Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë.

    Verën e kaluar ndjenja dy javë në bregdetin kroat dhe kryesisht ne qytetin Zadar, në rrethinat e të cilit jeton një komunitet shqiptar, të cilët e quajnë veten arbënesh dhe nga koratët ata thirren si arbanashki.

    Ishte më të vërtetë një emocion i veçantë që të komunikoje me shqiptarë të shpërngulur nga pushtimi otoman dhe të vendsour në atë zonë dhe qe flasin sot e kësaj dite të folmen shqiptare të para 300 viteve.

    Ngaqë jam folës i dialektit gegë, nuk kisha veshtirësi për t'u marr vesh dhe për të folur me ta për çdo temë.

    Në vijim do të sjell pjesë nga fjalori i së folmes së tyre dhe shpresoj që do të ketë dhe anëtarë të këtij forumi që ndoshta e kanë përjetuar vetë bashkëbisedimin me ta.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    SERAFIM DILO (30-11-2015)

  3. #2

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Ret e kan she anën - Retë e kanë fshehur Hënën.

    Ko mbet me goj të apum - Ka mbetur me gojë të hapur.

    Benkuom kjosh! - Qofsh i bekuar!

    Breshni më ko vro vëneshtën - Breshëri më ka shkatërruar vreshtin.

    Në notje zogjët zojn me këndua - Në mëngjez zogjtë nisin dhe kêndojnë
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 29-11-2015 më 09:53

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    ...DYDRYNAS,edhe une kam patur fatin ti takoj ne ZARE,kete pjese fatkeqe te popullit tone.Edhe kjo pjese e popullit tone(paraardhesit e tyre),ashtu si edhe shume te tjere ne kohet turke(Ukraine,Vojvodine,Itali e Jugut_e prej aty edhe ne Argjentine e Amerike veriore)per ti shpetuar dhunes dhe tjetersimit,"zgjodhen"ikjen...Ne Zare,kam qendruar dy here,aty kam miq,dhe permes miqve kam takuar edhe Arberesh te Zares.Ka qene nje ndjenje shume e mire,dhe ne te njejten kohe edhe jam prekur shume kur ne nje ast takova nje te moshuar(Mark_o,emri i Tij) i cili me ka befasuar me nje te folme te cilen pothuajse tersisht kuptoheshim bashk.Ishte njeri interesant,kronist i vertete.Nga miku im,e edhe nga Aj mesova se Ai kishte vizituar Shqiperine dy here dhe,interesi i Tij kishte qene ta vizitonte Malesine e mbi Shkodres,prej nga thoshte se kishte prejardhjen,gje qe tregonte edhe e folmja e Tij.
    ....per kete teme vlejne edhe vargjet e Zef Serembes:

    Shqiperija matan detit na kujton,
    se Ne te huaj jemi te'k Ky Dhe
    sa vjet shkuan e zemra nuk harron,
    se Ne turku na la pa Memedhe.

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    DYDRINAS

    Shum interesante kjo eksperienca qe ke patur me nje kominiteti per te cilin nuk dime shum gjera. Kam dy pyetje per ty nqs ke informacione.

    1) Cilit besim i perkasin njerzit e atij komuniteti ?

    2) Me ato qe ke pare, kan rruajtur edhe traditat apo vetem gjuhen? Beson se jane drejt asimilimit ?

  6. #5

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    DYDRINAS

    Shum interesante kjo eksperienca qe ke patur me nje kominiteti per te cilin nuk dime shum gjera. Kam dy pyetje per ty nqs ke informacione.

    1) Cilit besim i perkasin njerzit e atij komuniteti ?

    2) Me ato qe ke pare, kan rruajtur edhe traditat apo vetem gjuhen? Beson se jane drejt asimilimit ?
    Arbeneshet e Kroacise jane besimtare te krishtere katolik. Kane kishen e tyre po meshat mbahen ne gjuhen kroate. Gjuhen shqipe e flet mire brezi me i vjeter se 50 vjec. Ndersa moshat e reja kuptojne pak por nuk dijne te flasin dhe nuk duan te flasin.
    Sapo hyn ne zonen e tyre banuese e kupton menjehere se ke hyre ne nje mjedis shqiptar. Edhe pse kane 3 shekuj qe jane ngulitur aty, te ta ka mbet ora. Nevoja per mbijetese i ka nxitur qe te jetojne bashke, qe te ndajne te miren dhe te keq en bashke, qe ta trajtojne zonen e tyre si te padepertueshme dhe te papushtueshme dhe nga forcat e rendit. Policia nuk shkon aty kurre, sepse ata praktikojne kodet e vjetra shqiptare te zgjidhjes se konflikteve.
    Nuk e njohin gjakmarrjen dhe bile per kete m'u shprehen me notat me negative, sepse degjojne dhe lexojne shume per situaten ne Shqiperi, Kosove etj.
    Shume prej tyre ndjekin televizionet shqiptare ne satelit dhe informohen per cfare ndodh, ndonese kane shume veshtiresi per te kuptuar gjuhen letrare shqipe. Mungesa e media ne dialektin gege ka qene dhe mbetet per ta nje pengese dhe nje shkak per bjerrjen e gjuhes shqipe. Nuk kane shkolle ne gjuhen shqipe. Koheve te fundit kane nisur qe te shprehin me shume interes per gjuhen dhe kulturen shqiptare.
    Ne mbremje ulesha ne tavoline per te biseduar. Ne krah kisha njerin qe fliste dhe kuptonte shqip, ndersa ne krahun tjeter dikend qe vetem kuptonte ndonje fjale shqip dhe per hir te tij detyroheshim te flisnim anglisht. Per cdo mbremje i thoja se duhet qe te ndjehet krenar qe eshte shqiptar.
    Kenaqesi e vertete ishte qe te degjoje grate e vjetra shqiptare te cilat dilnin ne plazh te parat qe ne ora 7 dhe largoheshin aty nga ora 11. Laheshin ne det dhe flisnin shqip per hallet dhe problemet e tyre. Me ta mund te flisje dhe te merreshe vesh shume mire, sepse grate e ruajne gjuhen dhe e transmetojne tek femijet dhe niperit.
    Mirepo kishte shume burra qe ishin martuar me gra kroate, nga mungesa e femrave shqiptare. Kishte nga ato qe kishin mesuar shqip, sepse vjehrra u kishte thene se: "Ketu flitet shqip". Mirepo aty ku mungonte vjehrra flitej vetem kroatisht nga femijet.
    Arbeneshet jane njerez te kenges dhe te humorit. Jane sportiste te talentuar ne te gjitha sportet. Kane krijuar histori ne Zadar dhe ne mbare Kroacine.
    Kane botuar ne gjuhen kroate historikun e sportit arbenesh dhe nese ai botim do te perkthehej ne gjuhen shqipe, atehere ju siguroj se kjo do te ishte nje pasuri e vertete per historikun e sportit tone kombetar.

    Kryetari i bashkise se qytetit Zadar eshte arbeneshi Bozhidar Kallmeta.

    Ne vijimesi do te shkruaj me hollesisht per arbeneshet e Kroacise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-12-2015 më 16:41

  7. #6

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë


  8. #7

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Disa kengetare arbenesh te njohur ne Kroaci:


  9. #8

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë


  10. #9

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë


  11. #10

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë


  12. #11

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Tregimi për Arbëreshët e Zarës

    Posted in Të tjera

    Shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre kurrë nuk janë ndërprerë tërësisht, por varësisht nga rrethanat shoqëroro-historike, dhuna presioni, apo gjendja sociale, herë është shtuar e herë zvogëluar intensiteti i tyre. Ka pasur shpërngulje që bëheshin në mënyrë të organizuar si edhe aso në forma individuale. Fatkeqësisht ato po vazhdojnë edhe në ditët e sotme, për dallim nga shpërnguljet e kaluara, tani nga trojet tona po ikën për shkaqe ekonomike edhe inteligjencia, truri i dhe shpresa e kombit. Pra, po ndodh jo vetëm varfërimi biologjik, por edhe ai intelektual. Ky fenomen po vazhdon edhe në kohët kur mendohet se po konsolidohen demokracitë edhe në ato vende ku jetojnë shqiptarët, kur Kosova pas sa e sa sakrificave e fitoi Pavarësinë. “Shqiptarët e shpërngulur, kudo ku kanë shkuar, kanë krijuar enklava, në të cilat janë ruajtur zakonet, traditat, gjuha dhe kujtimet e pa harruara të dheut stërgjyshor. Njëra ndër to është edhe ngulimi i arbëreshëve të Zarës në Kroaci, i themeluar në shekullin XVIII prej zonave të veriut të Shqipërisë (Don Ndue Ballabani “Arbëreshët e Zarës 280 vjet pararojë e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 6).
    Historia ka treguar se edhe ish kolonitë më të organizuara dhe të afirmuara shqiptare, pas rezultateve dhe shkëlqimit në një kohë të caktuar, pas periudhave të ndritshme të tyre e kanë pasur edhe rënien e aktivitetit e disa deri në shuarje të plotë. Arbëreshët e Zarës nuk kanë mundur të zhvillojnë ndonjë aktivitet të shquar kombëtar në atë ambient dhe me atë potencial të kufizuar, por roli i tyre në çështjen kombëtare, po ashtu nuk ka qenë i ndonjë rëndësie të veçantë, sikurse i disa kolonive të njohura. Ata ishin të vendosur në Zarë, jo për një kohë të caktuar apo përkohësisht, por për të jetuar aty gjithmonë. Prandaj kjo edhe ka ndikuar që ata të përkushtohen për ardhmërinë e tyre në atdheun e ri. Arbëreshët e shpërngulur ishin të mirëpritur nga pushteti i Venedikut në Zarë, sepse Venediku e kishte dhënë kontributin e tij në këtë shpërngulje, natyrisht për interesat e veta. Për atë edhe i kishte lejuar kryeipeshkvit Vicko Zmajeviq të ndihmoj e organizoj shpërnguljen e tyre, e cila u zhvillua në tri faza – 1726, 1733 e 1752. Si shkaqe për shpërngulje autorët e shumtë përmendin faktorë të ndryshëm. Studiuesi i njohur abresh Kruno Krstiq përmend disa faktor, si sëmundjen e kolerës, e cila ishte përhapur në perandorin turke, përleshjet e përhershme, plaçkitjet, djegiet dhe hakmarrjet midis fshatrave turke, malaziase dhe pashtovasve… Frika nga rekrutimi për luftën turko-persiane të vitit 1725-1736 etj. Disa e mbrojnë qëndrimin se faktori kryesor ishte ai fetar, se ikja është bërë për shkak të ruajtjes së fesë, disa e përmendin si shkaktarë edhe faktorin social. Studiuesi nga Shkupi Zeçirja Neziri, mendon se kjo shpërngulje ka pasur edhe prapavijë politike dhe se ka ekzistuar marrëveshje e fshehtë mes përfaqësuesëve të Venedikut dhe atyre të pushtetit turk.

    Arbneshi katundi në djerrina të Zarës
    ”Në Zarë këta refugjatët së pari u vendosen rreth Zemunikut dhe disa më vonë lëvizën drejt Borgo Errizzo-s (më vonë e quajtur Arbreshi, pra Arbanasi), një kilometër jashtë qytetit, në periferi të Zarës (Zadar) të sotmtë (Jahja Drançolli Arbanasi – Shestanasit në Zadar (www.Buzuku.cg.yu.) nr, 21, faqe 8-9). Arbneshët e Zarës, megjithëse u gjenden në rrethana krejtësisht tjera, mirëpo ajo që i afronte me banorët vendas dhe i bënte të afërt me ta ishte feja e njejt, andaj dhe shërbesat fetare arbëreshët në fillim i kryenin në kishat e vendasve (Shën Donat, Shën Stoshje) deri sa e ndërtuan kishën e tyre me lejen e senatit të Venedikut (sipas akademik Aleksandër Stipçeviçit kisha e famullisë arbëreshe kishte përfunduar në vitin 1743).
    Mirëpo, dhe në këto rrethana arbëreshët e organizojnë jetën e tyre, në bazë të traditave që i kishin trashëgua nga atdheu i tyre, të cilave ata u detyruan t’ia kthejnë shpinën dhe në tokat e tyre, mjerisht u vendosen malazezët.“Sikurse çdo bashkësi etnike edhe arbëreshët i kanë pasur elementet integrative, mitet e veta dhe simbolet. Gjithsesi elementi më i fuqishëm koheziv ishte gjuha e veçantë, e folmja arbëreshe, si edhe cilësitë tjera dalluese të cilat i kanë lidhur mes veti, me të cilat janë dalluar nga banorët përreth (Dokoza Nikpali “Arbëreshët e Zarës 280 vjet pararojë e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 85). Edhe pse banorët e katundit Arbnesh ishin nga disa fshatra (Shestani, Levara e Brisku) ishin të integruar mes veti sepse nuk kanë pasur dallime ishin të një ane, ata katundin e tyre e quanin Arbneshi ndërsa veten Arbnesh. Nga pamundësia e komunikimit të arbëreshëve me vendlindjen, sigurisht jo me dashjen e tyre, por në mungesë të infrastrukturës rrugore, largësia gjeografike, pasiguria si edhe faktorët tjerë i bëjnë arbëreshët të mbeten një oazë e vetmuar: ”Lidhja e arbreshve me vendlindjen është ndërprerë në momentin e shpërnguljes së tyre në afërsi të Zarës edhe më nuk është përsëritur” (Dokoza Nikpali “Arbëreshët e Zarës 280 vjet pararojë e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 95).
    Jeta e arbëreshëve fill pas vendosjes në një far mënyre ishte e mbyllur, e veçantë dhe zhvillohej sipas zakoneve të trashëguara. Këtë e mundësonte edhe bujqësia si veprimtari kryesore ekonomike. Kjo ndikoi që gjuha të ruhet më mirë dhe familja mes veti të jetë më e integruar si dhe tërë fshati.”Sikur dikur në ruajtjen e pastërtisë, ashtu edhe sot në prishjen e gjuhës, faktori themelor është puna me të cilën merren banorët e kësaj treve… Fjalori që e sollën me vedi nga atdheu i vjetër, ka qenë i mjaft për të folur në gjuhën e tyre mbi punët bujqësore e të tëra preokupimet e tyre (Budimir Peroviq “Përparimi”, nr. 6, 1980, faqe 812).

    Martesat e përziera përshpejtuan asimilimin
    Por, kur arbëreshët fillojnë të merren edhe me veprimtarit të tjera ekonomike, u detyruan të punojnë jashtë katundit të tyre. Ata edhe në ato veprimtari u dëshmuan të shkathët dhe të suksesshëm. Puna jashtë katundit të tyre e fillon hapjen e arbëreshëve me rrethin, komunikimi e bashkëpunimi më i madh me ta, që si pasoj e pati ndikimin e kulturës edhe gjuhës kroate në atë arbëreshe. Sidomos burrat kishin kontakte me kroat, ndërsa gratë të cilat kryesisht merreshin me punët e shtëpisë ishin ato që më së miri e ruanin pastërtinë e gjuhës. Bashkëpunimi me rrethin krijoi mundësinë edhe të bëhen martesa me të tjerë – të huaj që përshpejtuan asimilimin, kur dal nga dal hyri në familjet arbëreshe edhe gjuha kroate. Pra arbëreshët pa shkolla në gjuhen e tyre, pa shërbesa fetare në gjuhen e tyre e pa komunikime me vendin amë mbeten me shekuj. Me plot të drejt Dokoza Nikpali konstaton: “Sikur të ekzistonte një rrjet i zhvilluar i marrëdhënieve me vendin amë, ajo gjithherë kishte reprodukuar dhe regjeneruar forca kohezive (Dokoza Nikpali “Arbëreshët e Zarës 280 vjet pararojë e shqiptarizmit”, Zagreb, 2006, faqe 93). Edhe ato lidhje mes komunitetit arbëresh me vendin amë, më shumë janë mbajtur në nivel individual, e jo në mënyrë institucionale edhe pas krijimit të shtetit shqiptar, si dhe krijimit të institucioneve të Krahinës Autonome të Kosovës. Por faktori kryesor në ”prishjen” identitetit ishte pamundësia për të mësuar gjuhën shqipe në shkolla. “Nga shpërngulja deri më sot arbëreshët nuk kanë pasur mundësi të mësojnë (ose kanë pasur për një kohë të shkurtër) gjuhën shqipe (arbërishte) sepse mësimi i gjuhës shqipe nuk ka qenë i lejueshëm, e vetmja mënyrë e mbajtjes së entitetit dhe identitetit gjuhësor të tyre ka qenë ruajtja e traditës kulturore nëpërmjet zakoneve të ndryshme. Por sot vetëm një numër i vogël, dmth të vjetrit e flasin arbërishtën në dialektin gegë” (Maximiljana Barançiq “Arbreshët dhe etno identiteti gjuhësor” (arbanasi i etno jeziçni identitet) punim profesional Croat Slav. Iadert. IV 2008, faqe 553). Pashk Bardhin, Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Kolecin… mësuesit e shqipes Në periudha të shkurta, si në vitin 1900 filloi të mësohet edhe gjuha shqipe në Shkollën Normale për meshkuj të Arbneshit, që ishte e vetmja në Dalmaci. Austrohungaria për këtë qëllim kishte sjellë mësues të shqipes, si Pashk Bardhin, Shtjefën Gjeçovin, Gjergj Kolecin, pastaj mësuesit vendas Pavao Gjergja etj. Edhe pse Austrohungaria këtë hap e kishte bërë jo për respektin ndaj gjuhës shqipe, por për interesa të veta politike. Kjo gjë u dëshmua më vonë në shpërndarjen e mësuesve arbëresh në viset shqiptare të veriut për të shtuar ndikimin e saj. Megjithatë pavarësisht qëllimeve austrohungareze, mësimi i shqipes ishte i dobishm për arbëreshë. Arbëreshët edhe pas çlirimit – bashkimit të Zarës me Kroacinë, u përpoqën që gjuha shqipe të mësohet në shkollën e Arbneshit, si lëndë, por kjo e drejtë nuk iu lejua. Dihet sa vështirësi ka pasur për t’u fut në shkolla shqipja në Kosovë, e lëre më për një komunitet të vogël, i cili ishte i pa fuqishëm vet të ndikonte, kur nuk ekzistonte vullneti i shumicës si dhe ndikimi i fuqishëm i elementit serbë në polici e parti komuniste në Zarë e Kroaci që sigurisht e ka kundërshtuar mësimin e shqipes në shkollë të Arbneshit. Gjithashtu edhe kryerja e shërbimeve fetare në kishën e arbëreshëve zakonisht bëhej nga priftëritë kroatë e të tjerët. Ndërsa kuadrot fetare arbëreshe shërbenin kudo pos në Arbëresh. ”Nga shënimet e Mijo Qurkut, për shekullin e 18-të e të 19-të (prej vitit 1734 e deri më 1903), mësojmë se prej 17 famullitarëve, sa kanë shërbyer në kishën e Arbneshit, vetëm katër kanë qenë arbëreshë, kurse të gjithë të tjerët kroat” (Zeqirja Neziri & Aleksandar Stipçeviçi “Historia dhe Bibliografija e Arbreshëve të Zarës”, EkoRitmi, Shkup, 1997, faqe 38). Po ashtu mungesa e gazetave në gjuhën arbërishte (edhe pse pati përpjekje të nxirret gazeta “Zani i Shqytarit”) nga Luçi Pavo Rela, Marushiq etj. Iniciativa dështoi, edhe pse thuhej për shkak të mungesës së mjeteve financiare sigurisht kanë ekzistuar edhe pengesat politike kundër këtij veprimi kombëtar të tyre. Mos ekzistimi i klubeve të mirëfillta arbëreshe, e jo si ato që ishin ose pro kroate ose pro italiane. Sigurisht këta faktorë do të ndikojnë në dobësimin e qenies arbëreshe dhe në përshpejtimin e asimilimit të tyre. Pushteti popullor i ish-Jugosllavisë – i shpërngulë arbëreshët Pas Luftës Dytë Botërore qyteti i Zarës nga një zonë e lirë që i përkiste Italisë, i bashkëngjitet Kroacisë, përkatësisht Jugosllavisë. Por as pushteti komunist kroat nuk iu krijuan kushte për ta ndihmuar ruajtjen e identitetit të këtij komuniteti të vyeshëm, por ka qenë i interesuar ta prish homogjenitetin e tyre, dhe ta dobësoj qenien e tyre etnike. Mbi arbëreshët u bë një presioni i madh ideologjik i pushtetit “revolucionar”, etiketa komuniste akuzoi arbëreshët kinëse ishin pro italian, dhe kishin koketuar për fashistët italian etj. Natyrisht se ka pasur edhe aso elemente por duhet kihet parasysh se kroatizma më e theksuar ishte te arbëreshët se kudo në Dalmaci, të prirë nga Pavo Luqi Rela, udhëheqësi i partisë radikale kroate të drejtësisë në Arbnesh etj. Pushteti i komunist i ashpër i ndëshkoi arbëreshët më 1945 duke i pushkatuar me qindra. Shkrimtari arbëresh Ivica Gjovani Mateshiq – Jeremija e paraqet këtë gjë mirë në vargje: Në skaj të qytetit, 1945, vdekje, ishin me qindra duar lidhur me tela Arbneshi vend i vejushave, i varfërisë e i të vuajturve Në skaj të qytetit përsëri shpresa Arbneshi qëndron… vend i ekzistimit tim Kjo ndikoi pastaj edhe në shpërnguljen e arbreshve, siç thoshin ata në të gjitha anët: Amerikë, Australi, Zelandë e deri në tokën e ftoftë (Grelandë) por më së shumti në Italinë fqinje. Dramturgu i njohur arbëresh Josip Rela, në letrën dërguar Jashar Rexhepagajt (Rexhepagiqit) të datës12 shkurt 1962 tregon për shpërnguljen e gjysmës së arbëreshëve, por shprehet më but dhe paraqet një reagim emocional, shpreh dhembje e keqardhje, por nuk e akuzon pushtetin komunist për kërcënimin dhe etiketimin e arbëreshëve, sepse i ka ditur mirë pasojat që do të pësonte ai. Por mendoi se është i mjaftueshëm citati i nxjerr nga kjo letër ”Punuam dhe bëmë çmos të dëshmojmë se nuk jemi italian, por arbëresh, shqiptarë, vetëm t’i ndalim këtu. Themeluam shoqërinë kulturore-arsimore, organizuam shfaqje të ndryshme etj., në mënyrë që të mbeteshin këtu, mirëpo organet tona lokale nuk i kuptuan përpjekjet tona, kështu që jo vetëm nuk na përkrahën, por edhe na mbathën të pa qena dhe na ftuan në përgjegjësi” (Josip Rela, Vepra II, Prishtinë, 1971, fq. 252).
    Edhe faktori ekonomik e bëri të vetën, kështu që numri i arbëreshëve vazhdimisht shënonte rënie. Mosbesimi është shpreh në shumë dimensione, paralagja e Zarës, Arbneshi më së fundi i është përmirësua infrastruktura, ndoshta edhe faktori i diskriminimit ka ndikuar në forcimin e “mentalitetin triumfues” të arbëreshëve, se vetëm si më të mirët mund të depërtojnë në shoqërinë komuniste, vetëm puna dhe aftësitë mund të krijojnë perspektiva për ta.

    Kontributi i arbëreshëve për Zarën e Kroacinë
    Abreshët shumë kanë dhënë kontribut për Zarën e Kroacinë, që nuk mund të mohohet. Edhe me rastin e manifestimit të organizuar, për nderë të hapjes së bibliotekës në Arbnesh, më 23 nëntor 2008, kryebashkiaku i Zarës, Zhivko Kolega, ndër të tjera duke folur për kontributin e madh të arbëreshëve dhënë për qytetin e Zarës tha: ”Të gjithëve u është i njohur roli arsimus i mësuesve të shumtë arbëresh, priftrinjëve, intelektualëve, por edhe roli i tyre në shtrirjen e vetëdijes nacionale kroate në mesin e gjerë të banorëve të Zarës dhe rrethinës”. Po në të njëjtin manifestim në fjalën e rastit që e kishte përgatitur Aleksandër Stipçeviq, për rolin e arbëreshëve të Zarës prej kohesh përmendi intelektualët, sportistët, politikanët e njohur, si Luqi Pavo Rela, Ivo Petani, Josip Gjergja, Kruno Krstiq, Augustin Stipçeviq, Shime Deshpali, Bonifacije Peroviq, Niko Moroviq, Hrvoje Mazija, familjen Deshpali, Tomislav Ivçiq, Gjani Marshan, Ivica Mateshiq, Bozhidar Kalmeta, Shime Duka, Pino Gjergja, vllazërit Bajlo, etj. “Ky përshkrim i arbëreshëve meritor, nuk është i plotë, por tregon që ata kanë dhënë dhe ende japin kontribut të rëndësishëm kulturës kroate, shkencës, politikës dhe sportit” (fjala e rastit në hapjen solemne të bibliotekës në Arbnesh, 23 nëntor 2008. Ndërsa publicisti i njohur zaras Drago Mariq, duke u shpreh për kontributin e tanishëm të arbëreshëve në çdo lëmi në qytetin e Zarës thotë: ”konsideroj që sot popullata arbëreshe e Zarës, në rend të parë inteligjencia e saj, është forcë prijëse në këtë qytet”(Drago Mariq, publicist kroat, “Koha Ditore”, 7 mars 2009, faqe 28). Edhe në luftën për çlirimin e Kroacisë morën pjesë një numër i konsiderueshëm i arbëreshëve, si Kolonel Ivica Mateshiq, që është edhe poet, komandanti i brigadës Danijel Kotlar, pastaj Bernard Paleka, Bozhidar Kallmeta (ministër në mandat të dytë në Qeverinë aktuale të Kroacisë) etj. Disa edhe ranë dëshmorë. Pra edhe kësaj radhe arbëreshët dëshmuan lojalitetin ndaj Kroacisë.

    Qeveria kroate nuk bën asgjë për arbëreshët
    Shtrohet pyetja, çka kanë fituar arbëreshët si komunitet për kontributin e tyre pos krijimit të kushteve për përshpejtim të asimilimit, harrimit të gjuhës e zakoneve të tyre, qoftë nga ish pushteti popullor apo qoftë nga ky demokratik. Janë të vetëdijshëm për rolin determinues të proceseve të reja të cilave nuk mund t’iu bëjë ballë një komunitet aq i vogël. Por, nuk është bërë asnjë përpjekje e organizuar nga qeveria lokale apo ajo qendrore për të tregua një interesim për ta. Edhe manifestimet për përvjetorët e rrallë të arbëreshëve nuk janë financuar nga pushteti. Disa intelektual, vollunter, si Bernard Kotllar, Ivo Mazija, Tomë Peroviqi etj., kontribuojnë me aktivitetet e veta për të ndriçuar pjesë nga jeta e arbëreshëve, për të mbajtur gjallë kujtesën historike, për të informuar rininë me vlerat arbëreshe etj. Bernardi shquhet me CD “Arbëreshët e Zarës” (shpërblyer me stemën e qytetit të Zarës) DVD, ”Storie për arbëreshët e Zarës”, libri “Sporti te Arbëreshët e Zarës “ me bashkautor Drago Mariqin, pastaj filmin dokumentar mbi pediatrin e njohur arbëresh Dr. Slavko Peroviq, si e quanin zarasit shpirti i mirë i Zarës („Xha Slavko Shpirti i Mirë i Zarës“, pastaj filmi dokumentar “Bilbili arbëresh”, ekspozita e fotografive “Arbëreshët dhe biçikletat”, etj. Por edhe shoqëria e arbëreshëve të Zarës e aktivizuar pas viteve 90-ta, shquhet me aktivitetet e veta kulturore, organizimet e ndryshme, botimet e shumta për arbëreshët por të gjitha bëhen në gjuhën kroate. Gjuha e përdorur vetëm në familje, tradita e bartur në mënyrë gojore nuk mund t’i përballojnë proceseve të reja.

    Tani familjet arbreshve janë të përziera edhe gjuhët tjera janë brenda
    “Familjet abreshe në kohët e fundit mjaft janë të përziera, martesat nuk janë vetëm në mes të arbëreshëve, por në familje hyjnë edhe njerëz tjerë, të cilët nuk kanë origjinë arbëreshe. Po ashtu dua të theksoj që sot pak njerëz të rinj e flasin gjuhën e tyre autoktone “arbërisht”. Arbërishtja është mbajtur zakonisht te ato familje, ku nëna është arbreshe” (Rozana Petani “ Babai im ishte Arbëresh”, “Kosova sot”, faqe 11). Por një është e qartë se arbëreshët janë të vetëdijshëm se origjina e tyre nuk është sllave, se të parët e tyre janë nga viset shqiptare, janë arbëresh por edhe kroat. Në mënyrë të dhembshme e përshkruan gjendjen e katundit tij Bruno Bajlo, i cili është i lindur në Amerikë, ku edhe jeton me familje atje. Por vuan për Arbneshin, vendlindjen e prindërve të tij, për dobësimin e identitetit arbresh, sidomos harrimit të gjuhës. Në një letër më shkruan: “Po vjen mordja identitetit arbnesh. Mocët e reja s’dojnë me folë, s’dojnë me ndie se të parët kanë folë arbënisht në shtëpi, kundër kroat, prapë s’muj shumë me kjenë se dajat e tezjat janë martua me ta, ashtu pak ka pak, si pleqnija po treten, do të mbes pa katund. Asht çuditshëm mor Lalë me kjen pej dikuj që nuk kesh ma, s’di fjalët me të shkrua si ashtë”.

    Përfundim
    Çështja edhe sa do të jetë e pranishme gjuha arbërishte në mesin e arbëreshëve të Zarës pothuajse vetëm dihet, pas vdekjes së gjeneratave të vjetra me ta do të varroset edhe arbërishtja pas 300 viteve të ekzistimit e komunikimit verbal. Pra me mbarimin e këtij shekulli ndoshta edhe përfundon prania e një gjuhe të vjetër dhe e pa shkruar që mjaft qëndroi në ato rrethana, por mjerisht koha nuk punoi për te. Aty ku më parë ishte zhdukur ilirishtja e tani edhe të njëjtin fat do ta ketë arbërishtja. Intelektualët shquar arbëresh si Rela, Deshpali, Miro i Kikices, Kruno Krstiçi, si edhe të tjerë, ishin të vetëdijshëm se një përfundimin i këtillë do të ndodhë. Prandaj ata përpiqeshin për ta shkruar gjuhën arbërishte-shqipe dhe kërkonin që ajo të mësohet edhe në shkollë. Deri sa Rela e Deshpali merreshin me shkrime letrare, Kruno e kishte bërë fjalorin e arbreshve të Zarës. Edhe kur nuk do të gjendet njeri që do të fliste arbërisht, a do të thotë kjo që përfundoi dhe ekzistenca etnitetit arbëresh në Zarë (!) nuk e besoj, sepse shumica e intelektualëve që merren me çështje e arbëreshëve nuk dinë arbërisht por krijojnë në gjuhen kroate e shkruajnë, frymëzohen nga jeta arbëreshe, dhe nuk janë më pakë arbëresh, se ata që e dinë gjuhen arbëreshe. Rinia arbëreshe sot ka mundësi që në gjuhën kroate të informohen shumë për të parët e tyre, për jetën e tyre në përgjithësi, historinë e arbëreshëve etj, qoftë nga autorët arbëresh e qoftë nga ata të huaj,qoftë nga publikimet e shtypura e qoftë nga web faqet të cilat i kanë krijuar arbëreshët. Si element i fuqishëm i identitetit arbëresh gjithherë do mbetet festa e ”Zoja jonë” të cilën e organizon famullia e Arbneshit. Ku për nderë të kësaj feste organizohen aktivitete të shumta, fetare, kulturore dhe sportive. Kjo ditë e cila nxit ndjenjat arbëreshëve dhe zgjon kujtesën historike të tyre.

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Gjuha e arbëneshëve të Kroacisë

    Flm Dydrinas per postimet e informacionet per ceshtjen e Arbenesheve te Kroacise. Shum pak dihet per ate komunitetit. Eshte shum pozitiv fakti qe ka njerez aty qe rruajne identitetin e tyre ketu e disa shekuj me rradhe. E keqja eshte se jan drejt asimilimit. Pyeta per fene sepse edhe ajo ndikon ne nje fare menyre ne rolin e nje minoriteti ose komuniteti ne nje shoqeri, si psh a do izolohet vet apo do asimilohet me popullaten mazhorance. Mbi te gjitha rolin me te madh e luan menyra e jetes moderne. Gjeneratat e reja po largohen nga fshatrat, aty ku mbahen traditat, per te gjetur me shum shance per te jetuar. E njejta gje fatkeqsisht po ndodh edhe me komunitetin arberesh te Italise. Jam dakort me ty se eshte ceshtje kohe qe te zhduket ai komunitet. Nuk mund te bejme shum gjera, pervecse te krijojme me shum aktivitete, te shkruhen libra, kenga ne gjuhen arberishte, si edhe te bejme traditat e tyre me te njohura. Keshtu mund ta zgjasim me shum kete kulture shekullore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •