Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,557
    Faleminderit
    43
    59 falenderime nė 51 postime

    E verteta e raporteve te Ismail Kadarese me Enver Hoxhen!

    Ismail Kadare e ngriti vetė telefonin qė tingėllonte dhe njė zė gruaje iu prezantua me mirėsjellje si Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit. Ajo e sqaroi se, sipas kėrkesės qė kishte bėrė pėr tė shkruar njė libėr mbi prishjen e marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike, ajo kishte dėshirė ta priste tė nesėrmen. Ai mund tė shkonte pėr kafe nė shtėpinė e saj, nė ora 5 pasdite, madje mund tė merrte me vete edhe tė shoqen.

    Ishte mars 1971. 35-vjeēar, autor i disa librave qė kishin tėrhequr vėmendjen dhe i botuar me sukses nė Francė, Kadare spikaste qartazi si talenti mė i madh i letrave shqipe. Pėrgjatė dhjetėvjeēarit tė viteve 60 kishte bėrė emėr ishte tejet i pėlqyer nga rinia. Nė fund tė vitit 1970 kishte lindur ideja tė shkruante njė libėr pėr marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike, libėr nė tė cilin do tė ishte personazh edhe vetė Enver Hoxha. Gjirokastrit si lideri komunist, i lindur 28 vjet mė pas, Kadare kishte kaluar fėmijėrinė nė njė shtėpi vetėm pak hapa larg asaj tė Enver Hoxhės, por nuk e kish takuar atė asnjėherė. Dy shtėpitė e tyre i ndante njė rrugė me emrin ngacmues “Sokaku i tė marrėve”.

    Hoxha nuk ishte indiferent ndaj veprės sė Kadaresė. Po t’u referohesh kujtimeve tė Ramiz Alisė, njeriut politik tė ngarkuar me ēėshtjet e kulturės, Hoxha e kishte identifikuar atė si njė talent tė ardhshėm qė herėt nė vitet 60. Nga ana tjetėr, duket se familja e Kadareve dhe ajo e Hoxhatėve kishin njė lidhje tė largėt farefisnore, njė lidhje gati tė “harruar” nga tė dyja palėt.

    Ismail Kadare mbėrriti nė shtėpinė e shefit komunist 5 minuta pėrpara orės sė caktuar. Gruaja e diktatorit, drejtoreshė e njė strukture tė emėrtuar “Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste”, – nė tė vėrtetė e ngarkuar me botimet kryesisht tė “veprave” tė tė shoqit, – e priste aty buzėqeshur dhe e qetė. Biseda tentohej tė qe e ngrohtė, por ajo ishte e thatė dhe pa ndonjė kulm. Nexhmije Hoxha i sqaroi shkrimtarit se pėr atė roman do t’i viheshin nė dispozicion tė gjitha materialet sekrete, pėrfshi procesverbalin e Takimit tė Moskės dhe tė bisedimeve mes Hoxhės e Hrushovit. Biseda po hynte nė njė pikė tė vdekur, kur dera e dhomės trokiti lehtė. Personi nuk priti miratimin: dera u shty ngadalė dhe nė hapėsirėn e saj u shfaq koka e Enver Hoxhės. I qetė, i qeshur, ai u pėrshėndet dhe pothuajse kėrkonte njė miratim duke iu drejtuar tė treve Nuk ka asnjė dyshim qė ai s’kishte nevojė pėr leje.

    Nė njė intervistė tė vitit 1998 Ismail Kadare e kujton kėshtu atė takim:

    “… trokiti dera, hyri Enver Hoxha, dhe tha:

    -Mund tė ulem tė bisedoj dhe unė? T’ju prish muhabetin?”

    Nė mėnyre shumė familjare u ul dhe kjo ka qenė biseda ime, takimi im i parė dhe i fundit me te. Qėndroi dy orė e gjysmė, ndoshta tri. Foli me tepėr ai. Ishte nė njė ditė qė, si dukej, kishte qejf tė bisedonte. Foli pėr Gjirokastrėn, kujtoi qytetin e lindjes. Kishte njė kujtesė shumė tė freskėt pėr tė, duke ringjallur krejt lagjen ku ne kemi pasur shtėpitė.

    Bisedoi pėr familjet e vjetra tė Gjirokastrės, njė bisedė shumė tėrheqėse, interesante. Ai dinte shumė gjėra, i tregonte shumė bukur.

    Pastaj motivi i dytė ishte biseda pėr Moskėn. Jo bisedė politike, por kryesisht e mbajtur me pėrshtypje. Gjysmė dokumentare, gjysmė artistike, pėr qėndrimin nė Moskė nė ato ditė kur vazhdonte ky konsil i madh komunist. Foli pėr ankthin, pasigurinė, takimet e tij me tė gjithė ata. Rrėfeu se si ka qenė ajo darka e famshme nė Kremlin. Unė e kam shkruar nė roman pak a shumė si tregimi i tij. Rrėfimi i tij ėshtė pak a shumė atmosfera qė kam pėrshkruar nė njė nga kapitujt e romanit: “Darka nė Kremlin””. (1)

    Nuk ka asnjė dyshim se Enver Hoxha ishte regjisori i takimit me Ismail Kadarenė. Gruaja e tij thjesht kish kryer korrierin, sepse njė thirrje nga Hoxha do tė merrte tė tjera tone. I vėnė nė dijeni pėr planin e Kadaresė, i bindur pėr talentin e tij, ai duket qe joshur nga ideja qė tė ishte personazh nė librin e tij. Kadare mbeti i befasuar nga takimi. Njė takim ku, siē shprehet ai, nuk u pėrmend askund Partia, nuk kishte slogane dhe ku Hoxha ishte shumė ndryshe nga ai qė vetė Kadare kish paragjykuar deri atė moment:

    “… biseda ishte kryesisht nė tone intelektuale. Nuk dėgjova asnjė slogan politik gjatė tri orėve qė qėndrova me tė. Kjo ishte gjė e rrallė. Tė bisedoje me njė shef komunist dhe tė mos thoshte asgjė, absolutisht pėr politikė. Unė e kam biseduar, se ka qenė dhe ime shoqe atje. Tė dy kur ikėm thamė: “Ēudi si s’tha asgjė pėr regjimin!” Absolutisht, as i pėrmendi Partinė, revolucionim, kėto gjėra, asnjėherė. I vetmi muhabet ishte ky: Gjirokastra, Moska. Kur ikėm mė dhuroi njė libėr tė Zaharia Majanit pėr rrėnjėt e gjuhės shqipe dhe njė komplet tė veprave tė Balzakut”. (2)

    Marrėdhėniet e Hoxhės me Kadarenė kanė qenė ndėr mė tė ndėrlikuarat dhe mė tė koklaviturat qė diktatori ka pasur me ndonjė personazh tjetėr tė njohur nė diktaturė. Takimi i marsit tė vitit 1971 ishte i pari dhe i fundit midis tė dyve. Derisa vdiq, mė prill tė 1985-ės, Hoxha nuk pati mė asnjė takim tjetėr vetėm pėr vetėm me tė.

    Romani pėr marrėdhėniet shqiptaro-sovjetike u botua nė fillim tė vitit 1973 me titullin “Dimri i vetmisė sė madhe”. Edhe fati i tij qe i ēuditshėm. Fill pas botimit filloi njė fushatė e papritur kritikash. Kadare u akuzua pėr disfatizėm, pėr faktin se nė njė roman ku ishte personazh Enver Hoxha kishin zėnė vend po ashtu personazhe rrugaēėsh, femrash imorale etj. U akuzua se e kishte quajtur Shqipėrinė socialiste “tė vetmuar” dhe ky ishte mėkat i pafalshėm. Ndėshkimi i Kadaresė dukej i sigurt. Nė njė shoqėri komuniste fushata tė tilla kritike shėrbenin si prolog tė njė ndėshkimi tė frikshėm. Hapi i parė u krye: romani u ndalua dhe kopjet e pashitura ende “u bėnė karton”, njė proces nėpėrmjet tė cilit librat e ndaluar hidheshin nė makineri qė i shndėrronte nė njėfarė pėrzierje brumi qė shėrbente pėr tė pėrgatitur kopertinat e librave tė rinj. Por, ndėrsa pritej ndėshkimi i Kadaresė, ndodhi e kundėrta. Nė njė mbledhje tė Plenumit tė Partisė tė rrethit tė Elbasanit, nė maj tė vitit 1973, pra dy muaj pas nisjes sė fushatės, Enver Hoxha u rendit nė mbrojtje tė Kadaresė. Njė vendim i papritur. Ai e quajti problematik romanin, por jo tė tillė sa pėr t’u hedhur poshtė. Kadarenė e quajti shkrimtar tė talentuar dhe i kėrkoi ta rishikonte librin. U duk njė zgjidhje kompromisi. Kadare e ribotoi librin afro njė vit e gjysmė mė vonė, me fare pak ndryshime dhe me titullin ku ishte hequr fjala vetmi: titullohej thjesht “Dimri i madh”.

    Nga viti 1975 deri mė nė vitin 1985, kur Hoxha ndėrroi jetė, Kadare pati shumė ulje e ngritje tė tjera. Por njė gjė ishte standarde: ai konsiderohej njė njeri i borgjezisė, njėfarė agjenti francez dhe nuk ėshtė aspak ēudi qė kjo vinte pėr faktin e thjeshtė se ishte botuar dhe pėlqehej nė Perėndim: konstatimi nuk vinte nga njė njeri i zakonshėm, por nga vetė kryeministri i Shqipėrisė. Nė njė debat me tė birin ai ia kishte ndaluar atij tė shoqėrohej me Kadarenė, sepse ishte njeri me paragjykime dhe agjent i borgjezisė:

    “… Kadareja ėshtė dyshuar pėr agjent. Mė kanė pyetur edhe mua pėr tė njė herė pas arrestimit nė hetuesi, se mos kishte lidhje tė babait me Perėndimin nėpėrmjet Kadaresė. Sepse Kadare shkonte nė Perėndim. Si nuk doli gjė nga kjo, u mbyll ēėshtja. Por Sigurimi e dinte qė Kadareja ishte kundėr regjimit dhe unė kėtė e pashė shumė qartė nė hetuesi. Ata ishin gati-gati tė sigurt se ai do tė futej brenda. Unė kam takuar njėrin nga ata njerėz qė mė kanė marrė nė pyetje dhe e kam pyetur pse ngulmonin aq shumė te Kadareja nė njėfarė momenti. Ai tha se ishte hapur dosja pėr ta futur brenda, por ajo u mbyll, u ndėrpre”. (3)

    Njė arrestim i mundshėm i Kadaresė ėshtė ndaluar padyshim me urdhėr tė Hoxhės, edhe pse dosja e ndjekjes sė tij nga organet e Sigurimit tė Shtetit ėshtė mė e vėllimshmja e ndonjė personazhi publik nė Shqipėri. Plot 1280 faqe dhe katėr vėllime: njė dosje e mbushur me cikėrrima, shumica denoncime tė vetė kolegėve tė Kadaresė pėr stilin e tij tė tė shkruarit ose riprodhime bisedash me miq, nė tė cilat jo rrallė shahej Stalini ose viheshin nė lojė personazhe tė larta drejtuese tė Partisė.

    Nexhmije Hoxha, tanimė vejushė e Enver Hoxhės, dėshmon nė kujtimet e saj se i shoqi disa herė ėshtė nervozuar me Kadarenė, disa herė ka deklaruar se ai po punonte kundėr Partisė, por pėrsėri ka qenė ai qė e ka mbrojtur. Pa dyshim qė Hoxha e ka mbrojtur Kadarenė dhe ky i fundit nuk e mohon kėtė, por pas pyetjes se “nga kush mė mbrojti Hoxha”, qė Kadare e ka bėrė nė njė intervistė televizive dhe pėrgjigjes, “nga ai vetė”, shkrimtari ka dhėnė edhe njė shpjegim tjetėr. Atė qė pas librit “Dimri i vetmisė sė madhe”, i joshur nga pėrshkrimi dhe nga vizatimi qė Kadare i kish bėrė nė roman, Hoxha nuk donte ta dėnonte. Ai druhej se bashkė me tė do tė humbiste dhe statusin e tė qenit personazh, status qė me gjasė duhet t’i ketė pėlqyer fort.

    I pyetur nga autori pėr rastin konkret, nė momentin e pėrgatitjes sė kėtij libri, Kadare u shpreh:

    “Marrėdhėniet e njė shkrimtari tė madh me njė diktator janė komplekse dhe tė vėshtira pėr t’u shpjeguar. Pėr arsyen se tė dy ata janė tiranė, por nė kėtė pėrballje, diktatori ėshtė tirani falso…”. (4)

    (Marre nga libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    6,580
    Faleminderit
    362
    443 falenderime nė 372 postime

    Pėr: E verteta e raporteve te Ismail Kadarese me Enver Hoxhen!

    Te ben pershtypje nganjehere se si kerkohet te shpegohet ajo kohe.

    Per Enverin,Kadareja ishte nje njeri i thjeshte njesoj si nje brigadier kooperative. Ishte vetem gjirokastrit (qe nuk i kerciste dhe aq shume),por ajo qe mbase i interesonte ishte perkthimet e tija ne France. Enveri si te thuash ishte filo-francez. Franca ishte i vetmi vend i perendimit qe kishte lidhje kulturore me Shqiperine..Ndonje doktor i huaj qe vinte ne Shqiperi ishte francez,inxhinier,gazetar,gjuhetar etj etj,nga perendimi ishin vetem francez. Frengjishtja studjohej ne shkolla,e gjithe leteratura shkencore shqiptare ishte e perkthyer vetem pothuajse ne frengjisht etj etj.

    Fjala e Enverit nuk diskutohej,ishte ligj,per vet faktin se kush e diskutonte hante burgun si familje e si fis. Dmth,po ti pelqente Enverit asnje dhe asgje mund te diskutohej.

    Kadareja nuk pati as ngritje dhe as zbritje . Ne ate kohe ngritjet e zbritjet ishin punoje ne Tirane o jashte Tiranes.

    Nuk kishte se ēfare marredheniesh komplekse te kishte Enveri me Kadarene,se Kadareja per Enverin nuk egzistonte.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    831
    Faleminderit
    2
    27 falenderime nė 27 postime

    Pėr: E verteta e raporteve te Ismail Kadarese me Enver Hoxhen!

    Te tre ishin diktatore te medhenj; tapiri me hunde te madhe qe hante milingonat rebele; artisti me penen e stermadhe te pameshirshme dhe diktatori me organin e madh karakteristike e diktatoreve.

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •