Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    "ARABI SAUDITE – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) – grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën. Iyad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist.

    Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten dhe të premten.

    http://www.balkanweb.com/site/organi...iste-ne-paris/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    "Myslimanët në rrjetet sociale kanë rikthyer hashtagun #Notinmyname, “Jo në emrin tim”, që u përdor edhe gjatë sulmit terrorist në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”. Myslimanët nga e gjithë bota distancohen nga sulmet në Paris, duke dënuar përdorimin e Islamit nga atentatorët, që vranë qindra persona.

    “Jam mysliman dhe jam i tërbuar nga këto sulme. I kemi dënuar dhe do të vazhdojmë ti dënojmë dhe në këmbim kemi marrë vetëm urrejtje.”- shkruhet në një mesazh të shpërndarë në “Twitter”.

    http://www.balkanweb.com/site/notinm...-ne-emrin-tim/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    PARIS- Një punëtor sigurimi i stadiumit kombëtar “Stade de France” është vlerësuar si hero, pasi që besohet se ka parandaluar tragjedinë e jashtëzakonshme brenda stadiumit.

    Punëtori mysliman që ka dashur të identifikohet vetëm si Zouheir, ka thënë se nuk e ka lejuar një person të hyjë brenda, pasi që ka vërejtur se kishte eksplozivë në trup.

    . Sipas rrëfimit, ky person kishte tentuar të hyjë në stadium 15 minuta pas fillimit të ndeshjes miqësore Francë-Gjermani.


    Rrëfimin e ka konfirmuar edhe një pjesëtar i Policisë që ka konfirmuar se qëllimi ishte që eksplozivi të vendosej brenda në stadium.

    http://www.balkanweb.com/site/puneto...ristit-brenda/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Terroristet nuk jane islamike ato jane terroriste

    TURQI – Autoritetet turke kanë thënë se kanë parandaluar një sulm të madh në Stamboll, në të njëjtën ditë kur është sulmuar Parisi. Më 13 nëntor, policia ka arrestuar pesë veta, përfshirë një bashkëpunëtor të dyshuar të militantit famëkeq të Shtetit Islamik, të njohur si xhihadisti John. Ky i fundit besohet se është vrarë nga bombardimet.

    Autoritetet turke thonë se janë duke hetuar nëse komploti i dështuar ka pasur lidhje me sulmet në Paris, që kanë vrarë 132 veta, citon rel. Xhihadisti John, militanti i maskuar, i cili është shfaqur në disa video duke u prerë kokat pengjeve perëndimore.

    http://www.balkanweb.com/site/turqia...te-stambollit/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Arta Dade: Atentatet në Paris, akte që nuk kanë lidhje me fenë


    Deputetja socialiste Arta Dade është solidarizuar pas akteve terroriste që i morën jetën qindra personave në Paris. Nga Erseka, Dade theksoi se sulmi kundër Partisit nuk ishte thjesht një sulm kundër Francës, por një sulm kundër vlerave europiane, kundër demokracisë, lirisë dhe solidaritetit.

    Dade ka theksuar se duhet të shtohen përpjekjet për një bashkëveprim me shtetet e BE-së dhe SHBA-së dhe të gjitha vendet kundër këtyre akteve që, sipas Dades, nuk kanë lidhje me fenë.

    Së bashku me nxënës dhe qytetarë të Kolonjës, deputetja ka ndezur qirinj dhe ka bërë homazhe në nderim të viktimave të 13 nëntorit.

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...=313187&fundit
    / Top Channel
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Profeci apo mesazh paqeje?

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore “Kjo është një copëz e luftës së tretë botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.

    Kështu ka deklaruar Papa Françesku, në reagimin e radhës ndaj ngjarjeve tragjike të Parisit.

    “Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë.

    Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit.

    “Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.

    / Top Channel

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313101
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2015
    Postime
    8

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    mund t m thoni si postohet ketu??

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Sapo bere nje postim
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Kuvajti ka arrestuar disa pjesëtarë të një organizate që mbështeste me fonde dhe armatime ISIS-in.

    Një libanez me emrin Osama Khayat ka pranuar se ka blerë armë dhe raketa për Shtetin Islamik. Ai është arrestuar së bashku me 5 persona të tjerë.

    Në qershor të këtij viti, 27 persona vdiqën pas një sulmi në një xhami të Kuvajtit. Ky ishte atentati më i rëndë ndaj këtij vendi në dekadat e fundit.

    Përgjegjësinë për këtë sulm e mori një grup që kishte lidhje me ISIS-in, i quajtur Provinca Najd.

    / Top Channel

    http://www.top-channel.tv/lajme/arti...=313511&ref=ml
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Ish-zv.kryeministri turk: ISIS, një projekt i fuqive të mëdha

    Date: June 28, 2015
    3172727728bekirbozda
    Një politikan dhe figurë e njohur në Turqi, ish-numri dy i qeverisë turke dhe ish-Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka bërë një deklaratë të fortë: ISIS është krijesë e fuqive të mëdha deklaroi ai.

    Bozdag, një nga avokatët më të njohur të Stambollit që merret me të drejtat civile, e ka bërë deklaratën e tij gjatë një takimi të organizatave humanitare që merren me sistemimin e refugjatëve. Në Turqi janë gjithsej 2 milionë refugjatë sirianë.

    .Bekir Bozdag në një mbledhje me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile tha se vetëm në hapësirën gjeografike myslimane shikon derdhje lotësh dhe gjaku, kurse po të shikojmë gjeografinë tjetër nuk kemi kaos, grindje, gjakderdhje dhe lot.

    “Organizata terroriste e ISIS apo siç q quajnë arabët e turqit DAESH-it është një ‘bela’ e madhe që anti-islamikët ua kanë ngjitur myslimanëve”, nënvizoi ish-ministri turk i drejtësisë.

    Sipas tij ISIS.-i është një projekt i shpikur për t’i shtyrë njerëzit që të ushqejnë urrejtje ndaj Islamit dhe Myslimanëve.

    “Po përballemi me një tablo që i largon njerëzit nga myslimanizmi, nga Islami, nga Kur’ani dhe besimi, me një situatë që një ka asnjë lidhje me Islamin. Organizata terroriste DAESH-it(ISIS) është një projekt i fuqive të mëdha”.

    /tesheshi.com/
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Snowden: DAESH, produkt i CIA, MOSSAD dhe MI6

    Snowden: DAESH, produkt i CIA, MOSSAD dhe MI6
    Publikuar më 28.06.2015 Përditësuar më 29.06.2015 AA
    SHBA-ja vazhdon të heshtë ndaj deklaratave të ish-agjentit të saj, Edward Snowden, i cili ka thënë se liderin e DAESH-it, al-Bagdadi, e kanë stërvitur CIA, MOSSAD-i dhe MI6-a dhe se prapa kësaj organizate terroriste qëndron Amerika, Anglia dhe Izraeli.

    Snowden: DAESH, produkt i CIA, MOSSAD dhe MI6
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë reaguar qoftë edhe me një fjalë lidhur me deklaratën që ka bërë ish-agjenti i CIA-s, Snowden, i cili ka thënë se “Liderin e DAESH-it, al-Bagdadi, e kanë stërvitur CIA, MOSSAD-i dhe MI6-a”.
    I strehuar në Rusi, vend të cilit i ka dhënë edhe informacione sekrete, Snowden kishte bërë të ditur se prapa organizatës së DAESH-it qëndrojnë shërbimet sekrete të SHBA-së, Anglisë dhe Izraelit.
    Sipas Snowden-it, deklaratat e të cilit nuk janë përgënjeshtruar akoma, të gjitha grupet e rajonit që janë kundër Izraelit janë vënë të luftojnë me njëri-tjetrin.
    DAESH-i po ndërton në rajon sigurinë e Izraelit. Përmes DAESH-it formësohen 3 vende të rajonit.

    http://www.trt.net.tr/shqip/bota/201...%C4%B16-271605
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Në Shkodër është përkujtuar këtë të martë 25-vjetori i rihapjes së Xhamisë së Plumbit, xhamia e parë e ripahur pas rrëzimit të rregjimit komunist.

    Aktiviteti është zhvilluar në teatrin “Migjeni”, ku kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka mbajtur një fjalim përmes të cilit ka ngushëlluar edhe familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Paris.

    “KMSH dënon bindshëm aktet e terrorit kudo që ndodhin, në Siri, Irak, Liban, Palestinë e Francë. Askush nuk ka të drejtë, në emër të çfarëdo ideologjie, të marrë jetën që të ka falur Zoti. Mbi të gjitha, askush nuk ka të drejtë të atashojë terrorin me fenë islame. Ne nuk është mirë të mallkojmë myslimanët, por nëse duam të bëjmë një mallkim duhet të mallkojmë terroristët dhe mbi të gjitha ata që i përdorin terroristët për qëllimet e tyre keqdashëse. Së fundmi më lejoni t’i lutem Zotit që bekimi i tij të bjerë mbi të gjithë ju”, ka thënë Bruçaj.

    Hapja e Xhamisë së Plumbit vjen pak ditë pas meshës së parë në varrezat e Rimajit në Shkodër dhe në të kanë marrë pjesë me mijëra qytetarë të Shkodrës, jo vetëm të besimit Islam.

    Oratorët në këtë event kanë vënë në dukje pikërisht bashkjetesën mes anëtarëve të komuniteteve të ndryshme fetare në qytetin verior.



    http://top-channel.tv/lajme/artikull...313256&ref=ngj
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Profeci apo mesazh paqeje?

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore

    Papa: Parisi, një copëz e luftës së tretë botërore “Kjo është një copëz e luftës së tretë botërore dhe për këto gjëra nuk ka justifikime”.

    Kështu ka deklaruar Papa Françesku, në reagimin e radhës ndaj ngjarjeve tragjike të Parisit.

    “Kjo nuk është njerëzore, prandaj i jam pranë të gjithë Francës që e dua aq shumë”, ka thënë më tej ati i shenjtë.

    Ai është shprehur “i prekur dhe i hidhëruar” për ngjarjet e së premtes mbrëma, që sipas tij janë të vështira për t’u kuptuar edhe pse bëhen nga vetë njerëzit.

    “Për këtë jam i prekur, i hidhëruar dhe lutem. Jam pranë familjarëve të viktimave dhe lutem për të gjithë ata”, ka thënë më tej Papa Françesku.

    / Top Channel

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313101
    Lufte e trete boterore !???

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313287

    Sa shume e duan luften mor aman por harruan se vetem nga lufta e dyte boterore vdiqen 36 milion te pafajshem civile dhe 19 milione ushtare.O Zor ruaje boten dhe paqen ne te nga duart qe duan vetem lufte.o Zot na jep paqe ne shpirt dhe paqe me te tjeret.amin

    .Emri:  statistika.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  42.2 KB
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    "ARABI SAUDITE – Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) – grupit më të madh në botë të vendeve myslimane – ka dënuar sulmet terroriste në Paris dhe ka shprehur “solidaritetin e palëkundur” të organizatës me Francën. Iyad Madani ka thënë se organizata kundërshton në mënyrë të vendosur çdo akt terrorist.

    Të dielën, edhe dijetarët sunitë të Ligës Botërore Myslimane, me seli në Mekë të Arabisë Saudite, kanë dënuar sulmet në Paris dhe ato në Liban, që kanë ndodhur të enjten dhe të premten.

    http://www.balkanweb.com/site/organi...iste-ne-paris/

    Arabia Saudite ka prezantuar aleancën ushtarake prej 34 shtetesh myslimane të cilat do të luftojnë terrorizmin. Sipas një deklarate të lëshuar nga Arabia Saudite, kjo aleancë ka për detyrë të mbrojë myslimanët nga terroristët, pavarësisht fesë apo emrit që kanë.

    “Vendet kanë vendosur për formimin e një aleance ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite për të luftuar terrorizmin, me një qendër të përbashkët të operacioneve në Riad për të koordinuar dhe mbështetur operacionet ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

    Në listën e gjatë të vendeve myslimane që do të bëjnë pjesë në këtë aleancë përfshihen edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Malajzia, Pakistani dhe shtetet afrikane.

    Princi i Arabisë Saudite dhe ministri i Mbrojtjes, Mohammed bin Salaman, gjatë një konference për shtyp, tha se aleanca do të luftojë terroristët në Irak, Siri, Libi, Egjipt dhe Afganistan, por nuk përmendi se cilat do të jenë veprimet konkrete.

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=315316
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Arabia Saudite ka vite qe lufton terrorizmin.Pa finacimin e Arabise Saudite terrorizmi nuk do kishte shprese as te luftohej.

    Po e njejta histori me Arabine e shkret,e nxjerrin terrorizmin nga dera u futet nga dritarja,e nxorren kete rast nga dritarja ju fut nga dera. Nuk dine dhe ata se çfar te bejne.

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    martini1984 (16-12-2015)

  20. #19
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Arabia Saudite ka prezantuar aleancën ushtarake prej 34 shtetesh myslimane të cilat do të luftojnë terrorizmin. Sipas një deklarate të lëshuar nga Arabia Saudite, kjo aleancë ka për detyrë të mbrojë myslimanët nga terroristët, pavarësisht fesë apo emrit që kanë.

    “Vendet kanë vendosur për formimin e një aleance ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite për të luftuar terrorizmin, me një qendër të përbashkët të operacioneve në Riad për të koordinuar dhe mbështetur operacionet ushtarake”, thuhet në një deklaratë.

    Në listën e gjatë të vendeve myslimane që do të bëjnë pjesë në këtë aleancë përfshihen edhe Egjipti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia, Malajzia, Pakistani dhe shtetet afrikane.

    Princi i Arabisë Saudite dhe ministri i Mbrojtjes, Mohammed bin Salaman, gjatë një konference për shtyp, tha se aleanca do të luftojë terroristët në Irak, Siri, Libi, Egjipt dhe Afganistan, por nuk përmendi se cilat do të jenë veprimet konkrete.

    http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=315316
    Ky FUNDERRINA mahamut bile selman nga kontot e tij ka dhene si ndihme 120.000 milion euro ne Bosnje dhe Kosovo per muxhahedinet me mjekrra.
    Kqyrr,kqyrr kush ben pjese ne aleance....perkrahesit e PISIS.
    Plehrat saudis duan te zoterojne lindjen e mesme.
    Sunit vs shiit.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Organizata e Bashkimit Islam dënon sulmet terroriste në Paris

    Myslimanet duan te pendohen, pse dhe si kete po mundohen ta shpjegojne imamet mes dy zjarreve, atij te agjenteve perendimore dhe zjarrit te ligjit te Zotit. Franca lindi nje djajte me te medhenj bashkohore i cili si agjent besnik i klanit ish-gjerman, gjoja marinare, bene kerdine me koka njerezish normale, te paditur dhe pa udhezim dhe pasardhesit e tyre vazhdojne te vuajne 'kenaqesine' e mekatit apo zjarrin e ligjit te Zotit ne mekat. Por askush dhe askujt nuk i lejohet te bej dhune ne toke pa urdher te qarte Hyjnor. Hyji edhe pse i tmerrshem eshte i sakte dhe nuk ben kurre gabime.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •