Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Islami është fe e së ardhmes

    Islami është fe e së ardhmes


    Autor Ibrahim Stafa

    Vleresime per Islamin

    “Islami është fe e së ardhmes”.
    Bernard Show

    Vlera e Islamit është universale, e pakrahasueshme dhe e pazëvëndësueshme.Ajo është fe hyjnore por per njeriun.
    Vlera e islamit buron nga vetë thelbi e natyra unikale,që mishëron filozofia progresiste islame.
    Vlerësimet për islamin vijnë natyrshëm jo vetëm nga teologë e mendimtarë të shquar të fesë islame,por edhe nga personalitete të shquara joislame të fushave të ndryshme te shkencës,artit,kulturës,letërsisë,politikës etj.Fakti që sot në botë numërohen mbi një miliard musliman,te kombeve, racave e gjuhëve të ndryshme nëpër kontinente,vërteton se rritja dhe përhapja në mënyrë progresive është një tregues kuptimplotë se islami eshte cilësisht me vlera të pallogaritshme në krahasim me të gjitha religjionet e tjera.
    Feja islame përshkohet nga filozofia që mbart dhe trasmeton vlera në mbarë njerzimin.Vlerat përmbi vlerat e islamit i rrezaton në Kuranin Famëlartë, esenca e të cilit shprehet në pesë shtyllat parimore që udhëheqin njerzimin drejtë rrugës së Zotit.Këto janë:

    1)Pranimi i Allahut,(Besimi)
    2)Namazi,(Falja)
    3)Zekati,(Bamiresia)
    4)Agjërimi i Ramazanit,(Altruizmi)
    5)Bërja e haxhit.(Peligrinazhi boteror)

    Vlera e islamit qëndrron në raportin e drejte ndërmjet Krijuesit dhe njeriut.Pranimi apo mospranimi i këtij raporti krijon vlera dhe antivlera që i faturohen vetë shoqërisë njerzore.Musliman i vertetë është ai që e do Zotin dhe e ka frikë Atë.Historia e lindjes dhe e përhapjes së fesë islame në Shqipëri është pjesë përbërëse e historisë së përgjithshme islame dhe e historisë e popullit shqipëtar.
    Domosdoshmëria e njohjes së vlerave të islamit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për njeriun,komunitetin e shoqërinë jo vetëm për ato islame,por edhe të besimeve të tjera.
    Nuk mund të njihet historia e fesë islame pa historinë e Shqipërisë dhe historia e popullit shqipëtar nuk mund të njihet pa historinë e islamit.Në këndvështrimin historik populli ynë në tërë jetën e tij shumëshekullore ka qënë i pushtuar dhe i sunduarnga të huaj, nga fuqi ushtarake te ndryshme por ai kurrë ai nuk u asimilua.Kjo ka qënë sfida më e madhe, por dhe fitorja më e madhe në historinë e popullit shqipëtar.

    Vëndi ynë i vogël veçse është sulmuar,pushtuar,por kurrë nuk është nënshtrruar.I referohemi historisë; pushtuesë:grekë,romakë,serbë,bullgarë,gotët:zigotë t,ostrogotët hunët,normanët,anzhuinët,osmanet,italianët(1920-1939)austro-hungarezët,francezët,gjermanët. Ndersa nga ana tjetër,shqipëtarët dhë Shqipëria nuk kanë sulmuar dhe pushtuar ndonjë vend.Ky fakt përbën provën se populli ynë është një popull paqësor,me karakter të fortë,që lartësohet mbi të tjerët.Natyrisht në këtë aspekt ka ndikuar pozitivisht edhe edukata islame.
    Për vlerën dhe rëndësinë e islamit,citoj historianin E.Gibbon:-“Lindja dhe përhapja e islamit ka qënë një nga revolucionet më të rëndësishme,që vendosi një frymë të re dhe të përheshme tek të gjithë popujt e botes”.Vlerësimet për rëndësinë e islamit janë të pafundme.Vlerësime për islamin që vijnë nga personalitete të shquara nga vënde të ndryshme të botës,në kohëra të ndryshme dhe të religjioneve kristiane,jomuslimane,nuk janë elozhe,por janë të sinqerta,prandaj ato janë të besueshme.

    Feja islame është monoteiste.Ajo është e zhveshur nga misticizmi,bestytnitë,adhurimi i idhujve,nga falsitete e pompozitete,ajo pasqyron drejt e me realizëm jetën dhe fenomenet e shoqërisë njerzore.

    Kur permend vlerat e islamit është e pamundur të mos nënvizosh rolin e profetit Muhamed(a.s) në aspektin e njohjes dhe të interpretimit të Kuranit.

    La Martin e portretizon kështu profetin Muhamed(a.s):

    -“Filozof,orator,profet,ligjdhënës,luftëtar,ngadhnj imtar idesh,rilindës i serishëm i fesë së logjikës dhe të Zotit pa idhuj dhe pa afreska,themelues i njëzet mbretërive të botës dhe i një mbretërie shpirtërore,ai është Muhamedi (a.s).

    Kur merren parasyshtë gjitha masat me të cilat matet madheshtia e populariteti i njeriut,lirshëm mund të pyesim:A ka njeri më të madh se ky?

    Tomas Karlajn,shkencëtar anglez në veprën:”Mbi heronjtë”,viti 1840,shkruan:

    -“Do të ishte i kotë çdo mendim për këtë botë, po qe se e pranojmë se qindra milion njerëz jetojnë e vdesin në të për diçka që do të ishte e pavërtetë,sepse e paverteta mund të ngadhënjejë për një çast,por vetëm e verteta mund të ndezë botën ashtu si e ndezi Muhamedi(a.s).Sekreti i fuqisë dhe i përhapjes së fesë islame qëndron në të vërtetën e saj hyjnore dhe jo tek shpata…”

    Astronomi dhe historiani amerikan Michael Hart në librin e tij “Njëqind më të mëdhenjt” vë në vend të parë Muhamedin(a.s) dhe thotë:
    -“Profeti Muhamed(a.s) ishte Kuran i gjallë”.

    Napoleon Bonaparti ka thënë:
    -“Besoj se nuk është larg koha,kur do të më mundësohet t’I tuboj të gjithë njerzit e mençur dhe të arsimuar të mbar botës dhe të vendos një administratë të vetme si pas themeleve të principeve të Kuranit,të cilat janë të vetme të drejta adekuate dhe vetëm ato(principe) të njerzimit mund t’I sjellin fat dhe harmoni”.

    Leon Tolstoi ka thënë:
    -“S’ka kurrëfarë dyshimi në atë që I dërguari Muhamed (a.s) është një nga reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit.Atij I takon fama më e madhe,sepse ai e udhëzoi njerëzimin kah dritës së vërtetë,drejtësisë dhe paqjes,sepse e pengoj gjakderdhjen e pafajshme tek njerzit dhe hapi rrugen drejt përparimit dhe civilizimit.
    Këtë vepër madhështore askush nuk ka mundur ta sendndërtoj përveç një njeriu I cili me ndihmen e Zotit, njeri që meriton çdo respect,mahnitje dhe vëmëndje”.


    Oto Bismark tha:
    -“O Muhamed,më vjen shumë keq që nuk kam qënë bashkëkohësi yt!
    -O Muhamed(a.s) për arsye se nuk kam patur fatin të përjetoj shekullin tënd,jam shumë I mjeruar”.
    Është absurditet vënia e shenjës së barazimit ndërmjet profetit Muhamed a.s dhe reformatorëve të kishës së krishterë:Martin Luterit,Tomas Myncer, Jan Husi,Zhan Kalvin,Ulrih Cvingli etj,.


    Makatma Gandi(1285-1367)
    -“Në atë kohë kur ylli islam në Lindje të Botës I kishte sjellë lumturi,qetësi dhe dritë Botës,perëndimi ishte në errësirrë të plotë e të tmerrshme.Feja islame nuk është gënjeshtare dhe s’ka dhunë në të,ajo do vullnete te lira.Ajo është e thjeshtë dhe e natyrshme.
    Në islam ndërmjet Allahut dhe robit(krijesës së Tij,më të dashur njeriun)nuk ka ndermjetës, në fenë islame ka drejtësi shoqërore, ka shpirt demokratik”.


    Professor Yushudi Kusan drejtor i observatorit Tokio:
    -“Unë mund të them se jam tepër I impresionuar me gjetjen e fakteve të vërteta astronomike në Kuran”.

    Joe Leigh Simpson,professor i obsetrikës dhe gjinekologjisë në North çestern University në Cikago-SHBA:
    -“Jo vetëm që nuk ka kurrëfarë konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit,por në të vërtetë religjioni mund të udhëheqë shkencën,pasi në Kuran ekzistojnë fakte të vërteta nga shkenca, gjë e cila përkrah diturinë në Kuran,që vjen nga Allahu”.

    Professor Tagata Tagasone,Tajlandë:
    -“Unë besoj se çdo gjë qëështë shënuar në Kuran në 1400 vitet e kaluara duhet të jenë të vërteta.Kjo mund të vërtetohet me metoda shkencore.
    Muhamedi ishte analfabet dhe ai është I dërguari që përcolli diturinë e shpallur si ndriçim nga Krijuesi I Vetëm,Allahu.Për këtë shkak unë mendoj se tani është koha kur duhet të them:-“La-ilahe-il-Allah,Muhamed resulullah.”


    Shkencëtari M.N.Roi ka thënë:
    -“Suksesi befasues I arabëve nuk ka buruar vetëm nga organizimi i tyre,nga admirimi dhe asperatat,por më shumë nga aksioni njesues i islamit dhe natyra inspiruese e revucionalizuese e programit të kësaj feje…..nëpërmjet ndikimit të fuqishëm të Kuranit”.

    Georg Riveira:
    -“Islami nuk i njeh dallimet racore,as dallimet në kushtet sociale,kurse rregulli i vetëm ku insiston është drejtësia unike dhe vëllazëria”.

    Shkrimëtari spanjoll,Blasko Ibanez,ne veprën e tij:“Nën hijen e Katedrales”shkruan:
    -“Në Spanjë renesanca nuk ka ardhur nga veriu me invazionet barbare,por nga jugu nga arabët… Kulturë të cilën e krijoj entuziazmi fetar i të dërguarit të Perëndisë, Muhamedit a.s.
    Prej shekullit të VII deri në shekullin e XV krijohet kultura më e bukur edhe më e pasur të cilën Europa e ka parë në Mesjetë”.


    Shkencëtari H.J.Najl ka thënë:
    -“Islami ka dominuar sepse ai ishte sistemi më i mirë shoqëror dhe politik të cilin koha qe në gjëndje ta ofrojë.Ai është përhapur sepse në çdo hap ka gjetur të shtypurit,ata pa të drejta dhe të mjerë.Islami ka qënë ideja politike më përmbajtësore,më moderne dhe më e pasur që kishte karakteristikat e kreativitetit real dhe të vitalitetit në botë,duke i kushtuar njeriut sistemin më të mirë të mundur…”

    Johan V. Gete:në vepër e tij poetike “Divani” thotë:
    -“Nëse islami do të thotë nënshtrim Zotit,ne jetojmë dhe vdesim të gjithë në islam”.

    Rozhe Garodi,filozof,ishantar i Byrosë Politike të PK Franceze,në librin:”Thirrja gjallëve” shkruan:
    -“Dëshiroj të deklaroj se kalimi im në fenë islame nuk ka qënë rastësi,por është rezultat i një udhëtimi dhe hulumtimi të mundimshëm dhe të gjatë,të cilin e përshkruan udhëkryqe të shumta,derisa më në fund arrita fazën e besimit,që i siguron njeriut qetësi e rahati,sepse feja islame është paqe dhe prehje shpirtërore”.

    Princi Carls ka thënë:
    -“Është e çuditshme përse moskuptimet ndermjet islamit dhe perëndimit duhet të vazhdojnë,kur ajo që i bashkon këto dy botë është shumë më e fuqishme se ajo që i ndan:monoteizmi,përkohësia,përgjegjësia,bota tjetër,respekti ndaj diturisë,mëshira ndaj të varfëve,rëndësia e jetës familjare,respekti ndaj familjes.Moskuptimet paraqiten kur nuk ja arrijmë tëçmojmë se si të tjerët e shohin botën,historinë e saj dhe rolet përkatëse në të”.

    Hilari Rodham Klinton:
    -“Islami është religjion,i cili më së shpejti rritet në Amerike,udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerzit tanë”.

    Në adresë të islamit vijnë vlerësim e dhe nga superyjet e sportit botëror.
    Shfrytëzoj rastin të përmend me dashamirësi të dyfishtë;si musliman të devotshëm dhe boksier i talentuar(Numri 1 i botës) Casus Cley-Muhamed Ali.
    I komentuari në botën islame,Muhamed Ali, simbol i paqes, i drejtësisë në mbrojtje të lirisë, të të drejtave të njeriut e të varfëve kudo në botë, simbol i urtësisë, guximit, tolerancës, i bukurisë fizike dhe shpirtërore.
    Muhamed Ali u bë udhëheqësi shpirtëror i miliona njerëzve në të gjithë botën duke shpalosur tiparet e një muslimani model, i cili me fuqinë që i fali Allahu arriti të shëmb në tapet një nga rivalët më të mëdhenj të tij “shkëmbin”-Fereman.
    Muhamed Ali, vlerën e islamit e konkretizoj me konvertimin e tij në musliman.Shëmbullin e tij e ndoqën edhe të tjerë si Tajson,Rrahman,etj.
    Muhamed Ali qe ai i cili preferoj më mirë burgimin se sa të kryente shërbimin ushtarak në Vjetnam në luftë kundër popullit vjetnamez.

    Cdo mëndje njerzore sado gjeniale të jetë nuk është në gjëndje ta vlerësoj islamin sepse ajo është një vepër hyjnore e Allahut.(xh.sh.)
    Kudo që lind drita e islamit aty zhduket mosbesimi, sikurse bora nga rrezet e diellit në pranverë dhe me atë freski lulëzojnë lulet e diturisë, mirësisë dhe drejtësisë.
    Në ketë mënyrë zbukurohet dhe lartësohet intelekti i njerëzve.
    Vlerësimet të panumërta të islamit janë mesazhe ogurmirë për perspektivën e përbotshme të fesë islame.Këto vlerësime sasiore dhe cilësore që janë gjithnjë e në rritje apo të akumuluara prej kohësh evidentojnë qartë për epërsinë e islamit përkundrejt feve të tjera. Islami sot gëzon një auroritet dhe popullaritet të paimagjinueshëm sepse ai është më pranë dhe më i dobishëm për njerzit dhe shoqërinë.

    Ky sukses nuk është arritur vetëvetiu dhe nëpërmjet dhunës, por nëpërmjet bindjes, argumentit, analizave krahasuese, ballafaqimi i kulturave dhe feve të kundërta.
    Islami si një diell i pashuar ndriçon dhe ngroh në mbarë botën,çdo trup njerzor,çdo arsye njerzore pavarësisht nga kombësia, gjërësia gjeografike, area, bindja politike, gjuha,kultura, traditat dhe zakonet.Të çudit fakti se histeriografia shqipëtare dhe ajo islame shumë pak janë marrë me këtë çështje.Madje konstatohet se histeriografia shqipëtare në oportunitet dhe servelizëm ndaj histeriografisë së huaj, kalimin e shqipëtarëve në islam e trajton ngushtësisht si aspiratë të fisnikërisë shqipëtare ndaj pushtuesve për pushtet,për të siguruar privilegjet e arritura gjatë periudhës paraosmane ,kurse kalimine masave si nevojë për ti shpëtuar”dhunës” ekonomike (xhizja) të pushtetit turk.(!?)

    Indiferentizmi apo më keq trajtimi i kësaj çështjeje në pozitat e materializimit historik nga histeriografia shqipëtare nuk kanë ndikuar aspak në errësimin,mohimin e rolit të islamit dhe të vlerave të tij,sepse e vërteta hyjnore nuk ka nevoj për hipokrizi,demagogji ideo-politike sepse ajo është krejt transparente dhe siç thotë populli yne:”Dielli nuk mbulohet me shoshë”.Dhe sa më gjatë të mbizotëroj metodologjia Marksizmi Lenizmit në mentalitetin e histeriologjisë shqipëtare aq më shumë dëm i sjell ajo historisë së popullit shqipëtar.
    Nuk ka rëndësi vetëm njohja teorike e vlerave të islamit,por edhe materializimi i tyre në jetën tonë të përditshme,përçueshmëria nga brezi në brez,nga njëri popull tek tjetri,nga e kaluara në të ardhmen,me shumë përkushtim dhe guxim.Vlerësimet për islamin janë rezultat i një proçesi të shumë të gjatë historik, të cilat nisin qysh me lindjen dhe përhapjen e fesë islame. Ato në mënyrë të pashtershme dhe pastër nga vetë islami.

    Historia na mëson se përhapja globale e fesë islame me vlerat e saj përbën një “rrezik” serioz për krishtërimin.Kështu kotradiktat midis kishave politike të krishtera kaluan në plan të dytë dhe të gjithë bateritë u drejtuan kundër islamit jo vetëm në fushën ideologjike dhe teologjike.por edhe në atë politike dhe ushtarake,duke organizuar kryqëzata,”Lidhje të shenjta”(1814)qofshin këto të kohës mesjetare,të re apo moderne.
    Përhapja e qytetërimeve është një fenomen global, kompleks me moshë të vjetër.Ai shfaqet në forma të ndryshme,me ngjyra të ndezura e laramane, të dukshme dhe misterioze,”paqësore” dhe agresive ku në esencë është hegjemonia politike dhe teologjike në botë.

    Çdo interpretim tjetër i kamufluar jashtë kësaj logjike është absurditet.Kjo argumentohet bindshëm duke iu referuar dy fakteve historike ndonëse me shumë diferencë kohe kanë në thelb një emërues të përbashkët.
    1)Kryqëzatat e organizuara nga papati në aleancë me mbretër e perandorë të Europës feudale kishin si qëllim:
    a) “çlirimin” e varrit të Krishtit nga muslimanët e pa besë,
    b) pasurimi i klasës së pasur të shteteve feudale nëpërmjet luftrave pushtuese.
    2)Lufta kundër islamit është një formë e re e asaj lufte të vjetër në këtë shekull të ri,e drejtuar jo nga papati(moralisht-po) por nga shtete te ndryshme.

    Liria e mendimit buron nga islami.

    Të gjitha orvatjet e sotme anti-islame nga qarqe të caktuara regresive me pasojë elementë ekstremistë aventurierë si në Hollandë, Danimarkë(botimi i karikaturës së profetit Muhamed(a.s) e cila ishte në të vërtetë një autokarikaturë e lirise se veprimit ne dem te se Shenjtes, besimit te miliarda njerzve ) ose demonstrata të elementëve ekstremistë të krishterë në Bruksel të Belgjikës me pankarta:”Stop Islamizmit”etj,etj.nuk e kanë zhvlerësuar aspak islamin,por përkundrazi në mënyrë indirekte, ato ia kanë rritur edhe më tej vlerën islamit.

    Në strategjinë e luftës globale me pretekstin e ruajtjes së ekuilibrit të rendit të ri në të cilin mishërohen: hegjemonia e gjeopolitikes perendimore dhe kristianizimi, shfaqen qartë qëllimet dhe këto objektiva:
    1. Të ndalojë me çdo mënyrë,me çdo mjet, nëçdo kohë dhe në çdo kordinatë gjeografike të globit përhapjen e islamit,
    2. Të sigurojë arin e zi,naftën,
    3. Dalja nga kriza duke zëvëndësuar stoqet e armëve të vjetra me prodhime të reja,fitimprurëse dhe të ruajë kontrollin monopolistik,
    4. Të ngadalësojë tempin e zhvillimit ekonomik e teknologjik të konkurentëvë të rinj si burimin ekonomik kinez, zhvillimin industrial bërthamor të vendeve arabe etj.


    Si përfundimin: hegjemoni politike, ekonomike,ushtarake dhe teologjike.
    Pretendimi i superfuqive për të qënë përjetësisht kampionë absolute e lirisë, paqes dhe demokracisë përbën tashmë një sllogan bajat të kampiones “Plakë”. Populli thotë: ”Kali plak s’ecën revan”.
    Protacizmi është fenomen dialektik.Liria e fjalës buron nga demokracia.

    Shprehja e mendimit ndryshe apo kundër në mënyrë objektive e parimore,ndaj një politike të kujdo shteti qoftë, fiket atëherë kur marëdhëniet midis të voglit ndaj të madhit,të varfërit ndaj të pasurit dhe të dobëtit ndaj të fortit,kushtëzohet në varësi reciproke të interesave të tyre. Ky konkluzion argumentohet nga faktet historike:
    -“Ndërhyrja e SHBA në Irak,e mbështetur nga aleatët e saj tradicional dhe të rinj për të vendosur demokracinë në vënd të diktaturës së Sadamit. Qëlimi i mirë nuk justifikohet nga mjetet(armët) që përdor sepse demokracia nuk eksportohet dhe nuk importohet si çdo mall dhe demokracia e përjashton dhunën.Kështu demagogjia për demokraci është e konvertuar në ar të zi.

    Nga ana tjetër qëndrimi i dyfaqshëm ndaj genocidit Serb.Ndërhyrja në mbrojtje të popullsisë kosovare ishte me rëndësi të madhe historike,ndërsa një veprim të tillë humanitar në mbrojtje të popullsisë muslimane boshnjake ku shovinistët serbë vranë qindra mijra vetë, ata e demostruan me indiferentizëm.
    Përse dy qëndrime të kundërta ndaj të keqes së madhe? Përgjigja është e lexueshme.Në Bosnje nuk kishte naftë,Iraku po! Mbi të gjitha qëndron pragmatizmi.
    Nëqoftëse lufta është vazhdimi i politikës me mjete dhune, kjo presupozon se politika ka dështuar dhe në vënd të saj lulëzon lufta.
    Shëmbuj të tjerë që kompromentojnë politikën e “re”:

    *Zvarritja e çështjes palestineze.
    *Zgjatimi i kohës së luftës kundër terrorizmit.


    Kjo është pjesë e strategjisë dhe e taktikës së politikës planetare amerikane,e cila i mban ndezur motorrët reaktivë për çdo situatë, që rrezikon hegjemoninë e saj.
    Loja me e terrorizmit ndërkombëtar është si ajo loja e maces me miun.(Tomy & Jerry).Muslimani i vërtetë nuk është dhe s’mund të jetë terrorist.
    Mjeshtëria e regjizorit të telenovelës me shumë seri qëndron pikërisht në të se personazhi kryesor nuk kapet rob apo nuk vritet qysh në serinë e parë, sepse përndryshe filmi do të këputej këtu dhe ankthi i telespektatorëve nuk do të vazhdonte për shumë kohë.Pra,që të zgjasë e të stërzgjasë telenovela duhet të rrojë personazhi kryesor.Një telenovelë e pafund.Të genjejme apo të mos genjejme ?Kjo është çështja!?


    Islami është fe e së ardhmes

    Fenomenet historike përsëriten(kriza,lufta,etj) në kohë dhë në vënde të ndryshme me taktika të reja e të sofistikuara, por qëllimi dhe thelbi jo.Historia të mëson, por kush nuk mëson ,e pëson.Politikanët e shekullit të ri duhet të dinë mirë se demokracia nuk eksportohet dhe as dhurohet.
    Koha, jeta po tregon se superfuqitë politike e teologjike kanë frikë nga konkurenca e ndershme e fesë islame, nga përhapja e shpejtë globale e saj. Ata,superfuqitë, kanë frikë nga “bumi”ekonomik dhe zhvillimi teknologjik i hemisferës Lindore(Kinë, ,Indi,vendet arabe).Gjithashtu kanë frikë edhe nga çdo gjë që është më të drejtë joperendimore.

    Shekulli 21 me siguri do të sjellë ndryshime dhe zhvillime të reja cilësore.Ai do të shënojë fundin e hegjemonivë të superfuqive të shekullit të kaluar.
    Nga historia dimë se të gjitha perandoritë botërore si perandoria romake e perëndimit dhe e lindjes, perandoria e Karlit të Madh, perandoria Osmane ,perandoria e N.Bonapartit, perandoria ruse, lindën lulëzuan dhe vdiqën.Ky është ligj absolut,që përsëritet në vënde dhe në kohë të ndryshme.
    Nga përplasja e kulturave të qytetërimit botëror, i fituar do dali Islami dhe njerzimi.Kjo nuk është një dëshirë,një çmenduri apo profeci e imja, por është verdikt i Zotit.

    Një rol të rëndësishëm në lartësimin e vlerave të islamit ka luajtur, luan dhe do të luajë edukata islame,në familje dhe jashtë saj.
    Një familje muslimane, ku mbizotëron respekti, kujdesi, harmonia, vëllazëria dhe dashuria reciproke është një qelizë e shëndoshë e organizimit të shoqërisë.
    Nëse pranojmë që feja është këshillë, edukatë atëherë në këtë aspekt edukata islame në dallim nga të tjerat, ajo qëndron në shkallë sipërore absolute.
    Kjo vërtetohet nga jeta sot.

    Në edukatën islame është e dënueshme në mënyrë kategorike shfaqet e imoralitetit si:prostitucioni lesbik apo homoseksual, pornografia, lakuriqësia në modë,pedofilia, trafiku i mishit të bardh, mitmarrja, aborti, divorci i parsyeshëm, bashkëjetesa ilegal, droga, alkoli, duhani, lojrat e fatit,fajdeja, rryshfeti, hajduteria, denatyralizimi e të tjera dukuri të cilat po e degjenerojnë shoqërinë në mënyrë satanike.

    Pikëpamja kristiane liberale se njeriu lind i lirë dhe ka të drejtë ta shijojë jetën në liri të shfrenuar duke mos zbatuar normat morale-juridike të traditës, zakonet dhe karakterin shqipëtar, pra ajo teori përgatit praktikisht arkivolin shoqërisë.
    Islami kundërshton postulatin kristian të shuplakës në të dy faqet.
    Para Zotit dhe ligjit te Tij duhet të jemi të gjithë të barabartë.
    Në edukimin keq të fëmijëve dhe të rinisë të gjithë jemi fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës.E keqja njerzimit i vjen nga injoranca, nga mënyra “moderne” e jetës qe ndryshon dita dites natyrshmerine njerzore.
    Në mbyllje të kësaj ekspozeje dëshiroj të citoj:
    -“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë”(Kuran,17:25)

    Zoti ju bekoftë!
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xhemis për postimin:

    dorentina95 (13-02-2016)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Bej bej reklame nje malli qe nuk shitet.Islami deshtoi dhe me nje fund shume tragjik per ata qe e besuan me shume dhe me sinqeritet. Fukarenjte dhe te pafatet e Sirise, Jmenit ,Libise e keshtu me radhe ishin ata qe "firmosen" deshtimin e plote tij. Femijte e mbytur ne detin Egje jane nje klithme dhe nje goditje kunder hipokrizive dhe genjeshtrave qe na rreshtove ketu . Qendronijini larg kesaj murtaje te keqe edhe ju te pakte qe nuk e pranoni dot hapur se islami vdiq!

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Bej bej reklame nje malli qe nuk shitet.Islami deshtoi dhe me nje fund shume tragjik per ata qe e besuan me shume dhe me sinqeritet. Fukarenjte dhe te pafatet e Sirise, Jmenit ,Libise e keshtu me radhe ishin ata qe "firmosen" deshtimin e plote tij. Femijte e mbytur ne detin Egje jane nje klithme dhe nje goditje kunder hipokrizive dhe genjeshtrave qe na rreshtove ketu . Qendronijini larg kesaj murtaje te keqe edhe ju te pakte qe nuk e pranoni dot hapur se islami vdiq!
    Islami nuk deshtoi ne kohe e tartareve, mongoleve, kryqezatave, luftes se pare boterore dhe se dyte, e si mund te deshtoi tani.Thjesht tani e kane kapur disa dhimbje lindjeje dhe me vone do te japi frytin e jetes se tij ndryshe nga cfare shikojme sot neper media.Eshte periudhe e shkurter te siguroj per kete.Islami nuk deshton deri diten e Kijametit sepse eshte fe monoteiste.

    Te gjithe ato qe po ndodhin sot ne vendet muslimane jane nje proces i cili kalon me kohen , eshte nje proces rigjallerimi te nje semuri i cili mbasi kaloi kohen e luftes se ftohte , ne ndarjet e poleve te superfuqive sot po rimendisionohet per tu cliruar nga disa problematika te popujve.

    Ne fakt ne shikojme ate token e thare por une kam shume shprese se prej saj do te shikojme nje kercel te ri te dale prej fares se mbjelle me shume shekuj nga profeti i fundit i botes Muhamedi a.s, dhe nga perkujdesja e Zotit te gjithesise.Mos harroni jemi shume prane fundit te kesaj bote, jemi prane shenjave te medhaja te ndodhise se fundit, kijametit te gjithe te profetizuara nga profeti Muhamed a,s.Estetika, etika, morali, besimi, e bukura, e ndershmja, e veshura, e natyrshmja,e ndritura, e virtytyshmja do te triumfojje ndaj cdo devijimi ideor apo jetesor.

    Nuk ka asnje new word order, tjeter qe i permbledh te gjitha ato qe permbedh Islami , jeten e mire ne kete bote dhe jeten e mire ne boten tjeter(Parajse).Nuk e gerdheton pervecse islamit askush monoteizimin me te gjitha ato qe permenda me lart duke harmonizuar qenien njerzore ne nje lidhje madheshtore me Zotin, ne nje lidhje me krijesat e tjera, njeriu, kafshet, natyren etj
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan Xhemis për mendimin e shprehur në këtë postim:

    dorentina95 (13-02-2016),Nuh Musa (04-02-2016)

  6. #4
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin

    Nuk ka asnje new word order, tjeter qe i permbledh te gjitha ato qe permbedh Islami , jeten e mire ne kete bote dhe jeten e mire ne boten tjeter(Parajse).Nuk e gerdheton pervecse islamit askush monoteizimin me te gjitha ato qe permenda me lart duke harmonizuar qenien njerzore ne nje lidhje madheshtore me Zotin, ne nje lidhje me krijesat e tjera, njeriu, kafshet, natyren etj
    Islam=Paqe......kshu ma shkurt me i rra.....problemi i dashamireve eshte se nisen nga ajo duke krahasuar islamin me feete tjera ekzistuese, por harojne se nuk krahasohet ne hirarhi nga larte teposhte, por ne te kunderten, krahasohet nga poshte te larte....islami eshte ne MAJE te piramides, ergo, gjithecka mund te krahasohet me islamin, me asgje nuk krahasohet islami.....gabimi tjeter rrenjesore eshte se islamin e shohen si ndonje dukuri "kollektive", dhe harojne se islami eshte BRENDA njeriut....e shohin se vdiq shteti, me kete mendojne se vdiq edhe islami, edhe pse shqiperia e enverit jav deshmon te kunderten....

    selam
    albanish by nature

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Nuh Musa për postimin:

    dorentina95 (13-02-2016)

  8. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin


    Mund te vazhdoj edhe me demaskimin e genjeshtrave te tjera e me sjelljen e mendimit te shume figurave te shquara historike mbi Islamin ......mjaft qe te me kerkoni te dini me shume!!!
    Apo s'e keni te komanduar kerkimin e dijes me Kuran?!
    Ja pra ku e deshmon llogjiken gjysmake e te mbrapshte me larte......gibbon jep nje vleresim OBJEKTIV sic i takon nje historiani, kurse vleresimi i tije mbi kuranin bjer ne kategorine qe e pershkruajta me larte....me kuranin mund te krahasohet GJITHECKA....kurse kurani nuk krahasohet me asgje....gjerat krahasohen me dicka me te larte, kurse ajo qe eshte ne kry, eshte superlativja...nese islami ka sjelle ndryshime rrenjesore per njerezine, ato burim e kane KURANIN (kausalitet)....pra, te krahasohet tash kurani me nje veper "literare" eshte subjektive dhe a priori, nje nonsens....e kupton kete ???....jo ???, ani, mire eshte...

    tungi
    albanish by nature

  9. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Jetoni jeten tuaj o njerez.. beso fene qe do o njeri..leri te tjeret te jetojne..Bota kurre nuk ka qene uniforme e kurre nuk do te jete.Komunizmi tentoi ta beje boten internacionale e deshtoi. Jeto jeten sot se eshte shume e shkurter mos ki hall se si do jete bota pas 1000 vjetesh o njeri. Si nuk u lodhet me keto tema?

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga murik Lexo Postimin
    Jetoni jeten tuaj o njerez.. beso fene qe do o njeri..leri te tjeret te jetojne..Bota kurre nuk ka qene uniforme e kurre nuk do te jete.Komunizmi tentoi ta beje boten internacionale e deshtoi. Jeto jeten sot se eshte shume e shkurter mos ki hall se si do jete bota pas 1000 vjetesh o njeri. Si nuk u lodhet me keto tema?
    askush nuk i shef punet e veta more murik me te tjeret do meren kujtojne se do shkojne nga 1000 vjet
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    murik (09-02-2016)

  12. #8
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Gabim.....Muhamedi ishte i tille!!
    Allahu s'eshte pare gjekundi......
    Jarigas Megjithe respektin qe kam kundrejt cdo pjestari ne forum
    dhe Ti nuk ben perjashtim
    por te Lutem.... Jane mendimet e tua
    Dhe nuk eshte nevoja ti besh Publike ne sy te te tjereve
    sepse ky nuk eshte 1 forum qe i perket sekteve fetare
    eshte 1 forum i shqiptareve...................
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  13. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Kush do te ma shpjegoje, dudum, ti qe s'di as se si thuhet ne shqip????!

    PO, me kulmin e civilizimit beduin....
    Ti citove Gibonin per te mbeshtetur nej genjeshter e tashi qe i doli boja genjeshtres, Giboni nuk qenka me kompetent!!!
    Kete thuaja hapesit te temes qe ka sjelle Gibonin per te mbeshteur tezen se Islami eshte fe e se ardhmes.....


    Drejt.....kur Jarushi ua skuq prapanicen, eshte jasht teme!!!!
    Pyete moderatorin mysliman se pse i ka fshire postimet e mija qe demaskojne genjeshtrat e hapesit te kesaj teme???!
    Pergjigja eshte se Islami eshte fe e mashtrimit......e verteta ju qorron syte.....atehere vazhdoni me terrin tuaj!!!
    Ti je ai qe pyet se kush do i laje gotat, dhe kete pyetje e cileson per inteligjente dhe fillozofike ngase qendron ne kontekst me pyetjen se a eshte gota gjysem e mbushur, ose gjysem e shprazet...
    Nese gibboni e vlereson ndikimin e islamit per zhvillimin e shoqerive ne kontekste pozitive, doemos ne kete kontekst pozitiv qendron edhe kurani, ngase ai eshte burimi, kjo quhet kausalitet. Nese gibbon kuranin e vlereson ne rretjana tjera ndryshe, atehere kjo nuk eshte ne lidhje kausale me ate qe citoje xhemisi, eshte kundershtim llogjik, keshtuqe TI nuk demantove gje, por tregove paditurine dhe inkompetencen tende per te diskutuar ne menyre te civilizuar me njerezit, krejt rreshtat qe i solle kunder citimeve te xhemisit kane te njejtin intencion ku perdore te njejten teknike. Per kete, futjen dallash, ikjen neper cepe dhe krijimin e mjegullnajave te akuzoje tan kohe . Eshte tipike kjo dhe ne natyren e tipave si puna jote, qe jeni te verbuar dhe te mnipuluar deri ne palce. Mjaft i degjenerove temat !
    albanish by nature

  14. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-02-2016
    Postime
    2

    Për: Islami është fe e së ardhmes

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Islam=Paqe......kshu ma shkurt me i rra.....problemi i dashamireve eshte se nisen nga ajo duke krahasuar islamin me feete tjera ekzistuese, por harojne se nuk krahasohet ne hirarhi nga larte teposhte, por ne te kunderten, krahasohet nga poshte te larte....islami eshte ne MAJE te piramides, ergo, gjithecka mund te krahasohet me islamin, me asgje nuk krahasohet islami.....gabimi tjeter rrenjesore eshte se islamin e shohen si ndonje dukuri "kollektive", dhe harojne se islami eshte BRENDA njeriut....e shohin se vdiq shteti, me kete mendojne se vdiq edhe islami, edhe pse shqiperia e enverit jav deshmon te kunderten....

    selam
    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Islami është fe e së ardhmes


    Autor Ibrahim Stafa

    Vleresime per Islamin

    “Islami është fe e së ardhmes”.
    Bernard Show

    Vlera e Islamit është universale, e pakrahasueshme dhe e pazëvëndësueshme.Ajo është fe hyjnore por per njeriun.
    Vlera e islamit buron nga vetë thelbi e natyra unikale,që mishëron filozofia progresiste islame.
    Vlerësimet për islamin vijnë natyrshëm jo vetëm nga teologë e mendimtarë të shquar të fesë islame,por edhe nga personalitete të shquara joislame të fushave të ndryshme te shkencës,artit,kulturës,letërsisë,politikës etj.Fakti që sot në botë numërohen mbi një miliard musliman,te kombeve, racave e gjuhëve të ndryshme nëpër kontinente,vërteton se rritja dhe përhapja në mënyrë progresive është një tregues kuptimplotë se islami eshte cilësisht me vlera të pallogaritshme në krahasim me të gjitha religjionet e tjera.
    Feja islame përshkohet nga filozofia që mbart dhe trasmeton vlera në mbarë njerzimin.Vlerat përmbi vlerat e islamit i rrezaton në Kuranin Famëlartë, esenca e të cilit shprehet në pesë shtyllat parimore që udhëheqin njerzimin drejtë rrugës së Zotit.Këto janë:

    1)Pranimi i Allahut,(Besimi)
    2)Namazi,(Falja)
    3)Zekati,(Bamiresia)
    4)Agjërimi i Ramazanit,(Altruizmi)
    5)Bërja e haxhit.(Peligrinazhi boteror)

    Vlera e islamit qëndrron në raportin e drejte ndërmjet Krijuesit dhe njeriut.Pranimi apo mospranimi i këtij raporti krijon vlera dhe antivlera që i faturohen vetë shoqërisë njerzore.Musliman i vertetë është ai që e do Zotin dhe e ka frikë Atë.Historia e lindjes dhe e përhapjes së fesë islame në Shqipëri është pjesë përbërëse e historisë së përgjithshme islame dhe e historisë e popullit shqipëtar.
    Domosdoshmëria e njohjes së vlerave të islamit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për njeriun,komunitetin e shoqërinë jo vetëm për ato islame,por edhe të besimeve të tjera.
    Nuk mund të njihet historia e fesë islame pa historinë e Shqipërisë dhe historia e popullit shqipëtar nuk mund të njihet pa historinë e islamit.Në këndvështrimin historik populli ynë në tërë jetën e tij shumëshekullore ka qënë i pushtuar dhe i sunduarnga të huaj, nga fuqi ushtarake te ndryshme por ai kurrë ai nuk u asimilua.Kjo ka qënë sfida më e madhe, por dhe fitorja më e madhe në historinë e popullit shqipëtar.

    Vëndi ynë i vogël veçse është sulmuar,pushtuar,por kurrë nuk është nënshtrruar.I referohemi historisë; pushtuesërekë,romakë,serbë,bullgarë,gotët:zigotët,ostrogotë t hunët,normanët,anzhuinët,osmanet,italianët(1920-1939)austro-hungarezët,francezët,gjermanët. Ndersa nga ana tjetër,shqipëtarët dhë Shqipëria nuk kanë sulmuar dhe pushtuar ndonjë vend.Ky fakt përbën provën se populli ynë është një popull paqësor,me karakter të fortë,që lartësohet mbi të tjerët.Natyrisht në këtë aspekt ka ndikuar pozitivisht edhe edukata islame.
    Për vlerën dhe rëndësinë e islamit,citoj historianin E.Gibbon#8220;Lindja dhe përhapja e islamit ka qënë një nga revolucionet më të rëndësishme,që vendosi një frymë të re dhe të përheshme tek të gjithë popujt e botes”.Vlerësimet për rëndësinë e islamit janë të pafundme.Vlerësime për islamin që vijnë nga personalitete të shquara nga vënde të ndryshme të botës,në kohëra të ndryshme dhe të religjioneve kristiane,jomuslimane,nuk janë elozhe,por janë të sinqerta,prandaj ato janë të besueshme.

    Feja islame është monoteiste.Ajo është e zhveshur nga misticizmi,bestytnitë,adhurimi i idhujve,nga falsitete e pompozitete,ajo pasqyron drejt e me realizëm jetën dhe fenomenet e shoqërisë njerzore.

    Kur permend vlerat e islamit është e pamundur të mos nënvizosh rolin e profetit Muhamed(a.s) në aspektin e njohjes dhe të interpretimit të Kuranit.

    La Martin e portretizon kështu profetin Muhamed(a.s):

    -“Filozof,orator,profet,ligjdhënës,luftëtar,ngadhnj imtar idesh,rilindës i serishëm i fesë së logjikës dhe të Zotit pa idhuj dhe pa afreska,themelues i njëzet mbretërive të botës dhe i një mbretërie shpirtërore,ai është Muhamedi (a.s).

    Kur merren parasyshtë gjitha masat me të cilat matet madheshtia e populariteti i njeriut,lirshëm mund të pyesim:A ka njeri më të madh se ky?

    Tomas Karlajn,shkencëtar anglez në veprën:”Mbi heronjtë”,viti 1840,shkruan:

    -“Do të ishte i kotë çdo mendim për këtë botë, po qe se e pranojmë se qindra milion njerëz jetojnë e vdesin në të për diçka që do të ishte e pavërtetë,sepse e paverteta mund të ngadhënjejë për një çast,por vetëm e verteta mund të ndezë botën ashtu si e ndezi Muhamedi(a.s).Sekreti i fuqisë dhe i përhapjes së fesë islame qëndron në të vërtetën e saj hyjnore dhe jo tek shpata…”

    Astronomi dhe historiani amerikan Michael Hart në librin e tij “Njëqind më të mëdhenjt” vë në vend të parë Muhamedin(a.s) dhe thotë:
    -“Profeti Muhamed(a.s) ishte Kuran i gjallë”.

    Napoleon Bonaparti ka thënë:
    -“Besoj se nuk është larg koha,kur do të më mundësohet t’I tuboj të gjithë njerzit e mençur dhe të arsimuar të mbar botës dhe të vendos një administratë të vetme si pas themeleve të principeve të Kuranit,të cilat janë të vetme të drejta adekuate dhe vetëm ato(principe) të njerzimit mund t’I sjellin fat dhe harmoni”.

    Leon Tolstoi ka thënë:
    -“S’ka kurrëfarë dyshimi në atë që I dërguari Muhamed (a.s) është një nga reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit.Atij I takon fama më e madhe,sepse ai e udhëzoi njerëzimin kah dritës së vërtetë,drejtësisë dhe paqjes,sepse e pengoj gjakderdhjen e pafajshme tek njerzit dhe hapi rrugen drejt përparimit dhe civilizimit.
    Këtë vepër madhështore askush nuk ka mundur ta sendndërtoj përveç një njeriu I cili me ndihmen e Zotit, njeri që meriton çdo respect,mahnitje dhe vëmëndje”.


    Oto Bismark tha:
    -“O Muhamed,më vjen shumë keq që nuk kam qënë bashkëkohësi yt!
    -O Muhamed(a.s) për arsye se nuk kam patur fatin të përjetoj shekullin tënd,jam shumë I mjeruar”.
    Është absurditet vënia e shenjës së barazimit ndërmjet profetit Muhamed a.s dhe reformatorëve të kishës së krishterëartin Luterit,Tomas Myncer, Jan Husi,Zhan Kalvin,Ulrih Cvingli etj,.


    Makatma Gandi(1285-1367)
    -“Në atë kohë kur ylli islam në Lindje të Botës I kishte sjellë lumturi,qetësi dhe dritë Botës,perëndimi ishte në errësirrë të plotë e të tmerrshme.Feja islame nuk është gënjeshtare dhe s’ka dhunë në të,ajo do vullnete te lira.Ajo është e thjeshtë dhe e natyrshme.
    Në islam ndërmjet Allahut dhe robit(krijesës së Tij,më të dashur njeriun)nuk ka ndermjetës, në fenë islame ka drejtësi shoqërore, ka shpirt demokratik”.


    Professor Yushudi Kusan drejtor i observatorit Tokio:
    -“Unë mund të them se jam tepër I impresionuar me gjetjen e fakteve të vërteta astronomike në Kuran”.

    Joe Leigh Simpson,professor i obsetrikës dhe gjinekologjisë në North çestern University në Cikago-SHBA:
    -“Jo vetëm që nuk ka kurrëfarë konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit,por në të vërtetë religjioni mund të udhëheqë shkencën,pasi në Kuran ekzistojnë fakte të vërteta nga shkenca, gjë e cila përkrah diturinë në Kuran,që vjen nga Allahu”.

    Professor Tagata Tagasone,Tajlandë:
    -“Unë besoj se çdo gjë qëështë shënuar në Kuran në 1400 vitet e kaluara duhet të jenë të vërteta.Kjo mund të vërtetohet me metoda shkencore.
    Muhamedi ishte analfabet dhe ai është I dërguari që përcolli diturinë e shpallur si ndriçim nga Krijuesi I Vetëm,Allahu.Për këtë shkak unë mendoj se tani është koha kur duhet të them#8220;La-ilahe-il-Allah,Muhamed resulullah.”


    Shkencëtari M.N.Roi ka thënë:
    -“Suksesi befasues I arabëve nuk ka buruar vetëm nga organizimi i tyre,nga admirimi dhe asperatat,por më shumë nga aksioni njesues i islamit dhe natyra inspiruese e revucionalizuese e programit të kësaj feje…..nëpërmjet ndikimit të fuqishëm të Kuranit”.

    Georg Riveira:
    -“Islami nuk i njeh dallimet racore,as dallimet në kushtet sociale,kurse rregulli i vetëm ku insiston është drejtësia unike dhe vëllazëria”.

    Shkrimëtari spanjoll,Blasko Ibanez,ne veprën e tij:“Nën hijen e Katedrales”shkruan:
    -“Në Spanjë renesanca nuk ka ardhur nga veriu me invazionet barbare,por nga jugu nga arabët… Kulturë të cilën e krijoj entuziazmi fetar i të dërguarit të Perëndisë, Muhamedit a.s.
    Prej shekullit të VII deri në shekullin e XV krijohet kultura më e bukur edhe më e pasur të cilën Europa e ka parë në Mesjetë”.


    Shkencëtari H.J.Najl ka thënë:
    -“Islami ka dominuar sepse ai ishte sistemi më i mirë shoqëror dhe politik të cilin koha qe në gjëndje ta ofrojë.Ai është përhapur sepse në çdo hap ka gjetur të shtypurit,ata pa të drejta dhe të mjerë.Islami ka qënë ideja politike më përmbajtësore,më moderne dhe më e pasur që kishte karakteristikat e kreativitetit real dhe të vitalitetit në botë,duke i kushtuar njeriut sistemin më të mirë të mundur…”

    Johan V. Gete:në vepër e tij poetike “Divani” thotë:
    -“Nëse islami do të thotë nënshtrim Zotit,ne jetojmë dhe vdesim të gjithë në islam”.

    Rozhe Garodi,filozof,ishantar i Byrosë Politike të PK Franceze,në librin:”Thirrja gjallëve” shkruan:
    -“Dëshiroj të deklaroj se kalimi im në fenë islame nuk ka qënë rastësi,por është rezultat i një udhëtimi dhe hulumtimi të mundimshëm dhe të gjatë,të cilin e përshkruan udhëkryqe të shumta,derisa më në fund arrita fazën e besimit,që i siguron njeriut qetësi e rahati,sepse feja islame është paqe dhe prehje shpirtërore”.

    Princi Carls ka thënë:
    -“Është e çuditshme përse moskuptimet ndermjet islamit dhe perëndimit duhet të vazhdojnë,kur ajo që i bashkon këto dy botë është shumë më e fuqishme se ajo që i ndanonoteizmi,përkohësia,përgjegjësia,bota tjetër,respekti ndaj diturisë,mëshira ndaj të varfëve,rëndësia e jetës familjare,respekti ndaj familjes.Moskuptimet paraqiten kur nuk ja arrijmë tëçmojmë se si të tjerët e shohin botën,historinë e saj dhe rolet përkatëse në të”.

    Hilari Rodham Klinton:
    -“Islami është religjion,i cili më së shpejti rritet në Amerike,udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerzit tanë”.

    Në adresë të islamit vijnë vlerësim e dhe nga superyjet e sportit botëror.
    Shfrytëzoj rastin të përmend me dashamirësi të dyfishtë;si musliman të devotshëm dhe boksier i talentuar(Numri 1 i botës) Casus Cley-Muhamed Ali.
    I komentuari në botën islame,Muhamed Ali, simbol i paqes, i drejtësisë në mbrojtje të lirisë, të të drejtave të njeriut e të varfëve kudo në botë, simbol i urtësisë, guximit, tolerancës, i bukurisë fizike dhe shpirtërore.
    Muhamed Ali u bë udhëheqësi shpirtëror i miliona njerëzve në të gjithë botën duke shpalosur tiparet e një muslimani model, i cili me fuqinë që i fali Allahu arriti të shëmb në tapet një nga rivalët më të mëdhenj të tij “shkëmbin”-Fereman.
    Muhamed Ali, vlerën e islamit e konkretizoj me konvertimin e tij në musliman.Shëmbullin e tij e ndoqën edhe të tjerë si Tajson,Rrahman,etj.
    Muhamed Ali qe ai i cili preferoj më mirë burgimin se sa të kryente shërbimin ushtarak në Vjetnam në luftë kundër popullit vjetnamez.

    Cdo mëndje njerzore sado gjeniale të jetë nuk është në gjëndje ta vlerësoj islamin sepse ajo është një vepër hyjnore e Allahut.(xh.sh.)
    Kudo që lind drita e islamit aty zhduket mosbesimi, sikurse bora nga rrezet e diellit në pranverë dhe me atë freski lulëzojnë lulet e diturisë, mirësisë dhe drejtësisë.
    Në ketë mënyrë zbukurohet dhe lartësohet intelekti i njerëzve.
    Vlerësimet të panumërta të islamit janë mesazhe ogurmirë për perspektivën e përbotshme të fesë islame.Këto vlerësime sasiore dhe cilësore që janë gjithnjë e në rritje apo të akumuluara prej kohësh evidentojnë qartë për epërsinë e islamit përkundrejt feve të tjera. Islami sot gëzon një auroritet dhe popullaritet të paimagjinueshëm sepse ai është më pranë dhe më i dobishëm për njerzit dhe shoqërinë.

    Ky sukses nuk është arritur vetëvetiu dhe nëpërmjet dhunës, por nëpërmjet bindjes, argumentit, analizave krahasuese, ballafaqimi i kulturave dhe feve të kundërta.
    Islami si një diell i pashuar ndriçon dhe ngroh në mbarë botën,çdo trup njerzor,çdo arsye njerzore pavarësisht nga kombësia, gjërësia gjeografike, area, bindja politike, gjuha,kultura, traditat dhe zakonet.Të çudit fakti se histeriografia shqipëtare dhe ajo islame shumë pak janë marrë me këtë çështje.Madje konstatohet se histeriografia shqipëtare në oportunitet dhe servelizëm ndaj histeriografisë së huaj, kalimin e shqipëtarëve në islam e trajton ngushtësisht si aspiratë të fisnikërisë shqipëtare ndaj pushtuesve për pushtet,për të siguruar privilegjet e arritura gjatë periudhës paraosmane ,kurse kalimine masave si nevojë për ti shpëtuar”dhunës” ekonomike (xhizja) të pushtetit turk.(!?)

    Indiferentizmi apo më keq trajtimi i kësaj çështjeje në pozitat e materializimit historik nga histeriografia shqipëtare nuk kanë ndikuar aspak në errësimin,mohimin e rolit të islamit dhe të vlerave të tij,sepse e vërteta hyjnore nuk ka nevoj për hipokrizi,demagogji ideo-politike sepse ajo është krejt transparente dhe siç thotë populli yne:”Dielli nuk mbulohet me shoshë”.Dhe sa më gjatë të mbizotëroj metodologjia Marksizmi Lenizmit në mentalitetin e histeriologjisë shqipëtare aq më shumë dëm i sjell ajo historisë së popullit shqipëtar.
    Nuk ka rëndësi vetëm njohja teorike e vlerave të islamit,por edhe materializimi i tyre në jetën tonë të përditshme,përçueshmëria nga brezi në brez,nga njëri popull tek tjetri,nga e kaluara në të ardhmen,me shumë përkushtim dhe guxim.Vlerësimet për islamin janë rezultat i një proçesi të shumë të gjatë historik, të cilat nisin qysh me lindjen dhe përhapjen e fesë islame. Ato në mënyrë të pashtershme dhe pastër nga vetë islami.

    Historia na mëson se përhapja globale e fesë islame me vlerat e saj përbën një “rrezik” serioz për krishtërimin.Kështu kotradiktat midis kishave politike të krishtera kaluan në plan të dytë dhe të gjithë bateritë u drejtuan kundër islamit jo vetëm në fushën ideologjike dhe teologjike.por edhe në atë politike dhe ushtarake,duke organizuar kryqëzata,”Lidhje të shenjta”(1814)qofshin këto të kohës mesjetare,të re apo moderne.
    Përhapja e qytetërimeve është një fenomen global, kompleks me moshë të vjetër.Ai shfaqet në forma të ndryshme,me ngjyra të ndezura e laramane, të dukshme dhe misterioze,”paqësore” dhe agresive ku në esencë është hegjemonia politike dhe teologjike në botë.

    Çdo interpretim tjetër i kamufluar jashtë kësaj logjike është absurditet.Kjo argumentohet bindshëm duke iu referuar dy fakteve historike ndonëse me shumë diferencë kohe kanë në thelb një emërues të përbashkët.
    1)Kryqëzatat e organizuara nga papati në aleancë me mbretër e perandorë të Europës feudale kishin si qëllim:
    a) “çlirimin” e varrit të Krishtit nga muslimanët e pa besë,
    b) pasurimi i klasës së pasur të shteteve feudale nëpërmjet luftrave pushtuese.
    2)Lufta kundër islamit është një formë e re e asaj lufte të vjetër në këtë shekull të ri,e drejtuar jo nga papati(moralisht-po) por nga shtete te ndryshme.

    Liria e mendimit buron nga islami.

    Të gjitha orvatjet e sotme anti-islame nga qarqe të caktuara regresive me pasojë elementë ekstremistë aventurierë si në Hollandë, Danimarkë(botimi i karikaturës së profetit Muhamed(a.s) e cila ishte në të vërtetë një autokarikaturë e lirise se veprimit ne dem te se Shenjtes, besimit te miliarda njerzve ) ose demonstrata të elementëve ekstremistë të krishterë në Bruksel të Belgjikës me pankarta:”Stop Islamizmit”etj,etj.nuk e kanë zhvlerësuar aspak islamin,por përkundrazi në mënyrë indirekte, ato ia kanë rritur edhe më tej vlerën islamit.

    Në strategjinë e luftës globale me pretekstin e ruajtjes së ekuilibrit të rendit të ri në të cilin mishërohen: hegjemonia e gjeopolitikes perendimore dhe kristianizimi, shfaqen qartë qëllimet dhe këto objektiva:
    1. Të ndalojë me çdo mënyrë,me çdo mjet, nëçdo kohë dhe në çdo kordinatë gjeografike të globit përhapjen e islamit,
    2. Të sigurojë arin e zi,naftën,
    3. Dalja nga kriza duke zëvëndësuar stoqet e armëve të vjetra me prodhime të reja,fitimprurëse dhe të ruajë kontrollin monopolistik,
    4. Të ngadalësojë tempin e zhvillimit ekonomik e teknologjik të konkurentëvë të rinj si burimin ekonomik kinez, zhvillimin industrial bërthamor të vendeve arabe etj.


    Si përfundimin: hegjemoni politike, ekonomike,ushtarake dhe teologjike.
    Pretendimi i superfuqive për të qënë përjetësisht kampionë absolute e lirisë, paqes dhe demokracisë përbën tashmë një sllogan bajat të kampiones “Plakë”. Populli thotë: ”Kali plak s’ecën revan”.
    Protacizmi është fenomen dialektik.Liria e fjalës buron nga demokracia.

    Shprehja e mendimit ndryshe apo kundër në mënyrë objektive e parimore,ndaj një politike të kujdo shteti qoftë, fiket atëherë kur marëdhëniet midis të voglit ndaj të madhit,të varfërit ndaj të pasurit dhe të dobëtit ndaj të fortit,kushtëzohet në varësi reciproke të interesave të tyre. Ky konkluzion argumentohet nga faktet historike:
    -“Ndërhyrja e SHBA në Irak,e mbështetur nga aleatët e saj tradicional dhe të rinj për të vendosur demokracinë në vënd të diktaturës së Sadamit. Qëlimi i mirë nuk justifikohet nga mjetet(armët) që përdor sepse demokracia nuk eksportohet dhe nuk importohet si çdo mall dhe demokracia e përjashton dhunën.Kështu demagogjia për demokraci është e konvertuar në ar të zi.

    Nga ana tjetër qëndrimi i dyfaqshëm ndaj genocidit Serb.Ndërhyrja në mbrojtje të popullsisë kosovare ishte me rëndësi të madhe historike,ndërsa një veprim të tillë humanitar në mbrojtje të popullsisë muslimane boshnjake ku shovinistët serbë vranë qindra mijra vetë, ata e demostruan me indiferentizëm.
    Përse dy qëndrime të kundërta ndaj të keqes së madhe? Përgjigja është e lexueshme.Në Bosnje nuk kishte naftë,Iraku po! Mbi të gjitha qëndron pragmatizmi.
    Nëqoftëse lufta është vazhdimi i politikës me mjete dhune, kjo presupozon se politika ka dështuar dhe në vënd të saj lulëzon lufta.
    Shëmbuj të tjerë që kompromentojnë politikën e “re”:

    *Zvarritja e çështjes palestineze.
    *Zgjatimi i kohës së luftës kundër terrorizmit.


    Kjo është pjesë e strategjisë dhe e taktikës së politikës planetare amerikane,e cila i mban ndezur motorrët reaktivë për çdo situatë, që rrezikon hegjemoninë e saj.
    Loja me e terrorizmit ndërkombëtar është si ajo loja e maces me miun.(Tomy & Jerry).Muslimani i vërtetë nuk është dhe s’mund të jetë terrorist.
    Mjeshtëria e regjizorit të telenovelës me shumë seri qëndron pikërisht në të se personazhi kryesor nuk kapet rob apo nuk vritet qysh në serinë e parë, sepse përndryshe filmi do të këputej këtu dhe ankthi i telespektatorëve nuk do të vazhdonte për shumë kohë.Pra,që të zgjasë e të stërzgjasë telenovela duhet të rrojë personazhi kryesor.Një telenovelë e pafund.Të genjejme apo të mos genjejme ?Kjo është çështja!?


    Islami është fe e së ardhmes

    Fenomenet historike përsëriten(kriza,lufta,etj) në kohë dhë në vënde të ndryshme me taktika të reja e të sofistikuara, por qëllimi dhe thelbi jo.Historia të mëson, por kush nuk mëson ,e pëson.Politikanët e shekullit të ri duhet të dinë mirë se demokracia nuk eksportohet dhe as dhurohet.
    Koha, jeta po tregon se superfuqitë politike e teologjike kanë frikë nga konkurenca e ndershme e fesë islame, nga përhapja e shpejtë globale e saj. Ata,superfuqitë, kanë frikë nga “bumi”ekonomik dhe zhvillimi teknologjik i hemisferës Lindore(Kinë, ,Indi,vendet arabe).Gjithashtu kanë frikë edhe nga çdo gjë që është më të drejtë joperendimore.

    Shekulli 21 me siguri do të sjellë ndryshime dhe zhvillime të reja cilësore.Ai do të shënojë fundin e hegjemonivë të superfuqive të shekullit të kaluar.
    Nga historia dimë se të gjitha perandoritë botërore si perandoria romake e perëndimit dhe e lindjes, perandoria e Karlit të Madh, perandoria Osmane ,perandoria e N.Bonapartit, perandoria ruse, lindën lulëzuan dhe vdiqën.Ky është ligj absolut,që përsëritet në vënde dhe në kohë të ndryshme.
    Nga përplasja e kulturave të qytetërimit botëror, i fituar do dali Islami dhe njerzimi.Kjo nuk është një dëshirë,një çmenduri apo profeci e imja, por është verdikt i Zotit.

    Një rol të rëndësishëm në lartësimin e vlerave të islamit ka luajtur, luan dhe do të luajë edukata islame,në familje dhe jashtë saj.
    Një familje muslimane, ku mbizotëron respekti, kujdesi, harmonia, vëllazëria dhe dashuria reciproke është një qelizë e shëndoshë e organizimit të shoqërisë.
    Nëse pranojmë që feja është këshillë, edukatë atëherë në këtë aspekt edukata islame në dallim nga të tjerat, ajo qëndron në shkallë sipërore absolute.
    Kjo vërtetohet nga jeta sot.

    Në edukatën islame është e dënueshme në mënyrë kategorike shfaqet e imoralitetit sirostitucioni lesbik apo homoseksual, pornografia, lakuriqësia në modë,pedofilia, trafiku i mishit të bardh, mitmarrja, aborti, divorci i parsyeshëm, bashkëjetesa ilegal, droga, alkoli, duhani, lojrat e fatit,fajdeja, rryshfeti, hajduteria, denatyralizimi e të tjera dukuri të cilat po e degjenerojnë shoqërinë në mënyrë satanike.

    Pikëpamja kristiane liberale se njeriu lind i lirë dhe ka të drejtë ta shijojë jetën në liri të shfrenuar duke mos zbatuar normat morale-juridike të traditës, zakonet dhe karakterin shqipëtar, pra ajo teori përgatit praktikisht arkivolin shoqërisë.
    Islami kundërshton postulatin kristian të shuplakës në të dy faqet.
    Para Zotit dhe ligjit te Tij duhet të jemi të gjithë të barabartë.
    Në edukimin keq të fëmijëve dhe të rinisë të gjithë jemi fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës.E keqja njerzimit i vjen nga injoranca, nga mënyra “moderne” e jetës qe ndryshon dita dites natyrshmerine njerzore.
    Në mbyllje të kësaj ekspozeje dëshiroj të citoj:
    -“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë dhe diskuto me ta në mënyrën më të mirë”(Kuran,17:25)

    Zoti ju bekoftë!
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Ja pra ku e deshmon llogjiken gjysmake e te mbrapshte me larte......gibbon jep nje vleresim OBJEKTIV sic i takon nje historiani, kurse vleresimi i tije mbi kuranin bjer ne kategorine qe e pershkruajta me larte....me kuranin mund te krahasohet GJITHECKA....kurse kurani nuk krahasohet me asgje....gjerat krahasohen me dicka me te larte, kurse ajo qe eshte ne kry, eshte superlativja...nese islami ka sjelle ndryshime rrenjesore per njerezine, ato burim e kane KURANIN (kausalitet)....pra, te krahasohet tash kurani me nje veper "literare" eshte subjektive dhe a priori, nje nonsens....e kupton kete ???....jo ???, ani, mire eshte...

    tungi
    ehhhhhhh tiiiiiii

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •