Këshilla e mirë për ekstremistët në tekfirë
(Demant kundër gulatëve {tepruesve në tekfir}, nëse je fillestarë në udhëzim, mos e lexo shkrimin)
Duke u futur nëpër privatet e myslimanëve, tepruesit e tekfirit mundohen që helmin e tyre ta shpërndajnë në çdo vend, në çdo hapësirë dhe mundësi që u jepet. Dhe mere me mend, komentohet, vendohet në kllapa dhe arsyetohet gjithçka që u shkon atyre për epshi, edhe nëse është FJALA E QARTË kundër tyre, ata mundohen ta kthejnë në dobi të tyre, pa fare turp, pa fare ndërgjegje.
Dini i Allahut është i lehtë për ta kuptuar, është i lehtë për ta praktikuar, është i lehtë për ta shpërndarë. Por nëse kjo fe merret prej ekstremistëve që anojnë kah havarixhët, atëherë do të ballafaqohesh me dyshime ekstreme të cilat mund të çojnë në devijim.
Ajo që vitin e fundit e shoh si "top temë", e cila ka okupuar rrjetet sociale nga "Mbrojtësit e Teuhidit", apo "Mbrojtësit e Aslu-dinit", është rregulla e cila është përmendur në letrën e Muhammed ibn AbdulVehabit "Nauakidul Islam", ku në pikën e tretë të veprave që të nxjerrin nga feja, përmendet rregulla "Kush nuk i bën tekfirë mushrikët, dyshon në kufrin e tyre, apo saktëson medh’hebin e tyre, ai është kafir (jobesimtarë)".
Pastaj kanë vijuar komentimet e rregullës, koment nga çdo i dyti, të ashtu quajtur "talebul ilm", të cilët mashtrojnë të rinjtë të cilët janë të sinqertë dhe e duan Islamin, duke i futur në dyshime "a jam qafir apo mysliman", derisa kemi hasur tek disa të cilët kur u futën nëpër kthetrat e ekstremistëve, e lanë namazin dhe lanë gjithçka, dolën nga feja Islame, "ashtu siç del shigjeta prej harkut".
Është e vërtetë se rregulla "Kush nuk i bën tekfirë mushrikët, dyshon në kufrin e tyre, apo saktëson medh’hebin e tyre, ai është kafir (jobesimtarë)", vlen tek Ehli Sunneti dhe tekfiri i mushrikëve është me pajtueshmërinë e dijetarëve, por ajo që dallon Ehli Sunnetin prej ekstremistëve të tekfirit të cilët keqpërdorin rregullën duke manipuluar me fjalët e dijetarëve të Nexhdit, është pyetja: Cilët mushrik? Cilët kafira?
Normal, siç kanë thënë dijetarët, komentet dhe kuptimet më të mira të autorit të librit dhe akides së tij, janë nipat e tij dhe talebet të cilët trashëguan diturinë dhe akiden e tij, gjeneratë pas gjenerate, nip pas nipi.
Për ta kuptuar rregullën nevojitet shtjellim dhe shpjegim të dijetarëve, e jo prej çdo personit i cili pretendon se është "hoxhë", saqë disa prej xhematit të tij, e quajnë hoxhën e vetëm tek shqiptarët.
Kompetencat e mia nuk janë të mjaftueshme për të shpjeguar fjalët e dijetarit, fundja, nuk ka nevojë të shpjegohet e shpjeguara dhe të anohet me epsh drejt mendimit që unë e mbështes.
Rregulla e bidatxhive, qoftë kjo tek murxhitë apo havarixhët, apo qofshin gulatët (ekstremistët) në tekfir dhe sektet tjera, është se ata njëherë e fitojnë bindjen, pastaj vrapojnë pas argumenteve, pas birrave për ta arsyetuar bindjen e tyre, ndërsa tek Ehli Sunneti, njëherë shikohen argumentet, pastaj fitohet bindja duke u mbështetur dhe e lutur Allahun që të na mundësojë hakun.
Shejhul Islam Ibn Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, kur flet për rregullën e lartpërmendur, thotë: “Kush nuk beson se Allahu nuk pranon fe tjetër jashtë Islamit nga jashtë dhe brenda, ai nuk është musliman, kush nuk ndalon marrjen e krishterimit apo fenë e jehudëve për fe pas dërgimit të Muhamedit, sal'Allahu alejhi ue selem, dhe kush nuk i shpall kafirë dhe kush nuk i urren ata, ai nuk është musliman”. (Mexhmu Fetava 463/27)
Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Andaj, e shpallim kafir çdonjërin i cili merr fe tjetër pos fesë muslimane, apo ndalet dhe dyshon rreth kufrit të tyre, edhe nëse pas kësaj ai shfaqë Islamin apo e beson ate, dhe beson se çdo drejtim pos tij është i kotë, ai megjithëkëtë është kafir”. (Shih Shifa 107/2)
Shejh Nasir el-Fehd, Allahu e liroftë nga burgu i tagutit, thotë: "Nuk ka dyshim se rregulli: “Kush nuk e shpallë kafirin si kafir, edhe ai është kafir”, është rregull e njohur dhe e shquar, dhe ai është nakidi (rrënuesi) i tretë prej rrënuesve dhe gjërave që ta rrënojnë Islamin të cilën e ka përmendur shejh Muhamed ibn AbdulUehab..."
Kur bidatxhitë u ballafaquan me kundërshtime mes vete, disa prej tyre u bënë qafira mes vete, e disa u bënë edhe më ekstrem, disa mbetën më afër Ehli Sunnetit, disa u bënë murteda, disa u kthyen në hak, dhe s'ka dyshim se gjithçka që ngritet mbi të kotën është e kotë.
Ata pastaj u munduan të keqpërdorin rregullën "Tekfiri i mushrikëve është prej aslu-dinit" dhe i nxorën nga feja të gjithë ata që i kundërshtuan, bile disa, e konsideruan thirrjen e tyre "thirrja e vetme e së vërtetës" dhe kundërshtimi i kësaj thirrje, është dalje nga feja, saqë njëri prej tyre, pasi që u thash se janë të mbushur me dyshime dhe duhet të kthehen në librat që flasin për këtë temë, me refuzoj duke më akuzuar se e kundërshtoj thirrjen e Teuhidit dhe më tha: Ti je qafir fisebililah.
Tekfiri i mushrikëve është prej aslu-dinit, por tepruesit në tekfir, të rëndë në trurin e tyre, keqkuptuan fjalët e dijetarëve në komentimin e kësaj rregulle, duke i futur të gjithë mushrikët në një shkallë dhe duke mos bërë dallimin mes kafirit në esencë (asli) dhe kafirit të dalë nga feja (murted), kështu që thanë: Çdokush i cili nuk bën tekfir mbi kafirin qoftë ai asl ose murted, ai është kafir sikur ata.
Dijetarët e Ehli-Sunnetit kanë bërë dallim në llojet e kafirave, duke e venduar secilin në vendin e tij, kjo është rruga e mesme. Ndërsa rruga e ekstremistëve është rrugë kontradiktore dhe shpesh kam hasur që tekstin e qartë mundohen ta demantojnë me një tekst të dyshimtë, duke mos e kuptuar rregullën se gjithçka që ngritet mbi bindje, nuk largohet me dyshim.
Ajo që pajtohet Ehli Sunneti me tepruesit në tekfir, është se të dyja palët, pajtohen që kush nuk i shpall të krishterët, çifutët dhe zjarputistët si kafira, edhe ai është kafir, dhe për këtë ka sjell ixhma Kadi Ijadi, të cilën e përmendëm më lartë.
Por dallojnë në llojet e tjerë të kafirave, sepse tepruesit e tekfirit nuk bëjnë dallim tek kafirat dhe të gjithë i fusin në një vend.
Shejh Nasir el-Fehd, Allahu e liroftë, thotë: "Vetëmse ky rregull nuk është në këtë përgjithshmëri (absolute), porse në të ka sqarime (dhe hollësira), dhe kush tregohet neglizhent ndaj tyre (dhe nuk i kushton rëndësi) bie në gabime, duke bërë kafira muslimanët, e poashtu në të kundërt, nuk i bën tekfir ata që në origjinë janë qafira, e hollësitë e këtyre çështjeve janë si më poshtë:
Lloji i parë: Kafiri (aslij) i cili që në origjinë është kafir:
Sikurse çifuti, krishteri, zjarradhuruesi e të tjerë pos tyre, kush nuk e bën kafir këtë (ose këtë kategori njerëzish, sikurse krishterët apo cifutët) ose dyshon në kufrin e tij apo e saktëson rrugën e tij, ky del nga feja (bën kufër) me pajtimin e të gjithë dijetarëve, sikurse e ka përmendur këtë më shumë se një prej dijetarëve, sepse kjo është kundërshtim i teksteve të cilat kanë ardhur dhe tregojnë se çdo akide tjetër pos akides islame është e kotë (batil), dhe gjithashtu është kundërshim i argumenteve (të cilat tregojnë) për kufrin e atij i cili nuk është në fenë islame.
Lloji i dytë: Ai i cili ka dezertuar (ka bërë rrideh, ose ka dalë) nga Islami:
E ky është dy lloje:
Ai i cili e ka shfaqur kufrin e tij dhe transferimin e tij nga islami tek një fe tjetër pos islamit, sikurse hebraizmi, krishterizmi ose ateizmi, gjykimi i këtij është sukurse gjykimi i llojit të parë (Kafirit aslij)
Ai i cili ka vepruar ndonjë prej (neuakidul islam) veprave që ta hedhin poshtë Islamin, vetëmse ai pretendon se është në Islam dhe nuk ka bërë kufër me këtë (nakid) vepër që ta hedh poshtë Islamin, ky është dy lloje gjithashtu:
Ai i cili ka vepruar ndonjë (nakid) vepër që ta hedh poshtë Islamin, në mënyrë të qartë, e që për këtë kanë rënë dakord të gjithë (se kjo të nxjerrë nga islami) sikurse sharja e Allahut të Madhëruar, atëherë ky bën kufër (del nga islami) me ixhmanë e të gjithë dijetarëve, e ai i cili ndalet në tekfirin i këtij është njëri prej dy njerëzve:
Ai i cili pohon se sharja e Allahut është kufër dhe se kjo vepër e tij është kufër, vetëmse ai ndalet në zbritjen e gjykimit në një person konkret (ose specifik) për shkak të pamjaftueshmërisë së diturisë së tij, apo për shkak të ndonjë keqkuptimi (ose dyshimi) të cilën ai e sheh e ngjashëm me këto, atëherë ky është gabimtar dhe kjo fjalë e tij është (batil) e kotë , vetëmse ai nuk del nga feja, për shkak se ai nuk e ka kundërshtuar ndonjë argument apo ta ketë përgënjeshtruar atë, (përkundrazi) ai e ka vërtetuar (dhe pohuar) atë që ka ardhur në argumente dhe ixhma, se sharja është kufër.
Ai i cili e urren që sharja është kufër (pra thotë se sharja e Allahut nuk është kufër), ky person del nga feja pasiqë ti jetë sqaruar kjo cështje, sepse kjo është kundërshtim i argumenteve dhe ixhmait, e kjo është e ngjashme me atë i cili adhuron varret prej atyre të cilët i dedikohen islamit (ose pretendojnë se janë muslimanë), kështuqë kushdo që kundërshton se kjo vepër e tij (pra adhurimi i varreve) të jetë kufër, ky del nga feja sepse kjo është kundërshtim i teksteve dhe ixhmait, ndërsa kush pohon se vepra e tij (pra adhurimi i varreve) është kufër vetëmse ai ndalet në tekfirin e tij (pra nuk i bën tekfir adhuruesit të vvarreve) për shkak të ndonjë dyshimi (ose keqkuptimi) të cilën ai e sheh, atëherë ky nuk del nga feja.
Ai i cili vepron ndonjë vepër që dijetarët nuk kanë rënë në një mendim për të, sikurse lënia e namazit, e tekfiri i tij është çështje që ka mospajtim, ndërsa ai i cili e kundërshton këtë (pra thotë se lënia e namazit nuk është kufër) ky nuk del nga feja, e as nuk bëhet bidatxhi, e as nuk bëhet fasik, edhe pse themi se ai është gabimtar (pra ka gabuar).
Kjo është ajo që kam për këtë rregull në mënyrë të përmbledhur". (Fund i fjalisë së Nasir el-Fehdit)
Shejh Ali el-Khudajr, Allahu e liroftë nga burgu i tagutit, kur e shpjegon këtë rregull, thotë: "Gjendja e parë: Nëse arsyeton me injorancë ngase ai nuk din të bëj dallimin në mes emrit shirk dhe emrit kufër dhe se injoranca ashtu siç është arsyetim në emrin e kufrit ashtu është edhe në emrit e shirkut megjithëse thënësi i tillë është në medh’hebin e Ehli Sunnetit në Iman i tilli ka gabuar dhe dispozita e tij është dispozita e gabimtarit prej ehli sunnetit nuk bëhet tekfir dhe nuk llogaritet bidatçi.
Gjendja e dytë: Nëse arsyeton me injorancë në shirk mirëpo therrjen (kurban) për shembull dhe të tjera i llogarit prej adhurimeve të cilët nëse bëhen për dikë tjetër pos Allahut ato janë shirk, therrja për tjerë pos Allahut është shirk e kështu me radhë, thjesht me veprim vetëm dhe nuk thotë: derisa të besojë apo patjetër është ta shikojmë besimin e tij, megjithëse ky thënës është nga Ehli sunneti në çështjen e Imanit se ai është fjalë, vepër dhe besim thënësi i tillë ka gabuar sikur ai para këtij dhe tek ky ka pjesë nga pjesët e bidatit.
Gjendja e tretë: Nëse arsyeton me injorancë dhe thotë se therrja dhe betimi (nedhri) dhe të ngjashme për tjerë pos Allahut nuk llogariten shirk derisa të besojë se me Allahun ka ortak tjetër apo për atë që është therrur (kurbani) ai ka në dorë udhëheqjen (e çështjeve) bashkë me Allahun e të ngjashme apo mban qëndrim mesatar për ata duke mos e quajtur atë mushrikë derisa të besojë (me zemër) dhe nuk e quan mushrik thjesht vetëm me therrje dhe vepër, thënësi i tillë është murxhi, bidatçi veçanërisht nëse mendimi i tij në Iman është se është fjalë dhe besim dhe nuk i llogarit veprat dhe adhurimet pjesë përbërëse të emrit Iman dhe çdo kufër e kthen tek besimi apo tek bërja hallall (istihlal) dhe çfarë ka në zemër.
Gjendja e katërt: Nëse arsyeton me injorancë në shirkun e madhë dhe thotë se therrja për tjetër pos Allahut nuk është shirk derisa të besojë (me zemër) mirëpo kjo është shenjë e shirkut apo kufrit dhe thënësi i tillë thotë se Imani është dituria, njohja dhe pohimi dhe nuk e llogarit besimin e zemrës dhe veprën e zemrës prej Imanit, i tilli është xhehmij, kafir, bidatçi i devijuar.
Vërejtje: Ekziston dallim në mes arsyetimit me injorancë në shirkun e madh siç u lart përmend dhe në mes çështjes së arsyetimit me mosnjohjen e gjendjes (të njeriut) dhe përzierjen e saj.
Për shembull: nëse arsyeton me injorancë në shirkun e madh ndërsa çdokush i cili ther për tjerë pos Allahut i tilli është mushrik edhe nëse është injorantë mirëpo ai në person konkret nuk bën tekfir me këtë shirk, jo ngase ai është injorant mirëpo e ka të panjohur gjendjen e këtij vepruesi a e ka vepruar?
Nëse dëshiron njohjen e hollësishme më shumë për mosnjohjen e gjendjes kthehu në (librin) “xhuz’u xhehlil hali ue iltibasihi” dhe ktheju kaptinave të fundit nga fundi i librit “Hakaiku teuhidi” dhe në çështjen e ndihmës së mushrikëve të cilët përkatësohen në kible". (Fund i fjalisë së shejh Ali Khudajrit)
Shejh Sulejman el-Ulvani, Allahu e liroftë nga burgu i tagutit, thotë: "Në këtë ka sqarim të detajizuar, kategoritë mbi këtë çështje janë shtatë.
Kategoria e parë: Kush nuk i bën tekfir jehudët, krishterët dhe mushrikët, pa marrë parasysh llojin e tyre apo njerëzit prej tyre, ky është kafir për shkak të përgënjeshtrimit të asaj që është e prerë (në fe).
Kategoria e dytë: Kush nuk e bën tekfir atë i cili kalon në një fe esenciale, sikur një njeri musliman kalon në jehudizëm, apo në krishterizëm apo në mexhusije, e ky nuk e bën këtë tekfir, atëherë edhe ky është kafir për shkak të përgënjeshtrimit të asaj që është e prerë (në fe).
Kategoria e tretë: Kush vjen me një negacion (të Islamit) që është i prerë me ixhma- njëzëshmëri, është ngritur mbi atë argumenti dhe është larguar prej tij dyshimi, pastaj njeriu nuk e bën këtë tekfir jo për ndonjë dyshim, e as për ndonjë te’vil-interpretim, mirëpo kjo ndodhë për epsh apo nga moskokëçarja, atëherë ky futet në rregullën: Kush nuk e bën kafirin kafir edhe ai është kafir.
Kategoria e katërt: Kush nuk e bën tekfir njërin i cili ka kryer një negacion (prishës të Islamit) për ndonjë dyshim që është paraqitur tek ai, ose për shkak të besimit se atij nuk i është ngritur argumenti, apo kushtet nuk janë plotësuar mbi atë, ky nuk bën kufër me ixhma-njëzëshmëri.
Kategoria e pestë: Kush nuk e bën tekfir kafirin, për shkak të ndonjë bidati që ka ky (që nuk e bën tekfir), sikur murxhija i cili i kushtëzon negacionet (anulesit) e Islamit me besim me zemër (I’tikad), apo me mohim(xhuhud) apo me bërje hallall (istihlal), andaj nuk e bën kafirin kafir për shkak të dyshimit të bidatit që e ka tek vetvetja, ky nuk bën kufër me pajtimin e të gjithëve, ngase sikur të bëhej tekfir ky atëherë do të duhej të bëhen tekfir të gjitha grupet e bidatçive, sikur murxhitë, esh’aritë, kerramitë, salimitë dhe të gjitha këto grupe ndërsa nuk ka dikush që e ka thënë këtë fjalë.
Kategoria e gjashtë: Kush nuk e bën tekfir atë për (kufrin) e të cilit ka mospajtime, pamarrë parasyshë a është për qëllim lloji (kufrit) apo konkret (personi), sikur lënësi i namazit, apo magjistari, e të ngjashme me këta, pastaj kjo ka dy gjendje:
a) Gjendja e parë: Nuk e bën tekfir ngase ajo është vepër prej veprave, ky është mendim i bidatçive dhe nuk bën kufër me këtë, njëzërit edhe këtu gjithashtu.
b) Gjendja e dytë: Nuk bën tekfir me gjykimin e barashpeshimit (bashkimit) të argumenteve, ky nuk bën kufër me pajtimin e të gjithëve dhe sikur të bëheshin tekfir këta, do të bëheshin tekfir katër imamat, do të bëheshin tekfir imama të mëdhej të selefit sikur Zuhriju dhe të tjerë pos tij, ndërsa askush nuk e ka thënë këtë, andaj nga këtu (kjo rregull) kanë polemizuar selefi rreth Havarixhëve, kanë polemizuar selefi rreth Mu’tezilive, kanë polemizuar selefi rreth disa personave sikur Haxhaxhi përshembull, ndërsa nuk e kanë bërë ata njëri tjetrin tekfir, madje as që e kanë shpallur njëri tjetrin bidatçi, ngase kjo është përfundim (konkludim) i te’vilit-interpretimit dhe përfundim i ixhtihadit (studimit), ja sahabët kanë polemizuar rreth kufrit të Havarixhëve, e nuk i kanë thënë ata që i kanë bërë tekfir (Havarixhët) atyre që nuk i kanë bërë tekfir se ju jeni Murxhi, kurse ata që nuk i kanë bërë tekfir nuk u kanë thënë atyre që i kanë bërë tekfir (Havarixhët) se ju jeni Havarixh, ja Hasan El-Basriju, Umer Ibn AbdulAzizi dhe Muxhahidi e kanë bërë tekfir Haxhaxh ibni Jusufin dhe e kanë llogaritur murted ndërsa Muhamed ibnu Sirini dhe një grupë tjetër nuk e kanë besuar tekfirin e tij, megjithëkëtë nuk e kanë shpallur njëri-tjetrin të devijuar, e as nuk e kanë bërë tekfir njëri-tjetrin, ngase kjo ka ardhur si rezultat i studimit, ngase çdonjëri prej tyre ka shikuar se a janë plotësuar tek ai argumentet të cilat e obligojnë tekfirin e tij, të tjerët kanë thënë nuk janë plotësuar, andaj nga këtu kanë polemizuar dhe nuk e kanë bërë tekfir njëri-tjetrin madje as nuk e kanë shpallur njëri tjetrin bidatçi, madje as që e kanë braktisur njëri-tjetrin e lëre më shpalljen e njëri-tjetrit si bidatçi e lëre më të bëhen tekfir ndërmjetveti.
Kategoria e shtatë: Të jetë kjo në grupet për të cilat ka pajtim (për kufrin e tyre), pastaj vjen një njeri që polemizon rreth personave të tyre jo në llojin ( e kufrit të tyre), pra thotë: Unë pajtohem se ata kanë kufër mirëpo nuk pajtohem për tekfirn e tyre, se ixhmaja është ngritur për kufrin e tyre mirëpo nuk është ngritur për tekfirin e tyre, ky gjithashtu nuk bëhet tekfir, ngase ky nuk ka përgënjeshtuar ndonjë (çështje) të prerë (në fe), ndërsa prej kushteve të tekfirit është përgënjeshtrimi i asaj që është e prerë (në fe), ndërsa këtu e prerë është lloji ( i kufrit) e jo personi, ndërsa sikur të polemizonte rreth kufrit të personit që është me argument të prerë sikur kategoria e dytë dhe e tretë atëherë bën kufër, ngase atje është e prerë ndërsa këtu nuk është e prerë (çështja e personit).
Këto janë pra shtatë kategoritë mbi atë se kush nuk e bën kafirin kafir edhe ai është kafir". (Fund i fjalisë së shejh Ulvanit)
Tekfiri i kafirit murted prej ndonjë personi, mund të jetë mesele e fshehtë, siç përmenden llojet e mushrikëve në shkrimet e lartpërmendura dhe në meselet e fshehta kërkohet ngritje të argumentit.
S'ka dyshim se Nasir el-Fehdi, Ali el-Khudajri dhe Sulejman el-Ulvani, këto lloje i kanë nxjerr nga dijetarët e Nexhdit, të cilët kanë përfituar dhe kuptuar nga shkrimet e shejhul Islamit, i cili ka trashëguar diturinë e dijetarëve të gjeneratave të para.
Nga dolën të gjithë këta lloje dhe a kanë qenë në akiden e ekstremistëve në tekfir (gulatëve), dijetarët e Nexhdit? Uallahi jo. Mbeturinat e ekstremizmit keqpërdorin fjalët e tyre për ta mbrojtur ekstremizmin e tyre, saqë disa prej tyre thanë: Kush e merr ndonjë mendim tjetër jashtë mendimit të Muhammed ibn AbdulVehabit, është kafir! Subhanallah! Fjalët e dijetarëve i bënë ajete dhe hadithe dhe mohimi i tyre është kufër që të nxjerr nga feja.
Ajo që nuk dëshirojnë ta lexojnë tepruesit në tekfir, do të përmendet më poshtë, duke ua hedhur poshtë helmin që ka filluar të helmojë rininë e begatshme. Pas këtyre citateve, ata ose duhet të pendohen, ose do të këmbëngulin në devijimin e tyre, duke e pasuar qorrazi "shejhul Islamin e Danimarkës" i cili i komenton fjalët e dijetarëve të Nexhdit, ndërsa gjatë studimeve, nuk e ka kryer as kursin e gjuhës arabe.
Shejh Muhamed Ibn AbdulVehab dhe nipi i tij AbduRrahman Ibn Hasan Allahu i mëshiroftë: "E prej tyre ka që i kanë armiqësuar por nuk i kanë bërë tekfir, e ky poashtu nuk ka ardhur me atë që argumenton Lailahe ila Allah (Nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut) si mohimin e shirkut dhe atë që e bën të domosdoshme si tekfirin e atij që vepron atë (shirkun) PASI T'I SQAROHET (arsyetuesit) ME IXHMA". [Ed-Durar es-Senije 2/207]
Dobi: Pasi ti sqarohet (arsyetuesit), me Ixhma.
Shejh Sulejman Ibn Sehman, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Nëse supozohet se dikush prej dijetarëve ndalet në tekfirin e dikujt prej këtyre injorantëve mukalidëve (pasues qorrazi) të xhehmive apo injorantëve mukalidëve të adhuruesve së varreve mund të arsyetojmë atë (ai që ndalet në kufrin e tyre) me atë se është gabimtarë i arsyetuar, POR NUK THEMI ËSHTË KAFIR PËR SHKAK SE AI NUK ËSHTË I MBROJTUR NGA GABIMI DHE PËR KËTË ÇËSHTJE, IXHMAJA ËSHTË E PRERË, patjetër duhet të gabojë. ka gabuar ai që është më i mirë se ai". [Keshful Euham uel Iltibas 1/70]
Dobi: Por nuk themi është kafir për shkak se ai nuk është i mbrojtur nga gabimi dhe për këtë çështje, ixhmaja është e prerë.
Urdhëroni, kundërshtoni fetvanë e tij!
Shejh Sulejman Ibn Abdullah rreth atij që nuk i bën tekfir mushrikët thotë: "Nëse dyshon apo është injorant rreth kufrit të tyre, I QARTËSOHEN ATIJ ARGUMENTET nga Libri i Allahut dhe Suneti i Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem rreth kufrit të tyre, e nëse dyshon pas kësaj apo lëkundet ai është kafir me Ixhma të dijetarëve se ai që dyshon në kufrin e kafirit është kafir" [Euthiku Ural Iman faqe 37]
Dobi: I qartësohen atij argumentet nga Libri i Allahut dhe Sunneti i Pejgamberit sal'allahu alejhi ue selem.
Shejh Muhamed Ibn AbdulLatif Alu-Shejh, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Dije se këto vepra janë prej fesë së xhahiljetit (injorancës) që i Dërguari salAllahu alejhi ue selem është dërguar që ti mohoj, zhdukë ato dhe ti largoj gjurmët e tyre sepse është prej shirkut të madh për ndalimin e të cilit argumentojnë argumentet e qarta dhe këto festa u përngjajnë festave të injorancës, pra kush beson se lejohen apo janë adhurim dhe nga feja, ai është prej krijesave më kafirë dhe prej më të humburve, e kush dyshon në kufrin e tij PASI QË TU NGRITET ATYRE ARGUMENTI AI ËSHTË KAFIR". [ed-Durar es-Senije 10/440]
Dobi: Pasi që tu ngritet atyre argumenti, ai është kafir.
Gjithashtu, shejh Muhammed ibn AbduLatifi, thotë: "Kushdo që veçon disa vende me adhurim, apo beson se kush qëndron aty bie nga ai obligimi i haxhit në kufrin e tij nuk dyshon ai që ka nuhatur aromën e Islamit, e kush dyshon në kufrin e tij duhet ti ngritet argumenti atij dhe ti bëhet e qartë se kjo është kufër dhe shirk dhe se marrja e këtyre gurëve (si rite) është përngjasim me ritet e Allahut, qëndrimin te të cilët e ka bërë Allahu adhurim, E NËSE I NGRITET ARGUMENTI DHE INSISTON, ATËHERË S'KA DYSHIM NË KUFRIN E TIJ". [ed-Durar es-Senije 1/443]
Dobi: E nëse i ngritet argumenti dhe i insiston, atëherë s'ka dyshim në kufrin e tij.
Shejh Is'hak Ibn AbduRrahman Ibn Hasan në fillim të librit të tij "Tekfir el-Muajen" ka përmendur se ndarja mes fjalës dhe folësit, veprës dhe vepruesit në shirkun e madh është bidat (risi në fe), thotë: "E nëse studiojmë (çështjen e tyre) e shohim se nuk e bëjnë tekfir mushrikun vetëm se me tekfir të përgjithshëm, ndërsa në mes veti frikohen edhe nga kjo, PASTAJ KA DEPËRTUAR BIDATI DHE DYSHIMI I TYRE DERISA U PËRHAP TE VËLLEZËRIT TANË MË TË AFËRT". [Tekfirul Muajjen, fq.1]
Dobi: Pastaj ka depërtuar bidati dhe dyshimi i tyre derisa u përhap te vëllezërit tanë më të afërt.
Them: A quhen mushrikët vëllezër? Sipas rregullës së ekstremistëve, shejh Is'hak ibn AbduRrahmani është mushrik i dalë nga feja e Allahut!
Shejh Ebu Batin Nexhdij, për shirkun e adhuruesve të varreve, thotë: “Çdonjëri i cili sot këtë e vepron tek varrezat, është mushrik dhe kafir sipas Kur’anit, Sunnetit dhe ixhmasë. Ne e kemi të njohur se ata të cilët e veprojnë këtë prej atyre që përkatësohen në Islam, nuk i shpiu në këtë diç tjetër vetëm se injoranca. Po ta dinin se kjo në maksimum të largon prej Allahut dhe se kjo është prej shirkut të cilin Allahu e ka ndaluar, ata nuk do ta vepronin këtë, me gjithë këtë të gjithë dijetarët ata i shpallën kafirë dhe nuk i arsyetuan me injorancë, SIÇ THONË DISA TË DEVIJUAR, se ata janë të arsyetuar për shkak të injorancës”. (Dureru Senije 405/10)
Dobi: Siç thonë disa të devijuar. Nuk tha: Siç thonë disa kafira.
O vëlla i Teuhidit duhesh të mos ngutesh, mos të shpejtosh në zbritjen e dispozitave të kufrit mbi muslimanët vetëm se me binjde dhe argument jo me supozim dhe hamendje, mos të jetë besimi yt si kundër reagim ndaj murxhieve dhe xhehmive kështu të biesh në teprim (guluv).
Allahu e udhëzoftë çdo mysliman në të vërtetën.

Burhan Seferi