Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Serbia ka nevojë urgjente për prova ...

    Serbia ka nevojë urgjente për prova të anti-katolicizmit në Kosovë – Dëmtimi i varrezave është vetëm fillimi

    Emri:  Ruben-Avxhiu-210x160.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  5.2 KB

    Ruben Avxhiu

    Sulmet ndaj varreve katolike nuk janë një rastësi.
    Diplomacia fetare serbe është në ofensivë prej muajsh tashmë. Që nga çështja e ligjit që prek fenë, te anëtrësimi në UNESCO, te puna e pronave të patundshme si ajo e hapësirës rrethuese të Manastirit të Deçanit.
    Kjo fushatë është pjesë e diplomacisë së shtetit të Serbisë, por është edhe paralele dhe njëfarësoj e shkëputur prej saj. Kisha serbe ka interesat e saj që përputhen me ato të Serbisë, por shkojnë më tej.
    Nganjëherë njeriu kruan kokën për të kuptuar se kush është duke e përdorur tjetrin, shteti serb kishën apo e kundërta. Sigurisht ka pika kur të dy insitucionet janë në aleancë dhe harmoni të plotë, por ka edhe një konflikt të natyrshëm mes tyre.
    Kisha serbe dyshon shumë te dialogu në Bruksel, sepse ka frikë se mos qeveria serbe, me vrapin për të hapur kapitujt me Bashkimin Europian mund të sakrifikojë ambicjet e Kishës në Kosovë.
    Muajt e fundit të vitit 2015, panë një lobim të fuqishëm të Kishës Serbe pranë qeverisë së Beogradit, duke angazhuar këtë të fundit në luftë për çështjen e UNESCO-s, një temë që kishte të bënte më shumë me fonde dhe prona të patundshme, me imazhe dhe narrativa identiteti sesa me interest e drejtpërdrejta të qeverisë serbe.

    Kosova ka hyrë deri tani në organizata ndërkombëtare shumë më të rëndësishme se UNESCO. Por Serbia luftoi kundër këtij anëtarësimi si kundër asnjë tjetri që dëshmon jo rëndësinë e UNESCO-s por rëndësinë dhe peshën e Kishës në Serbi.
    Mirëpo edhe pa ndërhyrjen e Kishës, sulmet terroriste nga ISIS dhe ndryshimet politike në Europë, po shtojnë tani rëndësinë e kthimit te argumenti i vjetër se konflikti në Kosovë është thjesht fetar. Sipas kësaj propaganda, lufta për pavarësi e Kosovës ishte thjesht një luftë xhihadiste e myslimanëve kundër të krishterëve, një vijim i një konflikti mes dy qytetërimeve të mëdha fetare.
    Serbia e provoi për një kohë të gjatë këtë në vitet 1990 dhe dështoi. E provoi edhe dy herë të tjera në dekadën e parë të këtij shekulli: pas 11 Shtatorit dhe pas sulmeve të Marsit 2004. Përsëri dështoi. Ky është tani rikthimi i radhës. Për fat të keq, tani për herë të parë do të ketë edhe aleatë shqiptarë.

    Dështimi i Serbisë arsyetohet thjesht se në realitet konflikti ishte kombëtar, pavarësisht prej nuancave fetare. Arsyeja e dytë e dështimit ishte se perëndimorët e njohin mirë situatën.
    Në vitet e fundit, sidomos duke filluar nga viti 2004, Serbia është munduar ta mbështesë propagandën e saj me dëshmi për sulme ndaj kishave ortodokse në Kosovë.
    Argumenti kryesor që kemi përdorur këtu në SHBA kundër Serbisë është se këto kisha janë sulmuar ngaqë janë serbe dhe jo sepse janë krisitiane.

    Dëshmia jonë më e madhe ka qenë mungesa e sulmeve të ngjashme ndaj kishave katolike që tregon se pot ë kishte qenë feja arsye e sulmeve pse nuk po ngacmohen të krishterët e tjerë, por vetëm ata serbë.
    Ky argument ka qenë vendimtar në përballimin gjatë këtyre javëve e ditëve të fushatës së re serbe që po e krahason Kosovën me ISIS-in. Që nga përçapja në UNESCO e deri në fillimin e këtij viti të ri, asgjë nuk ka krijuar më shumë nervozizëm në Beograd sesa mungesa e sulmeve ndaj katolikëve.

    Mirëpo, “plaku i Vitit të Ri” ua solli dhuratën për të cilën ishin lutur. Sigurisht, jo me ndonjë sulm ndaj kishave, se sot ato nuk ndodhin më as kundër kishave serbe, por me një sulm në mes të natës ndaj varrezave katolike në Kosovë.
    Kosova ka vërtet një problem ekzistues me radikalizimin e disa të rinjve myslimanë. Por, ky incident me varreza katolike qelbet nga era e nevojshmërisë politike e diplomatike. Këto sulme mund të jenë kryer fare mirë edhe nga shqiptarë të paguar nga Serbia. Që mund të jenë ose jo të radikalizuar. Nëse mendoni se askush në Kosovë nuk do të thyente ca pllaka varri për para, atëhere keni një përshtypje të ekzagjeruar për shëndetin moral të kohës që jetojmë. Aq më mirë sigurisht nëse ke edhe motiv fetar. Bonusi këtu mund të jetë financiar apo shpirtëror. Rëndësi ka kryerja e misionit.

    Ajo që precipiton në fund është se kujt i shërben. Përparimin e Islamit në Kosovë nuk e pengojnë pllakat mbi varret e atyre që nuk jetojnë më. Vërtet që ka një vizion të skajshëm të Islamit që kundërshton pllakat e varreve, po ai është detyrues për myslimanët dhe nuk po shohim sulme të tilla mbi varrezat myslimane.
    E vetmja që ka fituar me këto sulme është Serbia, kryesisht shteti por tani edhe prirja e re e diplomacisë serbe. Fotografitë e atyre pak varreve të dëmtuara do të tunden lart, në duart e propagandës serbe për të thënë: JA, ja shqiptarët. J’u thamë që janë terroristë. Jo të gjithë sigurisht, po shumë janë. Ja prova më në fund. Edhe katolikët po sulmohen”.

    Dhe kjo dhuratë është nga ato nuk rreshtin së dhëni fryte. Se katolikët e Kosovës vërtet mund të besojnë që janë nën sulm. Dhe mund të reagojnë duke sharë myslimanët. Dhe këta të fundit do të ndihen jo vetëm të akuzuar kot por edhe të sharë kot dhe do të kundërpërgjigjen. Fara e dyshimit dhe e përçarjes që Serbia ka ëndërruar është hedhur. Nëse nuk do të mbijë, do ta hedhin përsëri.
    Ky nuk do të jetë sulmi i fundit mbi katolikët e Kosovës. Serbia ka nevojë për këtë. Madje sa më shpejt.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Serbia ka nevojë urgjente për prova ...

    Muslimanet nuk i prekin varret e askujt.

    Sërbia eshte shtet i krishter, sic jan edhe katolikët.

    Ajo po pati mundesi, do e bente ate qe kleret katolik nuk po arrijn ta bejn : Te na bejn si ata.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •