Historia e familjes sė Imranit a.s


Pas kushedi sa vitesh e shekujsh, mes Benu Israilėve shfaqet njė familje e mirė dhe e ndershme, pasardhės sė Jakubit dhe Ibrahimit a.s. Kjo familje ishte ajo e Imranit, e cila ceket dhe nė suret e Kuranit. Thotė Zoti i lartėsuar nė Kuran:
"Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi tė gjithė njerėzit (e kohės sė tyre). (Ata ishin) pasardhės tė njėri - tjetrit. Allahu dėgjon dhe di ēdo gjė." (Al Imran, 33)
Imrani, emri i tė cilit pėrmendet nė kėtė ajet, ėshtė nga pasardhėsit dhe pinjollėt e profetit Daut a.s. Ai kishte njė vajzė me emrin Ashia, e cila ėshtė motra e Merjemes a.s (Marisė). Ashia ėshtė gruaja e profetit Zekeria a.s dhe tezja e profetit Isa a.s (Jezusit). Tregon profeti Muhamed a.s lidhur me udhėtimin e Miraxhit, ku ndėr tė tjera thekson:"Kalova dhe pranė dy kushėrinjve (djem tezesh) Jahja a.s (Gjon pagėzori) dhe Isai a.s..."

Lindja e Merjemes a.s

Historia e Merjemes a.s fillon me nėnėn e saj e cila ishte e paaftė pėr tė lindur. Njė ditė, ajo sheh njė harabel duke ushqyer tė vegjlit e tij, gjė e cila ia shtoi mė shumė dėshirėn pėr t'u bėrė nėnė. Pėr kėtė, ajo u betua se nėse do tė mbetej shtatzėnė dhe do lindte njė fėmijė, do ia kushtonte Zotit dhe fesė sė Tij.
"Kujto kur gruaja e Imranit tha: “Zoti im, unė Ty ta kam kushtuar atė qė ėshtė nė barkun tim, qė tė tė shėrbejė vetėm Ty; andaj, pranoje prej meje! Se Ti, me tė vėrtetė, dėgjon dhe di ēdo gjė.” (Al Imran, 35)
Ndėrkohė, Zekeria a.s ishte transferuar nga Damasku nė Jerusalem, pėr t'i shėrbyer shtėpisė sė shenjtė. Asokohe, ishte bėrė traditė qė familjet t'ua kushtonin njė djalė tė shtėpisė shėrbimeve qė kėrkonte vendi i Shenjtė. Fėmijėt merreshin nė dorėzim nga murgjėrit, tė cilėt pėrkujdeseshin, i edukonin, u mėsonin Teuratin, i pėrgatisnin pėr murgjėr qė mė pas t'i shėrbenin shtėpisė sė shenjtė. Edhe gruaja e Imranit, u betua se nėse mbetet shtatzėnė, djalin qė do tė lindė do ia kushtojė shtėpisė sė shenjtė. Dhe nė fakt, ajo mbeti shtatzėnė, por kur lindi foshnja ishte femėr dhe jo mashkull. Ishin vetėm meshkujt ata qė i kushtoheshin shėrbimit tė shtėpisė sė shenjtė, kurse femrat ishin tė pėrjashtuara.
"E kur ajo lindi, tha: “Zoti im! Unė linda femėr, - Allahu e di mė mirė se ēfarė lindi ajo, - e mashkulli nuk ėshtė si femra.” (Al Imran, 36)
Ndėrkohė, vetė Imrani, babai i Merjemes sė porsalindur, ishte kryemurgu i shtėpisė sė Shenjtė nė Jeruzalem. E shoqja u kėshillua me Imranin lidhur me betimin e saj. Ai i tha:"Pėrderisa t'i je betuar se do ia kushtosh shėrbimit tė Shtėpisė sė Shenjtė, kėshtu le tė jetė, edhe pse ėshtė femėr."
Me fjalėt "e mashkulli nuk ėshtė si femra" Zoti kėrkon ta lartėsojė figurėn e kėsaj femre, Merjemes a.s. Mashkulli qė gruaja e Imranit ia kishte kushtuar shtėpisė sė Shenjtė, edhe sikur tė lindte, nuk do tė gėzonte statusin dhe madhėshtinė e Merjemes a.s.
Unė ia vura emrin Merjeme dhe i kam lėnė atė me pasardhėsit e saj nėn mbrojtjen Tėnde nga djalli i mallkuar”. (Al Imran, 36)
Thotė profeti Muhamed a.s:"Ēdo foshnje qė lind nga bijtė e Ademit ngacmohet nga shejtani me gishtin e tij. Pėrjashtim ka bėrė Merjemeja, vajza e Imranit dhe djali i saj Isai." (Buhariu, Muslimi, Ahmedi etj...)
"Zoti e pranoi atė (Merjemen) me ėndje, e bėri qė tė rritet mirė" (Al Imran, 37)
Kėshtu, Merjemeja i pėrkushtohet tėrėsisht shėrbimit tė Shtėpisė sė Shenjtė qė kur ishte foshnje.
Ishte bėrė traditė, qė kur nė Shtėpinė e Shenjtė sillej njė foshnje, pėr t'i shėrbyer mė pas Shtėpisė sė Shenjtė, i dorėzohej njėrit prej murgjėrve qė tė kujdesej dhe ta edukonte. Kur mbėrriti Merjemja, secili nga murgjėrit donte ta merrte pėr vete. Zakonisht, kur tė gjithė donin ta merrnin njė foshnje, ata e lusnin Zotin qė t'i frymėzojė se kush e meritonte mė shumė. Kėshtu, Zoti i frymėzonte nė mėnyra tė ndryshme se cili duhej tė ishte kujdestari. Nė rastin e Merjemes nuk ndodhi kėshtu. Duke para ngulmimin e Zekerias pėr ta marrė Merjemen nė kujdestarinė e tij, ata vendosėn tė hedhin penat nė rrjedhėn e ujit. Nėse gjatė rrjedhės, dikujt do i shfaqej ndonjė mrekulli tek pena, ai e meritonte kujdestarinė e Merjemes. Kur u hodhėn nė rrjedhėn e ujit, tė gjithė penat ndoqėn rrjedhėn, kurse ajo e Zekerias ēau nė drejtim tė kundėrt me rrjedhėn. Kjo ishte njė mrekulli qė Zekeria a.s ta merrte nė kujdestarinė e tij. Diēka e tillė ceket dhe nė Kuran, ku Zoti thotė:"Ti nuk ishe i pranishėm kur ata hodhėn short se kush prej tyre do tė merrte nėn kujdes Merjemen dhe nuk ishe i pranishėm kur ata diskutonin." (Al Imran, 44)
Ishte mrekulli ajo qė ndodhi me penėn e Zekerias, por ėshtė mrekulli edhe fakti qė kėtė ndodhi e pėrmend Zoti nė Kuran, nė gojėn e tė dėrguarit tė tij tė fundit, profetit Muhamed a.s.
"Zoti e pranoi atė (Merjemen) me ėndje, e bėri qė tė rritet mirė" (Al Imran, 37)
Merjemeja gėzonte shėndet tė mirė, pasi ajo rritej dhe zhvillohej mė shpejt se bashkėmoshataret e saj. Kur lindi profetin Isa a.s, ajo ishte pesėmbėdhjetė vjeēe, por qė nė pamje dukej si njė grua me pėrvojė.
Nė Shtėpinė e Shenjtė, ajo i ishte pėrkushtuar krejtėsisht adhurimit dhe shėrbimeve tė pėrditshme. Zoti i kishte dhėnė disa mrekulli, si shpėrblim pėr pėrkushtimin dhe devocionin e saj.
"dhe e la nėn kujdestarinė e Zekerias. Sa herė qė hynte Zekeria nė dhomėn e saj, gjente pranė saj ushqim dhe e pyeste: “O Merjeme! Nga tė vjen ky ushqim?” Ajo pėrgjigjej: “Ky ėshtė nga Allahu, se Allahu e furnizon kė tė dojė, pa kufi”. (Al Imran, 37)
Thuhet qė Zekeria a.s gjente nė dhomėn e Merjemes jo vetėm ushqime tė ndryshme, por gjente nė dimėr fruta qė piqeshin nė verė dhe anasjelltas. Qė nė moshė tė vogėl, asaj iu shfaqėn mrekulli.
"(Kujto) kur engjėjt thanė: “O Merjeme! Allahu tė ka zgjedhur, tė ka pastruar dhe tė ka parapėlqyer ty mbi tė gjitha gratė e botės." (Al Imran, 42)
"Mesihu, i biri i Merjemes, ėshtė vetėm njė i dėrguar. Edhe para tij kanė kaluar tė dėrguar. Nėna e tij pėrherė ka qenė e drejtė." (Maide, 75)
Nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu, Muslimi etj..., profeti Muhamed a.s thotė:"Gruaja mė e mirė mbi tokė ėshtė Merjemeja vajza e Imranit. Gruaja mė e mirė mbi tokė ėshtė dhe Hadixheja, vajza e Huvejlid-it."
Nė njė hadith tjetėr, Profeti a.s thotė:"Nga gratė e tokės, mjafton tė pėrmendėsh katėr:"Merjemen vajzėn e Imranit, Asijen, gruan e Faraonit, Hadixhen, vajzėn e Huvejlidit dhe Fatimen vajzėn e Muhamedit."
Nga kėto tė katėrta dhe nga tė gjitha gratė e botės, Merjemeja padyshim qė zė vendin e parė. Ajo ndiqet nga Fatimeja, vajza e Profetit a.s, pastaj Hadixheja bija e Huvejlid dhe nė fund Asija, gruaja e faraonit.

Zekeria a.s uron tė ketė njė fėmijė

Duke parė mrekullitė qė i ndodhnin Merjemes, edhe Zekeria a.s filloi tė ushqejė dėshirėn pėr t'u bėrė baba. Nė kėtė kohė, ai ishte njėqind vjeē dhe ishte privuar nga tė pasurit fėmijė. Vetė e shoqja ishte nėntėdhjetė e nėntė vjeēe. Ai filloi ta lusė Zotin, qė t'i japė njė fėmijė. Kėto lutje i ka regjistruar Zoti nė Kuran:
Ky ėshtė rrėfim pėr mėshirėn e Zotit tėnd ndaj robit tė Tij -
Zekerijas.
"Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje tė fshehtė (duke thėnė):“O Zoti im! Eshtrat tashmė mė janė dobėsuar, koka mė ndriēon nga thinjat dhe asnjėherė nuk kam mbetur i zhgėnjyer nga lutja ime pėr Ty, o Zoti im! Unė u frikėsohem (sjelljeve tė) tė afėrmve tė mi pas meje, - nga sjelljet e tė afėrmve tė tij, ai frikėsohej se mos nuk do i pėrkushtoheshin shėrbimit tė Shtėpisė sė Shenjtė dhe do tė braktisnin fenė - ndėrsa bashkėshortja ime ėshtė beronjė; andaj, mė dhuro nga ana Jote njė pasardhės, qė tė mė trashėgojė mua dhe familjen e Jakubit. O Zoti im, bėje atė tė pėlqyeshėm (pėr Ty)!” (Merjem, 2-6)
Zoti i lartėsuar ia pranoi lutjen, gjė e cila deklarohet dhe nė Kuran:
"Ne iu pėrgjigjėm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bėrė gruan tė aftė (pėr lindje)." (Enbija, 90)
Tregon Abdullah ibnu Abasi:"Me t'ia pranuar Zoti lutjen, gruas sė Zekerias i erdhėn menstruacionet." edhe pse ishte nėntėdhjetė e nėntė vjeēe.
Gjithashtu, ajo njihej si grua llafazane dhe paedukatė. Pasi ia pranoi lutjen Zekerias, Zoti ia hoqi edhe kėto vese.
Edhe vetė melekėt e pėrgėzuan Zekerian a.s pėr djalin qė do i lindte. Thotė Zoti nė Kuran:
“O Zekerija, Ne po tė japim lajmin e mirė pėr njė djalė qė do tė quhet Jahja. Askujt nuk ia kemi dhėnė kėtė emėr mė parė”. (Merjem, 7)
Pra, edhe emri i ishte vėnė kėtij djali. Ai ishte njė emėr qė nuk njihej mė parė, gjė e cila ceket dhe nė ajet.
Zekeria a.s u ēudit qė do i lindė djalė nė kėtė moshė tė shtyrė, ndėrkohė qė edhe e shoqja ishte sterile, e paaftė pėr tė lindur.
"Ai tha: “O Zoti im, si mund tė kem unė djalė, kur bashkėshortja ime ėshtė beronjė dhe unė kam arritur pleqėrinė e thellė?!” I tha: “Ashtu ka thėnė Zoti yt. Kjo pėr mua ėshtė lehtė. Unė tė kam krijuar edhe ty mė parė, ndėrkohė qė nuk ekzistoje”. (Zekerija) tha: “O Zoti im, mė jep ndonjė shenjė!” – Ai i kėrkoi Zotit njė shenjė qė ta kuptojė se gruaja e tij ėshtė shtatzėnė. Gjithashtu, i kėrkoi njė shenjė qė Benu Israilėt ta kuptojnė se ky fėmijė do e trashėgojė dijen e tij - Ai tha:“Shenja jote do tė jetė se nuk do tė mund tė flasėsh me njerėzit pėr tri net, ndonėse do tė jesh i shėndoshė.” (Merjem, 8-10)
Shenja ishte e tillė, qė edhe pse nuk kishte asnjė sėmundje fizike, Zekeria a.s nuk do tė mund tė fliste pėr tre ditė radhazi. Ai mund tė komunikonte me njerėzit vetėm me shenja dhe duke lėvizur buzėt. Thuhet qė kur ishte fjala pėr adhurim dhe lartėsim tė Zotit, ai fliste dhe dėgjohej. Por kur donte t'u flasė njerėzve ngecte dhe e kishte tė pamundur. Kjo i zgjati pėr tre ditė.
"Ai doli nga faltorja para popullit tė vet dhe u bėri me shenjė atyre tė lavdėronin Allahun nė mėngjes dhe nė mbrėmje!" (Merjem, 11)
Nė disa ajete tė tjera nė Kuran, Zoti flet me hollėsi tė tjera mbi Zekerian a.s dhe lutjen e tij pėr djalė.
"Atėherė Zekerija iu lut Zotit tė vet e tha: “Zoti im! Dhuromė nga ana Jote njė pasardhės tė mirė! Se Ti, me tė vėrtetė, je Dėgjues i lutjes!” E ndėrsa lutej nė kėmbė, nė faltore, engjėjt e thirrėn (Zekerijan): “Allahu tė jep lajmin e mirė pėr Jahjain, i cili do tė vėrtetojė Fjalėn e Allahut (Isain a.s.), do tė jetė njė fisnik, i dėlirė dhe profet, njė prej tė mirėve”. (Al Imran, 38-39)
Pra, pėrveē Jahjas, Zoti i tregoi se do tė vijė dhe njė profet tjetėr, Isai a.s, ku Jahja do i besojė dhe do e ndjekė.
"i dėlirė" d.m.th qė nuk do tė martohet, edhe pse ėshtė i aftė pėr kėtė. Disa dijetarė mendojnė se Isai a.s ishte i paaftė pėr t'u martuar, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė.
“O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).” Dhe Ne, kur ende ishte fėmijė, i dhamė menēuri." (Merjem, 12)
Qė nė vegjėli, Jahja a.s ishte i menēur dhe nuk e harxhonte kohėn kot. Nė njė hadith, thuhet se bashkėmoshatarėt i thanė njė ditė:"Eja me ne tė luajmė!" Ai ua ktheu:"Nuk jemi krijuar pėr tė luajtur."
Lidhur me disa virtyte dhe cilėsi tė Jahjas, thotė Zoti nė Kuran:"butėsi prej Nesh dhe dėlirėsi. Ai ishte besimtar i pėrkushtuar dhe i sjellshėm ndaj prindėrve tė vet, nuk ishte i ashpėr dhe i padėgjueshėm. Paqja qoftė mbi atė ditėn kur ka lindur, ditėn kur tė vdesė dhe nė ditėn kur do tė ringjallet."(Merjem, 13
Dijetarėt thonė se ceket paqa, pasi janė tre momente kur njeriu ka mė shumė nevojė pėr tė, lindja, vdekja dhe dita e ringjalljes.
Nė njė hadith, thuhet se Isai a.s u takua me Jahjan dhe i tha:"Kėrkoji Zotit falje pėr mua, pasi ti je mė i mirė se unė!" Jahja ia ktheu:"Jo, ti kėrko falje pėr mua. Ti je mė i mirė se unė." Isai a.s i tha:"Jo, ti je mė i mirė. Unė kam pėrshėndetur veten time, kurse ty tė ka pėrshėndetur vetė Zoti."
Jahjan e kishte pėrshėndetur vetė Zoti nė ajetin:"Paqja qoftė mbi atė ditėn kur ka lindur, ditėn kur tė vdesė dhe nė ditėn kur do tė ringjallet."(Merjem, 13
Kurse Isai a.s pėrshėndet veten nė ajetin:"Le tė jetė paqja e shpėtimi mbi mua, nė ditėn qė kam lindur, nė ditėn qė do tė vdes dhe nė ditėn qė do tė ringjallem!” (Merjem, 33)
Padyshim qė kjo ėshtė prej modestisė sė profetit Isa a.s, pasi tė gjithė dijetarėt kanė mendim unanim se ai ėshtė mė i mirė se Jahjai a.s.
Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith:"Nuk ka njeri qė nuk ka gabuar, ose ka dashur tė bėjė njė tė ligė, pėrveē Jahjait biri i Zekerias. Askujt nuk i takon tė thotė se unė jam mė i mirė se Junus ibnu Meta."
Nė shumė transmetime ceket fakti qė Jahjai a.s ishte i ruajtur dhe i dėlirė nga veprat e liga.

Vrasja e Jahjas(Gjon Pagezorit) a.s
Zekeria dhe djali i tij Jahja vazhduan misionin e profetėve mes Benu Israilėve, duke i kėshilluar dhe udhėzuar drejt besimit dhe vlerave morale. Pushteti politik asokohe ishte nė duart e njė mbreti tiran, tė lig dhe jomoral. Ashtu siē ndodh me shumė pushtetarė nė vendet islame sot, edhe ky mbret, manifestonte gjoja respekt dhe nderim pėr Zekerian, Jahjan dhe njerėzit e ditur tė fesė.
Njė ditė, ky mbret shpreh dėshirėn pėr t'u martuar me vajzėn e vėllait tė vet. Vetė mbesės sė tij i pėlqeu kjo, pasi do tė bėhej mbretėreshė. Nė shumė hadithe thuhet se kjo vajzė ishte e pamoralshme. Pėr kėtė, ajo pati dhe mbėshtetjen e nėnės sė saj. E gjitha kjo, edhe pse e dinin qė feja e tyre e ndalon martesėn mes xhaxhait dhe mbesės sė tij. Mbreti deshi qė pėr rastin e tij tė bėjė njė pėrjashtim dhe i kėrkoi Jahjas a.s qė ta lejojė tė martohet me mbesėn. Kur dėgjoi kėrkesėn e tyre, Jahja a.s mbajti njė predikim para gjithė njerėzve, ku deklaroi dhe njė herė ndalesėn e martesės sė xhaxhait me mbesėn e tij. Kjo, me qėllim qė nėse mbreti martohet, njerėzit ta kuptojnė se ka shkelur njė ligj tė shenjtė.
Kjo sjellje e zemėroi pa masė mbretin, ashtu siē zemėroi dhe mbesėn. Nėse do tė martoheshin, kjo do tė shkaktonte reagime tė forta nė popullatė. Kėshtu, mbreti hoqi dorė nga kjo ide. Por mbesa e tij nuk hiqte dorė nga froni i mbretėreshės. Njė natė, ai filloi tė kėndojė pėr mbretin dhe tė kėrcejė. Mbreti e kėrkoi pėr nė shtrat, por ajo refuzoi duke i thėnė:"Vetėm pasi tė martohemi." Mbreti i tha:"E si tė martohemi, ndėrkohė qė Jahja e ka ndaluar kėtė?!" Ajo iu pėrgjigj:"Mė sill kokėn e Jahjas si dhuratė martesore dhe i japim fund kėsaj ēėshtjeje."
Aq shumė ishte dhėnė pas saj, saqė nė ēast urdhėroi ushtarėt t'i sillnin kokėn e Jahjas. Menjėherė ushtarėt u nisėn drejt faltores sė Jahjas a.s, i cili nė ato ēaste ishte duke u falur. Ata ia prenė kokėn dhe ia sollėn mbretit nė njė tepsi. Ai e mori kokėn e Jahjas a.s, ia dorėzoi mbesės sė tij dhe kėshtu u martuan.
Kjo ishte njė sprovė e Zotit pėr profetėt e tij. Koka e njė profeti, i jepet si dhuratė martesore njė gruaje tė pėrdalė. Prandaj profeti Muhamed a.s thotė:"Njeriu do tė sprovohet sipas besimit qė ka."

Vrasja e profetit Zekeria a.s
Pasi vranė Jahjan a.s, ushtarėt – me urdhėr tė mbretit – u nisėn pėr njė mision tjetėr, vrasjen e Zekerias a.s. Nė shumė transmetime, tė cilat nuk janė tė sakta, por pėr shkak se janė tė shumta po i pėrmendim, thuhet se Zekeria a.s u fsheh nė trungun e njė peme. Kur pema u mbyll, shejtani mbajti jashtė njė copė tė rrobave tė Zekerias. Kur ushtarėt arritėn tek pema dhe nuk e gjetėn, u shfaqet shejtani me pamje njeriu dhe u thotė:"A nuk po e shihni rrobėn e tij brenda pemės? Sharrojeni pemėn qė ta vrisni!" Kėshtu u vra dhe profeti Zekeria a.s qė tė dy profetė tė nderuar.
Pershtati: Elmaz Fida