Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Cikėl me poezi nga Moikom Zeqo

    Fjala Shpėtimtare

    Ē’Fjalė Shpėtimtare e mposhti Frikėn?
    Ē’mrekulli antike u ringjallėn njėherėsh?
    Brenda syve tė mi sa kryeengjėj digjen
    Dhe pemėt ulurijnė si tė ishin njerėz!
    Ca belbėzime fėmijėsh i shkrijnė akujt
    Dhe ēelin jargavanė vetė palmat
    Nga eshtrat e mia le tė pėrhapet
    Pluhuri i fosforit nė tė gjitha hartat!


    QIEJTĖ E RINJ
    Moikom Zeqo


    Dita e porsalindur thinjet me stres,
    Mankthi shumėfishon realitetet vulgare.
    Vdekja i thyen tėrė orėt-vezė
    Pėr omeletėn e saj universale.
    E mbjell njė fidan ta kthej nė Ejfel,
    Qė Dielli nga lindja tė lindė nė perėndim!
    Mbase duke gėrmuar thellė do tė gjej
    Minierat e hershme tė qiejve tė rinj.


    EPOSE PLUHURI

    Sa eposė pluhuri! Ka vdekur epika!
    Ruleto kazinosh klonojnė orėt e dorės
    Tek njė studio shkrimtari ėshtė mobilja,
    Zdrukthuar nga mbeturinat e Kalit tė Trojės!
    Ec kėmbėzbathur gjer nė cakun e fundit
    Nė boshin ku zėra sirenash s’mė ndjellin.
    Nė ē’pupla palloi ėshtė afresku i Onufrit
    Pėr tėrė ėndėrrat e mia qė s’vdesin?


    SKIFTERĖT E PIKĖLLIMIT TĖ MADH

    Ē’AND e harruar do tė na bėjė sėrish
    Personazhė tė tjetėrsuar nė njė pėrrallė?
    Po ma ēukitin trupin egėrsisht
    Skifterėt mitikė tė Pikėllimit tė Madh!
    Nė udhėtimet e trurit njė aksident mė pėrplas,
    Por ende nuk jam i vdekuri i kronikės.
    Dhe dal dhe hyj i dehur nė ekstazė
    Si Khajami me lecka i elektronikės!


    IDETĖ, ATLETĖ VIRTUALE

    Ē’argjendar prej muzgut bėn kurorėn e mbretit
    Te njė pėrrallė dhe fantazie tė herėshme!
    Idetė mė kėrcejnė mbi katet e qytetit-
    Atletė virtualė tė sporteve ekstreme.
    Spartaku thrakas s’i udhėheq mė skllevėrit,
    E pėrditėshmja sfumohet nga Gėnjeshtra.
    Jam si molla e tharė, e pangrėnė e Edenit
    Midis Tigrit dhe Eufratit nė ėndėrra.


    AMĖSHIMI I KURDISUR

    Ē’vegėl fatale Historinė e tredh?
    Sa vela tė shqyera lart nė stuhi!
    Tek kockat e mia nė varrin mė tė thellė
    Njė perpetum mobile e bėn njė pėrjetėsi!
    Koha s’u mungon veē drurėve tė gjelbėr
    Me fotosintezėn diku pėr tė mbritur.
    Tek rrokjet e fjalėve unė i kam fshehur
    Miliona sahatet e mi tė kurdisur!


    VĖSHTRIMI INKANDESHENT

    Pėrplasem, i mbyllur nė botė pa intelekt,
    Sahara ėshtė klepsidra e copėtuar
    Por veē vėshtrimi im inkandeshent
    I ndez nė ēast tėrė qirinjtė e shuar!
    O ē’robinsonadė nė supermarket
    Pa karta krediti nė globin dyqan!
    Shoh befas saksofonistin Charlie Parker
    Dhe poetin e ēmendur Thomas Dylan.

  2. 2 antarėt mė poshtė falenderuan BARAT pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Kryeplaku (09-02-2016),SERAFIM DILO (11-11-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •