Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Fadil Berisha, Fotografi qe i tregon Amerikes Shqiptaret e bukur

    Fadil Berisha
    Fotografi që i tregon Amerikës shqiptarët e bukur

    Belina Budini
    TIRANË – Në fillim i numëronte me gishta femrat shqiptare që donte të fotografonte, sidomos ndër ato të shpallura mise, një pjesë të të cilave nuk e gjente aq fotozhenike për zoom-in e kameras së vet. Objektivi i aparatit profesional të Fadil Berishës u dashurua mandej pas fytyrave të artisteve shqiptare si Inva Mula e më vonë edhe Rovena Dilo e Eli Fara dhe tek-tuk edhe të ndonjë misi, ndër të cilët Berisha veçon dy miset e para shqiptare, Valbona Selimllarin, Valbona Çobën si edhe misin e 2002, Anisa Kospirin, të cilën e çmon edhe për inteligjencën dhe mënyrën me të cilën ka ditur ta prezantojë veten në “Miss Univers”. Ndërsa është në kërkim të fytyrave shprehëse tipike shqiptare, fotografi Fadil Berisha, një prej fotografëve më të suksesshëm shqiptarë në botë, që ka punuar me yje të ekranit e të spektaklit në Amerikë, ka zbarkuar sërish në Tiranë, ku nuk dëshiron të ikë ashtu kalimthi, por të vërë urat e bashkëpunimit për projekte të ardhshme në Shqipëri. Mik i familjes Bardha, dje në mesditë e takuam në Vilën 4, ku sapo kishte zbarkuar, i shoqëruar nga Miss USA 2001, Kandace Krueger dhe Mister Universi 2001, Niko Papadakis, dy miq të tij të bukur.
    “Fotot e mia”
    Fotoja e tij peng është ajo e Nënë Terezës. Nëse ka mundur të fotografojë dhjetëra femra e meshkuj nga më të njohurit në botë, nga Nënë Tereza ose Gonxhe Bojaxhiu prej Kosove, nuk ka asnjë foto nën të cilën të mund të shkruajë emrin e vet. “E kam peng që nuk kam mundur t’i bëj një foto asaj”, - thotë Berisha. Së fundmi është entuziast për faktin se pak përpara se të fitonte Oskarin, aktores së shkëlqyer me ngjyrë, Halle Berry-t, i pati bërë një shërbim të tërë fotografik, për të cilin ajo është shprehur se “këto janë fotot më të bukura të jetës sime”. Një shërbim të veçantë fotosh artistike i ka bërë Fadil Berisha edhe Bill Klintonit dy muaj përpara se ky të linte Shtëpinë e Bardhë. Veç faktit se ka qenë i përzgjedhuri ekskluziv për t’i bërë një shërbim të tillë Klintonit, Berisha shpreh entuziazmin e tij, për faktin që ka mundur t’i shprehë ish -presidentit të Amerikës mirënjohjen e vet për ndërhyrjen në Kosovë në përkrahje të bashkëkombësve së tij kosovarë. Ka gati edhe një projekt me Bill Klintonin në Nju Jork, ku së bashku me një grup shqiptaro-amerikan NAAC pritet të përgatitet në muajin qershor një show special. “Klintoni do të jetë i ftuar nderi në këtë shfaqie, ai do të japë një çmim të rëndësishëm. Interesant do të jetë edhe realizimi i një videoklipi ku banorë të Kosovës, të intervistuar do të shprehin opinionet e tyre për luftën e Kosovës dhe Bill Klinton do t’i ndjekë këto drejtpërdrejt së bashku me telespektatorët nga Shqipëria, pasi mendojmë të ftojmë ndonjë televizion të këtushëm”, - thotë ai. Ndërsa thotë se ai do të ndihmojë në këtë shou për të krijuar atmosferën shqiptare, duke prezantuar edhe kostumografinë shqiptare. “Mendojmë të përdorim rreth 50 kostume tradicionale shqiptare”, - thotë ai duke shtuar se tanimë qëllimi i tij është të prezantojë ndryshe Shqipërinë në botë. “Më pëlqen që të ftoj të huaj të famshëm në Shqipëri, në mënyrë që këta ta shohin dhe ta prekin vetë realitetin shqiptar dhe të largohen me përshtypje të mira prej këtej, në mënyrë që këto t’i transmetojnë kur të kthehen në vendin e tyre”, - thotë Berisha.
    Projektet
    Ka dy projekte të rëndësishme në duar. I pari ka të bëjë me një album të veçantë, ku të përmbledhë disa nga fotografitë e tij më të mira bërë artistëve dhe aktorëve të famshëm amerikanë. “Kam tanimë shumë foto të tyret dhe ideja e një albumi më ka ngacmuar prej kohësh, kam filluar ta realizoj”, - thotë ai. Ndërsa projekti tjetër është ai që Fadil Berisha ka edhe më përzemër. Flitet rishtas për realizimin e një albumi fotografik, por kësaj radhe me femra e meshkuj shqiptarë, të cilët i ka fotografuar gjatë gjithë këtyre viteve. “Dua të prezantoj bukurinë shqiptare. Mendoj që shqiptarët janë njerëz të bukur dhe këtë dua ta tregoj kudo që të shkoj nëpër botë. Kam edhe një projekt tjetër që ka të bëjë kësaj radhe me një ekspozitë, sërish të bukurisë shqiptare. Kam në plan që një ekspozitë të tillë ta çel në Nju Jork, por edhe në Tiranë. Ndoshta mund të realizohet në muajin shtator”, - përfundon Berisha.

    (marr nga Shekulli )

  2. #2
    Eshte kenaqesi te lexosh qe figura te njohura me origjine shqiptare si Fadil Berisha, po punojne dhe po bejne konkrete projekte per te nxjerr ne pah vlerat pozitive shqiptare. Terheqja e vemendjes drejt Shqiperise dhe kombit shqiptar eshte nje gje e rendesishme per vendin tone pas dyzet e ca vitesh izolim.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Ishte knaqesi te shofesh ne RTV21 keto dite Zoteri Fadilin ...i lindur ne Tropoj e rritur ne Kosove...ne moshen 8 vjeqare kishte ardh ne Amerike por nuk kishte harruar shqipen.

    Tung
    Mjellma

  4. #4
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774
    A mund te na sillni ketu punime te tijat??
    When in Doubt, Act Stupid!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Po moj Nausik ja disa punime te Z. Fadil Berisha:

    1-Tamil Farrel
    Miss Teen USA 2003

    2-Jennifer Hawkins
    Miss Universe 2004

    3-Natalie Globeva
    Miss Universe Canada 2005

    Ka qene fotografi i Miss Universit ne Kanada 2005
    Ne faqen e tij ka foto te figurave shume te njohura te Kinematografise, muzikes etj shikojin vete nuk po jua heq kuriozitetin (nuk po e vendos adresen ketu se nuk lejohet me duket por mjafton te shkruani Fadil Berisha ne google dhe kaq)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 10-07-2005 më 17:47
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Kamar de los Reyes (aktor , eshte djali ne Spanish Guitar te Toni Breaxton)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Fadil Berisha, Fotografi që i tregojnë Amerikës Shqiptarët e bukur



    FADIL BERISHA - VIP Club

    Top Channel Albania - Nëntor 2018

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Fadil Berisha, Fotografi që i tregojnë Amerikës Shqiptarët e bukur

    Ekskluzive: Suksesi i Fadil Berishës

    E Diell, TCH - Shtator 2021


    https://www.youtube.com/watch?v=oO1BEr011DU
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 09-10-2021 më 19:01

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Fadil Berisha, Fotografi që i tregojnë Amerikës Shqiptarët e bukur

    Fotografi i njohur, Fadil Berisha merr çmimin e rëndësishëm në SHBA

    Fotografi shqiptar me famë ndërkombëtare, Fadil Berisha ka shënuar suksesin e radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ai ka marrë në Miami një nga çmimet më të rëndësishme gjatë gjithë karrierës së tij.

    Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë fotografi përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë edhe disa pamje nga eventi.

    Berisha u nderua nga New You Media me çmimin e arritjeve jetësore që shënon edhe një nga pikat më të rëndësishme në karrierën e tij.


    /abcnews.al

    https://abcnews.al/fotografi-i-njohu...ishem-ne-shba/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 10-04-2022 më 19:07

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Fadil Berisha, Fotografi që i tregojnë Amerikës Shqiptarët e bukur

    Fadil Berisha rrëfen historinë që i dha mundësinë e jetës: Do isha në Tropojë me delet

    Në një rrëfim për jetën e tij tek Rudina Magjistari, fotografi me famë botërore, Fadil Berisha ndalet edhe në historinë familjare. Një aspekt jo shumë i njohur i tij pasi gjithmonë ka ulërirë puna dhe suksesi, por në vitin 1953 familja e tij emigroi për në SHBA. Për në tokën e mundësive, u bë shkak një rrethanë jo e favorshme, por që rezultoi të ishte e duhura.

    “Siç thashë më herët, prindërit e mi kanë ikur në ’53-in. Ta dijë Shqipëria një herë e mirë, unë jam nga Tropoja. Të gjithë e mendojnë që jam kosovar, në të vërtetë jam nga të dyja dhe i shoh si një, por familja ka ikur në ’53-in dhe unë kam lindur në Kosovë. Babi në atë kohë kohë i dhanë një detyrë, të vriste një kosovar dhe të mos dihej. Ai s’mundi ta bënte atë gjë dhe i thotë “të lutem mos trego se kush të shpëtoi sepse mua më vrasin”. Ai e tregoi dhe babin e fton qeveria të shkojë në Tiranë, “të të japim gradat”, por ai e dinte se nuk do ta bënin. I thonë kushërinjtë “hajde ikim në Tiranë se do kënaqemi”, ata shkojnë, ai nuk shkon, ata i rrahin, i fusin në burg”.

    Ndaj babai i Fadilit shpëtoi veten dhe shkoi në Serbi ku bën 8 muaj burg. Ata i ofrojnë një biletë që të shkonte në një vend tjetër kudo në botë ose të qëndronte aty, pa asnjë lehtësi nga shteti. Ashtu si shumë emigrantë të tjerë të asaj kohe, ai zgjedh të shkojë në SHBA.


    Koha Jone

    https://kohajone.com/fadil-berisha-r...poje-me-delet/

Tema të Ngjashme

  1. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Forumi Mysliman: Presidenti Moisiu ka fyer ndjenjat tona
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 16:53
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •