Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Koment i shkurt:
    Sa tragjike-na si shqiptar akoma nuk i njohim heronjt tanë-historian ku jeni, pse nuk punoni aq sa duhet?!
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar
    Shkruar nga: Fahri Xharra

    Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).

    Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare

    Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.

    Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

    Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht....deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.

    Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.

    Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.

    Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.
    .Emri:  1417562169-Nikolla-Tesla-me-kostum-popullor-shqiptar-1880.jpg

Shikime: 1927

Madhësia:  32.5 KB
    https://www.shqiperia.com/Gjeniu-Nik...hqiptar.27392/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 28-11-2015 më 11:56

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Rrjeti për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (28-11-2015),bili99 (05-12-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2013
    Postime
    58

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    A po e shef sa te interesum jan shqiptart me fol per kyt tem o jena njerz kot .Jo me kot sna dun shtetet fqinj e na luftojne se jena njerz pa skrupuj lam boten te krenohet me historin tone tetjert marrin meritat dhe manipulojn historin si te tyre e na rrim ne vend numro,duan te na qesin skarco si te pa fe si te pa kombsi.Skena dinjitet e karakter te mbrojm as ateqe eshte e jona

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Kushedi sa të fshihet, tjetërsohet dhe manipulohet historia, një ditë e vërteta del në shesh...Shiko kush janë themeluesit e Birtanisë së Madhe:

    Zbulime senzacionale

    http://shqiperiaebashkuar.info/2015/...nikave-latine/

    http://shqiperiaebashkuar.info/2015/...ra-troja-e-re/

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Ndryshe eshte patriotizmi e tjeter gje eshte te kalosh ne anen tjeter. Puna eshte mos arrijme ne piken qe te tallet bota me ne. Per pak do dalim e do ta konsiderojme si shqiptar edhe Mao Zedong bashk me Lenin.

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan MaqoKorca për mendimin e shprehur në këtë postim:

    martini1984 (09-12-2015),murik (08-12-2015)

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Një fjalë e urtë (autor i panjohur) thotë:
    Nëse do që të krijosh armiq, thuaj vetëm të vërtetën....

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Te themi te verteten, por jo ti nxjerim te gjith Shqiptare. E origjine Shqiptare te kishte, nuk paska asnje rendesi as kuptim.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar MaqoKorca për postimin:

    martini1984 (09-12-2015)

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Para fakteve(dëshmive)edhe Zotrat heshtin....këtu nuk bëhet fjalë për shqiptar, por për filozofët, shkrimtarët antik, ushtarakët/pris ushtarak dhe historian të periudhave të më vonshme;Straboni, Virgjili, Homeri, Jul Cezari si dhe Geofrey of Manmonths, me “Historia e mbreteve Britanik"...Këta flasin për orgjinën e qytetve dhe ngjarjeve...Lexo tekstet me vëmëndje...Ky ish fund i diskutimit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 05-12-2015 më 22:03

  11. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs up Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Ndryshe eshte patriotizmi e tjeter gje eshte te kalosh ne anen tjeter. Puna eshte mos arrijme ne piken qe te tallet bota me ne. Per pak do dalim e do ta konsiderojme si shqiptar edhe Mao Zedong bashk me Lenin.
    lol.....ke certifikaten e lindjes ne internet.
    I jati ka marre titullin....Shenjtori Sava qe jepet vetem nga kisha orthodhokse serbiq.
    PS: ku mund te arrij IDIOTESIA dhe ANTIShqiptarizmi......DEBIL.
    Naten e mire.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  12. #9

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Citim Postuar më parë nga MaqoKorca Lexo Postimin
    Ndryshe eshte patriotizmi e tjeter gje eshte te kalosh ne anen tjeter. Puna eshte mos arrijme ne piken qe te tallet bota me ne. Per pak do dalim e do ta konsiderojme si shqiptar edhe Mao Zedong bashk me Lenin.
    Une kisha nje mik qe besonte vertete qe denzel washington, ishte shqiptar!
    Nga i kishte informatat ky, nje Zot e di...- por qe ishte i sigurt shume!!!
    Edhe une ndonjehere dyshoj ne disa gjera......................
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  13. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    621

    Për: Gjeniu Nikolla Tesla është shqiptar

    Ndoshta ka qen llatin Tesla
    edhe Josip B. Tito ka qene Llatin (latin)
    Kengetari i njohur i ndjer Dervish Shaqa e kendonte kengen "Kan lidh besen Dukagjini mos me ja leshu tokat llatinit".

    Shperngulja e Latinëve
    Latinët jasht kufijve të Shqipnisë kanë jetue në Shkup, Prizren, Gjakovë dhe Pejë aty këtu ka pas noj familje llatine edhe nëpër qytete tjera të Kosovës, por koncentrimi i tyne ma shumë ishte nëpër kto qytete. Llatinët në etnikumin tonë ishin nji minoritet i vogël fetarë apo nji etni e vogël kombtare shqiptare, por ajo etni ishte ajka e qytetarisë e arsimit dhe kulturës kombtare shqiptare. Ajo ishte palca kurrizore e kombit shqiptarë.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...eJt2b967stOPBg
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 09-12-2015 më 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •