Kampionati Evropian “Francë 2016″ po afron. Shqipëria do të luajë ndeshjen debutuese ndaj Zvicrës dhe përveç lojtarëve shqiptarë që luajnë me Përfaqësuesen zviceranë, sytë e të gjithëve do të jenë edhe te dueli i dy vëllezërve ‘Xhaka”.Vllai i vogël, Graniti ka folur për këtë duel duke deklaruar se me zemër nuk do dëshironte të përballej me Shqipërinë. Në prononcimin e tij për ‘Sport Bild” mesfushori thekson se do të jetë tejet e vështirë të luajë kundër gjakut të tij.

Emri:  granittt.jpg

Shikime: 1257

Madhësia:  35.6 KB

“Nuk do doja të luaja kundër Shqipërisë. Vëllai kundër vëllait, nuk e di si do të jetë kjo ndjenjë që do të përjetoj në Francë kësaj vere. Ju nuk e dini se si është kur luan kundër një kombi, të cilit i detyrohesh shumë. Unë e di mirë, se e kam provuar, por nuk dëshiroja ta përsërisja më kurrë. Është sinqerisht një ndjenjë ndyrë.

Është shumë emocionuese. Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende pse kam vendosur të luaj për Zvicrën. Ka njerëz të lënduar, ndaj jam fishkëllyer nga bashkatdhetarët e mi, madje pjesërisht edhe jam ofenduar në dy ndeshjet e luajtura kundër Shqipërisë.”, ka deklaruar Xhaka.

Panorama