Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Raketat e Rusisë në Preshevë, prodhojnë frikë dhe nxisin shpërnguljen e shqiptarëve

    Raketat e instaluara të Rusisë në Preshevë, prodhojnë frikë dhe nxisin shpërnguljen e shqiptarëve

    Emri:  refik_hasani.jpg

Shikime: 2100

Madhësia:  12.2 KB

    Shkruan : Mr.Sc. Refik HASANI

    Vizita e Presidentit të Federatës Ruse Vlladimir PUTIN,në Beograd në tetorin e vitit të kaluar ku i’u bë një pritje dhe parad ushtarake që askujt nuk u ishte bër që nga koha e vdekjes së Titos dhe prishjes së RSFJ-ës, pastaj ushtrimet ushtrake po ashtu vitin e kaluar nga Ushtria e Federatës Ruse në Serbi krejt afër kufirit me Kosovën dhe Kroacin. Kur ksaj i shtojm edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandër VUÇIQ,vizitoi Moskën në muajin që e lam pasë . Nëse i kemi përcjellur të gjitha këto zhvilime më vëmendje , atëher afrimi shumë i Serbisë ndaj Rusisë nuk do t’na befasonte Njoftimet e fundit që Rusia është gati të instalon raketa më bashkëkohore në krahinën shqiptare të mbetur padrjetësisht nënë administrimin e Serbisë është kërcnim , provokim shumë i rëndë , tentim i destabilizimit që prodhon frigë dhe pasiguri dhe të shpërngulen shqiptarët dhe që Presheva të mbetet një zonë ushtarake . Vendosja e raketave Ruse në këtë këtërkëndësh kufitarë që Serbia në këtë rast Presheva kufizohet me Kosovën , Maqedonin dhe është shumë afër kufirit me Bullgarinë.

    ***

    Në momenetin e tanishëm është një situatë bukur e trazuar, kur në Podgoricë ka zhvillime për ta rrëzuar qeverin pro-Evropiane . Kur në Maqedoni nuk është gjendja aspak e mirë pasi ky shtet ende nuk pranohet me emrin e vërtet as nga Greqia, nga Serbia dhe Bullgaria e mbi të gjitha ka problemte serioze të funksionimit të mbredshëm pasi nuk pranon realitetin duke ua mohur gjysmës së banorëve të vet të drejtën legjitime . Maqedonia sivjet më nëntë maj u trondit nga rasti i Kumanovës . Po ashtu kur Republika e Kosovës është në rrugën e integrimeve dhe nënshkroi MSA-në më 27 Tetor dhe ende nuk është anëtarë e instancave dhe mekanizmave të BE-së , anëtare e OKB-së dhe paktit ushtarak të NATO-së edhe pse mbrenda Kosovës kemi forca paqëruajtëse të NATO-së. Kur i marrim të gjitha këto zhvillime që edhe Greqia është në kriz të thellë financiare. Tani kemi edhe krizën e refugjatëve Sirian që pikërisht kalojn përmesë Preshevës .

    ***

    Kështu Presheva është bërë një nyje shumë e rëndësishme edhe në aspektin ushtarak dhe që me instalimin e raketave Ruse e bën një qytet shumë të pasigurt ku vetëm sivjet kemi pasur vizita të shpeshta të Gjeneralëve , ministrave dhe qeveritarëve më të lartë të Serbisë sigurisht në këto vizita ishin së bashku edhe ata të Rusisë . Kjo mënyrë që ka zgjedhur Rusia për të instaluar raketa pikërisht në Preshevë është një plan i errët pasi ishte mirëfilli se në bazën më të madhe ushtarake të Serbisë në vendin e quajtur ,,Cepotin’’ , në Komunën e Bujanocit do të jetë një poligon për stërvitje me forcat e Amerikanëve kur ksaj i shtojm që nga Preshava nuk është largë edhe baza ushtarake më e madhe në Kosovë në Kampin ,,Bondsteel’’ , ku mundë të ndihemi të sigurt . Ne , më herët kemi shkruar që Serbia është në mes të Rusisë dhe BE-së në dy vazhdime që gjithnjë po vërteton pasi zhvillimet jan në favor të këti konstatimi . Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit , të kaluarës dhe të së ardhmes , në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake .


    03 Nëntor 2015
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Raketat e Rusisë në Preshevë, prodhojnë frikë dhe nxisin shpërnguljen e shqiptar

    Te mos kene frike se do te shkoje Gold Ag si Rambo me ndihmen e 'Allahu Ekber' ia han me dhembe ato raketa.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Raketat e Rusisë në Preshevë, prodhojnë frikë dhe nxisin shpërnguljen e shqiptar

    Shqiptaret nuk kane pse te kene frike sepse Perendimi nuk e le Rusine te hyje ne mes te Europes.Amerika dhe Europa nuk do tia lejonin kurre Serbise kete gje.Edhe amerika dhe Europa i kane te gjithe instrumentat e tyre per tia ndaluar Serbise kete gje.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •