Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 57 prej 57
  1. #41
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Ky shoku Pirro ja kalon dhe Taulant Balles me keto mufkat qe nxjerr nga xhepi.

    Meqenese paskemi disa kriminele te padenuar, hajde t'i falim edhe keta te denuarit!!!

    Gjithesesi ta kuptoj hallin, po mos u merzit: Turpi eshte per ate qe i solli ne parlament keta tipa, jo per ty!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Ky shoku Pirro ja kalon dhe Taulant Balles me keto mufkat qe nxjerr nga xhepi.

    Meqenese paskemi disa kriminele te padenuar, hajde t'i falim edhe keta te denuarit!!!

    Gjithesesi ta kuptoj hallin, po mos u merzit: Turpi eshte per ate qe i solli ne parlament keta tipa, jo per ty!

    Ne kete rast;me kete ligj nuk fal te denuarit. Denon te denuarit per te falur te padenuarit. Dhe duke qene se te denuarit jane emertuar nga te padenuarit i jep ketij ligji nje padrejtesi te dyfishte.

    Shembull :Rama zgjedh Prengen qe mer votat per Ramen,dhe fajtor eshte vetem Prenga ? Lind gjithmon pyetja;nga votat e Prenges ka perfituar me shume Rama o Prenga ?
    Supozohet se;simbas ligjit ka perfituar vetem Prenga.(meqe denohet o penalizohet me sakt) Dhe natyrisht,ne zgjedhjet e ardhshme votat per Ramen nuk do ti mari me Prenga... I denuar,se po qe i padenuar po ai Prenge mundet ti mari prap po ato vota...

    Sa per parlamentin; ato 10-15 qe supozohen me rekorde kriminale o kriminele... jane me te ndershmit brenda atij parlamenti.Te pakten nga ana ekonomike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-03-2016 më 20:28

  4. #43
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin

    Je duke i ra nga Kina me duket. Sepse po te vazhdojme me kete linjen zinxhir te bashkefajtoresise, do dali fajtor edhe ai qe e vuri Ramen, nderkohe qe po ky 'ai' financon fushaten e asaj qe do te behet presidente, pra fajin e ka ai qe e ka perzgjedhur kandidate, etj, etj... Nuk ia gjen dot kurre as fundin e as fillimin me kete llogjike.

    Pastaj ligji nuk eshte vetem per deputetet por edhe per disa kategori te caktuara qe ushtrojne funksione publike. Pra deri ne kete nivel kemi mberritur sa kane depertuar te fortet deri ne parlament e neper bashki. Keshtu qe hajde t'i largojme keta nga postet publike, e t'i lejme mbrapa kuintave pa ndonje lloj vendimarrjeje siç ndodh ne te gjithe boten.
    Pastaj ai ose ajo qe i perzgjodhi do e marri vete damken mbi supe!

    Nderkohe qe t'i kerkon hajde te denojme poltikanet e korruptuar dhe vari jepet ketyre trimave...
    Te ta beje nje pyetje retorike: kush sjelle me teper dobi dhe me pak deme, nje si puna e Prenges apo nje si puna e Nanos??? Nje ordiner me diplome xhepisti apo nje intelektual me doktorature???

    PS: Edhe kur pastron korridorin, fillimisht do heqesh zhulin kryesor, pastaj pjesen qe mbetet. Prandaj eshte e pamundur te denosh Ramen & Co duke lene Prengen rehat...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Te drejtat e Njeriut jane fiktive dhe relative ashtu sic jane edhe teorike. Njerezit e medhenj(klasa intelektuale dhe ajo aristokratike, dmth klasat pertej parase) po rriten dhe kane vetem nje te drejte per popujt, ate te miut vital dhe as llogoret me te bukura te shteteve te vogla dhe delikate nuk kane per te nashpetuar dot..

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Je duke i ra nga Kina me duket. Sepse po te vazhdojme me kete linjen zinxhir te bashkefajtoresise, do dali fajtor edhe ai qe e vuri Ramen, nderkohe qe po ky 'ai' financon fushaten e asaj qe do te behet presidente, pra fajin e ka ai qe e ka perzgjedhur kandidate, etj, etj... Nuk ia gjen dot kurre as fundin e as fillimin me kete llogjike.

    Pastaj ligji nuk eshte vetem per deputetet por edhe per disa kategori te caktuara qe ushtrojne funksione publike. Pra deri ne kete nivel kemi mberritur sa kane depertuar te fortet deri ne parlament e neper bashki. Keshtu qe hajde t'i largojme keta nga postet publike, e t'i lejme mbrapa kuintave pa ndonje lloj vendimarrjeje siç ndodh ne te gjithe boten.
    Pastaj ai ose ajo qe i perzgjodhi do e marri vete damken mbi supe!

    Nderkohe qe t'i kerkon hajde te denojme poltikanet e korruptuar dhe vari jepet ketyre trimave...
    Te ta beje nje pyetje retorike: kush sjelle me teper dobi dhe me pak deme, nje si puna e Prenges apo nje si puna e Nanos??? Nje ordiner me diplome xhepisti apo nje intelektual me doktorature???

    PS: Edhe kur pastron korridorin, fillimisht do heqesh zhulin kryesor, pastaj pjesen qe mbetet. Prandaj eshte e pamundur te denosh Ramen & Co duke lene Prengen rehat...
    Qe nje ligj te funksionoje,simbas llogjikes,duhet te jete i drejte dhe i barabarte per te gjithe. Nuk mundet te jete nje ligj i padrejte,nuk duhet qe "drejtesia" te sjelle padrejtesi. Pra ligjin po ta permbledhim duhet te jete nje vullnet gjeneral qe garanton lirine e pergjithshme per te gjithe dhe mbi te gjithe. Jashte kesaj llogjike nuk mundet te diskutohet dhe te interpretohet asnje ligj. Nuk mundet te besh nje ligj anormal jonatyral,si ne kete rast, ku i heq autoritetin vet drejtesise pa asnje lloje garancie si lirie dhe te barazise.

    Tani po ta sintetizojme se; per çfare behet ky ligj dhe çfare kerkohet nga ky ligj ? Behet; qe te kete sa me pak "kriminel" ne politike, dhe kerkohet te penalizohen keto kriminel duke mos i lejuar te marin pjese drejt-perdrejte ne institucionet shteterore,kryesisht ne Parlament o edhe ne postet e tjera te rendesishme. Natyrisht qe ta besh kete duhet qe te percaktosh kush eshte "krimineli",dhe si llogjike krimineli duhet te jete i denuar deri ne shkallen e fundit te drejtesise,qe te jete i tille per vet ligjin.

    Ku eshte i padrejte o kontrovers dhe absurd ky ligj ne ate vend (duke mos mare parasysh se kush po e ben) ? E para,çdo kriminel i padenuar eshte i autorizuar dhe i pastruar po nga ky ligj. Pra ky ligj,ka efektin e kundert,autorizon çdo lloj "krimineli" te padenuar te mari pjese ne jeten politike. E dyta, nuk sanksionon o penalizon ate te cilin e zgjedh ose e vendos kete kriminel,pra eshte nje autorizim tjeter per partite dhe njerezit e pushtetit. Pra ky eshte efekti i vertete i ketij ligji pervers,(ne ate vend e me ate drejtesi) ; jo te penalizoje kriminelin e vertete por te legjitimoje kriminelin e padenuar.

    Qe ta kuptosh qe po ja fut kot,si te gjithe ata qe ankohen se Parlamenti ka kriminele te denuar...mjafton o do te mjaftonte te analizosh se sa keta parlamentare-kriminel veprojne ne Parlament simbas deshires se tyre. Asnje kriminel ne Parlament nuk ka votuar kunder partise se tije. Asnje kriminel-parlamentar nuk ndikon ne vendimet e partise,asnje kriminel nuk influencon vendimet o veprimet e Rames,Berishes dhe Metes,per vet faktin se ata i kane zgjedhur dhe emeruar,dhe po prap ata e kane ne dore per ti perjashtuar e mos emeruar.

    PS : Kur pastron korridorin,fillimisht duhet ditur i kujt eshte ky korridor.

  7. #46

    Jam dakort me ty pjeserisht ne ato qe thua, mirepo ne ketu nuk po diskutojme per frymen e ligjit.
    Sepse ligji ne vetvete eshte nje lloj marreveshje qe hartohet nga njerezit ne sherbim te njerezve. Keshtu qe mbrenda shoqerise tone duhet te rrespektojme disa rregulla dhe norma, qofte edhe te pashkruara.
    Vertete ndonje nga keta te fortet ne parlament, mund t'i shpetoj drejtesise se vendeve perendimore me akrobacira e euro, por ne thelb mbeten njerez te evidentuar ne aktivitete të pastra kriminale. Çfare mund t'i ofroje kjo kategori individesh parlamentit?! Çfare shembulli i sjellin keta shoqerise?! Zero, asgje. Ja pra qe paska ca norma qe duhet t'i zbatojme.

    Pastaj shume prej ketyre, jane persona non-gratta ne vende te ndryshme te perendimit, me dosje, gjyqe dhe vendime te marra ne mungese. Kesaj kategorie te caktuar individesh, ne keto shtete perendimore i privohet edhe e drejta punes ne mbi 90% te posteve publike dhe private. Nderkohe qe ne, pa verifikuar asnje lloj çertifikate deshmie penaliteti, i kemi katapultuar ne nivelet me te larta drejtuese. Dhe sigurisht qe keta individe ne momentin kur do te krijojne stafin e punes, do e mbushin me horra te nje kategorie akoma me te lodhur administraten. Pse keshtu thua ti te vazhdojme???

    Dhe per te te ilustruar edhe ty nje shembull, ku edhe ti mund t'ja futesh kot, po te them se keta deputete e vertete qe vetem kartonin kane. Por nese nje Arta Dade kritikon me argumenta ministrin e jashtem, duke e detyruar te permiresoje projektligjet, nje tjeter si puna e Tom Doshit, kur hap gojen vetem fjalet 'radie', 'pulic' dhe 'binezment' (dmth biznesmen) artikulon.

    Ja pra qe bejme shume mire qe fillojme ta pastrojme politiken gradualisht nga keto horra qe nuk sjellin asnje dobi, perkundrazi. Dhe vendin e tyre sigurisht qe do e zene persona me intelektuale, te cilet kane aftesine dhe njohurine te polemizojne projektligjet e mbrapshta ne komisionet e ligjeve ne parlament. Une keshtu e shoh...

    PS: Korridori eshte i yni, jemi te gjithe bashkefajtore, ndaj eshte e udhes ta pastrojme ate zhulin qe na demton syte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 10-03-2016 më 12:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Venecia “zhyt” opozitën. Drafti final injoron shumicën e vërejtjeve

    Opinioni final i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi ka ndryshime në 8 paragrafë. Krahasuar me dokumentin që Venecia nxori në fund të shkurtit, ndryshimet në përgjithësi janë teknike. Me përjashtim të njërit, që shton dy fjali në paragrafin 8. Fjali që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve politike për reformën në drejtësi.

    "Komisioni i Venecias është përpjekur të shmangë komentet përsëritëse nga Opinioni i Ndërmjetëm, që kishin të bënin me çështje të cilat janë eliminuar nga teksti i rishikuar. Atje ku Komisioni i Venecias ka kritika të forta për draft-amendamentet e rishikuara, ky kriticizëm është i shprehur në Opinionin Final."

    E shpjeguar, kjo do të thotë se Komisioni i Venecias e ka ngushtuar hapësirën në të cilën partitë politike mund të debatojnë duke shmnagur çdo çështje nga draftet e mëparshme. Politikisht, kjo do të thotë se Partisë Demokratike i janë rrëzuar disa pika nga 11 çështjet kritike që ajo ngriti si kushte për dialog politik me mazhorancën një javë më parë. Opinioni Final nuk përmend përshembull një nga insitucionet kyç të reformës në drejtësi, Këshillin e Emërimeve, që opozita e ka renditur të parin në 11 kushtet e saj. Opinioni Final nuk përmend as Gjykatën e Lartë Administrative, për të cilën opozita, por dhe LSI-ja, kishin shprehur kundërshtitë për ekzistencën e saj.

    Opinioni Final e ka ngushtuar hapësirën për dialog politik vetëm tek shumica e cilësuar për përbërjen e disa institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Opinioni Final i Komisionit të Venecias me ndryshimet e papritura u publikua të hënën në mbrëmje, por partitë politike nuk kanë reaguar ende.

    Çfare mbetet në fuqi është vetëm premtimi i nënkryetarit demokrat për reformën në drejtësi, i cili të hënën në mbrëmje, në padije të këtyre ndryshimeve, deklaroi: “Vullneti i opozitës është sipas Venecias”.

    / Top Channel

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #48
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Reforma per drejtesi

    Ndërmjetësojnë Lu e Vlahutin - Zhbllokohet reforma në drejtësi, ekspertët e huaj do aplikojnë rekomandimet e Venecias

    Burime pranë maxhorancës konfirmojnë për Ora News se është zhbllokuar puna e komisionit ad-hoc për reformën në drejtësi.
    Sot Kryetari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa është takuar me nënkryetarin, Eduard Halimi me praninë e Ambasadorëve të SHBA dhe BE.
    Në takim është rënë dakord që të mërkurën të mblidhet komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi.
    Marrëveshja e arritur parashikon që me draftin do të punojnë vetëm ekspertët e huaj.
    Do të jenë OPDAT dhe EURALIUS që do të dërgojnë në Komisionin e Posacëm për Reformën në Drejtësi draftin me ndryshimet e sugjeruara nga Venecia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  11. #49
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Reforma per drejtesi

    Nje aspekt pozitiv dhe kjo reforma ne drejtesi e ka,ate te bujarise.

    Kemi kohe, qe si popull dhe si shtet, jemi karshi hallexhinjve nderkombetar zemer-gjere,paguajm rrogat e te gjitheve te huajve qe meren me Shqiperine;qeveritar,joqeveritar,Blair gruan e atij,vjerren e Blairit,dashnoret qe ka gruaja e Blairit,gazetat e komshiut te Blairit e me radhe,deri ne Hong Kong kemi aritur te paguajme. Dhe mos flasim per Obamen dhe amerikanet e tjere,qe nuk i duan leket as me llogari bankare,duhet ti dergosh Lulzim Bashen si kamarier qe tju japesh leket,edhe duke u perkulur ne shenje nderimi :" Keto leke te teperta i keni nga populli shqiptar".

    Paguajme aq shume,saqe nuk paguajm vetem te huajt qe do bejme reformen por paguajme edhe po prap te tjere qe kjo reforme mos behet... E njejta parti si PD lobon nga te dyja krahet,paguan nga te dyja krahet si Komisionin e Venecias si dhe Podestan,dhe mos flasim per LSI qe po degjoi fjalen drejtesi paguan edhe te huajt qe bejne kerkese per nenshtetsi amerikane.

    Jemi bere popull shum bujar,ne fillim mernim borxhe ku gjysma e borxhit ishte vetem rroga per te huajt,me kete "Reformen ne Drejtesi" i gjithe borxhi qe marim shkon per te paguar te huajt. Dhe jo vetem qe i paguajme por Lulzim Basha thote qe jane dhe bamires.
    Bamires te huaj qe ti paguash me leket e popullit vetem ne Shqiperi gjen.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Reforma per drejtesi

    Reforma per drejtesi duhet te jete e zhdrejte ndryshe nuk ka reforme.

  14. #51
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Insight” - “Koha shtesë” e drejtësisë

    Reforma në drejtësi mbajti pezull edhe këtë javë debatin politik.
    Socialistët kërcënuan miratim ose zgjedhje të parakohshme.
    Aleati i tyre në qeverisje ishte më optimist dhe sugjeroi durim dhe qetësi, ndërsa demokratët thanë në fundjavë se javën që vjen nis dialogu politik duke e servirur këtë si marrëveshje që gjithsesi vihet në dyshim pasi ende nuk ka marrëveshje se çfarë mund të diskutohet.
    Shumica synon të kapë pranverën për miratimin e kësaj reforme me qëllim që të kërkojë çeljen e negociatave për anëtarësim, por ka shumë gjasa që kjo pranverë të jetë vonuar.

    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  15. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Reforma ne Drejtesi do te behet, por situata do te vazhdoje sikur t' mos ishte bere "reforme". Kjo bote e gjere dhe e gjate,/ Do t' vete siç ka vatë" (N. Frasheri). Po t' mos afrojne te rinj qe kane kryer studimet jashte Shqiperie, nuk behet Reforme, se nuk mund ta ndryshojne praktikisht ata qe e shkaterruan Sistemin. Ligjet jane krejte evropiane, por gjykatesit nxjerrin profka, yçkla ne bashkepunim me avokatet qe jane sekseret kryesorë. Procesin e ka kapur ne dore Amerika dhe nuk kane nga t'ia mbajne parlamentaret a Komisioni i Reformes, por nuk shpresoj te zbatimi konkret i reformes, se "reforma n' Drejtesi" do te filloje te zbatohet mbasi te behet, sepse ajo nuk do te kete prapaverim per gjerat a ligjet e shkelura. Eshte kusht Reforma per te hapur negociatat me BE. Opozita do te nxjerre "kushte" te ndryshme me qellim qe t' mos behet reforma, se do t' jete nje dicka pozitive per poziten, ashtu si Berisha e Co. rrahin gjoksin se na futen ne NATO, se hoqen vizat, se bene Pasaportat Biometrike. Pra edhe Pushtetareve te sotem u intereson politikisht te behet reforma, por nuk do ta arrijne konsensusin me Opoziten, sepse nuk jane budallenj opozitaret te japin konsensus pa kushte sic jane ato qe Lul Basha i perserite vazhdimisht te gjitha, si: dekriminalizimi i parlamentit, d.m.th. perjashtimi i deputeteve te korruptuar, drogaxhinjte, vrasesit etj. Por Rama nuk i largon ata, se aty e ka shpresen e fitores ne zgjedhjet e 2017-es., kontrollin e Drejtesise t' ia leje Ministrit te Brendshem e jo Prokurorit, simbas vendimit te Venecies etj. etj. Mjere ky popull kush ben ligje e reforma…Duhet nderhyrje nga 2-palet e jashtme: ShBA dhe BE.

  16. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Me cfare ta bejne reformen e drejtesise, me sh..rre ta bejne?

  17. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Fjalimi i plotë/ Donald Lu: Ndaloni lojërat politike

    Emri:  donald-lu-ibna.jpg

Shikime: 1124

Madhësia:  49.8 KB

    Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi

    ***

    Kam një mesazh shumë të thjeshtë: Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

    Por fatmirësisht, ne nuk do ta lejojmë të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses. Ne do t’ju ndihmojmë ta bëni këtë.

    Dr. Smibert dhe Dr. DeVille janë ndër njerëzit më të mençur në profesionin e tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ata, së bashku me kontributin tuaj dhe nën drejtimin e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, kanë përgatitur këtë draft përfundimtar të projektit të reformës në drejtësi.

    Jam krenar të them se e mbështes atë, edhe pse nuk e kam manipuluar përmbajtjen e tij dhe as nuk më kanë dhënë ndonjë kopje përpara. Di gjithashtu që askush nga ju nuk ka pasur mundësinë ta lexojë atë. E mbështes atë sepse besoj në integritetin, njohurinë dhe paanshmërinë politike të këtyre dy ekspertëve ndërkombëtarë. Unë besoj në aftësitë e tyre dhe në dëshirën e tyre të sinqertë që Shqipëria të ketë sistemin gjyqësor më të mirë të mundshëm.

    Ju bëj thirrje ta studioni këtë dokument. Ngrini pyetje dhe diskutoni mbi atë që do të gjeni këtu për t’u siguruar që t’i shërbejë më mirë popullit shqiptar. Në fund të ditës, ju kërkoj të gjithëve të votoni pro reformës në drejtësi.

    Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë. Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë.

    Por më shumë se kaq, ju dhe unë e dimë se populli shqiptar, të pasur e të varfër, të rinj e të moshuar, qytetarë të fshatit e qytetit, burra e gra, e kërkojnë këtë reformë. Nëntëdhjetë e një për qind e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra e megjithatë 91 për qind mund të bien dakord se vendi ka nevojë për këtë reformë.

    E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë.

    Së fundmi, i kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar, një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme në këtë komision deri në fund të majit dhe në parlament deri në fund të qershorit.

    Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë.

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  18. #55
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Lu-s i paska dal pija. Eséll,e kuptoi se ka mare rrugen e gabuar. U nis per tek Tymi e perfundoi ne Sauk. Tani paskemi aritur tek turpi !

    Titulli i gazetes Albo eshte fantastik. Dhe vet gazetat e PD nuk e njofin Bashen as si anetar te thjeshte. Se si lider opozite nuk ka pretenduar asnjeri.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    SERAFIMI (05-05-2016)

  20. #56
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: SHBA për Ramën e Metën: "Mos luani me reformën në drejtësi se jeni duke luajtur me zjarrin."

    Amerika mduket se tja fuse te Gjatin ketij te gjatit tone
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Vinjol për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  22. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Reforma në Drejtësi: SHBA ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në burg!

    Donald Lu në mbledhjen e PD: Ministrat duhet të ndihen nervoz, reforma në drejtësi jo vetëm për gjyqtarët

    TIRANE – Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, me praninë e ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

    Burime konfidenciale bënë të ditur për ‘BalkanWeb’ se në mbledhjen me dyer të mbyllura, ambasadori Donald Lu tha se nga reforma në drejtësi duhet të ndihen nervoz edhe ministrat, sepse Byroja e Hetimit nuk është vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

    E qartë dhe e prerë ka qenë edhe ambasadorja Romana Vlahutin, e cila ka thënë në mbledhje se pa reformën në drejtësi, integrimi i vendit bllokohet për 3 vitet e ardhshme.

    “Po nuk u votua tani reforma në drejtësi, të paktën për 3 vjet rrezikon hapja e negociatave. Ne duhet ta miratojmë tani, pasi në tetor mblidhet këshilli i ministrave që vendos për hapjen e negociatave, vitin tjetër partitë anëtare futen në zgjedhje dhe do jetë e vështirë për të diskutuar për negociatat për Shqipërinë”- tha ambasadorja Vlahutin.

    (er.nu/BalkanWeb)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •