Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Dibranët: Shkojmë e bëjmë pazarin në Maqedoni, është më lirë se në Shqipëri

    Shqiptarëve u bie më lirë të bëjnë pazar në Maqedoni

    Emri:  maxresdefault-1-620x348.jpg

Shikime: 536

Madhësia:  67.6 KB

    Festat e fund vitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve që blejnë jashtë kufijve. Bëhet fjalë për zonat kufitare me Maqedoninë, si Peshkopia, Maqëllara Bulqiza dhe e gjithë zona e Gollobordës.

    Janë të shumtë ato që për çdo ditë bëjnë rreth 20 km rrugë dhe blejnë të gjitha produktet ushqimore jashtë kufirit në Dibër të Madhe në Maqedoni.

    “Vij nga Bulqiza. Vijmë sipas rasteve, vijmë për të marrë ushqime, për ndonjë gjë për Vit të Ri. Ka ndryshime çmimesh”, thotë një shqiptar nga Bulqiza.

    “Kemi ardhur se çmimet janë më lirë dhe është më cilësore çdo gjë. Pazarin e bëj gjithmonë këtu”, thotë një tjetër shqiptar.

    “Sasia e ardhjes së shqiptarëve të Shqipërisë në qytetin tonë është zona e Maqellarës. Arsyeja është se janë më afër Dibrës se Peshkopisë. Ndryshojnë dhe disa çmime. Për shembull çmimet bazë të vajit, të sheqerit janë më lirë te ne se në Shqipëri. Ka dhe disa artikuj të cilësisë, si mallra sllovene që janë cilësore dhe shkak është dhe nafta që është më lirë në Maqedoni. Disa vijnë mbushin makinën e marrin edhe disa ushqime”, thotë një shitës i Dibrës së Madhe.

    Produktet që janë më lirë në Maqedoni janë kryesisht ato ushqimore, vajrat, nafta, produktet e mishit dhe teknika e bardhë. Banorët e këtyre anëve kanë marrë parasysh edhe siguracionet e larta rreth 400 Euro në vit, vetëm për të blerë në Maqedoni.

    Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Dibranët: Shkojmë e bëjmë pazarin në Maqedoni, është më lirë se në Shqipëri

    A skini marre a shqiptare?
    Bojkotoni prodhimet sllavo-macedonase.
    Po atdheu bre?
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Dibranët: Shkojmë e bëjmë pazarin në Maqedoni, është më lirë se në Shqipëri

    Dibra e madhe nuk eshte sllavo-maqedonase! Perkundrazi eshte nje vater patriotike shqiptare aq sa ç'mund te jete Vlora apo Shkodra!

    Barku nuk mbushet me valevitje flamuri, as me retorike boshe, por me ushqime qe blihen me para qe dalin nga xhepi! Nejse mire t'i behet Dibraneve, se votuan lolot e Shkelqim Canit qe te financoj pushimet lluksoze te Rames ne Miami, nderkohe qe pjesa derrmuese s'ka buke te haje...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •