Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2015
    Postime
    16

    Si tekfiri I mushrikut nuk është prej aslu dinit kur lënia e tij njeriun e nxjerrë ng

    Si tekfiri I mushrikut nuk është prej aslu dinit kur lënia e tij njeriun e nxjerrë nga feja?

    Esselamu alejkum vëlla I nderuar,

    Po të shkruaj në lidhje me disa gjëra që po më shkaktojnë paqartësi e kanë të bëjnë me çështje aktuale dhe përvluese të tekfirit. Pas pauzës së shkurtë përsëri jam kthyer në mësimin e librave “Besimi I imamëve të teuhidit” dhe “Arsyetimi me injorancë…” kam paqartësi rreth çështjes së disa qëndrimeve që i dëgjoj nga ti e që në dukje janë kontradiktore. Në një fjalim e përmende citatin e shejh Ebu Jusuf Midhadit Alu Ferraxhit: “Tekfiri i mushrikëve të cilët I adhurojnë të tjerët përpos Allahut nuk është prej aslu dinit që i është obliguar secilit rob për të qenë i drejtë islami i tij…” Por, në çdo liber “Besimi I imamëve të teuhidit” i njëjti autor në faqen 558 thotë:”Ai që thërret Ali b Ebi talibin është kafir, e ai që dyshon në kufrin e tij është kafir”, e në bazë të citatit të ibn Tejmijjes (Ky në të vërtetë është fjalimi I ibn Tejmijjes i përmendur në faqen 519)
    Pra, si tekfiri I mushrikut nuk është prej aslu dinit kur lënia e tij njeriun e nxjerrë nga feja?
    Përgjigje: We alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu
    Sa I përket pyetjes sate në lidhje me kontraditën që në dukje ekziston në fjalimin e shejh Midhatit them: nuk ka kontraditë midis fjalimit të tij në besimin e imamëve të teuhidit dhe citatit që ta përmenda unë. Sepse, shejh Midhati pasi thotë:”Tekfiri I mushrikëve të cilët I adhurojnë të tjerët përpos Allahut, nuk është prej aslu dinit që I është obliguar secilit rob për të qenë islami I tij I saktë dhe imani I tij I pranuar” pastaj thotë:”Nga ana tjetër konstatojmë po ashtu se mos tekfiri I mushrikëve në situata të caktuara mund të jetë vepër e cila vetvetiu nvjerrë nga islami pa sjelljen e argumentëve dhe menjanimin e shubhëve.” (Fethu el alijji el hamid faqe 255.).
    Nuk do me thënë kur një personi I mohohet imani për shkak të veprës së kryer apo të lënë (braktisur) se kryerja e kësaj vepre është prej aslu dinit. Merre p.sh. meselen e namazit. Ai që e le namazin është kafir, por kjo nuk do të thotë se kryerja e namazit është prej aslu dinit.
    Shiko po ashtu çfarë thane selefët për atë që thotë se Kur’ani është I krijuar:
    - Sufjan ibn Ujejne rahimehullahu teala (ndërroi jetë 198. të h.) thotë:”Kur’ani është fjala e Allahut, kush thotë se është I krijuar I tillë është kafir dhe ai që dyshon në kufrin e tij është kafir.” (Transmetmin e shënon Abdullahu djali I imam Ahmedit në librin e tij es-Sunne numri 25, me zinxhirin e saktë të transmetimit).
    - Fjalët të ngjashme me këto transmetohen edhe nga Ebu Hajseme Musabit ibn Seidit, siç qëndron në librin sherhu usuli I’tukadi ehlis-sunneti vel xhema’ati 2/256, në numrin 430. Librin e ka shkruar imam hafidhi Ebul Kasimi hibetullah el-Lalekai (ndërroi jetë në vitin 418 të h.)
    - Po ashru transmetohet edhe nga Ebu Bekri ibn Ajjashi el Mukri (ndërroi jetë 194. të h.) e ishte I besueshëm (thika) dhe I devotshëm. Në librin es-Sunne nga Lelakij 2/250, numri 430 qëndrom se ka qenë I pyetur për atë që thotë se Kur’ani është I krijuar. Dhe thotë:”Kafir, edhe ai që nuk thotë se I tillë është kafir edhe ai është kafir.”(zinxhiri I transmetimit është I saktë)
    - Më pas Ebu Seleme ibn Shebibi en-Nejsaburi, muhaddithi I Kufës. Ibn Haxheri në Tehzib 2/303 thotë: “Davudi ibn Husajn el Bekjheki thotë:’Deri te unë ka ardhur se Hulvani ka thënë:’Nuk e bëjë tekfir atë që heziton sa I përketë Kur’anit. Thotë Davudi:’E kam pyetur Ebu Selemën për Hulvanijun dhe më tha: Duhet të hidhet në bërllog, kush nuk e dëshmon kufrin e kafirit edhe ai është kafir.”(transmetimin e përmend Hatib el Begdadi në tarihu Bagdad 7/365)
    - Pastaj Ebu Zur’a Ubejdullah ibn Abdul Kerim er-Razi (ndërroi jetë 264. të h.) I cili thotë:”Kush dëshmon se Kur’ani është I krijuar I tillë është kafir në të madhin Allah me kufër që të nxjerrë nga islami, e kush dyshon në kufrin e tij, nga ata që kuptojnë, edhe I tillë është kafir.”
    -të njëjtat këto fjalë I ka thënë edhe Ebu Hatim Muhammedi ibn Idris er-Razi (ndërroi jetë 277. të h.). Këto transmetime I shënon Lalekai në Es-sunne 2/176.
    Krahas këtyre fjalëve ulemaja sikur imam Ahmedi nuk I ka bërë tekfir shumicën e atyre që e kanë thënë atë (se Kur’ani është I krijuar) e lërë më t’a bëjnë tekfir atë që personin e tillë nuk e bënë tekfir. Pra edhe këtu I mohohet imani atij që thotë se Kur’ani është I krijuar por askush nuk ka thënë se lënia(braktisja) e fjalimit të tillë është prej aslu dinit.
    Prandaj nëse mohohet imani të një personi për shak të ndonjë gjëje nuk do të thotë se gjëja e tillë është prej aslu dinit dhe nga ana tjetër përsëri kjo nuk do të thotë se personi I tillë s’ka për të dalur nga feja, por merret parasysh edhe gjendja e personit që ka dyshuar në kufrin e kafirt dhe lloji I kufrit që e kryen personi.

    Allahu e di më së miri.
    U përgjigj prof. Idriz Bilibani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2016
    Postime
    1

    Për: Si tekfiri I mushrikut nuk është prej aslu dinit kur lënia e tij njeriun e nxjerrë ng

    Tekfiri i mushrikeve eshte prej asl din (bazes se fese) dhe te gjithe pejgamberet i kan bere tekfir mushriket.

    Mohimi i Allahut, adhurmi i idhujve, tallja me fe etj kush do qe vepron njeren prej tyre eshte jobesimtar.

    Kurse thenje se kurani eshte i krijuar, mohimi i shikimit te Allahut ne boten tjeter etj keto nuk jan prej bazes se fese, por kur njeriut i tregohet me argumente se kurani eshte fjal e Allahut dhe nuk eshte i krijuar, se besimtaret do ta shohin Allahun ne boten tjeter etj dhe pastaj mohon ateher konsiderohet jobesimtar.

    Kjo eshte e qart elhamdulil-lah.

    http://shkrime.weebly.com/llojet-dhe-rregullat-e-tekfirit.html

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •