Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Vrasje në Durrës, 42 vjeçari Xhevahir Brasha u ekzekutua me 13 plumba në automjetin e tij

    Plot 13 herë është qëlluar, Xhevahir Brasha i cili një ditë më parë u ekzekutua në afërsi të banesës së tij në Fllakë të Durrësit.
    Policia e Durrësit ka dhënë detaje dhe ka sqaruar se 42 vjeçari u vra me automatik në makinën e tij me targa AA 295 LA.
    Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhe sekuestroi sekuestroi në cilësinë e provave materiale 13 gëzhoja, model 56, kalibër 7.62mm dhe automjeti tip Benz me targa AA 295 LA.

    Vrasja ndodhi një ditë më parë, 10 shkurt
    Një 42 vjeçar, baba i dy fëmijëve u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, 10 shkurt 2016, pranë banesës së tij në fshatin Fllakë të Durrësit.
    Viktima u identifikua zyrtarisht nga policia si Xhevahir Brasha me origjinë nga Hasi por banues në Durrës, ndërsa mësohet se ai kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për disa vite.
    Sipas policisë rreth orës 19:30, Brasha është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës. Ai është qëlluar me 2 plumba pas shpine.
    Banorët, të cilët dëgjuan krismat e armës, dolën menjëherë në rrugë për të parë çfarë kishte ndodhur, por pavarësisht se mbërritën në kohë, nuk mund ta mbanin në jetë 42-vjeçarin.
    Ky i fundit ndërroi jetë teksa po transportohej drejt spitalit të Durrësit. Menjëherë për ngjarjen është vënë në dijeni policia, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të krimit të rëndë.
    Hetimet- Policia shoqëroi në komisariat një numër personash, mes tyre të njohur dhe familjarë për të mësuar për ndonjë konflikt të hapur me persona të tjerë në Shqipëri.
    Familjarët kanë deklaruar se 42-vjeçari me origjinë nga Hasi ka qenë emigrant në Angli dhe vetëm para pak kohësh ishte kthyer në banesën e tij në fshatin Fllakë të Durrësit. Sipas familjarëve ai nuk kishte konflikte me të tjerë persona, të paktën jo në dijenin e tyre. Pavarësisht, deklaratave të dhëna nga familjarët të cilët mohojnë që i afërmi i tyre ka mosmarrveshje me të tjerë persona hetuesit e ceshtjes po hetojnë në disa pista.
    Një konflikt i hershëm i nisur në vitin 2008 me një fis tjetër në Has, të cilët jetonin në Angli, në të njëjtin qytet me viktimën mbetet një ndër pistat që po heton policia, pa përjashtuar këtu krimin e ndodhur për shkak të konflikteve të pronësisë apo edhe të implikimit të 42-vjeçarit në trafikimin e lëndëve narkotike.
    Me dy identitete-
    Policia dyshon që viktima kishte probleme me drejtësinë, pasi mbante dy identitete. Nga policia viktima është identifikuar me emrin Xhevahir Brasha, ndërsa vitet e fundit ai figuronte me emrin Agim Cakaj. Edhe në spital ai është shënuar me këtë emër.
    “Na rezulton se viktime rreth 8 vite më parë ka pasur përplasje me një fis nga Hasi në Londër. Mendojmë se 42-vjeçari ka ardhur para tre muajsh me konflikte të mbartura nga Londra, ku jetonte vitet e fundit”, kanë thënë burime nga grupi hetimor por pa përjashtuar pistat e thera.
    Familja e 42-vjeçarit me origjinë nga Hasi, ishte vendosur në fshatin Fllakë të Durrësit pas vitete 1990, aty ku me të ardhurat e siguruara nga emigrimi kishin investuar në pasuri të patundshme, kryesisht në blerje të tokave. Viktima që prej tre muajve ishte kthyer nga emigrimi, duke jetuar në shtëpinë e tij në Fllakë, aty ku kishte vendosur të ngrite dhe bizneset e tij.
    Errësira e ka bërë të pamundur identifikimin e autorit apo të autorëve. Daja i viktimës është shprehur : “Nuk kemi dyshime se kush mund të ketë qëlluar, pasi dolëm me vonesë dhe nuk pam asgjë. E gjetëm të shtrirë, në gramat e fundit, pranë shtëpisë. U përpoqëm për ta transportuar për në spital, por nuk mërriti i gjallë. Nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë këtru në shqipëri, sepse jetonte në Londër dhe para tre muajësh u kthyer. Në dijeninë tonë, Xhevahiri nuk ka pasur konflikte të hapura”
    Njoftimi i policisë
    Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: • Xh.B.42 vjeç. Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Vrasje në Durrës, 42 vjeçari Xhevahir Brasha u ekzekutua me 13 plumba në automjetin e tij

    Kjo ngjarje tregon se sa i demshem eshte ateizmi. Zoti i denofte disa ateiste dhe disa myslimnae qe morren ne qafe popuj te tere
    ngushellime familjareve

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Vrasje në Durrës, 42 vjeçari Xhevahir Brasha u ekzekutua me 13 plumba në automjetin e tij

    Bejne kot si te forte pa patur fizik dhe krahe. C'hyn zoti ketu, Zoti nuk di ku te fshehe koken!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •