Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    " trupi dhe shpirti "

    Zoti xh.sh njeriun e ka krijuar prej dy elementeve: Ana matriale (trupi) dhe ajo shpirtėrore (shpirti). Ne jemi tė njoftuar nga Allahu xh.sh se si Ai e ka krijuar njeriun: 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, tė zi e tė prishur (me erė tė keqe)? (tė formuar-tė trajtuar-mesnun). 22:5. "...Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur, pastaj prej njė sa kafshatė mishi, qė ėshtė krijesė e formuluar ose e paformuluar, nė mėnyrė qė t'ju sqarojmė. Ndėrsa atė qė e dėshirojmė Ne, e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu tė arrini pjekurinė tuaj..." (vazhdon). Por Allahu xh.sh nuk ka dhėnė detaje nė lidhje me krijimin e shpirtit. Ja siq thotė Allahu xh.sh nė Kur'an: 17:85. Tė pyesin ty pėr shpirtin; Thuaj: "Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak dije".
    Ky ajet tregon se ne nuk jemi tė njoftuar nė lidhje me krijimin e shpirtit andaj Allahu xh.sh thotė se kjo ēėshtje ėshtė ēėshtje e Tij.
    Sa i pėrketė shpirtit ne as qė do tė flasim pėr krijimin e tij por ne do tė hulumtojmė dhe t'iu tregojmė juve se ēfarė nevoja ka shpirti ose se me ēfarė ushqimi duhet tė mbahet shpirti dhe ēfarė roli ka shpirti i mirė (nė jetė-nė shoqėri) nė trup. Shpirti ėshtė ai i cili komandon trupin. (varet a e komandon nė mėnyren siq thotė Allahu xh.sh apo siq ka thotė shejtani i mallkuar).
    Trupi dhe shpirti nuk kanė qenė bashkė, por ato i bashkon Zoti xh.sh nė mitrėn e nėnės duke ia dhėnė shpirtin fėmisė i cili gjendet ne mitėr. Kėtė e argumentojnė ajetet nė vijim: 23:14. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!
    3:6 Ai ėshtė qė ju krijon (formon) juve nė mitra ashtu si tė dojė. S'ka Zot pos Tij, e qė ėshtė fuqiplotė, i urti.
    Ashtu siq Allahu xh.sh ia jep shpirtin njeriut nė fillim, nė mitrėn e nėnės, Ai Allahu xh.sh serish ia merr, atėherė kur njeriut i vie fundi i jetės nė kėtė botė (dunja), atė ditė kur vie vdekja. Qė nga njėherė ne friksohemi... e qė ėshtė e panevojshme frika nga vdekja sepse pas jetės sė pėrkohėshme (dunja) vjen jeta e pėrherėshme (ahiret).
    56:83. Pėrse, pra kur arrin shpirti nė fyt,
    56:87. (pėrse) Nuk e ktheni atė (shpirtin tė mos dalė).
    Do tė thotė se ne nuk jemi nė gjendje as shpirtin tė ndalim e tė mos dal, por gjithashtu nuk guxojmė ta qesim shpirtin e tė dal (Ėshtė shirk ndaj Allahut). Trupi si trup vdesė por shpirti kurrė nuk vdesė. Shpirti jeton gjithmonė por varet nga veprat tona se ku: nė xhennet apo nė xhehennem.
    Zoti xh.sh e krijojė njeriun prej dheu (tokės) dhe prej njė pikė uji. Do tė thotė trupin e krijojė kėshtu: nga toka dhe uji gjithashtu edhe ushqimin (e trupit) Allahu xh.sh e sjell nė tė njejtėn menyrė nga toka dhe uji qė do tė thotė ushqimi i trupit vjen nga i njejti vend sikur se edhe vet trupi nga ėshtė krjiuar.
    Ushqimi i trupit vjen nga toka sepse toka ėshtė themeli i njeriut, se nga toka ėshtė krijuar edhe prej tokės ushqehet dhe nė tokė do tė kthehet pėr t'u takuar me Zotin e vet.
    Arrijmė nė pėrfundim se kėto dy elemente si trupi edhe shpirti qė e pėrbejnė njeriun kanė nevojė pėr ushqim. Por jo ushqim tė njejtė pėr tė dytė (shpirtin dhe trupin).
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: " trupi dhe shpirti "

    Nje trupi ti dobet edhe i ka vdekur shpirti, porse sapo ai forcohet dhe gjalleron shpirti ne te.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •