Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Përfundon ndërtimi i linjës 110 kV “Unaza e Jugut të Shqipërisë”

    Gjatë ditës së sotme u krye inaugurimi i përfundimit të punimeve të projektit “Unaza e Jugut të Shqipërisë”. Projekti parashikonte fuqizimin dhe zgjerimin e rrjetit 110 kV.
    Projekti është financuar nga një kredi e Qeverise gjermane, nëpërmjet Bankes KfW me vlerë 49 milion Euro.
    Loti i parë përfshinte:
    Zgjerimin e N/stacionit 400/110 kV Zemblak me një transformator të dytë 400/110 kV, me fuqi 150 MVA dhe plotësimin e skemës primare të Nënstacionit. Vlera e kontraktuar e këtij loti ishte 4.6 milion Euro dhe u implementuar nga kompania kroate Konçar.
    Loti i dytë përfshinte:
    – Ndërtimin e linjës 110 kV Ersekë – Përmet, 56 km e gjatë

    – Ndërtimin e linjës 110 kV Babicë – Sarandë, 104 km e gjatë

    – Ndërtimin e qarkut të dytë të linjës 110 kV Zëmblak – Korçë, 13 km

    – Rehabilitimin e linjave 110 Memaliaj – Këlcyrë – Përmet dhe Korçë – Ersekë, 105 km.

    – Zgjerimet respektive të impianteve 110 kV në N/st Babicë, Sarandë, Korçë, dhe punime rehabilituese në N/st Përmet dhe Memaliaj.
    Projekti ka një shtrirje mjaft të gjërë duke përfshirë pjesën perëndimore dhe atë lindore të jugut të Shqipërisë.
    Ndërtimi i linjës 110 kV Babicë – Sarandë, ka mbyllur në unazë një pjesë të rëndësishme të rrjetit elektrik 110 kV, duke plotësuar kriterin e rezervimit të furnizimit me energji elektrike në rast defekti në linjat e transmetimit, të një zone të gjërë që përfshin rrethet e Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës e Tepelenës dhe gjithashtu garanton funksionimin e sigurtë të HEC Bistricë.
    Kjo linjë mundëson ndërtimin e nënstacioneve 110/35/20 kV Orikum dhe Himarë, që të shoqëruar dhe me zhvillimin e rrjetit 20 kV nga Operatori i Shpërndarjes, do të përmirësojnë në mënyrë rrënjësore cilësinë e shërbimit të energjisë elektrike në një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit.
    Fuqizimi i nënstacionit 400/110 kV Zëmblak dhe zgjerimi i rrjetit 110 kV në zonën juglindore, gjithashtu ka mbyllur në unazë një pjesë të rrjetit ekzistues 110 kV. Në këto kushte krijohet mundësia e furnizimit të zonës Jugore, nëpërmjet fluksit të fuqisë që futet nga nënstacioni 400/110 kV i Zëmblakut. Për pasojë reduktohet fluksi i fuqisë që vjen nga linjat e largëta të rrjetit 220 kV, duke balancuar më mirë dhe vet unazën 220 kV të Jugut, që përbën një problem për sigurinë e furnizimit të një zonë të gjërë.
    Kalimi i linjës 110 kV në luginën e Vjosës do të krijojë mundësinë e lidhjes në rrjetin transmetues të një pjese të hidrocentraleve që do të ndërtohen në degët dhe rrjedhjen e sipërmë të këtij lumi.
    Projekti në tërësi është i justifikur nga eleminimi i energjisë së mosfurnizuar dhe nga përfitimi i madh që sjell në reduktimin e humbjeve të energjise elektrike.
    Fuqizimi i rrjetit 110 kV në zonën jugore, ka krijuar kushtet teknike për operim në paralel të linjës së interkonjeksionit 154 kV Bistricë – Myrtos, që deri më sot ka funksionuar vetëm në formë ishulli.
    Projekti do të vazhdojë me ndërtimin e dy n/st 110 kV në zonën e bregut të detit Jon: Orikum dhe Himarë, që janë në fazë tenderimi.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Përfundon ndërtimi i linjës 110 kV “Unaza e Jugut të Shqipërisë”

    U ngulen shtylla dhe u instaluan
    kabllo elektrike 110 volt.
    Lajm koti

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Përfundon ndërtimi i linjës 110 kV “Unaza e Jugut të Shqipërisë”

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    U ngulen shtylla dhe u instaluan
    kabllo elektrike 110 volt.
    Lajm koti
    me gjithe respektin e mundshem ben7
    ndoshta per ju nuk eshte ndonji lajm me rendesi
    por te kujtoj qe Shqiperia e jugut e konkretisht FIERI ku une banoj
    ka nja 2 vjet qe spara ka probleme me energjine se me perpara ka qene me shume pa drita Myzeqeja se sa me drita
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •