Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    “Kaubojsi” me pistoletë në Rinas dhe si deputet lezhjan i parlamentit (FOTO)

    Emri:  10f3c127620d19171e5ff46bf5b147ee_XL.jpg

Shikime: 1165

Madhësia:  25.4 KB


    Ende pa hyrë në sallën e Kuvendit, Eduart Ndocaj është kthyer në një fenomen politik. Jo vetëm për shkak të etiketimeve që i ka vënë media duke u njohur gjerësisht me emrin "Kaubojsi i Lezhës", por edhe për mënyrën sesi po feston marrjen e mandatit.

    Ditën e sotme ai ka mbërritur në Rinas ku është pritur në një ceremoni të denjë për një Hero, me flamuj kombëtar, parrulla dhe dhjetëra mbështetës që thërrisnin emrin e tij. Nuk ka munguar dhe një gazetare e Fiks Fare e veshur si kaubojse që i ka dorëzuar Rrotën e emisionit të njohur satirik. Deputeti më i ri i Kuvendit ka pozuar për mbështetësit e tij me Rroten e Fiks Fare dhe me një pistoletë në dorë.

    Fenomeni ri politik Ndocaj ka shkaktuar reagime dhe në politikë. Pasi KQZ-ja i dha mandatin kreu i PDK-s Nard Ndoka deklaroi se deputeti i ri do të ishte pjesë e partisë së tij, duke shtuar se “deputetët po na bien nga qielli”.

    Gazetari Andi Bushati në një shkrim të sotëm tek “Lapsi.al” e cilëson si një personazh grotesk. “Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh. Ky personazh të cilin mediat e po e emërojnë një zëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date”,- shkruan Bushati.

    Në zgjedhjet e vitit 2013 ai ishte një nga kandidatët që bëri fushatë për Partinë Socialiste. Pas zgjedhjeve ishte ndër të parët që u zhgënjye nga Kryeministri Edi Rama. Zhgënjimi arriti deri në atë pikë sa në qëndrimet e tij publike, Ndocaj i kujtonte Ramës drekat dhe darkat që i kishte paguar kur kreu i PS-së në opozitë vizitonte Italinë. Çështja e menuve të darkave u diskutua gjatë në media, pasi për të mbrojtur kryeministrin dolën disa shoqata të emigrantëve në Itali që pretendonin se ishin ato mikpritëset e kryeministrit.

    Debati duket i mbyllur, pasi tashme socialistët dhe Rama do ta presin Ndocaj në tavolinën e Kuvendit dhe Grupit Parlamentar. Pas ndryshimeve në listën e kandidatëve në Lezhë me largimin e Arben Ndokës, Ndocajt i ra radha për të qenë përfaqësues i Lezhës në Parlament. Në 26 tetor KQZ-ja vendosi që mandati i Ndokës ti kaloj Ndocajt. Formalisht ai është deputet dhe pritet vetëm betimi në Kuvend për të marrë mandatin zyrtarisht.

    Ndocaj ka një biznes ndërtimi në Itali dhe mësohet se pas marrjes së mandatit do të qëndrojë më shumë në Shqipëri, për t’ju përkushtuar jetës aktive politike në radhët e mazhorancës dhe PDK.

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-10-2015 më 11:49

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

    Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi, në blerje veturash qeveritare, në rrëmbime trojesh dhe dhënie lejesh ndërtimi, një ngjarje ka kaluar pa tërë vëmendjen e duhur. Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh.

    Ky personazh, të cilin mediat po e emërojnë njëzëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date.

    Po, nëse ka një togfjalësh që i shkon për shtat kësaj qeverisjeje është ajo e hajdutëve qesharakë. Dhe natyrisht Edi Rama është prijësi i tyre i lavdishëm.

    Këtë konkluzion mund të nxjerrë kushdo që i ka dëgjuar me vëmendje akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit. Por ky përfundim mund të bëhet edhe më i fortë po të vështrosh me vëmendje mënyrën se si i është përgjigjur vetë kryeministri dhe portal i tij shvejkian, Trancparenca.al, akuzave që i janë bërë.

    Le t'i marrim me radhë.

    Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet se me anë të kompanisë ku ka qenë aksioner më parë, ka fituar afro 10 milionë USD tendera. Akuzohet gjithashtu se kjo kompani, me përmasa shumë më të vogla, është fryrë e bymyer mbi dhjetëfish që kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Për çdo shqiptar është e qartë që këtu ka një anomali. Vetëm Edi Rama përgjigjet si personazhi i Jarosllav Hashekut, se Beqja nuk është më aksioner me letra dhe ai e ka shitur pjesën e tij në kompani. A ka shqiptar ta besojë?

    Garda e Republikës akuzohet se ka porositur vetura tejet luksoze për shtetarët, me një garë jo transparente dhe me çmime po ashtu të tilla. Qeveria përgjigjet se po merr me qira Jaguarë pasi kështu i del më lirë. A ka shqiptar ta besojë ?

    OSSHE akuzohet se i ka dhënë në një garë me çmim më të lartë rikonstuksionin e godinës së re, një miku të Edi Ramës, që ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel. Kryeministri përgjigjet se nuk mund ta përbaltin ata që e lanë në gjendje të mjeruar dhe në ndërtesa me qera këtë ndërmarrje të madhe publike. A ka shqiptar që bindet?

    Ministria e shëndetësisë akuzohet se i ka dhënë një kompanie fantazëm që agjensia BIRN e zbuloi ta kishte selinë në një gjelltore në Berat koncesionin e hemodializës, ndërsa Transparenca.al përgjigjet me krenari se pas saj qëndron Spitali Amerikan. A ka shqiptar që e ha?

    Po kështu ndodhi së fundi edhe me akuzën se Edi Rama po e lejonte Aleksandër Frangajn të ndërtonte në bregdet, ndërkohë që kish prishur të gjitha ndërtimet e tjera përpos atij të Kokëdhimës. Ai u akuzua se po kërkonte të riblente TV Klanin dhe po tentone ta përdorte atë në luftën që mendon të fillojë kundër Ilir Metës. Por, fillimisht qeveria hapi fjalë se kjo qe një leje e Berishës. Vetëm kur më pas dolën faktet se atë e kish dhënë një kryekomunar i PS-së, madje me presion të kryeministrit, askush nuk u përgjigj. Nuk u përgjigjën as kur një deputet i kësaj partie që nuk nguron ta thotë mendimin e tij, Vladimir Kosta, postoi në rrjetet sociale, një dokumet që tregonte se leja kriminale qe dhënë nga vetë socialistët. Madje nuk u përgjigjën as kur Erion Braçe denoncoi mënyrën se si qe hipotekuar kjo tokë duke aluduar se kjo qeveri që i kish vënë tritolin ndërtimeve me leje, nuk kish si mos ndërhynte për ndalimin e lejeve abuzive. Tani pyetja është: a ka shqiptar që e beson se Edi Rama nuk po kërkon të blejë mediat duke grabitur pasuri publike ashtu sikurse ka bërë që në gjenezën e karrierës së tij?

    Të gjitha këto akuza dhe mbrojtje të mjera të qeverisë, qoftë përmes gojës së prijësit në parlament, qoftë përmes belbëzimit të tij në emisionin Opinion, apo qoftë përmes këndit të emulacionit elektronik, Transparenca.al, tregojnë një gjë.

    Jo vetëm se këta janë vërsulur të vjedhin, por kanë pasur aq nxitim, sa nuk kanë gjetur as kohë që të shpikin alibitë. Deri tani na kanë servirur vetëm një mbrojtje të pështirë që nuk ka bindur askënd. Në argumentat e tyre kanë qenë thjeshtë qesharakë, pikërisht si ai deputeti i fundit, që po i dhurojnë shqiptarëve në parlament. Sepse edhe ky personazh grotesk, me veshje të çuditshme dhe fjalor edhe më marramendës, pretendon se është një nga klientët e Edia Ramës. Një nga ata që pohon se ka dashur që duke paguar me krudo dhe me Gaya, të hyjë në parlament. Në mënyrën e tij (si të tjerët që hiqen shumë më seriozë) edhe ai ia arriti. Por me një çmim të ndryshëm. Duke i shtuar grabitjes të përmbajtshme që po ndodh, një përmasë tjetër. Atë të atyre që do të largohen nga pushteti si hajdutë qesharakë, ndërkohë që paraardhësit e tyre u larguan si hajdutë arrogantë.

    Andi Bushati
    Lapsi

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    “Të Paekspozuarit”, Eduart Ndocaj: Mandatin si deputet e mora që të mos e merrte LSI



    Vetëm pak orë pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë si deputeti më i ri në radhët e ligjvënësve shqiptarë, Eduart Ndocaj i Partisë Demokristiane dha një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
    Gjithçka çka ndodhur nga dhënia e mandatit të deputetit deri në betimin në parlament.
    Pritja madhështore në aeroport për deputetin që vjen nga Milano.Të pathënat e 40-vjeçarit që pas shumë vitesh vjen nga emigracioni për të përfaqësuar banorët e Lezhës.
    Puna e tij si nënkryetar i Partisë Demokristiane.Proçesi i dekriminalizimit, problemet me dorëheqjet dhe largimet e deputetëve.
    Ndocaj: Qeveria e Ramës njësoj si ajo e Berishës
    Ndocaj: Po mu ofrua, pranpoj të bëhem Ministër emigracioni
    Ndocaj: Ministrja e Kulturës na quajti shpellarë, lezhianët një shekull qytetarë
    Ndocaj: Qeveria të ulë taksa, qytetarët të mos terrorizohen me burg


    Intervista e plotë, deputeti Eduart Ndocaj përballë gazetarit Ylli Rakipi

    Politika shqiptare në 25 vjet nuk ka arritur të ndalë emigracionin

    Rakipi: Hyrja në një aventurë të re, zoti.Ndocaj 20 vjet në Itali në emigracion një kohë relativisht e gjatë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shqiptarëve po vrapojnë të zhduken nga ky vend nga sytë këmbët, si ta kuptojmë ardhjen tuaj? Ju dukeni njeri i drejtpërdrejtë dhe i hapur, si ta kuptojmë?
    Ndocaj: Unë jam larguar drejt Italisë në ’96, por në emigrim kam lëvizur që në ‘92 në Greqi, emigrimin e kam në fillimet e demokracisë, ajo që në 2015 po ndodh është një lloj si në ‘92 sepse njerëzit po largohen nga skamja, nuk po largohen për të pasur një makinë më të mirë, por për bukën e gojës dhe kjo është diçka që ne emigrantët e kësaj kohe nuk e prisnim që do të kishim të njëjtin problem. Mendoj se ardhja ime është një sinjal që duhet të vimë të luftojmë për vendin tonë, jo ta lëmë të degradojë në këtë mënyë.
    Rakipi: Sigurisht nuk mjafton një sinjal? Çfarë mendoni se duhet bërë me këto turma që duan të zhduken?
    Ndocaj: Mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëhet është të krijohet mundësia të jetojë, një vend pune, mirëqënie, siguri dhe këtë për mendimin tim janë të realizueshme, në këtë kohë nuk e kuptoj cila është problematika që politika në 25 vjet nuk ka arritur ti krijojë, është një provincë e Italisë Shqipëria nga ana e madhësisë dhe popullsisë, ti krijojë një jetë të qetë në vendin e tyre, jo se nuk do të ketë emigracion, ka çdo vend i botës, por zhvendosjet masive duhet të ishin eleminuar këto 25 vjet. 25 vjet pas pluralizmit, jemi vendi i dytë pas Sirisë.Ne nuk jemi në luftë, jemi në paqe. Për këtë qytetarët që po largohen nuk do të kenë azil, e vemtja mënyrë është të krijojnë një bazë jetesë në vendin ku jetojnë.
    Listat e deputetëve përgjegjësi e lidershipit politik të PS
    Rakipi: Zoti.Ndocaj, ju si deputet vini nga zona e të fortëve të parlamentit, të cilët për të thënë të drejtën çuditën gjithë botën, por Europën në veçanti. Pse Edi Rama nuk ju futi ju në listë, por futi ata? Nuk e kuptoi zoti.Rama që këta njerëz nuk duhet të ishin aty?
    Ndocaj: Listat ishin të qarta në zgjedhje dhe unë isha i 6 në listë. Kodi zgjedhor nuk është i drejtë, është i gabuar.
    Rakipi: Kush është përgjegjës për këtë listë në qarkun tuaj?
    Ndocaj: Përsa i takon përzgjedhjes së deputetëve këtu vendos lidershipi i një partie është përgjegjës lidershipi, nuk më takon mua të them pse Kryeministri më zgjodhi mua të 6 dhe të tjerët të 1 të 2. Më kërkuan të jem pjesë e skuadrës dhe e pranova, biografinë e askujt nuk mund ta bëj.
    Ndocaj: Le të presim drejtësinë për rastin Prenga
    Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.
    Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.
    Nga mëngjesi jam dhe politikan, po me thanë mos fol, do flas më shumë
    Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?
    Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.
    Intelektualët në Shqipëri janë katandisur për copën e bukës, turp
    Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.
    Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një. Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.
    Rakipi: A i njihni personalisht?
    Ndocaj: Me deputetët e zonës time jam njohur në 2013. Në Itali dilja nga 06:00 e mëngjesit në 24:00 të natës, kur u bëra baba nuk takoja fëmijët e mi.
    Politika shqiptare duhet të reformohet
    Rakipi: Thoni se ka politikanë që duhet hedhur në koshin e plehrave?
    Ndocaj: Politika shqiptare e 25 viteve është totalisht për tu larguar, njeriu shprehet edhe nga emocionet e momentit. Politika shqiptare ka bllokuar mirëqënien e popullit, ekonominë, sigurinë, sepse ka funksionuar në anën e kundërt. Politika shqiptare duhet reformuar në një mënyrë apo në një tjetër. Mendoj se në çdo zgjedhje tani e mbrapa politika shqiptare duhet të zgjedhë njerëz që e duan këtë vend dhe bëjnë diçka jo njerëz që deri tani kanë ngrohur karriget dhe 5 apo 6 deputetë kanë përdorur foltoren e parlamentit.
    Qeveria e Ramës njësoj si e Berishës
    Rakipi: Në fakt nuk kemi largim të politikanëve, u duk se Berisha dha dorëhehejen nga PD dhe duket që ai e drejton atë parti, nuk është formal më aty, është një kryetar tjetër. I vendosa kronologjikisht, por e fillova se Berisha është politikan 25 vjet siç e thatë edhe ju ka vlerat dhe antivlerat e veta.Kryeministri Rama ka 2 vjet e pak muaj në qeverisje, a mendoni se edhe politikani Rama nuk është politikan i ri, por edhe ai ka mbaruar punë në këtë vend?
    Ndocaj: Politika e këtyre dy viteve ka qenë ndryshe edhe mbas qeverisjes Berisha-Meta, por po ta shohësh këto dy qeveri të njëjtën politikë po bëjnë. Kur drejtohet nga dy lidera politikë.
    Burgu nuk është alternativa e biznesit
    Rakipi: Ju jeni një njeri që keni ndershmëri sepse merreni me biznes, mendoni se ky politikan po e çon vendin drejt arritjeve?
    Ndocaj: Politikën që po ndjek zoti.Rama është në disa pikëpamje ekonomia do të ketë problemet e saj, duke vendosur që në çdo problem që mund të ketë një biznes apo një tregtar që të terrorizohet me burgun do tkurret ekonomia. Në një vend demokratik patjetër që ka abuzime që nuk paguajnë, që mashtrojnë dhe vjedhin, mbi 35 përqind evazion, por është një përqindje e vogël që arrin të përfundojë në burg, alternativa e biznesit nuk është burgu, është gjoba. Toleranca ta ndihmojë një inspektor që të prezantohet të jetë inspektor me një shkollë, që arrin të kuptoj se përse mund të ketë gabuar, ke biznesmen që kanë krijuar biznes pa pasur haberin e dokumentacionit dhe ti e arreston se s’ka plotësuar disa dokumente apo s’ka paguar një taksë, të ketë kontrolle që të prezantohet, të jetë profesional dhe të dihet çfarë halli ka ky biznes.
    Unë miku i vjetër i Rilindjes, që u braktis dhe përdor në 2013
    Rakipi: Në një foto tuajën me Edi Ramën në facebook, ju e keni shoqëruar me këtë shënim:”Një mik dhe koleg i Rilindjes më dërgoi këtë mesazh e thashë ta ndaj me ju. Dashuri në kohën e kolerës. Tek shikoj këtë foto nuk më shkoi në mendje asnjë dixhiturë tjetër, por ajo e romanit “Dashuri në kohën e kolerës”.
    Ndocaj: Ishte fushata e 23 qershorit 2013, e PS vinte nga një opozitë e zgjatur. Socialistët e thjeshtë ishin të lodhur e të papunë, po ashtu edhe drejtuesit e lartë të PS kishin probleme me bizneset, sepse nuk kalonin dot maunet pa kontrolle. Kjo ishte një situatë që PS duhet të vinte në pushtet me çdo kusht. Ishte koha kur Rama e Kodheli puthnin këdo në Lezhë. Ishte koha e premtimeve të mëdha e miqve të mëdhenj. Një mik i madh në atë kohë për Mimin që s’kishte as makinë, ose një makinë që më shumë ndalej rrugës ishte Eduart Ndocaj. Djali lezhjan, idealist dhe i gatshëm për tu mos kursyer për Kodhelin, Ramën e Shqipërine. Ishte koha, kur Rama e përqafonte Ndocaj dhe e quante me mburrje “Kaubojsi i Texas-it”. Ishin kohët kur Mimi e kërkonte Eduartin edhe në mesnatë për ta mbrojtur. Kohë të bukura ato, dashuri e madhe me Eduartin në një mjedis të kolerës, të njerëzve mashtrues e përfitues. Pas zgjedhjeve, “Kaubojsi i Texas-it” nuk duhej më, sepse pushteti është i shtrenjtë e nuk mjaftonte për Kodhelin e për Ramën. Pastaj Rama e Kodheli kishin shumë gangsterë që nuk donin të merrnin përgjegjësi në drejtimin e vendit, por kishin me ngut me marr imunitetet për të shpëtuar nga problemet e të kaluarës. Ajo që është e çuditshme është se tek PS është rikthyer përsëri kolera e ajo ka nevojë për miqtë e vjetër, të braktisur e të përdorur. Jam akoma pjesë e Rilindjes dhe kam edhe postdrejtues, por e shkruajta këtë pasi pashë foton dhe jam i bindur se ne si Rilindje i kemi borxh Eduart Ndocajt për kontributin e dhënë. Emrin nuk po e them se ka filluar lufta e shtrigave ne PS.”
    Kritikat e mia për Metën për qarkun e Lezhës
    Rakipi: Ju keni shkruar këto gjëra ndaj e keni emrin i 6?
    Ndocaj: Jam i gëzuar edhe pse e kisha emrin i gjashti se mendoj se aty më takonte, bile në një takim që patëm me zonjën.Kodheli i thashë që Kryeministri ti zgjedhë deputetët nga fundi dhe kështu erdhi.
    Rakipi: Si ndodh kështu?
    Ndocaj: Është vetë AND e shqiptarit dhe e kemi të theksuar.
    Rakipi: Keni qënë kritik ndaj LSI dhe kryetarit Meta, mendoni se politikani Meta ka mbaruar punë me këtë vend?
    Ndocaj: Kritikat e mia kanë qenë në qarkun e Lezhës se pas 23 qershorit Lezha iu dorëzua LSI dhe socialistët me deputetët që ishin në lista që do të arrinin parlamentin. Iu dorëzua LSI dhe ashpërsia ime ndaj kësaj lëvizje ka qenë se po shikoja qytetin që degradohej dita-ditës dhe mendoj se ishte një vendim i duhur që morën që mos të fitojë LSI në qytetin e Lezhës.
    Koalicioni PS-LSI nuk bën dot më gjë për vendin
    Rakipi: Ju keni qenë jashtë Shqipërisë, keni vënë re që ka një vullkan poshtë, raporti mes PS dhe LSI nuk është se është ai i fillimit?
    Ndocaj: Pakënaqësia e socialistëve ka qenë në çdo qark dhe rreth për mënyrën si përfunduam në koalicion dhe mendoj se nuk është një koalicion nuk mund të bëj më tepër sesa po bën për Shqipërinë.
    Rakipi: Ne me ketë fjalë na ka marrë lumi?
    Ndocaj: Lumi, shpresojmë që do ti pastrojmë edhe kanalet dytësore që mos të na marrë, duhet të punojmë, sa më shumë që mos të mbetemi në vendnumëro.
    Rakipi: Ju mendoni se mund të zgjidhet ky problem, një farë entuziazmi, më duket sikur përpjekja për t’ju veçuar te PDK duket sikur ka një nëntekst, vetë kryetari Nard Ndoka është shprehur që erdhi dita të na bjerë një deputet nga qielli?
    Ndocaj: Me të vertetë ashtu erdhi, unë nga Milano me avion zbrita nga qielli.
    S’do i ndaj qytetarët në të majtë dhe të djathtë
    Rakipi: Pas një mugese disa javore, Lezha ka deputetin e vet, çfarë mendon se presin votuesit lezhianë dhe sidomos votuesit e majtë?
    Ndocaj: Qytetarët lezhianë nuk do ti ndaj në të majtë e të djathtë, janë të gjithë njëlloj. Presin atë që premtuam në 23 qershor.
    Emigracioni ka marrë fund për shqiptarët
    Rakipi: Sa ikën nga Lezha?
    Ndocaj: Shumë njerëz që njoh kanë ikur, ta them që janë njerëz me probleme ekonomike. Mendoj që qeveria gjermane është e vetëdijshme që duhet të kthehen në Shqipëri, duhet të punojnë, të pastrojnë lumenjtë, kanalet, të punojnë tokën që të jetojnë në këtë vend.
    Rakipi: Qeveria gjermane ka marrë vendim ti kthejë.
    Ndocaj: Unë mendoj që shqiptarët emigrojnë afër dhe janë të paktë që largohen në Kanada dhe Amerikë, emigrojnë afër se e duan vendin e vet dhe emigrimi ka qenë Greqi, Itali, Zvicër, Hollandë, në Europë. Mendoj se emigracioni ka marrë fund për popullin shqiptar, nuk ka vend në asnjë vend të Europës. Po vështirësohen kaq shumë ekonomitë atje, Italia ka problem me krizën e vet, ka mbi 20 për qind pa punë, koha ka ardhur që të mendojnë për vendin dhe të kthehen këtu.
    Kushtet që na kërkon BE ne s’do ti plotësojmë kurrë
    Rakipi: Nga faqja juaj publike në rrjetin social facebook mësojmë se keni pasur takime me ndërkombëtarë në Romë. Çfarë shqetësimi ju keni përcjellë atyre dhe si kanë reaguar ata?
    Ndocaj: Ne kemi pasur disa takime me përfaqësues së PPE-së të së djathtës, Fondi Demokristian dhe ftohemi në çdo takim që bëhet në Europë, takimet kanë qenë me Sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarin, shqetësimi është i njëjti, kemi 25 vjet që BE na thotë që ne nuk plotëosjmë kushtet. BE duhet të përdorë të njëjtën histori që ka përdorur me Slloveninë dhe Kroacinë.Fajet i ka politika shqiptare, ne jemi si fëmija që duhet të na marrin për dore.
    Rakipi: Si të na marrin për dore, me këto gjykata? Opozita çdo moment ngre problematika shumë të rëndësishme, katër, pesë emra po rrëmbejnë vendin? Sot opozita denoncoi konçesionet.
    Ndocaj: Përveç denoncimeve që bëhen në parlament duhet të ngrihen edhe në prokurori, sidomos kur opozita ka prova. Ne jemi një fshat për Europën dhe nuk do ishte një kosto e jashtëzakonshme, të ndodhë diçka e tillë siç ka ndodhur me Kroacinë, ka pasur korrupsion të jashtëzakonshëm. Unë po flas për Shqipërinë e madhe, gjithë këto fshatra.Ju kam kërkuar këtë në takime, ne kemi nevojë, nuk e presin mirë si kërkesë, asnjë sdo probleme në shtëpinë e vet, janë djegur me Slloveninë, Kroacinë, por mendoj se për ne do të jetë rrugë e vështirë nëse Europa s’do të ketë një dorë të fortë ndaj nesh.
    Me Ramën u njohëm në Milano, mosmirënjohës ndaj meje
    Rakipi: Si e keni njohur Edi Ramën?
    Ndocaj: E kam njohur në Milano, kur organizonin një takim kur ishte kryetar opozite, me disa miq të mitë organizuam një takim 2013, në prill mund të jetë. Ka qenë e shtuna e pashkëve, e para herë që një lider politik po vinte dhe kërkonte të na takonte, në 25 vjet në Milano ska ardhur askush të kërkojë të na takojë si emigrantë, nga 1996 nuk kam dëgjuar lider që kanë kërkuar takim dhe ishte një kënaqësi, lideri i opozitës dhe ishte një takim i jashtëzakonshëm. Lider të tjerë kanë qenë por nuk kanë kërkuar të takojnë emigrantët. E kisha lexuar programin para se të vinte, ishte i jashtëzakonshëm. Takimi u bë në mënyrë spektakolare, lanë festën dhe erdhën njerëz që kanë festën për të ardhur dhe për të takuar. Erdhëm, u takuam më pas dhe më pas erdhi edhe ftesa për të qenë pjesë e skuadrës së rilindjes. Një emigrant edhe zoti.Rama është rritur në emigracion dhe mendova dhe kam shpresë që mund të bëjë diçka për këtë vend. Kemi edhe dy vjet dhe shpresoj që këto dy vjet të bëjmë diçka. Mendoj se çdo qeveri kur merr një pushtet vitin e parë e ka të vështirë, merr një pushtet, gjetën një gropë siç thonë. Borxhi po rritet shumë, investimet nuk shihen, përkeqësimet janë. Kryeministri Rama dhe PS në 2 vjet është treguar mosmirënjohës me Eduart Ndocaj sepse është lënë në harresë edhe pse isha një nga njerëzit kryesor në qarkun e Lezhës.
    Prioritetet e mia, dekriminalizimi dhe hapja e dosjeve
    Rakipi: Dekriminalizimi duhet të shtrihet edhe në institucione të tjera?
    Ndocaj: Shqipëria ka nevojë për dy lëvizje të mëdha, hapja e dosjeve dhe dekriminalizimit, janë dy shtylla kryesore që ne mund të kemi një demokraci të mirëfilltë dhe një hap të jashtëzakonshëm për në BE, këto të dyja duhet të bëhen në të gjitha institucionet ku ka zyra shtetërore jo vetëm në parlament apo një krahinë, dekriminalizimi po përdoret në një krahinë dhe jo në të gjithë Shqipërinë.
    Kam punuar në ndërmarje pastrimi dhe në ndërtim
    Rakipi: Keni bërë fushatë për Fran Frrokaj?
    Ndocaj:Në politikë për të mbështetur diçka nuk duhet parë i cilit krah je.
    Rakipi: Ku i more të ardhurat që ngrite biznesin?
    Ndocaj: Jam larguar në Itali në 1996 dhe si çdo emigrant tjetër unë sjam fenomen, fati dhe puna e ndershme të shpërblehen. Nuk gjen lekë dhe bëhesh biznesmen, ndodh në Shqipëri bën trafik dhe bëhesh biznesmen, biznesi im ka qenë tulla nga një tullë. Ditën e parë në Itali e kam filluar në një ndërmarrje, pastaj si punëtor, dhe paga ishte 800 mijë lireta në muaj, gjatë kohës u njoha me një kalabrez e dija pak zanatin, mësova zanatin dhe ne 2000 hapa një ndërmarrje ndërtimi, firmë personale dhe vazhdova punën se e dija që ndërsa isha në gjendje të bëja punën për ty, për vete do e bëja më mirë, nisa punën dhe arritëm të integroheshim. Ndërtim dhe tani bëjmë të gjitha punimet, jashtë struktura metalike, struktura betoni. Ne punojmë për të gjithë Italinë, puna me kosto më të lirë se italianët, sepse jemi shqiptarë, kemi kosto më të lirë se italianët. Arritëm që në 2008 qeveria italiane, Ministria e Punës na dekoroi, një zhvillim që ne rriteshim mbi 100 për qind, faturimi, investimeve. Kulmi jonë ka qenë në 2009 që kishim rreth 500 punëtorë. Arrinim të faturonim deri në 30 milion euro. Fitimi në punë të tilla është i ulët se konkurenca është e ashpër nga 2008 deri në 2012 që faza ishte shumë e fortë. Kemi tenderuar, gradaçelat e Milanos, kemi qenë projektues dhe ekzekutues dhe në Trento, në zonën në kufi me Austrinë.
    Familja e Tom Doshit me histori në Shqipëri
    Rakipi: Ju keni thënë para betimit, por edhe pas kësaj, që Tom Doshi është lider, mendoni kështu?
    Ndocaj: Është një ndër politikanët kryesor të veriut, vjen nga një familje e jashtëzakonshme, ka një histori, ka vendosur kufijtë e historisë, stërgjyshi u Tomës. Një biznesmen i jashtëzakonshëm, është bërë me djersë dhe me familje. Duhet të presim gjykatat. Nuk jam interesuar në detaje të historisë së tij, nga ato që kam dëgjuar mendoj se drejtësia duhet të vendosë sa më parë.
    Po blehen në mënyrë të turpshme shqiptarët
    Rakipi: LSI dhe Ilir Meta ka vjedhur dhe blerë vota?
    Ndocaj: Ti vetë the se përpara u vidhshin kutitë tani blihen votuesit, ky fenomen është shumë i rrëzikshëm për Shqipërinë, një faj kanë dhe qytetarët pavarësisht se e bëjnë nga fukarallëku, kemi shekuj që vuajmë, por dinjitetin sja kemi falur armikut. Nuk duhet ta shesim dinjitetin për 5 mijë lekë, apo një thes me miell. Po blihen shqiptarët në mënyrën më të turpshme për të drejtuar një vend, jo me ide, jo me programe, me investime. Po të investoheshin gjithë paratë e fushatave se kemi nevojë të shkojmë në Gjermani.
    Rakipi: Nuk do të vazhdojë?
    Ndocaj: Nuk e di sesa vota janë reale, por mendoj që në Lezhë pati një humbje të madhe se qytetarët e Lezhës nuk u shitën në 2015 dhe duhet të funksionojë edhe në zona të tjera.
    E mora mandatin të mos e merrte LSI
    Rakipi: Kur qeveria nuk është e denjë, pse e mori mandatin?
    Ndocaj: Unë pranova, pasi ky mandat nëqoftëse nuk do të merrej nga unë do të merrej nga LSI.
    25 vjet politika shqiptare na la në harresë për turp
    Rakipi: Studimet ku i keni përfunduar?
    Ndocaj: Studimet i kam mbaruar i rritur në Itali. Mund ti kisha blerë 10 diploma po nuk më interesonte. Duke qenë se puna ime më kërkonte edhe pjesë të tjera, kam bërë edhe kurse, 4 kurse 12 mujoreshë për siguri, teknikë, inxhinieri, dhe unë në shtetin italian kam një vulë që mund të çertifikoj, ura ndërtime. Çfarë zëri do të ketë për ne emigrantët? Kam punuar 4 vite në Trento dhe ajo që ka ndodhur këto 25 vjet është për të ardhur turp që ne na lanë kaq në harresë sikur ne nuk ekzistojmë. Erdhi Rama para 2 vjetësh, ka ardhur edhe një herë tjetër, ishte i ftuar nga institucionet e dhomës së tregtisë. Është bërë legjende dreka, s’ka qenë për koston, është lënë në harresë pjesa më kryesore e shoqërisë shqiptare, kemi 24 vite që e mbajmë këtë vend. Kriza i ka bllokuar emigrantët dhe shihni ku ka përfunduar vendi, ekonomia e vendeve fqinj është në krizë, por është shtrënguar, mos të votonin qytetarët shqiptarë që jetonë jashtë Shqipërisë që janë 60 përqind dhe mos të kishim asnjë të drejtë, edhe kur vijmë këtu na thonë emigrantë. Ne jemi emigrantë këtu, emigrantë atje, ne jemi qytetarë. Ne sjellim lekë që politika shqiptare të zhvasë sa më tepër. Në këtë legjislaturë të votojmë aty ku jetojmë, të kemi kuotat tona, Italia ka kuota në Argjentinë, një numër qytetarësh dhe ka 3 deputetë, sipas popullsisë ka caktuar kuotat dhe votohet në vendin ku jetojnë.
    Kam shpenzuar 500 milion lekë në fushatë, nga investimet përfitoi PS
    Rakipi: Ky Rama paguan ndonjëherë vetë? Apo vetëm ha këto dreka?
    Ndocaj: Një herë që kam drekuar pagova unë, herën tjetër do të paguante ai.
    Rakipi: Keni deklaruar se keni shpenzuar 500 mijë euro?
    Ndocaj: Shifra nuk është reale, janë 500 milion lekë.
    Rakipi: Kush i mori këto?
    Ndocaj: Në 25 vjet jam i vetmi deputet që si ka paguar askujt asnjë kacidhe dhe mendoj se jam i vetmi që asnjë individi si kam paguar asnjë qindarkë, prandaj dolën edhe akuzat. Nga viti 2011 i kam shpenzuar. Shifra të tilla një biznesmen nuk mund ti lëvzë menjëherë. Unë kam shpenzuar për komunitetin që ka pasur një benefit për Partinë Socialiste. Unë kam lëvizur, Fondi Domokristian, kam bërë disa takime në të gjithë Europën dhe kanë qenë për politikën socialiste dhe disa takime që kam bërë edhe në Shqipëri. Duke lëvizur, staf, makina, kështu janë shpenzimet, gjatë kësaj kohe kam investuar në Lezhë në infrastrukturë, kanë qënë totalisht benefit që PS mori në 23 qershor falë edhe kësaj punës time, kanë qenë disa investime që janë bërë në qytetin e Lezhës, në ndihma që kemi shpërndarë. Një shifër e tillë arrihet të investohet dhe ky ka qenë investimi im dhe hajrin ja pa PS në Lezhë.
    Rilindja e Ramës për të fituar zgjedhjet
    Rakipi: Çmendim keni për rilindjen?
    Ndocaj: Emri ishte goditës dhe ishte një impakt elektoral, zoti.Rama është politikan dhe në politikë mendohen të gjitha për të fituar zgjedhjet. Të gjithë ja kanë vënë një nofkë për çdo zgjedhje. Nuk ka të bëjë me pjesën e rilindjes kombëtare.Mund të jetë frymëzuar edhe pas rilindjes italiane, nga piktura. Edhe unë pikturoj, kam piktura të miat.
    Shpresoj që Rama të më dhurojë një pikturë
    Rakipi: Meqë keni këtë pasion të madh, ideja e Ramës ka qenë pak më e thellë se rilindja jonë kombëtare, i keni parë pikturat e Ramës, ju pëlqejnë?
    Ndocaj: Unë si piktor, çdo piktor ka stilin e vet. Pikaso është një ndër më të mëdhenjtë, deri në kohën që vdiq flinte nën urë, ky do të ketë impakt tjetër se është edhe Kryeministër, njerëzit kuriozohen më tepër për të parë një pikturë. Shpresoj që të më dhurojë një pikturë, kemi të njëjtin emër, kemi pasionin për pikturë.
    Rakipi: Rasti i Gjermanisë dhe i Hong Kongut, në një krah ishin pikturat e Edi Ramës?
    Ndocaj: Mendoj se nga pjesa artistike dhe politike duhet ndarë gjërat, se shoh të gabuar që Kryeministri mund të hapë një ekspozitë meqë është piktor. Kryemnistri ka kohën e vet ti dedikohet pasionit të vet. Derisa ka një pasion artistik.
    Nuk me pëlqen kërpudha tek Kryeministri
    Rakipi: E keni parë qendrën e Tiranës, ka vendosur një ndriçim të veçantë, ka vendosur edhe një kërpurdhë në krah, çmendoni?
    Ndocaj: Duke qenë se është i zoti i shtëpisë në atë ambient kam përshtypjen se shija nuk është e gabuar. Mua nuk më pëlqen, dikujt tjetër mund ti pëlqejë.
    Rakipi: Vuçiç për Ramën ka thënë që është lider botëror?
    Ndocaj: Është për tu përgëzuar që një serb përgëzon një shqiptar, është për tu përgëzuar që e vlerëson.
    Rakipi: Po ju bëj një pyetje shumë të hapur, a ke patur dilemë që edhe mund të mos bëheshit deputet.
    Ndocaj: Nga koha që flitej dilemat kanë qenë të ndryshme sepse politika shqiptare dhe këto pseudo gazetar online publikonin çdo lloj marifeti. Nuk do e kisha problem se jam 40 vjeç, karrierën politike nuk e vuloste ky mandat, 2017-2021 do të luftoja, nuk e kisha urgjente. Në 2013 nuk votova për tu bërë deputet, por për një rrotacion. Një qeveri duhet të ndërrohet, 4 vitet e fundit qeveria Berisha-Meta linte për të dëshiruar.
    Rakipi: Shumë njerëz me të kaluara të dyshimta u bënë deputetë me ndihmën e Edi Ramës dhe me forcë. Pse mendoni se ata e lakmonin kaq shumë këtë detyrë?
    Ndocaj: Parlamenti është tempulli i demokracisë, mëkatet do ti lajmë në atë dynja, i fshehin mëkatet, por mendoj se me dekriminalizimin do të jetë fundi i çdo njeriu të dyshimtë me të kaluar kriminale, ka nevojë vendi për ligjin e dekriminalizimit por jo vetëm për parlamentin por në të gjitha institucionet. Se ndryshe, sidomos gjykata dhe prokuroria që është një pjesë kryesore e jetës së një vendi që nuk funksionon, liria këtu blihet, për një cigare bën 6 vjet burg.
    Rakipi: Duke vrapur për të hyrë befas i zbulojmë më shumë këto mëkate?
    Ndocaj: Ky është një gabim që nuk e kanë menduar ndoshta.
    Rakipi: Jemi provincial, ju keni jetuar në Itali, ka marrë pjesë në zhvillimin e botës, për ju u gërmua shumë për të parë, ngaqë u dogj nga qulli i frynë kosit. Aksesorët që përdorni, lëvizni veshur me kapele, është hobi juaj kaubojsi, çdini për ta?
    Ndocaj: Me aksesorët e askujt nuk duhet të merren, një kapele është si të kesh një orë, një kostum Armani apo një makinë. Njerëzit duhet të vlerësohen për atë që kanë bërë deri atë ditë, nuk duhet vlerësuar dhe të diskutohet aq shumë një kapele republike, në Lezhë ka dhjetra qytetarë me kapele, edhe ata janë njerëz që i pëlqen të ketë një kapele, është një aksesor që nuk duhet të diskutohet kaq shumë sa të bezdisë edhe lexuesin?
    Rakipi: Është një zonë që quhet Texas që janë parë kaubojsit, kanë pasur dy Presidentë bab e bir që ishin kaubojsa, është një ndër vendet më demokratikë si SHBA.
    Ndocaj: Skam qenë në Teksas, por duhet të shkoj. Kam filluar nga Amerika latine e do të dal në Amerikën qendrore.
    Rakipi: Jeni deputet për qytetarët e Mirditës, apo vetëm Lezhës?
    Ndocaj: Jam deputet për qytetarët e Lezhës, Mirditës, Kurbinit, nuk ka të bërë malësor dhe mirditor, të gjithë janë qytetarë, zadrimor, malësor, komuniteti rom.
    Ministrja e Kulturës na quajti shpellarë
    Rakipi: Njiheni si një natyre shumë luftarake, edhe shëndeti juaj flet për një njeri të hapur. Bëtë një replikë për pllakën osmane në Lezhë, do e vijoni kritikën ndaj Ministres?
    Ndocaj: Ajo nuk ishte replikë ishte një skandal. Unë nuk mendoj se është ide e Ministres, Shqipëria është e mbushur me njerëz që duan të bëjnë skandale, Ministrja mund të jetë viktimë. Kam të njëjtn ide dhe nuk e ndërroj, është një pllakë historike, ka vlera në një muze, Lezha është një kryqëzim i kulturave sot nuk ka një muze dhe kjo është skandaloze, shkon gërmohet, ndëkrohë që ka me mijëra. Bën pjesë në historinë tonë, sepse osmanët kur erdhën në Lezhë që u pushtua kalaja e Lezhës arritën të vrisnin 8 mijë persona, si mund të nderohet ky person që ka vrarë 8 mijë lezhianë? Ministrja na ofendoi, na quajtën njerëz shpellarë, qytetarët e Lezhës, komentoi në një koment të Artan Lames. Dhe ky ishte një skandal i dytë, dhe jam i mllefosur.Pllaka o hoq, shpellarët jetojnë në qytet, lahemi pastrohemi, jemi në shekuj qytetarë.
    Raporti i OSBE-së duhet marrë parasysh
    Rakipi: Raporti i OSBE, thatë që është i vërtetë?
    Ndocaj: Jam i bindur se ka të vërteta në atë raport dhe është për tu marrë për bazë, për tu verifikuar, nuk gjykoj dot nëse Edi Rama ka 200 milion euro pasuri, por duhet vlerësuar. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë larguar, ka mundësi që në emigracion të jenë 60 përqind, skemi institucione, shteti ka 25 vjet që përpiqet ti mbulojë, kërkoni të kthehen, si do të kthehen? Emigracioni i 25 viteve ka arritur që një pjesë e mirë të jenë stabilizuar, një pjesë e madhe nuk kthehen se janë, duhet të kthehen këto që po ikin sot. Ajo që kërkojmë është që shteti shqiptar duhet të na mbrojë. Një qytetar italian vrau një djalë nga Puka, ishte një vrasje makabre, asnjë politikan shqiptar nuk ka bërë asnjë deklaratë.
    Rakipi: Shefin e kabinetit të Ministrit të Jashtëm, e kërkonin për të bërë ushtrinë në Greqi?
    Ndocaj: Unë mendoj se një qytetar me nënshtetësi kemi sa të duash dhe mund të jenë në Shqipëri, na lejohen dy pasaporta.
    Qeveria po punon me ritme të ngadalta
    Rakipi: Çmendim keni për Ministrat e qeverisë Rama?
    Ndocaj: Kam pasur kritika, mendoj se po ta marrësh në koncept të gjithë qeverinë, është e gjithë qeveria që punon me një ritëm të ngadaltë, duhet të arrijmë atë që kemi premtuar.
    Pranoj të bëhem Minister emigracioni
    Rakipi: Po nëse Rama ju fton në qeveri për Ministër emigracioni a pranon?
    Ndocaj: Absolutisht e pranoj, është një pjesë kryesore që duhet të ekzistojë për qytetarët shqiptarë.Nuk kam ambicje të jem deputet, kam ambicje të bëhem diçka për emigracionin, është në një urdhëkryq që nuk ka kuptim të lihet në harresë.
    Gjykata të japë drejtësi për rastin e deputetit te Laçit
    Rakipi: Deputeti i Laçit?
    Ndocaj: Gjykata do të vendosë, ka shumë dyshime nëse deputeti i Laçit është autor i gjithë atyre që flitet, gjykata duhet të shprehet sa më shpejt dhe të japë drejtësi për të dy palët.
    Zoti krijoi burrin dhe gruan, mund të kishte krijuar dy burra
    Rakipi: Ju jeni i përqëndruar në vlera që ju afrojnë më shumë me demokristianët, psh jeni i prerë për qëndrimet ndaj familjes dhe konsideroni familje vetëm lidhjen mes burrit dhe gruas. Nuk keni frikë se grupet LGBT do të jenë të ashpër kundër jush?
    Ndocaj: Këtë frikë nuk e kam fare, baza e çdo shoqërie është familja, nëse marrim krijesën e parë që Zoti krijoi burrin dhe gruan, mund të kishte krijuar dy burra, mendoj se familja është pjesa kryesore. Unë po flas për demokristianë, e kanë taksative që nuk bien dakord në asnjë aspekt me LGBT. Qenka si targë makine.
    Ndocaj: Për një Shqipëri etnike dhe të bashkuar
    Rakipi: Çfarë sfidash ka kombi shqiptar?
    Ndocaj: Po gëzon respekt botëror, kombi shqiptar të kthehet aty ku ishte në një Shqiëpri etnike dhe e bashkuar, ndryshe ne do të ngelemi pa identitet.
    Qeveria do gjykohet në fund të mandatit
    Rakipi: Motoja ka qenë njeriu i duhur për qytetarët, a është kjo qeveria e duhur?
    Ndocaj: Votat i mori për të qenë qeveri e duhur. Duhet ta shohim pas 4 vjetëve, nëse kjo qeveri nuk ka realizuar çka ka premtuar qytetarët mund të zgjedhin përsëri.
    Kosova ka mungesë eksperience politike
    Rakipi: Çfarë mendoni për situatën në Kosovë, ku përdoret gaz lotjsellës?
    Ndocaj: Janë rrugë ekstreme për politikën, kur politika ka humbur moralin, nuk këshillohen më me njëri-tjetrin pozitë-opozitë edhe pse janë në kundërshtim disa gjëra, për të mirën e vendit mund të gjendet një gjuhë e përbashkët. Kosova si një shtet i ri mund të ketë mungesë ekperience.
    ISIS po pushton Europën
    Rakipi: Si e shihni krizën e emigrantëve që ka pushtuar Europën?
    Ndocaj: ISIS po arrin të na pushtojë në mënyrë paqësore, do të jetë një problem i jashtëzakoshëm në muajt a në vitet që do të vinë, po infiltrohen terroristë duke u shtirur si emigrantë.
    Rakipi: Z. Ndocaj, a është bota para një lufte të trete botërore duke parë që Rusia po provokon jo vetëm në Ukrainë dhe Siri, por tashmë edhe në një vend anëtar të NATO-s si Turqia?
    Ndocaj: Rusia është mbuluar në perden e hekurt si në vitet ‘60-’70, kemi edhe një President që atëherë ishte një anëtar, ish-anëtar i KKB. Po filloi një luftë e tillë, do të kemi luftë që rrezikon njerëzimin.
    Problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen me burg, Qeveria të ulë taksat
    Rakipi: Si njeri me përvojë në biznes çfarë mendimi keni për rënien e Shqipërisë me 35 vende në renditjen e Bankës Botërore për klimën e të bërit biznes?
    Ndocaj: Kryeminsitri fjalën burg duhet ta largojë nga axhenda, problemet e Shqipërisë nuk zgjidhen me burg. Jam një biznesmen përveçse politician, jam dhe prind, aty ku e di që rrezikoj burgun nuk futem. Në Itali kam një biznes me të mirat dhe këqiat e tij, po në burg nuk më kanë futur, kam marrë gjoba se kam gabuar, për keqkuptim por nuk rrezikon burg në një vend demokratik, kush gabon të ndëshkohet. Ka mënyra të tjera që shteti mund të përdorë, arrin të mbyllë bizneset e pandershme dhe cënon biznesin e ndershëm.
    Rakipi: Çfarë sugjerimi do ti jepnit Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe kryeministrit Edi Rama?
    Ndocaj: Absolutisht ne kemi nevojë që taksat të jenë më të ulëta që biznesi të ketë taksa më të ulëta, që të ketë një zyrë, të shkojë të kërkoj një informaicon dhe të ndihmohet në shumë drejtime, si në Milano, çdo Komunë ka nga një zyrë. Do ja sugjeroj Ministrit Ahmetaj.
    Rakipi: Pak javë më parë unë kisha në emision një njeri të rendësishëm të PS, Ndre Legisi. Ai është nga veriu. Ai ishte arratisur, siç thotë Erik From, nga liria që ne kemi këtu drejt një lirie tjetër më të madhe. Ndërsa ju nga liria e madhe vini dhe futeni brenda rregullave të ngurta të politikës. Si ta shpjegojmë këtë?
    Ndocaj: Kam respekt për zotin.Legisi, kam respekt ndër vite pavarësisht se është larguar nga politika, pavarësisht se ka bërë zgjedhje tjetër, të punosh me ndershmëri nuk është e gabuar, mendoj se ishte diçka për ta provuar dhe dëshira për të hyrë në politikën shqiptare mund të jetë e anasjellta. Unë e kam atë liri, sepse biznesi nuk është mbyllur, është biznes familjar.
    Rakipi: Ku jeton familja juaj?
    Ndocaj: Jeton në Milano, nuk është e nevojshme të vijë në Shiqpëri, për 1 orë e 30 minuta jam në shtëpi. Pjesën e familjes asnjë punë dhe asnjë detyre nuk ta merr, po nuk bëre për familjen tende çmund të bësh për familjet e tjera.
    Rakipi: Kishin dilemë që të vije këtu?
    Ndocaj: Në 2013 kur po numëroheshin votat, u mbyll votimi dhe ishim në takim në zyrën në Shëngjin ishte edhe zonja.Kodheli dhe vajza e madhe erdhi me flamurin e PD sepse donte të fitonte PD që mos të vija unë në Shqipëri. Edhe unë nuk kam dëshirë që ata të shkëputen nga shkolla nga miq e shokë, do sakrifikohem më tepër unë.
    Rakipi:Gëzoni një shëndet jo dhe aq të mirë. Më shumë se i shëndetshëm dukeni i shëndoshë. Jeni kundër sportit?
    Ndocaj: Po diskutojmë a do të rrimë me familjen dhe qytetarin, i vetmi sport për të vrapuar për të kapur avionin.
    S’mund të mbrohet dikush me dy kobure, ballistit do i kushtoj gabimi
    Rakipi: Ju tani jeni ligjvënës. C’mendoni për Ismail Morinën që ngriti flamurin në Beograd? Tani ai është në burg c’mendoni?
    Ndocaj: Për mua ishte një gjest i jashtëzakonshëm, shqiptarët e pëlqyen të gjithë, arrestimi i Ismail Morinës, çdo qytetar që thyen ligjin. Të dalësh në mbrojtje të një qytetari me 2 pistoleta. Ismail Morina jetonte në Milano, në Itali nuk mund të mbash kobure, se ke 5 vjet burg, ne kemi një batutë që thotë, ça arsye kishte të rrezikonte jetën dhe burgu për një ndeshje futbolli, mendoj se Ismail Morina ka bërë një gabim që do ti kushtojë se ligji nuk shkelet me të dyja këmbët, 50 përqind për pistoleta i kemi në burg.
    Më mirë të kishim fituar me Serbinë
    Rakipi: Çmendoni për ndeshjen me Serbinë në stadiumin e Elbasanit?
    Ndocaj: Ndeshja kaloi më tepër në ndeshje politike, do kishte qenë shumë mirë të ishte fituar ajo ndeshje.
    Kam konsideratë për Sali Berishën, çfarë u tha në foltore jo e vërtetë
    Rakipi: Çfarë do të thoni për në fund?
    Ndocaj: Nuk doja ta nisja me replikë me veteranin, që e respektoj dhe kam konsideratë, për zotin. Sali Berisha. Desha vetëm të garantoj qytetarët shqiptarë se ato që u thanë në atë foltore nuk është diçka e vërtetë se nuk është paguar askush për një mandat, për të hyrë në politikë. Shpenzimet që kanë bërë janë të gjitha të verifikueshme, janë të publikuara, nuk kam transferuar lekë në këtë mënyrë se mendoj se pala kundërshtare dhe ato lekë janë të demostrueshme që janë harxhuar në të mirën e qytetarëve të Lezhës dhe i kam harxhuar me kënaqësi, skam paguar asnjë qindarkë për të hyrë në politikë. Dua të përgëzoj qytetarët.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Merr mandatin, Betohet deputeti i ri, Berisha: Për çfarë i dha Ndocaj Ramës 500 mijë eurot?



    Interesi për deputetin më të ri në Kuvendin e Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ishte i Lartë sot në ditën e pare te jetes se tij parlamentare.
    Ndoshta kjo ishte arsyeja, që ai shmangu hyrjen kryesore të Parlamentit, ku kishte lënë automjetin e tij së bashku me kapelen prej kauboj, dhe iu drejtua seancës nga hyrja anësore së bashku me nëkryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
    Ndoca, mori mandatin e socialistit Arben Ndoka, por pas ceremonisë së betimit në seancë, ai zuri vend krah demokriasitianit Nard Ndoka.
    Megjithatë, socialistët e demokratë, parakaluan pranë karrikes së tij për t’i përcjellë urimet për detyrën e re
    Por ndërsa për “të ardhurin nga qielli” ishte emocionuese si dita e parë e shkollës, për opozitën ishte objekt për debat.
    Deputeti i PD-së Sali Berisha kërkoi të bëhet transparencë për 500 mijë eurot që vetë Ndocaj deklaroi mbrëmë se i kishte dhënë Edi Ramës.
    Sali Berisha: “I kërkoj Komisionit të Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Zotit Ndoci i uroj mandatin por ky moment është për tu qartësuar. Se mbrëmë shqiptarët dëgjuan sesi sipërmarrësi ynë në Itali i dha kryetarit të PS-së 500 mijë euro. Komisioni i Mandateve të bëjë transparencën e 500 mijë eurove që i ka dhënë Edi Ramës. Nëse kanë shkuar për PS nuk them asgjë, nëse kanë shkuar për oborrin e Surrelit është korrupsion. Nëse ia dha për socialistët bravo i qoftë, nëse ia dha për Surrelin do nisim procedurat. Duhet qartësuar kjo”
    Topalli: Çfarë lidhje ka ai me parlamentin?!
    Pas betimit reagoi edhe deputetja Jozefina Topalli: “Kur ka ndodhur që në një listë të heqin njëri pas tjetrit të gjithë deputetët e të përfundojmë në një që vjen si socialist e del si demokristian. Çfarë lidhje ka ai me parlamentin?! As ai as parardhësit e tij. Me kë talleni, apo se ky vend ka shkuar në momentin më të zi të qënies së tij. Apo pse ti nuk ke përfunduar ende në prokurori për trafikun që bën ministri i Brendshëm në emër të kushërinjve të tij për drogë.”
    Nje deputet i rene nga qielli
    E quajti si ditën e parë të shkollës, ditën e sotme në Kuvend, Ndocaj i cili deklaroi se mbante dhe postin e nënkryetarit të Partisë Demokristiane. I pyetur se çfarë reagimi kishte kur Ndoka tha se ishte një deputet i rënë nga qielli, Ndocaj u përgjigj: “Në fakt nga qielli erdha, sepse erdha me avion nga Milano”
    Ndocaj thotë se do të mbështesë programin e qeverisë, megjithëse në Kuvend do të qëndrojë krah Nard Ndokës, Partisë Demokrastiane ku ai është nënkryetar.
    Betimi
    Përpara fillimit të seancës plenare Komisioni i Mandateve dhe Rregullores u mblodh për të bërë verifikimin dhe në përfundim i dha mandatin deputetit. Mandati i Ndocajt u shpall me vendimin të KQZ. Raportin për mandatin e deputetit Ndocaj e paraqiti Ulsi Manja, i cili tha se nuk ka asnjë paligjshmëri për të bërë betimin.
    Ulsi Manja: Këshilli i Mandateve dhe i rregullorës diskutoi për dhënine e mandatit të deputetit të Kuvendit për kandidatin e radhës së listë shumëemërore. Në vijim të vakancës, si pasojë e dorëheqjes së Arben Ndokës, KQZ i dha mandatin Ndocajt. Pas verifikimeve që iu bë mandatit të fituar dhe krahësimit me legjislacionin janë respektuar të gjitha kërkesat dhe për deputetin nuk rezultoi asnjë paligjshmëri në zgjedhjet, që ta pengojë atë për të bërë betimin.
    Pas leximit të betimit nga ana e nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, deputeti Ndocaj bëri betimin.

    Deputeti i ri i qarkut të Lezhës mori mandatin e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen.

    Emri:  eduard-ndocja.jpg

Shikime: 678

Madhësia:  27.1 KB
    Emri:  eduard-ndocaj.jpg

Shikime: 680

Madhësia:  29.3 KB

    ORA NEWS

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Populli do ti kendonte;

    Dilni,shihni,more fshat,
    ç'bie Sulltani nga lart

    More gugush,o mollé e kuqe
    Sulltanin nga guna e nduke
    Se ka Koqo ne sénduqe
    Koqo fiq e Koqo arré
    Dhe qesené me grosharé
    Te blen sapun per tu laré
    Dhe pasqyré per tu paré
    Dhe kalem per te mesuar
    Turp nuk ka o i nderuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 30-10-2015 më 10:06

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Ky nder te tjera duhet te di t'i bjeri edhe mandolines...

    Sharlatane, karagjozer, truthare te paskrupullte nga te gjitha krahinat: BASHKOHUNI TE PERMBYLLIM REFORMAT E ANETARESIMIT NE BE!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Njeqind e ca vjet me pare, ne shqiperi ktheheshin koloset intelektual te Rilindjes!
    Sot kthehen kaubojsa e gango.
    Çfare paradoksi
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Populli do ti kendonte;

    Dilni,shihni,more fshat,
    ç'bie Sulltani nga lart

    More gugush,o mollé e kuqe
    Sulltanin nga guna e nduke
    Se ka Koqo ne sénduqe
    Koqo fiq e Koqo arré
    Dhe qesené me grosharé
    Te blen sapun per tu laré
    Dhe pasqyré per tu paré
    Dhe kalem per te mesuar
    Turp nuk ka o i nderuar.
    Serafim o djale i mire,
    Perse na e shan Partine?
    Partia te beri koken
    dhe armiqve u hapi gropen!

    Shokun Rama na e bere Erdogan,
    kur ne ate e kemi Coban!
    Po ke mall per te pare nje Sulltan,
    te tille gjen vetem ne Skrapar!

    Shokun Koqo mos na e shaj!
    Se edhe pse eshte minoritar, Partia e ka sot flamurtar!
    Ku ke pare ti spiun a komunist si ai,
    pale qe eshte bere edhe nacionalist tani!

    Shqiptaret Shqiperine nuk e kane bere kurre,
    keshtu qe leri minoritaret rehat ne pune,
    qe me polic e me kerbac,
    te na e bejne koken kulac!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    SERAFIM DILO (05-11-2015)

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    FOTOLAJM/ “Kaubojsi” integrohet me socialistët: Konsultim me ikonat e PS

    Deputeti Eduart Ndocaj, i njohur ndryshe si ‘kaubojsi” i Lezhës, nuk i ndahet grupit parlamentar socialist, paçka se pak ditë më parë ka deklaruar se është pjesë e Partisë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka.

    Emri:  12219346_1501876503439900_4.jpg

Shikime: 902

Madhësia:  69.8 KB

    Eduart Ndocaj dhe Gramoz Ruci (foto marre nga profili i tij ne “Facebook”)
    Pasi mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së pak ditë më parë, gjatë seancës së sotme plenare, Ndocaj thotë se është konsultuar me kryetarin e Grupit të PS-së, Gramoz Ruçin dhe me nënkryetarin Taulant Balla.

    Pas këtij takimi Ndocaj nuk ka nguruar të publikojë edhe fotot me Ruçn dhe Ballën. Në një koment që shoqëron publikimin e fotove në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook”, Ndocaj shkruan:
    “Gjate nje pauze te Seances Parlamentare nje konsultim e bashkebisedim me ikonat e Grupit Parlamentar te PS”.

    Emri:  11215172_1501876466773237_4.jpg

Shikime: 674

Madhësia:  29.9 KB
    Më herët, deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë u shfaq shumë serioz në punën e tij. Në faqen e “Facebook”-ut, ai postoi një fotografi brenda makinës së tij me letra në duar, që mesa duket është fjalimi që do mbajë para kolegëve në sallën e Parlamentit seancën e kësaj të enjte.

    “Drejt Parlamentit per perfaqesim donjitoz! E. Ndocaj”, shkruan ai në ‘Facebook’.

    Emri:  ndocaj-fb-letrat.jpg

Shikime: 683

Madhësia:  62.5 KB

    Panorama

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Ndocaj heq kapelen kauboj dhe vesh kostumin, Rama e uron

    Deputeti Ndocaj ka vendosur në gardërobën e tij kapelen uestern të kaubojsit, bluzat sportive dhe i veshur formal me kostum të errët i është drejtuar mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

    Emri:  ndocaj.jpg

Shikime: 765

Madhësia:  46.7 KB

    Pas mbledhjes, Ndocaj është parë të dalë me nënkryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe kanë vijuar rrugën bashkë. Me Ballën, deputeti i qarkut të Lezhës u paraqit dhe ditën e parë, të enjten e kaluar, në sallën e seancave plenare për të bërë betimin dhe për të nisur punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

    Ndryshe nga dalja e fundit e tij, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Ndocaj kishte me vete kapelen e kaubojsit, për të cilën kishte maninë t’i koleksiononte. Ai tha se kishte 10 kapele kaubojsi të blera në vende të ndryshme të botës ku ai kishte udhëtuar dhe se dëshira për këtë kapele i kishte mbetur gjatë kohës që ndiqte me pasion filmat uestern në televizion.

    Ndocaj u cilësua si deputeti jo i zakontë i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të prezantimit të tij edhe gjatë fushatës me kapelet e tij të të njëjtit stil, por dhe për shkak se ai ka lënë biznesin e tij në Itali për të qenë pjesë e Parlamentit shqiptar.

    Ndocaj: Do jem deputet brenda Grupit të PS

    Deputeti i qarkut të Lezhës, Eduard Ndocaj, mori pjesë dje për herë të parë në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ndocaj tha se është deputet i maxhorancës duke nënkuptuar se vota e tij do të jetë gjithnjë me atë të shumicës parlamentare.

    Në pamundësi për të qenë në një grup tjetër më vete, deputeti i listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 saktësoi se do të jetë deputet i Partisë Socialiste. Në mbledhjen e tij të parë me socialistët në një mbledhje grupi, deputeti i Lezhës ka marrë urimet e mirëseardhjes nga kryetari i Grupit Parlamentar, por dhe nga Kryeministri Rama.

    Ai kërkon mbështetje për njerëzit në nevojë, me të cilët ka kontaktuar që në ditët e para pas marrjes së mandatit të deputetit. Deputeti i qarkut të Lezhës hedh akuza për mungesën e vëmendjes që instancat përgjegjëse shtetërore kanë ndaj individëve të vetmuar dhe në varfëri të moshës së tretë që nuk kanë asnjë të ardhur financiare. Por ai u kërkon edhe deputetëve të parlamentit, që kanë mundësi financiare, që të tregojnë humanizëm.

    “Unë kam një apel për të gjithë kolegët e mi deputetë, që kanë mundësi financiare, që t’i ndihmojnë njerëz të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të paktën, gjysma e pagës së tyre duhet të shkojë për humanizëm në këtë drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar ata, dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, sepse kam detyrimin për votën që kam marrë prej tyre”, tha Ndocaj.

    Ju sot ishit për herë të parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, si u ndjetë si deputeti i ri i këtij grupi?
    Sot isha në vendin që më takonte që në 23 qershor dhe u ndjeva shumë mirë.

    Ju do të jeni deputet i Partisë Socialiste dhe pse jeni nënkryetar i Partisë Demokristiane?
    Unë do të jem deputet i maxhorancës.

    Gjithmonë brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste?
    Sigurisht, brenda Grupit të PS-së, sepse grup më vete me një deputet nuk bëhet dot dhe detyrohem të jem me një grup parlamentar.

    Pati ndonjë ceremoni për ju si dita e parë në Grupin Parlamentar?
    Pati një deklaratë urimi mirëseardhëse e kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, zotit Ruçi, por pata një urim mirëseardhës edhe nga Kryeministri Rama.

    Ju keni filluar aktivitetin tuaj si deputet menjëherë, sapo morët mandatin, ju kemi parë të shkoni në familjet apo individët me probleme në zonën tuaj. Çfarë thonë njerëzit, si ju kanë pritur?
    Njerëzit më përshëndesin dhe më urojnë çdo ditë për marrjen e mandatit, duke më thënë se e meritoja atë që ditën e fitores së zgjedhjeve. Por takimet e para i kam bërë me njerëzit më në nevojë. Unë vajta në shtëpinë e Barbulla Pepës nga Fangu i Mirditës, e moshuara 100- vjeçare që jeton në varfëri ekstreme dhe e vetmuar. U mahnita kur e pashë këtë të moshuar në një moshë kaq të madhe, e cila i ka mbijetuar kohës me vuajtje e sakrifica dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerëz që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë. Jeta e nënë Barbullës më ktheu vite mbrapa në atë mjerim që na kishte zënë të gjithëve dhe u habita se si ora për këtë të moshuar ka ndaluar dhe asnjë institucion shtetëror nuk kujdeset për të. Kemi probleme me moshën e tretë në Shqipëri.

    Ju vetë propozoni një zgjidhje për ta ndihmuar këtë kategori?
    Unë kam një apel për të gjithë kolegët e mi deputetë, që kanë mundësi financiare, që t’i ndihmojnë njerëz të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të paktën, gjysma e pagës së tyre duhet të shkojë për humanizëm në këtë drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar ata, dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen, sepse kam detyrimin për votën që kam marrë prej tyre.

    Keni folur me Qeverinë se çfarë duhet bërë me këto familje dhe persona?
    Jam duke i evidentuar të gjitha rastet në zonën time dhe do të bëj çmos që atje të vihet dorë. Unë mendoj se persona si nënë Barbulla, 100-vjeçare, duhen dërguar në azile pleqsh, sepse nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pa të ardhura, kujdesje dhe pa kushtet minimale të jetesës. E kemi detyrim ndaj këtyre personave. Shteti nuk mund t’i lërë ata të vdesin në vetminë e tyre. Ata janë të abandonuar totalisht.

    Keni folur me ministrin Klosi, i cili e mbulon kujdesin social, se çfarë mund të bëhet?
    Do ta takoj sigurisht ditën e enjte, që është dhe Parlamenti, dhe do ta diskutoj për të gjetur një zgjidhje për këtë rast dhe raste të ngjashme me nënë Barbullën. Si janë nevojat e komunitetit që ju përfaqësoni për investime dhe projekte? Axhenda ime sapo ka filluar dhe do të shikohen të gjitha mundësitë për të zgjidhur problemet e zonës që unë përfaqësoj.

    ARISTIR LUMEZI
    Panorama

  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Skandali, Ndocaj i dha 500 mijë euro PS, s’figuron në listën e sponsorëve

    Deputeti i PDK-së, Eduard Ndocaj, nuk figuron në listën e donatorëve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2013-s. Ndocaj në zgjedhjet e përgjithshme ishte i gjashti në listën e Partisë Socialiste, por ai nuk rezultoi fitues. Ai deklaroi dy ditë më parë se ka sponsorizuar fushatën e PS-së në zgjedhjet e 21 qershorit me një vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.

    Emri:  ndocaj.jpg

Shikime: 832

Madhësia:  22.4 KB
    Ndocaj ne Kuvend

    “Paratë e shpenzuara në fushatë i kalojnë gjysmë miliardi lekë. Nuk kisha shpresa për t’u zgjedhur se isha i gjashti në listë”, tha Ndocaj. “Panorama” shkruan sot se në raportin zyrtar të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Socialiste, emri i Ndocajt nuk figuron.

    Madje, në raportin e selisë rozë të firmosur nga kryefinancieri Genti Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, thuhet se donatorët kanë respektuar detyrimin ligjor që një person të mos dhurojë më shumë se 1 milion lekë të rinj. Por deklarata e Ndocajt zbulon hijet e një skandali se ku ka përfunduar një shumë kaq e madhe parash.

    DONATORËT
    Zyrtarisht në listën e socialistëve janë publikuar emrat e dy dhuruesve, Florian Alija dhe Ejona Isufaj, që në shkurt të vitit 2013 kanë depozituar në llogaritë bankare të PS-së të dy nga 500.000 lekë. “Data e dhurimit.

    Llogaria ku janë derdhur paratë:
    1. Florian Alija 500.000. Shkurt 2013. CREDINSI llog. 112879
    2. Ejona Isufaj 500.000. Shkurt 2013. CREDINSI llog. 112879. Shuma gjithsej 1.000.000”, thuhet në raportin e KQZ-së.

    Në raport theksohet se janë depozituar në KQZ dhe një listë me donatorë që kanë kërkuar të mbeten anonimë, por burime pranë administratës zgjedhore bëjnë të ditur se deputeti Eduard Ndocaj nuk figuron në listën e dhuruesve.

    Në raportin zyrtar nga Partia Socialiste thuhet se asnjë nga donatorët s’ka dhënë më shumë se 1 milion lekë, ndërkohë që s’ka pasur sponsorizime nga persona juridikë apo të huaj.

    Emri:  fax4.jpg

Shikime: 690

Madhësia:  42.3 KB

    “Të gjithë dhuruesit kanë nënshkruar deklaratën e mospasjes konflikt interesi në përputhje me nenin 89, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 të ‘Kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë’. Në të gjitha rastet dhuruesit kanë respektuar kërkesën ligjore, sipas së cilës dhurimi nuk mund të jetë më shumë se 1.000.000 lekë për çdo rast. Nuk kemi sponsorizime në para nga persona juridikë vendas apo të huaj”, thuhet në raportin zyrtar të KQZ-së.

    PËRPLASJA E PARË
    Në muajin mars të viti 2015, Eduard Ndocaj ka shpërthyer në akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë si “njeri të lig dhe bukëshkelur”.

    Ai ka publikuar faturat e hoteleve dhe darkave që ka paguar për Ramën në Itali. “Koha ikën, por faktet mbeten fakte. Njeriu më i ligë për ne veriorët, pas atij që shkel amanetin, është bukëshkali, ai që i ha bukën dikujt dhe pastaj e pret në besë pas shpine.

    Kjo mund të thuhet për Ramën dhe drejtuesit kryesorë të PS-së. Në këto foto janë edhe njerëzit që i rrinin mbrapa në atë kohë Ramës, ai i quante stafi i tij, por shumica prej tyre nuk kishin as lekë për bileta. Kjo drekë e ofruar nga unë (vëllezërit Ndocaj), ka kushtuar 8 mijë euro. Ky është vetëm ajsbergu i kontributit tim për PS-në e Ramën, të cilën dolën bukëshkelës”, theksoi Ndocaj.

    FATION BINJAKU

    Panorama

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Prina moj parti e kuqe,prina
    nga komunist ne pasha trima
    Ca Sali e ca Koqo te zgjedhur
    e ca te tjete
    me mustaqe,te pa perdredhur.
    Na bere gjithe kete ndere
    E dhjeve bukur siç duhej dhjere.

  14. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Fjala e parë e “Kaubojsit” në Kuvend, pritet me të qeshura nga deputetët



    Deputeti i Qarkut të Lezhës, Eduard Ndoçaj (i njohur ndryshe edhe si ‘kaubojsi’), në fjalën e parë që mbajti mbrëmjen e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi që të mundësohet votimi i emigrantëve dhe që të krijohen lehtësira ndaj biznesit.

    Ndocaj tha se biznesi nuk duhet të kërcënohet me burg dhe se deputetët e Lezhës duhet të lënë mënjanë interesat e tyre personale.

    Por ndryshe siç ndodh zakonisht me deputetët e rinj që flasin për herë të parë në foltoren e Kuvendit, ku pas mbajtjes së fjalimit ata priten me duartrokitje, me Ndocajn nuk ndodhi e njëjta gjë.

    Disa nga deputetët e opozitës si, Topalli, Mima etj. qeshën gjatë kohës që ai po lexonte deklaratën.

    Ndoçaj është pjesë e maxhorancës në Kuvend dhe ka qenë i gjashti në listën e PS-së për zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2013-të.

    Në atë periudhe ai nuk mundi ta fitonte mandatin e deputetit dhe do të vinte dorëheqja e Arben Ndokës (rreth një muaj më parë) që atij t’i hapej rruga drejt Kuvendit të Shqipërisë.

    Pjesë nga fjalimi i Eduard Ndoçajt në Kuvend:

    E nderuar zonja kryetare!

    Të nderuar kolegë deputetë!

    Sot është dita e parë që unë flas nga kjo foltore e nderuar. E konsideroj marrjen e mandatit të deputetit një mision shumë të rëndësishëm dhe po ashtu serioz.

    Politika shqiptare në 25 vite tranzicion nuk ka qenë konfliktuale për shkak të platformave, apo ndarjes ideologjike, por për shkak – politika është trajtuar në bazë raportesh, kujtimesh persona të secilit prej nesh.

    Shqipëra është përballë sfidave mjaft të rëndësishme dhe për t’i kapërcyer ato nuk nevojiten sharje, fyerje, bërje biografish personale, por nevojiten arritje kompromisesh për çështje që na interesojnë të gjithëve.

    Shqipëria është përballë reformave të rëndësishme siç është ajo e drejtësisë, apo reforma që kanë të bëjmë me zhvillimin ekonomik. Impakti i këtyre reformave do të jetë për brezat e tjerë që do të vijnë. Nëse ne bëjmë mirë sot, ndjehemi krenarë mot.

    Unë vij nga bota e biznesit dhe në këtë moment të vështirë për shkak të krizës ekonomike europiane dhe jo vetëm, biznesi dhe sipërmarrja kanë nevojë për mbështetje dhe frymarrje – jo për gjoba të kripura dhe për burg nëse ato bëjnë një gabim në jetën e tyre të biznesit.

    Unë kam 20 vjet që bëj biznes në Itali dhe po të ishte për burg për gabimet që kam bërë në këto 20 vite, gjysmën e biznesit do ta kisha kaluar në burg…

    Panorama

  15. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Psheretiti Ndoc Agai
    luajti gjithe sarai
    Degjoi brenda Pashai
    Valle ç'pati Ndoc Agai
    qe lojti i gjithe sarai ?

    Trima, stolisni karané
    Te nderoni Ndoc Agane.

  16. #15
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Lezhe e beses
    T'kan pas than

    Zemermadhe me te tane
    dukagjinas e dibrane

    Por me fol ty kurr nuk t'lane...
    As n'shpi t'tane e as n'Tirane..

    Nje Nikolle e pat provu
    kurr se lane kry me çu...

    Nje Preç tjeter shkon verdalle
    E pren n'bese, asht per tu fale...

    Nje Arben u fut me zor"
    E pickun" e i ban zbor...

    Ky i fundit me kapele
    Barkaliç me turinj-dele
    Hajdut xhepash e rrenacak
    Ne Milano iken me vrap
    100 romun po e kerkojne
    Nga 10 rroga pretendojne
    Po e zune e perdhunojne"



    Ti moj Lezhe don nje dru
    T'kan marr det pa ta pagu"
    T'kan marr mal" e t'kan shemtu
    Praseprape s'te ka mjaftu
    Se çon horra me t'perfaqsu...
    N'kuvend t'burrave tu u masturbu"
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (12-11-2015)

  18. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Lezhë, Rama teston veten në bilardo, e shoqërojnë Arben Ndoka dhe kaubojsi Ndocaj



    Ndërsa parakalonte në rrugët e qytetit të Lezhës, kryeministri Edi Rama nuk i ka thënë jo sfidës së një qytetari që gjendej para një bilardoje për të testuar aftësitë e tij edhe në këtë lloj sporti.Nën shoqërinë e ish-deputetit të dorëhequr Arben Ndoka dhe kaubojsit demokristian Eduart Ndocaj, Rama ka luajtur për disa minuta me qytetarin.
    Pas paqes së vendosur në Tiranë, kryeministri Edi Rama iu drejtua Lezhës për të marrë pjesë në turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë.
    Por turin e nisi me një shëtitje në rrugët e Lezhës dhe më pas si për tu relaksuar edhe një lojë bilardo.
    Kryeministri iu bashkua një grupi qytetarësh dhe u bë pjesë e lojës së bilardos.
    Edhe pse nuk dihet nëse e fitoi lojën, Rama u pa të dilte i qeshur nga bilardo, por buzëqeshja nuk e shoqëroi kur një gazetar e pyeti nëse e pagoi kuponin tatimor, pyetje së cilës iu përgjigj: Paske shumë humor!
    Drejt ambjentit ku do të zhvillohej turi “Të pastrojmë më tej Shëqipërinë” Rama shoqërohej edhe nga ish-deputeti i partisë së tij Arben Ndoka si dhe nga pasuesi i tij Eduard Ndocaj, apo siç njihet ndryshe “deputeti kaubojs”.

    Emri:  rama-loz-bilardo2.jpg

Shikime: 567

Madhësia:  142.7 KB

    Emri:  rama-loz-bilardo4.jpg

Shikime: 451

Madhësia:  138.9 KB

    Emri:  ndocaj.jpg

Shikime: 546

Madhësia:  144.0 KB

    ORA NEWS

  19. #17
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Nga tja ze, i ziu une
    u be m..,u pa kjo pune
    Nje sulltan i fjetur
    drogaxhi ne vetull
    kaubojs nen sqetull

    O Sulltan, o Kurban i ballit
    kaubojs ne vithe te kalit
    O Sulltan te arthte gjéma
    hapu tok te bie brenda.

  20. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    skender76 (13-11-2015)

  21. #18
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    O Sero,
    sapo i tha Cani ne ZONE E LIRE:
    Ma jep kapelen ta provoj!
    Na merre po esht pak me djers. - i tha ky qatri
    Mos ke ndonje smundje? - i tha Cani


    paqen, e sjell vetem drejtsia

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    SERAFIM DILO (13-11-2015)

  23. #19
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    Sa shume pompozitet per kete djalin e Lezh's qi po kthehet njilloj si Gjergj Kastrioti me shpetue vatanin, pa i njoft e i dallue armiq't!

    Me pak marketing per kyt zotnin se nje cop Lopçar eshte..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  24. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kaubojsi i Lezhës dhe miku i Edi Ramës, u bë deputet!

    FOTO/ “Kaubojsi” e tepron, këmishë plazhi në Parlament

    Ne e kemi quajtur “Kaubojsi” për pasionin e tij për kapelet kauboj, të cilat ai i vë kur është jashtë sallës së Parlamentit, ndërkohë që në sallë ai ka respektuar gjithnjë kodin e veshjes, kostum dhe këmishë njëngjyrëshe.

    Por, mesa duket, deputeti Eduard Ndocaj nuk ka duruar gjatë dhe i është kthyer uniformës së tij të preferuar. Kjo që shihni në foto është uniforma me të cilën deputeti socialist erdhi në sallën e Parlamentit. Këmisha është me lule, veshje tipike e pushimeve në Bahamas dhe Miami, ndërkohë që ka varësen e tij Teksas në vend të kollares.]

    Dhe qershia mbi tortë është kapelja e kaubojit. Nuk i ndahet shpirti prej saj edhe në Parlament.

    Emri:  IMG_5056.jpg

Shikime: 556

Madhësia:  44.0 KB

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •