Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Marjan Sebaj Sopi: Intervistë ekskluzive me mësuesin dhe autorin Feri Arifi

    ‘’Këto ishin histori të paprekura nga historianët tanë. Ndërsa regjimi komunist (Serbët, mqaedonasit sllav) ishin të përkushtuar dhe vendosur ku punonin natë e ditë të humbnin gjurmët e historisë sonë të lashtë e të lavdishme.’’ (Feri Arifi, mësues)
    Intervistë ekskluzive për ‘ZemraShqiptare’’, me mësuesin dhe autorin e librit monografik; ‘’TANUSHA NË RRJEDHAT E HISTORISË’’ Z. FERI ARIFI

    Nga Marjan Sebaj Sopi

    Emri:  1.jpg

Shikime: 594

Madhësia:  28.7 KB

    Marjan Sebaj Sopi: Z. Feri Arifi, ka kohë që kam pasur dëshirë t’ju takoj, por siç duket Juve jeni gjithmonë e gjithnjë aktiv, në lëvizje e në punë, duke kërkuar e zbuluar thesare të vlefshme dhe shumë të çmuara për historiografinë (historinë) tonë të lashtë e të lavdishme. Mirëpo, para se t’ia fillojmë bisedës Ju përshëndes përzemërsisht në emër tim dhe gjithë lexuesve, ju falënderoj që gjetët kohë të jeni bashkëbisedues i yni, por si traditë apo zakon e kemi që në fillim të na prezentoheni me një biografi të shkurtër Tuajën dhe të familjes Tuaj?
    Z. Feri Arifi: Një përshëndetje për ju i nderuari Marjan Sebaj-Sopi, përshëndetje për gjithë lexuesit e ZemraShqiptare dhe gjithë shqiptarët kahdo që janë. Zoti Ju bekoftë.
    Unë u linda në Tanushë më 06.05.1958 nga babai Hisni Arifi nga Tanusha dhe e ëma Mihane që është nga fshati Mjak. Ata kishin katër djem dhe katër vajza. Ndërsa unë isha fëmija i katërt. Mësimet e fillores i mbarova në shkollën tetëvjeçare të Tanushës në kushte mjaft të vështira, që atëherë ishte hapur për herë të parë më 1964, dhe quhej “Liria”.
    Shkollën e mesme e kreva në Viti në gjimnazin e përgjithshëm “Boro e Ramizi.” , për ne ishte dhe më vështirë në kohën më të re u deshtë që të rrugëtonim 13 km rrugë nëpër male, për të arritur në Viti, dy drejtimet ishin 26 km. Por dhe një gjë duhet ta përmendi, profesorët e kohës që punonin në Gjimnaz duke ditur se ne ishim nxënësit e parë nga Tanusha, në shkollën e mesme, kishin një dëshirë të flaktë për të na ndihmuar që ta kryejmë shkollimin me sukses. Për ta arsimuar atë teren të Malësisë në Tanushë ku dhe i falënderoj shumë nga zemra. Ndërsa për katër vite në kohën e dimrit ishim të detyruar që të banonim në Viti. Këto ishin vitet më të vështira të jetës sime. 1973/1977.
    Pas mbarimit të shkollës së mesme u regjistrova në shkollë të lartë në Shkup, dega histori – gjeografi.
    Ndërsa nga viti 1978/79 fillova të punojë si mësues i parë i ciklit të lartë në Tanushë, në vendlindjen time.
    Pasi fillova të punoj si mësues, nga fshati u zgjodha për dy mandate Ansambleist i fshatit tim Tanushë në Kuvendin e Komunës së Çairit-Shkup.

    Emri:  u1_Feri-Arifi.jpg

Shikime: 702

Madhësia:  48.6 KB

    Si aktivist i fshatit tim isha gjithnjë në krye të shumë iniciativave me qëllim që t’ua përmirësoj jetën e bashkëfshatarëve të mi në Tanushë. Ndërsa më iniciativën e mësuesve të parë të këtij fshati hapem shumë rrugë, të cilat e lidhen fshatin me qytetin e Vitisë e më vonë edhe me Shkupin. Por që ishin rrugë të paasfaltuara. Punën e arsimtarit e kreva për plot 13 vite. Ndërsa me fillimin e luftës në Kosovë u inkuadrova në logjistikën UÇK–së nën Komandën e Xhavit Hasanit, më vonë shtëpia e ime ishte e njohur për përcjelljen, hyrjen e daljen e ushtarëve të UÇK–së nga fshatrat e Vitisë dhe fshatrave të tjerë të Kosovës. Por me të përfunduar lufta e Kosovës u punësova në ndërmarrjen e ujësjellësit “Hidromorava” në Viti.
    Në vitin 2001. Pasi filloi lufta në Maqedoni prapë u aktivizova në furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në viset e Tanushës, Kumanovës e Haraçinës. Tani punoj në ndërmarrjen e ujësjellësit “Hidromorava” në Viti.
    Ndërsa sa i përket familjes, unë jam i martuar me Feriden nga Drenusha komuna e Kaçanikut, kemi pesë vajza dhe një djalë, jetoj së bashku me familjen time në Viti.
    Vajza e madhe Valbona ka magjistruar në fakultetin Ekonomik në Prishtinë dhe është e martuar në Fushë Kosovë dhe ka një djalë, ndërsa vajza e dytë Hanifja ka kryer vetëm shkollën e mesme në Viti dhe është martuar në Rakaj të Ferizajt ka dy djem, tani jeton në Itali, vajza e tretë Albulena ka kryer Fakultetin e Gjuhës Angleze dhe tani është në vitin e dytë të magjistraturës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, punon si arsimtare e ciklit të lartë në Gërmovë dhe Sodovinë, dy vajzat e vogla Elhamja dhe Fikretja, janë viti i dytë në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, Gjuhë Shqipe, ndërsa djali më i vogli Çlirimi, është viti i dytë shkolla e mesme në Viti drejtimi i shkencave të natyrës.
    Unë jam i lumtur me familjen time, punoj dhe veproj që fëmijët të shkollohen e pavarësohen secili me bindjet e veta të shkollimit qe kanë kryer dhe do ta kryejnë por mbes me shpresë se do të doktorojnë në lemitë e tyre përkatëse, sepse janë në moshë të re dhe dot kontribojnë për shtetin Etnik - Shqipërinë.
    Marjan Sebaj Sopi: Z. Feri Arifi, siç cekët edhe vet, juve keni patur një fëmijëri të vështirë, me plotë sfida jetësore, mirëpo nuk u dorëzuat asnjëherë. Dëshira dhe vullnati i madh, edukimi familiar në frymën patriotike e atdhedashëse, në dashuri të pamasë për Kombin tonë të lashtë Shqiptar ju shtyri që qysh nga mosha e re të mirreni me hulumtime, të mirreni me lashtësinë e Kombit tonë dhe me gjetje të mrekullueshme arkeologjike e që ndoshta parimisht është dëtyrë e njerëzve profesional përkatës dhe e shtetit. Na thuani ju lutëm, nga në Ju gjithë kjo dëshirë dhe vullnet, besa edhe forcë dhe guxim t’iu çaseni apo t’i hyni një pune me mjaftë përgjegjësi që nga rinia e Juaj?
    Z. Feri Arifi: Po në këtë detyrë si mësues që isha, nëpër oda burrash mblodha shumë shënime të historisë dhe luftërave që u zhvilluan në këto terrene të bukura të malësisë dhe Maleve të Zeza të Shkupit, Tanshes. Por itineraret ishin ato që Tanushës ia shtonin bukurinë. Kurse lashtësinë e kishte, nga këtu del se ky fshati ishte shumë i vjetër me që nuk mbahej mend nga të paret tanë.
    Këto do ju sjellim disa fotografi që kemi bërë me monumente rreth fshatit Tanushë si Kala, Faltore të ndertuara para mijëra vitesh si manastire, kisha, e më vonë xhami.
    Emri:  u1_Sopi-Arifi1.jpg

Shikime: 691

Madhësia:  77.2 KB


    Gjatë hulumtimeve tona kemi hasur në varrezat, që janë të shumta në numër dhe janë tipike Pellazgo-Ilire.
    T’i përkushtohem Tanushës dhe rrethinës së fshatrave që ishin rreth nesh, vuajtjet e shumta të kësaj popullate nga armiqtë e shumtë që kishin për qëllim zbrazjen e këtij fshati malor.
    Edhe pse sfidat ishin të rrezikshme dëgjoja nga babai dhe të tjerët, cilët thonin gjithnjë; ju jeni të ri nuk e dini kush janë serbo-sllavët, ata masakrojnë gra, burra, pleq vetëm për ta marrë këtë tokë të lashtë sepse luftërat i kishin përjetuar vetë..., dhe thoshin se; duhet të jeni vigjilentë ato do të vinë herët në mëngjes dhe do të mbushet mal e Çuba..., kështuqë neve as gjumin se bëmë kurrë rehat nga këta barbarë.
    Vetë gjetjet arkeologjike, vet toponimet... Këto ishin histori të paprekura nga historianët tanë. Ndërsa regjimi komunist (Serbët, mqaedonasit sllav) ishin të përkushtuar dhe vendosur e punonin natë e ditë të humbnin gjurmët e historisë sonë të lashtë e lavdishme.
    ‘’Edhe sot e kujtojnë se si Zelba ua thoshte në sy banorëve të Pobozhjes se kisha “Shën Premtja e sot Sveta Petka” dhe të tjerat ishin kisha shqiptare tonat.’’
    Marjan Sebaj Sopi: Kuptohet se pushtuesit më duket se më tepër i kanë dhënë rëndësi kësaj pune të zbulimeve, gjetjeve arkeologjike, të historisë tonë?! Por, siç e cekni Juve ata këto gjëra i heshtnin, apo i shtrembonin dhe i përdornin për politika të tyre ditore. Armiqtë dëshironin t’i humbnin gjurmët e lashtësisë së Kombit tonë. Mirëpo, Juve siç cekëm që nga rinia nuk mund t’iu ndal kush për të zbardhur të vërtetën, për t’ia plasuar opinionit të ngushtë e të gjerë, shkurtë historiografisë, fakte e dëshmi të gjalla dhe të dorës së parë rreth lashtësisë tonë. A e ndienin vetën Tuaj dikur si i ri e më vonë në moshë madhore (student e arsimtar) të rrezikuar nga ish sistemi apo më mirë të themi nga pushtuesit tanë Serbët? Ç’bënin ata e çka ju kur dinin ndonjë detaj apo gjetje arkeologjike? Si arritët t’iu shmangeni rreziqeve të cilat ndoshta do iu kushtonin me jetë po e kuptuan që juve po punoni shkurtë e me fakte kundër shtrembimit e tyre por për të zbardhur vetëm e vetëm të vërtetën, pa paragjykime, pa gjelozi, pa urrejtje ndaj armiqëve tanë të përbetuar, meqë natyra juaj dhe edukimi këtë nuk e don?
    Z. Feri Arifi: Unë vuajta nga pushteti komunist shumë në çdo skaj, rrugë, e vend që shpinte për Shkup. Policia dy herë me burgosen. Ndërsa në pyetje më morën shumë herë nga mëngjesi e deri në mesditën tjetër ku inspektorët u ndërronin në çdo orë vetëm e vetëm duke pyetur se çka punohet në Tanushë, me kë shoqërohem, kë e kam shok në Kosovë e Maqedoni e plotë pyetje të tjera më shtronin duke më maltretuar, plotë shpifje e çka jo dëgjohej nga goja e tyre dhe imagjinata e tyre e sëmuar dhe gjenocidiale.
    Më kujtohet një rast, ku në Tanushë pas një plagosje të një fshatari që quhej Bajram Shaqiri, policia thanë së bashku me policët serbë të Vitisë se këtë e kanë vrarë vetë fshatarët. Polici i quajtur Llasta që ishte serb nga Kumanova dhe ishte përgjegjës për Tanushë ,e këtë rast më tha: “Sllushaj Ferija, ti si protiv derzhave, ako te ubie nekoj da znash da za tebe qe plaqa tvoja zhena edna nedela i tvoj deca, tatko i majka nemat dati zaboravat a drugit selani ni nemat dati spomnat ni ime pamti ovaj req shto hoqesh radi”. (‘’Dëgjo Feri, Ti je kundër shtetit dhe nëse të vret ndokush atëherë dije që për Ty do të qanë e vajtoj vetëm gruaja e fëmijtë tuaj një javë, por edhe nëna e babai nuk do të të harrojnë kurse sa i përket bashkëfshatarëve e qytetarëve tjerë as emërin nuk do ta përkujtojnë e përmendin, këtë mos e harro por t’i bëjë si të duash’ )
    Mirëpo, pamvarësisht matretimeve, kërxnimeve...,unë kurrë nuk pushova nga zbulimet për fshatin Tanushë.
    Tanusha është kështu për shkak të armiqve të saj, të së kaluarës pothuajse në të gjitha periudhat po nga lashtësia, e deri më sot. Ishte dhe mbeti një bastion i Dardanisë së lashtë shembull i të gjitha rezistencave dhe luftërave të pandalshme më shekuj që bërën Shqiptarët, për realizimin e aspiratave shekullore për ta ndërtuar një shtet me kufi etnik Shqiptar.
    Edhepse shkenca jonë historiografike në vazhdimësi e ka anashkaluar kontriboutin e Tanushës dhe banorëve të saj, në lëvizjet e të gjitha kohërave, kontribouti i Tanushës është shumë i madh në të gjitha etapat dhe kohërat e etnisë shqiptare. Të kujtojmë vetëm periudhat që janë më të freskëta, që nga përpjekjet e para për shtet etnik shqiptar. Duke qenë në mes Kodrat dhe Malet e Zeza të Shkupit, e Kosovës, nga edhe vie emëri i kësaj zone, pra Karadak sipas Turkut e ku edhe vet Sulltan Murati, kaloi nëpër Tanushë dhe sot disa varreza gjenden në Samakovë të Kurbalive ose Korbliqit, ndërsa pas betejës së turqve që sipas mbamendjes së të moshuarve thuhet se Millosh Kopili; ishte gjak shqiptari dhe serbet e morën ose ne ua dhamë atyre lavdinë tonë që kishim ndër shekuj në këto beteja e nga rrodhi gjaku i njerëzve, u bë KOS dhe pikërisht mendoi se nga këtu rrjedh fjala Kosovë por dhe ishte bërthama etnike Dardano – shqiptare, kështu lirisht mund të themi se Tanushën e ka pas poligon luftarak edhe Shkupi antik, mandej si kryeqendër e Vilajetit të Kosovës,

    Po edhe nga kërcënimi bullgaro-serb, bëhej vendstrehim i Shtabeve të kryengritësve Shqiptar.
    Tanusha jetonte afër mbetjeve që nga banorët identifikoheshin si të “tumave”, domethënë mbi nekropolet e vjetra antike. Shumë mite e legjenda që kishin rrënjët që nga besimet e vjetra iliro-dardane, u bartën deri në kohët e vona. Shumë Tanushasë, atëherë kur ishim në moshë të re, dëgjonim rrëfimet për historinë e paraardhësve Dardanë, veçanërisht nga plaku i mençur, Zelbehar Ajvazi, po edhe nga pleqtë e tjerë. Që mua më shërbeu si pikë nisje për të shkruar një libër për këtë fshat të lashtë dhe për lashtësinë, dhe luftërat që mos të mbesin të pashkruara.
    Edhe sot e kujtojnë se si Zelba ua thoshte në sy banorëve të Pobozhjes se kisha “Shën Premtja e sot Sveta Petka” dhe të tjerat ishin kisha shqiptare tonat. Po ta them të vërtetën edhe kisha në Dunav, dhe ajo tek ju mbi Binq të Kalaja janë motra dhe Kanë qenë shqiptare ishte i pashmangshëm të arsyetonte me grumbullimin e argumenteve të ofruara. Por dua të tregoj dhe një gjë shumë interesante që nuk e kam shkruar në librin tim. Pasi ju jeni nga Binqa, mund ta vërtetoni dhe një fakt shumë interesant. Familje sot të shumta në Binq, e atëherë dy janë të shpërngulura nga Malina, vend afër Tanushës që vendi quhet Rreshke, shqip, a ato familje janë: Momqill Sokoli, e sodë Sokoloviq ishin Shqiptare Ortodokse të konvertuar në Serb. Pyetni së nga e kanë prejardhjen dhe si quhej vendi ato do’tu tregojnë.
    Po ashtu lufta e fundit, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e vitit 2001, u zhvillua në Tanushë dhe rrethinë, duke u njomur ai truall i lashtë rishtas me gjakun e shumë djelmoshave të Tanushës. Edhe dëshmori i parë i kësaj lufte është pikërisht nga Tanusha. Muzafer Xhaferi, Njiazi Sinani, Gazmend Arifi, Sahit Sejdia, e shumë tjerë.
    Marjan Sebaj Sopi: Me një rastë gjatë bisedës së përzemërt me Ju në Viti, më patët thënë; ‘’z. Marjan nuk e di a ka njeri në Anamoravë apo gjetiu i cili ka bërë aq kilometra këmbë saqë kam bërë unë gajtë këtyre viteve...’’. Pra, z. Arifi, duke njohur konfiguracionin apo më mirë të themi terenin kah juve kani kërkuar vite të tëra e mos të them të tërë jetën tuaj deri më tani, dhe nga keni qitur në dritë të vërteta bindëse dhe faktologji të pamohueshme, dhe zbuluar shumë e shumë gjëra të cilat historia e arkeologjia por ndoshta edhe populli i kishte lënë në harresë, që dua të them ato godina, ato Kisha e manastire, gjithë ato kalaja apo kështjella që me kohë (por edhe qëllime të caktuara siç cekët më lartë) janë lënë në harresë. në mëshirën e kohës, mbrapa shpine dhe interesimit, gjithë ato apo një histori, një lashtësi, një kulturë të lashtë i ka mbuluar dheu, pluhuri e siç themi dushku...Pra, na përshkruani terenin kah jeni përqëndruar më tepër në zbulime apo punën Tuaj për ne e historinë tonë të shenjtë?
    Z. Feri Arifi: Z. Marjan. Po kjo pjesë, bile edhe toponimi Kopilaqë, lidhet me kompleksin e xeheroreve të këtij regjioni e që përfshinin territorin që nga Kaçaniku, me fshatin Kërbliq, Vitia e sotme me Samakovën, Kalanë e Binçës, Kalanë e Mjakut, kalanë e Goshicës, Kalanë e Gërçarit Kalan e Terpezes, me komplekset e minierave që shtrihen rreth fshatrave Letnicë, Shashare e deri te Kalaja e Brezës, etj, Ka edhe të tjerë që mendojnë se toponimi Tanushë që lidhet edhe me kompleksin e minierave dikur mund të ketë qenë i lidhur me emrin e feudalit mesjetar Gjin Tanushi, pararendësit të familjes së Dukagjinëve, atij që e sjell titullin “dukë”. Që i thuhet Tanush-ec

    Ndërsa emri Tanushë, i cili e zëvendësoi atë të trajtës sllave, Tanishe (va)c, u dashtë të pritet për shekuj deri te ndryshimet e mëdha që erdhën me luftën e vitit 2001, që fshatarët e fshatit, por edhe më gjerë, të marrin guximin dhe ta kthejnë emrin e vjetër, të cilin jo vetëm banorët e përqafuan me gëzimin më të madh këtë trajtë të moçme të kohës së vjetër dardano – ilire. Ky emër, që për çdo fshatar ka një kuptim, madje edhe përkëdhelës, ngase ia kujton lashtësinë, zotin e vërtetë të kësaj toke, tanushasin e lashtë, që lindi bashkë me dheun nga ai pellazgu i lashtë.
    Për pasuritë minerale qe dhe sot janë te dukshme “llom hekuri”, ka në të gjitha anët, nga Tanusha e deri në territorin e Letnicës së sotme, ku supozohet se ka ekzistuar edhe kompleksi me mbi 15 vend gërmimesh. Por unë kam has vetëm në 5 vende të këtyre komplekseve në një areal të gjerë që përfshin territorin e Debëlldehut, fshatin Samakovë, Letnicen, po edhe vetë fshatin Tanushë, me minierat afër Kodrës së Selishtës, në Kodrën e Varreve. Këto miniera zakonisht kanë qenë afër kalave, rreth vendbanimeve dhe të qyteteve të atëhershme. Edhe sot arkeologët kërkojnë lokacionin diku në këtë territor të qytetit të lashtë antik, Arabantion, mes Tanushës dhe Kalasë së Tërpezës, mbi fshatin Tërpezë të Vitisë Apo mbi Kala te Binqes. Por gjatë një vizite që kam bërë mbi fshatin Binçë. Unë vij në përfundim më rrugët e rrugicat e shumëta që gjenden aty ,ni kalanë e Binçës dhe varrezat e shumëta por edhe një Kishë që gjinden të Shaqirët e Dobelldehut dhe vendi quhej Pozhoran, se diçka aty mund të ketë por besoj së me këto hulumtime, ekspertet e shtetit duhet të mirërn, të gjurmojnë dhe padyshim të gjejnë atë që kërkohet. Kështu lirisht mund të themi pa hamendje së dikur rrafshi i Moravës ishte i tëri i mbuluar më Ujë.
    Marjan Sebaj Sopi: Bukur na shpjeguat, por neve na intereson këtu tanimë meqë cekët banorët, apo dëshmitarët e gjallë, njerëz të urtë, të ditur, njerëz në mosha të shtyera dhe autoritativ, nga familje të respektuara dhe patriotike e të cilët i keni marrë në pyetje, me të cilët keni kontaktuar e bashkëbiseduar, me të cilët keni vizituar gjithë ato vende nga ata banorë cilët sipas gojëdhënave e traditës brez pas brezi ruajtën kujtimet e të parëve të tyre, ruajtën edhe vendet po edhe emërtimet e artifakte të ndryshme tjera historiko-arkeologjike. Na thuani Ju lutëm a hasnit apo edhe sot (meqë juve vazhdoni të punoni pa ndal), pra a kishit vështirë të komunikoni, të nxjerrni të dëshiruarën nga bashkëbiseduesit atëherë dhe tani kur sadopak mund të themi se gëzojmë një lloj lirie? Meqë e njohim historinë familjet e juaj te Tanushes dhe brezat e juaj sa janë dhe vendet e juaja ku dhe ka jetoni sot. e saj veçmas nga shekulli i 14 e këndej. A ngurronin të flisnin gjithë ajo plejadë e njerëzve (breza të ndryshëm dhe ne sa breza numëroni) me të cilët kontaktonitm dhe pse heshtën deri tani, deri në zbardhjen e fakteve nga Ju?
    Z. Feri Arifi: Do të përgjigjem shkurt në pyetjen e juaj, U mirëprita nga çdo kush që mora shënime. Në kohët e hershme që nga vitet e 80-ta të shekullit që e lamë pas, vetëm më thoshin ruaju sepse do të të zënë, kurse pas vitit 2001 çdo kush kishte dëshirë që të lexonte një histori për Tanushën. Heshtja ishte ajo frika nga Pushtuesit e shumtë që kishin burgos, vra e masakrua shqiptar, në gjdo kohe por unë mblodha këto shënime neper arkive nga viti 2008. Dhe Tanushasve zotërueseve të vërtetë të këtyre trojeve dhe mund të shihet se si janë ndërruar pronarët e rremë të pronave tanushase si në Butel, ashtu edhe në Pobozhje, dhe si i kanë ndryshuar pronarët dhe tapitë false, herë nga turku e herë nga serbi e Bullgaria.
    Vetëm me një punë serioze arkivore, mund të demantohen falsifikimet e tipit të Uroshqviqit, i cili thoshte: se në Tanushë erdhën vetëm tri familje gjithsej e jo vëllazëritë, si është e vërteta, që njihen nga emrat:
    1.Ismajli ose Çela,
    2.Mata ose Ahmataj,
    3.Imeri ose Hasa,
    4.Sallahi ose Imeri,
    5.Osmani ose Çuni- Imeri,
    6.Demiri ose Imeri, 7
    .Dulla ose Alia,
    8.Xhelili ose Hoda,
    9.Ademi ose Gjutja e
    10.Regjepi i Manit”.
    11.Trakalaqtë, së pari vijnë në Ferizaj e më vonë në Sojevë. Pas ngatërresë me beun e asaj ane, Trakalaqi, ikin së pari afër Binçës së Vitisë, mandej në Korbliq, dhe përfundimisht rehatohen në Tanushë.
    Trashëgimtarët e këtyre familjeve shpërndahen fillimisht në Lubishtë, kurse sot janë në Pozhoran të Vitisë dhe Lisicë te Shkupit, Llopat Kabash, Shkup Fier Turqi Kosovë e vende tjera. Ndërkaq Nëse duam që matematikisht ta përmbyllim këtë konstatim del se janë 13 familje e jo tri ose katër, sa thuhen në historiografinë serbe edhe ket kur behet fjal per kohet e hershme te shk 14 dhe 15- të.
    Nga këto vëllazëri apo barqe, ndoshta ndonjë përcaktim tjetër terminologjik do të ishte më i saktë, brez pas brezi arritën të bëhen deri në 1410 shtëpi e 15 breza të numëruar, sa mbahen mend, që përbëjnë mbi 13000 banorë. Madje asnjë fshat në Maqedoni, nuk është më i madh se ky, ndonëse i kaluan shumë etapa të vështira të shfarosjeve të përmasave të mëdha, herë të turqve, herë të serbëve e herë të sllavo – bullgarë, deri në periudhën më të re.
    Për vjetërsinë e kësaj popullate, të Tanushës pos dokumenteve arkivore, dëshmojnë, siç thamë, edhe mbetjet arkeologjike, çfarë janë varrezat ilire, që gjenden në Pobozhje, dhe Butel qe i shkatrun bullgaret dhe jan te izoluara nga trashëgimtarët e vërtetë për shekuj, rrëfejnë banorët e Tanushës.
    Marjan Sebaj Sopi: z. Feri Arifi, Ju si studiues, si dashamirë i historisë, dashamirë i të vërtetës, atdhedashës e patriot, njeri që tradicionalisht punoi për bashkimin e gjitha trojeve arbërore (shqiptare) cekët se jeni nga Tanusha, fshatë ky i lashtë e tani në brezin kufitar Kosovë – Maqedoni, Ju lutëm na thuanni diç më tepër për këtë fshatë i cili gjithnjë gjatë historisë dha kontriboutin e tij patriotik. Ku gjindet ai, rreth popoullatës e vendet fqinje të saj: Pak histori rreth këtij vendbanimi dhe njerëzve që jetonin e jetojnë në te?
    Z. Feri Arifi: Fshati Tanushë i takon tipit të fshatrave të shpërndarë. Tërësia e këtij fshati përbehet nga lagjet të shumta që janë shpërndarë nëpër hapësira të largëta, kryesisht kodrina. Për të pasur një përfytyrim ia vlen të behët një lloj evidencimi i peizazhit kodrinor të Tanushës.

    Kodra e Furrës kufizohet me fshatin Malinë, në lindje, kurse në veri me fshatin Debolldeh, ku pika ma e lartë mbidetare është 1492 metra, prej nga mund të shifet një vështrim panoramik i një pjese të madhe të Rrafshit të Kosovës.

    Lumi i Stanit, qe eshët i mbushur me themele Dardane dhe Faltore te vjetra qe i ka mbuluar dheu.
    Pastaj Kodra e Gatë, në lindje kufizohet me Rreshket e Malines dhe shkon deri të Lumi i Stanit, Ndërkaq Lumi Stanit, ngjitet në perëndim, kurse nga burimi dhe vazhdon deri te Lugjet e Imta, në fund të Kodrës së Lisit,
    Resena e Epërme deri në Lak të Shqiponjave (Orviçit) kufizohet me fshatin Brezë, kurse në jugperëndim me Kuqevishtin,

    Laku i Shqiponjave (Orviçit) nga këtu Shkupi shifet si ne pllemben e dorës
    Ndërsa Laki i Shqiponjave (Orviçit) bashkohet me Bajashnicën, në jug, dhe vazhdon për Paralak, (Presllap), të Kodrës së Ftoftë, (Studenë), dhe kufizohet me fshatin Bllacë,

    Vija lart e majeve lart nga lendina qe quhet Pajashnica, ParaLaki (Presllapi) dhe Kodra e Ftoftë (Studena)
    Blilaki është nji Bli mijëvjeçar dhe është Kthesë lenëdin që serbet e bejn (Bilak) kufizohet me Bllacë dhe Korbliq, dhe vazhdon nga Kodra e Llokmes nga Kepi Sokolit, Nedersa nga Lumi i Kluqit Madh dhe të vogël. Për të vazhduar në rrjedhën që formon Moravën e Binçes.

    Kepi i Sokolit dhe Llokmja në Kluq të Madh

    Takimi i dy lumenjve: Pajashnica me Lumin e Kluqit të Madh e vogël ku formohet Marava e Biqes

    Vështrimi i Tanushës nga KISHA mbi Samakovë
    Laku i Zallit, te Mulliri i Moçëm, që ngjitet Kodrës së Gjutallarëve, përreth përroit të Rimit fillon kufiri me fshatin Mjak për te vazhduar Në përrua të fshatit Debolldeh. Tanusha fillon të kufizohet në veri me këtë fshat. Kështu kufizohet ky fshat me fqinjët e vet. Gjithmonë ishim në miqësi me fshatrat shqiptare sepse na bashkuan armiqet, qe kërkonin këto fshatra t’i fusin nën administrim të vetin për atë dhe pati shumë luftëra. Sot Tanusha sipas regjistrimit tim që kam bërë ka 1410 shtëpi dhe 13000 mijë banorë por pa mundur t’i gjejë të gjitha shtëpitë sepse kishte edhe nëpër vende të largëta, si fshat i vjetër duhet të jetë mbi 2000 shtëpi por kur flasim për sot Tanusha gati se është boshatisur, me vetëm 20 shtëpi. Ndersa vera kulmon nga banorët që e punojnë tokën.
    Marjan Sebaj Sopi: Çka mund të shtoni rreth vendeve për rrreth fshatit Tanushë, na thuani diç për bashkëjetesën, marrëdhëniet ndërnjerëzore mes atyre vendeve si dhe marrëdhëniet e përbërjen kombëtare dhe fetare të tyre?
    Z. Feri Arifi: Fshatrat që janë rreth Tanushe janë fshatra më të ri se fshati Tanushë, duke u nisur nga shumë shënime të gjetura nëpër arkive të ndryshme. Këta fshatra kanë një histori të lashtë dhe fqinjësi të mirë në mes vete. Nuk mundem ta anashkalojë asnjë fshat pa e përmendur. Sepse në çdo luftë na ndihmuan dhe kishte luftëtarë të të gjitha fshatrave përreth nesh, bile kishte dhe dëshmorë, të marrim shembull f. Smirë ishin dy dëshmorë. Ndihmesa në ushqim ishte pikërisht nga Binqa e Vitisë. Në luftën e Gurit të zi, që u zhvillua thuhet se Dod Doda me katër pës burra ishte furnizuesi kryesor, bile tek ne mbahet mend se ishte me Tirqi të bardhë dhe armatimi e buka vinin nga Binqa dhe fshatrat përreth. E sa i përket fesë pasi me pyete mund të them të vërtetën, në kohërat e vjetra ishim pagan, por më vonë një pjesë ishte katolik e tjetra ishte ortodoks shqiptarë e me ardhjen e turkut ne u konvertuam në islam sepse disaherë u shpërngulëm dhe prapë u kthyem. Ne ishim në Butele, Idrizov, të Shkupit, më vonë nga trysnia u shpërngulëm në fshatin Pobozhje, atëherë kur ishim ne e quanim ¬”vendi zotit’’ ku kemi dhe varret tona. Pasi ikëm erdhën disa banorë nga Letnica që deri në vitet e 70-ta të shekullit që e lamë pas. Karvanët shkonin për Pobozhje e Shkup për rite të ndryshme fetare asnjëherë si fshat i madh që ishim me fe Islame nuk patëm problemë me fshatrat e vogla të feve të ndryshme sepse ne i kishim vëllezër të një gjaku.
    Marjan Sebaj Sopi: Kur jemi te fshati tanimë të themi legjendar Tanusha, unë duke lexuar këtyre ditëve një vepër Tuajën e tonën të mrekullueshme që keni bërë, dhe qitur në dritë (keni botuar) për opinion, unë personalisht e sinçerisht ju them se; mbeta i habitur me gjithë ato të dhëna, me gjithë atë punë që kishit bërë ku thuajse nuk kishit lënë periudhë pa cekur. Duke studijuar këtë libër apo më mirë ta quaj ‘’Enciklopedi të Anamoravës’’ me rrethinë, më ra në sy se ky libër ka 574 fq. Për rrethinën tonë e historinë tonë Kombëtare ishte them lirisht në Bibël apo Kur’an në veti. Libri në mënyrë të mrekullueshme paraqitëte historinë tonë që nga lashtësia dmth krejt në mënyrë të shkëlqyer metodologjike gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në këto hapësira. Nuk kishte ngatërresa, nuk kishte pakjarëtësi as për lexuesit më të vegjël apo njomë...Çdo ngjarje keni përshkruar pastër e kjertë sikur loti. Për këtë Ju përgëzoi dhe në emër të gjithëve ju falenderoi. Librin e kishit ndarë në dy pjesë?
    Z. Feri Arifi: Librin e ndava ne dy pjesë sepse desha ti bej dy libra por mundësit ishin aq dhe e bëra vetëm një megjithëse shënime kisha shumë qe me mbeti dhe një libër, pa e përfshi ne ketë libër, por dhe e ndava Historinë Veç, dhe Monografinë veç, për ketë arsye e bëra ketë.
    Jam munduar meqë mos të më mbetet asgjë por kjo është e pa mundur i nderuar autor i disa librave. Marjan Sopi-Sebaj, por Tanusha ka shumë e shumë histori më të mëdha se kjo që unë kam shkruar, unë kisha shumë vështirësi sepse ishte libri i parë i imi për ta renditur çdo send në vendin e vet me mori shumë kohë por më në fund ia vlejti sepse Tanusha ka sadopak një histori dhe një libër të shkruar sa për të mos humbur historia.
    Marjan Sebaj Sopi: Juve një ditë gjatë bisedës më thatë se kjo është një punë modeste në krahasim me gjithë ata heronjë, gjithë atë plejadë patriotësh që dha vendi ynë gjatë historisë, gjithë ai gjak që u derdh. Mirëpo, ndaj mendimin me shumë intelektual që kam patur rastin të bisedojmë rreth punës e në veçanti librit Tuaj ku thonë se ky libër është orientim, rrugë tregim, rrugërrëfim dhe tregues për gjeneratat e ardhshme, për historianë të rinjë, për breza të rinjë, për njerëz që dëshirojnë dhe e duan të vërtetën e pastër, prandaj njësoj them edhe unë; nga libri i Juaj nëse vazhdojmë ta studijojmë mund të nxjerrim profesor të rinjë, magjistra e doktora madje edhe akademik e shkenctarë të ndryshëm?
    Z. Feri Arifi: Tanusha është një fshat që sot shtrihet mbi një lokacion të pasur arkeologjik, ku ndërlidhen shtresime të ndryshme, dhe mundën çdo njeri student, mësues, profesor, Magjistër, Doktor, e qethem me plot gojën te bëhen Doktor te Historisë me Tanushën dhe gjurmimet në këtë fshat dhe rreth tij. Por që ajo më dominuesja është e periudhës së antikitetit. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë studim të specializuar për këtë problematikë, edhe pse unë kam shëtit dhe kam parë shumë monumente të cilat i ka mbuluar dheu dikush tjetër të merret më këtë problematikë për vendin tim të lindjes Tanushën të shenjtë që zoti na i dhuroi, me të cilën do të dëshmohen me saktësi se cilat mbetje të cilës periudhë do t’i takonte, megjithatë janë mbetjet që e dëshmojnë një vazhdimësi kulturore e etnike të Tanushës që nga antikiteti i hershëm e deri më sot. Tanusha me rrethinë gjatë periudhës antike ka qenë zemra e Dardanisë. Por unë mund te them me plot gojën se në këto kodra diku është një qytet i humbur dhe mbuluar nga dheu ndër shekuj. Ku mund t’i themi tipit të Atanasie Urosheviqit që deshi çdo objekt ta bën serbë por vetëm në Tanushë themelet dhe varret e të parëve i thanë jo kjo është tokë Dardane. Sepse ky tip Atanasije Urosheviqi, ishte caktuar me mision të posaçëm dhe serbët kishin derdhur shumë mjete për ta punuar librin e tij që të mbulohen rrënjët e këtij populli të lashtë aq sa është toka. Nga Kalat, Faltoret, Manastiret, Kishat, Xhamit, te ndërtuar mbi këto kulte të lashta Pellazgo Dardane.

    Kalaja Mjkut

    Kodra e faltores mbi Samakovë në Korbliq qe esht vaq e madhe sa nuk mund te parashikohet
    Marjan Sebaj Sopi: Librin e kishit ndarë në dy pjesë, ku e gjitha dokumentohej edhe me fotografi e gjetje të ndryshme arkeologjike. Juve shkruani mbi të vërtetën historike me fakte të gjalla që nga kohëra të hershme duke u nisur nga vendbanimi Tanusha, paraqitni në libër dokumente e fakte të dorës së parë dhe dorës së dytë, dëshmitar të pamohueshëm...vazhdoni me periudhën e Perandorisë Osmane, periudhë kjo e errët për kombin tonë, gjithë këtë na dokumentoni edhe me dokumente të shkruara për Tanushën e rrethinën si shembull; Tanushasit nëpër valët e historisë?
    Z. Feri Arifi: Ashtu eshët unë librin e ndava ne dy pjesë sepse po ta them te vërtetën bile më shënimet qe kisha ky libër duhej te behej ne pesë pjesë por për shkak Madhsis hoqa shumë shënime qe në te ardhmen të shkruaj ndonjë libër tjetër. Ndërsa sa i përket Perandorisë Osmane, një pjesë nga fshati vuajti shumë kemi shumë njerëz që shkuan bedelë ushtar më nga nenë vite e më tepër ku janë qindra s’oshe e kurrë s’u kthyen luftuan në tokat Arabe, e bullgari. Por kemi dhe Bajraktar dhe në fund, Turku i vrau, ne oborr të shtëpisë.
    Marjan Sebaj Sopi: Duke parë se Tanushasit gjithnjë kanë dhënë burra e djemë, vëllezër e motra në altarin e lirisë, më duket se asnjë kontribout të Tanushasve dhe njerëzëve për rreth nuk e harroni pa cekur, pa dokumentuar dhe zbardhur deri në imtësi jetën dhe veprimtarinë patriotike të bashkëfshatarëve Tuaj e bashkëkombasit tanë. Mirëpo, ajo që më ka ra mua në sy ndoshta është pikërisht periudha e vitit 1910 – 14 me ardhjen e bullgarit dhe Mbretërisë Serbisë e këndej, çka mund të na thuani shkurtimisht për përgaditjen, kryengritjen, lutën e Kaqanikut dhe çlirimin e Shkupit nga Perandoria Osmane? Ishte kjo kohë e lavdishme me burra që nuk guxon t’i harroj Kombi?
    Z. Feri Arifi: Po për këtë Tanusha, ishte sulmuar çdo herë nga armiqtë e panumërt por kishte burra të mëdhenj dhe luftëtar të denjë që kurrë nuk u shkrua për ta kjo mbase më detyroi t’i hy kësaj pune më shumë mund vetëm e vetëm qe gjerat e harruara te dalin në dritën e lirisë.
    Kështu them nga mllefi i madh sepse një kohe turku nuk hapi shkolla për shqiptaret, e dikur serbi deshi qe ti qënjërros nga faqja e historisë se keti fshati heroik që armikut gjdoher ju kundërpërgjigjen me forcën qe kishin dhe pse në luftërat e zhvilluara fitoret ishin të këtyre burrave që nga viti 1910 në luftën më Dergut Pashën, në Kaçanik ku së bashku më te Madhin Idriz Seferin ishin mbi 20 luftar të mëdhenj te Tanushës, ku luftuan armikun shekullor otoman. Ndërsa krerët e vitit 1912 kishin paraparë të ngrihej flamuri i pavarësisë për një shtet real shqiptar bash ne qendrën e Dardanisë Shkupin.
    Ndërsa krerët më të mëdhenj të kryengritjes kaluan nëpër Tanush, Isa Boletini, Bajram Curri, dhe miku i Tanushës Luani i Karadakut, Idriz Seferi, ishte një territor me një peshë të jashtëzakonshme gjeostrategjike, qoftë si vend ku lidheshin itineraret që shpinin nga të gjitha anët e territoreve shqiptare, nga presioni otoman, së bashku më Tanushasit. Baca Idriz vendstrehim e kishte Tanushën për një kohë të gjatë dhe shtëpi të vetën. Pastaj, vrasja e tre deputetëve të Tanushës që ishin në krahun e Idriz Seferit më 1912 në tetor, serbët kishin zënë pusitë të ardhur kolon në fshatrat fqinje të Kuqevishtës e Banjanit, me përkrahjen e Rusisë cariste në Lakun e Shqiponjave. Mund të them lirisht se ishte beteja e parë e këtij fshati më forcat Serbe që u zhvillua disa ditë, që këta serb të mos shkelnin në Tanushë, por edhe pse nuk mundnin të hynin në fshatin Tanushë, serbo-sllavët një nga një nëpër male, livadhe dhe rrugë për Shkup vranë 24 veta deri në vitin 1922 që Tanushës t’ia fusin frikën dhe të iknin nga ky fshat, por banorët iu përballuan këtyre rrebesheve, njashtu dhe bullgari i parë që sundoi dy vite e djegi lagjen e Kluqit të Madh të Tanushës, këto ishin luftëra të tmerrshme të sllavëve kundrejt këtij fshati, njashtu të lodhur e të rraskapitur nga këto luftëra erdhi lufta e dytë botërore më 1941 dhe Gjermania e Italia pushtuan Jugosllavinë edhe pse si vend fashist shqiptarët me plot të drejtë ua dhanë përkrahjen dy shteteve, kurse Bullgarisë jo, sepse kishte djegë lagjen e Kluqit të Vogël, prapë të Tanushës në fillim të majit 1941, sepse ishin lodhur për shumë vite me serbosllavo-bullgarët e çoroditur dhe të pangopur me gjakun e Tanushasëve të pafajshëm. Tanushasit menjëherë formuan Qetat e veta me luftëtarë të devotshëm të Tanushës dhe u vendosën në fshatrat serbe që i kishte kolonizuar Serbia me ardhacak, kështu i sunduan këto fshatra për tri vite, por pa prekur fëmijë, gra, burra dhe pleq. Vetëm ata që kishin bërë krime në fshatin Tanushë. Komandant i Qetës ishte Tefit Tanishevci, Avdulla Shaqiri, Zylbehar Beqiri, Hesat Bekteshi, e shumë luftëtarë të tjerë. Ndërsa ngjarje e vendime të rëndësishme ndodhën në këtë fshat tipik Dardan. Ne si intelektualë vetë duhet të bindemi se gjaku i këtyre burrave shqiptarë ishte i pastër, pa përzierje me gjene të huaja. Këtë gjë na mundësoi vendi dhe malet që zoti na i dhuroi neve si njerëz të kësaj toke Dardane.
    Marjan Sebaj Sopi: Përse gjithë ky interesim i armiqëve tanë për këto troje, hapësira të Anamoravës, a mos ndoshta pikërisht shkaku i lashtësisë së këtyre trojeve (apo historisë që po ruhet ende nën dhe) apo një krahine që duket mjaft strategjike në shumë kuptime, shembull luftarake, politike, ekonomike, kulturore etj...?
    Z. Feri Arifi: Po armiqtë ishin të interesuar, t’i marrin këto troje, sepse unë kam par së këtu diçka meshifet që nga Shkodra, Kuksi, Luma, Sharri Shkupi, Pollogu i Tetovës e në Kumanovë. Po mund të them lirisht dhe fshatrat tona. Tanusha, Binça, Grnqari, Terpeza Smira, Goshinca, të gjithë këto Kala për rreth Kodrave të ndërtuara siç shifet në kohërat e ma hershme rrafshi i Moravës ishte i mbuluar me ujë deri sa u hap vendi quajtur në: UGLAR të GJILANIT. Mandej më bënë të mendoj vallë a mos lindi Bota nga këto vende, shifni këtu do ua sjellë një shkrim-skript të gjetur dhe ruajtur në Arhivën e tyre SERBOSLLAVE në Shkup të shkruar nga një turk boshnjak apo ndoshta edhe shqiptar i Anadollit dhe ja shkrimin e tij cilin doemos duhet publikuar (përkthimi menjëherë nën tekstin):
    1...Оваа мала историа на селската населба шти го носи името Танушевци сe нођа во областа, Горна Морава Изморник. Овоа област,перпосторено е распоредена на северозапдениот дел на Македониа и тоа е составен делна една поширока регион што го носи името Косово. Текстот на оваа мала историа на споменатава селска населба е изготовена верз основа на много стари документи собрани, депонирании се чуват во пoзнатиот архив на градот Истанбул-Репуплика Турциа. Од целокупната Нејзина содержина се гледа дека во неа доминантно мећутоа имат многу стари сачувени историски.
    (”Kjo histori е shkurtër e fshatit, i cili e mban emrin Tanushë, gjendet në krahinën e Moravës së Epërme – Kjo krahinë, është shtrirë në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë dhe ajo është pjesë përbërëse e një territori më të gjerë që e mban emrin Kosovë. Teksti i kësaj historie të shkurtër të fshatit të përmendur është përpiluar në bazë të dokumenteve shumë të vjetra, të cilat janë të grisura, të deponuara dhe ruhen në arkivin e njohur të qytetit të Stambollit (Republika e Turqisë). Nga përmbajtja e gjithëmbarëshme e saj shihet se në këtë vend dominues kanë përshkrime shumë të vjetra e të ruajtura historike,
    Во најстарото историско време на сегашната област по име Горна Морава-Изморник се вели дека таа ноагала во Рамките на териториата кoја ја поседувало Илирско Племе по име ДАРДАНИ. Се смета исто тако дека најстарите жители на оваа област биле жителите што му припагале на историското племе Дарданци значи на овие простори областа тогаш се викала ДАРДАНИИА
    (“Në kohën më të vjetër historike, të krahinës së sotme me emër Morava e Epërme – Izmornik, thuhet se ajo ndodhet në korniza të territorit të cilin e posedonte fisi ilir me emrin “Dardan”. Po ashtu mendohet se banorët më të vjetër të kësaj krahine kanë qenë banorë të cilët i takonin fisit Ilir-DARDAN. Domethënë në këto hapësira dikur shtrihej krahina që atëherë quhej DARDANI”).
    Sipas vizitave që janë bërë nëpër terrene të ndryshme dhe rreth lumenjve dhe në rrethinën e Tanushës, në tekstin e monografisë të Fadil Reshat shihet se këto vende janë një hapësirë e gjerë e një civilizimi të hershëm autokton që është ruajtur deri në ditët e sotme. Këto gërmadha që mbetën nga civilizimet e hershme e që janë manastire të vjetra dardane, por edhe mure qytetesh të vjetra, themelet e të cilave ende janë të dukshme mbi tokë e më shumë të mbuluara nga dheu, janë pronë pikërisht te kësaj popullate që jeton aty, të indigjenëve dardano – shqiptar.

    Gurët nga themeli i Kalasë së Mjakut
    Mirëpo, shtrohet çështja: ku është Tanusha në këtë mes? Ajo na del si një vendbanim i hershëm që është i rrethuar nga kala të shumta, një vendbanim ku kryqëzohen shumë rrugë, vend i lidhjeve në të gjitha drejtimet të një itinerari antik.
    Po ua jap këto shënime megjithëse janë dhe ne librin tim por të papara ndonjiher.
    “Селото Танушевци. Во овиј запис е зaбележено следното. Припадниците на албански етникум ја сакат храброста вистинцкиот Албанец не би го малтретирал онај што храбро и поштено му се спротивставил иаја поценуват слабоста и кукавичликот.
    (“Fshati Tanushë. Në këtë përshkrim është vërejtur edhe kjo: Pjesëtarët e etnikumit shqiptar e duan dhe e vlerësojnë trimërinë. Shqiptari i vërtetë i Tanushës nuk e keqtrajton atë që trimërisht dhe ndershmërisht i kundërvihet sepse këta e përbuzin dobësinë dhe qyqarllëkun”).
    Këtu thuhet prerazi për një tipar karakterizues të tanushasit, që është pasojë e një morali, vlerësim trimërisë edhe te kundërshtari, domethënë te armiku.
    Një nder e respekt për atë që e meriton,dëshmohet edhe përmes faktit se që nga shekulli i XV- të e deri më sot Tanusha kishte shumë pak ngatërresa mes bashkëfshatarëve.
    ”Танушевци имала некогаш 120 cелски населбии еден градче. Според тогашната административна поделбана ова област сите населени места му припагале на гиланска околиа.
    (Fshati Tanushë dikur ka pasur 120 vendbanime fshatare dhe një qytezë. Sipas ndarjes se atëhershme administrative të gjitha vendet e banuara i takonin rrethit të Gjilanit).
    “Иако биле не тако матриајлно богати, жители на ова селска населба со верските што ги имале со град скопје секогаш се Pазликувале по својата култура.
    (“Edhe pse kanë qenë materialisht jo aq të pasur, banorët e këtij vendbanim fshati me lidhjet që kishin me qytetin e Shkupit, gjithmonë dalloheshin me kulturën e tyre”)
    Marjan Sebaj Sopi: Juve vazhdoni në mënyrë kronologjike (siç e keni librin që nga fillimi i saj) të na paraqitni historinë e këtyre anëve (Anamoravës). Nuk i lëni anash apo nuk i anashkaloni asesi as vitet e luftës së dytë botërore dhe patriotët nacionalist e kundërshtar të sistemit komunistë (partizan). Çka bërën këto anë kundër qetave partizano-çetnike apo ishim në gjumë e shiqonim si na masakrojnë, dhunojnë nënat e motrat tona ardhacakët kanibal të ardhur nga Karpate e vise të ndryshme në trojet tona stërgjyshore: Mund të veçoni ndonjë detaj apo ngjarje, person në luftë kundër komunistëve?
    Z. Feri Arifi: Po dhe Lufta e Dytë Botërore në Tanushë e pati bastionin e vet të rezistencës. Historia e instrumentalizuar komuniste, gjithnjë kur vinte në pyetje rivlerësimi i zhvillimit të lëvizjes komuniste, heshtej kontributi i këtij fshati. Me të vetmen arsye se Tanusha ka qenë ajo Golgota komunisto- çetnike, vendi ku i lanë eshtrat shumë aradha që ishin nisur që ta shuajnë frymën liridashëse të tanushasëve. Tanusha ishte ai vend që për tre muaj me radhë e mbajti vijën e frontit të luftës, duke dhënë shembullin se si luftohet për atdheun dhe popullin, ku ranë shumë dëshmorë dhe shumë u plagosën duke sakrifikuar çdo gjë edhe jetën. Që nga data e 18 shtatorit 1944, pastaj i tërë muaji tetor,dhe nëntor do të jetë me sulme të njëpasnjëshme, ku për t’i marrë këto territore vazhduan luftimet për çdo ditë deri me 24-30 tetor 1944. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët hynë afër atyre fshatrave ku ishin vendosur brigadat e shumta partizane, të cilët ishin bashkuar të gjithë serbët e këtyre fshatrave, e të cilëve u kishin ardhur në ndihmë edhe partizanët nga Vranja, Presheva, Bujanoci dhe nga Anomorava e Vitisë.
    Shqiptarët ndërmarrin një ofensivë të madhe në një teren shumë të hapur që nga Guri i Zi, duke rënë në fshatin Brodec, mandej në Livadhin e Sulltan Muratit, (vend ku kishte pushuar në vitin 1389 Sulltan Murati e që më vonë ia ndërruan emrin duke e quajtur Livadhi i Carit) në drejtim të Kuqevishtit dhe teposhtë kah Përroi i Tlynit, në Bajashnicë, për të rënë në drejtim të minierës së Bajanit e deri në Gornjan. Në këtë sulm të shqiptarëve ranë dëshmorë në Bajashnicë, pikërisht te Kroi i Pajashnices: Idriz Dalip Arifi, plagoset Emli Hamdi Ibrahimi. Në Lakin e Orviçit, plagoset Misim Rrustem Misimi, ndërsa në Brodec plagosen Kasum Man Arifi, Hasip Bektesh Selimi, Rasim Lutfi Selimi, të gjithë nga Tanusha.
    Tanushasit, që e kishin rrethuar kufirin dhe e ruanin këtë kufi natë e ditë, sepse i kishin familjet e tyre në fshat që mund që ishin preja e parë e sulmeve serbe, për shkak të situatës së përgjithshme që ishte krijuar me ndryshimin e raportit të forcave në të gjitha frontet e luftës, kurse lufta këtu kishte mbetur si qërim hesapesh mes shqiptarëve dhe serbëve.
    Këta luftëtarë dinin po ashtu edhe për urdhrin e krerëve shqiptarë ku thuhej që vendi të ruhet, ama mos të sulmohet armiku, sepse është nënshkruar kapitullimi i Gjermanisë naziste. Tani partizanët ishin në luftë vetëm me shqiptarët, e jo me tjerët. Nga ana tjetër, luftëtarët e Bllacës, me Avdyl Durën në krye, kishin sulmuar fshatrat në lindje të Kosovës.
    Tefit Tanisheci ishte ulur në një shkëmb ne Lakun e Shqiponjave, dhe mendonte për fatin e luftës. Tash shumica e luftëtarëve ishin tërhequr prej frontit dhe kishin shkuar nëpër vendet e tyre nga Morava, duke e kuptuar se kjo luftë, nëse vazhdohet do të jetë e pakuptimtë e ai si komandant dhe një strateg lufte që ishte, (edhe pse shumë merita ia morën të tjerët falë historianëve të njëanshëm në interpretimin e rezistencës nacionaliste në Kosovë gjatë kësaj periudhe, ngase puna e këtij trimi me tanushasit e tij ishte e paarritshme për shqiptarët e tjerë), ishte shumë i brengosur për fatin e keq të luftës që u zgjidh në tryezat ndërkombëtare, por më shumë edhe pse i vriten e i plagosen gjithë ata shokë, me të cilët kishte frontin e luftës me fitore kundër bandave serbe.
    Nga dhembja e madhe dhe mu në Lakun e Shqiponjave (Orviçit), ku kishte ndezur një zjarr, nga dhembja për shokët, që për çdo ditë vriteshin në vija të ndryshme të frontit dhe atë vetëm Tanushas, i binte zjarrit me një shkop për ta larguar dëshpërimin që e kishte kapluar. Ishin edhe ditët shumë të ftohta në mbarimin e tetorit dhe fillimit të nëntorit 1944, e po edhe lartësia mbidetare e maleve bënte që të jetë dhe me ftoftë se zakonisht,
    Në këtë situatë ishte i domosdoshëm një këshillim, një takim i komandantëve Të Tanushes që të merrej një vendim dhe të dihej se cili do të jetë orientimi i mëtutjeshëm i kësaj lufte. Komandantët e luftës ishin të gjithë aty: Tefit Tanisheci, Ajvazi, Avdulla Bajram Shaqiri, Zylbehar Beqiri, Rexhep Daut Fazliu, Liman Beqë Limani, Hesat Rashit Bekteshi, Shaip Beqir Ajvazi, Raif Bektesh Selimi, Beram Hysen Hoda, Nexhip Ali Veseli, Hisen Din Veseli, Xhemail Ajet Dani Hisni Avdi Arifi, Xhavit Hasan Hoda, Ahmet Sahit Kurtishi, Bilall Nuhi Jetishi, e shumë komandant te togjeve nga Tanusha sepse Tanusha tash kish mbet vet në vien e frontit, dhe shumë komandantë të tjerë, të togjeve e udhëheqës të luftës”.
    Lufta e vërtetë dhe fronti i vërtetë në mbrojtjen e çështjes shqiptare fillonte këtu në Tanush. çdoherë e them ketë sepse Historianet tan i hyn ne hak këtyre luftetarve, të tanushës bilbile as nuk përmendej buka e dhen e tanushasve për kaq vite luftë në këto troje që ishte një nder luftuat më të rrepta më partizanet e jo që shkruhet neper disa vende tjera por kush nuk shkruajti as një rresht deri më sodë u anashkalua thuhej diku ne kopilaq, diku te guri zi, e them ket nga mllefi.
    Ndërsa prap riorganizimi i ri i NDSH-së u bë, duke ndjekur modelet e demokracisë euro-atlantike, të shtyrë nga disa anglo-amerikan çfarë ishte programi i NDSH-së, nacionalizmit të moderuar, rishtas i falet Tanushës. Prapë këtu historiografia jonë i hyri në hak Tanushës. Themelimi i NDSH-së nuk u bë diku në “Malet e Kopilaqës”, Kongresi parë me të gjithë krerët e Luftës së Dytë Botërore u mbajt në Tanushë që asnjëherë tjetër në trojet shqiptare nuk ishte mbajtur një kongres i tillë ku morën pjesë krerët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Kosova Lindore, dhe ra në harresë vetëm pse ishte në Tanushë. Kongresi në fjalë u mbajt në shtëpinë dhe oborrin e luftëtarit të shquar tanushas, Zylbehar Beqir Ajvazit. Përsëri Tanusha është ai bastioni i një lëvizjeje të madhe dhe një ndërgjegjësim. Kështu Tanusha e dëshmon këtë ndërgjegjësim politik? Për arsye se ajo ka jetuar me shekuj në mbetjet e një kulture të lashtë Dardane, në rrethinën e Kalave, të shumta, pranë Minierave të shumta të antikitetit dhe të mesjetës. Ku kama shkaut prapë se shkeli Tanushën, sikur ne vendedet e tjera qe u bën Masakra te paparashikueshme. Imagjinata kriminele sllave, shpikte në vazhdimësi metoda dhe mënyra presioni ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm që t’i pakësojë në numër apo edhe t’i shpërngulë fare nga trojet e tyre etnike.
    Pas aksionit të mbledhjes së armëve dhe fushatës për mbledhjen e “tepricës” së ushqimit, që gjoja i kishin fshatarët e Tanushës, kur përjetuan një tmerr shumë të madh, serbo-bullgarët në fillim të viteve të ’60 – ta, filluan një valë të re represioni. Fjala është për programin e hartuar me përpikëmëri për shpronësimin e shqiptarëve të Tanushës nga pronat e tyre që i kishin që nga periudhat më të hershme të ekzistencës së tyre. Ky program i tjetërsimit të pronave të shqiptarëve, ishte hartuar deri në detajet më të vogla. Së pari do të fillohej me ato malore, ato të Karadakut apo Malit të Zi të Shkupit, atyre viseve që e rrethonin qytetin e lashte dardan, Skupin antik, që ka arritur deri në ditët tona me emrin paksa të modifikuar, por me rrënjën e fjalës dardane.
    Marjan Sebaj Sopi: Edhe pse u shuan shumë tentime të nacionalistëve tanë, u burgosën shumë, pësuan shumë persona e familje siç i paraqitni edhe në librin tuaj të mrekullueshëm, na intereson a pati pastaj gjatë periudhës ‘’të paqës jugosllave’’ rahati siç pretentohej atëherë të na paraqitët ai shtet apo ajo ideologji dhe a pati lëvizje shqiptare në këtë drejtim dmth tendencë për shkëputje dhe bashkim të trojeve shqiptare, ëndër e gjithë neve, endërr shumëshekullore?
    Z. Feri Arifi: Po Imagjinata kriminele sllave, shpikte në vazhdimësi metoda dhe mënyra presioni ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm që t’i pakësojë në numër apo edhe t’i shpërngulë fare nga trojet e tyre etnike.
    Pas aksionit të mbledhjes së armëve dhe fushatës për mbledhjen e “tepricës” së ushqimit, që gjoja i kishin fshatarët e Tanushës, kur përjetuan një tmerr shumë të madh, serbo-bullgarët në fillim të viteve të ’60 – ta, filluan një valë të re represioni. Fjala është për programin e hartuar me përpikëmëri për shpronësimin e shqiptarëve të Tanushës nga pronat e tyre që i kishin që nga periudhat më të hershme të ekzistencës së tyre. Ky program i tjetërsimit të pronave të shqiptarëve, ishte hartuar deri në detajet më të vogla. Së pari do të fillohej me ato malore, ato të Karadakut apo Malit të Zi të Shkupit, atyre viseve që e rrethonin qytetin e lashte dardan, Shkupin antik, që ka arritur deri në ditët tona me emrin paksa të modifikuar, por me rrënjën e fjalës dardane.
    “Tokat e Maleve të Zeza të Shkupit, të cilave ua kishin vënë syrin pushtuesit sllav, rastësisht nuk thirreshin “Male të Zeza”, edhe pse serbët kishin tentuar t’ua ndryshojnë emrin përmes përkthimit në (Skopska) Cërna Gora. Ndërsa emri vërtetë e ishte nxjerrë nga pamja reale e tyre, nga errësira e gjetheve të pyjeve që perceptohej nga larg si një gjelbërim i errësuar që vërtet soditësit do t’i ngjallte frikë dhe respekt njëkohësisht.
    Marjan Sebaj Sopi: Meqë arritëm deri në vitet e lëvizjeve studentore, vitet e Univeristeti (1970 e këndej, si e shini juve këtë periudhë relativisht së paku në sy të botës ‘’të qetë’ dhe a ishte vërtetë kjo kohë e qetë dhe rehatshme edhe për shqiptar?
    Z. Feri Arifi: Te ne në Maqedoni as që lëvizi diçka nga vendi, ishin vite të zeza edhe pse në Kosovë u pan pak ndryshime nëpërmjet Maqedonisë filluan tortura të heshtjes se asimilimit të shqiptareve ku fes i jepej një rendis kurse shkollimit shqip i mbyllej dera dhe regjistrimet nëpër vendet e pista te ofiqarëve SLLAV BEHEJ ME PRAPASHTESA. Ky Presioni mbi popullatën shqiptare shkonte deri në atë nivel sa pretendimet për asimilim, domethënë të tjetërsimit të identitetit etnik, tashmë ishin iniciativa legale. Së pari këta eliminuan çdo shkrim në alfabetin e tyre ne “llatinicë”, pas kësaj pasoi ndalimi i çdo shenje publike në alfabetin dhe gjuhën shqipe. Menjëherë pas kësaj erdhi në radhë ngjitja e prapashtesës “ov”, “viq”, dhe “ski”, te mbiemrat e shqiptarëve, që ishte shkalla e parë e prishjes së identitetit shqiptar në mbiemrat e tyre.
    Baballarët e pashkolluar dhe të frikësuar se do të mund të ndodhte ndonjë e keqe edhe më e madhe nga këta çetnikë serbë, detyroheshin të duronin këtë dhunë psikike dhe terror që kanoste thelbin e identitetit kombëtar. Si puna e letërnjoftimeve dhe pasaportave, janë lëshuar me trajtat sllave të mbiemrave, si p.sh Selimi - Selimoviç (kurse vëllai tjerë, Selimovski). Edhe te këta mbiemra me prapashtesa sllave, edhe pse kanqën brenda një familjeje, shpesh kanë eksperimentuar duke ua ndryshuar secilit, njëri ta kishte me prefiksin maqedonas, vëllai tjetër bullgar apo serb, etj. ( “ov’, “ski” e “viq”). Me qindra emra ishin të “gabuar” qëllimisht. Nëse dikush mund të kërkonte përmirësimin e gabimit në letërnjoftim, procedura zgjaste pa kufi. Këto ishin punët e pista të një administrate, e cila ushtrohej nga ofiqarët serbë, si p.sh: Sllovako Miserdevski dhe Bojko.... Këto punë vazhduan deri më 2O14 edhe sod Vazhdojnë.

    Në librat – amë të Tanushës ka me qindra emra të ndërruar në “ov”, “viq” e më vonë në “ski”, që u bënë me qëllim që më vonë të thuhet se në Tanushë ka serbë, bullgarë e maqedonas. Ishte ky një lloj asimilimi i heshtur, një sulm në palcën e identitetit nacional të shqiptarëve, fakt që dëshmon qëllimet e këtij shteti fashist.
    Marjan Sebaj Sopi: Siç e thoni e gjitha kjo edhe solli kryengritjen gjithëpopullore, demostratat dhe në fund luftën heroike të familjes së Jasharëve dhe shumë familjeve tjera si në Dukagjin të Haradinajve, Likoshan...etj etj.. mesues. I nderuar juve as kësaj kohe nuk ndejtët duarkryq: juve nuk shiqonit se çka po ndodhë, përveq që shkruanit, përveq hulumtimeve me të cilët mirreshit tërë jetën, shënuat gjithë ngjarjen dhe shkrimet e Juaja ku i kishit në atë kohë, ku ishit Juve, në atë pa kohë apo ferr për popullin tonë?
    Z. Feri Arifi: Një numër i madh i fshatit tim të Tanushës ishin pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishin neperë vijat e fronteve të ndryshme në Kosovë: Dukagjin, Suharekë, Prizren. në Zonën e Neredimes, atë të Karadakut dhe në pjesë të tjera të Kosovës. Një pjesë tjetër se bashku me Xhavit Hasanin, Ridvan Nezirin, dhe dhjetëra te tjerë ku dhe unë pata fatin te isha ne mesin e tyre nga Maqedonia ishim në furnizim me armatim, përcjellje të vullnetarëve që hynin në luftën e Kosovës. Numri i ushtarëve nga Tanusha ishte ta krahasosh me fshatrat e tjerë shumë i madh i Tanushasve mbi 40 sosh. Kishim një të vrarë dhe 6 të plagosur rend. Për Tanushën kjo luftë ishte e jona. Unë them duke i gjurmuar dokumentet e me hershme, ketë here: Kosova bëri luftë vetëm për vete. Por prapë kishte si të them: Armiku deshi që ti përçaj dhe formohen dy Ushtri UCK qe ishte e formuar me herët dhe me vonë u Lajmërua dhe FARK por fal zotit u morren vesh. Kjo tek shqiptaret nuk duhet përsëritur tjerat here.
    Marjan Sebaj Sopi: Pas një apo dy vitesh filloi lufta edhe në Maqedoni, çka ndodhi në pika të shkurtëra atje, çka ndodhi me fshatin e lashtë Tanushë dhe popullatën e asaj ane, meqë sip cekëm disa herë më parë Tanusha ishte historikisht vend strategjik dhe në sy të okopuesit apo okopuesvëe të ndryshëm?
    Z. Feri Arifi: Po keqtrajtimet bëheshin në Tanushë dhe fshatrat përreth sepse ishin përgjatë kufirit me Kosovë dhe me Preshevën, ngase strategjia e tyre ishte që fshatrat rreth brezit kufitar të shpërngulen nga këto treva dhe kjo të mbesë tokë sllave dhe të lidhet në trekëndëshin Kosovë – Serbi – Maqedoni, si pikë shumë e rëndësishme, në të cilën shqiptarët nuk duhet të kenë qasje në mes veti.
    Opinioni vendor dhe ndërkombëtar duhet ta dijë për rolin e ish-luftëtarëve të Ushtrive Çlirimtare të trojeve shqiptare në përgjithësi, të cilët reaguan se ishin duke e përcjellë gjendjen e papërmirësuar të drejtave qytetarëve, përkundër të gjitha orvatjeve për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptare,
    Dështimi i politikës, ishte Maqedonia kërkesat tonat shqiptare ishin për barazi, Maqeonet e sodit qe nuk janë maqedon e them ket me plot Gojen. Përdoren dhunën ndaj shqiptareve, e bëri të domosdoshme që djemtë më të mirë të kombit t’i dalin zot popullit dhe tokës së vet me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Formimi kësaj ushtrie kishte të vetmin qëllim: çlirimin e trojeve dhe popullit shqiptar në Maqedoni nga zgjedhja sllave. Kështu u lind Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Tanushën heroike si gjithherë. Kryesisht me njerëzit e saj që lindën u rritën në këto Male të Zeza të Shkupit Dardane. Jo rastësisht gjdo herë këtu formohen ushtritë Lufta me turkun lufta par botërore lufta dytë po dhe kjo e fundit qe e mbajnë bajrakun tanushasit sepse mund te them lirisht se Tanushas ne luften e kosove krahasur me fshatrat tjer te rrethit është numër i madh i shqiptarëve të Tanushës. Ku kishin qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
    Është me rëndësi të cekët kur gazetarja maqedonase me emërin Snezana Llupevska e pytur :“Pse vendose të shkosh pikërisht në Tanushë” - e pyeta gazetaren Snezhana Llupevska. “Kishte informacione, të cilat vërtiteshin jo zyrtarisht, se diçka po ndodh në kufirin me Kosovën. Numëroheshin disa fshatrat Llojan, Tanushë, Likovë etje. Unë e zgjodha Tanushën si fshat, i cili gjithmonë ka qenë problematik. Kur ka ndodhur ndonjë gjë, gjithmonë ka ndodhur aty” – përgjigjet: Ajo Pas ikjes dhe lirimit saj pasoj sulmi Serbo sllav po ne ketë datë dhe ditë:
    Më datën 16 shkurt 2001, fshatarët e Tanushës me të dëgjuar për vrasjen e Muzafer Xhaferit mbas dite me rënien e dëshmorit të parë mori një hov të madh përkrahjeje nga të gjithë shqiptarët.
    Reagimet e para të gazetarisë shqiptare, si në Prishtinë, ashtu dhe në Maqedoni, ishin shumë të vrazhdët dhe pa asnjë mirëkuptim për Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
    Marjan Sebaj Sopi: Z. Feri Arifi, i nderuar, a janë gjitha këto elemente ato që Ju shtyrën juve të mos ndaleni së punuari me pend e besa dhe pushkë? Dua të them edhepse e di se juve nuk paragjykoni, nuk anoni, nuk urreni...por a është pikërisht gjaku i derdhur i sa e sa bashkëfshatarëve Tuaj, bashkombasve tuaj ajo që ju shtyri e gjithë përvojën Tuaj jetësorem gjithë potencialin intelektual, gjithë frymën Tuaj patriotike e mendjen Tuaj të shëndritur ta fusni në shërbim të popullit tanimë kur gëzojmë lirinë, por që në një mënyrë me veprën tuaj na thrrisni, na përbeni, na lutni...të mos ndalemi së hulumtuari, punuari për shtet e kombë, për bashkimin e trrojeve tona arbërore? Unë së paku ashtu e kam kuptuar fund e kry porosinë e librit Tuaj? A qëndon kjo dhe çka mund të na thoni Juve?
    Z. Feri Arifi: Duke dëgjuar nëpër oda se sa të vrarë e të plagosur ishin nga vendlindja ime dhe si ishin zhvilluar betejat me Otomanet dhe ato Serbe me Shqiptarët në këto troje, si fëmijë u frymëzova me këtë duke e dëgjuar babain tim. Kishim borxh për atdheun dhe bashkimin e Shqipërisë etnike në kufijtë e saj të vjetër, por që në këto luftëra Tanusha del e para, sepse në luftën e Kosovës ishin mbi 40 luftëtarë, e mos të flas për luftën se Maqedonisë sepse Tanusha ishte çerdhe dhe fillim i luftës, kishte qindra luftëtarë në luftën e Kosovës kishim një dëshmor dhe pesë veta të plagosur rend, kurse në luftën e Maqedonisë ishin mbi 13 dëshmorë e dhjetëra të plagosur, ky ishte ai motivi përfundimtar që më ka shtyrë të bëj thirrje për një Shqipëri Etnike.
    Marjan Sebaj Sopi: A gjetët përkrahje gjatë hulumtimeve Tuaja e që për ne, për gjeneratat e reja nëse dëshirojnë ardhmëri të drejt dhe reale të mbështetur në të kaluarën faktike, për punëm e Juaj me decenie nga shoqëria e jonë a keni përkrahjen apo mbështetjen? Sot a keni përkrahjen e institucioneve tona? Shoqërisë sonë?
    Z. Feri Arifi: Unë e kam përmendur, por ndihmes ishte ajo se kuvendi komunal i Çairit dhe komuna e Haraqinës, ma botoi librin për ta parë dritën e diellit dhe i falënderoj në pafundësi edhe pse më mijra euro harxhova në gjurmime, ky ishte vetëkontribouti im dhe vullneti im i madh njashtu atdhedashuria ime që brezat e ardhshëm të kenë një histori të Tanushës, më gjithë ato emra shqip që Serbët as që munden ti përkthenin në gjuhën e tyre edhe pse ndryshuan shumë ato mbeten: SHUEGJARDHNIK, KODRA MOLLAVE, GJIBRA, LLUGJI, KODRA FURRES etj.
    Marjan Sebaj Sopi: Siç e cekni na duhet punë e punë për të bërë e për të qenë pastaj të rehatshëm të gjithë të rënit tanë dëshmor gjatë shekujve. Çka pritni nga institucionet tona, a keni bërë ndonjë lutje reth hulumtimeve, trashëgimisë kulturore dmth ruajtjes së atyre monumenteve (varresave, pllakave artifakteve etj etj...), pra a kujdesët kush për këto gjëra për ne të shenjnta?
    Z. Feri Arifi: E dinë ITKSHM-ja në Shkup se unë kam shkruar librin “Tanusha në rrjedhat e historisë” bile drejtori i kësaj Skender Hasani mbajti një fjalim të bukur për librin. Për ruajtjen e këtyre monumenteve pak janë të interesuar sepse gjysma e tyre gjenden në Kosovë: kalatë, faltoret, kishat e xhamitë, ndërsa të them dhe nga ana jonë janë shumë varreza, e kisha të gjurmuara e gropuara nga njerëzit e pandërgjegjshëm sepse politika serbe e bullgare ka ofruar harta të llojëllojshme me fotografi të kalave , faltoreve, kishave, e vend varrezave, ku thuhet se në këto vende duhet gjurmuar se ka ari, kjo është një politik sllave që do t’i shkatërrojë vendet me mbetje të lashta nëpërmes shqiptarëve sepse ato s’kanë mundësi ta bëjnë këtë punë. Unë kam hasur me dhjetëra gurvarresh që janë tipike ilire të groposura dhe të thyera ,mandej një kishë në afërsi të fshatit Malinë në lumin e stanit që quhet Kisha e Bardhë që ende gropohet dhe shkatërrohet, se aty gjendet ari. Dhjetra njerëz më thanë se ne kemi harta për këto vende, i lus nëpërmes kësaj interviste që mos t’i shkatërrojnë kultet e vjetra pellazgo-ilire sepse serbet nëpërmes kësaj duan t’i arrijnë qëllimet e tyre ,duke thënë se në këto troje nuk ka pasur shqiptarë por ROM, QERKEZ, VLLAH,etj. Ku ishte e pamundur që ato të jetojnë në këto terrene të vështira në pyje të dendura dhe të mëdha.
    Marjan Sebaj Sopi: Dhe meqë jemi kah fundi i kësaj bisede aq konstruktive, të hapur, të dashur me Ju, neve Ju njohim dhe po të rrinimë me muaj kemi se çka t’i tregojmë të rinjëve, popullit, pra na thuani diç lidhje me këtë fshatë monografinë e cilit e keni bërë e për të cilin folëm më lartë. Si qëndron puna sot me këtë fshat: Sa banorë ka? Në farë kushte jetojnë? A jeni juve fshatë administrativisht me Maqedoni apo Kosovë meqë deri para disa viteve neve e dimë, edhe unë e dij se e gjithë jeta, tregtia etj janë zhvilluar nga Tanusha në Kosovë, Binçë-Viti, Gjilan, Preshevë...
    Z. Feri Arifi: Po ne jemi fshat që jemi nën administrimin e Shkupit, që nga kohërat e hershme sepse kufjitë ishin të pandarë ,por më 1912 në kohën e okupimit serb Kosova u nda nga ne, tek ne u vendos kufiri administrativ kurse u vulos me ardhjen e Titos me 1945 sepse këto ishin planet e Serbisë që për ta shkëputur Maqedoninë nga trojet amë dhe për ta formuar një shtet të ri në Maqedoni që nuk kishte ekzistuar por toka ishte ajo qe mbante emrin Maqedoni ja fjalët e një plaku të mençur dhe të moshuar që ishte i lindur më 1907, në Tanush: Zylbehar Beqir Ajvazi, Maqedon etnik nuk ka, thoshte Zylbehari. Popullata vendore janë vllah dhe disa bullgarë që mbeten në këto trevat tona. Kurrë mos shkruani për këta se janë maqedonas. Kur u formuan Brigada Kosovaro - Maqedone, quheshin ashtu vetëm për shkak të emrit, që ishin emrat e vendeve, tokës, territorit prej nga u rekrutuan të rinjtë. Këto territore janë të banuar nga shqiptarët. Popullata maqedonase nuk ka ekzistuar asnjëherë. Këta i formoi si maqedon Serbia, së bashku me Titon, e Tempon, duke pasur pretendime për t’u zgjeruar më vonë në këtë vend shqiptar në emër të sllaveve maqedonas, që në të vërtetë janë bullgarë. Sot, dëgjoj se ka njerëz ose popull maqedonas. Këta nuk janë maqedonas. Merrni e shiheni defterët e regjistrimeve turke nga 1900 e jo më larg dhe do të shihni se kush kanë qenë banorët vendorë. Mandej edhe mbajtja mend e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, dëshmon se këtu s’ kanë ekzistuar maqedonasit si popull. Është një gënjeshtër e Serbisë dhe e politikës së Titos, e Tempos, Kurrë nuk duhet pranuar si e tillë Maqedonia sepse është vendi Aleksandërit shqiptar, i vendit të quajtur Maqedoni e historisë së hershme shqiptare.
    Në ish-Jugosllavinë e Titos kryesisht tregtinë e kemi bërë në qytetin e Vitisë, ku mund të përmend motrat e nderit, që na ndihmuan më së tepërmi sepse ne ambulantë tonën nuk kishim dhe shpresën për cdo të sëmur e kishim aty .Vlenë t’i përmendim dhe shitoret e fshatit Binqë sepse dhe ju jeni po nga ky fshat dhe e kemi me borxh t’i përmendim shitësit që na ndihmuan shumë,fshatarët u furnizuan me mall nga 1. Zefit e Davidi 2.Fitori, 3.Nuhi Ahmeti, 4.Filipi, 5.Seb Nuiqi, i falënderoj shumë në emër te fshatit dhe timin personal.
    Marjan Sebaj Sopi: Lidhje me hulumtime e shkrime, do na gëzoni së shpejti me ndonjë vepër të këtillë: Keni në plan të botoni diç edhepse ndoshta po ju them këtë sikur miku mikut, juve i keni sfiduar shumë historian të njohur edhe shqiptarë përveq atyre serb? Meqë ata kanë shkruar shumëherë edhe me prapavij, me paragjykime, besa besë edhe të poprositur e të shitur për pak para apo mjete tjera? Juve i demaskoni shumë ngjarje? Juve me dëshmitar okular të kohës me njerëz të dorë së parë e shpjegoni shembull ngjarjne në përpikëri: Ka reagime nga historianët tanë, së paku juve përsonalisht?
    Z. Feri Arifi: Po sa i përket shkrimeve, jam duke punuar një libër mjaft intersant që të zbardhen historitë që ne nuk i kemi ditur titull i librit do të jetë KONGRESI i –I- i NDSH-së MË 15,16, GUSHT NË TANUSHË” Feri Hisni Arifi.
    Marjan Sebaj Sopi: z. Feri Arifi, ju kërkojmë falje meqë ju morëm kaq shumë kohë, për juve kohë e shenjtë dhe e bekuar sepse gjithnjë jeni në teren, gjithnjë jeni me njerëz e në hulumtim të fakteve tjera për dobi të kombit. Gjithësesi ishte kënaqësi e veçant biseda me ju? Ishte kënaqësi të dëdjojmë se si na paraqitni dhe zbardhi historinë tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pa anime, pa paragjykime, pa ofenduar askend, por duke thën gjithnjë me fakte të vërtetën. Pra, në emër të lexuesve tanë të shumtë të zemrashqiptare, në emër të tim përsonal ju uroj në rend të parë shëndet, jetë sa më të gjatë dhe presim të na gëzoni me vepra tjera të cilat mesiguri se në të ardhmën do jenë edhe lënd për studime të reja shkencore, për magjistratora e doktoratura. Kështuqë vazhdoni punën Tuaj të shenjtë dhe përr fund dy tre fjalë për gjithë opinjonin tonë të gjerë.
    Z. Feri Arifi: Po ishte një kënaqësi e veçantë z. Marjan Sebaj-Sopi që bëmë këtë intervistë për Tanushën e Lashtëtsisë. Luftërat e shumta që u zhvilluan në këto troje, të Dardanisë së vjetër, me mijëra vite, të vuajtura por prapë i mbijetuam torturave të tyre . Është një intervistë për fshatin tim të lindjes Tanushën që askush deri më tani nuk e ka bërë. Them se dhe tanushasit do të jenë mirënjohës për këtë intervistë që ju e bëtë me mua.
    Marjan Sebaj Sopi: Për mua por besoj edhe për lexuesit tanë të dashur, ishte kënaqësi të ndajmë gjithë këto njohuri me Ju, u pasurova shpirtërisht por na obliguat të punojmë e mos të flejmë. Zoti ju dhashtë shëndet. E bekoftë jetën e veprimtarinë Tuaj. Ju faleminderit.
    Z. Feri Arifi: Ishte një kënaqësi e veçantë të bisedohet me ju z. Marjan Sebaj-Sopi, shëndet për ju dhe shqiptarët, ende kemi punë dhe sfida të pakryera, presim që populli shqiptar të bashkohet në një shtet Etnik Shqiptar.


    Eksluzive për ‘’ZemraShqiptare’’
    Marjan Sebaj SOPI
    Viti; 14. 10. 2015
    Ndryshuar për herë të fundit nga lek-p : 27-10-2015 më 11:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •