Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 54 prej 54
  1. #41

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #42
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    E mbani mend kete Top Channelin, kur vinte presidenti i SHBA-se ne Tirane duke deklaruar perpara mediave se Shqiperia do te anetaresohej ne NATO dhe Kosova do te behej shtet i pavarur, keta ordineret me filo-grekun Filip Çakullin ne krye, sajonin barcoleta se George Bushit i vodhen oren ne Kruje! Ja ky eshte Top Turpi or miq, nje sekt perversesh e gjobaxhinjsh!

    Ça do thote Topi per kete lajmin me poshte:

    Ja prova. Veliaj dështon të zhduk gjurmët nga "Facebook" / FOTO


    Emri:  image.jpeg

Shikime: 187

Madhësia:  76.5 KB

    Erion Veliaj është ndoshta i pari kryebashkiak në botë që gjendet vetëm pak muaj pasi ka marrë detyrën, në një situate të vështirë nga një falsifikim që i ka bërë firmës së një vartësi të tij.

    Pasi u përbetua publikisht se punonjësit e tij kishin numëruar çdo protestues që bëri “çiçin” me 8 Dhjetor, deklaroi se firmës së vartësit të tij do t’i dilte vetë për zot.

    Por sot pasi laboratori i ekspertizës vërtetoi se firma nuk ishte e inspektorit, por e falsifikuar me urdhër të kryebashkiakut Veliaj, ky i fundit ka vrapuar të pastrojë “Facebook-un” e tij.

    Sot në “Facebook-un” e Erion Veliajt nuk gjendet e postuar më gjoba me firmën e falsifikuar të inspektorit.

    Por kjo nuk i fsheh dot provat, ndjekës të postimeve të tij, kanë ruajtur një foto nga postimi i Erion Veliajt.

    Emri:  image.jpg

Shikime: 147

Madhësia:  53.6 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    keni harruar dhe dicka tjeter per kete majmunin e sorres, se si sinjalizonte europarlamentaret per gruan e kryebashkiakut te kavajes qe e kishin marr peng ( pushtetaret ) dhe I hoqen femijen . manipulatori velicka dhe co e kane marr peng kete vend.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin

    Natyrisht,tani duhet te flejme te qete.

    Mbetet vetem per tu kallzuar penalisht kush ka dhene keto perfundime ne rruge jo zyrtare.

    Dihet qe Prokuroria i ka zyrat tek Bari i Lagjes por qenka Han fare.Neper Baret e lagjeve ka me shume seriozitet.

  5. #45
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Citim Postuar më parë nga par Lexo Postimin
    keni harruar dhe dicka tjeter per kete majmunin e sorres, se si sinjalizonte europarlamentaret per gruan e kryebashkiakut te kavajes qe e kishin marr peng ( pushtetaret ) dhe I hoqen femijen . manipulatori velicka dhe co e kane marr peng kete vend.
    Per kete tipin e ke llafin ti

    Erjon Veliaj, ke të fala nga policia!

    Emri:  image.jpg

Shikime: 113

Madhësia:  32.0 KB

    Ai mund të ketë krijuar hijen e një kryebashkiaku të rreptë me qytetarët e tij, por me sa duket, dikush e injoron Erion Veliajn! Thirrjet e kërcënimet me gjoba për të mbajtur urinën e mos ndotur Tiranën, për këtë efektiv të rrugores duken të papërfillshme. Duhet të ketë qenë në siklet të madh polici, përderisa në mes të ditës, në krye të detyrës, hapi krahun për të mbaruar punë si zotni, tek koshi!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #46
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    SHËNIM/ Erion Veliaj politikani i "vetëbërë" mbi gënjeshtrën/

    Emri:  image.jpeg

Shikime: 187

Madhësia:  95.1 KB

    Mund të kishte qenë ndryshe për Erion Veliajn, mund të mos kishte përqafuar modelin që ka përqafuar dhe sërish mund të kishte bërë rrugë në politikë. Djaloshi 23-vjeçari që dikur u shfaq me MJAFT-in, nuk ishte pa nerv, nuk ishte as pa thelb deri diku, por ai zgjodhi të ishte krejt e kundërta.

    Ose më saktë i njëjti e madje edhe më keq me modelin që mëtonte se luftonte me MJAFT-in e tij. Erion Veliaj, po shpërfaq modelin e ri të politikës shqiptare, dhe kur themi i ri kjo nuk do të thotë aspak pozitiv. Erion Veliaj përshkruhej studio më studio nga Artur Zheji si një politikan “self-made” thënë shqip një politikan që është “vet-bërë” pa u yshtyr politikisht nga një model i vetëm.

    Por ndërsa Zheji mundohej t’ia atribuonte këtë fakt si meritë para zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit, në fakt ai po thoshte një të vërtetë të madhe. Erion Veliaj është vërtetë një politikan “i vetëbërë”, i zhytur me kokë në detin e politikës dhe për të mbijetuar nga tallazet e forta të saj ai ka zgjedhur si kamerdare mbijetese, gënjeshtrën, mashtrimin, pafytyrësinë, butaforinë, manipulimin e çdo gjëje që e rrethon, që i përket, që e identifikon, që duhej ta nderonte dhe ja ta turpëronte dhe me të gjitha këto mekanizma, ai i ka qepur vetes një jelek me të cilin ai synon të shkojë larg në politikë.

    Ky model i Erion Veliajt i cili tashmë të vërtetën më të madhe të tij ka vetëm gënjeshtrën nisi një ditë Maji të vitit 2011. Pak kush e kujton tashmë historinë e Griseldës. Ajo ishte asokohe bashkëshortja e kryebashkiakut aktual të Kavajës Elvis Rroshi dhe që në një moment të caktuar u raportua se ishte rrëmbyer.

    Opozita e asokohe, Partia Socialiste tentoi ta përdorë fort këtë histori para zgjedhjeve lokale si një akt pas të cilit fshihej qeverisja e atëhershme dhe për këtë çuan fjalë derë më derë në ambasadat e huaja deri edhe në Bruksel duke u çjerrua deri në çmenduri për një pretendim absurd që vetëm 12 orë më pas u fashit.

    Griselda kishte vendosur të ikte nga Elvisi se nuk i jepte dot fëmijën që ai priste dhe kjo ishte e vërtetat e vetme. Por ama pak ditë më pas vetë ambasadat e huaja publikuan disa e-maile, dërguesi i të cilave ishte pikërisht Erion Veliaj asokohe Sekretar për Rininë në PS.

    “Miq, Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapo-zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kryeqytetit).

    Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…

    Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër. Faleminderit. Erion”- i shkruan Veliaj, ambasadave asokohe. Fiks teksti i një mashtruesi, i një të riu që edhe pse funksionar i një force politike sërish nuk i dridhej aspak dora që të shkruante informacione qartësisht të pavërteta. Por nëse ndonjë blof në opozitë edhe mund të jetë i kuptueshëm, ajo që ndodhi me personazhin në fjalë me ardhjen të majtës në pushtet është e frikshme.

    Me formimin e kabinetit të ri qeveritar, Edi Rama i besoi Erjon Veliajt postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale.

    A e dini se çfarë bëri ministri i ri?

    Veprimin e parë publik ishte të rrëmbente një fëmijë rom në krah dhe përmes kamerave që e shoqëronin,e dërgoi në krahë për tu kuruar në ambientet e Spitalit Ushtarak. Deri edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë e cilësuan këtë gjest të Veliajt si shumë të tepruar dhe të panevojshëm, vetë ministri se jo vetëm që nuk e mendonte kështu por konfirmoi se butaforia do të ishte arma e tij kundër të gjithëve.

    Veliaj që atë ditë e më pas nuk është ndalur më, kur të gjithë besonim se çdo gjë e ka një limit, Erion Veliaj ka qenë aty për ta rrëzuar këtë perceptim, duke dërguar një email për Griseldën, dukë rrëmbyer një fëmijë rom në krahë, duke dalë në punë një ditë pasi ishte martuar pavarësisht se video ishte xhiruar një ditë më parë, se ishte martuar me parat e pensionit të së ëmës dhe se ajo kishte kursyer aq sa i biri të bënte dy dasma, një në Gjirokastër e një Pezë, të falsifikonte deri edhe firmën e një polici bashkiak vetëm e vetëm për të gjobitur opozitën që proteston, dhe kush e di se çfarë akoma?

    Por nëse pjesa e butaforisë është një zgjedhje personale, gënjeshtra në të cilën cenohen interesat e qytetarit, ajo përbën edhe problemin real të politikanit “të vetëbërë” Erjon Veliaj. Në vetëm 6 muaj të marrjes së detyrës së Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka bërë ekzaktësisht të kundërtën e atyre që ka premtuar.

    Madje edhe këtu duke përdorur gënjeshtrën. Miratoi dhënien e parkingjeve nëntokësore me koncesion atu kishte premtuar shtimin e hapësirës së gjelbëruar, dha me koncesion parkingjet publike me terma kohor shumë afatgjatë, pikërisht ai që kishte sulmuar Lulzim Bashën për një nismë të tillë. Ai që ishte zotuar të mos jepte më leje në hapësira të gjelbërta, nuk iu dridh aspak dora kur firmos një seri lejesh, e madje edhe në kurorën jeshile të Kodrave të Liqenit.

    Erion Veliaj ishte ai që veprimin e parë si kryebashkiak i Tiranës, la për një ditë AUDI-n Q7 dhe mori autobusin për të parë nga afër gjendjen e tyre. Dhe vetëm, 4 muaj pas këtij akti, pa kërkuar asgjë në këmbim, Veliaj miratoi rritjen me 10 lekë të biletës, dhe për ta fshehur favorin e qartë ndaj shoqatës së autobusëve, ai e quajti këtë një indeksim.

    E pabesueshme!…

    Por në fund të ditës të gjitha këto konfirmojnë një fakt të vetëm, të pamohueshëm dhe ajo që është më e rëndësishmja, një fakt të rrezikshëm, Erjon Veliaj është një politikan i “vetëbërë” mbi gënjeshtrën. Ky mund të jetë një model suksesi për atë vetë, por nga ana tjetër është padiskutim një rrezik për pushtetin që ushtron praktikisht në dëm të 1 milionë shqiptarëve, që jetojnë në Tiranë.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #47
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: E-konfirmuar: Gjoba ndaj PD-se, Erion Veliaj ka falsifikuar firmen e inspektorit te Bashkise!

    Gjoba e falsifikuar ndaj PD-së
    Gati fletë-thirrjet për kreun e Policisë Bashkiake dhe shefen e kabinetit të Bashkisë
    26 janar 2016 15:00

    Prokuroria e Tiranës bën gati flet-thirrjet për të gjithë emrat që efektivi i policisë bashkiake Besmir Karaj, ka dhënë në kallëzimin e tij, në lidhje me falsifikimin e shkrimit në gjobën e vendosur ndaj Partisë Demokratike.
    ABC News ka mësuar se grupi hetimor, pas administrimit në dosje të akt-ekspertimit krahasues e grafik të Laboratorit të Policisë Shkencore, bën gati listën e personave që do të pyetën për llogari të dosjes.
    Burimet thonë se i pari që do të thirret, është drejtori i policisë bashkiake Ermal Kapllani dhe një nga përgjegjësit e grupeve të policisë, që ka në varësi direkt kallëzuesin Besmir Karaj. Thirrjes së prokurorisë, mësohet se nuk do ti shpëtoj edhe shefja e kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, emrin e të cilës e ka dhënë në kallëzim inspektori Karaj.
    Sipas prokurorisë, pas marrjes në pyetje nuk përjashtohet mundësia edhe e marrjes së shkrimit grafik e krahasues të këtyre personave, për të ekzaminuar me shkrimin e vendosur në flet-gjobën ndaj Partisë Demokratike e cila rezultoi se nuk është e inspektorit Karaj por është e falsifikuar. Eksperrtët në raportin e dorëzuar në prokurori, kanë specifikuar se në flet gjobën orgjinale të bllokut të inspektorit Karaj, vetëm firma është e tij. Ndërsa shkrimi që është plotësuar gjoba me 16 mln lekë ndaj partisë demokratike nuk është e inspektorit kallëzues, por e falsifikuar.
    Burimet pranë grupit hetimor, thonë se polici bashkiak Besmir Karaj gjatë deklarimeve në prokruori, ka shpjeguar pasditën e datës 8 dhjetor, eprori I tij me kërkesë të shefit të policisë bashkiake dhe shefes së kabinetit I kanë marr bllokun e gjobave. Disa orë më pas, ai ka deklaruar se flet-gjoba e firmosur prej tij është publikuar nga kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj në rrjetin e tij Facebook, ku njoftonte vendosjen e gjobës ndaj partisë demokratike. Ai ka deklaruar që nuk është ai personi që i ka vendosur gjobë subjektit partiak dhe për këtë fakt ka kallëzuar në prokurori falsifikimin e nënshkrimit.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #48

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    Kush me thote si PD del e deklaron kte farse pa asnje deklarate nga prokuroria?!

    Po ktu shkelet ligji!?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #49
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    Cilin perfaqesues nga selia PD-se paska folur perpara Prokurorise?! Pavaresisht se mire do bente edhe po te fliste..

    I vetmi qe ka folur me nje mesazh ne profilin e tij ne Facebook, eshte nje keshilltar ne bashkine e Tiranes!
    Kur kerkojne keta rilindaxhinjte standarte, eshte njesoj si te flasi e perdalura per nder! Per Eri Fikun e bashkise po flasim, mashtruesin me ordiner qe ka patur politika shqiptare...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #50
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    Gjoba e falsifikuar e Bashkisë Tiranë, Prokuroria u dërgon fletë-thirrje dy drejtuesve
    Publikuar në 08:22, 27 Janar, 2016 nga syri.net
    karaj-veliaj-gjoba
    Gafa e Bashkisë së Tiranës me gjobën e falsifikuar ndaj Partisë Demokratike për dëmet e shkaktuara nga protesta e 8 Dhjetorit 2015, do të çojë para Prokurorisë disa nga drejtuesit e Bashkisë së kryeqytetit.

    Ermal Kapllani, drejtori i Policisë Bashkiake dhe Anuela Ristani shefe e kabinetit kanë fletë-thirrje nga Prokuroria për të dhënë shpjegime në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Policia Shkencore konfirmoi se shkrimi në gjobën ndaj PD nuk ishte i punonjësit të Bashkisë së Tiranës, Besmir Karaj.

    Ekspertët kanë rrëzuar alibinë e drejtuesve të Bashkisë së Tiranës se gjoba u plotësua nga ky inspektor, kurse tani duhet të japin llogari para organit të akuzës, e cila mund t’i marrë edhe të pandehur. Veç dëshmisë së Ermal Kapllanit dhe Anuela Ristanit, hetuesit do të marrin edhe shkrime të punonjësve të Bashkisë së Tiranës për t’i krahasuar me shkrimin që ishte në gjobën e falsifikuar.

    Nëse gjendet se kush e ka plotësuar gjobën në emër të inspektorit Karaj, do të përballet me akuzën e falsifikimit të dokumenteve, vepër që parashikon deri në 7 vite burg. Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj është shprehur më parë se do të mbante ai përgjegjësi nëse gjoba rezulton false.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    O me ne fund dhe Prokuroria. Mbas shum e shume mundimesh te pakten po hiqet sikur ben nje gje sagllam.

    Jo se do zgjidhet ndonje gje por te pakten veprohet simbas llogjikes,simbas "formes" qe ka drejtesia.

    Ka nje denancim,bej nje verifikim,nga ky verifikim qe del se ka fallsifikim,dhe duhet gjetur autori i ketij fallsifikimi.

    Natyrisht,si llogjik duhet te kishte arrestuar te dyshuarit,pa u kompromentuar ngjarja o fakti. Per kete edhe ekspertiza o verifikimi duhet te mbaheshin sekret.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    po dhe Ramadan troci qe hetoj full-hajnin, aksidentin e te ndjerit Olldashit, dhe korrupsionin e kryebashkiakut te vlores I nxori te pafajshem, vetem se kishte ngelur pak me barr si prokuror, dhe u desh te terhiqej. Gomar I ati dhe gomarice I biri ky lloj pushteti dhe gjygjesori.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    vetem kjo i eshte zbuluar deri tani ???
    prit se do jete 4 vjet
    ahuhaaaaaaaa sa do ti zbulohen atij prit, prit se eshte vec fillimi
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  14. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Inspektori i Bashkisë: Erion Veliaj më fallsifikoi firmën në gjobën ndaj demokratëve

    FOTO/ Veliaj hakmerret ndaj policit bashkiak që e denoncoi për falsifikim

    Emri:  karaj-veliaj-gjoba.jpg

Shikime: 391

Madhësia:  47.1 KB

    Polici Bashkiak, Besmir Karaj, i cili u bë i njohur për shkak të gjobës ndaj Partisë Demokratike është pushuar nga puna nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

    Për këtë vendim ka reaguar përfaqësuesja e PD-së në këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo. Ajo është shprehur se pushimi nga puna i policit bashkiak është hakmarrje e Veliajt pasi “Karaj pati integritetin dhe kurajën që ta denonconte publikisht se firma e gjobës nuk ishte e tija, se ishte falsifikuar”.

    Bozdo shprehet edhe në lidhje me kallëzimin që ka bërë polici bashkiak në lidhje me fallcifikimin e firmës.

    “Prej 5 muajsh, prokurori Ardian Dyrmishi, mban të mbyllur në sirtar këtë kallëzim, ka provat dhe faktet e mjaftueshme dhe nuk ndërmerr asnjë veprim ligjor ndonëse mediat raportuan se edhe laboratori shkencor i policisë konfirmoi falsifikimin e firmës nga Bashkia”, tha Bozdo.

    “Denoncuesi i krimit, i falsifikimit, Polici Karaj që prej tre vitesh në detyrë nuk kishte asnjë vërejtje apo shkelje, hidhet në rrugë, ndërsa autori i krimit, falsifikatori, Erion Veliaj nuk preket, madje vazhdon të trashë zullumin çdo ditë”, përfundoi ajo.

    Emri:  karaj_1462908269-4024712.jpg

Shikime: 112

Madhësia:  42.3 KB

    Syri

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •