Pershendetje ty o student qe po lexon keto rreshta,kudo qofsh(nese nuk je student je i mirepritur gjithashtu ,nese nuk ndodhesh ne Itali je i ftuar te kalosh tek tema per studentet shqiptare neper bote) Kjo teme u hap me idene qe te krijohet nje shoqeri virtuale e studenteve ne Itali,per te trajtuar hallet dhe problemet tona te perditshme. Te gjithe e dine sa e veshtire eshte jeta e studentit ne pergjithesi...por jo te gjithe e dine sa e veshtire eshte ajo ketu ne Itali. Kush nga ne,nese do kishte mundesi te kthehej mbrapa ne kohe, do ndryshonte vendimin e famshem,apo idene e te vazhduarit te shkolles se larte ne Itali? Une jo njehere!!! Mos u habisni,e shumta e shumta qe do beja,do ishte te kisha mundesine te kisha plotesuar dokumentat per te fituar nje burse...gjithmone nese ARSTUD-i (azienda per il diritto allo studio) e universitetit te Bolognes), veren e vitit 1997 (nje vita para se te vija une)nuk do kishte vendosur qe studenteve shqiptare(dhe te disa shteteve ne zhvillim e siper) t'i hiqej e drejta per studim(qe me pak fjale dmth: jo burse studimi,jo konvikt,jo mense vetem nje zvogelim i takses se famshme te regjistrimit) Dhe une faj per kete i ve dhe ambasades italiane ne TR qe mesa di une,nuk jepte informacion per bursat e universiteteve te ndryshme ne Itali...ju qe keni mbi 4 vjet ketu dinit gje kur keni plotesuar formularet??? Une jo per vete...dhe vetem per kete do kisha ndryshuar qytet...por pastaj do dilnin probleme te tjera,ku me kryesori eshte rregullimi me shtepi. Kam njohur cuna qe kane fjetur si "barbone" tek stacioni i trenit...po spate nje mbeshtetje je i humbur,vetem nese babi te paguan hotelin,por edhe atehere nuk eshte se e ke zgjidhur problemin. Kur i thua fjaline "sono albanese" atij qe ofron krevatin apo dhomen teke me qera....eshte e kote me tej ti japesh nr tend te tel,qe ai te te kontaktoje per te dhene lajmin e shumepritur..."Me vjen keq...por ja dhame atij qe erdhi para teje" Edhe pse ti ne takimin per te pare apartamentin,mund te kesh bere nja 7-8 km nga qendra dhe i bindur qe do ta prekesh paksa ne zemer per faktin qe je i huaj dhe i vetem ketu ne kete shtet te huajsh!!!
Megjithate ky eshte vetem fillimi...ke fat dhe qellon njeri nga jugu qe te thote hajde se te zgjodhem ty...duhet te paguash 3 muaj ne fillim,2 prej te cileve te jepen ne fund fare nese do te ikesh...Ti,ske rrruge tjeter...vendos te qendrosh dhe paguan ato leke...te pakten nuk je me jashte si qen rrugesh!!!
Eh...sa do vazhdoja keshtu...ngjajne si histori emigrantesh...jo studentesh! Vetem se dicka eshte e sigurte...mjafton te ambjentohesh se pastaj rrjedha e jetes te ndihmon te lundrosh ne ujra te qeta...
Ndoshta u zgjata shume...nuk di cfare tjeter mund te shkruajme ketu ne kete teme(do deshiroja te lexoja sa me pak tregime te dhimbshme)...por besoj se ka shume gjera...duke u nisur nga histori tuajat personale deri tek probleme te perditshme,dhe ju lutem sa me shume hapesire gjerave qe ju pelqen dhe qe beni per tu kenaqur ne Itali(psh festa apo takime shqiptaresh,lokale te ndryshme,shoqata shqiptaresh etj) Psh nje pyetje e ngre une ketu: sa nga ju punojne perkrah studimit???
Shpresoj te dali dicka interesante....deri atehere ju uroj gjithe te mirat!!!
Eliani,Bologna
Krijoni Kontakt