Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 67
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    “Parku ‘Rinia’ u vodh nga Edi Rama mesnatën e Vitit të Ri”

    Emri:  Parku_Rinia.jpg

Shikime: 728

Madhësia:  56.5 KB

    Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama për dhënien me koncesion prej 30 vitesh për ndërtimin e një parkingu nëntokësor tek parku ‘Rinia’. Sipas Berishës, Rama ka urdhëruar “këshilltarët” e tij në Bashkinë e Tiranës që koncesioni t’i jepet aksionerit të ‘Taivan’, Besnik Sula. Por, ish-Kryeministri shkruan në Facebook se pas këtij koncesioni nuk qëndron Besnik Sula, por tjetërkush.

    Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

    Edi Rama i rrembeu Tiranes, naten e Vitit te Ri, Parkun Rinia!

    Te dashur miq, Edi Rama zgjodhi vigjiljen e Vitit te Ri per te urdheruar keshilltaret e tij ne Bashkine e Tiranes qe te votojne per ti dhene ne aparence firmes se falimentuar te Besnikut te Partise, Parkun Rinia per menaxhim dhe ndertimin e nje parkingu gjigand nentokesor. Ky vendim eshte ne kundershtim me te gjitha ligjet pasi firma e Besnikut te Partise eshte e falimentuar dhe nen sekuestro dhe nuk mund te fitonte kurresesi koncesionin ne fjale per 30 vite.

    Mediat, mjerisht, vertet besuan se perfitues i koncesionit ishte Besniku i falimentuar i Partise. Burime te mireinformuara njoftojne se Besniku i Partise ne kete rast eshte perdorur thjesht si gjethe fiku pasi perfituesi real, pra prapa tij qendron fiks Olsi Rama, vetkuptohet ne perfaqesim direkt te Edi Rames. Gjate mandatit te tij si Kryetar i Bashkise se Tiranes, Edi Rama i shiti Besnik Sules nje siperfaqe toke ne Parkun Rinia me nje çmim qesharak prej vetem 12 leke metrin katror. Kurse tani se fundi, Rama miratoi ne qeveri vendimin antiligjor per te dhene me koncesion per 30 vjet per menaxhim privateve.

    Me kete vendim ai i hapi rrugen marrjes nga Olsi Rama, per llogari te Edi Rames, me koncesion per 3 dekada te Parkut Rinia. Kjo ishte nje veper tjeter e zeze e kryehajdutit te shtetit Edvin Kristaq Rama!

    Berisha

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Skandali i Vitit të Ri/ Veliaj i jep me koncesion “Parkun Rinia” mikut të falimentuar të Edi Ramës

    Emri:  Veliaj1.jpg

Shikime: 438

Madhësia:  30.4 KB

    Pa njoftim paraprak publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje vendimin për dhënien me koncesion kompanisë Taiwan një sipërfaqe të papërcaktuar toke në Parkun Rinia për 35 vjet, një koncesion që qe nisur nga koha kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte kryeministri aktual Edi Rama.

    Nga Gjergj Erebara, BIRN

    Këshilli Bashkiak futi në rend dite në mbledhjen e djeshme (30 dhjetor 2015) një kontratë koncesioni për ndërtimin e një parkingu privat në tokë shtetërore në parkun Rinia, duke riaktivizuar një vendim të administratës së Bashkisë të vitit 2009, kohë kur bashkia drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama. (link projektakti i Këshillit Bashkiak).

    Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015. Në tenderin formal për kontratën e koncesionit të zhvilluar në vitin 2009 pati vetëm një pjesëmarrës, i cili u shpall fitues.

    Sipas kontratës, kompania Taiwan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende.

    Kompania ka paraqitur në Bashki tarifat që do të aplikojë për parkimet, të cilat fillojnë nga tarifa bazë prej 120 lekë për orë, tarifë që ulet në 100 lekë për orën e dytë, të tretë dhe të katërt dhe më pas, në 30 lekë për çdo gjysmë ore më pas. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do të marrë një “tarifë koncesioni” prej 10 për qind të fitimee.

    Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit.

    Parku Rinia është një pronë publike që i qe transferuar Bashkisë së Tiranës në vitin 2006 me një vendim qeverie, por që më pas në vitin 2009 iu kalua po me vendim qeverie Ministrisë së Punëve Publike. Në shtator 2015, një vendim tjetër i qeverisë ia kaloi sërish Bashkisë së Tiranës këtë truall.


    Kompania Taiwan nën sekuestro

    Kompania Taiwan Sh.p.k është nën pronësinë e biznesmenëve Besnik Sula (80%), Apostol Goci, (5%) Albano Aliko (5%) dhe Avni Braçaj (10%).

    Ajo ka aktivitet të deklaruar në shërbime hotelerike, bare, e restorante, shitje me shumicë e pakicë, administrimi i parkingjeve dhe tregtimi me pakicë i karburanteve.

    Sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, xhiroja e saj për vitin 2014 qe 131 milionë lekë (rreth 935 mijë euro).

    Por aksionet e aksionerit kryesor, Besnik Sula, janë shpallur nën sekuestro që nga korriku i këtij viti për shkak të një detyrimi të pashlyer të tij ndaj një personi tjetër, për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 100 mijë eurosh borxhe.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-01-2016 më 11:08

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Kërcënohet Sali Berisha. Pas Shullazit, Beso i Tavjanit kërcënon opozitën

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë një kërcënim. Siç shkruan në një postim të tij në profilin e Facebook, ish-kryeministri Berisha ka denoncuar një mesazh kërcënues që i ka ardhur nga “Beso i Tajvanit”.

    “Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.

    Statusi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha në Facebook:

    Te dashur miq, dy dite me pare une denoncova grabitjen ne prag te Vitit te Ri nga Edivin Kristaq Rama te Parkut Rinia te Tiranes duke i dhene, ne kundershtim me cdo ligj, si koncesion Parkun per ndertimin e nje parkingu gjigand Besnikut te falimentuar apo siç thirret ne gjuhen e vllazerise “çorapja” se partise.

    Pse une kam akuzuar direkt per kete vjedhje?Une kam akuzuar Ramët (Edvini dhe Olsin) se qendrojne pas Besit te falimentuar per keto arsye:

    – ne te vertete ky koncesion ka nisur ne kohen kur Edi Rama ishte kryetar Bashkie dhe bleu me emrin e Besnikut apo “çorapes’l se Partise (e di ai vet se pse e therrasin edhe me kete nofke) mijera meter katror toke ne parkun Rinia me çmimin qesharak 12 leke metrin

    -ditet e fundit te vitit qe kaloi, per te bere te mundur kete afere korruptive te tij, Edi Rama miratoi vendimin e qeverise per dhenien me koncesion privat parqet

    -ne kundershtim flagrant me ligjin, Rama urdheroi qe si firme per koncesionin te perdoret firma e falimentuar e “corapes” se partise, me pasuri nen sekuestro per falimentim kurse i vellai i tij per droge

    – ne kundershtim flagrant me ligjin Rama urdheroi qe koncesioni i parkut dhe parkingut te jepen me ligjin 2006 dhe jo me ligjin e vitit 2014 pasi me kete te fundit procedura nuk mbyllej dot siç u mbyll me dt 31 dhjetor.

    Pas ketij statusi, Edi Rama urdheron fallangat e tij te krimit, pikerisht personin qe kur policia i arrestoi te vellane si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t’u telefononte per ti siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, te heqin çorapen nga koka dhe te nxjerrin ne shesh fytyren e vertet te Edi Rames, te kercenojne ne emer te tij sa vijon: “Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh.”

    Me kete rast dua te garantoj Edvin Shullazin: kercenimet ne emer tend dhe te gjitha çorapeve, maskave, koskave mafjoze, trafikanteve, vraseve, pengmarresve te Shqiperise jo qe nuk do me pengojne kurre por vetem se me shtojne vullnetin tim te hekurt per te te denoncuar publikisht aferat tuaja te pista, lidhjet tuaja primitive me krimin dhe mafien.

    Une kete nuk e bej kurre se ti je kundershtar politik por e bej se ti ke vjedhur keto 25 vite shqiptaret me shume se sa te gjithe zyrtaret shqiptar te marre se bashku.

    Ti je kryeministri i vetem i planetit i njohur boterisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bere kryeminister detyrove ndertuesit dhe bashkite e mbare Shqiperise te te marrin firmen tende per cdo pallat mbi 4 katesh ne menyre qe te merrje jo hyrjet por katet e tua.

    Te je kryeministri i vetem i planetit, qe i kapur nga importuesit e birres, sjell ne parlament ligjin per rritjen e akcizes se birres te prodhuar ne vend krahasuar me te importit, ti je kryeministri i vetem i planetit qe pasi une kam denoncuar dy vjet me pare implikimin direkt te Olsit tend ne industrine e bixhozit, ti sjell ne parlament ligjin e dhenies se monopolit te kesaj industrie, vetkuptohet per qellime familjare

    Ne te gjitha aferat e pista te Beqeve te tu, ti je aksionisti kryesor ndaj dhe del ne çdo rast ne krah te tyre! Me kete rast dua te te them se je absolutisht i pashprese, drejtesia edhe vonon por ti dhe organizata jote kriminale nuk do ti shpetoni kurre asaj! sb

    Syri

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Basha: Kërcënimi ndaj Berishës, luftë ndaj PD-së. Rama ligjërisht përgjegjës

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas mesazhit kërcënues që ish-kryeministri Sali Berisha publikoi sot dhe që sipas tij i ishte dërguar nga “Beso i Taivanit”. Basha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se ky kërcënim është luftë ndaj çdo demokrati.

    “Kërcënimi mafioz i Sali Berishës nga Edi Rama përmes beniaminit të tij në afera korruptive dhe trafikun e naftës e të drogës Beso i Tajvanit, pas denoncimit me fakte dhe prova të aferave korruptive që lidhin bashkë këta të dy prej 15 vitesh, është një akt kriminal dhe shpallje e hapur luftë ndaj Partisë Demokratike, çdo demokrati dhe demokrate dhe çdo shqiptari e shqiptareje që beson te transparenca, fjala e lirë dhe barazia para ligjit”, shkruan kreu i PD-së.

    Ai thekson se përgjegjës për këtë kërcënim mafioz është kryeministri Rama, që sipas tij sundon me skotën e tij të banditëve.

    “I bëj me dije Edi Ramës se Partia Demokratike e mban atë politikisht, ligjërisht dhe personalisht përgjegjës për këtë kërcënim mafioz dhe se pasojat e këtij akti do të bien personalisht mbi të dhe skotën e tij të banditëve dhe të korruptuarve me të cilët sundon Shqipërinë edhe për pak kohë”, deklaron Basha.

    (m.k/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Ai vend ne vend numuro mbeti. Diskutohet gjithmon t'ja japim Sules o t'ja japim Xenit.

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    REAGON BIZNESMENI: UNË PUNOJ DREJT, GJITHKUSH MUND TA KONTROLLOJË PUNËN TIME
    Nga ana tjetër pasi Berisha publikoi në facebook mesazhin e dërguar në adresë të tij nga pronari i Tajvanit, ka reaguar vetë biznesmeni. Në një deklaratë për mediat, Besnik Sulaj thotë se është përndjekur 15 vite politikisht dhe se e kanë detyruar të paguajë edhe gjoba.

    “Mendoj që ky është një episod i pakëndshëm për të gjithë. Shpresoj që asnjë biznesmen dhe asnjë qytetar të mos përndiqet politikisht si unë për më shumë se 15 vjet periudhë gjatë së cilës jo vetëm më kanë detyruar të paguaj gjoba por mjerisht jam bërë pjesë e leksikut politik të këtyre viteve, unë punoj drejt! Gjithkush mund ta kontrollojë punën time. Unë nuk dua që fëmijët e mi ashtu siç dëshiroj për fëmijët e kujtdo tjetër të rriten në një vend ku barra e provës bie mbi të akuzuarin dhe ku politika nuk e respekton biznesin por e bën atë anëtar partie”, deklaron biznesmeni Sulaj.

    (d.b/m.k/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Mero Baze dhe parkingu nentokesore tek parku rinia!

    Ajet Rama*


    Emri:  image.jpeg

Shikime: 517

Madhësia:  67.4 KB


    Një histori e vjetër e shkruar keq nga “i dyshuari i përhershëm” Mero Baze për sponsorizuesin e tij Besnik Sula

    Vendimi më i fundit i Këshillit Bashkiak të Tiranës për ti dhënë leje ndërtimi të një parkimi nëntokësor pronarit të Taiwanit, Besnik Sula ka ngjallur një debat të ashpër në opinionin publik për mënyrën sesi u mor vendimi ndërsa projekti iu prezantuar këshilltarëve në minutën e fundit pasi u nxorr nga një prej sirtarëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, future aty kushedi se prej kujt.

    Është e vështirë të japësh një definicion të saktë rreth vlerës ligjore të kësaj nisme dhe duke qenë se për këtë duhet të flasin ekspertët ky shkrim do të ofrojë një tjetër panoramë. Bëhet fjalë për një panoramë të asaj që një prej mbrojtësve më të zjarrtë të këtij vendimi, botuesi Mero Baze shpalosi sipas parimit “çdo e keqe e ka emrin Sali Berisha”. Shkrimi nuk ka për qëllim të mbrojë Sali Berishën e të sulmojë Mero Bazen, aspak jo, por ka për qëllim të shpalosë një version tjetër ku Mero Baze në fakt e ka një të drejtë pse mori laps e letër e shkruajti dy ditë më parë mbi këtë çështje.

    Tani nëse themi që në krye të herës që marrëdhëniet e Mero Bazes me Edi Ramën dhe Erjon Veliajn është në një stinë të vërtetë dashurie sigurisht që kjo nuk na bën të padrejtë, sepse shkrimet e tij superlativiste ndaj çdo aksioni të qeverisë (përveç atyre kur i fituar del Sandri ose Koço) apo punësimi i djalit të tij si jurist pranë Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt, besojmë se shërbejnë për të kuptuar sadopak.

    Tani pyetja është ku lidhen Mero Baze, projekti i parkimit nëntokësor dhe pronari i Taiwanit, Besnik Sula?

    Përgjigja është që këto tre, e bashkë me këto të tre edhe shumë e shumë të tjera nuk ka patuar asnjë shkëputje që prej vitit 2005 e këtej. Për këdo që ka qenë afër zhvillimeve politike të vitit 2005 e këtej është e paharrueshme që nëse ka pasur një njeri më të pushtetshëm pas Sali Berishës kryeministër, ai ka qenë vetëm Mero Baze. Një marrëdhënie përmes së cilës Berisha vetëm ka paguar haraçin si kur ishte në opozitë ( dhe kulmi ishte kur Mero Baze ia shiti zgjedhjet ndërsa kandidonte si deputet në Durrës nën siglën e PD-së ) ashtu edhe në mazhorancë kur pushteti i Mero Bazes ishte i tillë saqë ish-drejtuesi i MJAFT asokohe 25 vjeçari Erjon Veliaj i gjeti Mero Bazes ndoshta nofkën më origjinale të kohës “Xhoana e re e Shqipërisë”.

    Kjo sepse nëse në qeverisjen e Fatos Nanos për të mbyllur punët e mëdha duhej më parë “të faleshe” tek bashkëshortja e ish-kryeministrit Xhoana Nano, pas vitit 2005 për të arritur të njëjtën qëllim, postin e Xhoanan Nanos e zuri Mero Baze. Sali Berisha në opozitë e kishte një nga objektivat kryesore të opozitarizmit, pronarin e Taiwan-it Besnik Sula dhe ishte zotuar deri edhe ta mbyllte kazinonë që lulëzoi në qendër të Tiranës gjatë qeverisjes së socialistëve. Por në vitin 2005, Besnik Sulaj gjeti zgjidhjen për të amortizuar një sulm të mundshëm të Berishës kryeministër dhe kjo ishte përmes “miqësisë” me botuesin e Gazetës Tema, Mero Baze.

    Mirëpo mburoja që Baze i ofronte Sulajt e kishte një kosto dhe për të ligjëruar në sy të Berishës këtë miqësi, Baze e detyroi Besnik Sulajn ndër të tjera që t’ia blinte gazetën Tema përreth 600 mijë euro. Ky ndoshta mund të cilësohet si një nga shitjet historike të një gazetë që në ditën e vet më të mirë shiste 2 mijë kopje, dhe në të njëjtën kohë edhe një nga transaksionet më të trasha për t’u shitur si e tillë, sepse Sulaj vërtet “e bleu” gazetën, por drejtimin e saj, si para si pas shitjes, e kishte i njëjti njeri, ai që e ka edhe sot, Mero Baze. Kjo u përfol shumë dhe dukej qartë që ishte gjoba që Sulaj pagoi tek Mero Baze për të shmangur sulmin e Berishës.

    Gazeta Tema “qarkulloi” aq shumë para sa asokohe në faqet e saj shkruanin me pagesa “të bollshme” ndër të tjerë, Mero Baze, Blendi Fevziu, Andi Bushati dhe e të gjithë ato që konsideroheshin si “penat” e rënda të kohës dhe që përbënte në vetvete enturazhin mediatik të qeverisjes së demokratëve. “Pazari” e bëri punën e vet për aq kohë sa Mero Baze vendosi të largohej nga oborri i pushtetit sepse nuk arriti të mbyllë një tjetër “pazar” për shkak të Genc Pollos. Mirëpo me ikjen nga pushteti dhe fakti që nuk e mbronte dot, pronari i Taiwanit, Besnik Sulaj e ndërpreu marrëdhënien me Mero Bazen dhe ndaloi së injektuari mijëra euro si çdo muaj në Gazetën Tema dhe akoma më çuditshëm, vendosi të tërhiqej nga gazeta që bleu 600 mijë euro, praktikisht duke ia falur atij që ia bleu.

    Gjithsesi ky transaksion i dha frytet e veta sepse Sulaj nuk pati asnjë sulm nga qeverisja e demokratëve, edhe sepse nuk kishte arsye të sulmohej një biznes i ligjëruar tashmë. Marrëdhënia e Besnik Sulajt me Meron Bazen mbetet e paqartë nga viti 2007 e deri para dy ditësh kur, Mero Baze u shfaq si me magji për të bërë gjoja sulmin e radhës ndaj Sali Berishës, por në fakt ai nuk bëri gjë tjetër veçse i bëri favorin e rradhës një miku të vjetër. Mirëpo duke iu referuar eksperiencës së parë që Sulaj dhe Baze kanë patur sëbashku, vështirë se shkrimi i shkruar dje aq mjeshtërisht nën vargjet e përhershme “fajin e ka Saliu” të ketë qenë një kortezi gazetareske ndërmjet tyre.

    Mero Baze ka kohë që ankohet për pazaret e Frangajt e Kokëdhimës kështu që me shumë gjasë, parkingu nëntokësor i miratuar nga ai që dikur e quante “Xhoana e re e Shqipërisë”, Erjon Veliaj dhe nën bekimin e atij që Baze ia nxorri në dy kohë si fotot nudo edhe dosjen e gjyqit ku mohonte të birin, Edi Rama, ishte radha e tij për t’u dorovitur nga pushteti.

    Mero Baze ka të drejtë të replikojë me Berishën kur thotë se nuk është Olsi Rama pas parkingut të Taivanit. Ndoshta kjo edhe arsyeja, se pse Mercedesi i ri i Mero Bazes, sigurisht që kushton më shumë Linkoln-i old version i Donald Lu-së me gjithë makinat e eskortës së ambasadorit bashkë.

    Civitas
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 06-01-2016 më 00:32
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Mero Baze dhe parkingu nentokesore tek parku rinia!

    Lexoje pak Serafimo ndershmerine editoriale te Mero Bazes, nje nder sahanlepiresit kryesor mediatik ne Shqiperi...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Mero Baze dhe parkingu nentokesore tek parku rinia!

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Lexoje pak Serafimo ndershmerine editoriale te Mero Bazes, nje nder sahanlepiresit kryesor mediatik ne Shqiperi...
    Duke nuk e kam vene ndonje here ne dyshim korrupsionin e Mero Bases (se u pa puna, tani perveç Shkendijes duhet te mbajm mend edhe emrin e Mero Bazes. Ka qene dhe nje kengetare qe ka mare pjese ne greven socialiste po "fatkeqsisht" ja kam harruar emrin...). Duke qene qe eshte mbeshtetes i nje pjese te politikes natyrisht qe nuk mund te pohohet si i ndershem.

    Problemi o thelbi (qe qenka kaq e veshtire te shpegohet,se per tu kuptuar qenka e pamundur ne ate vend) eshte :
    1) Ne ate vend kur flitet per korrupsion nuk ka PS-PD-LSI dhe partit e tjera,jane te gjitha njesoj dhe kane nje qellim;me ane te bisnesit te bejne politike,perfshi dhe Mero Bazen.
    2) Ja hoqe o ja dhe kete parkimin Xenit o Besnik Sules nuk ka asnje ndryshim,kushdo qe do ta mari do kete si synim vjedhjen. Dhe kush e jep kete synim ka.

    3) E fundit,qe eshte kryesorja,duhet te dilet nga ky sistem korruptimi qe eshte i dyfishte,privat dhe shteteror-politik. Pra qytetarin e vjedh dhe bashkia dhe privati (nuk mund ti garantosh privatit nje investim te sigurte nga taksat e qytetarit,ne pronen e qytetit dhe pa pyetur vet qytetarin) Pra diskutimi duhet te ishte si princip,qe meqe eshte prone shteterore duhet ta beje dhe ta mirmbaje Bashkia,o duhet privatizuar ne nje menyre e sistem tjeter...(natyrisht keto jane diskutime qe nuk i intereson njeriut te sotem)

    Mbetém me llogjiken qe po ta bente Basha do ishte mire tani qe e ben Veliaj eshte keq (dhe e kunderta) Kur dihet se si Veliaj dhe Basha e mendojne dhe veprojne njesoj. Kjo duhet te ishte dhe llogjika e Bazes lidhur me Sandrin dhe Ramen. Mbase Baze e beri pa dashje o me arsye tjeter,por ai shkrim kete llogjike duhet te kishte.
    Ne qofte se kuptohet e llogjikohet ne menyre tjeter nuk ka çfare te them;mbase eshte gabimi im.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Mero Baze dhe parkingu nentokesore tek parku rinia!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Duke nuk e kam vene ndonje here ne dyshim korrupsionin e Mero Bases (se u pa puna, tani perveç Shkendijes duhet te mbajm mend edhe emrin e Mero Bazes. Ka qene dhe nje kengetare qe ka mare pjese ne greven socialiste po "fatkeqsisht" ja kam harruar emrin...). Duke qene qe eshte mbeshtetes i nje pjese te politikes natyrisht qe nuk mund te pohohet si i ndershem.

    Problemi o thelbi (qe qenka kaq e veshtire te shpegohet,se per tu kuptuar qenka e pamundur ne ate vend) eshte :
    1) Ne ate vend kur flitet per korrupsion nuk ka PS-PD-LSI dhe partit e tjera,jane te gjitha njesoj dhe kane nje qellim;me ane te bisnesit te bejne politike,perfshi dhe Mero Bazen.
    2) Ja hoqe o ja dhe kete parkimin Xenit o Besnik Sules nuk ka asnje ndryshim,kushdo qe do ta mari do kete si synim vjedhjen. Dhe kush e jep kete synim ka.

    3) E fundit,qe eshte kryesorja,duhet te dilet nga ky sistem korruptimi qe eshte i dyfishte,privat dhe shteteror-politik. Pra qytetarin e vjedh dhe bashkia dhe privati (nuk mund ti garantosh privatit nje investim te sigurte nga taksat e qytetarit,ne pronen e qytetit dhe pa pyetur vet qytetarin) Pra diskutimi duhet te ishte si princip,qe meqe eshte prone shteterore duhet ta beje dhe ta mirmbaje Bashkia,o duhet privatizuar ne nje menyre e sistem tjeter...(natyrisht keto jane diskutime qe nuk i intereson njeriut te sotem)

    Mbetém me llogjiken qe po ta bente Basha do ishte mire tani qe e ben Veliaj eshte keq (dhe e kunderta) Kur dihet se si Veliaj dhe Basha e mendojne dhe veprojne njesoj. Kjo duhet te ishte dhe llogjika e Bazes lidhur me Sandrin dhe Ramen. Mbase Baze e beri pa dashje o me arsye tjeter,por ai shkrim kete llogjike duhet te kishte.
    Ne qofte se kuptohet e llogjikohet ne menyre tjeter nuk ka çfare te them;mbase eshte gabimi im.

    Mero per mua sahanlepires ka qene edhe kur ishte nder te perkedhelurit e Berishes edhe sot si nje nder te paret e oborrit te Rames...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Reagimi, Parkimi tek parku “Rinia” , Lubonja: Një krim ndaj Tiranës



    Analisti dhe gazetari Fatos Lubonja e cilëson një krim ndaj Tiranës parkimin që do të ndërtohet tek Parku Rinia.
    Në një shkrim të botuar sot në gazetën “Panorama”, Lubonja shprehet se të ndërtosh një parkim aty, më së pari do të thotë të shkatërrosh Parkun duke shkulur pemët dhe duke hapur aty një gropë të stërmadhe që do të qëndrojë ashtu, duke u çimentifikuar me vite deri sa të mbarojnë punimet. Sipas tij, kjo ka pasoja të pallogaritshme ndotjeje dhe shëmtimi, jo vetëm për banorët përreth, por për krejt qytetin.
    Duke iu rikthyer një shkrimi të tij në vitin 2009, me titull “Punë Batakçinjsh” Lubonja rikthen në vemendje historinë e privatizimit të kompleksit Tajvani.
    “Historia e 1300 metra katrorëve te Tajvani është një metaforë e saj se si e kanë trajtuar 28.000 km katrorë Shqipëri këta batakccinj të vjetër dhe të rinj. Si histori privatizimesh ajo është aq e rëndomtë sa ndoshta të vetmën vlerë që ka, për të marrë mundimin të shkruash, është që tu lihet një dëshmi më shumë nipërve dhe mbesave të këtyre batakccinjve që një ditë ta dinë se si janë pasuruar gjyshërit e tyre në kurriz të shqiptarëve… ”
    Më tej Lubonja, duke e cilësuar këtë si një “sistem përfitimesh”, Lubonja thotë se çrrenjosja e tij, ishte edhe premtimi i “Rilindjes” dhe qeverisë Rama.
    “Sigurisht është një kalkulim njerëzish që ua ka zënë sytë babëzia, sepse e siguroj unë Beson se pas 30 vjetësh, me këtë mënyrë se si e ka shkatërruar ai dhe shokët e tij Tiranën, ëktu nuk do të ketë mbetur banor i gjallë në këmbë.”

    Ky shkrim vjen pas mesazhit kërcënues që publikoi ish-kryeministri Berisha, nga biznesmeni Besnik Sulaj, i njohur ndryshe si “Beso i Tajvanit”.
    Parku “Rinia” është dhënë me koncension 30-vjeçar, për tu rikthyer në një parkim të madh makinash nga Bashkia e Tiranës.

    ORA NEWS

  12. #12
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Prisni prisni asgje nuk keni pare akoma.. do ta zbrazi fare Albanistanin Edi Rama..jepjani prape voten Rilindjes talebaneske

  13. #13

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Dhe cte keqe ka nese behet nje paking nentokesor mega gjigand poshte parkut Rinia?! Te pakten ju qe jetoni apo keni jetuar diku ne perendim, sduhet ta gjykoni negativishte kte investim. Ne cdo metropol te botes ka parkinge nentoksore ne mes te qendres.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Dhe cte keqe ka nese behet nje paking nentokesor mega gjigand poshte parkut Rinia?! Te pakten ju qe jetoni apo keni jetuar diku ne perendim, sduhet ta gjykoni negativishte kte investim. Ne cdo metropol te botes ka parkinge nentoksore ne mes te qendres.
    Mire e ke ti shoku rilindas socialist. Nuk ka kuptim qe ta mbulojme Tiranen me beton vetem mbi toke. Duhet ta mbulojme edhe nentoken me beton. Hapim nje grope te madhe e te thelle, e mbushim me beton e me kate kate qe te hyjne makinat, dhe mbi te, hedhim ca dhe e ca pleh qe te mbijne peme. Dhe kur te bier shi, rruget e Tiranes se Re te behen lume se ai uji nuk ka se ku kullon ne toke se nuk e le betoni. Keshtu edhe miqte e Rames bejne para me ate parkimin e nendheshem, edhe qytetaret e Tiranes le te lahen koke e kembe e te bejne not ne ujrat e shirave para pallateve.

    Ne asnje metropol te botes nuk ke per te gjetur nje park te gjelberuar, me parking gjigand betoni te nendheshem.

    Albo

  15. #15
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Po mer ti ,kemi pare parknigje te tilla ne perendim, por ato nuk jane ndertuar nen lulishten e vetme te qytetit. A e kupton se sa pluhur do thithin qytetaret derisa te mbaroi ndertimi i parkingut? pa llogaritur pemet qe do priten. Peme te larta nuk do kete me mundesi te rriten aty mbi beton.Nuk ka me hapesire per te ndertuar brenda qendres se Tiranes,bile ne gjithe siperfaqen e Tiranes nuk mund te ndertohet dot me.Nuk ka nevoje te jesh gjeni per te konstatuar kete gje.Po kot lodhem edhe une,ate vend e ka ngrene dreqi i mallkuar..popull qe duron gjithcka,shtypjen,plackitjen,talljen,poshterimin qe i behet perdite. Por edhe bythelepirja eshte sport i mire praktikuar tek ne...

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Dhe cte keqe ka nese behet nje paking nentokesor mega gjigand poshte parkut Rinia?! Te pakten ju qe jetoni apo keni jetuar diku ne perendim, sduhet ta gjykoni negativishte kte investim. Ne cdo metropol te botes ka parkinge nentoksore ne mes te qendres.
    Edhe ne Afrike nuk te lejojne te besh nje parking posht lulishtes ne qender te qytetit.

    Ne perendim edhe mund te lejohet,por asnjerit nuk i ka shkuar nder mend. Nuk guxojne as ta mendojne. Jane barbarizma qe edhe ne mesjete kane munguar,edhe ti mendojne.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mire e ke ti shoku rilindas socialist. Nuk ka kuptim qe ta mbulojme Tiranen me beton vetem mbi toke. Duhet ta mbulojme edhe nentoken me beton. Hapim nje grope te madhe e te thelle, e mbushim me beton e me kate kate qe te hyjne makinat, dhe mbi te, hedhim ca dhe e ca pleh qe te mbijne peme. Dhe kur te bier shi, rruget e Tiranes se Re te behen lume se ai uji nuk ka se ku kullon ne toke se nuk e le betoni. Keshtu edhe miqte e Rames bejne para me ate parkimin e nendheshem, edhe qytetaret e Tiranes le te lahen koke e kembe e te bejne not ne ujrat e shirave para pallateve.

    Ne asnje metropol te botes nuk ke per te gjetur nje park te gjelberuar, me parking gjigand betoni te nendheshem.

    Albo






    Dmth se nese arrin te behet (qe ka plot monopole ne bote qe e kane arrit bejne parking nen pak) eshte gje e mire apo e keqe . Apo nese ben shoku sali si do te reagoje ti?

  18. #18

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mire e ke ti shoku rilindas socialist. Nuk ka kuptim qe ta mbulojme Tiranen me beton vetem mbi toke. Duhet ta mbulojme edhe nentoken me beton. Hapim nje grope te madhe e te thelle, e mbushim me beton e me kate kate qe te hyjne makinat, dhe mbi te, hedhim ca dhe e ca pleh qe te mbijne peme. Dhe kur te bier shi, rruget e Tiranes se Re te behen lume se ai uji nuk ka se ku kullon ne toke se nuk e le betoni. Keshtu edhe miqte e Rames bejne para me ate parkimin e nendheshem, edhe qytetaret e Tiranes le te lahen koke e kembe e te bejne not ne ujrat e shirave para pallateve.

    Ne asnje metropol te botes nuk ke per te gjetur nje park te gjelberuar, me parking gjigand betoni te nendheshem.

    Albo
    Fillove ti shoku demokrat me parime komuniste ta kthesh personale tani kte! Ai udheheqesi yt shpirteror ka qene 20 e kusur vite ne pushtet ku ka patur mundesine dhe luksin qe te mos lejonte kto poshtersira qe sjellin permbytje ne gjithe Shqiperine sapo te bije nje shi. Apo je drit shkurter ti kur flitet per pasojat qe ka ky vend nga qeverisja berisha?! Dhe ne Milano te Italise po ashtu dhe ne Geneve te Zvicres kam parkuar vete ne undergraund poshte parqeve. Tregohu realist xhanen leri servilizmet e sistemit grabites!
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Berisha: "Rama i jep me konçension parkun Rinia për 30 vjet mikut të tij"

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Dmth se nese arrin te behet (qe ka plot monopole ne bote qe e kane arrit bejne parking nen pak) eshte gje e mire apo e keqe . Apo nese ben shoku sali si do te reagoje ti?
    Edhe habiten pastaj njerezit se si budallenjte si Edi Rama behen kryeministra ne ate vend. Do te mesosh budallallekun e pyetjes tende?

    Si mund te ndertosh nje "parkim gjigand te nendheshem" ne nje park te gjelberuar pa e prishur me pare gjelberimin dhe gjithe ekosistemin e atij parku? Vete ideja e ndertimit te nje parkimi gjigand te nendheshem nenkupton shkaterrimin e parkut. Pra duhet shkaterruar, prishur, pa te ribehet nga fillimi. Por ju rilindesat i kini qejf keto prishjet: duhet ta shkaterrojme njehere mire e mire te gjithe Shqiperine, para se ta bejme ashtu sic duam ne. Ja hidhi nje sy Tiranes se si Rilindi kur Edi Rama ishte kryetar bashkie per nje dekade dhe e ke te qarte si do te katandiset edhe parku i Tiranes kur kjo te jete thene e bere. Edhe pemet do ti ngrejme prej betoni.

    Por budallalleku i rilindasve qe e kane koken te mbushur me pambuk ose me fasule pllaqi nuk mbaron me kaq: Le te themi se u ndertua parkimi gjigand i nendheshem, a e ka marre mundimin te pyesesh se perse na duhet nje parkim kaq gjigand e i nendheshem ne nje zone te Tiranes qe eshte park dhe e pabanuar dhe i ka shpetuar ndertimeve e bizneseve pa kufij? Mos valle ata qe kane plane qe shqiptaret te parkojne makina nen toke, kane plane edhe per ndertimin e pallateve te banuara ne ate park, apo te restorantave dhe pubeve. Se njerezit nuk jane budallenj qe te parkojne makinat ne ate parkimin gjigand vetem per te soditur pemet e gjelberimin e parkut apo jo?!

    Per aq kohe sa do te kete shqiptare budallenj qe as e vene trurin ne perdorim, do te kete edhe kryeministra budallenj si Edi Rama! E mjere shqiptaret me mend qe kane ngelur ne ate vend.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-01-2016 më 10:38

  20. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    "Ndërtimi tek parku, Erion Veliaj pjesë e mafias së betonit!

    Nga Leonard Olli

    Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe aferave korruptive jo vetëm që nuk ndjen asnjë pendesë për barbarinë e paralajmëruar ne hapësirën e Liqenit Artificial, por turpshëm po përpiqet të mbulojë gjurmët e krimit, fshehur pas një parku për fëmijë. Në malinjitetin e tij, ashtu sikundër abuzoi me “betejën” për të drejtat e romëve, sot po abuzon në emër të fëmijëve. Ky njeri cinik nuk ka as më të voglin shqetësim jo vetëm për fëmijët, por për askënd. I vetmi shqetësim i tij është të zbatojë pa as më të voglin shqetësim dhe hezitim planin për shkatërrimin e të vetmes mushkri të gjelbër të kryeqytetit, që për hir të së vërtetës, nuk mundi ta prekte as kryetari ‘de facto’ i Bashkisë dhe shefi i tij politik Rama, sa ishte në Bashki, por guxoi si kryeministër. Por, sigurisht që me duart e Veliajt mafia e betonit, e kryesuar nga Rama, po godet edhe atë pjesë që gëzon një status të veçantë. Qartësisht, Veliaj, si pjesë integrale e kësaj bande, ndjehet i mbrojtur nga padroni i tij dhe prandaj guxon. Ky “qen sulmues” dhe tejet i bindur i Ramës, sikundër është përshkruar edhe nga diplomatët amerikanë në Shqipëri, sot po sulmon në terren gjithçka nuk mundi të betonizonte Rama. Ai njihet tashmë për shumë talente dhe ajo e akuzës ndaj opozitës është një prej tyre. Por, sot unë publikisht jo vetëm në emër të opozitës, por të gjithë qytetarëve, i kërkoj publikisht, nëse mundet të thotë vetëm një herë të vërtetën në jetën e tij:

    Kur i ke paraqitur në Këshillin Bashkiak Tiranë projektet në fjalë?

    Si mundet të zbatosh çfarëdo projekti, që ashtu si ky, kërkon miratimin e planit të ri vendor, të cilin nuk e ke hartuar ende dhe sigurisht që nuk mund të jetë i miratuar?

    Pse ke frikë nga e vërteta dhe nuk jep asnjë informacion për këtë projekt?

    Nëse nuk ke gjë për të fshehur, përse nuk ke informuar këshilltarët e djathtë për këtë projekt të kobshëm?

    Pse abuzon dhe shpërdoron penalisht detyrën dhe nuk jep informacionin që të është kërkuar zyrtarisht, që më, 20.10.2015, shkresën, Nr. Prot. 155/82, për dijeni edhe Këshillit Bashkiak Tiranë, “Për një informacion mbi masterplanin rregullues të Liqenit Artificial të Tiranës dhe lidhur me zhvendosjen e komunitetit rom/egjiptian te vendosur prej disa vitesh në zonën pranë Liqenit”? Premtove se e bëje, por nuk e bëre kurrë. Ka vetëm një arsye dhe vetëm një përse nuk e bën! Nuk mund të jesh transparent pasi duhet të fshehësh gjurmët e krimit, pasi çdo vendimmarrje jote është antiligjore. Kjo është arsyeja e vetme që refuzon të japësh informacion jo vetëm për këtë rast, por edhe për shumë afera të tjera korruptive. Duhet të dish vetëm një gjë Erion Veliaj, nëse beson se je padrinoja i ri i Tiranës, je totalisht i gabuar. Ta kam thënë mjaft herë publikisht e po ta ripërsëris: Arroganca shkon kaluar, por kthehet gjithmonë më këmbë.

    Mendon se je mbi ligjin dhe qytetarët? Do ta kuptosh shumë shpejt nga sa mendon, ti dhe gjithë ata që ti përfaqëson, forcën e të dyve, por atëherë do të jetë shumë vonë!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •