Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Video-Flet nënkryetari i FRESH/ Ja si u gjet droga në autobusin ku udhëtonin FRESH-istët

    Artur Micko, nën/kryetar i FRESH (Forumit Rinor Eurosocialist) i ndaluar së bashku me 40 të rinj anëtarë të këtij forumi në pikën doganore të Ipsalas në Turqi, pasi autoritetet turke gjetën lëndër narkotike në autobusin ku udhëtonin drejt Stambollit, ka shpjeguar në lidhje telefonike me Neës 24 të gjithë dinamikën e ngjarjes. Sipas Mickos rrugëtimi i tyre ka filluar në Tiranë për të ndaluar një natë në Selanik dhe për të vazhduar më tej rrugën në Stamboll. Ata kanë kontaktuar me një agjenci turistike në Tiranë e cila u ka mundësuar edhe një autobus. Në Ispala, pikën doganore në kufirin greko-turk, policia turke ka kontrolluar autobusin pasi autoritetet kishin informacione se në autobus kishte drogë. Për më shumë ndiqni rrëfimin e vetë Mickos, mbi atë çfarë ka ndodhur.

    Ky ështe edhe postimi i fundi në FB i Artur Mickos, që shpjegon ngjarjen

    Një grup prej 35 aktivistësh të FRESSH janë nisur në datë 28 Janar për një udhëtim drejt Stambollit, udhëtim i kryer me një autobuz të

    kompanisë Fenix travel & tours. Në autobuz, përveç 35 aktivistëve të FRESSH, ka patur edhe udhëtarë të tjerë me destinacion të njëjtë.

    Pasi është kaluar kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndalesa e parë ka qenë në qytetin e Selanikut, ku pasagjerët kanë kaluar natën në një hotel.

    Ditën e dytë ka nisur udhëtimi nga Greqia në Turqi dhe në kufirin mes dy vendeve autobuzi është ndaluar për tu kontrolluar.

    Gjatë kontrollit të mjetit, pasagjerët kanë qëndruar në pikën kufitare, jashtë mjetit. Informacioni i marrë nga autoritetet kufitare ishte se në autobuz dyshohet të jetë gjetur një sasi lënde narkotike e për pasojë shoferi i autobuzit, ndihmës shoferi, guida dhe një tjetër person janë ndaluar nga policia.

    Pjesës tjetër të pasagjereve, pasi u janë dorëzuar bagazhet, u është vënë në dispozicion një tjetër mjet që i ka dërguar në destinacion Stamboll.

    I gjithë grupi i 35 aktivistëve të FRESSH është në Stamboll ku po vazhdon programin e parashikuar. Asnjë prej të ndaluarve nga autoritetet turke nuk i përket grupit të aktivistëve të FRESSH.



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Video-Flet nënkryetari i FRESH/ Ja si u gjet droga në autobusin ku udhëtonin FRESH-istët

    Qenkan trendy keta freshistat,nisen te pajisur me drog e viagra.

    Te pakten nuk blejne vetem vota por edhe eksportojne prodhime vendas.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Video-Flet nënkryetari i FRESH/ Ja si u gjet droga në autobusin ku udhëtonin FRESH-istët

    Eh mo se turqiris duan 5 miliard euro per refugjatet.
    Phhhhhhhhhhhhhh qfar piserabiliteti..
    Ju falenderoj...........
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Video-Flet nënkryetari i FRESH/ Ja si u gjet droga në autobusin ku udhëtonin FRESH-istët

    Bravo Freshistat, i qiten leket e rruges:

    Emri:  image.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  50.7 KB


    Hajt mo, Saje Qorri e transporton me makinen personale, keta çerrat me autobuz!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Video-Flet nënkryetari i FRESH/ Ja si u gjet droga në autobusin ku udhëtonin FRESH-istët

    Do na kthehen me duar bosh kesaj radhe freshistat rilindas. Nuk do ken leket as te blejne heroinen nga Afganistani.

    Na eshte hapur dhe nami i keq . Nuk guxon tjetri te deklarohet si socialist se te kontrollojne direkt per droge.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •