Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Historia e profetit Isa(Iesus latinisht) a.s

    Ndėrkohė qė dy profetėt Zekeria dhe Jahja a.s u vranė, jetonte njė profet i tretė, i cili sapo ishte dėrguar si i tillė, profeti Isa a.s. Kur u vra Jahja dhe Zekeria a.s, profeti Isa a.s sapo i kishte kaluar tė tridhjetat.
    Ai njihet ndryshe dhe me emrin Mesi. Kėtė ai e mori pėr shkak tė udhėtimeve tė shumta. Ai nuk kishte shtėpi dhe vend tė tijin. Gjithashtu, thuhet se u quajt Mesi, pėr shkak se kur lindi, nėna e tij e leu me vaj.
    Lidhur me lindjen e tij, thotė Zoti nė Kuran:
    "Dhe trego (o Muhamed) nė Libėr pėr Merjemen, kur u tėrhoq nga familja e saj nė njė vend nė lindje, duke e fshehur veten nga ata. – ajo jetonte nė lindje tė Jerusalemit, larg syve tė njerėzve. Ajo nuk lejonte askėnd ta vizitojė dhe nuk vizitonte askėnd. Tė afėrmit ia dėrgonin ushqimin pranė derės dhe ajo e merrte mė pas, ashtu siē merrte furnizim edhe nga vetė Zoti. Vetėm Zekeria a.s kishte tė drejtė ta vizitojė. Nė moshėn pesėmbėdhjetė vjeēare, asaj i shfaqet Xhibrili a.s nė dhomėn ku ishte izoluar dhe adhuronte Zotin - Ne i dėrguam Shpirtin Tonė, i cili iu paraqit asaj si njė njeri i plotė. – ishte njė njeri i hijshėm dhe pa asnjė tė metė - Ajo i tha:“Unė kėrkoj qė tė mė mbrojė i Gjithėmėshirshmi prej teje, nėse i frikėsohesh Allahut. – nėse beson dhe i frikėsohesh Zotit, mos mė prek me dorė - Ai tha: “Nė tė vėrtetė, unė jam vetėm njė i dėrguar i Zotit tėnd, qė tė tė dhuroj ty njė djalė tė pastėr.”Ajo tha: “Si mund tė kem unė djalė, kur asnjė mashkull nuk mė ka prekur e nuk jam as e pacipė?!” Iu pėrgjigj: “Kėshtu ėshtė! Zoti yt ka thėnė: ‘Kjo pėr Mua ėshtė e lehtė. Ne do ta bėjmė atė shenjė pėr njerėzit dhe mėshirė nga ana Jonė’. Dhe kjo ėshtė punė e kryer.” (Merjem, 16-21)
    Sipas transmetimeve tė sakta, Xhibrili a.s i fryu Merjemes tek e ēara e jakės nga pjesa e kraharorit, frymė e cila i depėrtoi brenda dhe nė ēast ajo mbeti shtatzėnė.
    "Ajo mbeti me barrė." (Merjem, 22)
    Merjemja a.s vazhdoi e mbyllur nė faltoren e saj, larg syve tė njerėzve, derisa filloi tė ndjejė se ka ardhur koha tė lindė. Atėherė ajo doli nga faltorja dhe eci njė distancė tė konsiderueshme, derisa mbėrriti nė Betlehem.
    "..u tėrhoq me tė nė njė vend tė largėt." (Merjem, 22)
    Pak para se tė mbėrrijė nė Betlehem, asaj i fillojnė dhimbjen e lindjes. Ajo qėndron dhe mbėshtetet tek njė trung i tharė palme aty pranė. Thotė Zoti nė Kuran duke pėrshkruar kėtė moment:"Dhembjet e lindjes e detyruan atė qė tė shkonte te trungu i njė palme." – Merjemeje a.s ishte shumė e frikėsuar pėr kėtė qė po i ndodhte. Vallė si do tė kthehej tek njerėzit e saj me njė fėmijė?! Ēfarė do tė thoshin njerėzit kur ta shihnin? Fjalėt e mėposhtme, tregojnė mė qartė frikėn e saj nga skandali qė mund t'i ndodhte - Ajo tha: “Ah, sikur tė kisha vdekur para kėsaj (ngjarjeje) dhe tė isha harruar krejt!” (Merjem, 23)
    Nė njė moment, ajo dėgjon njė zė qė e thėrret nga poshtė. Disa mendojnė se ai zė ishte i djalit tė saj tė porsalindur Isait a.s. Kurse disa tė tjerė mendojnė se ishte zėri i Xhibrilit a.s i cili buronte nga nėntoka.
    "Njė zė e thirri nga poshtė: “Mos u pikėllo, se Zoti yt tė ka bėrė njė burim uji poshtė teje!" (Merjem, 24)
    Me tė hedhur shikimin poshtė, ajo dalloi njė burim uji. Edhe kjo ishte njė mrekulli qė Zoti ia jepte pėr ta qetėsuar. Njė mrekulli tjetėr nė ato ēaste ishte dhe vetė trungu i palmės, i cili siē thamė ishte i tharė, pa gjethe dhe fruta.
    "Shkunde trungun e palmės, qė tė bien mbi ty hurma tė freskėta! Ha, pi dhe qetėsohu. " (Merjem, 25-26)
    Me ta shkundur trungun e palmės, menjėherė filluan tė bien hurma (arabe) tė freskėta. Kėto mrekulli e qetėsuan Merjemen a.s, pasi u sigurua se gjithēka qė po i ndodhte ishte sipas njė plani hyjnor. Zėri e urdhėroi qė tė mos flasė kur tė kthehet tek njerėzit e saj, por me shenja t'ju tregojė se agjėron.
    "Nėse vėren ndonjė njeri, i thuaj:“Unė jam betuar nė tė Gjithėmėshirshmin se do tė agjėroj, prandaj sot nuk do tė flas me askėnd.” (Merjem, 26)
    Pasi u ēlodh dhe u qetėsua, ajo u kthye tek njerėzit e saj me foshnjen nė krahė.
    "Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fėmijėn. Ata i thanė: “O Merjeme, ke bėrė diēka tė turpshme! O motra e Harunit!” (Merjem, 27-28)
    Thuhet qė Merjemeja a.s kishte njė vėlla me emrin Harun, pėr kėtė ata e thirrėn si motra e Harunit. Kjo ceket dhe nė njė hadith tė saktė, kur profeti Muhamed a.s dėrgon njė nga shokėt e tij tek tė krishterėt e Nexhranit. Ndėr tė tjera, ai u lexoi edhe ajetet e lartpėrmendura. Kur tė krishterėt i dėgjuan, i thanė:"Si thonė se Merjemeja ka qenė motra e Harunit, ndėrkohė qė Haruni ka jetuar nė kohėn e Musait?!" Sahabi kur u kthye tek Profeti a.s, ia pėrcolli kėtė pyetje. Ai u pėrgjigj:"Po a nuk e dinin se njerėzit e asaj kohe u vinin fėmijėve emrat e profetėve tė mėparshėm?!" Pra, Haruni nuk ishte profeti, vėllai i Musait a.s.
    Njė mendim tjetėr lidhur me kėtė, ėshtė se ashtu si Haruni a.s shquhej pėr adhurimin e shumtė, edhe Merjemeja a.s shquhej pėr diēka tė tillė. Prej kėtu, njerėzit e quanin motra e Harunit a.s.
    "Babai yt nuk ka qenė njeri i keq, as nėna jote nuk ka qenė grua e shthurur." (Merjem, 28)
    Si ėshtė e mundur qė ti vajza e dy prindėrve tė ndershėm, tė bėsh njė vepėr tė tillė?! Merjemeja a.s nuk u ktheu pėrgjigje, por u bėnte me shenjė drejt djalit qė mbante nė krahė.
    "Ajo bėri me shenjė nga i biri. Ata thanė: “Si t’i flasim ne fėmijės qė ėshtė nė djep?” (Merjem, 29)
    Njerėzit i kuptuan shenjat e saj, por nuk kuptonin si mund tė flasin me njė foshnje tė porsalindur. Atėherė ndodh mrekullia tjetėr, ku Isai a.s i porsalindur flet. Tė gjithė njerėzit filluan tė dėgjojnė gojėhapur.
    "Ai (Isai nė djep) tha: “Unė jam rob i Allahut. Ai mė ka dhėnė Librin (Ungjillin), mė ka bėrė profet dhe mė ka bėrė tė bekuar kudo qė tė jem. Ai mė ka porositur qė tė falem e tė jap zeqat sa tė jem gjallė dhe qė tė jem i mirė ndaj nėnės sime dhe nuk mė ka bėrė tė ashpėr dhe tė padėgjueshėm. Le tė jetė paqja e shpėtimi mbi mua, nė ditėn qė kam lindur, nė ditėn qė do tė vdes dhe nė ditėn qė do tė ringjallem!” (Merjem, 30-33)
    Allahu i lartėsuar komenton mė poshtė lidhur me kėto fjalė:
    "Ky ėshtė Isai, i biri i Merjemes. Kjo ėshtė fjala e vėrtetė, pėr tė cilėn ata dyshojnė dhe diskutojnė. Allahu nuk ka mbetur tė marrė dikė pėr bir. Qoftė i lavdėruar Ai! Kur vendos diēka, Ai vetėm thotė pėr tė “Bėhu!” dhe ajo bėhet. (Isai tha): “Vėrtet, Allahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj; andaj adhuroni vetėm Atė! Kjo ėshtė udha e drejtė”." (Merjem, 34-36)
    E tillė ishte lindja e profetit Isa a.s, i cili ishte vetėm profet dhe i dėrguar i Zotit dhe asgjė mė shumė. Duke u pėrgjigjur pretendimeve tė krishterėve se Isai a.s ishte bir i Zotit, Zoti thotė nė Kuran:"Pa dyshim, janė jobesimtarė ata qė thonė: “Allahu ėshtė Mesihu, i biri i Merjemes!”, sepse vetė Mesihu ka thėnė: “O bijtė e Izraelit, adhuroni Allahun, qė ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij qė adhuron tjetėrkėnd pėrveē Allahut, Allahu do t’ia ndalojė Xhenetin dhe strehim i tij do tė jetė Zjarri. Pėr keqbėrėsit nuk ka ndihmės. Pa dyshim, janė jobesimtarė ata qė thonė: “Allahu ėshtė njėri prej Trinisė!” Nuk ka veēse njė Zot tė Vetėm tė vėrtetė! Nėse nuk heqin dorė nga ato qė thonė, patjetėr qė jobesimtarėt nga mesi i tyre do t’i godasė njė dėnim i dhembshėm. Pėrse ata nuk kthehen me pendesė tek Allahu e t’i kėrkojnė falje Atij?! Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė! Mesihu, i biri i Merjemes, ėshtė vetėm njė i dėrguar. Edhe para tij kanė kaluar tė dėrguar. Nėna e tij pėrherė ka qenė e drejtė. Qė tė dy, hanin ushqim. – Kėsisoj nuk mund tė jetė zot, pasi Zoti i vėrtetė nuk ka nevojė tė ushqehet - Shiko si ua shpjegojmė atyre shpalljet tona dhe shih si largohen nga e Vėrteta! Thuaju (o Muhamed): “Si mundet vallė, qė ju adhuroni nė vend tė Allahut, atė qė nuk ėshtė nė gjendje t’ju sjellė as dėm e as dobi, ndėrkohė qė Allahu dėgjon dhe di ēdo gjė?!” (Maide, 72-76)
    "Thuaj: “Ēdo lavd e falėnderim i pėrket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak nė pushtet dhe nuk ėshtė i pafuqishėm, qė tė ketė nevojė pėr ndihmės” dhe madhėroje Atė, duke ngritur lart madhėshtinė Tij!” (Isra, 111)
    Zoti i vėrtetė nuk ka nevojė pėr ndihmės dhe ortakė. Njė ndėr suret ku tė krishterėve u jepet pėrgjigje mbi natyrėn e vėrtetė tė Zotit – kėsisoj hedh poshtė dhe pretendimet e tyre mbi trininė – ėshtė surja Ihlas. Thotė Zoti nė kėtė sure:
    "Thuaj: “Ai ėshtė Allahu, Njė dhe i Vetėm! Allahu ėshtė Absoluti, tė Cilit i pėrgjėrohet gjithēka nė amshim. Ai as nuk lind, as nuk ėshtė i lindur. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė (a i krahasueshėm) me Atė!” (Ihlas, 1-4)
    Nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu, transmetohet se i dėrguari i Allahut a.s, citon njė thėnie tė shenjtė tė Zotit:"Mė ofendoi biri i Ademit dhe nuk kishte pėrse ta bėjė kėtė. Ai pretendon se Unė kam fėmijė, ndėrkohė qė Unė jam i Vetmi tė cilit i pėrgjėrohet ēdo krijesė pėr ndihmė. Unė as kam lindur dhe as nuk jam lindur prej kujt dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Mua."
    Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith tė transmetuar nga imam Buhariu:"Askush nuk ėshtė mė i durueshėm pėr njė akuzė qė ka dėgjuar, seē ėshtė Zoti. Atij i atribuojnė fėmijė, kurse Ai vazhdon t'i furnizojė dhe t'u falė shėndet."
    Edhe pse foshnja ai porsalindur u foli, ata nuk e besuan, madje e akuzuan pėr marrėdhėnie jashtėmartesore. Qė atėherė dhe deri ditėt e sotme, hebrenjtė e konsiderojnė Merjemen a.s si grua tė pėrdalė. Ndėrkohė qė Isain a.s e quajtėn djalin e njė gruaje tė pėrdalė. Thotė Zoti i lartėsuar mbi kėtė fakt:
    "(I mallkuam ata) pėr shkak tė mosbesimit tė tyre (ndaj Isait a.s.), pėr shkak tė shpifjeve tė mėdha qė thanė kundėr Merjemes." (Nisa, 156)
    Nuk ka asgjė pėr t'u habitur nėse Zoti krijon dikė pa baba, ndėrkohė qė ka krijuar mė parė Ademin a.s pa baba dhe pa nėnė. Kėtė e pėrmend vetė Zoti nė Kuran ku thotė:"Rasti i Isait pėr Allahun ėshtė si rasti i Ademit qė e krijoi prej baltės e pastaj i tha: “Bėhu!” - dhe ai u bė." (Al Imran, 59)
    Ekuivalente me kėtė shpifje, ėshtė pretendimi i tė krishterėve se Isai a.s ishte biri i Zotit.
    "Ata thonė: “I Gjithėmėshirshmi ka njė bir”. Keni thėnė diēka vėrtet tė tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copėtohen prej kėsaj; Toka gati sa s’ēahet e malet sa s’rrėzohen tė thėrrmuar, ngaqė ata i veshin njė bir tė Gjithėmėshirshmit. Kurrė nuk i shkon (madhėrisė sė) tė Gjithėmėshirshmit tė ketė njė bir. S’ka krijesė qė gjendet nė qiej dhe nė Tokė e qė tė mos vijė si rob para tė Gjithėmėshirshmit. Sigurisht qė Ai e njeh mirė gjithsecilin prej tyre dhe i ka numėruar tė gjithė saktėsisht. Ēdonjėri prej tyre, nė Ditėn e Kiametit, do tė dalė fill i vetėm para Tij." (Merjem, 88-95)
    Ai qė ka krijuar qiejt dhe tokėn nė formėn mė tė pėrsosur, mos e ka tė pamundur tė krijojė njė njeri me nėnė dhe pa baba?!
    "Ai ėshtė Krijuesi i qiejve dhe i Tokės! E si mund tė ketė Ai fėmijė, ndėrkohė qė nuk ka bashkėshorte?! Ai ka krijuar ēdo gjė dhe ėshtė i Dijshėm pėr ēdo gjė." (Maide, 101)
    "Thuaju (o Muhamed): “Sikur i Gjithėmėshirshmi tė kishte bir, Unė do tė isha i pari qė do ta adhuroja atė!" (Zuhruf, 81)
    Zoti i lartėsuar e mohon kategorikisht mundėsinė e tė pasurit fėmijė. Ai deklaron se sikur Isai a.s tė ishte djali i Tij, Ai do tė ishte i pari qė do e adhuronte atė.

    Isai a.s mes Benu Israilėve
    Isai a.s u rrit nė Betlehem dhe qė i ri shquhej pėr dije dhe urtėsi. Pėr herė tė parė, ai foli kur ishte i porsalindur, pastaj do tė heshtė. Vetėm pasi tė mbushė moshėn e pėrshtatshme, ai do tė fillojė tė flasė sėrish.
    Me kalimin e viteve, Benu Israilėt filluan ta shohin me dyshim Isain a.s. Shumė prej tyre filluan tė pėrhapin fjalė se shkatėrrimi i Benu Israilėve do tė vijė pikėrisht nga duart e kėtij djaloshi.
    Nėna e tij, e ndėrgjegjshme pėr marifetet e popullit tė saj, e mbronte siē mbron njė nėnė fėmijėn e saj. Shpesh herė, ajo e nxirrte jashtė qytetit pėr ta mbajtur sa mė larg njerėzve. Pėr siguri tė jetės sė birit tė saj, ajo e la Betlehemin dhe u vendos nė Jeruzalem, mbi njė kodėr ku kishte ujė dhe fruta pėr ushqim. Thotė Zoti nė Kuran:"Ne e bėmė birin e Merjemes dhe nėnėn e tij mrekulli pėr njerėzimin dhe i strehuam rrėzė njė kodre tė qetė me burime uji." (Muminun, 50)

    Isai a.s profet
    Isai a.s nuk u obligua me misionin e pejgamberit veēse pasi mbushi tridhjetė vitet. Nė kėtė moshė, Zoti i lartėsuar i shpalli Ungjillin dhe e zgjodhi profet. Atėherė ai filloi t'i ftojė njerėzit nė adhurimin e njė Zoti tė vetėm.
    "Pas atyre profetėve, Ne dėrguam Isain, tė birin e Merjemes, si vėrtetues tė Teuratit qė kishte ardhur para tij. Dhe i dhamė atij Ungjillin, nė tė cilin ka udhėzim dhe dritė, si pėrmbushje tė asaj qė ishte shpallur para tij nė Teurat dhe si udhėrrėfim e kėshillė pėr ata qė i frikėsohen Allahut." (Maide, 46)
    Tė gjithė interpretuesit e Kuranit janė tė mendimit se Isait a.s iu shpall Ungjilli vetėm pasi kishte mbushur tė tridhjetat.
    Bashkė me Ungjillin, Isait a.s iu dhanė dhe disa mrekulli, si fakte se ishte i dėrguari i Zotit tek Benu Israilėt.
    "dhe do ta caktojė atė tė Dėrguar te bijtė e Izraelit" (Al Imran, 49)
    Tė gjithė profetėt, dėrgoheshin tek popujt e tyre. Vetėm profeti Muhamed a.s u dėrgua pėr mbarė njerėzimin, madje edhe pėr xhindet. Siē thamė, Zoti e pajisi me disa mrekulli qė faktonin profecinė e tij. Thotė Zoti nė Kuran:
    "...dhe do ta caktojė atė tė Dėrguar te bijtė e Izraelit (tė cilėve do t’u thotė): “Ju kam sjellė prova nga Zoti juaj (qė vėrtetojnė Profecinė time): bėj pėr ju diēka prej balte nė formė shpendi, fryj nė tė e me urdhrin e Allahut ajo bėhet shpend i gjallė; shėroj tė verbrit e lindur dhe tė lebrosurit dhe i ngjall tė vdekurit me lejen e Allahut; ju tregoj ēfarė hani dhe ēfarė ruani nė shtėpitė tuaja. Sigurisht qė te tė gjitha kėto ka prova pėr ju, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė." (Al Imran, 49)
    Isai a.s ishte i aftė qė njė statujė zogu prej balte t'i jepte jetė me lejen dhe vullnetin e Zotit. Po ashtu, ai mund t'i kthente shikimin njė personi qė kishte lindur i verbėr. Ai shėronte lebrosėt me njė tė prekur, sikur tė mos kishin qenė tė sėmurė. Veē kėtyre mrekullive, Isai a.s dinte se ēfarė kishte gatuar secili nė shtėpinė e tij dhe ēfarė ushqimesh kishin magazinuar. Mrekullia mė e madhe qė posedonte Isai a.s, ishte ngjallja e tė vdekurve. Gjatė jetės sė tij, ai ngjalli katėr tė vdekur.
    "Dhe (kam ardhur te ju) pėr t’ju vėrtetuar Teuratin, qė ėshtė para meje dhe qė t’ju lejoj disa gjėra qė i keni pasur tė ndaluara. – Zoti ua kishte ndaluar disa ushqime Benu Israilėve si ndėshkim. Tashmė ishte koha qė ky ndėshkim tė anulohej - Ju kam sjellė njė provė nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikė Allahun dhe bindmuni! Me tė vėrtetė, Allahu ėshtė Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atė. Kjo ėshtė rruga e drejtė!” (Al Imran, 50-51)
    Megjithė kėto mrekulli, Benu Israilėt nuk e besonin si profet dhe tė dėrguar tė Zotit dhe vazhdonin nė kokėfortėsinė e tyre. E ēfarė mund tė kėrkonin mė shumė se kaq si provė?!
    "Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janė ndihmuesit e mi nė rrugėn e Allahut?” nxėnėsit (e tij) u pėrgjigjėn: “Ne jemi ndihmuesit e (fesė sė) Allahut. Ne e besojmė Allahun e ti (Isa) dėshmo se ne (i) jemi nėnshtruar (Atij)." (Al Imran, 52)
    Ishin pikėrisht nxėnėsit dhe shoqėruesit e Isait a.s ata qė i premtuan ndihmė dhe mbėshtetje.
    "O besimtarė, bėhuni ndihmėsit e Allahut, ashtu siē u tha dishepujve Isai, i biri i Merjemes: “Kush janė ndihmėsit e mi pėr ēėshtjen e Allahut?” Dishepujt u pėrgjigjėn: “Ne jemi ndihmėsit e Allahut! Kėshtu, njė pjesė nga bijtė e Izraelit e besoi, kurse pjesa tjetėr e mohoi. Prandaj Ne i forcuam besimtarėt kundėr armikut tė tyre dhe ata dolėn ngadhėnjimtarė.” (Saf, 14)
    Numri i nxėnėsve dhe dishepujve tė Isait a.s qė e besuan ndėrkohė qė gjithė njerėzit e pėrgėnjeshtruan, ishte dymbėdhjetė. Mė vonė, siē ceket dhe nė ajet, Zoti e bėri tė triumfojė fenė e krishterė mbi atė hebraike.
    Kurse disa interpretues tė Kuranit thonė:"Pas Isait a.s, njerėzit u ndanė nė tre grupe. Njė grup thanė se Mesia ishte vetė Zoti. Njė grup thanė se ai ishte biri i Zotit dhe grupi i tretė besuan se ishte profet dhe i dėrguar i Zotit. Tek grupi i tretė hynin monoteistėt e krishterė dhe atyre iu bashkėngjit umeti i Muhamed Mustafasė a.s. Ngadhėnjimi qė ceket nė fund tė ajetit tė mėsipėrm ėshtė ngadhėnjimi i umetit tė Muhamedit a.s."
    Edhe pse besuan nė profecinė e Isait a.s, dishepujt kishin pasiguri dhe ishin tė lėkundur. "dhe se si kur i urdhėrova dishepujt: “Besomėni Mua dhe tė Dėrguarit Tim!” - ata u pėrgjigjėn: “Ne besojmė, prandaj dėshmo se Ty tė jemi dorėzuar!” (Maide, 111)
    Edhe pse ishin besimtarė dhe e dėshmonin kėtė para Isait a.s, ata vazhdonin tė lėkundur, gjė e cila duket nė kėrkesėn e ēuditshme qė i drejtuan Isait a.s. Thotė Zoti nė Kuran:
    "Kujto kur dishepujt thanė: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt tė na zbresė njė sofėr prej qielli?” Ai tha: “Kini frikė Allahun, nėse jeni besimtarė tė vėrtetė!” – A akoma vazhdoni nė mosbesim?! -“Ne dėshirojmė tė hamė nga ajo – thanė ata –, me qėllim qė tė na qetėsohen zemrat dhe ta dimė se na ke thėnė tė vėrtetėn dhe pėr atė tė jemi dėshmitarė”. – Nė njė hadith, thuhet se Isai a.s u vesh me rroba leshi dhe iu pėrgjėrua Zotit qė ta zbresė kėtė sofėr sipas kėrkesės sė dishepujve - “O Allah, o Zoti ynė! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna njė sofėr nga qielli, qė tė jetė festė pėr ne, pėr tė parin dhe tė fundmin tonė dhe tė jetė mrekulli prej Teje dhe na jep mirėsi, se Ti je Dhuruesi mė i mirė!”Allahu u pėrgjigj: “Unė do t’jua zbres sofrėn. Por cilindo nga ju qė nuk beson pas kėsaj, do ta dėnoj ashtu siē nuk kam dėnuar askėnd nė botė”. (Maide, 111-116)
    Zoti i paralajmėroi, se nėse sofra do tė zbriste nga qielli dhe do kishte njerėz qė nuk do tė besonin dhe do tė lėkundeshin, - ashtu siē kishte ngjarė mė parė me popullin e Salihut – kėta njerėz do tė ndėshkoheshin si askush tjetėr mė parė. Kėshtu, sofra e kėrkuar zbriti nga xheneti siē e kėrkuan. Ajo u vendos mbi tokė dhe dishepujt hėngrėn nga ushqimet e saj. Kjo bėri qė tė qėndrojnė nė besim dhe tė mos pėrgėnjeshtrojnė. Vetėm njėri prej tyre do e tradhtojė Isain a.s, siē do ta shohim mė pas.
    Duke qenė se njerėzit i shihnin dhe i transmetonin mrekullitė e Isait a.s, murgjėrit hebrenj u frikėsuan se mos feja e tyre shuhet dhe vendin e saj e zė feja e Isait a.s. Ata do tė humbnin njėkohėsisht si pushtetin fetar, ashtu dhe atė politik. Kėshtu, ata thurėn njė komplot kundėr Isait a.s, vajtėn tek mbreti romak i asaj zone dhe filluan t'i flasin mbi Isain a.s. Ata i thanė se Isai a.s pretendon se ėshtė mbreti i ēifutėve dhe se synon fronin e tij mbretėror. I frikėsuar nga humbja e pushtetit, mbreti urdhėroi ushtarėt ta gjenin Isain a.s ku tė ishte dhe ta kryqėzonin. Asokohe ishte traditė qė kushdo qė dėnohej me vdekje, mbėrthehej me gozhda mbi njė kryq dhe lihej tė vdesė. Gozhdėt i viheshin nė dy duart, nė kraharor dhe nė dy kėmbėt. I dėnuari vdiste brenda dy ditėsh nga dita e kryqėzimit.
    Diēka e tillė ndodhte tre vite pasi Zoti e kishte dėrguar si profet tek hebrenjtė.

    Ngritja e Isait a.s nė qiell
    Rrėfenjat izraelite lidhur me ngritjen e Isait a.s nė qiell janė tė panumėrta. Nga transmetimet e sakta lidhur me kėtė ēėshtje, nuk kam gjetur veēse njė transmetim Nesaiut sipas kritereve tė imam Muslimit. Tė gjithė rrėfenjat izraelite unė nuk i kam marrė pėr bazė, pasi ėshtė e vėshtirė tė dallosh tė vėrtetėn nga e shtrembėta. Lidhur me kėtė ēėshtje, jam mjaftuar me atė qė transmeton Abdullah Ibnu Abasi i cili thotė:"Kur deshi Zoti ta ngrejė Isain nė qiell, ai qėndroi mes dishepujve tė tij nė shtėpi, numri i tė cilėve ishte dymbėdhjetė. Ai hyri mes tyre me flokėt qė i kullonin ujė dhe u tha:"Ėshtė njėri prej jush, qė do tė mė pėrgėnjeshtrojė dymbėdhjetė herė, pasi ka besuar." Pas pak u tha:"Cili prej jush pranon tė marrė imazhin tim dhe tė vritet nė vendin tim? Ai qė do e bėjė kėtė, do tė jetė pėrbri meje (nė xhenet)." Nė ēast brofėn mė i riu ndėr dishepujt, por Isai a.s e uli dhe nuk e pranoi pėr shkak tė moshės. Isai a.s u drejtohet sėrish dishepujve me fjalėt:"Kush prej jush pranon tė flijohet nė vendin tim?" Tė gjithė heshtėn, pėrveē djaloshit tė ri i cili tha:"Unė." Isai a.s i tha:"Ti do tė jesh atėherė." dhe nė ēast djaloshit iu dha pamja e Isait a.s. Isai a.s u ngrit nė qiell nėpėrmjet baxhės sė tavanit, ndėrkohė qė dishepujt e ndiqnin me sy. Kur erdhėn ushtarėt e mbretit, morėn djaloshin qė kishte pamjen e Isait a.s, e vranė dhe pastaj e kryqėzuan."
    Ushtarėt arrestuan dhe dishepujt, tė cilėt pranuan se ishin shokėt dhe dishepujt e Isait a.s, pėrveē njėrit qė e mohoi kėtė fakt. Ushtarėt e lanė tė lirė kėtė person, por lajmet ishin tė sigurta se edhe ai ishte dishepull i Isait a.s. Atėherė e arrestuan pėrsėri dhe ai u betua se nuk ishte dishepull i Isait a.s. Dėshmitarėt vinin e shkonin me dėshmi se ai ishte dishepulli i Isait a.s. Kur dėgjoi pėr kėtė, ai u arratis. Sa herė qė e kapnin dhe hetonin, ai e mohonte faktin se kishte qenė dishepull. Kjo vazhdoi dymbėdhjetė herė.
    Mė vonė, hebrenjtė iu frikėsuan trazirave qė mund tė ndodhnin nėse do tė vazhdonin me persekutimin e tė gjithė atyre qė i kishin besuar Isait a.s, prandaj i lanė tė qetė, me kusht qė tė mos e propagandojnė fenė. Kėshtu, dishepujt u detyruan tė propagandojnė nė fshehtėsi. Krishterimi vazhdoi tė pėrhapej nė fshehtėsi pėr dyqind e dyzet vite me radhė.
    Krishterimi triumfoi vetėm kur u pėrqafua nga Kostandini, perandori romak. Ai u bė i krishterė, por arriti tė fusė shumė paganizma tė trashėguara nga feja e tij e parė. Pėr dyqind e dyzet vite, tė krishterėt jetuan nė monoteizėm tė pastėr. Ishte Konstandini ai qė e pėrzjeu krishterimin me paganizma dhe ishte ai qė i zgjidhte murgjėrit dhe peshkopėt sipas interesit. Qė atėherė krishterimi filloi devijimin.
    Thotė Abdullah ibnu Abasi:"Tė krishterėt u ndanė nė tre grupe: Njėri grup tha:"Mes nesh ishte vetė Zoti, i cili qėndroi sa deshi dhe u ngjit nė qiell. – kėta njihen si Jakobinjtė – Grupi i dytė thanė:"Mes nesh ishte biri i Zotit, i cili qėndroi sa deshi dhe u ngjit nė qiell – Kėta janė Nestorianėt, tė cilėt pėrfaqėsojnė shumicėn e tė krishterėve – Grupi i tretė thanė:"Mes nesh ishte robi i Zotit dhe i dėrguari i Tij. Ai qėndroi sa deshi dhe pastaj Zoti e ngriti nė qiell. – Kėta janė myslimanėt."
    Edhe sot e kėsaj dite, ekziston njė sekt i krishterė tė cilėt quhen Unitarian, tė cilėt besojnė se Isai a.s (Jezusi) ishte profet dhe i dėrguar i Zotit. Ata kanė kishat e tyre dhe Ungjillin i cili nuk pėrmban paganizma. Ky ungjill njihet me emrin Ungjilli i Barnapas. Gjatė qėndrimit tim nė Amerikė, i kam parė vetė unitarianėt dhe kishat e tyre. Veēse duhet tė theksoj se numri i tyre ėshtė shumė i vogėl.
    Thotė Abdullah ibnu Abasi:"Dy grupet e para triumfuan mbi grupin e tretė dhe e mbytėn zėrin e tyre. Zėri i drejtė i islamit vazhdoi i mbytur, derisa Zoti dėrgoi Muhamedin a.s. Ky ėshtė dhe interpretimi i ajetit:"Prandaj Ne i forcuam besimtarėt kundėr armikut tė tyre dhe ata dolėn ngadhėnjimtarė.” (Saf, 14)
    Thotė Zoti i lartėsuar:"dhe pėr fjalėt e tyre: “Ne e vramė Mesihun – Isain, tė birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut”. Por, ata as e vranė, as e kryqėzuan, por ashtu u ėshtė dukur. Ata qė nuk u pajtuan pėr ēėshtjen e tij, - pasi menduan se e vranė Isain a.s, u zbulua se njėri nga dishepujt mungonte. Ata thanė:"Nėse kemi vrarė Isain, ku ėshtė filan dishepull? Dhe nėse kemi vrarė dishepullin, ku ėshtė vetė Isai? - me siguri qė gjenden nė dyshim pėr tė. Ata nuk kanė ditur kurrgjė pėr tė, por vetėm kanė hamendėsuar. Ata, nė tė vėrtetė, nuk e kanė vrarė. por, Allahu e ka ngritur pranė Vetes. Allahu ėshtė i Plotfuqishėm dhe i Gjithėdijshėm." (Nisa, 158-159)

    Ngritja nė qiell e profetit Isa a.s, ėshtė shenjė e Ditės sė Kiametit
    Njė ndodhi tė tillė tė pazakontė, Zoti i lartėsuar e ka shėnjestruar si sinjal i afrimit tė Ditės sė Kiametit. Thotė Zoti nė Kuran mbi kėtė fakt:"Nė tė vėrtetė, Isai ėshtė shenjė e Orės (sė Kiametit), nė ardhjen e tė cilės mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmėni mua, kjo ėshtė rruga e drejtė!" (Zuhruf, 61)
    Kėshtu u ngrit nė qielli profeti Isa a.s, i cili vazhdon tė jetė i gjallė dhe vetėm pak kohė para se tė ndodhė Kiameti do tė kthehet sėrish nė tokė. Ai do tė kthehet pėr tė vrarė Dexhallin. Thotė profeti Muhamed a.s nė njė hadith tė transmetuar nga imam Ahmedi dhe Ebu Daudi:"Profetėt janė vėllezėr tė njė babai, i pėrkasin njė feje dhe kanė nėna tė ndryshme. Unė jam njeriu mė i afėrt me Isain birin e Merjemes, sepse mes tij dhe meje nuk ka asnjė profet tjetėr. Ai do tė kthehet dhe nėse e shihni, besojeni. Ai ėshtė as i gjatė dhe as i shkurtėr, me fytyrė tė bardhė qė anon nga e skuqura, flokėt i duken sikur i kullojnė ujė, edhe pse nuk i ka tė lagura. Ai do tė zbresė tek minarja e bardhė e xhamisė nė Damask. Ai do tė thyejė kryqin, do tė vrasė derrin, anulon taksat, shfuqizon tė gjithė fetė pėrveē islamit. Nė kohėn e tij, Zoti do vrasė dhe Dexhallin. Toka do tė pėrfshihet nga drejtėsia, saqė devetė do tė kullosin me luanėt, lopėt me tigrat dhe delet me ujqėrit, kurse fėmijėt do tė luajnė me gjarpėrinjtė pa e dėmtuar njėri-tjetrin. Ai do tė qėndrojė nė tokė pėr dyzet ditė, pastaj do tė vdesė."
    Siē thamė, Isai a.s nuk ka vdekur, por jeton i gjallė nė qiell. Ai do tė vdesė pas zbritjes nė kohėn e Dexhallit. Do tė jenė myslimanėt ata qė do i falin xhenazen dhe do e varrosin.
    "Le tė jetė paqja e shpėtimi mbi mua, nė ditėn qė kam lindur, nė ditėn qė do tė vdes dhe nė ditėn qė do tė ringjallem!” (Merjem, 33)

    Isai a.s Ditėn e Gjykimit
    Ditėn kur tė gjithė njerėzit do tė ringjallen, Zoti i lartėsuar do i kėrkojė Isait a.s sqarim mbi faktin qė njerėzit e konsideronin atė si bir tė Zotit. Kjo ceket nė Kuran, ku Zoti i lartėsuar thotė:
    "Pastaj Allahu do tė thotė (nė Ditėn e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai qė u the njerėzve: “Adhuromėni mua dhe nėnėn time si zota krahas Allahut”?! Isai do tė thotė: “Qofsh i lartėsuar dhe i lavdėruar! Mua nuk mė takon tė them diēka, pėr tė cilėn nuk kam aspak tė drejtė! Po ta kisha thėnė ndonjėherė, Ti me siguri do ta dije. Ti e di ēfarė ka nė shpirtin tim, po unė nuk e di ēfarė ka nė Veten Tėnde. Vetėm Ti i di tė gjitha tė fshehtat. Unė nuk u kam thėnė asgjė tjetėr, pėrveē asaj qė mė ke urdhėruar Ti: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kam qenė dėshmitar, pėr sa kohė qė kam jetuar midis tyre dhe, qėkurse mė more mua, vetėm Ti ishe mbikėqyrės i tyre. Ti je Dėshmitar pėr ēdo gjė." (Maide, 116-117)
    O ithtarėt e Librit! Mos e kaloni kufirin nė besimin tuaj dhe pėr Allahun thoni vetėm tė vėrtetėn! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, ėshtė vetėm i Dėrguar i Allahut dhe Fjala e Tij, tė cilėn ia ka dėrguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorė, se ėshtė mė mirė pėr ju! Allahu ėshtė vetėm njė Zot - qoftė lavdėruar Ai! Ai ėshtė tepėr i lartėsuar pėr tė pasur fėmijė. E Tij ėshtė gjithēka qė gjendet nė qiej dhe nė Tokė. Allahu mjafton pėr rregullimin e gjithėsisė. Mesihu nuk do ta pėrbuzte kurrė qė tė ishte rob i Allahut, as edhe engjėjt mė tė afėrm. Ata qė e shpėrfillin dhe e nėnēmojnė me arrogancė adhurimin ndaj Tij, Allahu do t’i sjellė tė gjithė para Vetes." (Nisa, 171-172)
    Profeti Isa a.s ishte profet i nderuar, i cili u pasua nga profeti dhe i dėrguari mė i mirė i Zotit, nga vula e profetėve, Muhamed Mustafaja a.s.
    E lusim Zotin ta pranojė kėtė mund dhe ta shėnojė nė regjistrin e veprave tona tė mira! E lusim Zotin qė tė ndjekim gjurmėt e profetėve nė ftesė, vepra, devocion dhe pėrkushtim! Paqa e Zotit qoftė mbi profetin Muhamed, profetėt e tjerė dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre! Amin!!!
    Pershtati: Elmaz Fida
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 16-11-2015 mė 15:09
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhemis pėr postimin:

    Evian (16-11-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Historise te Isait birit te Merjemes po i japim edhe nje "version" katolik. Nje kapitull i shkruar i perpunuar nga (Kardinali) Gianfranco Ravasi qe titullohet "I Vangeli di Natale" i vitit 1992. Eshte nje liber i vogel o nje liber "natalesh" (krishtlindjesh) i botuar nga e per tu dhuruar bashke me revisten katolike "Famiglia Cristiana".

    (Po perkthej nje kapitull qe mbase eshte interesant,por natyrisht i gjithe ky liber i shkurter eshte shkruar pothuajse ne kete "fryme").
    Il Censimento. (Regjistrimi)

    "Ne ato dite nje dekret i Cezarit August urdheron qe te behej nje regjistrim ne te gjithe vendet.Ky regjistrim u be kur guvernator Quirini (Quirinius) ishte guvernator i Sirise. Te gjithe shkonin te regjistroheshin,secili ne qytetin e tije. Edhe Josefi,qe ishte i shtepise dhe familjes se Davidit,ne qytetin e Nazaretit edhe i Galilese shkoi ne Judea ne qytetin e Davidit qe quej Betlemi per tu regjistruar bashke me Marine te marturen e tije,qe ishte shtatzan..." Cdo vit,ne naten e Krishtlindjes degjohet ne kishe leximi i ketij tregimi mbi lindjen e Jezusit simbas ungjillit (vangelo) te Lukes. Ne pak rreshta per kater here "evangjelisti" permend- me termin teknik grek "apografein"- nje regjistrim imperial ne te cilin vendos " ne ate nate si miliona nete te tjera qe kane ndare kohen pergjithmon perpara e mbrapa Krishtit".

    Dime qe Luka,me shume se evangjelistet e tjere,i pelqen te vendosi figuren e Jezusit ne kordinatat "grandioze" te imperos romake. Mjafton te lexosh kornizen e rendesishme e kapitullit 3 " Ne vitin XV se perandoris te Tiberi Cezarit,kur Poncio Pilati ishte gurvenator i Judeas,Erodi tetrarku i Galiles dhe Filipi vellai i tije..."

    Por, dime, edhe nje gje tjeter : Ungjijte nuk jane libra historik ne kuptimin e ngushte,nuk duan te tregojne kronik-historike preēize te ngjarjeve te Jezusit,as dokumenta e as verbale. Historia e tyre perfaqson "nuklin e forte",por duhet interpretuar e laboruar nen driten e besimit dhe teologjise. Mbi te gjitha ato "fashikuj" te 48 dhe 128 rreshtave,qe jane "ungjijte e femijerise" prezent ne Mateun dhe Luken,duke terhequr faktet historike ne nje interpretacion teologjik qe eshte dhe qellimi kryesor o zemra e ketyre shkrimeve.
    Keshtu,permendja e regjistrimit ka nje finalitet paresor dhe preēiz ne Luken,qe autori gjerman Heinz Schurman e perkufizon ne kete menyre :" Tema e regjistrimit tek Luka jep lindjen e Jezusit ne raport me gjithe perandorin. Ne Jezusin nuk permbushet vetem pritja e Judenjve ai ka lindur per gjithe boten. Hapet nje horizont i gjere per gjithe boten,qe te afermoje rendesine universale se lindjes te Jezusit.."
    Megjithate,nen kete vello teologjike,nje lajm historik permendet nga Luka me njefare insistimi,pikerisht regjistrimi me aktore dhe pjesmares. Por ketu fillojne dhe pikpyetjet historike. Vetem Luka dhe shkrimtari kristian Tertuliani,avukati kartagjinez i shekullit te II,flasin per kete akt administrativ,nuk flet asnje tjeter,asnje dokument historik o autor. Ne pergjithesi eshte vertetuar nje regjistrim i Quirinit i bere ne vitet 6-7 m.K., kur Jezusi simbas llogaritjeve me te pranueshme kishte 12 vjeē,dhe habiste prifterinjte e Tempullit me inteligjencen e tije. Ky regjistrim qe provokuar nga kalimi i Juģdese nen kontrollin direkt te Romes mbas largimin te birit trashgimtar te Erodit. Ishte ne ate rast qe shpertheu revolta e Judes Galileut e permendur dhe nga Luka ; " Doli Juda Galileu,ne kohen e regjistrimit..." (5,37) Luka,mbase ka ngaterruar dhe ka anticipuar daten e regjistrimit ? Dhe akoma ;Quirini ishte sigurisht guvernator i Sirise por ne vitin 6 m.K,jo ne 6 p.K kur me shume propabilitet lindi Jezusi,sepse ne ate kohe ne ate post ishte Quntili Varo. Dhe akoma : Mbreteria e Judese nen Erodin ishte formalisht indipendente dhe ishte jokostucionale nje nderhyrje nga Roma si regjistrimi. Dhe akoma egjistrimi romak ishte ne pergjithesi residencial (per banuesit) dhe jo "etnik" dmth regjistrim per vendin e origjines tribale.
    Perballe gjithe ketyre kundershtimeve eshte e thjeshte te mendohet se Luka ka gabuar nga ana kronologjike. Dhe,ja nje shembull i nje studiuesi te famshem gjerman,Emil Schurer,autori i nje vepre "Historia e popullit judaik ne kohen e Jezusit,bere ne 1874,e ributuar e permirsuar 1886-1890 : "Luka pershkruan Augustit urdherin e zhvillimit te regjistrimit ne te gjithe perandorin. Per kete regjistrim imperial nuk egzistojne deshmi historike. E shumta eshte e mundur qe Augusti te kete bere kete regjistrim ne shume,ose ne pjeset me te madhe te provincave ne kohe dhe epoka te ndryshme Luka i ka gjeneralizuar ne nje ngjarje te vetme " Te tjere,me radikal,mendojne qe evangjelisti thjeshte e ka shpikur nje regjistrim te tille per ti dhene nje fryme universale planetare ngjarjes se lidjes te Jezusit.

    Por,ka edhe nga ata studiues qe nuk shpejtohen kaq shpejt,nuk u pelqejne zgjidhjet kaq te thjeshta,sidomos kur enigmat historike....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 16-11-2015 mė 18:50

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Serafim i ke ketu te gjitha versionet merri lexoji sepse jane me fakte dhe versete biblike

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3806108
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Serafim i ke ketu te gjitha versionet merri lexoji sepse jane me fakte dhe versete biblike

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3806108

    Qe jane fakte dhe versete biblike dihen,por per ti vertetuar si fakte historike duhen pikerisht provat historike dhe arkeologjike.

    Por qellimi nuk ishte ky,qellimi eshte ai qe permend dhe Kardinali katolik,qe keto libra jane tekse fetare tekste teologjie nuk jane tekse historie.
    Mund ta besh vet dallimin edhe mbi personat fetare,kur kerkojne edhe te shpegojne teologjine.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Islami eshte i vetmi ku historia dhe feja perputhen.Asnje fe tjeter nuk ka burime fetare dhe historike te perputhura.

    Sepse Islami ka brenda tij shkences e transmetimit (senedin) qofte ajo ne theniet Kuranore qofte ajo ne theniet profetike te cila perbejne dhe historine.Ruajtja e transmetimeve profetike gojarisht dhe me shkrim e ben Islamin unik sot nga cdo fe tjeter ne bote.Krishterimi nuk ka shkence transmetuesish.Pra ne marrim biblen sot prej Palit nxenesi i tij ka qene Luka dhe nuk dime rrjedhen e shkruesve te saj, personalitetit te tyre, veprat e tyre.

    Kurse ne Islam kjo eshte shkence shume e forte prandaj dy librat me te sakte sot jane hadithet e Buhariu dhe Muslimi.

    Zhvillimi shkences se transmetimit duke saktesuar ate qe eshte e sakte dhe ate qe shpifej ne emer te profetit Muhamed a.s.Kete nuk e gjejme ne fete e tjera.Nje prej dijetareve me te medhenj te kesaj shkence ne kohen tone ka qene dhe shqiptari Nasuridin Albani qe ka dhene nje kontribut madheshtor.

    Shkenca e transmetimit, ka te beje me zinxhirin e njerzve transmetues gjate koherave.Ka te beje me studimin e personaliteti dhe karakterit te personave qe benin kete transmetim.Nje site e forte e cila ruante me nje lloj metode shkencore theniet e verteta.

    Ne nuk e dime sot se kush ishte personi qe ja vuri emrin bibles bibel, as kush ia vuri emrin Jezusit Krisht, nderkohe qe ai quhej Mesia ne gjuhen e popullit te tij, nuk e dime as se kush e tha i pari dhiate e vjetr e dhiate e re, nuk e dime se kush ishte personi qe percaktoi emrin e fese krishtere.

    Nderkohe ne Islam gjithcka eshte e qarte, e veindetuar dhe e ruajtur me metoda shkencore shume te sofistifikuara dhe te sakta.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Islami eshte i vetmi ku historia dhe feja perputhen.Asnje fe tjeter nuk ka burime fetare dhe historike te perputhura.

    Sepse Islami ka brenda tij shkences e transmetimit (senedin) qofte ajo ne theniet Kuranore qofte ajo ne theniet profetike te cila perbejne dhe historine.Ruajtja e transmetimeve profetike gojarisht dhe me shkrim e ben Islamin unik sot nga cdo fe tjeter ne bote.Krishterimi nuk ka shkence transmetuesish.Pra ne marrim biblen sot prej Palit nxenesi i tij ka qene Luka dhe nuk dime rrjedhen e shkruesve te saj, personalitetit te tyre, veprat e tyre.

    Kurse ne Islam kjo eshte shkence shume e forte prandaj dy librat me te sakte sot jane hadithet e Buhariu dhe Muslimi.

    Zhvillimi shkences se transmetimit duke saktesuar ate qe eshte e sakte dhe ate qe shpifej ne emer te profetit Muhamed a.s.Kete nuk e gjejme ne fete e tjera.Nje prej dijetareve me te medhenj te kesaj shkence ne kohen tone ka qene dhe shqiptari Nasuridin Albani qe ka dhene nje kontribut madheshtor.

    Shkenca e transmetimit, ka te beje me zinxhirin e njerzve transmetues gjate koherave.Ka te beje me studimin e personaliteti dhe karakterit te personave qe benin kete transmetim.Nje site e forte e cila ruante me nje lloj metode shkencore theniet e verteta.

    Ne nuk e dime sot se kush ishte personi qe ja vuri emrin bibles bibel, as kush ia vuri emrin Jezusit Krisht, nderkohe qe ai quhej Mesia ne gjuhen e popullit te tij, nuk e dime as se kush e tha i pari dhiate e vjetr e dhiate e re, nuk e dime se kush ishte personi qe percaktoi emrin e fese krishtere.

    Nderkohe ne Islam gjithcka eshte e qarte, e veindetuar dhe e ruajtur me metoda shkencore shume te sofistifikuara dhe te sakta.
    Nuk diskutohet qe eshte vetem metoda shkencore,asnje fetar nuk e ve ne dyshim. Ne fakt prandaj eshte e mbushur plot me "tha ai" ose ; "me ka thene filani qe i ka treguar filani nga filani qe ishte prezent".
    Ka pastaj edhe njerez te tjere qe e mendojne ndryshe sidomos te shekullit te XIX si Alfred Butler qe ne 1902 per pushtimin e Egjiptit thote:"eshte nje rremuje e tille qe shumica e materjalit jane perralla te perseritura. Por ka edhe me optimist Michael Cook dhe Patricia Crone qe shkruajne pak a shume; Burimet e jetes se Muhametit ne ate qe quhet periudhen e pare te islamit jane aq shume kontradiktore dhe jo koherent qe nuk mund te jemi te sigurte per asgje;vet egzistenca e Muhametit vihet ne diskutim. (P.Crone - M. Cook,Hagarism ;The Making of the Islamic Word.Cambridge,1977) Dhe kjo eshte pak a shume opinioni i pergjidhshem i te gjithe historianeve qe jane mare me ate periudhe.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Ndarja e haditheve ne te pranueshem dhe te papranueshem.

    Per te bere dallimin mes ketyre dy kategorive jane vendosur pese kushte qe merren si kriter per verifikimin e haditheve.

    1) Vazhdimesia e zinxhirit te transmetimit.

    2) Drejtesia e transmetuesve qe perbejne zinxhirin e transmetimit.(Studimi i personalitetit, karakterit biografia)

    3) Aftesia per te memorizuar e ketyre transmetuesve.(kujtesa dhe aftesia e te mbajturit permendesh)

    4) Mos kundershtimi i asaj qe eshte me e sakte se vete hadithi qe shqyrtohet.

    5) Mos pasja difekte as ne zinxhirin e transmetimit e as ne tekst.(Metoda shkencore per verifikim)
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Ah,po filluam pastaj me haditet,nuk mbarojme.Ato jane vertet shkence me vete.Po jo shkence do si do,ja nje hadit origjinal (shpresoj ta kuptosh,se akoma nuk ke kuptuar shpirtin e fese...):

    Ahmad i biri i Hanbal dhe Yahya i biri i Mu'in po benin lutjen e tyre ne xhamine ne Rusafah (Bagdad),perball xhamise shfaqet nje Deshmitar qe fillon e tregon :

    "Na tregon Ahmad i biri i Hanbal dhe Yahya i biri i Mu'in,duke na thene : Qe tregojne se 'Abd al-Razzaq,nga Mu'ammar,nga Qatadah,nga Anas,qe ky i fundit thoshte : I derguari i Zotit-qe Allahu e bekofte dhe i dhente shendet pergjithmone-thoshte : Qe thote ' Nuk ka Zot tjeter perveē Allahut '. Allahu-Ai eshte i madherueshem-krijoj per te,ēdo fjale nga ky ekspresion ; nje zog me sqep te arte e me pende te koralit "

    Deshmitari qe tregonte nuk ndalonte,vazhdonte me kete ritem gjithe tregimin e tije sa mund te mbusheshin 20 faqe. Ahmad i biri i Hanbal filloi te shihte ne sy Yahya te birin e Mu'in,dhe Yahya filloi te shikonte Ahmad. Ky i fundit nuk duroi me dhe i thote :

    "Ja ke treguar ti kete histori ?"
    " Per Zotin" i pergjigjet tjetri :"Tani,eshte hera e pare qe e degjoj !"

    Ateher,te dy dakort ndenjen urte pa folur deri sa Deshmitari te mbaronte tregimin e tije e te merte bakshishet. Kur ne fund mbasi mbaroi dhe ulet,Yahya i biri i Mu'in i thote : "Hajde pak ketu " Deshmitari shkon duke menduar se dhe Yahya do ti jepte bakshishin,por Yahya e pyet :

    " Kush ta treguar kete hadit ?"
    " Ahmad i biri Hanbal dhe Yahya i biri i Mu'in " i pergjigjet Deshmitari.

    "Yahya i biri i Mu'in jam une !" i gerthet Yahya, "dhe ky eshte Ahmad i biri i Hanbal ! .Ne nuk i kemi degjuar keto gjera si hadit nga i Derguari i Zoti ! Mundet t'ja thuash te tjereve por jo neve !"

    Deshmuesi e nderpret :

    "Ti je vertet Yahya i biri i Mu'in ?"
    "Po" pergjigjet Yahya.
    " Kam degjuar gjithmone qe Yahya i biri i Mu'in eshte nje budalla,por tani pata rastin dhe e vertetova"
    "Si e zbulove nje gje te tille qe une jam budalla ?" i pergjigjet Yahya.
    "Sepse" vazhdon Deshmitari- "flet sikur ne bote nuk egzistojne te tjere Yahya i biri i Mu'in dhe Ahmad i biri i Hanbal. Kam trasmetuar hadit te shtatembedhjete te tjereve Ahmad i biri i Hanbal dhe Yahya i biri i Mu'in !"

    Ahmad ve duart ne koke dhe thote :"lere te iki" .Deshmitari iken i qeshur...

    Burimi; IBN Al-Jawzi's,Kitab al-Qussas wa'-l-Mudhakkirim,including critical Edition...by M.L. Swartz. Mare nga parathenia e; al Buhari.Thenie dhe fakte te Profetit te Islamit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 21-11-2015 mė 03:22

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anėtarėsuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Pėr: Historia e Isait birit te Merjemes(Profetit Jezus Birit te Maries)

    Kujtoni se njini Quranin me mire se Ayatollah Khomeini ? , ja si e justifikon ai marredheniet seksuale me bebe e fėmijė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •