Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë dhe

    Emri:  maxresdefault.jpg

Shikime: 908

Madhësia:  29.0 KB
    Dr Mustafa Bajrami


    Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë dhe Iranit!


    Disa herë kemi thënë se islami si fe është diçka, ndërsa kultura islame si shtrirje, diçka tjetër. Kemi thënë gjithashtu se shqiptarët sikur shumë myslimanë të tjerë të
    shpërndarë nëpër botë vazhdojnë të jenë “viktima” të konkurrencës kulturore mes Iranit, Turqisë dhe arabëve, këta të fundit të përfaqësuar sidomos nga Arabia Saudite. Përderisa të rinjtë tanë që kanë studiuar nëpër vendet e Gjirit Persik, veçanërisht në Arabinë Saudite promovojnë një islam të tipit Saudit, ata që vijnë nga Turqia promovojnë islamin turk. Iranianët, te ne janë mjaftuar me përfaqësimin e tyre përmes disa shoqatave që merren kryesisht me përkthime dhe botime herë-herë me përmbajtje shiite. Është për t’u ardhur keq që një pjesë e shqiptarëve ende nuk kanë kuptuar se islami si shtrirje është mozaik ngjyrash të kulturave të këtyre tre popujve dominues në gjithë kulturën islame. Nëse dikur shqiptarët nuk patën as emër e as mbiemër në këtë mozaik, sot, ata po rreshtohen gabimisht. Është koha për ndryshimin e qasjes. Për t’u arritur kjo, duhet vullnet, punë dhe gjithsesi mendje të shëndoshë!
    ***************

    Kah fundi i shekullit të kaluar në gjithë Lindjen e Mesme dominonte frika. Turqia frikohej edhe prej Arabisë Saudite edhe prej Iranit. Arabia Saudite frikohej prej Iranit dhe Egjiptit të Vëllazërisë Myslimane, Irani frikohej nga Turqia, ndërsa Egjipti prej Libisë së Gadafit. Dikur, Kuvajti e më vonë të gjitha këto shtete frikoheshin prej Irakut të Saddamit. Në kohën e Homeinit, Irani frikohej gjithashtu nga ndonjë sulm eventual i NATO-s nga ajri dhe toka turke. Kishte frikë edhe nga depërtimi i Revolucioni Islamik të Iranit në Turqi si pjesë e NATO-s dhe tek arabët e Gjirit si aleatë të SHBA-ve. Frikë kishte gjithandej, por rajoni megjithatë nuk ishte në rrezik. Rreziku filloi të kanosej atëherë kur Irani, Turqia dhe Arabia Saudite pushuan së frikuari prej njëra-tjetrës, dhe për pasojë, ato filluan të përhapin ideologji dhe medhhebe me përmasa gjithë islame.
    Sot, kur frikë më nuk ka, rreziku është shtuar. Lindja e Mesme dhe tërë myslimanët janë në rrezik. Tri shtetet kryesore islame, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite janë bërë bartëse të tri ideologjive, të tri koncepteve të ndryshme mes vete, të tri formave të dallueshme të interpretimit të islamit, dhe që të tria, në fakt janë në luftë për konkurrencë kulturore mes vete. Arabët dikur ishin dinasti, persianët mbretëri, ndërsa turqit perandori. Ata, jo që nuk kanë harruar të kaluarën e tyre, por me ngulm po punojnë në promovimin e saj. Situata thuajse është njësoj sikur në kohën e Perandorisë Osmane. Nga ky kontekst, përpjekjet për dominim kulturor nëpërmes promovimit të shkollave dhe rrymave të tjera ideologjike teologjike të interpretimit të islamit janë shumë të rrezikshme. Përfshirja e tri “superfuqive” të shoqërisë së përgjithshme islame në ndonjë luftë eventuale do të ishte tepër shkatërruese. Andaj themi se rreziku është shtuar pikërisht sepse frika e tyre është zvogëluar.
    Dikur, teksa frika ekzistonte në të tri taborët, tregtia mes tri shteteve fare nuk ndalej. Përgjatë luftës irako-iraniane Turqia furnizonte me ushqim, veshmbathje dhe me ndonjë gjë për luftë edhe Iranin edhe Irakun. Arabia Saudite me petro-dollarë dhe shumë gjëra tjera vetëm Irakun, ndërsa Irani me gaz, hekur, naftë e naftalinë Turqinë dhe aleatët e saj. Edhe përgjatë luftës së Perëndimit kundër Sadam Husejnit tregtia vazhdoi nga të tri anët.
    Meseleja mes këtyre vendeve tani është bërë një hashërneshër, dhe si rezultat, tregtia mes Iranit dhe Turqisë është përgjysmuar, ndërsa mes Arabisë Saudite dhe Iranit thuajse është ndalur fare. Arabia Saudite vetëm politikisht ka shprehur gatishmërinë për të kompensuar humbjet e Turqisë të shkaktuara nga embargoja ruse, kurse për dëmet që po i shkaktohen nga përgjysmimi i furnizimit me gazin e Iranit, Saudia nuk po mund të bëjë më shumë. Egjipti ka ndaluar hyrjen e mallrave turke në tokën e saj, ndërsa Turqia ka vënë embargo ndaj të gjitha mallrave të Egjiptit. Nuk bëhet fjalë tani vetëm për ekonominë, por janë interesat për një konkurrencë kulturore, ideologjike, sektare dhe medhhebiste.

    Së këndejmi, Arabia Saudite e ndihmuar nga SHBA-të që të bëhet fuqi e rajonit, ka kohë që promovon kulturën e vet islame-arabe, kësaj radhe të quajmë vehabiste. E dyta, performanca iraniane është shtuar sidomos pas ndërhyrjes ruse në Siri. Më parë ishte arritur marrëveshja me Perëndimin në lidhje me programin e saj bërthamor, e para kësaj, Irani ishte këndellur ekonomikisht kur Kina filloi të blinte hekur dhe xehe të tjera iraniane. Pra, edhe Irani, sikur Arabia Saudite gjeti kohë dhe mundësi për ndikim shiit jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, deri tek republikat kaukaze me popullsi kryesisht turkmene. E treta, Turqia e cila ka kohë që po shtrin ndikimin e saj nëpër të gjitha vendet ku ka myslimanë, gjithsesi është përqendruar në promovimin e një islami, ta quajmë turk, të ngërthyer me maturidizmin në rrafshin apologetik dhe me hanefizmin në rrafshin juridik. E katërta, edhe nëse gjeneral El-Sisi i tokës së faraonëve shtypi me gjak Muhamed Mursin, presidentin egjiptian që vinte nga radhët e Vëllazërisë Myslimane, kjo lëvizje edhe më tutje është pretendente për fron në mbarë botën islame. Në këtë betejë kulturash, lirisht thuaj kombëtare, të këtyre “superfuqive islamistike” po duket të jetë Turqia përfituesja më e madhe. Arsyeja është sepse pjesa dërmuese e myslimanëve të botës janë jo-arabë por janë sunni, e nga kjo pjesë dërmuese sunnite, shumica janë jo-vehabi. Pra, shiizmi si rival politik dhe sektar i sunnizmit është në disavantazh, në disavantazh është edhe vehabizmi karshi katër medhheve tjera. Duket se edhe Vëllazëria Myslimane po përjeton dështime për shkak të humbjes së mbështetjes së shtetit të vet për të qenë konkurrent i denjë i islamit turk, në shoqëritë myslimane.
    Nëse shikojmë vendet me shumicë myslimane që kanë probleme me islamin dhe për islamin, si Libia, Siria, Libani, Jemeni, pjesërisht Bahrejni, Palestina, disa vende të Kaukazit e herë-herë edhe disa pjesë të Ballkanit, janë shembuj të mirë për të kuptuar konkurrencën kulturore mes Iranit, Saudisë, Turqisë dhe Egjiptit, dhe si pasojë reflektimin e kësaj konkurrence në tërë botën islame. Që nga koha e Perandorisë Osmane kjo konkurrencë asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë dhe as më e madhe.
    Konkurrenca gjeostrategjike e këtyre shteteve e përqendruar mbi interesin e një gjeokulturalizmi, është thelbi i problemeve në Lindje të Mesme. Nga ana tjetër, Perëndimi si fuqi e pakontestueshme që është në gjendje të bëjë shumë dhe me të drejtë për interesat e veta është përfituesi kryesor nga luftërat që po zhvillohen mes myslimanëve. Një paqe e qëndrueshme eventuale islame do të ishte në disproporcion me interesat e Perëndimit. Si i tillë, Perëndimi nuk është i gatshëm të ndihmojë asnjërën palë deri në atë masë sa të ketë paqe të përhershme në Lindjen e Mesme. Vendi që i kontribuon drejtpërdrejt kësaj gjendjeje është Izraeli, i cili, ka të drejtën legjitime për të qenë aty ku është, sepse izraelitët së bashku me arabët (lexo: palestinezët) janë popujt autoktonë në Lindje të Mesme.
    Të shtojmë edhe diçka. Në dy dekadat e fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë po përparonin dukshëm. Megjithatë, këto dy shtete, pasardhëse të dy perandorive të mëdha që ishin më parë, ato asnjëherë nuk harruan dhe as që duhet harruar ngatërresat dhe luftërat që i bënin mes vete. Dikur, Perandoria Osmane kishte zaptuar gati gjysmën e territorit të Perandorisë cariste. Kur pas Carit në pushtet erdhi Lenini, pas tij edhe Stalini, bolshevikët vranë më tepër se shtatë milionë myslimanë, shumica me prejardhje turke. Nga ana tjetër, Turqia e Ataturkut shqiptar, për një kohë të gjatë ishte pengesa kryesore e depërtimit të komunizmit nëpër vende tjera të Azisë. Miqësia ruso-turke e krijuar në njëzet vjetët e fundit ishte më tepër për një këndellje ekonomike, asgjë më shumë. Me prishjen e kësaj miqësie, ndryshimi i baraspeshave gjeopolitike të Rusisë, Turqisë, Iranit dhe Arabisë Saudite kanë marrë hov. Futja e Rusisë në Siri, përveç që tregon fuqinë ruse, ajo po i jep Iranit mundësinë e këndelljes për aq sa të jetë një faktor i radhës në Lindje të Mesme. Nga ana tjetër, bombardimet e aeroplanëve sauditë mbi tuthët shiit të Jemenit janë tregues i fortë se arabët e Gjirit tashmë kanë filluar t’i frikohen ekspansionit persian edhe në vendet e pasura arabe. Përderisa Rusia në rajon ka interesin e vet ekonomik dhe strategjik, njësoj sikur edhe SHBA-të dhe vendet tjera perëndimore, Irani, Turqia dhe Arabia Saudite, përveç ndonjë copë pogaçe që shpresojnë ta fusin në dorë, ato më tepër interesohen për një dominancë kulturore dhe sektare. Gjithsesi, interesi gjeostrategjik, kësaj radhe është nën hijen e përkushtimeve gjeokulturore të bartësve kryesorë të kulturës islame.
    Përfundimisht, kësaj radhe Turqia, Irani dhe Arabia Saudite i kanë punët më keq se kurdoherë në 50 vjetët e fundit. Rreziku nga një luftë gjithëpërfshirëse kësaj radhe është tepër serioz. Paralajmërimi për këto shqetësime serioze herë-herë i shprehur nëpër shkrimet tona po duket të jetë i qëlluar. Lufta në Siri, nuk është sikur të gjitha luftërat e gjertanishme në Lindjen e Mesme. Në lojë janë shumë interesa. Përfitimet ekonomike, gjeopolitike, gjeokulturore, sektare e sidomos çmenduria e shumicës së liderëve të këtyre anëve po duket të jetë produkt i makutërisë për pushtet dhe pasuri të pakufishme.

    Është mirë që shqiptarët të kuptojnë se lufta në Siri dhe vdekja për të nuk ka të bëjë me xhihadin e as me parajsën e premtuar. Shtrembërimi i kuptimit të xhihadit është vetëm një pikë e errët e keqinterpretimit të gjithë islamit. Gjithashtu, edhe etiketimet e tmerrshme arabe vehabiste mbi qenësisë shiite janë fryte të fetvave politike. Të rinjtë tanë duhet të kuptojnë se edhe hoxhallarët që flasin gjithnjë në favor të vetëm një sekti, medhhebi apo shkolle islame janë të dëmshëm për qenien tonë kombëtare po aq sa edhe thirrësit eventualë që u bënë shkaktarë për derdhjen e gjakut tonë kësaj radhe në Lindjen e Mesme. Disa prijës fetarë te ne po thyejnë dhëmbët duke promovuar shkolla të caktuara, kinse në të mirë të islamit, por, ata në fakt po dëmtojnë rrethin, xhematin dhe pasuesit e tyre. Pak janë në numër hoxhallarë, aq më pak janë analistë dhe njohës të islamit politik që po japin vlerësime të pranueshme, sepse, në fakt po u mungon njohja paraprake mbi gjendjen e atjeshme. Shpjegimet e gabueshme të fesë, për cilindo qëllim qofshin ato, më së shumti po e damkosin vetë islamin. Përfitimet e individëve që dalin nga këto shpjegime janë të ndaluara dhe të dënuara nga vetë islami. Mosnjohja e problemeve në Lindje të Mesme si dhe marrja me të pa njohuri të mjaftueshme kanë dëmtuar islamin dhe po dëmtojnë edhe myslimanët. Lufta e atjeshme me kaq shumë viktima, për fat të keq është luftë finteje mes të mëdhenjve të kulturës islame, dhe mbi ta, luftë për interesa gjeopolitike, ekonomike të ndërkombëtarëve. Çfarëdo interpretimi tjetër i situatës tmerruese këtu dhe atje, është mashtrim i hapur nga i cili duhet të kenë kujdes shqiptarët./Zëri
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),martini1984 (23-12-2015)

  3. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Shqiptaret do shkojne nga i fryne era,ose me drejt kusht eshte me i forti!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ja vlen te lexohet. Paska bere analize te sakte. Tamam gjeo-politike.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ndoshta tekst i gjate, por une mendoj qe ja vlen te lexohet. Ky ka thene me shume se sa shkruan ne kete tekst.
    Tekst i gjat ? Ahahahaha, te paramendoj kur ta marresh ndonje liber per t'lexuar

    PS : Autori eshte i njohur nder muslimanet shqiptar. Ky her andej, e her kendej. Si dihet orientimi fetar !

  10. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Arrow Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Tekst i gjat ? Ahahahaha, te paramendoj kur ta marresh ndonje liber per t'lexuar

    PS : Autori eshte i njohur nder muslimanet shqiptar. Ky her andej, e her kendej. Si dihet orientimi fetar !
    Te henen ne Kenia ne nje autobuz udhetaresh qe u sulmuan nga mjekrrat trushpelara,myslymanet vendas perkrahen po ata te vendit duke ju thene terroristave: na vrisni te gjithe bashke ose ikni.
    Nuk e dija qe ne Kenia paska dhe myslymane me tru,duke marre parasysh ca te tjere,
    Gezuar bajramin ate dite qe do kete rradhen.
    Tung.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Ne kemi ngelur si apendiciti i Evropes, delja e zeze e kontinentit se bashku me boshnjaket. Ne qe jemi popull i lashte, popull autokton qe na tkurren me shekuj ... Do jemi vegel e armiqeve te ndryshem njejte si palestinezet atje ne rajonin e vet. Armiqet çdo here do te gjejne Shefqet Krasniqa, Anton Kçira, Janullatosa... duke ditur se jemi popull i p...un dhe te na grahin si deleve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),martini1984 (26-12-2015)

  14. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Kjo mund te jete propagande(dhe ASPAK) sepse ekziston ne terren!

    Ndersa burrat moren rruget e botes(fale Sorres magyar).
    Per ne as qe behet fjale.
    Kaq per temen.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #9
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ne kemi ngelur si apendiciti i Evropes, delja e zeze e kontinentit se bashku me boshnjaket. Ne qe jemi popull i lashte, popull autokton qe na tkurren me shekuj ... Do jemi vegel e armiqeve te ndryshem njejte si palestinezet atje ne rajonin e vet. Armiqet çdo here do te gjejne Shefqet Krasniqa, Anton Kçira, Janullatosa... duke ditur se jemi popull i p...un dhe te na grahin si deleve.
    Mos ja fusni kot Zonjush,

    Ne jemi te vegjel ngase jemi diku 5 milion banor, dhe kjo ne dy shtete e te shtrire ne 5-6 shtete tjera ! E s'ka te ben asgje me besimin fetar !

    Kosova/Shqiperia jan laike me preferenca e favorizma katolike, nje politik te tille kaq diskriminuese per muslimanet, nuk e gjen askund ne bote, e lëre me ne Evrope !

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #10
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Question Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Mos ja fusni kot Zonjush,

    Ne jemi te vegjel ngase jemi diku 5 milion banor, dhe kjo ne dy shtete e te shtrire ne 5-6 shtete tjera ! E s'ka te ben asgje me besimin fetar !

    Kosova/Shqiperia jan laike me preferenca e favorizma katolike, nje politik te tille kaq diskriminuese per muslimanet, nuk e gjen askund ne bote, e lëre me ne Evrope !
    Cilat jane politikat diskriminuese per shqiptaret myslymane???
    Sa per dijeni une vendos gjithmone emrin shqiptar ne rradhe te pare.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  20. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    ...neper vendet Arberore,nentedhjete per qind kan ven neper shtepite e tyre vendbanimet e tyre,qytetet e tyre etj,Bredhin e Krishtlindjes,kjo nuk do koment!!!..Atehere mbetet te pyesim ku jane muslimanet,hahha....Natyrisht se musliman ka pak,shume pak.Mandej edhe ato mjekrrave islame u ka dal moda,sepse dolen te jene pjelle serbe.Dalngadal edhe laramanet(se musliman ska)po i kthehen Identitetit Europian_Identitetit te vet.

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dielli1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  22. #12
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Mos ja fusni kot Zonjush,

    Ne jemi te vegjel ngase jemi diku 5 milion banor, dhe kjo ne dy shtete e te shtrire ne 5-6 shtete tjera ! E s'ka te ben asgje me besimin fetar !
    Kjo ka te beje shume me besimin fetar e sidomos me ate islamik!! Nese shqiptaret nuk do te ishin shnderruar ne "turq" apo muslimane qe edhe sot e kesaj dite jane zagare te turkut e harapit, do te kishim ngelur nje komb meidentitet te forte,po aq sa greket dhe do te kishim vendosur vete per fatin tone, pa pritur Austrine apo Italine e te na nxirrnin nga kthetrat e turkut!!
    More vesh, tutkun, morathuaj!!
    Kosova/Shqiperia jan laike me preferenca e favorizma katolike, nje politik te tille kaq diskriminuese per muslimanet, nuk e gjen askund ne bote, e lëre me ne Evrope !
    Shqiptaret jane qe te gjithe me rrenje katolike dhe 90% e myslimaneve jane kriptokristiane, prandaj do te ishte e drejte dhe e vendit qe te kishte edhe nje politike favorizuese ndaj kriptokatolikeve, por sidoqofte, krimbat islamike qe qahen per "diskriminim", do te duhet edhe te na shpjegojne se ne cilat aspekte te politikes shqiptare e shohin nje gje te tille!!
    Aq me teper kur jane vete krimbat qe duan te "diskriminohen" nga pjesa e "ulet" e popullit jomysliman, duke mbartur "uniformen" e ndyre te Muhamedit harap perfshi mjekerr e brekushe, njesoj si myslimanet qe mbushin rradhet e Isis-it e duke perdorur grate si duduma per shumimin e ushtrise muhamedane!!!
    More vesh, dudum, mora thuaj!!
    Jarigas

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  24. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Se pari, qe te kuptoni reagimin e shqiptareve ndaj luftes ne Siri duhet ti referoheni historise e jo detyrimisht Islamit si fe. Nje pjese e mire e atyre qe sot kane identitet "shqiptar", origjinen e tyre etnike e kane nga Siria, Irani, Iraku, vendet prej se cileve vete "turqit" e sotem kane origjinen e tyre etnike. Shumica e tyre jane kolone ne trojet shqiptare gjate pushtimit osman, ose oficere e administratore te kohes se Perandorise Osmane. Kur shikoni apo degjoni kete kontigjent te shkoje e luftoje ne Siri apo per ISIS, nuk eshte thjeshte nje thirrje me motiv fetar, eshte nje lidhje personale etnike me keto vende.

    Se dyti, rekrutimi i shqiptareve per te luftuar ne Siri per ISIS eshte kryekeput veper eksluzive e organizatave e personazhe turke qe veprojne mes shqiptareve si ne Kosove, Maqedoni edhe ne Shqiperi. Turqia nuk eshte vetem vendi tranzit i kalimit te ketyre shqiptareve ne Siri e ne krahet e ISIS, por Turqia eshte edhe rekrutuesja e tyre. Keto shoqata, grupe veprojne nen hunden e shtetit turk, e ne shumicen e rasteve, me mbeshtetjen e heshtur te ketij shteti. Nese Turqia do te dilte kunder ISIS e luftes ne Siri, asnje shqiptar nuk do te shkonte per "koke turku" ne Siri. Pra shteti turk dhe interesat e forta turke mes shqiptareve, jane arma e rekrutimit te shqiptareve per ne Siri.

    Se treti, motivi fetar mes shqiptareve qe i bashkohen kesaj lufte, nuk eshte detyrimisht "xhihadi", por eshte konflikti i hershem mes suniteve dhe shiajve, Turqise dhe Iranit. Riaktivizimi i Iranit ne arenen nderkombetare me nenshkrimin e mareveshjes me SHBA, e kthen Turqine nga vendi gjeo-strategjik ne Azine Qendrore ne nje vend pozitat e te cilit jane kercenuar gjithmone e me shume nga Irani. Irani tashme kontrollon Irakun. Irani tashme kontrollon Sirine e mbeshtet Asadin. Irani tashme kontrollon Libanin me Hezbullah. Turqia perdor motive fetare dhe konfliktet e vjetra sunit-shiaj, per te avancuar interesat e veta politike. Shqiptaret qe i bashkohen luftes ne mendjet e tyre po luftojne per mbrojtjen e Islamit nga sektarianet shiaj, por ne realitet jane duke luftuar per te avancuar interesat e Turqise: lufte per rrezimin e Asadit, lufte ndaj kurdeve qe duan pavaresi e copetimin e Turqise, lufte ndaj interesave te Iranit ne Irak e me gjere.

    Se katerti, Arabia Saudite e gjen tashme veten ne mes te shume zjarreve, pa mbeshtetjen amerikane, dhe e pafuqishme per te zgjidhur konfliktin apo per ta influencuar ate. Frika e sauditeve ka arritur ne ate pike, sa po perdorin edhe karten e tyre te vetme e te fundit: uljen e cmimit te naftes ne tregun boteror, duke prodhuar me shume nafte se sa duhet. Ne mendjet e tyre, duke ulur cmimin e naftes, jane duke goditur edhe Iranin, edhe Irakun, edhe Rusine, duke qene se keto vende jane prodhues te medhenj te naftes, dhe me te ardhurat e naftes financojne luften dhe makinerine e tyre ushtarake.

    Se pesti, nuk besoj se pjesa derrmuese e atyre qe i bashkohen luftes me ISIS jane te shtyre nga "xhihadi" apo mesazhi fetar. Muslimanet shqiptare i ka karakterizuar ne shumicen e rasteve injoranca e thelle dhe e dallueshme fetare, dhe zelli i tyre i madh per te dale ne mbrojtje te kultures osmane. Ne mendjet e tyre, kultura osmane dhe identiteti politik dhe kulturor me Turqine, ka qene dhe vazhdon te mbetet me i forte se sa skizmat theologjike brenda Islamit.

    Albo

  25. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),jarigas (28-12-2015)

  26. #14
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    E para se sjam ekonomist.....per arabine e qelbur saudis
    http://www.bloomberg.com/news/articl...years-imf-says
    Dhe kjo ishte para dy muajve.
    Aktuale kete vit plehrave saudis ju mungon ne buxhetin shteteror 367 Miliard riyal(98 Miliard$) sipas ministrise se financave te saudis,dhe pikerisht per renien e cmimit ne treg.
    Te ardhurat kishin shumen 608 Miliard riyal apo 148 Miliar euro,ose 15% me pak sipas parashikimeve ne Riad ose 45% me pak se vitin e kaluar.Shpenzimet arriten shifren 975 Miliard riyal sipas nje zedhenesi po te ministrise se financave ne nje konference shtypi ne Riad.
    Viti i dyte rrjesht qe ne meka kane numra te kuqe apo jane ne minus.Vetem cmimi i benzines pjeserisht eshte rritur 50%(e kush mund ta mendonte) te marten e kaluar.
    Plus ruset ne Nendor jane liferanti numer 1 i Kines,dhe jevgjit ne vend te dyte.
    Plus ne Siri jane gjendur fusha nafte qe me 2012 por ishin mbajtur sekret(po burimi eshte jo i besueshem).
    Saudis duan kontroll total te fushave naftembajtese.Usa,Rusia,Kina,Irani,turqia natyrisht do hyjne ne loje.
    Se kush do zoteroje nuk mund ta dime.
    Pra si perfundim luftrat nuk behen jo per te hequr Asad,Gedaf apo Hysein si diktator, por qe ta vjelesh bahqen me qmim te aresyeshem ose falas.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar martini1984 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  28. #15
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Martin nga deficiti buxhetor i AS me se shumti po me dhimnset Xhemisi i forumit. Sa keq per te, do i tkurren edhe atij financat ishalla.

  29. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  30. #16
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Cilat jane politikat diskriminuese per shqiptaret myslymane???
    Sa per dijeni une vendos gjithmone emrin shqiptar ne rradhe te pare.
    Per te qen Shqiptar, duhet separi te kesh emer Shqip, e jo "Martin", tipik katolik !

    E marrim shembull Kosovën, shembull i fresekët ngase elitet politike sahan-lipirese ne Shqiperi, kan kaluar para ca dekadave ne keto proçese.

    Kryeparlamentari Kadri Veseli, sic njihet edhe si shef i UDB-ës në Kosove duke egzektuar shume politikan te LDK-es, del dhe feston "krishtlindjet" shtepi-per-shtepi, duke dashur ta bind popullin Shqiptar se kjo eshte "tradit" e jona ! Tradit e kujt ? Vetem pas luftes kemi degjuar per kershendella !! Shkon edhe me larg i biri i qenit duke then se sonte, po e pret "Hyjin e tij", dhe thot se eshte "musliman", baban hoxhe, por qe shan haptas hoxhallaret, fyen besimin Islam dhe shpreson se keshtu do t'i hyj ne qef ambasadoreve qe jan perzgjedhes te organigramit politik ne Kosove !

    Kemi edhe Atifeten, me qiri ne dor shkon e sillet si qura ne mjegull ne Katedrale, e nuk shkel kurrenjehere pragun e Xhamise, bile edhe injoron te kete besim Islam ne vend, e kur flet festat e muslimaneve ajo uron keshtu : "Urime besimtareve musliman kjo fest", e per kershendellat "Urime gjithe popullit Shqiptar"

    1 moment, e dini se ne Kosove 40'000 jan te besimit Katolik ? Shume pak per Kryetaren, prandaj u flet muslimaneve sikur t'ishin katolik, e kjo nuk eshte gje tjeter pos "Lavazh-truri" nga nje misionare fetare !

    Per informaten tuaj : Ne Kosove ndalohet bartja e Shamis, mbuleses Islame. Ndalohet edhe mesim-besimi neper shkolla, gje qe s'ndalohet askund ne perendim ! Ne Itali i ke kryçat e vjerrura neper klasa, sikur ne Kosove t'ishte diku emeri i Zotit te vetem dhe te pa-shoq, do te shkaktonte Skandal ! Sepse ne Kosove, favorizohet dhunshem imponimi inje kulture te re, asaj katolike ! E se ku do na qoj kjo politik diskriminuese njesoj sikurse ne Shqiperi ? Nje Zot e din !

    Erion Veliaj, ky protestan i leshit kishte organizuar edhe meshe publike ne qender te Tiranës !
    Patetike,
    Te gjithe e dim se ku jan mazhorant ortodokset shqiptar, ku ka shum katolik (ngase s'jan mazhorant askund), dhe kuptohet festimi e kremtimi n'ato vende, por jo ne kryeqytet ! Jo ne Tirane, jo ne Prishtine, jo ne Shkup ! Laiciteti eshte duke u keqperdorur dhe ne, komuniteti musliman ndjehemi te Rrezikuar !

    Kur nje komuntet ndjehet ne rrezik, atehere krijohen getot komunitariste, dhe do marrin fund keto pislleqe qe u behen muslimaneve !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Evian : 31-12-2015 më 08:13

  31. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  32. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    Per te qen Shqiptar, duhet separi te kesh emer Shqip, e jo "Martin", tipik katolik !
    Martin jo vetem qe s'ka asgje "katolike", por eshte edhe lidhur fort me paganizmin, gje qe pasqyrohet fort ne gjuhen dhe traditen e popullit tone ,mjaft te shohesh se si quhet dita e dyte e javes!!!
    More vesh dudumislamik, mora thuaj!!
    E marrim shembull Kosovën, shembull i fresekët ngase elitet politike sahan-lipirese ne Shqiperi, kan kaluar para ca dekadave ne keto proçese.

    Kryeparlamentari Kadri Veseli, sic njihet edhe si shef i UDB-ës në Kosove duke egzektuar shume politikan te LDK-es, del dhe feston "krishtlindjet" shtepi-per-shtepi, duke dashur ta bind popullin Shqiptar se kjo eshte "tradit" e jona ! Tradit e kujt ? Vetem pas luftes kemi degjuar per kershendella !! Shkon edhe me larg i biri i qenit duke then se sonte, po e pret "Hyjin e tij", dhe thot se eshte "musliman", baban hoxhe, por qe shan haptas hoxhallaret, fyen besimin Islam dhe shpreson se keshtu do t'i hyj ne qef ambasadoreve qe jan perzgjedhes te organigramit politik ne Kosove !
    Nese ai esht e"bir i qenit", çfare i bie qe te jeni ju harapçinjte turkofila, "bijt e buçes"???!!
    Patjeter qe festimi i kershendellave ka qene tradite mbarepopullore perpara murtajes turko-islamike dhe siç kame thene me heret, myslimanet shqiptare jane kriptokatolike ne 90% te tyre dhe kjo eshte prova!!
    Kemi edhe Atifeten, me qiri ne dor shkon e sillet si qura ne mjegull ne Katedrale, e nuk shkel kurrenjehere pragun e Xhamise, bile edhe injoron te kete besim Islam ne vend, e kur flet festat e muslimaneve ajo uron keshtu : "Urime besimtareve musliman kjo fest", e per kershendellat "Urime gjithe popullit Shqiptar"
    Jaedhe nje prove tjeter se kriptokristianet jane pjesa derrmuese dhe vetem ate te ngriturit kulturalisht kane guximin te fillojne shfaqen haptazi, ndersa dudumat qe dine vetem "amin o hoxhe", kane fatin e keq te behen koka turku!!
    1 moment, e dini se ne Kosove 40'000 jan te besimit Katolik ? Shume pak per Kryetaren, prandaj u flet muslimaneve sikur t'ishin katolik, e kjo nuk eshte gje tjeter pos "Lavazh-truri" nga nje misionare fetare !
    Kjo eshte prova e asaj qe thashe : "myslimane te vertete jane mepak se 10% ne KOsove e Shqiperi", e s'mund te jete ndryshe, pasi Shqiptaret e vertete nuk mund te pajtohen me nje fe te ndyre e skllaveruese!!
    Per informaten tuaj : Ne Kosove ndalohet bartja e Shamis, mbuleses Islame. Ndalohet edhe mesim-besimi neper shkolla, gje qe s'ndalohet askund ne perendim ! Ne Itali i ke kryçat e vjerrura neper klasa, sikur ne Kosove t'ishte diku emeri i Zotit te vetem dhe te pa-shoq, do te shkaktonte Skandal ! Sepse
    ne Kosove, favorizohet dhunshem imponimi inje kulture te re, asaj katolike
    ! E se ku do na qoj kjo politik diskriminuese njesoj sikurse ne Shqiperi ? Nje Zot e din !
    Dudum!!
    Feja katolike nuk eshte e re ne Kososve, por plot 2000 vjeçare!!
    Ju dudumat islamike flisni per "diskriminim",kur feja juaj eshte e bazuar ne diskriminim!!
    Pse u dashka qe te "diskriminoheni" duke veshur uniformen e Muhamedit e duke u vene femrave thane ne krye, a thua se jane prone e juaj???!!!
    Jeni ju diskriminuesit dhe fara e sherrit kudo qe jeni!!

    Erion Veliaj, ky protestan i leshit kishte organizuar edhe meshe publike ne qender te Tiranës !
    Patetike,
    Te gjithe e dim se ku jan mazhorant ortodokset shqiptar, ku ka shum katolik (ngase s'jan mazhorant askund), dhe kuptohet festimi e kremtimi n'ato vende, por jo ne kryeqytet ! Jo ne Tirane, jo ne Prishtine, jo ne Shkup ! Laiciteti eshte duke u keqperdorur dhe ne, komuniteti musliman ndjehemi te Rrezikuar !
    E gjithe bota e pa se sa myslimane jane Shqiptaret kur erdhi Papa ne Tirane, prandaj,sus!!!
    Ku ka me patetike sesa ju dudumat qe mbushni bulevardin per Bajram, duke zvarritur tere fshataret e dudumosur nga Maqedonia e Kosova, vetem e vetem qe te krekoseni sejeni "shumice"!!! Ppppffffff
    Kur nje komuntet ndjehet ne rrezik, atehere krijohen getot komunitariste, dhe do marrin fund keto pislleqe qe u behen muslimaneve !
    Ky eshte kercenim, dudum???
    E çfare do te beni meqe qenkeni te "kercenuar"??!
    Do ta shnderroni Prishtinen ne Beirut e Shqiperine ne Siri????!
    Kjo eshte fytyra e veretete e muhamedaneve, bisha mefytyre njeriu, qe kane mihur dhe mihin varrin e njerezimit per te ngritur mbi te mauzoleun e Islamit!!!
    Jarigas

  33. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  34. #18
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Martin jo vetem qe s'ka asgje "katolike", por eshte edhe lidhur fort me paganizmin, gje qe pasqyrohet fort ne gjuhen dhe traditen e popullit tone ,mjaft te shohesh se si quhet dita e dyte e javes!!!
    More vesh dudumislamik, mora thuaj!!
    E martja s'ka lidhje me "martinet".
    E morre vesh kalaveshi i kishes ? Thuaj se e morre !

    Nese ai esht e"bir i qenit", çfare i bie qe te jeni ju harapçinjte turkofila, "bijt e buçes"???!!
    Patjeter qe festimi i kershendellave ka qene tradite mbarepopullore perpara murtajes turko-islamike dhe siç kame thene me heret, myslimanet shqiptare jane kriptokatolike ne 90% te tyre dhe kjo eshte prova!!
    Po pra, ka qen dikur, para 10 shekujve ndoshta.
    Si mund t'i quash shqiptaret kripto-katolik, kur katoliket edhe para Islamizimit te Shqiptareve kan qen minoritet ? Kosova ka qen e banuar me ortodoks, dhe se asnje element i vjeter mbi 300 vite nuk deshmon per katolicizmin, por per Ortodoksizmin, po. Ishim ortodoks por kurrenjeher katolik ! Shqiptarit nuk i shkon per shtati riti katolik, ngase nuk eshte ne traditen ton qe te flijojm djem e vajza duke i privuar nga Jeta familjare. Me dhimbsen fort prifterinjt katolik qe flasin per familje, e familje s'kan. Me dhimbsen edhe murgeshat e tyre qe kan pamje depresive, te lodhura nga amviseria kishtare. Ortodokset perkunder katolikeve jan njerez besnik e fisnik, prov e cila e mbeshtet faktin se dikur ishim pikerisht Ortodoks, e jo dinak-katolik.

    Jaedhe nje prove tjeter se kriptokristianet jane pjesa derrmuese dhe vetem ate te ngriturit kulturalisht kane guximin te fillojne shfaqen haptazi, ndersa dudumat qe dine vetem "amin o hoxhe", kane fatin e keq te behen koka turku!!
    Kjo eshte prova e asaj qe thashe : "myslimane te vertete jane mepak se 10% ne KOsove e Shqiperi", e s'mund te jete ndryshe, pasi Shqiptaret e vertete nuk mund te pajtohen me nje fe te ndyre e skllaveruese!!
    Atifetja, meqense je rrit ne burgjet e manastireve, eshte nje pordhe e ambasadorit amerikan. Prandaj eshte ne interesin e saj qe t'shtirret si katolike, sepse eshte e vetmja shpres e saj qe t'i mbijetoj diktatures politike ne vend.


    Feja katolike nuk eshte e re ne Kososve, por plot 2000 vjeçare!!
    Dudum, katoliket jan ardhacak ne Kosove !
    Shqiptaret e Kosoves ishin ortodoks !

    Ju dudumat islamike flisni per "diskriminim",kur feja juaj eshte e bazuar ne diskriminim!!
    Pse u dashka qe te "diskriminoheni" duke veshur uniformen e Muhamedit e duke u vene femrave thane ne krye, a thua se jane prone e juaj???!!!
    Jeni ju diskriminuesit dhe fara e sherrit kudo qe jeni!!
    Diskriminimi na forcon.
    Cdo vit kisha katolike pagezonte disa laramana ne katolik, si vjet siduket s'kishte klient.


    E gjithe bota e pa se sa myslimane jane Shqiptaret kur erdhi Papa ne Tirane, prandaj,sus!!!
    Ahahahahaha, o jarigas, nuk matet keshtu numri i katolikeve ne vend ! Ne gjithe vendin, jan 10%, perfshi edhe Kosoven bashk !
    Ne Tirane u mblodhen katoliket e gjithe ballkanit, kishte malazez, serb, kroat, grek e maqedonas ! Tirana s'ka pas kurrenjeher katolik.

    Ku ka me patetike sesa ju dudumat qe mbushni bulevardin per Bajram, duke zvarritur tere fshataret e dudumosur nga Maqedonia e Kosova, vetem e vetem qe te krekoseni sejeni "shumice"!!! Ppppffffff Ky eshte kercenim, dudum???
    E çfare do te beni meqe qenkeni te "kercenuar"??!
    Do ta shnderroni Prishtinen ne Beirut e Shqiperine ne Siri????!
    Kjo eshte fytyra e veretete e muhamedaneve, bisha mefytyre njeriu, qe kane mihur dhe mihin varrin e njerezimit per te ngritur mbi te mauzoleun e Islamit!!!
    Jo jargo, Bajrami urdherohet te falet ne xhamin me te aferm.
    Shqiperia e Kosova edhe pse jan laike, ato jan te banuara me musliman, te pelqeu apo jo.
    Kosova ka 2 milion musliman te deklaruar ne 2010-ten. Kurse Maqedonia 600'000 mije ! Paramendoj te gjithe ne Tirane.

    Cka te keqe Beiruti ? Eshte qytet shume i mire, sikurse ishte edhe shteti i Sirise.
    Se cfar do bejm pse jem te kercenuar ? Te tregova, do te mbyllemi natyrshem dhe do forcohemi deri sa te vetedijesohemi se nuk kemi nevoje per politikan qe jan kunder vullnetit ton.

    Nime, degjove ? Papa kishte me ardhe ne Kosove, se sipas tij, nje gabele nga india paska deklaruar se kur ishte me tumor, ju paska lutur nene terezes, dhe ajo e paska degjuar lutjen, dhe ja paska pranuar. Tani, do shpallet "shenjtore", e se me cfar te drejte e ben kete papa francesku ? Mbetet ta gjykoni ju, gjytyramat e tij.

  35. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  36. #19
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Citim Postuar më parë nga Evian Lexo Postimin
    E martja s'ka lidhje me "martinet".
    E morre vesh kalaveshi i kishes ? Thuaj se e morre !
    Si çdo mysliman, edhe dhi e zgjebosur dhe e paditur, edhe bishtin perpjete!!
    Emri Martin shte i lidhur me zotin pagan te luftes, Marsin(Marte), te cilit i perkushtohet edhe dita e dyte e javes shqiptare dhe evropiane ne pergjithesi!!
    More vesh, dudum, mora thuaj!!

    Po pra, ka qen dikur, para 10 shekujve ndoshta.
    Si mund t'i quash shqiptaret kripto-katolik, kur katoliket edhe para Islamizimit te Shqiptareve kan qen minoritet ? Kosova ka qen e banuar me ortodoks, dhe se asnje element i vjeter mbi 300 vite nuk deshmon per katolicizmin, por per Ortodoksizmin, po. Ishim ortodoks por kurrenjeher katolik ! Shqiptarit nuk i shkon per shtati riti katolik, ngase nuk eshte ne traditen ton qe te flijojm djem e vajza duke i privuar nga Jeta familjare. Me dhimbsen fort prifterinjt katolik qe flasin per familje, e familje s'kan. Me dhimbsen edhe murgeshat e tyre qe kan pamje depresive, te lodhura nga amviseria kishtare. Ortodokset perkunder katolikeve jan njerez besnik e fisnik, prov e cila e mbeshtet faktin se dikur ishim pikerisht Ortodoks, e jo dinak-katolik.
    Dokrra qe s'ndryshojne asgje ne ate qe kam shkruar!! Ndarja mes katolikeve dhe ortodokseve eshte veçse administrative, jo doktrinore!!
    Meqe s'te pelqeka fjala "kripto-katolik", le te perdorom fjalen "kripto-kristiane"!!! Prapeseprape," jo-turko-harapo-islamik" do te thote!!
    Atifetja, meqense je rrit ne burgjet e manastireve, eshte nje pordhe e ambasadorit amerikan. Prandaj eshte ne interesin e saj qe t'shtirret si katolike, sepse eshte e vetmja shpres e saj qe t'i mbijetoj diktatures politike ne vend.
    Atifetja duhet t'i mbijetoje "diktaturespolitike" ne te cilen eshte pjese perberese???!
    Epo, tipike "loqike" muhamedane, s'ke ç'i thua!!
    Dudum, katoliket jan ardhacak ne Kosove !
    Shqiptaret e Kosoves ishin ortodoks !
    Pra, edhe muhamedanet qenkan ardhacake, sipas loqikes tende islamike!!
    Pse nuk shporreni nder harape, atehere???!
    Diskriminimi na forcon.
    Pse qyrraviteni atehere se po ju "diskriminokan"???!Ta them une se pse: myslimanet kerkojne qimen ne qull, qe te mund te hapin lufte e te vendosin Shtetin Islamik, siç kane bere gjate tere historise!!
    Cdo vit kisha katolike pagezonte disa laramana ne katolik, si vjet siduket s'kishte klient.
    Kisha katolike nuk ben tellall anembane internetit per çdo person qe perqafon Krishtin!!
    Kjo eshte veti i islamikeve!!
    Ahahahahaha, o jarigas, nuk matet keshtu numri i katolikeve ne vend ! Ne gjithe vendin, jan 10%, perfshi edhe Kosoven bashk !
    Ne Tirane u mblodhen katoliket e gjithe ballkanit, kishte malazez, serb, kroat, grek e maqedonas ! Tirana s'ka pas kurrenjeher katolik.
    Per çudi, kishte edhe plot myslimane tiranas!! Te gjithe te krishteret perqafojne dhe vleresojne predikimin e Papes ,dhe shumica e "myslimaneve" shqiptare, pra kripto-kristianet!!
    Ndersa ju skeni as kokee as kembe, jeni si fole grenzash apo me keq, gjarperinjsh!!Nese katoliket jane kaq pak, pse ju eshte kallur frika kaq keq prej tyre, dudum???!
    Jo jargo, Bajrami urdherohet te falet ne xhamin me te aferm.
    Shqiperia e Kosova edhe pse jan laike, ato jan te banuara me musliman, te pelqeu apo jo.
    Kosova ka 2 milion musliman te deklaruar ne 2010-ten. Kurse Maqedonia 600'000 mije ! Paramendoj te gjithe ne Tirane.
    Ne fakt ne Tirane vijne vetem katundaret!!
    Kaq shume myslimane ju e prape qyrravitesh se je nen thundren e katolikeve!!
    Nuk te vjen turp te jesh mysliman???!
    Cka te keqe Beiruti ? Eshte qytet shume i mire, sikurse ishte edhe shteti i Sirise.
    Sikurse ishin, perpara murtajes muhamedane!! Shihi si u katandisen pas luftes se "shenjte" ne emer te Muhamedit, pikerisht ajoqe kercenon zotrote me dudumat e tjere!!
    Se cfar do bejm pse jem te kercenuar ? Te tregova, do te mbyllemi natyrshem dhe do forcohemi deri sa te vetedijesohemi se nuk kemi nevoje per politikan qe jan kunder vullnetit ton.
    Po pse tashi, meqe qenkeni shumica absolute, çfare ju engon qe te zgjidhni qeverine qe deshironi???!
    Tashi, ose perralla e "shumices" islamike te Kosoves eshte pikerisht "perralle", ose mund te themi se kosovaret jane te vetedijshem se Islami eshte terr per ta dhe vazhdojnete vetequhen "myslimane" vetem per tradite!! Ne te dyja rastet, piji lengun Islamit dhe Muhamedit ne Kosove!!
    Nime, degjove ? Papa kishte me ardhe ne Kosove, se sipas tij, nje gabele nga india paska deklaruar se kur ishte me tumor, ju paska lutur nene terezes, dhe ajo e paska degjuar lutjen, dhe ja paska pranuar. Tani, do shpallet "shenjtore", e se me cfar te drejte e ben kete papa francesku ? Mbetet ta gjykoni ju, gjytyramat e tij.
    .....ahahahahaaahah....idhujtari i gabelit harap, shanka nej "gabele" indiane e madje edhe i kerkon llogari prijesit te nje feje tjeter per shenjterimin e nej bashkeatdhetareje!!!
    Ka vetem nje emertim per idiotat si ty Evian: dudum islamik!!
    Jarigas

  37. Anetarët më poshtë kanë falenderuar jarigas për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  38. #20
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Pjesërisht edhe shqiptarët viktima në betejën gjeokulturore mes Turqisë, Saudisë

    Shqiptari ishte dhe ngeli kurban i turkoarabeve.

    lexoje dhe kete..
    http://www.forumishqiptar.com/thread...22#post3813422
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  39. Anetarët më poshtë kanë falenderuar iliria e para për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •