Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

    Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa:

    1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve, ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.

    2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.

    3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).

    4- Të shtohen tërmetet.

    5- Koha të ikë shumë shpejt.

    6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).

    7- Të shtohen vrasjet.

    8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe, sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!

    9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.

    10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!

    11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri, ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë, por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: ‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)

    Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara, nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.

    Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.

    Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.

    Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”

    {Buhariu, 7121}
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

    shume nga keto pika jane edhe ne bibel. sidomos pika 10 eshte shume reale. do te vi dita qe i gjalli do te lakmoje te vdekurin, pra aq tmerre do kete ne kete bote saqe vdekja do te duket si privilegj..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

    Ka shume mundesi qe tani ne kete kohe,te jetojme ne kete profeci Isaia 17.........1

    Profecia kundër Damaskut. "Ja, Damasku do të pushojë së qëni një qytet dhe do të bëhet një grumbull gërmadhash.

    2

    Qytetet e Aroerit do të braktisen; do të bëhen kullota për kopetë që do të pushojnë aty pa i trembur askush.


    ,,12

    Ah, zhurma e një numri të madh popujsh, që zhurmojnë si gjëmimi i detit dhe si buçima e kombeve, zhurmojnë si buçima e ujërave të fuqishme!

    13

    Kombet zhurmojnë si buçima e shumë ujërave, por Perëndia i kërcënon, dhe ata ikin larg, të shtyrë si byku i maleve përpara erës, si një dredhë pluhuri përpara shakullimës.

    14

    Në mbrëmje, ja tmerri, dhe para mëngjesit nuk ka më asgjë. Kjo është pjesa e atyre që na plaçkitin, që na bëjnë pre.


    Eshte vertet e jashte zakonshme,,,se si bibla e thote kete,dhe damasku nuk eshte trazuar asnjehere,dhe c'fare po ndodh tani! dhe se si forcat e natos,,rusia etj,po bejen ate cka eshte shrkuar ne bibel,
    Ndryshuar për herë të fundit nga lace : 29-01-2016 më 05:19
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndodhin këto 11 ngjarje.

    Kijameti eshte proces normal(dite-nate) ne univers, por vetem bijte e Adamit(pasardhesit biologjik dhe kulturor apo fetar) do e perjetojne ate fizikisht, kurse ne te tjeret do e kalojme si gjithnje, si kafshet ne hanxhar apo si materia e vdekur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •