Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 57
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Lu kundër Korrupsionit dhe Politika shqiptare

    o 2043, per fiq kam pershtypjen se ke ikur ti , dhe a e di pse? sepse ke permendur je strofe qe nuk ka lidhje fare me ate qe kam shkruar une.

    Nese kenaqesh me pak atehere mos kerko shume nga Edi Rama. Ai nuk eshte shenjtor por.. po perpiqet. Po ti/
    Vetem rri e numuron kafshatat e te tjereve.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Reforma në drejtësi, ekspertët: "JO draftit të Ramës! PO draftit të Venecias"

    Tryeza e ekspertëve, Alibeaj: Punojmë me 1 dokument të vetëm, draftin e Komisionit të Venecias

    TIRANE- Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur pasditen e sotme tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi, që përbën edhe aktivitietin e parë politik për vitin 2016-të.

    Ekspertët e nivelit të lartë dhe ekspertët e forcave politike u mblodhën në Kryesinë e Kuvendit ku diskutuan për rreth 2 orë mënyrën se si do të integrohen rekomandimet e Komisionit të Venecias në draftin e reformës në drejtësi.

    Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura, përfaqësuesi i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se gjatë tryezës së sotme u ra dakord të punohet vetëm me një draft të vetëm, opinionin e Komisionit të Venecias.

    “Duam opinionin e miratuar nga Venecia, nuk krijon dykuptimësi ka thënë qartë dhe shkoqur se çdo reformë që bëhet nuk duhet të lejojë kapjen e sistemit të drejtësisë. Drafti i para disa ditësh nuk është draft i komisionit, i vetmi dokument i cili mund të punohet është opinioni i Komisionit të Venecias”,- tha Alibeaj.

    Me 29 dhjetor mbledhja dështoi, pasi ekspertët e Partisë Demokratike akuzuan mazhorancën se ka përgatitur një draft të njëanshëm.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ambasadori Lu ‘kërcënon’ gjyqtarët e politikën: Lini detyrën se do shkoni në bur

    Donald Lu: SHBA s’do gjejë qetësi për reformën në drejtësi, kemi udhëzim direkt nga Shtëpia e Bardhë

    Nga Fatjona Mejdini*

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është se reforma e propozuar e sistemit gjyqësor shqiptar është thelbësore për shpresat e vendit për anëtarësim në BE.

    Lu e përshkroi atë si “reformën më të rëndësishme në 25 vite që nga rënia e komunizmit”.

    “Ka mundësinë të çlirojë sistemin gjyqësor shqiptar nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët që vjedhin paratë e qytetarëve të zakonshëm dhe lejojnë figurat e krimit të organizuar, vrasësit dhe politikanët e korruptuar të blejnë drejtësinë,” tha ai.

    Thirrja për reformë nuk është udhëhequr nga liderët e partive politike në Shqipëri, por nga diplomatët në Tiranë si Lu.

    Shumë shqiptarë e kanë parë angazhimin e ambasadorit për reformën si një garanci që do të zbatohet; disa madje e kanë përshkruar atë si një shpëtimtar të mundshëm të Shqipërisë në një kohë kur korrupsioni është i papërmbajtur dhe pandëshkueshmëria është e institucionalizuar.

    Por ai shpjegoi se arsyeja e përfshirjes së tij në nxitjen për reformën ishte e thjeshtë: “Po bëjmë thjesht punën tonë”, tha ai.

    “Të gjithë ne në Ambasadën Amerikane jemi të përqendruar në reformën në drejtësi për shkak të udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit. Ata na kanë thënë qartësisht se prioriteti numër një i Qeverisë Amerikane në Shqipëri është të mbështesë reformat e nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE,” shpjegoi ai.

    Lu tha se Shqipëria ka normën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë dhe se kjo duhet të shtohet në mënyrë që të ketë llogaridhënie nga politikanët dhe të përmirësohet ekonomia.

    Ai tha se beson që reforma në drejtësi do ta ndreqë këtë problem përmes krijimit të një mekanizmi për të shqyrtuar dhe hequr korrupsionin dhe gjyqtarët e prokurorët e paaftë.

    Do të themelojë gjithashtu një sistem më të mirë të disiplinimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve për çdo shkelje dhe do të riorganizojë sistemin e prokurorisë për të përmirësuar efektivitetin e tij, veçanërisht në çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

    Lu paralajmëroi se reforma e planifikuar ka gjithashtu shumë armiq dhe bëri thirrje te partitë politike në vend të qëndrojnë së bashku e ta mbështesin atë.

    “Tani është koha që liderët politikë të Shqipërisë të tregojnë kurajo përballë atyre që kërkojnë të pengojnë ose ulin efektin e kësaj reforme,” tha ai.

    Ndryshimet kushtetuese të kërkuara për reformën në drejtësi kërkojnë mbështetjen e 93 prej 140 deputetëve shqiptarë në parlament – një shumicë që mund të arrihet vetëm nëse partitë kryesore të vendit bashkohen në një votë pro.

    Mbështetja ndërpartiake është gjithashtu e rëndësishme gjatë fazës së zbatimit nëse reforma do të jetë e suksesshme.

    Por megjithëse diplomatët e huaj kanë qenë mbështetësit e reformës me zërin më të lartë, Lu tha se nuk mendon se ai dhe kolegët e tij janë të vetëm në këtë luftë.

    “Në javët e fundit, jam impresionuar nga uniteti i liderëve të Partisë Socialiste, Partisë Demokrate dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në favor të një reforme që miraton një zbatim të plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias,” tha ai.

    Komisioni i Venecias ka kërkuar nga komisioni parlamentar që hartoi reformën që të rishqyrtojë disa nga ndryshimet kushtetuese të propozuara. Komisioni u takua më 4 janar për të diskutuar rekomandimet përpara se procesi të vazhdojë përpara sërish.

    Lu tha se ai ishte i bindur se reforma ka potencialin t’i japë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë dhe të ndalojë korrupsionin politik, por paralajmëroi se shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda natës”.

    “Verifikimi dhe largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve mund të marrë tre vite ose më shumë. Rekrutimi dhe trajnimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të kryer hetimet anti-korrupsion do të kërkojë më shumë se një vit. Krijimi i këshillave të caktimit të gjyqtarëve dhe organeve disiplinuese do të marrë disa muaj kohë,” shpjegoi ai.

    Synimi i reformës është një sistem gjyqësor i çliruar nga korrupsioni dhe inkompetenca, tha ai.

    “Do të jetë një sistem ku gjyqtarët dhe prokurorët do të japin llogari. Edhe zyrtarët e lartë të qeverisë, parlamentarët dhe zyrtarët lokalë do të japin llogari gjithashtu”, argumentoi ai.

    SHBA-ja, këmbënguli Lu, “nuk do të gjejë qetësi” derisa procesi të përfundojë.

    Ne do të vazhdojmë të flasim publikisht dhe privatisht në favor të kësaj reforme. Ne inkurajojmë të gjithë shqiptarët t’i bashkohen debatit publik rreth përmbajtjes dhe ideve të kësaj reforme,” tha ai.

    *BIRN

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Socialistët: Të largojmë Kryeprokurorin e vendit nën petkun e reformës në drejtësi

    Reforma në Drejtësi, Ora News siguron amendamentet e rishikuara, Komisioni: Mandati i Llallës do të ndërpritet



    Ora News ka siguruar amendamentet e rishikuara nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, pas opinioneve të Komisionit të Venecias. Në dokumentin prej 18 faqesh, Komisioni i mbetet propozimit të saj për ndërprerjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm aktual Adriatik Llalla duke gjetur gjithashtu edhe mekanzimin zhbllokues në rast se votimin për kryeprokuronin nuk sigurohen 2 të tretat e votave. Komisioni, ka reflektuar mbi sugjerimin e Venecias, duke e hequr si anëtar ministrin e Drejtësisë nga tre institucione. Por komisioni, vijon të qendrojë propozimi që Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj për rishikimin e Kushtetutës të miratuar nga Kuvendi. Dokumenit është aktualisht në duart e ekspertëve, për hartimin e një drafti konsensual që do ti dorëzohet Venecias.

    Tiranë-Ora News ka siguruar amendamentet e rishikuara nga Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi, pas opinioneve të Komisionit të Venecias.
    Në dokumentin prej 18 faqesh, drafti është rishikuar që nga neni i parë, duke pranuar sugjerimet e Venecias për të mos e trajtuar Shqipërinë si vend anëtar i BE.
    Në draftin e rishikuar, thuhet se Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Europian dhe pas anëtarësimit në të transferon disa pushtete shtetërore, në bazë të një ligji të miratuar me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit .

    FAQE 27
    Edhe pse Venecia, nuk e konsideronte domosdoshmëri ndërprerjen e mandatit të Prokurorit aktual Adriatik Llalla, Komisioni i qëndron variantit që prokurori të qendorjnë në detyre deri në emërimin e prokurorit të ri brenda dy muajsh nga konstitutimi i Këshillit të Lartë të Prokuroririsë.

    (Neni 51)
    Komisioni ka reflektuar mbi opinionin e Venecias për të gjetur një mekanizëm zhbllokues nëse Prokurori nuk arrin të zgjidhet me tre të pestat e Kuvendit.
    Komisioni thotë se:

    “Prokurori i Përgjithshëm emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh sipas një procedure transparente dhe publike dhe bazuar në merita, rendit tre kandidatët më të kualifikuar, të cilët gëzojnë reputacion të lartë. Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj.”
    Po ashtu, Komisioni ka propozuar që Prokurori të emërohet për një periudhë 7 vjeçare pa të drejtë riemërimi.

    Faqe 25
    Venecia ngrinte shqetësimin edhe për praninë e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të Drejtësisë. Komisioni ka propozuar që ministri të mos jetë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
    Dymbëdhjetë nene janë rishikuar nga Komisioni, për kompetencat e Gjykatës Kushtetutese dhe zgjedhjen e anëtarëve të saj, tre nga radhët e gjyqësorit, tre të zgjedhur nga presidenti dhe tre nga Kuvendi. Ata do të kenë një mandat 9 vjeçar ndërsa kryetari tre.
    Komisioni, nuk është tërhequr nga neni që përcakton se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj për rishikimin e Kushtetutës të miratuar nga Kuvendi. Në sqarimin e Venecias, thuhet se:

    “Opinioni i Komisonit të Venecias paragrafi shtjellon idene, por nuk ndalon këtë lloj formulimi.”
    Sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Venecia sugjeronte që të saktësohej se në sa raste President i Repubulikës mund të refuzonte propizimin e Këshuillit të Lartë Gjyqësor. Ne amendamtente, Komisioni propozon që:

    “Presidenti të mos pranojë vetëm 1 herë propozimin. Dekreti i Presidentit të Republikës për mospranimin e propozimit të paraqitur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor humbet efektin e tij kur shumica e anëtarëve të tij votojnë kundër dekretit”.

    Ky projekt i rishikuar nga Komisoni i Posaçëm për reformën në drejtësi, në datë 29 dhjetor është aktualisht në tryezën e ekspertëve të grupeve politike parlamentare dhe atyre të
    institucioneve të sistemit të drejtësisë.

    Kryetari i Komisionit të Posacëm , Fatmir Xhafaj thotë se me rishikimin nga ekspertët synohet hartimi i një dokumenti sa më konsensual, për t’iu vënë në dispozicion Venecias, ekspertët e së cilës do të vizitojnë së afërmi Shqipërinë.

    ORA NEWS

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Socialistët: Të largojmë Kryeprokurorin e vendit nën petkun e reformës në drejtë

    Akoma tek dekriminalizimi jemi . Nuk dalim dot nga reforma e Tufezimit.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Socialistët: Të largojmë Kryeprokurorin e vendit nën petkun e reformës në drejtë

    Plas skandali me reformën në drejtësi, njerëzit e Soros draft sekret natën e 29 Dhjetorit, injorohet Venecia







    0 0 googleplus0 New







    Plas skandali me reformën në drejtësi, njerëzit e Soros draft sekret natën e 29 Dhjetorit, injorohet Venecia




    Postuar: 08/01/2016 - 07:47




    Kthesa të pritura, përmbysje, orë tensioni, skandale dhe drafte sekrete për reformën në drejtësi. Natën e 29 Dhjetori, njerëzit e Soros, të quajtur ndryshe ekspertët e nivelit të lartë, kanë miratuar në mënyrë sekrete dhe të njëanshme, një draft të tyre për reformën në drejtësi, pa konsensusin dhe miratimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Janë po ata ekspertë, të cilët miratuan projektin e parë, i cili u rrëzua në masën 70 për qind nga Komisioni i Venecias. Tensionimi i raporteve mes PS dhe LSI, në ditët e para të janarit, duket se nuk ka qenë i rastësishëm. Teksa PD, LSI dhe disa ambasadorë bënin thirrje për konsensus, grupi i ekspertëve të parë, i përbërë nga njerëz të Fondacionit Soros në Tiranë, janë ulur dhe kanë hartuar një draft të tyren, me pretendimin se kanë reflektuar sugjerimet dhe rekomandimit e Komisionit të Venecias. Gazeta SOT ka zbardhur draftin e dytë të njëanshëm, i cili është paraqitur në tryezën e negociatave. Drafti është hedhur poshtë nga ekspertët e Partisë Demokratike, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim është befasuar. Drafti, për hetimin e të cilit kanë marrë pjesë edhe katër ekspertë të Soros, ndryshonte në shumë pika me projektin e parë, por i devijon në disa parashikime të rëndësishme opinionit të Komisionit të Venecias. Drafti mund të konsiderohet si një sfidë e hapur që Partia Socialiste dhe qeveria i bën jo vetëm Venecias dhe Partisë Demokratike, por edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Projekti i dytë nuk përfaqëson mendimin të PS-PS-LSI, por vetëm ekspertët e lartpërmendur. Projekti është diskutuar nga ekspertët politikë.



    Ndarja

    Disa ditë pas Komisionit të Venecias palët janë pozicionuar qartë dhe rolet duken të ndara. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që opinioni i Komisionit të Venecias të jetë pikë reference për reformën në drejtësi. Partia Demokratike është kundër formulës së PS për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe gjyqtarëve kryesorë. Partia Socialiste dhe njerëzit e Soros në Shqipëri kërkojnë t’i qëndrojë variantit të parë, ndërsa këmbëngul në ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit. Ndërsa ambasadorët këmbëngulin tek konsensusi.



    Mbledhja

    Më datën 29 dhjetor, ekspertët e nivelit të lartë, pa përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe Partisë Demokratike, kanë miratuar projektin e dytë për reformën në drejtësi. “Dëshiroj t’ju informoj se Ekspertët e Nivelit të Lartë (vendas dhe ndërkombëtar) pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar, në një proces pune intensiv gjatë fundit të muajit dhjetor, përfunduan rishikimin e projektit kushtetues, të hartuar prej tyre, mbështetur në rekomandimet e Opinionit paraprak të Komisionit të datës 21 dhjetor 2015 si dhe në reflektimet përkatëse të dala nga konsultimi publik i zhvilluar gjatë muajit nëntor me grupet e interesit dhe komunitetin e profesionistëve në vend. Ky projekt i rishikuar më datë 29 dhjetor ju është dhënë për njohje edhe ekspertëve të grupeve politike parlamentare dhe atyre të institucioneve të sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Reformën në Drejtësi.
    ....- See more at: http://www.sot.com.al/politike/plas-....9FAykdwa.dpuf
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Reforma në drejtësi, Delegacioni i Venecias në Tiranë më 21 dhe 22 janar

    Emri:  Komisioni-i-Venecias-ok-620x330.jpg

Shikime: 932

Madhësia:  71.2 KB

    Delegacioni i Komisionit të Venecias do të jetë në Tiranë në datat 21 dhe 22 janar për të diskutuar mbi draftin e rishikuar të amendamenteve kushtetuese.
    Mësohet se më 22 janar delegacioni do të mbajë një konferencë për shtyp për tu larguar më pas për të përgatitur dhe opinionin përfundimtar. Ky i fundit pritet të dorëzohet në muajin mars.
    Ndërkohë Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ende nuk i është drejtuar Komisonit të Venecias me dokumentin e plotë për reformën në drejtësi, që do të përbajë opinionet e ekspertëve, vërejtjet e PD dhe LSI.
    Mësohet se dokumenti ndodhet në duart e përkthyesve, të cilët vetëm dy ditë më parë morën në dorëzim vërejtjet e PD.
    Afat përfundimtar se kur do të mund të jetë gati dokumenti për t’iu vënë në dispozicion Venecias nuk ka, por pavarësisht shtrëngimit të kohës mësohet se raporterët e Komisionit të Venecias nuk do të shtyjnë vizitën e tyre në Tiranë, të parashikuar të mbahet në 21 janar.

    ORA NEWS

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Socialistët: Të largojmë Kryeprokurorin e vendit nën petkun e reformës në drejtësi

    Shpenzimet luksoze të Armando Subashit dhe Qazim Sejdinit


    Subashi dhe Sejdini
    Në foto: Qazim Sejdini dhe Armando Subashi, kryebashkiakët e Elbasanit dhe Fierit

    Në fund të Dhjetorit Bashkia e Fierit dhe ajo e Elbasanit rezulton se kanë kontraktuar të njëjtën kompani eventesh për të realizuar zbukurimin e qyteteve.

    Madje dhe shumat që kanë paguar këto dy bashki janë thuajse të barabarta, rreth 10 milionë lekë secila, afro 100 mijë dollarë secila.

    Kompania e kontrakruar është “Iceberg Communications”, ndërsa në qytetet e Fierit dhe Elbasanit zbukurimet kanë konsistuar kryesisht në instalimin e kordonëve të dritave përreth qendrës së qytetit dhe ndërtimi i një peme simbolike me drita.

    Shpenzimi i një bashkie për festat e fundvitit është një veprim i zakonshëm, por shumat e prokuruara nga Armando Subashi në Fier, dhe Qazim Sejdini në Elbasan duken të fryra.

    Së pari, shumë prej 10 milionë lekësh për secilën bashki, është afro sa 3-fishi i shumës që pagoi Bashkia e Tiranës për zbukurimet e qendrës së qytetit.
    Rreth 3.5 milionë lekë kushtoi në Tiranë zbukurimi i prokuruar nga Veliaj, në një kohë kur zbukurimet në Tiranë janë më voluminoze dhe normalisht më të kushtueshme.

    Zbukurimet Fier Elbasan
    Faksimile e transaksioneve te realizuara nga thesari per llogari te Bashkive Fier dhe Elbasan

    Nga ana tjetër, kjo shumë e dedikuar vetëm për zbukurimin disa ditor në Fier dhe Elbasan rezulton tepër luksoze krahasuar me fondet që prokurojnë këto Bashki për institucionet e tyre kulturore. Për shembull 10 milionë lekë është një shifër gati sa 4-fishi i buxhetit që këto Bashki dedikojnë për Teatrin e qytetit, për gjithë vitin.

    Duket se prokurimet majme me “eventet” dhe “zbukurimet” janë kthyer në epidemi dhe tashmë nga niveli qendror, loja po shtrihet dhe në bashkitë e vendit. / Hashtag
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Drejtësia, Kukan e Fleckenstein: Harrojeni BE-në pa reformën

    Reforma në drejtësi është kryefjala e sezonit politik 2016, një reformë që është në pritje të kthimit nga Venecia të draftit të ekspertëve, të quajtur në gjuhën e përgjithshme si ekspertë të Qeverisë dhe bashkë me këtë draft janë edhe dy blloqe me vërejtje, një nga LSI dhe tjetra nga PD.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Konferenca e dy eurodeputetëve, KE mision monitorues për të ndjekur nga afër reformën në drejtësi

    Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenstein ishin në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit por edhe për të parë përparimin që është bërë me reformën në drejtësi.
    Eurodeputeti Fleckenstein tha se do të prezantojë një raport për Shqipërinë ku do ti kerkojë Komisionit Europian një mision monitorimi për këtë reformë.
    Ndërsa eurdeputeti Kukan tha se PE e shikon Shqipërinë në Bashkimin Europian.
    Ndërsa në hapje të konferencës, kreu i Kuvendit Ilir Meta pasi falenderoi dy eurodeputetet për kontributin e tyre, tha se ligji për dekriminalizimin do të nisë zbatimin brenda dy muajsh.
    Fleckenstein: Ne jemi këtu pas miratimit të dekriminalizimit për të krijuar një ide sesi mund të ndihmojmë vendin. Ne jemi të kënaqur me ecurinë që është arritur deri tani, po presim rekomandimet e komisionit e Venecias pataj do të fillojë puna me furi.
    Më duhet të them që ajo që na nevojitet është një qasje e përbashkët që jo vetëm të miratohen, por edhe ajo që është më e vështira zbatimi i duhur i reformave. Unë jam i kënaqur me ato që kam dëgjuar me Bashën, Metën. Me kanë bindur se ekziston një zgjidhje.
    Pas disa javësh do të kemi mundësinë të diskutojmë edhe raportin tim si raportues i PE për Shqipërinë. Në atë raport unë dëshiroj ti sugjeroj Komisionit, që pas miratimit dhe duke filluar zbatimi i reformës në drejtësi, Komisioni Europian të bëjë të qartë që të ketë një mission monitorues që të ndjekë nga afër dhe të shohë nga afër se cfarë po ndodh me zbatimin e reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë besojmë se ne do të ndihmojmë. Ideja është që ne kemi nevojë për këtë gjë, ju keni nevojë për këtë gjë. Ajo që dua të them është sesi mund të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar në rast se nuk kemi një reformën në drejtësi.
    Në fund të fundit kjo reformë nuk do të bëhet për zonjën Merkel apo për ndonjë tjetër, por për popullin në Shqipëri.
    Kukan: PE kërkon të shohë Shqipërinë në BE
    Kukan: Sot ne kemi ardhur për të parë si mund të ecet përpara me reformën në drejtësi. Ne kemi ardhur këtu që të dëgjojmë udhëheqësit tuaj dhe tju ndihmojmë për këtë reformë, e cila është e rëndësishme që Shqipëria të eci përpara në integrimin europian.
    Shqipëria është vend me statusin e vendit kandidat. Ne kërkojmë që shqipëra të ecë përpara mundësisht me një datë , mundësisht se kur do të celen negociatat.
    Meqe Shqipëria është në këtë stad ka disa pritshmëri dhe ajo me e rëndësishmja është reforma në drejtësi.
    Mos harroni që ne PE keni shumë miq, ne dëshirojmë që duam të shohim Shqipërinë të angazhuar për anëtarësimin në BE.
    Sa më shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e negociatave për anëtarësim në BE aq më mirë do të jetë për PE, sepse kjo është një punë e përbashkët, aq më mirë do të jetë për ju dhe për qytretarët shqiptarë.
    Ne jemi të kënaqur që reforma në drejtësi është në process, kjo është shumë e rëndësishme. Unë do të largohem nga Shqipëria pak më shumë optimist.
    Në fund të fundit është përgjegjësia e politikanëve tuaj që të miratojnë reformën në drejtësi, sepse keni një bazë, atë të Komisionit të Venecias.
    Meta: Ligji për dekriminalizimin do të nisë zbatimin brenda dy muajsh.
    Meta: Përsëris falenderimet e mia si kreu i Kuvendit për kontributin e vecantë që të dy sëbashku dy eruodeputetët kanë dhënë për të moderuar debatin politik në vend dhe për të nxitur arritjen e konsensusit për të mbyllur procesin e dekriminalizimit, për të cilin parlamenti u shpreh në mënyrë unanime.
    Ligji tashmë ka hyrë në fuqi dhe sëbashku edhe me vendimet e tjera që kuvendi po punon në mënyrë konsensuale do të bëjë që zbatimi i tij të nisë brenda dy muajsh.
    Gjatë takimit që kemi pasur kemi shkëmbyer mendime për ecurinë e reformave ku fokusi ka qenë përparimi i mëtejshëm për reformën në drejtësi. E kemi quajtur të nevojshme për të ngritur në standard funksionimin e shtetit ligjor.
    Kemi diskutuar edhe për cështje të tjera që kanë të bëjnë në përmbushjen e detyrimeve për integrimin europian. Falenderoj dy grupet e PE për vëmendjen e vazhdureshme që kane treguar per Shqiperine.
    Kukan e Fleckenstein në Tiranë: Reformat dhe integrimi kërkojnë konsensus
    Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.
    Meta shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Fleckenstein dhe Kukan për ligjin e dekriminalizimit. U diskutua edhe për projekt-rezoluten e Parlamentit Europian per Shqipërinë dhe mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi. U nda bindja e përbashkët që reformat dhe integrimi kërkojnë konsensus, gjithëpërfshirje dhe konstruktivitet mes te gjitha paleve. Kukan dhe Fleckenstein konfirmojnë vullnetin e Parlamentit Europian për avancimin e Shqipërisë drejt BE.
    Deri tani është mësuar se në orën 12: 00 dy eurodeputetët takuan ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, më pas në orën 14: 45 takoi kryeministrin Edi Rama, në 15: 30 kryetarin e Kuvendit Ilir Meta e më pas me liderin e opozitës Lulzim Basha.
    Rreth orës 16 15 minuta do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp mes rapotuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
    Kukan e Fleckenstein në Tiranë: Byroja e hetimit të jetë e pavarur
    Para nisjes se takimeve eurodeputeti Fleckenstein i pyetur nga gazetarët për Byronë e hetimit u shpreh se duhet “të jetë e pavarur”
    Fleckenstein: “Une jam ketu së bashku me kolegun Eduard Kukan për të mësuar se si është situata politike para miratimit të reformës në drejtësi, se si e shikojnë partitë politike grupet e interesit dhe parlamenti, dhe të kuptojmë se cilët janë ata që e duan këtë reformë
    Pyetje – A jeni i kënaqur me punën e deritanishme për reformën?
    Fleckenstein: – Deri tani jam i kënaqur. Duhet të punojmë bashkë me rekomandimet e Venecias dhe pastaj mund të kemi një mundësi, ju mund të keni një mundësi.
    Pyetje – Po për Byronë e Hetimit çfarë opinioni keni, ka një debat të madh në Shqipëri për këtë çështje. Për varësinë e saj?
    Fleckenstein: – Prokuroritë dhe gjykatat duhet të jenë gjithëmonë të pavarur. Nuk mund të jap shumë detaje se si do të trajtohet kjo cëhstje nga parlamentit Duhet të informohem njëherë dhe më pas do të jap opinionin tim.
    Ligji- Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij. Sa i përket reformës në drejtësi, politika pret rekomandimet e Komisionit të Venecias.
    Ishin pikërisht dy raporteret e Shqpërisë në Parlamentin Europian Kukan dhe Flenkenstein që negociuan marrëveshjen politike të dhjetorit 2014 që riktheu opozitën në Parlament,pas 6 muajsh bojkot.


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Meta: Reforma në drejtësi, në pranverë. BKH, sa më shpejtë

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar këtë të enjte se reforma në drejtësi do të miratohet në pranverë.


    “Jam i bindur se do të arrijmë të përmbyllim me sukses këtë reformë, sepse të gjithë aktorët politikë pajtohen se ka nevojë për një reformim të sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar Meta.

    Ai ka shprehur bindjen e tij se, “të gjithë mbështesin testimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë pjesë e sistemit”. Meta ka shprehur mbështetjen e LSI-së edhe sa i takon ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

    “Mbështesim çdo institucion që lufton korrupsionin. Votat e LSI-së do të jenë në mbështetje të këtyre nismave, me kusht që të jenë të çertifikuara nga BE”, ka thënë Meta.

    Ndër të tjera, kreu i Kuvendit ka vlerësuar se në këtë proces i rëndësishëm është edhe pozicioni i opozitës.

    “Pa opozitën mund ta kishim bërë në çdo kohë, por pa të e kemi të pamundur. Por opozita duhet të sqarojë pozicionin e saj”, ka thënë Meta.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    Pezull i zakonshëm i politikës shqiptare kur pritet të vijë arbitri ndëkombëtar si zv.Presidenti i SHBA J. Kerry, si në rastet epërsëritura kur përplasjet kanë shkaktuar tension dhe asnjë rezultat.
    Si gjithmonë para se të vijë një politikan ndërkombëtar i rëndësishëm i BE dhe i SHBA, politika shqiptare hesht, në pritje që më pas, të shtrembërojë përsëri si zakonisht deklaratat e për të filluar përsëri zënkën aty kë e kanë lënë, njëlloj si grindjet e banorëve të dikurshëm të diktaturës në shkollën e riedukimit.
    Duket qartë rezistanca që u bëhet reformave të ndërmarra nga koalicioni i majtë, rezistencë që ka marrë forma nga më të habitshmet madje edhe nga disa individë apo grupe brënda Maxhorancës të shprehura me opinione apo me pseudo-drafte.
    Sapo qeveria Rama nguli këmbë në reformat e mirëpritura nga BE dhe SHBA të lodhura nga politikanët hipokritë shqiptarë, menjëherë vjen një reaksion anti-reformë i kamufluar pikërisht me tezat si Reforam është anti kushtetuese; kur perëndimi thotë që reformat janë në rrugën e duhur,anti-reformistët bërtasin se kemi përpara një qeveri hajdute, bandite, kriminele, duke përkufizuar saktë vehten e tyre se ç`kanë bërë 8 vite rresht por duke e hedhur në treg sikur këto po i bën qeveria Rama ?!!!.
    Menjëherë sapo Reforma në drejtësi ravijëzua si i vetmi shpëtim për pushtetin e tretë-Drejtësinë, anti-reformistët, ndërruan ministrin e koalicionit për të sjellë një edhe më hipokrit, dhe pushuan një sulm ndaj një drejtuesi të maxhorancës duke i drejtuar tytat e kalbura të shpifjes ndaj kryetarit tjetër.
    Por si duket, kahja e ngjarjeve, është në favor të qeverisjes e cila vazhdon përpjekjet për të nxjerrë nga bataku 25 vjeçar shtetin shqiptar të nxjerrë jashtë binarëve të një shteti europian.
    Pse ndodhi kjo?
    Sepse në këtë vend nuk ka akoma shtet të së drejtës por ka një pushtet të tretë të (Pa)Drejtësisë, që ka fundosur vëndin në llumin e mungesës së ligjit,
    Sepse nuk ka ndëshkim për shkelësit e ligjit por drejton Pandëshkueshmëria,
    Sepse në këtë vënd i Korruptuari ulet në karrigen e pushtetit,
    Sepse në këtë vend pafajshmi hesht për shkak të mungesës së ligjit, dhe frikës së antiligjit,
    Sepse në këtë vend injoranca drejton dikasteret, dhe dikastereve u mungon profesionisti dhe teknokrati,
    Sepse në këtë vend i kriminalizuari bërtet se është i dekriminalizuar deri në rrëzë, por nuk mjafton me kaq, madje kërkon llogari se përse e akuzojnë kot,
    Sepse i hajduti jo vetëm del i pafajshëm nga Sistemi i (Pa)drejtësisë, por edhe kërkon ti kthehen paratë e vjedhura,
    Sepse, i `papuni` nuk bën demonstrata për të gjetur punë, por hidhet në protesta për fituar ndonjë lek qyl nga politikanët,
    Sepse ata që nuk paguajnë faturat e energjisë dhe taksat kërkojnë llogari se përse duhet të paguajnë kur nuk kanë paguar për 25 vjet rresht (?!),
    Sepse politikanët e rrëzuar me votë nga populli akuzojnë fituesit për mashtrim, në vënd që të ulin kokën dhe të mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe për dëmet që i kanë shkaktuar shtetit me qeverisjen e gabuar,
    Sepse politikanë të maxhorancës që nuk kanë mundur të fitojnë ndonjë post për faj të papërgjegjshmërisë së tyre, bredhin si Robert Çamçakizi me duar në xhepa dhe kërkojnë të drejtojnë vendin, duke u përpjekur të çoroditin me lajthitjet e tyrë statuore elektoratin nga i cili ka marrë votën,
    Sepse, deputetë të opozitës kërkojnë llogari për Reformat të cilat vetë nuk patën asnjë të realizuar në kohën e tyre,
    Sepse individë të opozitës zbatojnë programin Gëbels të nxirjes së punës së kundërshtarit me moton: shpif , shpif, se diçka do të mbetet``.
    Të gjitha këto paradokse që po has Shqipëria dhe shqiptarët, morën formën e duhur- pikërisht për të kundërshtuar Reformat që do ta largojnë këtë vënd nga orientalizmi dhe hipokrizia politike e politikanëve tanë anadollakë dhe qelepirxhinj, dhe prodhojnë një sherr të vazhdueshëm që vazhdon prej 25 vitesh të gëlojë në vëndin tonë duke shkaktuar një anarki, zgjatje të tranzicionit, papunësi, emigrim etj që e i njohim fare mirë.
    Sherreve tona të cilat ndizen nga ata që kanë përgjegjësi 25 vjeçare në këtë vënd dhe që janë në drejtim si politikanë, deputetë, qeveritarë gjatë gjithë këtyre viteve, u vjen momenti i pezullit dhe i heshtjes hipokrite kur vjen `Godo-ja`, ose nga BE ose nga SHBA.
    Nesër do na vijë `Godo-ja` me emrin Xhon Kerri nga SHBA zv.President . Të gjithë fajtorët , të papërgjegjshmit, shpifësit, të korruptuarit, hajdutët, kriminelët, të pandëshkueshmit, janë gjithë sy e veshë pikërisht për të mësuar nëse e ka seriozisht ky amerikani apo jo; por edhe në se e ka seriozisht, ky grup kaq i madh keqbërësish ja ka gjetur ilaçin se si ti bëjnë bisht drejtësisë së ardhshme: veshin menjëherë lëkurën e qëngjit dhe populli i shkretë dhe i dërguari i nderuar nuk e merr vesh me kë ka të bëjë.
    Në këtë moment të vjen ndër mënd zgjidhja se si mund të gjëndet fajtori.
    Dhe zgjidhja, çuditërisht na vjen pikërisht nga një sentencë e Mafias e cila i gjente shpejt fajtorët e tyre.
    Kush e ka parë filmin monumental `Il Padrino`, do të kujtojë që në serinë e parë të atij filmi Don Korleone i thotë të birit Majkëllit: `….Dëgjo bir, kush do të vijë i pari nga klani tjetër për të thënë se ku do të bëhet takimi- ai është fajtori…….`.
    Dihet qënë pritje të Xhon Kerrit, janë të gjithë gjithë sy e veshë, të mirë e të liq, por të këqinjtë në Shqipëri kanë edhe një favor që nuk e kanë aty jashtë shtetit:
    -janë të pasur e të pandëshkueshëm, prandaj kujdes o J. Kerri.

  13. #33
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Pezull i zakonshëm i politikës shqiptare kur pritet të vijë arbitri ndëkombëtar si zv.Presidenti i SHBA J. Kerry, si në rastet epërsëritura kur përplasjet kanë shkaktuar tension dhe asnjë rezultat.
    Si gjithmonë para se të vijë një politikan ndërkombëtar i rëndësishëm i BE dhe i SHBA, politika shqiptare hesht, në pritje që më pas, të shtrembërojë përsëri si zakonisht deklaratat e për të filluar përsëri zënkën aty kë e kanë lënë, njëlloj si grindjet e banorëve të dikurshëm të diktaturës në shkollën e riedukimit.
    Duket qartë rezistanca që u bëhet reformave të ndërmarra nga koalicioni i majtë, rezistencë që ka marrë forma nga më të habitshmet madje edhe nga disa individë apo grupe brënda Maxhorancës të shprehura me opinione apo me pseudo-drafte.
    Sapo qeveria Rama nguli këmbë në reformat e mirëpritura nga BE dhe SHBA të lodhura nga politikanët hipokritë shqiptarë, menjëherë vjen një reaksion anti-reformë i kamufluar pikërisht me tezat si Reforam është anti kushtetuese; kur perëndimi thotë që reformat janë në rrugën e duhur,anti-reformistët bërtasin se kemi përpara një qeveri hajdute, bandite, kriminele, duke përkufizuar saktë vehten e tyre se ç`kanë bërë 8 vite rresht por duke e hedhur në treg sikur këto po i bën qeveria Rama ?!!!.
    Menjëherë sapo Reforma në drejtësi ravijëzua si i vetmi shpëtim për pushtetin e tretë-Drejtësinë, anti-reformistët, ndërruan ministrin e koalicionit për të sjellë një edhe më hipokrit, dhe pushuan një sulm ndaj një drejtuesi të maxhorancës duke i drejtuar tytat e kalbura të shpifjes ndaj kryetarit tjetër.
    Por si duket, kahja e ngjarjeve, është në favor të qeverisjes e cila vazhdon përpjekjet për të nxjerrë nga bataku 25 vjeçar shtetin shqiptar të nxjerrë jashtë binarëve të një shteti europian.
    Pse ndodhi kjo?
    Sepse në këtë vend nuk ka akoma shtet të së drejtës por ka një pushtet të tretë të (Pa)Drejtësisë, që ka fundosur vëndin në llumin e mungesës së ligjit,
    Sepse nuk ka ndëshkim për shkelësit e ligjit por drejton Pandëshkueshmëria,
    Sepse në këtë vënd i Korruptuari ulet në karrigen e pushtetit,
    Sepse në këtë vend pafajshmi hesht për shkak të mungesës së ligjit, dhe frikës së antiligjit,
    Sepse në këtë vend injoranca drejton dikasteret, dhe dikastereve u mungon profesionisti dhe teknokrati,
    Sepse në këtë vend i kriminalizuari bërtet se është i dekriminalizuar deri në rrëzë, por nuk mjafton me kaq, madje kërkon llogari se përse e akuzojnë kot,
    Sepse i hajduti jo vetëm del i pafajshëm nga Sistemi i (Pa)drejtësisë, por edhe kërkon ti kthehen paratë e vjedhura,
    Sepse, i `papuni` nuk bën demonstrata për të gjetur punë, por hidhet në protesta për fituar ndonjë lek qyl nga politikanët,
    Sepse ata që nuk paguajnë faturat e energjisë dhe taksat kërkojnë llogari se përse duhet të paguajnë kur nuk kanë paguar për 25 vjet rresht (?!),
    Sepse politikanët e rrëzuar me votë nga populli akuzojnë fituesit për mashtrim, në vënd që të ulin kokën dhe të mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe për dëmet që i kanë shkaktuar shtetit me qeverisjen e gabuar,
    Sepse politikanë të maxhorancës që nuk kanë mundur të fitojnë ndonjë post për faj të papërgjegjshmërisë së tyre, bredhin si Robert Çamçakizi me duar në xhepa dhe kërkojnë të drejtojnë vendin, duke u përpjekur të çoroditin me lajthitjet e tyrë statuore elektoratin nga i cili ka marrë votën,
    Sepse, deputetë të opozitës kërkojnë llogari për Reformat të cilat vetë nuk patën asnjë të realizuar në kohën e tyre,
    Sepse individë të opozitës zbatojnë programin Gëbels të nxirjes së punës së kundërshtarit me moton: shpif , shpif, se diçka do të mbetet``.
    Të gjitha këto paradokse që po has Shqipëria dhe shqiptarët, morën formën e duhur- pikërisht për të kundërshtuar Reformat që do ta largojnë këtë vënd nga orientalizmi dhe hipokrizia politike e politikanëve tanë anadollakë dhe qelepirxhinj, dhe prodhojnë një sherr të vazhdueshëm që vazhdon prej 25 vitesh të gëlojë në vëndin tonë duke shkaktuar një anarki, zgjatje të tranzicionit, papunësi, emigrim etj që e i njohim fare mirë.
    Sherreve tona të cilat ndizen nga ata që kanë përgjegjësi 25 vjeçare në këtë vënd dhe që janë në drejtim si politikanë, deputetë, qeveritarë gjatë gjithë këtyre viteve, u vjen momenti i pezullit dhe i heshtjes hipokrite kur vjen `Godo-ja`, ose nga BE ose nga SHBA.
    Nesër do na vijë `Godo-ja` me emrin Xhon Kerri nga SHBA zv.President . Të gjithë fajtorët , të papërgjegjshmit, shpifësit, të korruptuarit, hajdutët, kriminelët, të pandëshkueshmit, janë gjithë sy e veshë pikërisht për të mësuar nëse e ka seriozisht ky amerikani apo jo; por edhe në se e ka seriozisht, ky grup kaq i madh keqbërësish ja ka gjetur ilaçin se si ti bëjnë bisht drejtësisë së ardhshme: veshin menjëherë lëkurën e qëngjit dhe populli i shkretë dhe i dërguari i nderuar nuk e merr vesh me kë ka të bëjë.
    Në këtë moment të vjen ndër mënd zgjidhja se si mund të gjëndet fajtori.
    Dhe zgjidhja, çuditërisht na vjen pikërisht nga një sentencë e Mafias e cila i gjente shpejt fajtorët e tyre.
    Kush e ka parë filmin monumental `Il Padrino`, do të kujtojë që në serinë e parë të atij filmi Don Korleone i thotë të birit Majkëllit: `….Dëgjo bir, kush do të vijë i pari nga klani tjetër për të thënë se ku do të bëhet takimi- ai është fajtori…….`.
    Dihet qënë pritje të Xhon Kerrit, janë të gjithë gjithë sy e veshë, të mirë e të liq, por të këqinjtë në Shqipëri kanë edhe një favor që nuk e kanë aty jashtë shtetit:
    -janë të pasur e të pandëshkueshëm, prandaj kujdes o J. Kerri.
    O pall Rike, axhenden e John Kerryt e percakton ambasada amerikane, sigurisht sipas frymes se diplomacise amerikane!
    Si s'ju vjen pak zorr nga vetja qe i shisni si të verteta keto lloj injorantlleqesh. A keni moral juve, apo jeni gati t'i ulni edhe breket kur ia u kerkon partia!

    Ptuu fare e peshtire keta rilindaxhinjte...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    Po ky Duka -albo-...cpati?

  15. #35
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    Po te kesh lexuar diçka rreth diplomacise e kupton budallekun e ketij artikullshkruesit te marmalates... Por s'me duket se paske kuptuar gje! Kurajo, s'je as i pari e as i fundit
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    Bill Kerri(KnP) zbriti nga avjoni(aeroplani dumth) dhe dukej si nje eagle kaubojsish te vjeter, ne shpetim te republikes se mbretit fallc dhe eleminimin e gjurmeve te debores(dbrs) se konfederatave apo qeti_rehatise se qyteteve shqiptare, por te vogla!

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Në pritje që J. Kerri të vendosë drejtësi

    JimK erri nuk mund te beje drejtesi kur ka bere kerdine ne vendin e tij, me genj eshtra!

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Ligji i sapo miratuar, dhe Formularët e realizuar nga ky Ligj të miratuar gjithashtu nga Parlamenti per tu plotësuar nga: drejtuesit e Lartë të Qeverisë, Deputetët, drejtuesit e Lartë të Pushtetit të tretë, Presidenti, dhe Drejtuesit e Lartë të Universiteteve, etj, rrezikon të minojë të drejtat dhe liritë e njeriut në Shqipëri.
    Këtë alarm e dha dhe një nga komisionerët e PE dhe të BE, të ardhur në janar , duke deklaruar në disa media televizive (pra jo fjalë për fjalë por pak a shumë) se … asnjë vënd europian nuk e ka këtë ligj, por elemente të këtij ligji janë të futur në ligje të drejtësive të vendeve të BE… megjithatë vazhdoni….
    Përse e thuhet se Ligji i dekriminalizimit mund të rrezikojë liritë dhe të drejtat e njeriut të sanksionuara në Kushtetutën tonë të Republikës së Shqipërisë?
    Së pari mund të rrezikojë liritë dhe të drejtat e njeriut në rastet se ky ligj bie në duar jo- teknokrate dhe profesionale, duke e bërë Ligjin dhe Formularët e Udhëzimet e tij një boomerang për të goditur njerëz të pafajshëm apo individë me integritet professional dhe moral, të cilët kërkojnë të zgjidhen ose të marrin poste të larta, gjë që nuk pëlqehet nga politika dhe politikanët në drejtim.
    Së dyti, ligji rrezikon të prekë liritë dhe të drejtat e njeriut sidomos kur kërkohet të shtrihet tek njerëzit e thjeshtë sidomos neni 9 i Ligjit për Dekriminalizimin:
    Ky Neni 9 thotë: ``Detyrimi për bashkëpunim``
    Çdo organ shtetëror ka detyrimin që të bashkëpunojë me organet
    E ngarkuara nga ky ligj për verifikimin e të dhënave,fakteve dhe
    Rrethanave të deklaruara prej shtetasve sipas këtij ligji.
    Mosbashkëpunimi apo refuzimi për të bashkëpunuar,pengesa, vonesa
    Apo keqdrejtimi në procesin e verifikimit përbën vepër penale në
    Përputhje me nenet 248 të Kodit Penal.
    Ky Nen, bie ndesh me Nenin Nr.27 te Kushtetutes ne te tre pikat e saj qe thotë:
    Neni 27 1.
    Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj.
    2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme: a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente; b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj; c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj; ç) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent; d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë; dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit.
    3. Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.
    Po ashtu dhe Neni 5 i Ligjit për Dekriminalizimin që thotë:
    ``Vetëdeklarimi i rekordeve penale dhe verifikimi i të dhënave``,
    Ka disa pika ne kunddërshtim me Kushtetuten sidomos me nenin 15, nenin 16 dhe nenin 27 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
    Problemet që mund të dalin mund të jenë nga më të ndryshmet dhe do të shktkojnë anomaly të ndryshme qoftë për shkak të mosprofesionalizmit të atyre që do ta zbatojnë (historia 25 vjeçare e vendit ka treguar) se kjo gjë ka ndodhur; qoftë nga tendenca për të shmangur konkurentë ë zot dhe të aftë si dhe për të shmangur meritokratët, gjë që do të shkaktojë një rrjedhje të vazhdueshme të intelektualëve dhe njerzve të aftë të cilët do të emigrojnë apo nuk do të kenë mundësi të japin kontributin e tyre për zhvillimin e vëndit.
    Kryesore janë Nenet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të cilat sanksionojnë me ligj të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe të drejtat fetare e të pronës të cilat duhet të zbatohen.
    Sipas Kushtetutës së Republiks së Shqipërisë thuhet:
    Neni 15
    1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
    2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre
    Neni 16
    2. Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetutë vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të drejtave, lirive dhe detyrimeve
    Neni 17
    1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
    2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
    Neni 27
    1. Askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të
    parashikuara me ligj.
    2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:
    a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;
    b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë detyrimi të caktuar me ligj;
    c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për të parandaluar kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;
    ç) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin kompetent;
    d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;
    3. Askujt nuk mund t’i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.
    Nga Nenet kryesore të kushtetutës i cili pkreket dhe rrezikohet të mos zbatohet është Neni 30, i cili thotë:
    ``Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë të ekstradimit``.
    Ky nen i rëndësishëm, sot me miratimin e Ligjit të Dekriminalizimit është vënë në rrezik.

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Ligji i dekriminalizimit qe nje budallik "alla-shqiptraçe.
    Por problemi ne realitet nuk eshte ligji i dekriminalizimit,eshte turma entuziaste qe u vu mbrapa mbas ketij ligji,perfshi dhe te ashtequajturit nderkombetare.
    Kjo tregon se ai vend ka nje prirje optimistike drejt injorances qe ve ne rrezik dhe vet minimumin e inteligjences.

    Nje ligj i tille eshte i veshtire te zbatohet ne nje shtet normal.Ne nje Shtet si Shqiperia ku drejtesia pothuajse se nuk funksionon o edhe pothuajse nuk egziston dhe ku numuri i krimineleve te mosakuzuar-akuzuar e mosdenuar eshte shume e shume here me i larte se numuri i krimineleve te denuar,eshte nje ligj qe i sherben vetem kriminalizimit se inteligjences,fatkeqsisht te organizuar.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Ligji i Dekriminializimit - rrezikon shkelje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

    Kastriot Myftaraj eshte shume inteligjent.Por ka te beje me kanceroze mediatik qe Kaqi nuk e kupton!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •