Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Shumë foto të kryebashkiakut të Tiranës kanë bërë xhiron e internetit dhe janë bërë objekt diskutimesh në emisione televizive. Përveç humorit, ato kanë ngritur edhe një çështje serioze për diskutim. Atë se sa të vërtetë janë politikanët shqiptarë, sa investojnë tek imazhi dhe se sa i kushtojnë rëndësi punëve për të cilat janë zgjedhur të bëjnë.
    Erion Velia përbën rastin tipik të politikanit që në çdo lëvizje të tij mendon vendosjen e kamerave dhe aparatëve fotografikë. I frymëzuar fillimisht nga modeli Rama, politikani i ri i PS investoi shumë në imazh dhe ndoshta është kampioni i fotove publicitare, që nga dërgimi i një romi të sëmurë në spital e deri tek festat "surprizë" në shtëpinë e fëmijës. Veliaj për këtë qëllim nuk kursen asgjë dhe çdo dalje të tij përpiqet ta fokusojë në një qëllim, atë të imazhit të politikanit pranë njerëzve, të njeriut të thjeshtë që mendon për të varfërit, të ministrit apo kryebashkiakut që jeton me hallet e qytetarëve.
    Por duke qenë se Veliaj nuk shkëlqen si aktor dhe fallsiteti i tij dallohet me kilometra larg, ai shpesh është vënë në vështirësi për të bindur opinionin publik se shfaqjet e tij janë të vërteta dhe jo të inskenuara. Mjaftoi dasma maratonë dhe justifikimet qesharake për shpenzimete tij, që gjithë fushata e Erionit si "njeriu i popullit" të rrëzohej brenda ditës.
    Megjithatë Veliaj ka një vullnet të admirueshëm për të arritur qëllimin e tij. Duke qenë se modelit Rama i ka dalë boja me kohë, Erioni ka zgjedhur një tjetër shembull për ta kopjuar. Barak Obama duhet të ndihet krenar që në Shqipërinë e vogël, është një njeri që e ndjek atë me një besnikëri më të madhe edhe se sa gruaja e tij Mishel. Madje edhe kur e puth atë. Më poshtë disa foto që e dëshmojnë këtë besnikëri.

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 813

Madhësia:  65.2 KBEmri:  image.jpeg

Shikime: 813

Madhësia:  65.2 KB
    Emri:  image.jpeg

Shikime: 567

Madhësia:  75.9 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Vazhdon saga e Eri Velit: Emri:  image.jpeg

Shikime: 315

Madhësia:  80.2 KB Emri:  image.jpeg

Shikime: 269

Madhësia:  43.1 KB Emri:  image.jpeg

Shikime: 524

Madhësia:  68.8 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 328

Madhësia:  75.9 KB Emri:  image.jpeg

Shikime: 309

Madhësia:  67.8 KBEmri:  image.jpeg

Shikime: 309

Madhësia:  67.8 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 298

Madhësia:  105.0 KBEmri:  image.jpeg

Shikime: 300

Madhësia:  84.4 KBEmri:  image.jpeg

Shikime: 281

Madhësia:  55.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 249

Madhësia:  58.1 KBEmri:  image.jpeg

Shikime: 267

Madhësia:  76.6 KBEmri:  image.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  46.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Kesaj i thone mashtrues, pederast, por edhe kopjac!
    Imagjinoni pak nese do ta padiste Obama per plagjiat, çfare gallate...

    Ja o pis milet, kete hermafroditin e bete kryetar bashkie, pijini lengun tani!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    O pis milet,po pse se lat akoma lulin te na grabiste deri ne palce o pis milet. O pis milet, ja tani ne nuk bejem dot para mqs Veliaj investon ne imazh o pis milet. Pse o pis milet sna e lat prap lulin te bente i gje sadopak modeste o pis milet
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    E ca pastaj??! T'pakten Po imiton Po dhe Pune Po Ben. Popull I trashe.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar PINK për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (14-02-2016)

  10. #9

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Pink, populli nuk eshte aspak i trashe sepse ka ber zgjedhjen e duhur. Disa luzera jane ato qe lefin kot.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  11. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Shkelqejne si meteor keta mendjedriturit rilindaxhinj!

    Ka nje parim ne demokraci, rrotacionet behen per ndryshim e permiresim. Dhe nese realisht performancat e paraardhesit nuk kane qene ne nivelin e duhur, pasardhesi duhet t'i permiresoj ato!

    Se çfare ka bere ky Hermafroditi Veliaj, askush nuk di ta thote, por s'ka gje se po ju a permend une disa "te mira" te tij:

    E para mbi 70% te vendimeve te marra nga ai nuk jane shenuar as ne fletoren e rendit te dites per diskutim perpara miratimit me vote ne keshillin bashkiak.
    Ne kulmin e permbytjes se Tiranes ne fillim te muajit janar, ai kerciti e iku ne Sri Lanka, per llogari te konfereces se fondacionit Soros ne Sri Lanka.
    Ka rritur te gjitha taksat dhe tarifat e bashkise ne Tirane nderkohe qe s'ka asnje permiresim cilesie, çmimi i biletes se autobuzit, takse mbi ujin etj etj. Ne fushate nqs e kujtoni, premtoi te kunderten.
    Dhe me skandalozja do te ndertoje parkingje private poshte parkut rinia (kjo nuk ndodh as ne vendet e lodhura afrikane) dhe do ndertoj njekohesisht MBRENDA parkut te liqenit artificial.

    Nqs keto me siper quhen pune, keni probleme me shqipen e beni mire ta shfletoni me shpesh fjalorin e gjuhes amtare!

    Gjithesesi Eri Velit po ia quajme shkaterrimet e taksat mbi barren e qytetareve pune, po si nuk paska fare kreativitet xhanem? ZERO!
    E dini ju ore rilindaxhinj qe ne politike imazhi apo nismat jane te shenjta?
    Keni rastin e ish-ministrit gjerman te mbrojtjes, qe per disa fjale (qe mezor krijojne nje fjali) plagjiat per tezen e doktoratures se tij u detyrua te japi doreheqjen! E kryqezuan te gjitha mediat ne Gjermani! Kurse ky Eri Veli jone s'ka as diplome dhe vazhdon te kopjoje si nje ordiner copy-paste gjithçka...

    E ka shume te gjate listen ky hermafroditi me bemat e tij:
    I kerkohet LapTopi per te vertetuar se ç'ka bere me fondet marramendase kur drejtonte Mjaftin, thote se ma vodhen!
    Sajon historira me perdhunime jasteqesh ne Kavaje me urdher te naltegjatesis Rames dhe ia nis Tanja Fajonit ne BE si te verteta 3 dite mbasi lajmi ishte pergenjeshtruar!
    Ben 2-3 dasma lluksoze dhe thote qe i organizova me kursimet e pensionit 80mije leksh te mamit! (ketu ia kalon edhe budallait)
    Te nesermen e dasmes, i shperndan foto mediave sikur qe ne mengjes kishte vajtur ne pune, nderkohe qe aktiviteti i pasqyruar ne foto kishte ndodhur 4-5 dite perpara!

    E sa e sa te tjera pafund se s'po me kujtohen tani! Ah se desh harrova, ka shitur edhe fiq

    Prandaj keni te drejte kur e akuzoni popullin per te trashe, sepse voton nje pederast te shpifur, nje mitoman qe genjen edhe veten perpara pasqyres, nje gjysem injorant te pa diplomuar, e per me teper nje kopjac ne krize idesh dhe identiteti... Jo te trashe, por super te trashe!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-02-2016 më 19:24
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  12. #11
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    S'me besoni? Po iu sjell disa nga bemat e tij te fundit:

    Unaza e Vogël/ Veliaj i jep 10 milionë euro “Gecit”


    Bashkia e Tiranës ka shpallur kompaninë që ka fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Vogël të kryeqytetit. 10 milionë eurot për punimet do t’i shkojnë firmës “Geci”, me administrator Ramë Gecin, një nga biznesmenët pranë kryeministrit Rama. Sipas bashkisë “Geci” është shpallur fitues për shkak të ofertës më të ulët. Segmenti ku do të kryhen punimet është ai nga Ushtari i Panjohur deri te Banka e Shqipërisë. Bashkia e Tiranës bëri me dije se në garë morën pjesë edhe 10 kompani të tjera, të cilat u skualifikuan. Firma “Geci” kreu edhe punimet në rrugën hyrëse të Tiranës, në segmentin e autostradës nga Qafë Kashari në Tiranë, me investimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. /Lapsi.al (Ne koflikt te hapur interesi ketu, kur mendon senej fragment i kesaj unaze eshte edhe prona e Gjecit)



    Nuk guxoi as Rama, as Basha, por Veliaj po ndërton brenda parkut të liqenit artificial

    Ka kaluar pa bërë shumë bujë dhe nuk është reklamuar si zakonisht nga postimet e shumta të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në Facebook, i cili publikon çdo aktivitet, që nga rregullimi i poçave, e deri të zëvendësimi i kapakëve të pusetave në kryeqytet.

    Nga një denoncim i bërë në Facebook nga APPA – Albanian Platform for Policy Advocacy, dallohet një project që deri diku mund të konsiderohet si surprizë, pasi për të nuk ishte dëgjuar të flitej më parë.

    “As Rama dhe as Basha nuk guxuan që të ndërhyjnë me ndërtime brenda perimetrit të Parkut të Liqenit. Rama në kohën e tij e rrethoi të gjithë Liqenin me një mur të lartë betoni, për të frenuar ndërtimet. Basha hapi disa gropa për sheshe pallatesh përballë digës (aktualisht janë lënë pezull), por nuk guxoi të hynte brenda në Park. Erion Veliaj ia u ka kaluar që të dyve. Me një projekt gjoja per te bere një qendër multifunksionale dëfrimi, bashkia ka rrethuar një sipërfaqe të stërmadhe brenda në Park dhe nga fotot e projektit dallohen edhe disa mure me beton e tulla, si dhe zhdukja e pemëve që janë në mes, pasi aty do të shtrohet struktura që do të shërbejë për “argëtim”. Nuk ka pasur ende ndonjë reagim qytetar për këtë projekt, edhe pse tiranasit e shumtë e kanë çdo ditë para syve rrethimin që ka pak që ka mbirë” – ka qenë komenti i OJQ-së.

    Ndërkohë, janë parë lëvizje dhe ndërtime në përmasa edhe më të mëdha, po brenda liqenit, në zonën nga ku u larguan romët e pastrehë, me argumentin se aty do të ndërtohet një park lojërash për fëmijë, pasi zonës i mungon një park i tillë. Ky argument nuk qëndron, sepse një park relativisht lojërash ndodhet poshtë digës së Liqenit. Por me sa duket dëshira për t’i dhënë dikujt mundësinë e shfrytëzimit të një parku tjetër në pozita më të favorfshme brenda parkut të liqenit ka mbizotëruar.

    Masakër mjedisore në Tiranë, Bashkia dëmton dhjetëra pemë


    Dhjetëra pemë janë dëmtuar në mënyrë skandaloze nga Bashkia e Tiranës ditët e para të dhjetorit. Ato janë mbushur me gozhdë e vida pasi bashkia i ka përdorur si mbajtëse të dekoreve të festave të fundvitit. Denoncimi i këtij skandali vjen përmes këtyre fotove të postuara në Facebook nga Rudi Erebara dhe Edrin Koleka. Masakra shihet qartë. Dëmet janë të pariparueshme. Këto pemë rrezikojnë të thahen nga ky akt papërgjegjshmërie. Në përpjekjen për të bërë dallimin me dekoret e viteve të mëparshme, Bashkia e Erion Veliajt duket se ka patur si qëllim vetëm vendosjen e sa më shumë dritave e dekoreve, pa marrë në konsideratë dëmin e pariparueshëm që ka shkaktuar në mjedis. Ideatori i nismës “Mbill një pemë, shkruaj emrin tënd”, Eljan Tanini, duke komentuar fotot e skandalit, shkruan: “A ka burg per keto ide gjeniale?”. Kjo “ide gjeniale” e Veliajt është një tjetër faturë financiare për bashkinë. A do ta paguajë ajo këtë dëm? Nëse po, sigurisht që do ta bëjë me taksat e qytetarëve dhe me shumë gjasë nëpërmjet ndonjë tenderi. / Lapsi.al

    Veliaj poston riparimin e pusetës, komentuesit e tallin për gafën

    foto puseta me komenteKryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ka postuar në rrjetet sociale një foto të riparimit të një pusete në një nga rrugët e kryeqytetit.

    Menjëherë pas publikimit, ka nisur ironia e komentuesve.

    Nga postimet e vetë Veliajt, shihet qartë se puseta e riparuar nuk është e njëjtë me atë të dëmtuarën. Kjo nuk i ka shpëtuar syrit të komentuesve.

    Më poshtë, disa nga komentet:
    Gallate, nuk eshte aspak i njejti vend, as madhesia e pusetes, as shtylla dhe as muri nuk korrespondojne.
    Gjeni ndryshimet tek kjo foto
    hahahhahhaha kjo eshte e madhe

    Emri:  foto-puseta-me-komente.jpg

Shikime: 243

Madhësia:  48.4 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Sa libra ka lexuar ne jeten e tij Erion Veliaj?


    Tiranës Erion Veliaj ka festuar ditëlindjen sot, duke mbushur 36 vite. Stafi i tij i kishte bërë një surprizë. Në foton e publikuar pas shpinës së Veliajt duket edhe biblioteka e kreut të Bashkisë.

    Ajo është e varfër. Duken pak libra, tre vazo lulesh e një pikturë. E lind pyetja: Sa libra ka lexuar kreu i Bashkisë së Tiranës dhe a është Erion Veliaj kryebashkiaku me formimin më të cunguar? Sali Kelmendi, Albert Brojka, Edi Rama e Lulzim Basha duket të jenë shumë më lartë në këtë aspekt. Edhe fjalori politik i Veliajt është i vrazhdë: “kinge”, “o njësh”, “o artsit”, “o djali”, “fund çiçit në publik”, “goditje poshtë brezit” kemi dëgjuar të artikulojë më së shumti në daljet e tij publike.

    Ky i fundit thuhet se ka studiuar në SHBA, por pas kthimit nga kontinenti i largët Erion Veliaj është regjistruar edhe tek Universiteti privat “Luarasi”. Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #13
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Zbardhen emrat, ja si shpërndahen fondet e shoqërisë civile nga ish-mjaftistët e Veliajt tek FRESSH-i socialist




    Shoqëria civile përveç fondeve që merr prej donatorëve financohet edhe nga Qeveria. Është pikërisht Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile që drejtohet nga Andi Kananaj që i ndan këto fonde për shoqatat. Përpos ish-aktivistëve të MJAFT, janë edhe disa gazetarë që marrin para nën petkun e shoqatave.

    Deputetja Albina Deda e PD-së ka denoncuar shpërndarjen klienteliste të fondeve të shoqërisë civile në Parlament. Referuar raportit që disponojmë prej deputetes Deda, mesojmë se agjencia e cila drejtohet nga Andi Kananaj (ish-aktivist i organizatës MJAFT) e ka zyrën brenda ambienteve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

    Kujtojmë se Mjaf drejtohej dikur nga Erjon Veliaj dhe në 2014 Kananaj u bë drejtues agjencie pikërisht kur Veliaj ishte ministër i Mirëqenies Sociale.

    Po kush është tjetër në bordin e kësaj agjencie?

    Endri Fuga, tjetër ish-anëtar i MJAFT dhe aktualisht Drejtori i Informacionit të Kryeministrit Edi Rama. Adrian Thano, gazetar, ish-drejtor i Shekullit aktualisht drejtor i gazetës së majtë “Dita”. Aldo Merkoçi është një tjetër aktivist i MJAFT që ka zënë vend në këtë bord. Edhe prezantuesi i njohur i TCH Alban Dudushi i Top rezulton në këtë bord.

    Por si ka shpërndarë fondet kjo agjenci?

    Pesë milionë lekë ka përfituar kreu i bordit, Kananaj për projektin “Së bashku për të njohur dhe ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë”. Ky projekt zbatohet në zonën elektorale të Veliaj, në Gjirokastër.

    “Shoqata e gazetarëve profesionist” me qendër në Frakull të Fierit, e drejtuar nga xhaxhai i Ardian Thanos, Kristaqi gazetar lokal në Fier, ka marrë 5 milionë lekë përmes projektit “Nisma lobuese për një qeverisje me të mirë lokale për komunën Frakull”.

    Kozara Kati e cila është po ashtu anëtare e bordit të kësaj agjencie rezulton të ketë përfituar 12 milionë lekë. Ky fond i është dhënë permes “Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut” ku Kati është drejtuese.

    Qendra “Sfida”, e drejtuar nga një tjetër aktiviste e MJAFT Ornela Hamitaj ka marrë 8 milionë, në kuadër të projektit “Organizatorë të komunitetit”.

    Plot 7 milionë ka thënë Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile për Qendrën Eurisocialiste e Rinore (organizata rinore e Partisë Socialiste).

    Për rastin e fundit, Albina Deda thotë se jo vetëm është klientelist por edhe i ndaluar me ligj pasi kjo agjenci nuk duhet të financojë organizata partiake.

    Syri
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  15. #14
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Dhe ne fund qershia mbi torte:

    http://newsbomb.al/index.php/compone...in-e-juridikut

    Emri:  image.jpg

Shikime: 263

Madhësia:  42.7 KBEmri:  image.jpg

Shikime: 219

Madhësia:  60.8 KB
    Emri:  image.jpeg

Shikime: 233

Madhësia:  79.3 KB

    Naten Rilindaxhinj dhe nje keshille nga une:

    Mos u masturboni shume me fotot e ketij hermafroditit!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #15

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Para'ardhesi i Veliaj, shiti detin, vrau kater veta ne sy te gjith medias, vodhi miliarda leke me rrugen e kombit. Kto qe dihen te faktuara. Po sa sdim ne?! Jeni drit shkurter ju! Ksaj i thone cohuni ju nga karrikja e te vime e te vjedhim ne.

    Por jo ska me!

    Me vjen keq kur shoh kto qe kakarisin ktu e na bejne si shenjtore dhe analist te BBC!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  17. #16
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Paraardhesi si nenpunes bashkie, nuk kishte mundesi te merrej me keto çeshtjet me larte! Se me duket se po diskutojme per performancen ne bashki!

    Nese paska vrare qe aleati per te cilin Rama i nxorri te protestonin (Meta poshte kepuces-kokpalaret) te ndihmonte me votat e partise se tij qe Veliaj te behej Kryebashkiak, te kishte çuar te pakten nje mini-dosje ne prokurori. E kishte edhe premtim elektoral Rama: 'nuk do t'ju harrojme madje do bejme drejtesi per kokpalaret e drogaxhinjte e Edi Rames'! Mirepo ne koshiencen time asnje dosje, nqs e keni si lajme bujrum na e sillni.

    Nese paska shitur detin, nderkohe qe asgje s'ka shitur, sepse vendimin e rrezoi gjykata kushtetuese, ka prape te gjitha hapesirat Rama ta padisi, mirepo prape asgje!

    Kurse per ate rrugen e Kombit, te cilen Rama me aq zell ka qe ne 2008-en duke u çjerrurr se me te ardhur ne pushtet do ta padisim, jo vetem qe s'ka asnje mini-dosje te derguar ne prokurori, por mburret sa here qe shkon ne Kosove! Te na e tregoje ku vodhi, si vodhi, sa vodhi, jo me fjale por me prova ne prokurori. Se mesa di une sot, jo vetem qe vidhet (lexoni te gjitha raportet e BE-se dhe do kuptoni), por edhe ato tendera qe behen s'kane asnje transparence dhe shkojne gjithmone tek 4-5 njerez: Culi-parapuli, Vilma Nushi, Beso Tajvanit, Koço Kokebrima e ndonje tjeter!

    Pra meqe paraardhesi e paska bere balte, pse nuk e pastron ky aktuali! Per çfare votojne shqiptaret? Ja pra qe votojne per ndryshim, per permiresim!

    Mirepo ndryshim jo (me teper nje kopje e shemtuar e viteve te 7-te e te 8-te te qeverise se kaluar) dhe asnje lloj permiresimi (zero investime publike ne 3 vjet)!

    Megjithate kthehemi tek niveli qendror. Veliaj nuk krahasohet me te kaluaren por me standartin, se per kete eshte votuar! Per kete do votohen edhe pasardhesit e tij ne bashki!
    Prandaj une sfidoj secilin prej jush ketu, qe te me sjelli nje te mire te dobishme qe ka bere Veliaj per qytetaret e Tiranes prej afro nje viti ne detyre.
    Nje te vetme!
    Vetem nje kerkoj...

    PS: Ndonje te mire per Ed Ramen s'po ju pyes. Jo vetem se eshte jashte teme, por edhe per faktin se askush prej jush nuk eshte ne gjendje te artikuloje asnje dobi te tijen ne 3 vite qeverisese!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 14-02-2016 më 20:53
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  18. #17

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Si ste vjen turp qe ben rolin e "avokatit" per lul bashen!? Nderkohe qe e di e gjithe shqiptaria se kush eshte fytyra e tije dhe grabitjet ashiqare qe ka ber tete vjet pa u ngopur dhe nga syte i dalshin, jo vetem lulit por cdo politikani qe behet miliarder me taksat dhe djersen tone.

    Sa i perket investimeve ne bashki qe ka ber Veliaj, ty te dukemi gje qorra dhe budallenj ne qe na genjen kshu haptazi?!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  19. #18
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    S'po bej avokati se s'kam studiuar per juridik. Po them se cilido qe abuzon, nese i gjenden shkeljet, t'i çohet dosja ne prokurori..

    Ja po supozojme se delja e zeze paska qene Basha. A u bene votimet? A u ndryshuan konjukturat? Po!

    Cili ishte produkti? Kaq po kerkoj, na tregoni NJE GJE TE VETME nga Veliaj! PSH: Ka bere sheshe te reja, hapesira te gjelberta publike, ka ndertuar shkolla e kopshte, ka hapur kinema dhe aktivitete te tjera kulturore etj etj. Me keto merret bashkia dhe prandaj po ju kerkoj nje te mire publike te Eri Velit! Nqs nuk sillni dot nje shembull unik, ia mbani kot ison...

    Pastaj nese do ju dhimbsej realisht sadopak pasuria e ndertuar mbi vjeljen e taksave dhe djersen e popullit, duhet ta qellonit me kastraveca prej verteti Ramen e jo me veze. 200 milion eurot pasuri qe ia plasi raporti i OSBE-se Edi Rama ku i gjeti? Trashegimi apo kursime nga paga 800€ ne muaj? Po vilen gjigande te Surrelit me se po e nderton?

    Prandaj mos t'i hyjme kot vjedhjeve dhe abuzimeve se lista rrezikon te behet akoma me e gjate (nga te gjitha palet nese do)..

    Por me sillni nje te mire te vetme te Eri Velit! Nqs keni lajme qe pergenjeshtrojne palaçolleqet dhe karragjozlleqet qe une permenda, bujrum sillini edhe ato...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  20. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    Veliu yne eshte me i bukur se Obama! Veliu yne ia ka kaluar Obames me kohe! Obama eshte i prapambetur, akoma merret me mbrojtjen e parqeve me jeshillek, kurse Veliu yne ne Tirane po nderton parqe prej betoni!

    Obama le te kopjoje Veliun tone e jo Veliu yne Obamen!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-02-2016 më 16:09

  21. #20
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Të gjitha fotot: Erion Veliaj kërkon t'i ngjajë Obamës!

    edhe burri im po kerkoka ti gjaje obames!!!!
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •