Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Transparency International ka publikuar këtë të mërkurë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2015, ku vihet re një përmirësim i lehtë në të dhëna për Shqipërinë.

    Për vitin 2015, vendi ynë shënon 36 pikë, dhe renditet në vendin e 88-të nga 168 vende. Një vit më parë, Shqipëria kishte 33 pikë dhe renditej në vendin e 110, nga 175 vende ku është matur indeksi i korrupsionit.

    Megjithatë pavarësisht një përmirësimi të lehtë, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë tre vendet që janë shumë larg në renditje nga vendet e rajonit. Nga vendet e rajonit Mali i Zi renditet në vendin e 61-të, Maqedonia e 66-ta, Serbia e 71-ta dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 76-të.

    Nëse do të krahasojmë katër vitet e fundit, shohim një përmirësim të pikëve të Shqipërisë në perceptimin e korrupsionit, me 33 pikë në 2012, 31 në 2013, 33 në 2014, dhe 36 pikë në 2015.

    Në rang botëror renditet e para sërish Danimarka me 91 pikë, ndërsa vendi i fundit ndahet mes Koresë së Veriut dhe Somalisë me nga 8 pikë.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Dmth,ne rajon si gjithmon vendin e fundit nuk na e heq njeri. Te perpiqen sa te duan.

    Nejse,duhet te jete faji i Sorosit,se nuk ka mundesi

    (Prap Danimarka qenka e para ! Sikur ishte vend qe komandohej nga masonet. Edhe nje teori kospirative,alla shqiptarçe qe kemi po na e prishni ).

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Edhe George Soros eshte mason...

    Po pertej shakase, analiza behet ne baze te te dhenave. Dhe koefiçienti shqiptar, ka fatkeqesisht qe prej vitit 2012 qe eshte ne renie : ((
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Anazilat,persa i perket Shqiperise, behen me ate te hamendjeve,se te beheshin vertet simbas te dhenave duhet te ishim jashte klasifikimit, qe nga 94.

    Ne bote,nuk ka administrate me te korruptuar sesa Shqiperia. Nuk egziston shtet me ekonomi me te korruptuar.
    Po ti shtojme kesaj ekonomie,politiken dhe shoqerine shqiptare dalim qe vend si Shqiperia nuk ka ne kete planet.

    Ke : Trafikun e armeve,trafikun e droges,pastrimin e parave,krimin ndaj prones publike dhe private,krimin abjentalist,faunistik,arkeologjik...etj etj....

    Pse ne vitin 2012 ishim me mire,ishte me pushime Xeni me Argiten o si eshte puna ?

  5. #5

    Pastaj, po ti shtosh ketij indeksi parlamentarin Ndoka,edhe analistat e huaj kane nje tabllo perceptimi me te qarte.

    Ndoka drejtuar ministrit Tahiri.

    Ndoka :"Ai ka shetitur disa here,ne baze te informacioneve ;" ME LEJE PA ARME,ME LEJE ME ARME ME VETE.

    Tahiri : "Me arme pa leje ?"

    Ndoka ;" S'ka ndonje gje,termat ti i di shume mire."

    Ne paskemi dhe njerez qe marin leje per te mos pasur arme,ose i marin leje armes ta mbajne me vete !
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-01-2016 më 16:40

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Anazilat,persa i perket Shqiperise, behen me ate te hamendjeve,se te beheshin vertet simbas te dhenave duhet te ishim jashte klasifikimit, qe nga 94.

    Ne bote,nuk ka administrate me te korruptuar sesa Shqiperia. Nuk egziston shtet me ekonomi me te korruptuar.
    Po ti shtojme kesaj ekonomie,politiken dhe shoqerine shqiptare dalim qe vend si Shqiperia nuk ka ne kete planet.

    Ke : Trafikun e armeve,trafikun e droges,pastrimin e parave,krimin ndaj prones publike dhe private,krimin abjentalist,faunistik,arkeologjik...etj etj....

    Pse ne vitin 2012 ishim me mire,ishte me pushime Xeni me Argiten o si eshte puna ?
    Sipas Transparency International, Shqiperia ka renie ne renditje qe prej 2011-es. Ne 2012-en ishim te parafundit ne rajon, sepse e fundit ishte Kosova. Ne vitet ne vazhdim kemi patur renie te lire, sepse prej 3 vitesh na e ka kaluar edhe Kosova!

    Jemi te paret nga fundit lol
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Sipas Transparency International, Shqiperia ka renie ne renditje qe prej 2011-es. Ne 2012-en ishim te parafundit ne rajon, sepse e fundit ishte Kosova. Ne vitet ne vazhdim kemi patur renie te lire, sepse prej 3 vitesh na e ka kaluar edhe Kosova!

    Jemi te paret nga fundit lol
    Persa i perket Shqiperise statistikat e korrupsionit jane kot.Nuk ka vend ne bote si Shqiperia persa i perket korrupsionit. Kosova mundet te ket qene e te jete e korruptuar por nuk mund ti afrohet Shqiperise per krim e korrupsion.

    Ne Shqiperi nuk ka me pyje e kafshe (ka vetem egersira),nuk ka nje person qe punon ne shtet qe te mos e kete paguar vendin e punes,dhe nuk ka nje person qe punon ne shtet qe te mos i perkasi nje partie politike.Qe do te thote,qe punonjesit shteteror jane 99% te korruptuar,keshtu edhe politika o drejtesia.

    Per Shqiperine si indeks o si statistike duhet te perdoret krahasimi jo renditja.Prsh ; Shqiperia eshte 8 here me e korruptuar se Kosova,"50 here me e karruptuar se Maqedonia. 10 here me e korruptuar se Gana,11 here Etiopia,Sudan,Somalia Mozambik e me radhe gjithe vendet e kontinentit Afrikan.

    Ka vend ne bot qe kryeministri hap ekspozita me leket e popullit ? Dhe nuk i quan qe jane te popullit i quan leket e gruas. As diktatoret afrikan nuk e kishin nje guxim dhe nje budadallik te tille.
    Edhe ju flisni per indekse e perceptime.

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Persa i perket Shqiperise statistikat e korrupsionit jane kot.Nuk ka vend ne bote si Shqiperia persa i perket korrupsionit. Kosova mundet te ket qene e te jete e korruptuar por nuk mund ti afrohet Shqiperise per krim e korrupsion.

    Ne Shqiperi nuk ka me pyje e kafshe (ka vetem egersira),nuk ka nje person qe punon ne shtet qe te mos e kete paguar vendin e punes,dhe nuk ka nje person qe punon ne shtet qe te mos i perkasi nje partie politike.Qe do te thote,qe punonjesit shteteror jane 99% te korruptuar,keshtu edhe politika o drejtesia.

    Per Shqiperine si indeks o si statistike duhet te perdoret krahasimi jo renditja.Prsh ; Shqiperia eshte 8 here me e korruptuar se Kosova,"50 here me e karruptuar se Maqedonia. 10 here me e korruptuar se Gana,11 here Etiopia,Sudan,Somalia Mozambik e me radhe gjithe vendet e kontinentit Afrikan.

    Ka vend ne bot qe kryeministri hap ekspozita me leket e popullit ? Dhe nuk i quan qe jane te popullit i quan leket e gruas. As diktatoret afrikan nuk e kishin nje guxim dhe nje budadallik te tille.
    Edhe ju flisni per indekse e perceptime.
    Plako kete shperthimin tend me deshiren e madhe per t'ia vene TI piken e fundit fjalise, le ta marrim si mllef apo urrejtje kundra padrejtesive qe po i behet vendit tone!

    Sigurisht qe renditja nuk mund te jete edhe aq e perpikte, ama jane analiza serioze nga institucione serioze. Kemi gjithe ato ambasada te atashuara ne Tirane te cilat perftojne e percjellin çdo lajm qe ndodh tek ne.
    Nuk e di se mbi ç'baze behet kjo renditje, por ajo ka mbrenda besueshmerine e saj, te pakten deri ne 75-80%! Jo me kot shtete si Finlanda apo Danimarka renditen ne vend te pare, apo shtete te tjera te BE-se si Bullgaria apo Rumania renditen nga fundi.
    Pra nuk mund te jete thjeshte dhe vetem nje perceptim, por mbase (ketu po hamendesoj) edhe nje analize sesi funksionon mbarimi i nje pune te nderlikuar apo marrja e disa dokumentave specifike neper institucionet e ndryshme te administrates!
    Une personalisht jam i prirur t'i besoj Transparency International!

    Sa i perket Kosoves, nuk besoj se situata atje eshte me e mire. Por aty mire apo keq ka nje Eulex qe eshte me asnje-anes sesa Prokuroria dhe Gjykatat tona! Per me teper kosovaret nen regjimin serb, jane edukuar ta zbatojne ligjin dhe te kene rrespekt per punen. Gjera qe ne akoma sot e kesaj dite s'i kemi kuptuar!
    Megjithate edhe ne Kosove, administrata eshte tejmase e politizuar, biles ne ndryshim nga Shqiperia, ne Kosove ka patur jo pak raste te vrasjeve te njerezve ne politike dhe nga shoqeria civile!

    Per ta mbyllur, korrupsioni ne Shqiperi eshte i permasave me te medha sepse ma do mendja kjo perkon edhe me durimin me te madh qe mund te kene shqiptaret ndaj padrejtesive!

    PS: Diktatoret afrikane organizojne mini kampionate se kush do i sjelli me shpejte nje lekure dhelpre Presidentit, qe ta veshi pastaj si peliçe ne konferencen e rradhes tek Kombet e Bashkuara!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 28-01-2016 më 06:20
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Plako kete shperthimin tend me deshiren e madhe per t'ia vene TI piken e fundit fjalise, le ta marrim si mllef apo urrejtje kundra padrejtesive qe po i behet vendit tone!

    Sigurisht qe renditja nuk mund te jete edhe aq e perpikte, ama jane analiza serioze nga institucione serioze. Kemi gjithe ato ambasada te atashuara ne Tirane te cilat perftojne e percjellin çdo lajm qe ndodh tek ne.
    Nuk e di se mbi ç'baze behet kjo renditje, por ajo ka mbrenda besueshmerine e saj, te pakten deri ne 75-80%! Jo me kot shtete si Finlanda apo Danimarka renditen ne vend te pare, apo shtete te tjera te BE-se si Bullgaria apo Rumania renditen nga fundi.
    Pra nuk mund te jete thjeshte dhe vetem nje perceptim, por mbase (ketu po hamendesoj) edhe nje analize sesi funksionon mbarimi i nje pune te nderlikuar apo marrja e disa dokumentave specifike neper institucionet e ndryshme te administrates!
    Une personalisht jam i prirur t'i besoj Transparency International!

    Sa i perket Kosoves, nuk besoj se situata atje eshte me e mire. Por aty mire apo keq ka nje Eulex qe eshte me asnje-anes sesa Prokuroria dhe Gjykatat tona! Per me teper kosovaret nen regjimin serb, jane edukuar ta zbatojne ligjin dhe te kene rrespekt per punen. Gjera qe ne akoma sot e kesaj dite s'i kemi kuptuar!
    Megjithate edhe ne Kosove, administrata eshte tejmase e politizuar, biles ne ndryshim nga Shqiperia, ne Kosove ka patur jo pak raste te vrasjeve te njerezve ne politike dhe nga shoqeria civile!

    Per ta mbyllur, korrupsioni ne Shqiperi eshte i permasave me te medha sepse ma do mendja kjo perkon edhe me durimin me te madh qe mund te kene shqiptaret ndaj padrejtesive!

    PS: Diktatoret afrikane organizojne mini kampionate se kush do i sjelli me shpejte nje lekure dhelpre Presidentit, qe ta veshi pastaj si peliçe ne konferencen e rradhes tek Kombet e Bashkuara!
    Po edhe tek ne organizohen kampionate,jo per lekuren e dhelprave,se nuk me harrabela e jo me dhelpra. Kampionati i fundit eshte ai i "qytetarit dixhital".

    Mendohe,dhe do ta kuptosh qe nuk ka ndonje ndryshim midis kampionateve,edhe midis presidenteve.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Po edhe tek ne organizohen kampionate,jo per lekuren e dhelprave,se nuk me harrabela e jo me dhelpra. Kampionati i fundit eshte ai i "qytetarit dixhital".

    Mendohe,dhe do ta kuptosh qe nuk ka ndonje ndryshim midis kampionateve,edhe midis presidenteve.
    Ok, Afrika eshte me mire sesa ne. O burra te gjithe ne Zimbabve!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    syri.net

    Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se raporti antikorrupsion i Transparency International është i manipuluar dhe pas kësaj qëndron miliarderi George Soros.

    Berisha tha se në krye të ‘Transparency International’ me seli në Gjermani, është mik i Soros dhe Kryeministrit Rama. Berisha lexoi në Kuvend një SMS nga ish-drejtuesi i skuadrës që duhej të merrej me mbledhjen e të dhënave për antikorrupsionin në Shqipëri.

    Më poshtë SMS që lexoi ish-Kryeministri Berisha:

    “Unë quhem ….. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

    Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Dakort, George Soros mund ta kete manipuluar kete raport sadopak! Por me poshte sesa ne vendin e fundit ne rajon nuk shkojme dot! Qameti paska ndryshuar pak koefiçientin...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Gjatë diskutimeve në Kuvend, është bërë publike dhe vërtetuar një fakt i rëndësishëm në lidhje me kërcënimin e një biznesmeni të huaj në Shqipëri, nga Besnik Sulaj, ose siç njihet me emrin Beso i Tajvanit.

    Gjatë diskutimit të Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se “një biznesmen i huaj ishte kërcënuar në Tiranë nga Besnik Sulaj”, duke iu drejtuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

    Ministri i është përgjigjur Berishës nga vendi i tij duke thënë se “nuk ishte puna ime, unë nuk jam Adriatik Llalla”. Mësohet se pas kërcënimit për jetë, biznesmeni i huaj që do të investonte në vendin tonë, është larguar nga Shqipëria.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ok, Afrika eshte me mire sesa ne. O burra te gjithe ne Zimbabve!

    Shiko,se eshte e veshtire te gjesh edhe ne Afrike (flasim per shtetet qe jane ne lufte) nje ish kryeminister qe flet ne parlament per Besot e Tajvaneve dhe Shullazet e hajvaneve.

    Nuk hyn tek perceptimi i korrupsjonit,si indeks,vetem per faktin se Parlamenti dihet qe eshte bordello.

    Me ate te Sorosit e ka "qar" kesaj radhe,e ka nderkomtarizuar dhe qytetarin dixhital.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Raporti i “TIA” për korrupsionin në Shqipëri u manipulua. Ja “SMS-ja” e provës

    Emri:  TI_CPI_2006-1.jpg

Shikime: 82

Madhësia:  40.8 KB

    Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se raporti antikorrupsion i Transparency International është i manipuluar dhe pas kësaj qëndron miliarderi George Soros.

    Berisha tha se në krye të ‘Transparency International’ me seli në Gjermani, është mik i Soros dhe Kryeministrit Rama. Berisha lexoi në Kuvend një SMS nga ish-drejtuesi i skuadrës që duhej të merrej me mbledhjen e të dhënave për antikorrupsionin në Shqipëri.

    Më poshtë SMS që lexoi ish-Kryeministri Berisha:

    “Unë quhem ….. Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International si team lider për të hartuar raportin e antikorrupsionit. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testime. Pas dërgimit të 4 kapitujve, në Transparency International në Berlin, qendra Berlin u shqetësua shumë. Kërkojnë përsëritje të testimeve në mënyrë të paargumentuar.

    Në dhjetor të 2014 dhe krejt papritur kërkojnë shkarkimin papritur. Edhe sot e kësaj dite nuk e di kush ka vijuar punën. Ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri që ju thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta. Në vizitën në Berlin në gusht të 2014, Rama zhvilloi takim kokë më kokë me këtë person dhe sic duket la porosi mos dëmtojë statistikat”.

    Syri

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Kinezët konfirmojnë: Ortaku i Olsi Ramës, partneri ynë për koncesionin e Tatimeve

    Olsi Rama, gjate ceremonise se promovimi te librit me titull “Shqiperia e Re”, e autorit Fred Abrahams, ne hotel Rogner./r/n/r/nOlsi Rama, during the promotion ceremony of the book entitled "New Albania", of the author Fred Abrahams.
    Olsi Rama

    Agjencia BIRN, ka marrë konfirmimin e kompanisë kineze me bazë në “Hong Kong” se partneri i kësaj kompanie në Tiranë është firma MCN, në pronësi të Endri Meksit, i cili është bashkëortak me vëllanë e kryeministrit Olsi Ramën, në kompaninë “Pegassus Communications”.

    Informacioni mbi protagonizmin e kompanisë shqiptare të lidhur me Olsi Ramën është publikuar prej disa ditësh por ky është konfirmimi i parë që vjen nga njëra prej palëve në proces. Autoritetet shtetërore e kanë fshehur këtë fakt.

    Endri Meksi, pronar dhe administrator i MCN Services, nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN mbi koncesionin.

    Pergjigja me e-mail nga perfaqesuesi i kompanise kineze “M.POS” per gazetarin e BIRN, Besar Likmeta

    Ndryshe nga Meksi, kreu M.POS Holding Limited, Allen Cheng, i tha BIRN nëpërmjet postës elektronike, se partneri i tij në Tiranë ishte pikërisht kompania MCN, dhe është kjo kompani që i ka drejtuar negociatat me qeverinë shqiptare.

    “Skuadra jonë nga Hong Kong bëri qasjen e parë dhe prezantoi zgjidhjen, që më duhet të nënvizoj është testuar në vende të tjera me sukses,” Cheng i tha BIRN.
    “Diskutimet më pas u ndoqën nga partneri ynë lokal MCN,”- shtoi ai.

    Sipas Cheng, gjatë këtyre “diskutimeve” projekti është zgjeruar në mënyrë që të adoptohet sa më mirë me situatën në Shqipëri, sepse çdo vend ka veçantitë e veta.

    I kontaktuar nga BIRN, zyra e kryeministrit tha se gara për koncesionin nuk është hapur dhe si rrjedhim nuk kemi të bëjmë me konflikt interesi, diçka që kryeministri Edi Rama nuk do lejonte kurrë.

    “Në momentin që flasim nuk ka asnjë garë apo tender të çelur për partneritetin publik privat në fjalë. Nëse Ministria e Financave do të vendosë ta hapë një garë të tillë, aty do të mund të konkurrojnë të gjitha kompanitë e interesuara,” – tha zyra e kryeministrit.

    “Nga ana tjetër siç lehtësisht mund të konstatohet, Kryeministri Rama nuk ka lejuar dhe nuk do të lejojë në asnjë rast e për asnjë arsye marrjen e ndonjë vendimi nga qeveria shqiptare që përbën konflikt interesi. Çdo insinuat e paraqitur si fakt është thejsht një spekulim,”- përfundon reagimi. hashtag.al
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Duke te gjithe ja arrijme qellimit....

    Ndonje kunadhe do e emertonte ndodhine......

    Ecuador in den frühen sechziger Jahren, ein Militärputsch: Trotz Ausgangssperre ist ein Taxi auf dem Weg zum Hafen von Guayaquil. Der Chauffeur lässt sich zwar von einer Straßensperre nicht aufhalten, wird aber wenig später von einem Militärjeep gestoppt. Sein Fahrgast ist ein junger deutscher Tourist , der das Land verlassen will. Weil er das Schiff erreichen muss, auf dem er anheuern will, hat er eine Zehn-Dollar-Note in den Pass gelegt, den er den Soldaten zur Kontrolle reicht. Das Schmiergeld hilft, das Taxi darf weiterfahren.

    bolshevismusAl.

    LG.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  18. #18
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, TI: Shqipëria, përmirësim të lehtë

    te fundit per drejtesi,zhvillim,qyteterim dhe te paret per vrasje,kurveri dhe spiunlleqe..

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar murik për postimin:

    martini1984 (05-02-2016)

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Akuza e njeriut të "TIA": Raporti i korrupsionit për Shqipërinë i manipuluar nga Rama e Soros

    Soros eshte i detyruar te ndihmoje shqiptaret, keta nomade simpatike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •