Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Zlatan Ibrahimoviç prodhon para, 1 mln euro në muaj nga PSG

    Jo vetëm lider i padiskutueshëm te kampionët e futbollit francez, por një emër që vazhdon të prodhojë para, si për veten, ashtu dhe për ekipin e tij Paris Saint-Germain.

    Shkëlqimi dhe vëmendja që po i vjen ligës transalpine nga Zlatan Ibrahimoviç ka sjellë pashmangshmërisht edhe mirënjohje financiare për futbollistin me origjinë boshnjake.

    Sulmuesi është rikthyer në shkallën më të lartë të lojtarëve të superpaguar të kampionatit francez, dhe kjo për meritë të sheikut që ka në pronësi Paris Saint-Germain. Futbollisti suedez kalon nga 800 mijë euro në 1 milion në muaj neto, që shtohen ndjeshëm për shkak të bonuseve prej rezultateve.

    Zlatan Ibrahimoviç mund të arkëtojë një çek tjetër të majmë 1.5 milionë euro nëse PSG-ja do fitojë Ligën e Kampioneve, dhe po kaq të tjerë nëse parizienët do të shpallen kampionë të Francës. 1,5 milionë euro do të marrë gjiganti ofensiv nëse do të votohet më i miri i sezonit mes golave të shënuar dhe asisteve, që deri tani kanë folur në favor të kampionit me një kontratë në skadencë.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2

    Për: Zlatan Ibrahimoviç prodhon para, 1 mln euro në muaj nga PSG

    Ironia qendron ne mosfitimin asnjehere te trofeut me te lakmuar Champions..
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •