Historia e profetit Lut(Lot) a.s

Ngjarjet e historisė sė Lutit a.s, zhvillohen gjatė jetės sė profetit Ibrahim a.s, i cili ishte xhaxhai i Lutit a.s. Babai i Lutit a.s quhej Haran dhe ishte vėlla i Ibrahimit a.s. Kėshtu, Luti a.s ėshtė djali i vėllait tė Ibrahimit a.s. Emri i profetit Lut a.s, pėrmendet nė Kuran njėzet e shtatė herė, nė katėrmbėdhjetė sure. Duke qenė se babai i kishte vdekur nė moshė tė vogėl, Luti a.s ishte rritur nė shtėpinė e gjyshit tė tij Tarih, me xhaxhain Ibrahim a.s. Ai ishte shumė i lidhur me Ibrahimin a.s. Kur Ibrahimin a.s e hodhėn nė zjarr dhe nuk e dogji, asnjė nga njerėzit nuk e besoi. I vetmi qė e besoi ishte pikėrisht Luti a.s. Kėtė fakt e pėrmend dhe Zoti i lartėsuar nė Kuran, ku thotė:"Luti i besoi atij" (Ankebut, 26)
Kur Ibrahimi a.s vendosi tė shpėrngulej nga Babilonia, iu bashkėngjit edhe Luti a.s, i cili tha: “Unė do tė mėrgoj te Zoti im; me tė vėrtetė, Ai ėshtė i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Ankebut, 26)
Siē e cekėm dhe nė historinė e Ibrahimit a.s, Luti u dėrgua nė fshatin Sedom. Ky vendbanim ndodhet pranė detit tė vdekur, i cili sot njihet edhe me emrin deti i Lutit. Pėrveēse ishte njė qendėr biznesi e fuqishme, ky vendbanim pėrbėnte njė stacion pushimi tė rėndėsishėm pėr tė gjithė udhėtarėt dhe karvanėt. Banorėt e kėtij qyteti ishin jobesimtarė dhe tė shthurur. Zoti pėrmend nė Kuran thėnien e melekėve tė dėrguar pėr shkatėrrimin dhe ndėshkimin e kėtij qyteti dhe thotė:"Ne i nxorėm tė gjithė besimtarėt qė ishin nė atė qytet, ndonėse aty gjetėm vetėm njė shtėpi myslimane." (Dharijat, 35-36)
Vetėm shtėpia e Lutit a.s ishin besimtarė, ndėrkohė qė gjithė tė tjerėt jobesimtarė. Sikur kjo tė mos mjaftonte, ata ishin njerėz shumė tė shthurur dhe tė degjeneruar, gjė tė cilėn e kishin kthyer nė art. Paturpėsitė e tyre nuk i kishte vepruar askush gjer atėherė. Ishin tė parėt qė vepronin gjėra kaq tė pahijshme dhe tė turpshme.
"Kujtoni fjalėt e Lutit, i cili i tha popullit tė vet: “Pėrse bėni paturpėsi tė tilla qė askush nuk i ka bėrė nė botė?”. Ju u qaseni meshkujve me epsh - nė vend tė femrave. Me tė vėrtetė, ju jeni popull qė e teproni me tė kėqija!” (Araf, 80-81)
Origjina e homoseksualitetit e ka zanafillėn pikėrisht tek ky popull i pamoralshėm. Shumė njerėz sot rreken qė homoseksualitetin ta paraqesin si diēka tė natyrshme, si njė ndjenjė qė lind me lindjen e njeriut dhe qė ekziston nė gjenet e tij. Pa dyshim qė kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ai nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse perversitet dhe deviacion nga natyra e pastėr. Nėse do tė ishte diēka qė lind bashkė me njeriun dhe ekziston nė gjenet e tij, do tė ishte pėrhapur qė para popullit tė Lutit a.s.
"(Ata) thanė: “Ne jemi dėrguar te njė popull keqbėrės (pėr ta shkatėrruar tė gjithin), pėrveē familjes sė Lutit. Ne do t’i shpėtojmė tė gjithė ata." (Hixhr, 58-59)
Luti a.s u thoshte:
"Vallė, ju, nga e gjitha bota, iu qaseni meshkujve e i lini mėnjanė gratė tuaja, tė cilat Zoti juaj i ka krijuar bashkėshorte pėr ju?! Njėmend, ju jeni popull qė kaloni ēdo kufi tė sė keqes.” (Furkan, 165-166)
Nė shumė ajete, Zoti i lartėsuar e paraqet nė formėn mė tė shėmtuar dhe tė neveritur njė vepėr tė tillė.
"Kur Luti i tha popullit tė vet: “Pėrse bėni vepra tė mbrapshta e tė turpshme, madje nė sytė e njėri-tjetrit?" (Neml, 54)
Paturpėsia e tyre kishte shkelur ēdo kufi, saqė burrat e ushtronin homoseksualitetin haptazi.
"Vallė, a mos ju u qaseni me epsh meshkujve, nė vend tė femrave? Nė tė vėrtetė, ju jeni popull i paditur.” (Neml, 55)
Njė gjuhė tė tillė, Zoti nuk e ka pėrdorur pėr asnjė popull tjetėr. Nė Kuran, populli i Lutit a.s pėrshkruhen me nofka mė tė ndryshmet: Jobesimtarė, kriminelė, shpėrdorues, tė shthurur, agresorė dhe shkelės tė ēdo kufiri, xhahilė etj...
"Kur Luti i tha popullit tė vet: “Vėrtet, ju bėni tė tilla lapėrdhi, qė askush para jush nuk ka bėrė nė botė: bėni marrėdhėnie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe nė tubimet tuaja bėni punėt mė tė ndyra." (Ankebut, 28-29)
Sa herė qė mblidheshin dhe tuboheshin nė njė vend, ata ushtronin veprat mė tė liga dhe tė turpshme. Ata nuk kishin humbur ēdo normė morali dhe mirėsjellje, saqė nė tubimet e tyre, qeshnin dhe gajaseshin me gazrat e njėri-tjetrit.
I gjendur nė njė situatė tė tillė, Luti a.s filloi t'i ftojė dhe t'i kėshillojė qė tė distancohen nga vepra tė tilla. Thotė Zoti nė Kuran:"Populli i Lutit i quante gėnjeshtarė tė dėrguarit. Kujto kur vėllai i tyre - Luti, u tha: “Vallė, a nuk i frikėsoheni ju Allahut? Pa dyshim, unė jam i dėrguar i besuar pėr ju, andaj, frikėsojuni Allahut dhe bindmuni mua! Pėr kėtė, unė nuk kėrkoj nga ju kurrfarė shpėrblimi, mua do tė mė shpėrblejė vetėm Zoti i botėve." (Shuara, 160-164)
Janė pothuaj tė njėjtat fjalė dhe kėshilla tė profetėve tė tjerė, qė ua drejtonin popujve tė tyre. Populli i Lutit a.s iu pėrgjigj:
"..populli i tij nuk kishte tjetėr pėrgjigje, pėrveē se tha: “Na e sill dėnimin e Allahut, nėse thua tė vėrtetėn”! (Ankebut, 29)
Po tė njėjtėn pėrgjigje kishin dhėnė dhe popujt e profetėve tė mėparshėm.
"Nė fakt, Luti i paralajmėroi ata pėr fuqinė e dėnimit Tonė, por ata i vunė nė dyshim paralajmėrimet." (Kamer, 36)
"Pėrgjigjja e popullit tė tij ishte: “Dėbojini ata nga vendbanimi juaj! Ata janė njerėz qė duan tė mbahen tė dėlirė.” (Araf, 82)
Tė gjithė njerėzit e kėtij qyteti, ishin tė ligė dhe tė degjeneruar, pėrveē Lutit a.s dhe dy vajzave tė tij. Duke parė se Luti a.s dhe vajzat e tij, ishin tė dėlirė dhe tė moralshėm, ata vendosėn t'i pėrzėnė nga qyteti i tyre.
"Ata thanė: “Nėse nuk tėrhiqesh nga kėto, o Lut, me siguri do tė jesh i dėbuar”. Ai tha: “Unė kam vėrtet neveri pėr atė qė bėni ju!" (Furkan, 167-168)
Mandej, Luti a.s u lut:"O Zoti im, mė shpėto mua dhe familjen time nga ajo qė bėjnė ata!” (Furkan, 169)
Duke qenė se filloi t'i humbasė shpresat, pasi e kėrcėnonin se nėse u flet, do e dėbojnė, Luti a.s u mbyll nė shtėpi ku filloi tė lutej. Ai nuk kishte askėnd qė ta ndihmojė dhe ta pėrkrahė nė atė qytet, pasi ishte i ardhur.
"Ai tha: “O Zoti im, mė ndihmo kundėr popullit qė bėn mbrapshti”! (Ankebut, 30)
Zoti i lartėsuar ia pranoi lutjen Lutit a.s dhe menjėherė nisi melekėt e tij, Xhibrilin a.s, Mikailin dhe melekun e vdekjes. Fillimisht, kėta tre melekė, u ndalėn tek Ibraimi a.s, qė t'i jepnin sihariqin e lindjes sė Is'hakut a.s. Gjatė qėndrimit, Ibrahimi a.s i pyeti:"Ai i pyeti: “Cili ėshtė qėllimi juaj, o tė dėrguar?” Ata thanė: “Ne jemi dėrguar te njė popull keqbėrės, pėr tė hedhur mbi ta gurė prej balte tė pjekur, tė shėnuar te Zoti yt, pėr ata qė e kalojnė kufirin (nė tė kėqija)”. (Dharijat, 31-34)
"Dhe, pasi tė dėrguarit Tanė i sollėn lajmin e mirė Ibrahimit, i thanė: “Ne do t’i zhdukim banorėt e kėtij vendbanimi, sepse banorėt e tij janė vėrtet keqbėrės”. (Ankebut, 31)
Ibrahimit a.s i vajti menjėherė mendja tek Luti a.s, i cili banonte pikėrisht nė Sedom. Duke dashur qė tė mos e shkatėrrojnė atė popull, Ibrahimi a.s filloi t'i vonojė me fjalė. Ai i pyeti:"A do e shkatėrronit njė popull, nė mesin e tė cilit gjenden treqind besimtarė?" Melekėt u pėrgjigjėn:"Jo." Ibrahimi a.s i pyeti:"Po sikur tė kishte dyqind besimtarė?" Melekėt u pėrgjigjėn:"Jo." Ibrahimi a.s i pyeti:"Po sikur tė kishte dyzet besimtarė, a do e shkatėrronit?" Melekėt u pėrgjigjėn:"Jo, nuk do e shkatėrronim." Ibrahimi a.s i pyeti:"Po sikur tė kishte katėrmbėdhjetė besimtarė?" Melekėt iu pėrgjigjėn:"Jo." Ibrahimi a.s i pyeti pėr herė tė fundit:"Po sikur tė kishte vetėm njė besimtar?!" Melekėt u pėrgjigjėn:"Edhe sikur tė ketė vetėm njė besimtar, nuk e shkatėrrojmė."Atėehrė Ibrahimi a.s u tha:"Dijeni se mes atij populli ėshtė Luti qė ėshtė besimtar."
Diēka e tillė pėrmendet shkurtimisht nė ajetin:"Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanė:“Ne e dimė mė mirė kush ėshtė atje. Ne do ta shpėtojmė atė dhe familjen e tij, pėrveē gruas sė tij: ajo do tė qėndrojė me ata qė do tė mbesin (pėr t’u dėnuar)”. (Ankebut, 32)
"Pasi i kaloi frika Ibrahimit dhe i erdhi lajmi i gėzuar, ai polemizoi me tė dėrguarit Tanė pėr popullin e Lutit. Vėrtet, Ibrahimi ishte i butė, i dhembshur e vazhdimisht i kthyer (tek Allahu)." (Hud, 74-75)
Gjatė gjithė kėsaj kohe, Ibrahimi a.s rrekej qė t'ua kthejė mendjen melekėve dhe tė mos e dėnojnė popullin e Nuhut a.s. Po Zoti ndėrhyri dhe i tha:"O Ibrahim, shmangu prej kėsaj! Me tė vėrtetė, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejė dėnimi i pashmangshėm.” (Hud, 76)

Tre melekėt, nė Sedom
Pas takimit me Ibrahimin a.s, tre melekėt u drejtuan pėr nė Sedom. Atje, ata u shfaqėn si tre tė rinj shumė tė hijshėm. Kjo bėhej pėr t'i sprovuar kėta njerėz dhe pėr t'ua faktuar pa ligėsitė dhe paudhėsitė e tyre. Zoti i kishte urdhėruar tė mos e shkatėrronin, derisa tė dėgjonin dhe dėshminė e profetit tė kėtij populli. Kur tre melekėt nė formė tė rinjsh, arritėn pranė qytetit, i pa njė nga vajzat e Lutit a.s, e cila kishte dalė pėr tė mbushur ujė. Ajo u kėrkoi tė prisnin aty ku ishin dhe me vrap u nis pėr tek i ati, tė cilit i tregoi se kishte pikasur tre djelmosha tė rinj dhe tė hijshėm qė nuk ishin nga Sedomi. Luti a.s doli nga shtėpia dhe shkoi i takoi tre tė rinjtė. Ai i pyeti se pėrse kishin ardhur nė atė qytet dhe tė rinjtė i thanė se kishin ardhur si miq. Luti a.s donte t'u kėrkojė tė mos hyjnė nė atė qytet pėr shkak tė perversitetit tė banorėve tė tij, por kur i thanė se ishin miq, i erdhi zor t'i dėbojė. Ai i mori me vete pėr nė shtėpinė e tij dhe gjatė rrugės, filloi t'u tregojė mbi perversitetin dhe paudhėsitė e banorėve tė Sedomit, por kėtė nė mėnyrė indirekte. Pėr Zotin – u tha – nuk njoh njerėz mbi faqen e tokės, me tė ligė se kėta. Melekėt nuk folėn por vazhduan rrugėn. Luti a.s ua pėrsėriti sėrish kėtė, duke dashur t'u thotė qė tė kthehen pasi pasojat mund tė ishin fatale. Kėtė ai ua pėrsėriti katėr herė, ndėrkohė qė melekėt e regjistronin kėtė dėshmi tė profetit Lut a.s. Me tė arritur nė shtėpi, Luti a.s i futi brenda. Gruaja e Lutit a.s ishte jobesimtare, madje merrte pjesė nė paudhėsitė e Sedomit. Me t'i parė kėta tre djelmosha tė rinj, ajo vajti tek vendi ku tuboheshin njerėzit dhe u tha:"Nė shtėpinė tonė gjenden tre djelmosha, mė tė hijshėm se ata nuk mė kanė zėnė sytė ndonjėherė."
Me ta marrė vesh kėtė njerėzit, u drejtuan me vrap drejt shtėpisė sė Lutit a.s.
Kėtė moment e pėrshkruan Zoti i lartėsuar nė Kuran ku thotė:"Populli i tij, qė mė parė pat punuar vepra tė kėqija, u vėrsul drejt atij." (Hud, 78)
"Banorėt e qytetit erdhėn tek ai gjithė gėzim." (Hixhr, 67)
Luti a.s doli nga shtėpia, duke dashur t'i mbrojė dhe u drejtua njerėzve:"(Luti) tha: “O populli im, kėto janė bijat e mia. - ēdo profet i konsideron gratė e vendit ku jeton, si vajzat e veta. Ky ėshtė mendimi i drejtė dhe i shumicės sė dijetarėve. Ata qė mendojnė se Luti a.s u ofroi tė kryejnė marrėdhėnie jashtėmartesore me vajzat e tij, ka gabuar rėndė. Si mund ta bėjė kėtė Luti a.s, qė ishte profet i Zotit?! - Ato pėr ju janė mė tė pastra, e frikėsojuni Allahut dhe mos mė turpėroni para mysafirėve tė mi. A nuk ka midis jush njė njeri me mend?” Ata thanė: “Ti e di se ne nuk kemi tė drejtė pėr bijat e tua. Nė tė vėrtetė, ti e di se ē’duam ne”. Ai tha: “Sikur unė tė kisha fuqi (qė t’ju dėboj) ose tė mbėshtetesha nė ndonjė krah tė fuqishėm!” (Hud, 78-79)
Luti a.s nuk kishte njerėz dhe farefis nė atė vend. Njerėzit e vetėm qė i bindeshin ishin dy vajzat e tij. Edhe gruaja e tij ishte jobesimtare.
Nė njė hadith, profeti Muhamed a.s thotė:"Zoti e mėshiroftė vėllain tim Lutin. Ai ishte nevojė pėr mbėshtetje dhe krah tė fuqishėm." (Buhari dhe Muslim)
Thonė dijetarėt myslimanė:"ēdo profet tjetėr, Zoti e dėrgoi me mbėshtetje dhe farefis."
"Banorėt e qytetit erdhėn tek ai gjithė gėzim. Luti u tha: “Kėta janė mysafirėt e mi, andaj mos mė turpėroni! Kijeni frikė Allahun e mos mė poshtėroni!” Ata thanė: “A nuk ta kemi ndaluar ne qė tė presėsh mysafirė?” (Hixhr, 67-70)
Njerėzit e Sedomit ia kishin ndaluar t'i kėshillonte dhe e kishin ndaluar tė presė mysafirė e miq.
"Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nėse doni tė bėni ēka synoni (martohuni me to)”. (Hixhr, 71)
"Betohem pėr jetėn tėnde (o Muhamed), se ata ishin vėrtet tė pėrhumbur nė dehjen e tyre!" (Hixhr, 72)
Thonė komentuesit e Kuranit:"Kurrė Zoti nuk ėshtė betuar nė jetėn e dikujt tjetėr, pėrveē jetės sė profetit Muhamed a.s."
Epshi ua kishte mbuluar arsyen banorėve tė Sedomit dhe dukeshin si tė dehur. Nė njė moment, njerėzit tentuan tė hyjnė nė shtėpinė e Lutit a.s me forcė, por ai u kėrkoi njė shans tė fundit, qė tė prisnin pak. Luti a.s hyri brenda nė shtėpi, t'ua qajė hallin kėtyre tre tė rinjve. Kur hyri brenda, ai i gjeti tė qetė sikur tė mos kishin dinin asgjė. I habitur nga kjo sjellje, Luti a.s u tha:
"ai tha: “Unė nuk ju njoh ju!” Ata thanė: “Jo, ne tė kemi sjellė atė, nė tė cilėn ata dyshojnė, tė kemi sjellė tė vėrtetėn, prandaj tė jesh i sigurt se ajo qė tė themi, do tė bėhet." (Hixhr, 62-64)
"Kur tė dėrguarit Tanė (engjėj) shkuan tek Luti, ai u shqetėsua dhe u ngushtua (pėr ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanė:“Mos u frikėso dhe mos u brengos! Ne do tė tė shpėtojmė ty dhe familjen tėnde, pėrveē gruas tėnde. Ajo do tė mbesė me ata qė janė pėr dėnim. Nė tė vėrtetė, Ne do tė lėshojmė dėnim nga qielli, mbi banorėt e kėtij vendbanimi ngase ata janė tė prishur”. (Ankebut, 33-34)
"Thanė (mysafirėt): “O Lut! Ne jemi tė dėrguarit e Zotit tėnd. Ata nuk mund tė tė bėjnė ty asgjė e pra, nisu ti me familjen tėnde nė orėt e vona tė natės dhe askush prej jush tė mos kėqyrė prapa, pėrveē gruas sate. Atė do ta godasė ajo qė do t’i gjejė edhe ata.” (Hud, 81)
Gruaja e Lutit a.s do tė ndėshkohej bashkė me njerėzit e tjerė, ashtu siē ndodhi me gruan e Nuhut a.s mė parė. "Allahu ka dhėnė si shembull pėr ata qė nuk besojnė, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin tė martuara me dy nga robtė Tanė tė ndershėm dhe i tradhtuan ata." (Tahrim, 10)
Tė gjithė interpretuesit e Kuranit kanė mendim unanim, qė tradhtia e dy grave tė profetėve ėshtė tradhėti besimi dhe jo nderi. Ėshtė e papranueshme pėr familjet e profetėve tė Zotit tė ndodhin gjėra tė tilla. Gratė e profetėve, edhe pse mund tė mos jenė besimtare, nuk i cenojnė burrat e tyre tek nderi. Edhe pse gruaja e Lutit a.s i mbėshteste njerėzit nė vepra tė liga, ajo vetė nuk e ushtronte ligėsinė.
Njerėzit qė prisnin jashtė, nga padurimi vendosėn ta shkallmojnė derės, por nė ēast del Xhibrili a.s dhe me njė tė goditur ua verbon sytė. Thotė Zoti nė Kuran:"Ata i kėrkuan t’ua dorėzonte mysafirėt e tij. Por Ne ua verbuam sytė (e u thamė): “Shijoni dėnimin Tim, tani qė e dėgjuat paralajmėrimin Tim!” (Kamer, 37)
Megjithatė, njerėzit nuk zunė mend dhe kujtuan se Luti a.s i ka bėrė ndonjė magji. Prandaj filluan me kėrcėnime dhe shantazhe, duke i thėnė:"Do e shohim nesėr kėtė punė!" Ata morėn rrugėn e kthimit nė shtėpi, duke u mbėshtetur pas mureve.
Melekėt i thanė Lutit a.s:"Afati i tyre ėshtė agimi i ditės. Vallė, a nuk ėshtė afėr agimi i ditės?!” (Hud, 81)
Melekėt lanė agimin e ditės sė nesėrme si ēastin pėrfundimtar tė ndėshkimit, me qėllim qė Luti a.s dhe vajzat e tij tė kenė kohė tė largohen.
"nisu ti me familjen tėnde nė orėt e vona tė natės dhe askush prej jush tė mos kėqyrė prapa,
"Nisu me familjen tėnde nė njė kohė tė natės, shko pas tyre e askush prej jush tė mos shikojė prapa, por vazhdoni nė drejtimin e urdhėruar! Dhe Ne ia shpallėm atij atė qė do tė ngjajė: qė i gjithė populli i tij, deri nė tė mbramin, do tė zhdukej nė agim.” (Hixhr, 65-66)
"Dhe Ne e shpėtuam atė dhe familjen e tij - tė gjithė, pėrveē njė plake (gruas sė Lutit), e cila mbeti me tė tjerėt. Pastaj, tė tjerėt i shkatėrruam." (Shuara, 170-172)
"Ne dėrguam njė stuhi gurėsh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, qė e shpėtuam nė agim. falė mėshirės Sonė. Ja, kėshtu Ne i shpėrblejmė ata qė falėnderojnė." (Kamer, 34-35)
Luti a.s u largua nga qyteti Sedom, i shoqėruar vetėm nga dy vajzat e tij. Tė nesėrmen, me ardhjen e agimit, zė fill dhe ndėshkimi i kėtij populli tė lig dhe tė shthurur. Thotė Zoti nė Kuran:"tė nesėrmen nė mėngjes, ata i goditi dėnimi i pėrhershėm. “Shijoni dėnimin Tim, tani qė e dėgjuat paralajmėrimin Tim!” (Kamer, 38-39)
Xhibrili a.s e fut krahun e tij poshtė qytetit, e ngre atė lart nė qiell, saqė melekėt dėgjonin kėngėn e gjelave dhe lehjen e qenve. Vetė njerėzit dėgjonin lartėsimin dhe madhėshtimin qė melekėt i bėnin Zotit. Gjatė kohės qė i gjithė qyteti ishte lart nė qiell, filluan t'u bien shkėmbinj nga qielli. Secili nga banorėt goditej nga njė shkėmb i piketuar enkas pėr tė. Mandej Xhibrili a.s lėshon njė ulėrimė tė frikshme, nga e cila tė gjithė banorėt humbasin vetėdijen. Kjo u pasua nga pėrmbysja e qytetit dhe pėrplasja pėrtokė. Kjo pėrmendet dhe nė Kuran, ku Zoti thotė:
"Kur erdhi urdhri Ynė, Ne e pėrmbysėm ēdo gjė, - ato qė ishin lart, i kthyem poshtė dhe mbi ata lėshuam gurė nga balta e pjekur, duke rėnė vazhdimisht, si shiu. (Ato ishin gurė) tė shėnuar (pėr dėnim) te Zoti yt. Dėnimi nuk ėshtė larg nga keqbėrėsit." (Hud, 82-83)
"Ata i kaploi zėri i tmerrshėm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli, dhe Ne e kthyem qytetin pėrmbys, duke lėshuar mbi ata shi gurėsh prej dheut tė pjekur." (Hixhr, 73-74)
"Mbi ata lėshuam njė breshėri gurėsh. Eh, sa i keq qė ishte ai shi, pėr ata qė janė paralajmėruar! Sigurisht, nė kėtė ka kėshillė, por shumica e tyre nuk janė besimtarė. Nė tė vėrtetė, Zoti yt ėshtė i Plotfuqishėm dhe Mėshirėplotė." (Shuara, 173-175)
"se Ai i asgjėsoi edhe qytetet e pėrmbysura (tė popullit tė Lutit), tė cilat i mbuloi ajo qė i mbuloi?! Atėherė, nė ēfarė dhuntie tė Zotit tėnd dyshon ti? Ky (Profet) ėshtė paralajmėrues si ata tė mėparshmit. Ora e Kiametit po afrohet." (Nexhm, 53-57)
Kėshtu u ndėshkua dhe u shkatėrrua pėrfundimisht Sedom, qė ndodhej pranė detit tė vdekur. Ajo ka mbetur shenjė dhe fakt pėr tė gjithė njerėzit qė t'i ruhen dėnimit tė Zotit, t'u shmangen veprave tė liga, ku ndėr me e rrezikshmja ėshtė ajo qė vepronin populli i Lutit a.s.

Pėrshtati: Elmaz Fida