Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Zhurma e madhe që po shoqëron Kadare si një nga shkrimtarët më të mirë të vendit duke përdorur ditlindjen e tij, ka të papriturat por dhe pasojat aspak të dobishme për shoqërinë shqiptare e cila po rritet dhe po ushqehet me hipokrizinë karakteristike 25 vjeçare për të hymnizuar dhe lavdëruar ata që kanë lvdëruar diktaturën , ata që kanë spiunuar për diktaturën ata që kanë ndihmuar t`I zgjatet jeta diktaturës dhe në përgjithësi ata që i kanë thurrur lavde pushteteve.
    Dakortësia për t`I dhënë Kadaresë flamurin e shkrimtarit më të mirë dhe me këtë rast edhe ngritjen e tij në pjedestal për të ngurtësuar dicka që do të vlejë në të ardhmen vetëm për të treguar se sa të pavërteta historike, sociale, madje dhe letrare hymnizohen në Shqipëri në formën e Kultit, aq sa, siç po e tregon realiteti dhe faktet historike ose me hapjen e dokumentave dhe të dhënave të ndryshme të fshehura ose të harruara, na del një tablo ndryshe e Historisë së Shqipërisë, na dalin tabllo të ndryshme të personaliteteve që janë ngritur nga grupe të ndryshme në pushtet, dhe janë nëvlerësuar apo sharë personalitete të tjerë po nga këto grupe të ndryshme në pushtet në kohëra të ndryshme.
    Problematika vështirësohet kur kemi të bëjmë me letërsinë dhe artin, sepse dihet fare mirë që shkrimtarë dhe poetë të talentuar të së kaluarës para komunizmit apo dhe të komunizmit, e pas tij, janë ngritur në pjedestal ose janë harruar fare apo janë përbuzur, por kanë mbetur vetëm ata që kanë dëshiruar grupet politike e drejtuese në kohë të ndryshme të drejtimit politik të Shqipërisë.
    Shëmbuj ka plot por do të përqëndrohem tek Kadare si individi i cili kundërshtoi vehten në dy periudha të ndryshme historike duke lavdëruar në një periudhë diktaturën dhe diktatorin me dashjen e tij. Shumë thonë se e bëri për të mbijetuar,, madje kjo mundësi egziston sepse ka patur plot intelektualë që për interesa të momentit kanë shitur interesat e vëndit apo ato profesionale. Por ama ka patur shkrimtarë , poetë, letrarë, artistë të cilët nuk kanë bërë kompromis me idealet e tyre, dhe në fakt ata duhej të ngriheshin në pjedestalet e nderit të kombit por nuk janë të gjithë aty ku duhet të ishin..
    Fatkeqësisht në Shqipërinë e krijuar që nga viti 1912 e deri më sot, shumë pak kanë patur fatin ata që kanë patur ideale dhe janë nderuar nga të gjitha komunitetet dhe populli, si brënda ashtu dhe jashtë vendit.
    Në përgjithësi në historinë e Shqipërisë pas pavarësisë janë nderuar disa njerëz që nuk e meritonin ose të paktën nuk duhej folur për ta me superlativa.
    Argumenti kryesor mbetet ajo që kam thënë në shkrimet e mëparshme dhe në eksperiencën botërore: çfarë mesazhi i ka dhënë shoqërisë shqiptare Kadare?
    Mesazhi i parë i Kadaresë në periudhën e diktaturës nga ku doli si shkrimtar i madh për shkak të ndihmës së pakursyer që i dha diktatura, ka asgjësuar mesazhin e tij të dytë , atë pas diktaturës, por mbetet ky: `Uji nga Burimi (nga Diktatori) del i pastër por ndotet pshtë (nga drejtuesit e vegjël)`.
    Ky është mesazhi që nuk i pëlqen Çmimit Nobël sepse është mesazh jo për populli por për Diktatorin.
    Në shkrimet e periudhës pas Diktaturë , mungon luciditeti por më tepër është një apologji dhe një ndjesë e fshehur për shkrimet që ka bërë gjatë kohës së diktaturës, madje talenti në shkrimet e pas diktaturës mungon dhe ka vetëm pak shkëndia si p.sh., tek doktor Gurameto në të cilin ka vetëm një pasazh të bukur pa të cilin romani mund ta quaja të rëndëmtë..:
    Aty thuhet: .. sa më të shkurtër ta kishte pallton hetuesi aq më të gjata ishin torturat që i bënte të burgosurve…. Mesazhi i veprave të Kadaresë në këtë periudhë të tranzicionit pas `90, është: `Diktatura ishte e keqe por ky popull i do diktatorët`. Sidoqoftë edhe ky Mesazh nuk pëlqehet nga Çmimi Nobël sepse në fakt nuk është mesazhi që i duhet një populli të vuajtur. Por paradokse ka dhe prandaj Kadaresë i pëlqejnë diktatorët (edhe në formën e pashallarëve e bejlerëve) sepse dhe një pjesë e ppullit jot ë kulturuar i pëlqen si p.sh.,Ali Pashë Tepelena. Ky është motivi që ngrihen kulte në Shqipëri nga këta shkrimtarë që në të kaluarën e largët do të ishinshkruesit e Sulltanit. Shikoni se sa e duan Ali Pashë Tepelenën apo Ali Gjakatarin .
    Akoma i bëhen këngë. Është për të ardhur keq që talenti i tij në të shkruarit e romanve , novelave dhe poezive, shërbeu kryesisht për t`I zgjatur jetën diktaturës dhe për t`I thurrur laved udhëeqësit; madje prototip për të ngritur kultin e individit nuk është Romani `Dimri i madh` (version i vjetër `Dimri i Vetmisë së madhe`) se sa poezia `Pashallarët e Kuq`, ku hapur por edhe në mënyrë djallëzore shaheshin ministriat, drejtuesit e kuq, apo dhe kryeministri, por heshturazi lartësohej Diktatori, njeri i cili …..mund ti vijë këtij populli një herë në, 100, 200 apo 500 vjet…..
    Kjo është arësyea që Kadare nuk merr dot çmimin Nobël:
    -sepse Kadare mbetet një shkrimtar oborri i cili me shkrimet e tij i zgjati jetën diktaturës, duke mashtruar popullin madje edhe intelektualët e asaj kohe. Dihej projekti dallëzor i Diktatorit për të përfshirë artin kulturën, sportin nën drejtimin e tij, sepse këto fusha pëlqeheshin nga populli e për pasojë kush përkrahte këto grupe do të përkrahej edhe nga populli. Dihet që shumica e këtyre njerzë sidomos në letërsi e art ishin edhe spiunë të diktaturës. Pra talenti i tij u përdor si lustrim i politikës së Diktatorit. Kjo ngjason me strategjinë e Mafia dhe Koza Nostrës e cila e përdori në fillimit drogat e grupit të Opiumit si Heroina Lsd, Morfina, e më vonë Amfetaminat, Kokainat dhe përzjerjet e ndryshme të drogës të njerëzit e artit, e kulturës, sepse populli i shihte me adhurim këta njerëz, e për pasojë do ti imitonte. Kështu u përhap droga. Diktatori përdori talentin e Kadarese (por edhe të tjerëve), për të bërë të njëjtën gjë.
    -sepse Kadare, ishte pjesë e e strukturës drejtuese të Diktaturës, nën kryetar i Frontit Demokratik, Deputet e shumë favore të tjera. Vetë Kadare justifikohet se e bëra për mbijetesë. Mbijetesë, por jo jetë luksi, apo jo?
    -Ndryshimi i befasishëm dhe largimi i tij për në Paris ishte një lloj alibie për tu bërë dissident në një kohë që pranohet nga të gjithë që në kohën e diktaturës nuk pati dissidente; madje edhe ata që ishin kishin vite të kalbur në burg ose ishin pushkatuar. Akuza ndaj atyre që deshën të largohen në korrik 1990 si `jashtëqitjet e kombit`, nuk ka nevojë për koment por shpreh gjithçka ka patur Kadare në mënd për popullin e tij, por edhe për djallëzinë e tij për të ngelur idhull i popullit të tij duke bërë një `driblim` makabër duke u larguar (me ndihmën e R. Alisë) por fshehurazi syve të popullit (sipas llogarive të tij).
    Ec e jaket e tij, shkrimet e tij tashmë të çvlerësuara nga koha por edhe ato të pas diktaturës, përpiqeshin t`I mbushnin mëndjen popullit se ai ishte dhe mbeti dissident i Diktaturës.
    Kjo ishte akoma edhe një djallëzi dhe meriton një neveri nga ana e atyre që kanë ndjekur jetën dhe vepren e tij, sepse në koshinencën e Kadaresë, mbetej ideja që të qëndronte në Histori si idhull, si kult i popullit të tij, njëlloj si në kohën e Diktaturës në të cilën ai (sipas atij vetë) ja hodhi Diktatorit dhe mbijetoi (në fakt jetoi një jetë luksoze identike si ajo e diktatorit), por në kohën e demokracisë, koshienca e fshehur e tij kërkonta t`ja hidhte dhe populit të tij, duke e bindur se ai ishte një dissident që ndiqej nga sigurimi i shtetit që në atë kohë (kujtoni librin e tij Dimri i Madh që i a kishte dhuruar me dedikim Nxhmijes dhe pastaj pas shumë vitësh i a kërkoi me pretekstin se ishte dorëshkrimi i tij original!?
    Del Pyejta: çdeshi dorëshkrimi tij original në duart e vejushës së Diktatorit? Sigurisht i a kishte dhuruar vetë si shefe direkte që e kishte patur në kohën e diktaturës sepse Nexhmija ishte Kryetare e Frontit Demokratik). Këtu nuk mund të gënjente.
    Atëhere del peytja: përse shteti dhe disa persona nga e ashtuquajtura `shoqëri civile`, mori përsipër të lartësonte një figurë kaq kontradiktore dhe në një farë mënyre, përgjegjëse për çfarë kishte ndodhur në kohën e diktaturës, për këtë shkrimtar oborri i cili e quajti popullin e tij `jashtëqitje`, në kohën kur një pjesë e këtij populli iku e kërkoi strehim në ambasada dhe u fut nëpër anije për të ikur jashtë shtetit?
    Këtu del problemi i Hipokrizisë së një pjese të mirë të drejtuesve të kulturës, artit, dhe shoqërisë civile (të cilët janë lartësuar që në kohën e diktaturës), në kohën e sotme në Shqipëri, madje edhe e disa drejtuesve politikë të sotëm por që kanë mbetur si fosile që nga e kaluara: duan të lartësojnë Kadarenë, sepse nëpërmjet tij ata lartësojnë vehten e tyre, rregjimin e kaluar duke i dhënë mundësinë e një apologjie, por dhe një pseudo-respekti për komunitetin intelektual që mbajti dhe përkrahu me vetëdije (ndshta disa edhe nga frika) rregjimin e kalur, por mori në dorën në kohën e pas diktaturës edhe pushtetin e lënë nga komunistët, duke i shkaktuar vendit një tragjedi të madhe politike, sociale, ekonomiko-financiare, që edhe sot e kësaj dite akoma do shumë punë të rregullohet e të futemi në binarë.
    Këta janë ata që duan të krijojnë një kult të Kadaresë sepse nëpërmjet tij personifikojnë cdo trashëgimi që patën dhe e tejpërçuan edhe në kohën e sotme ndjenjat e:hipokrizisë, pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.
    Duke sanksionuar këtë Hipokrizi në formën e Kultit Kadare, drejtuesit e sotëm të dëshëruar për të patur edhe sot një idhull apo një Kult të pas Diktaturës, përzgjodhën Kadarenë e tyre i cili lindi u rrit, dhe u bë i famshëm nga diktatura e cila i vuri cdo gjë në funksion të talentit të tij që u përdor për një strategji djallëzore të asaj kohe: zgjatjen e rregjimin dhe mbajtejn e popullit nën narozën dehëse të barazisë utopike të komunizmit.
    Së fundmi çdo kush do të bëjë pyetjen; përse bota po i jep çmime? Këtë pyetje më mirë bëjani vehtes dhe do të gjeni përgjigjen e duhur: sidoqoftë mund t`ju kujtoj diçka nga e kaluara që të kuptohet e sotmja: përse Franca e deshi Esat Pashë Toptanin? Përse Zogu pëlqehej nga serbët dhe italianët? Përse Ibrahim Rugova pëlqehej nga Millosheviçi?
    Kjo është dhe përgjigja.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,566

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Së fundmi çdo kush do të bëjë pyetjen; përse bota po i jep çmime? Këtë pyetje më mirë bëjani vehtes dhe do të gjeni përgjigjen e duhur: sidoqoftë mund t`ju kujtoj diçka nga e kaluara që të kuptohet e sotmja: përse Franca e deshi Esat Pashë Toptanin? Përse Zogu pëlqehej nga serbët dhe italianët ,deklaron Pirro Fëmijët e mi s'kanë gjak shqiptari ashtu si dhe unë që jam grek
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 16-02-2016 më 13:39

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    O Pirro komunisti!

    Po e shan Kadarene se ka qene komunist si ty? Ah te keqen te mendjes se bukur qe me ke.

    Thuaj #1: Kadare nuk u konfirmua si shkrimtar i madh vetem ne vitet qe jetoi nen komunizem, por edhe ne keto 25 vjetet pas komunizmit. Dhe madheshtia e vepres se tij artistike nuk eshte konfirmuar me tashme vetem nga lexuesit shqiptare apo kritiket letrare, por nga lexuesit e kritiket e gjithe botes. Kadare eshte shkrimtari me i lexuar shqiptar ne bote i shekulli te XX dhe ketij fillim shekulli te XXI. Pra harroje ate ze qe te fryn ne vesh ligesia qe ke perbrenda se: "Kadarene e beri shkrimtar te madh komunizmi e Enver Hoxha!". Po te ishte e vertete kjo, atehere ai do te kishte marre fund me ate sistem. Perkundrazi, krijimtaria e tij letrare nuk u ndal por u shfrenua me renien e komunizmit dhe daljen ne skenen boterore te letersise.

    Thuaj #2: Nese e nderon apo jo shteti shqiptar, shoqeria civile shqiptare, apo Pirro komunisti Kadarene, kjo nuk eshte e rendesishme fare. Pasi sic ta bera te qarte me lart, Kadare si shkrimtar ka nje dimension universal qe nuk e ka arritur asnje shkrimtar tjeter shqiptar deri me sot. Ka plot shkrimtare te tjere te suksesshem shqiptare, edhe te brezit te Kadarese, por asnjeri prej tyre nuk ka arritur dot te kapi apo kaloje Kadarene. Kjo nuk e ka emrin "kult", kjo e ka emrin: te pranosh realitetin me vertetesine e tij. Dhe kur ti del e thua se je "kunder kultit te Kadarese", nuk je duke thene gje per Kadarene, je duke treguar shume per veten tende se cfare botekuptimi dhe brumi je prere.

    Thuaj #3: E ke degjuar ate shprehjen e famshme te Krishtit: "Jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit!"? Sigurisht qe e ke lexuar. Shume njerez qe e degjojne e interpretojne ne mendjelehtesine e tyre si: "Krishti po i ngre kultin Cezarit te Romes!" Ne fakt, ajo qe Krishti po thosh, ishte: paguaji taksen Cezarit, koken e te cilit kini ne monedhat ne duart tuaj, dhe monedha qe vete Cezari i ka nxjerre ne qarkullim. Si aplikohet kjo tek Kadareja? Kadare mund te mos jete nje njeri me virtyte te larta, mund te beje e sillet shume keq me njerezit rreth tij, por kjo nuk ia ul vleren aspak vepres se tij letrare. Une per shembull nuk kam ndonje respekt te vecante per njeriun Kadare, por kam nje respekt te jashtezakonshem per shkrimtarin Kadare. Ti Pirro, di ta besh dot kete dallim?!

    Dhe se fundi, po te them, ata qe nuk nderojne krijimtarine letrare te Kadarese, jane ose budallenj qe nuk kane lexuar ndonje prej romaneve te tij; ose jane bashkekohesit e tij te epokes komuniste, qe e shohin me xhelozi suksesin e tij post-komunist, kur krijimtaria e tyre personale letrare vdiq me renien e komunizmit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-02-2016 më 00:32

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    jarigas (24-07-2016)

  5. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Pirro ti flet si komunist,pikerisht si ata qe ti kritikon. Ne Kadarene e vleresojme si shkrimtar te madh i cili po i jep emer te mire Shqiperise ne bote. Kadare eshte nje nga te paktet qe kur permendet ne shtypin boteror permendet per mire. Nuk na interesoh biografia e tije ose karakteri i tije. ne vleresojme punen e tij si shkrimtar dhe si ambasador i denje i Shqiperise ne bote. Ju vazhdoni si ne komunizem duke i bere biografine deri te stergjyshi. Ky eshte thelbi Pirro djali te tjerat jane pallavra boshe. fatkeqesia eshte qe nuk kemi disa te tjere te kalibrit te Kadarese. Man's booker prize, principe de asturia, commandant de la legion d'honeur jane vetem disa nga cmimet prestigjoze te fituara prej tij. Jane shkruajtur me qindra artikuj per Kadarene dhe kudo permendet Shqiperia dhe Kosova. Kadare ka bere nje pune te madhe me shkrimet e tije mbi Kosoven.Thelbi filozofik i shkrimeve te tije eshte qe populli shqiptar i perket botes europiane qe nga lashtesia dhe duhet te kthehet aty ku i takon. Pushtimi otoman dhe komunizmi primitiv gjakatar i Hoxhes e ndrydhen kete popull shpirterisht dhe mendesisht. ti nuk je i vetmi,pothuaj te tere ne jemi helmuar nga lavazhi i trurit qe na u be per 50 vjet rresht. reflekto Pirro.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Pirro ti je komunist, leri llafet!

    Sa per Kadarene ai mbeti komunist ndonese u pendua dhe migrimi i tij ne France nuk eshte kazual por ka rrethanat llogjike te saj qe e lidhin me diktaturen e 'tradhtuar' duhet te themi.
    Ne bote ka dy tipe njerezish: Te fortet,Luanet dhe te dobetit apo bagetite. Ne kendveshtrimin popullor Kadare do mbetet nje Cakall i larte besnik i Diktatorit Luan, por pa guxuar ta perqeshin edhe po u zbuluan 'mekatet' e tij si shkronjes i kushedi e sa veprave Byrotike dhe adhurimin e thelle qe kishte per familjen Hoxhaj. Por Kadare mund te shihet edhe me sy jo-popullor, me ate individualist apo demokrat, si nje Shqiponje e vertete e qiellit te interesit dhe karrieres personale. Nje titan i letrave shqipe qe di te zbrese ne toke dhe te egzagjeroje jetet e thjeshta te shqiptareve duke i bere figura letrare mbareboterore.
    Shkurt Kadare ka te vertetat dhe mekatet e tij ne historine Shqiptare por nuk mendoj se eshte i kalibrit Nobel ashtu si shume shkrimtare te tjere boterore qe perkedhelen dhe llastohen nga Gjarpri Evropian!

  7. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Ncncnc, smirret me abuzimin e femijeve shqiptare neper cerdhet e vendit te tij Shqiperise (ky abuzim ta lun trurin nga vendi) por me Kadarene. S'mirret me partite politike dhe politikanet qe hyjne ne politike per perfitime grupore, klanore e personale ne dem te shtetit e te shoqerise shqiptare ne pergjithesi, por edhe ne dem te shqiptarit si individ por me 'komunistin' Kadare...

    'Morali ateist'?! Shqiperia dhe shoqeria shqiptare ka ecur perpara me moralin ateist?! Keshtu genjejeni popullin. Komunizmin e keni larguar, por me koke rusi e koke turku e arabi nuk ecet perpara drejt humanizmit.

    http://www.balkanweb.com/site/shokue...eshtit-privat/

  8. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Kulti i Kadarese ishte nje rezultat i natyrshem qe erdhi prej
    istilit te tij ne veprat qe moren fame brenda dhe jashte vendit
    Kulti ishte edhe rezultat i
    reklames qe i beri media personalitetit te tij artistik
    Kadareja ishte shkrimtar anti
    konvencionalist qe solli nje revolucion artistik dhe mendim
    progresiv.Arti i tij ishte shume progresiv dhe inovativ qe i dha nje
    forme dhe mentalitet modern
    kultures dhe artitt bashkekohor shqiptar.
    Ky eshte realiteti pa u futur ne politike
    Realisht Ismaili u influencua nga politika sepse politika ishte dhe shtrihet kudo ne Shqiperi dhe askush smund te jetoje jashte influencave politike perfshire Ismailin.Askush ne Shqiperi eshte imun ndaj politikes sepse politika eshte pjese e tekstures sociale eshte pjese e integruar ne jeten e cdo shqiptari
    Nuk mund te vecosh heqesh
    politiken nga shqiptari as shqiptarin nga politika sepse
    shqiptari dhe politika jetojne
    ne simbioze qe prej vitit 1945.....
    rreth 60 vjet.
    Ismaili mbetet kult kultural,shtylle e
    kultures moderne shqiptare me vlera dhe reputacion te cmuar dhe meriton
    nderim dhe respekt per kontributin e tij te jashtezakonshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-07-2016 më 19:10

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    O Aldo une nuk kam qene komunist. Ja fut kot.
    Perkundrszi jam ai kontigjent te cilin enveri e dergoi ne rrethe kufitare. E njoh se si ky konigjent nuk i u bashkua PS Ase nuk ishim te tyret. Por as PD se aty ishin spiune e informatore.
    Sidoqofte jam i lumtur qe kam pavaresi ne ate qe shpreh me fakte dhe qe e njoh mire.

  10. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Thuaj #2: Nese e nderon apo jo shteti shqiptar, shoqeria civile shqiptare, apo Pirro komunisti Kadarene, kjo nuk eshte e rendesishme fare. Pasi sic ta bera te qarte me lart, Kadare si shkrimtar ka nje dimension universal qe nuk e ka arritur asnje shkrimtar tjeter shqiptar deri me sot.
    Albo
    A na e shkoqit pak kete? Kadareja e quan veten ambasador te shqiptarise dhe shqiptaret bejne te njejten gje me Kadarene (pra i japin edhe ata fame neper bote). Ku eshte universalja ne kete mes? Po ti cilin ke lexuar vec Kadarese?

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    A na e shkoqit pak kete? Kadareja e quan veten ambasador te shqiptarise dhe shqiptaret bejne te njejten gje me Kadarene (pra i japin edhe ata fame neper bote). Ku eshte universalja ne kete mes? Po ti cilin ke lexuar vec Kadarese?
    Posi, ta shkoqit une.

    1. Kadare nuk e quan veten ambasador te shqiptarise, asnjehere nuk e ka bere nje gje te tille, por eshte ambasadori i letersise e kultures shqiptare ne shekullin e XX dhe ne kete shekullin e XXI deri me sot. Arsyeja eshte e thjeshte: eshte shkrimtari me i perkthyer, me i lexuar, me i suksesshem shqiptar ne bote. Romanet e tij jane perkthyer e lexuar ne dhjetra gjuhe te botes dhe jane vleresuar nga kritiket me te medhenj te letersise boterore.

    2. Se sa e nderon Pirro, apo ti, apo une, apo ai shqiptari nga Kurveleshi Kadarene, nuk ka rendesi fare. Nese ti e vlereson shume, apo nuk e vlereson fare, kjo nuk ka rendesi, pasi sic ta bera te qarte me lart, Kadare nuk ka nevoje per respektin apo nderimin e shqiptareve pasi ka kapur nje dimension tjeter: ate universal, ku lexuesit e kritiket e Kadarese jane ne mbare boten. Per cdo 1 shqiptar qe ka nje mendim pozitiv apo negativ per Kadarene sot, jane 1000 te tjere ne bote qe kane lexuar vepren e tij e kane krijuar nje pershtypje per te. Ismail Kadare eshte sot edhe akademiku i rangut me te larte ne Akademine e Frances, dhe jam i bindur qe ai nuk eshte akademik i Akademise se Shqiperise.

    Jepini Cezarit ate qe i takon.

    Albo

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Kadare qe nje fenomen dhe jo liliput i letersise shqiptare, as fanatik, didaktik apo dialektik radikal por nje dialektitk modern u hodh ne Oqeanin e letersise boterore ku eshte edhe me e veshtire per cmime dhe stimuj dhe duhet te notosh edhe pa to. Klanet apo miqesite e tij te vjetra qe po japin shpirt perpara botes se lire letrare, ku letrsia nuk eshte me profesion nen sqetull por nje ndjenje origjinale qe kur shkelqen ne profesionalizem edhe e ka gjetur vetvehten, pra poetin e vertete dhe jo si ketu dikur qe ish partizane bene prokopi edhe me letersine, nuk do mund ta genjejne kete poet te madh edhe me reklamat dhe premtimet per ta bere nje Promethe te Shqiperise se vogel.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    As promethe dhe as fenomen por thjesbt nje shkrimtar qe e vuri talentin e tij ne dobi te nje diktatori.
    Metamorfoza e tij pas 90 ishte jo bindese.
    Vete kthimi 180 grade kunder komunizmit tregon pergjegjesine e tij ne zgjatjen e jetes se asaj diktature.

  14. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    E di mer burre, por keto gjera nuk thuhen neper poste. Pse nuk e di une qe ai ka qene nje shkrimtar lesbik pothuaj impotent ne fillimet e tij dhe qe frymezohej nga shkrimtaret e tjere te asaj kohe!

  15. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kundër Kultit Kadare dhe kulteve që ai krijoi

    Ciarli, Kadare nje klloun i talentuar oborri, i qe me manipulimet e tij zgjati jeten rregjimit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •