Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2016
    Vendndodhja
    shkoder
    Postime
    2

    Ka njerëz që i dinë të gjitha...

    Çka mendoni për ata njerëz që mendojn se i din të gjitha janë të ditur apo janë të prapambetur?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: pytje filozofike

    Pyetja,kerkon nje mendim (gjykim,perceptim,supozim etj etj) personal,kundrejt atyre qe i dine apo nuk i dine te gjitha,qe ne kete rast jane "ata". Qe ti "gjykosh" se jane te ditur o te prapambeut (te paditur) duhet te dish karshi tyre se sa vertete dine. Duhet ti "gjykosh" individualisht-veçanerisht, nuk mund ti gjykosh si "grup". Dmth,nuk gjykohet "ai" por gjykohen "ata" ."Ai" nuk pergjithson "ata",ndersa "ata" supozohet se perfaqson edhe "ai-n".

    Pra, kemi nje mendim individual "une",kundrejt nje grupi "ata" qe mund ta perkufizojme si universal (gjithperfshires do thoshte Meta ).Pra kemi "une" dhe "ata". Duke qene se mendojme individalisht,pra dhe "ne" o "une" duhet te japim nje mendim,supozohet nga ky mendim se edhe "ne" e dime (edhe ne qofte se supozojme se nuk e dime,ne prap dime qe nuk e dime),pra dhe mendimi jone,qe jemi "ne" o "une", hyne tek ky grup universal,tek prapambetja o dituria e ketij grupi. Nga "une" dhe "ata" dalim tek "une"="une". Pra e verteta,nuk qendron tek "koshienca" o ndergjegjia e ketij gjykimi por tek vetndergjegjia e ketij gjykimi,mendimi o perceptimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 16-01-2016 më 03:08

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    ExTaSy (13-03-2016)

  4. #3
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: pytje filozofike

    Sa pyetje e "ditur"!!
    Sero, qenke munduar shume.....per nje pyetje qe s'ka kuptim!!
    Jarigas

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    SERAFIM DILO (16-01-2016)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: pytje filozofike

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Sa pyetje e "ditur"!!
    Sero, qenke munduar shume.....per nje pyetje qe s'ka kuptim!!

    E vertet. Por nuk ishte mundim,ishte me teper "hajd tja fusim kot se me ndonje vend do dalim".
    Kisha humbur vetem rrugen.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    jarigas (16-01-2016)

  8. #5
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: pytje filozofike

    Citim Postuar më parë nga lulec Lexo Postimin
    Çka mendoni për ata njerëz që mendojn se i din të gjitha janë të ditur apo janë të prapambetur?
    kta njerez Lules Quhen Fodulla
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ka njerëz që i dinë të gjitha...

    Pyetja jote mbart ne vetvete tre pyetje filozofike:

    1. A ka njerez qe i dine te gjitha?
    2. A mundet njeriut qe ti dije te gjitha?
    3. Cfare fiton nje njeri qe i di te gjitha me shume nga ai qe nuk i di te gjitha?

    Pergjigjia e pyetjes se pare eshte: Po, ka njerez qe i dine te gjitha. Keta jane njerezit budallenj. Kryeministri yne Rama pershembull i di te gjitha, pasi vetem nje njeri budalla e veteshpall vetveten Rilindas dhe pretendon se mund te transformoje nje popull e nje shoqeri te tere, edhe pse i mungon si dija, i mungon edhe eksperienca e jetes. Si mundet nje njeri i vetem te marri persiper te beje kete gje me nje popull tre milion banore, kur ai nuk ka arritur ta beje dot me familjen e tij?!

    Pergjigjia e pyetjes se dyte eshte: Jo, njeriu nuk mund ti dije dot te gjitha per nje arsye te thjeshte: Ne jemi pjese e Krijeses, dhe jo Krijues! Kur e gjen veten para nje deti apo nje oqeani; kur e ngre koken lart dhe shikon qiellin e pafund; kur mundohemi te shikojme me sy diellin e nuk mundemi pasi rrezet e tij na i vrasin syte; kur e shikon planetin toke nga nje anije kozmike ne hapesire; ndjesia qe cdo njeri ndjen eshte e dyfishte: 1) madheshtia e krijeses qe na rrethon dhe pjese e se ciles ne jemi 2) vogelsia e secilit prej nesh si njerez ne kete Krijese. Me pak fjale, edhe sikur Krijuesi te na e servirte gjithe dijen e dukur dhe te padukur te Tij, ne si njerez nuk mund ta pertypnim apo pervetesonim dot, pasi natyra jone eshte e krijuar, dhe jemi e kufizuar nga kjo natyre sa dije mund te pervetesojme. Eshte njesoj, si une te te jap ty nje gote uji e te te them: merre kete goten e ujit, dhe pije gjithe ujin e oqeanit me te.

    Pyetja me interesante ne fakt, eshte pyetja e trete. Eshte interesante pasi shume pak njerez arrijne deri atje sa ta bejne kete pyetje. Askush nuk do qe te vere ne medyshje vleren e dijes dhe per shumicen e njerezve dija nuk ka kufij dhe sa me shume te dish aq me mire eshte. Ne fakt, dija vete mund te mos kete kufij, por sic e shpjegova me siper, ne si njerez dhe natyra jone ka kufij se sa dije mund te pervetesoje per vete. Por ajo qe eshte interesante eshte efekti qe dija ka tek njerezit: shume njerez i afrohen dijes me shpresen se do te mund te zgjidhin misterin e ekzistences se tyre si njerez. Mbase duke studiuar e zhbirruar ne minierat e dijes, une do te mund ti jap pergjigje pyetjeve ekzistencialiste per njeriun: Si u krijova? Perse lindin e perse vdesim? A eshte jeta e kufizuar nga lindja dhe vdekja? Kush eshte Krijuesi i kesaj Krijese pjese e se ciles une jam? E plot pyetje si keto.

    Une do te thosha, se per pyetjen e trete: dija e tepert tek njeriu nuk krijon efektin qe ata presin. Njerezit me te ditur te kesaj bote shpesh na tregojne se sa me shume dije fitojne, aq me shume e kuptojne se sa pak dine kur perballen me dijen qe na rrethon. Efekti tjeter i observueshem dhe ajo qe i lodh njerezit e ditur jashte mase, eshte dilema se: perse dija nuk me ben te lumtur? Si eshte e mundur, qe nje njeri me 3 klase shkolle dhe qe nuk ka dijen e kulturen time, ben nje jete me te lumtur se une? Dhe kjo nxjerr ne pah dy kontradikta: a) konflikti mes mendimit dhe ndjenjes qe eshte nje konflikt i brendshem tek njeriu b) kush eshte me jetik per njeriun, dija apo perjetimi? Te jesh ne gjendje te arsyetosh e kuptosh gjithcka qe te rrethon, apo theksi duhet vene tek perjetimi qe ne kemi ne raport me gjithcka qe na rrethon.

    Dilema e njeriut me dijen

    Po te jap nje shembull konkret se si dy njerez te ndryshem reagojne ne nje ekspozite artesh. Dy vizitore shkojne ne nje ekspozite ku ekspozohen pikturat e nje piktori te njohur qe e ka emrin Edi Rama. Te dy vizitoret shkojne e qendrojne para nje pikture ne koleksion qe i terheq vemendjen jashte mase. Vizitori i pare fillon e ben kritiken e vepres se artit qe ka perpara. Shikon me imtesi cdo detaj, i komenton ato, mban shenime, dhe ne fund del me nje perfundim: artisti ka dashur te shprehi X me kete veper arti. Kurse vizitori i dyte, e vezhgon vepren e artit po me imtesi por ndryshe nga vizitori tjeter, e ben kete gje ne heshtje. Dhe ne fund te ekspozites, vizitori i dyte shkon e takon artistin dhe e pyet: Nje pyetje te lutem, cfare ke dashur te percjellesh me ate veper arti qe ke krijuar?

    Ne kete bote, ka dije meta-fizike qe na rrethon te cilen mund ta prekim, mund ta shohim me sy, mund ta degjojme me veshe, mund ta pershkruajme me fjale. Por ka edhe dije shpirterore qe nuk e prekim dot me dore, qe nuk e shohim dot me sy, nuk e degjojme dot me veshe, nuk e pershkruajme dot me fjale. Dija meta-fizike na lejon qe te kuptojme se si Krijesa funksionon. Dija shpriterore nuk na ndihmon te kuptojme se si Krijesa funksionon, por perse Krijesa u krijua dhe ekziston. Per dijen e pare meta-fizike shkenca ka krijuar monopolin e saj. Per dijen e dyte shpirterore feja ka monopolin e saj. Njerezit e sotem kane nje teprice te dijes shkencore dhe nje mungese te theksuar te dijes shpirterore. Dhe kjo disbalance krijon ate realitetin ne te cilin ne perballemi sot.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2016 më 15:23

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Ka njerëz që i dinë të gjitha...

    Sa kam qesh me kete shkrimin e Albos ! Sikur ta dija qe do shkruante per Sulltanin piktor.

    Edhe nje piktor kryeminister qe kemi nuk na e lini rehat.

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs down Për: Ka njerëz që i dinë të gjitha...

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Sa kam qesh me kete shkrimin e Albos ! Sikur ta dija qe do shkruante per Sulltanin piktor.

    Edhe nje piktor kryeminister qe kemi nuk na e lini rehat.
    Per ke...do zgjuarsim per zogjin...kamunist??

    Tip i merzitshem....i mihalit te gramenos
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •