të tij duke bërë një `driblim` makabër duke u larguar (me ndihmën e R. Alisë) por fshehurazi syve të popullit (sipas llogarive të tij).
Ec e jaket e tij, shkrimet e tij tashmë të çvlerësuara nga koha por edhe ato të pas diktaturës, përpiqeshin t`I mbushnin mëndjen popullit se ai ishte dhe mbeti dissident i Diktaturës.
Kjo ishte akoma edhe një djallëzi dhe meriton një neveri nga ana e atyre që kanë ndjekur jetën dhe vepren e tij, sepse në koshinencën e Kadaresë, mbetej ideja që të qëndronte në Histori si idhull, si kult i popullit të tij, njëlloj si në kohën e Diktaturës në të cilën ai (sipas atij vetë) ja hodhi Diktatorit dhe mbijetoi (në fakt jetoi një jetë luksoze identike si ajo e diktatorit), por në kohën e demokracisë, koshienca e fshehur e tij kërkonta t`ja hidhte dhe populit të tij, duke e bindur se ai ishte një dissident që ndiqej nga sigurimi i shtetit që në atë kohë (kujtoni librin e tij Dimri i Madh që i a kishte dhuruar me dedikim Nxhmijes dhe pastaj pas shumë vitësh i a kërkoi me pretekstin se ishte dorëshkrimi i tij original!?
Del Pyejta: çdeshi dorëshkrimi tij original në duart e vejushës së Diktatorit? Sigurisht i a kishte dhuruar vetë si shefe direkte që e kishte patur në kohën e diktaturës sepse Nexhmija ishte Kryetare e Frontit Demokratik). Këtu nuk mund të gënjente.
Atëhere del peytja: përse shteti dhe disa persona nga e ashtuquajtura `shoqëri civile`, mori përsipër të lartësonte një figurë kaq kontradiktore dhe në një farë mënyre, përgjegjëse për çfarë kishte ndodhur në kohën e diktaturës, për këtë shkrimtar oborri i cili e quajti popullin e tij `jashtëqitje`, në kohën kur një pjesë e këtij populli iku e kërkoi strehim në ambasada dhe u fut nëpër anije për të ikur jashtë shtetit?
Këtu del problemi i Hipokrizisë së një pjese të mirë të drejtuesve të kulturës, artit, dhe shoqërisë civile (të cilët janë lartësuar që në kohën e diktaturës), në kohën e sotme në Shqipëri, madje edhe e disa drejtuesve politikë të sotëm por që kanë mbetur si fosile që nga e kaluara: duan të lartësojnë Kadarenë, sepse nëpërmjet tij ata lartësojnë vehten e tyre, rregjimin e kaluar duke i dhënë mundësinë e një apologjie, por dhe një pseudo-respekti për komunitetin intelektual që mbajti dhe përkrahu me vetëdije (ndshta disa edhe nga frika) rregjimin e kalur, por mori në dorën në kohën e pas diktaturës edhe pushtetin e lënë nga komunistët, duke i shkaktuar vendit një tragjedi të madhe politike, sociale, ekonomiko-financiare, që edhe sot e kësaj dite akoma do shumë punë të rregullohet e të futemi në binarë.
Këta janë ata që duan të krijojnë një kult të Kadaresë sepse nëpërmjet tij personifikojnë cdo trashëgimi që patën dhe e tejpërçuan edhe në kohën e sotme ndjenjat e:hipokrizisë, pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.
Duke sanksionuar këtë Hipokrizi në formën e Kultit Kadare, drejtuesit e sotëm të dëshëruar për të patur edhe sot një idhull apo një Kult të pas Diktaturës, përzgjodhën Kadarenë e tyre i cili lindi u rrit, dhe u bë i famshëm nga diktatura e cila i vuri cdo gjë në funksion të talentit të tij që u përdor për një strategji djallëzore të asaj kohe: zgjatjen e rregjimin dhe mbajtejn e popullit nën narozën dehëse të barazisë utopike të komunizmit.
Së fundmi çdo kush do të bëjë pyetjen; përse bota po i jep çmime? Këtë pyetje më mirë bëjani vehtes dhe do të gjeni përgjigjen e duhur: sidoqoftë mund t`ju kujtoj diçka nga e kaluara që të kuptohet e sotmja: përse Franca e deshi Esat Pashë Toptanin? Përse Zogu pëlqehej nga serbët dhe italianët? Përse Ibrahim Rugova pëlqehej nga Millosheviçi?
Kjo është dhe përgjigja.
Krijoni Kontakt