Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 96
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    S. Luarasi dhe Migjeni

    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e pabotuara tė Skėnder Luarasit dhe debatet e tij nė Lidhjen e Shkrimtarėve pėr Gjovalin Lukėn, Vehbi Balėn e Shuteriqin

    "Ja si e falsifikoi Dhimitėr Shuteriqi veprėn e Migjenit"


    -------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė jetės sė Profesor Skėnder Luarasit, i cili u lind nė 19 janar1900 nė fshatin Luaras tė Kolonjės dhe babai i tij, Petro Nini, njihet si mėsuesi qė hapi tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri, nė shtatė marsin e vitit 1887. Skėnder Luarasi mėsimet e para i mori nga i jati i tij nė qytetin e Korēės dhe nė Negovan e mė pas studjoi nė Robert Kolezh tė Stambollit. Pas mbarimit tė asaj shkolle, ai shkoi nė SHBA ku studjoi dhe u diplomua nė "Easton Akademi" e "Amerikan Internacional Kolezh Springfield, Mass" tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1919. Pas pėrfundimit tė tyre ai u kthye nė Shqipėri dhe shėrbeu si mėsues nė shkollat qė u hapėn nga Kryqi i Kuq amerikan nė qarkun e Elbasanit. Nė vitet 1922-1926, Skėnderi mbaroi gjimnazin klasik nė Freishtad tė Austrisė dhe nė vitet 1926-1930, ai studjoi dhe u diplomua nė Fakultetin e Filozofisė nė Vjenė. Nga viti 1930 deri nė 1936, ai shėrbeu si mėsues nė shkollėn Teknike tė Tiranės, Institutin Tregtar tė Vlorės dhe nė gjinazin klasik tė Shkodrės. Nė dhjetorin e vitit 1936, ai shkoi pėr tė luftuar si vullnetar nė Brigadat Internacionaliste nė Spanjė, ku u muar edhe me shtypin e propagandėn. Pasi qėndroi disa vjet nė kampet e pėrqėndrimit, ai u kthye nė Shqipėri nė vitin 1945 dhe u zgjodh si deputet i Kolonjės nė legjislaturėn e parė. Nga viti 1946 e deri nė vitin 1976 kur ai doli nė pension, shėrbeu si mėsues e pedagog nė disa gjimnaze dhe Fakultetin e Histori-Gjuhėsisė.

    Duke qenė se Skėnder Luarasi e kishte idhull Migjenin, qė nė vitin 1945 ai filloi tė interesohej qė t'ė botohej vepra e plotė e tij. Lidhur me kėtė, nė kujtimet e tija tė pabotuara qė i ka titulluar "Ē'kam parė e dėgjuar", ka shkruar: "Gjatė vitit 1947 mblodha gjithė veprėn e Migjenit, nė prozė e poezi qė t'i botoja me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė tij. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij rreth 100 faqe tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pjesa mė interesante do tė ishin shtatė novela tė panjohura qė m'i pat dorzuar ime shoqe, Ollga, motra e Migjenit…"Megjithėse isha njė nga krijuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, mė ofronin rrallė e tek mė shumė kur kishin ndonjė nevojė tė ngutėshme, apo interes personal, sekretari i saj Dhimitėr Shuteriqi. Njė ditė i vajta nė komitet dhe e pyeta ndė kishin interes tė botonin Migjenin, jetėn dhe veprėn e tij, me shtatė novela ende tė panjohura me rastin e shėnuar tė 10 vjetorit tė vdekjes. Vura re se ndėrkohė nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmėndej emri kurrė Migjenit. Por… "Shtatė novela tė panjohura? Vėrtetet?" Dhe kushtu ua dorzova materialin: Veprėn e Migjenit dhe biografinė 100 faqe me foto e faksimile", thuhet nė kujtimet e Luarasit lidhur me interesimin e tij pėr botimin e veprės sė Migjenit dhe materialet pėr jetėn e veprėn qė ai i dorzoi nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Mirpo Kryesia e Lidhjes nuk caktoi Luarasin pėr pėrgatitjen e botimin e veprės sė Migjenit, por Gjovalin Lukėn, Vehbi Balėn dhe Dhimitėr Shuteriqin. Sipas kujtimeve tė Luarasit, tė tre autorėt nė fjalė, jo vetėm qė nuk thanė asnjė fjalė mirėnjohje pėr njeriun (S. Luarasin) qė u dorzoi tė gjithė materialin me biografinė e Migjenit, por dhe e shtrėmbėruan e falsifikuan pothuaj tė gjithė jetėn dhe veprėn e tij. Pėr kėtė gjė.Skėnder Luarsi mbajti njė diskutim nė Lidhjen e Shkrimtarėve, ku i denoncoi tė gjitha ato falsifikime flagrante dhe i bėri njė biografi tė shkurtėr origjinės dhe jetės sė Migjenit, pėr tė treguar se si qėndronte e vėrteta rreth tij.

    Falsifikimi nga Gjovalin Luka
    Lidhur me falsifikimin e veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka, nė diskutimin e Skėnder Luarsit nė Lidhjen e Shkrimtarėve nė mes tė tjerash thuhet: "Ndėrrmarja Shtetėrore e Botimeve kėto ditė botoi veprėn e Migjenit e redaktuar nga Gjovalin Luka dhe e shqyrtuar e korektuar nga Skėnder Luarasi. Nė fakt ky vėllim pushton landėn qė Skėnder Luarasi ja pati dorzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit. Ndėr tė tjera "Refreni i Qytetit tė Veriut" tetė novela (nga tė cilat dy tė pambaruara) tė pabotuara gjer dje dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit, Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtėra nga novelat e "Refrenit tė Qytetit tė Veriut", por i ka pėrzer dhe i ka vėnė nėntitullin "Skica dhe tregime" Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t'a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume? Disa janė tė mėndjes se po. "Migjeni" thonė ata, "si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur". Kėtė pikpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatojėnė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu nė novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe, (fq. 128-160) hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilat do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t'i vėnė nė "Ndreqje gabimesh". Pasi Luarasi shpjegon hollėsisht tė gjitha shtrembėrimet e bėra nga Gjovalin Luka, nė fund tė diskutimit tė tij shprehet: "Zoti Gjovalin Luka qė mori pėsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush (Skėnder Luarasi) dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonte asnjė fije mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve, a e ka patur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi veprėn e Migjenit. Gjovalin Luka i ka patur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė, sepse e ka pasur tė gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė arkivin e Institutit tė Shkencave. Por ē'u bė, u bė dhe mirė qė tirazhi ėshtė i unjėt vetėm katėr mijė kopje dhe do tė ēduken nė katėr javė e sipėr".

    Luarasi: Ja e vėrteta mbi Migjenin

    Mė pas Skėnder Luarasi, pasi paraqet njė tabllo tė hollėsishme lidhur me prejardhjen shqiptare tė Migjenit, e vazhdon atė me shkollimin dhe vdekjen e tij ku midis tė tjerash shprehet: "Milloshi qė kishte mbaruar filloren serbishte nė Shkodėr mė 1923, kur i vdiq i jati dhe i vėllai, ndodhej tek e motra nė Tivar, ku mbaroi shkollėn unike. Kėtu i ungji, Jovani e njoftoi se i kishte nxjerrė bursė pėr nė gjimnazin e Manastirit. U nis atje mė 1927 dhe e bėri atė shkollė mė 1932. Nė diplomėn e lėshuar prej drejtorisė sė shkollės mė 18 qershor 1932 shėnohet si "Bir i Gjergjit tregėtar". Emėrin e Milloshit nuk e zė dot nė gojė nė rrethin e farefisit tė tij, pa mos i bėrė tė qajnė tė gjithė. Tė emtat e tezet rrėfejnė se sa e lumtur ishte kjo familje kur rronin akoma prindėrit dhe me sa kujdes e dashuri tė madhe i rriti i ati tė gjashtė fėmijėt qė mbetėn pa nėnė qė nė tė ri. Babai i Milloshit, siē ishte vetė me shkollė, djem e vajza, Milloshin e vogėl, Milloshin delikat prej trupit e prej ndnjejave, kurrė nuk i vuri nė punė, kurrė nuk ia prishi zemrėn. Edhe kurrė e thėrriste nė dyqan, nuk qe veēse t'i mbushte xhepat me sheqerka dhe t'i thosh: "Tashi shko, luaj me shokėt". Me vdekjen e tė zotit tė shtėpisė familja humbi shtyllėn ekonomike. Motra e tretė vajti tė rrojė tek ungji, Jovani dhe mė e vogla fare te xhaja nė Ylqin, pėr tė vazhduar mėsimet. Brenda vjetit edhe kėsaj i dhanė bursė pėr nė Sarajevė tė cilėn e mbaroi mė 1933. Kjo pasi kaloi beharin tek e motra nė Tivar, nė janar 1934 erdhi nė Shkodėr tek i vėllai. Nė nėntor 1934 kėsaj Ministrija e Arsimit i dha bursė shqiptare pėr nė Torino ku mbaroi pėr mathematikė. Nė duart e saj vdiq Milloshi nė Torre Pellice mė 30 gusht 1938, pa mbushur akoma 27 vjeē. I dhashė kėto shėnime tė pėrgjithshme nė mėnyrė qė t'u ndihmojė mono-grafistėve ta caktojnė drejt shtresėn shoqėrore nga e cila dolli Migjeni dhe tė ndreqin gjithė kėto gabime tė rėnda qė ka bėrė Vehbi Bala, disa prej tė cilave i ka kopjuar verbėrisht prej shėnimeve biografike tė mėparme. Sa pėr kohėn e Millosh Gjergj Nikollės nė shkollėn theologjike tė Monastirit, kjo bėn njė kapitull tė veēantė tė jetės sė tij, fort interesante. Por nuk mund tė zgjatemi, prandaj theksoj vetėm njė gjė pėr kėtė kohė: qė Milloshi ėshtė shkruar nė shkollė si shqiptar, dhe grupi i shqiptar i studentėve e njihnin Milloshin si eksponentin moral tė tyre. Ditėn e imekripsionit dekani i tha: "Po si mund tė jesh shqiptar kur je nga Shkodra, orthodhoks, dhe quhesh Millosh!…dhe vjen nė kėtė shkollė…! "Nuk e dija se shkolla qe vetėm pėr serbėt", iu pėrgjegj Milloshi", thuhet nė diskutimin e Skėnder Luarsit pėr jetėn e Migjenit, gjė e cila ishte shtrembėruar nga autori i monografisė sė tij, Vehbi Bala.

    Ditėt e fundit tė Migjenit

    Mė poshtė nė diskutimin e Luarsit thuhet: "Nė Shkodėr Migjeni ndenjė njė mot pa punė. Nė maj 1933 u bė shtetėzimi i shkollave nė Shqipėri. Nė 18 tė kėtij muaji Migjeni u emėrua mėsues nė Vrakė me 160 franga ari nė muaj. Aherė konsulli jugosllav Bezheviqi, sekretari i konsullatės Nukoliqi, disa nga far e fisi i tij qė simpatizonin me jugosllavėt si orthodhoksė ose kishin origjinė malazeze, orthodhoksė sėrbomanė, klerikėt e ndezur prej konsullatės dhe tė gjithė sa qenė kundėr shkollės shqipe tė shtetėzuar ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr Milloshit. Nė Shkodėr ndėr tė rinjtė qė shoqėroheshin me gėzim tė madh me Milloshin, ishin studentėt Vojo Kushi, Qemal Stafa, Vasil Llazari, veē Jordan Misjes tė cilin e kishte pasur shok shkolle nė Manastir dhe Salo Halili, Teufik Gjuli dhe Stefi Andrea, qe edhe i biri i konsullit jugosllav qė e simpatizonin Migjenin. Me qėllim qė t'u bėnte ballė sėmundjeve gallopante, pasi nuk i dhanė vizė pėr nė Jugosllavi, shokėt e kėshilluan tė shkonte nė Athinė ku kishte doktorė shumė tė mirė dhe qe lirė. Kėshtu nė behar 1934 shkoi nė Greqi, pėrmes Korēės, pėr tė ndenjur atje nja tre muaj. U kthye brenda njė muaj se nuk paskesh qenė vėrtet aq lirė sa i kishin thėnė shokėt, ose Milloshi nuk mund tė bėnte llogari. Pėr vitin tjetėr shkollor Milloshi kėrkoi transferimin nga Vraka, ku filloi vargun e tij tė lirė, nė njė shkollė malore e dėrguan nė Pukė. Nė Pukė shkroi mė 16 qershoe 1937 kėngėn e tij tė fundit "Nėn flamurėt e melankolisė". Kur pa se shėndeti po i keqėsohej mendoi tė shkonte nė Itali. Kishte dy tre muaj tė dimrit tė gjatė tė cilėve qe mbyllur shkolla malore. Me rrogat e tre muajve u nis mė 13 qershor nga Shqipėria, ku nuk u kthye mė i gjallė. Nė kėto rrethana jetoi e vdiq Millosh Gjergj Nikolla tė cilin bota shqiptare e njeh me pseudonimin e bėrė nga tre shkronjat e para tė emėrit tė tij Migjeni".

    Falsifikimet nga Shuteriqi

    Pas diskutimit tė Luarasit, nė mbledhjen e Lidhjes sė Shkrimtarėve, filluan diskutimet dhe replikat ku midis tė tjerave. Luarsi u pėrgjigjet: "I falet Vehbi Balės, si i ri qė ėshtė, qė nuk dha asnjė pasqyrė tė kohės sė Migjenit, por nuk mund t'i falet bashkohėsit tė Migjenit qė na jep njė tabllo tė deformuar tė asaj kohe. Shuteriqi e fillon kėshtu pėrshkrimin mbi Migjenin nė Monografinė e tij: "Jemi nė kohėn e Branko Merxhanit (sikur Branko Merxhani tė ishte Djalli nė atė konstelacion planetesh) i cili kishte pėrqafuar pozitivizmin neokantian t' Emil Durheimit". Mirpo nė "Pėrpjekjen Shqiptare", maj 1938, tamam Shuteriqi pėrkthen sociologjinė e Emil Durhaimit, tė cilėn e quan "Vepėr themeltare pėr diturinė pedagogjike tė sotme, pėr tė cilėn edukuesit shqiptarė kanė nevojė tė ngutėshme. Kėtė edukatė duhet t'ia pėrshtasim shoqėrisė, se problemi nė fjalė ka rėndėsi tė madhe pėr ne shqiptarėt". Shoku Mahir po mė pyet: "Po ēdo tė na thuash me kėto, ku hynė kėto nė monografinė e Migjenit". Po si nuk hyjnė! Dhimitėr Shuteriqi nuk duhet qė ta shkruante monografinė e Migjenit, i mbruhur me kuptime e njoftime tė shtrembėra, shkrimtar dekadent, borgjez e antimarksist nė botėkuptimin e tij, Dhimitėr Shuteriqi, nxėnės bajagi i zellshėm i pedagogut Dewey, nuk mund veēse ta paraqiste keq poetin dhe mėsuesin Migjen. Tamam ashtu e ka paraqitur".

    (vijon nesėr)

    gsh
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar erzeni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush mundi numrin e djeshem me Dosjen Luarasi ta ket gjetur le ta sjelli ketu..

    GSH

    ----------

    DOSSIER IV

    Pėr herė tė parė publikohen kujtimet e pabotuara tė Skėnder Luarasit lidhur me burgosjet e shkrimtarėve tė shquar, Kuteli, Varfi, Draēini e Petro Marko nga drejtuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve

    Luarasi letėr Mehmetit: "Ju lutem shpėtoni Petro Markon"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e tretė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet kujtimeve tė profesor Skėnder Luarasit, u njohėm me peripecitė e vujatjet qė kaloi ai qė nga viti 1945 e deri nė fund tė jetės, nga intrigat e kolegėve e tij qė kryesonin Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Tė gjitha ato sulme dhe shpifje qė u bėnė nė adresė tė Luarasit, erdhėn pas denoncimit dhe akuzave qė u bėri ai nė Lidhje, Dhimitėr Shuteriqit e Vehbi Balės, lidhur me shtėrembėrimin e falsifikimin qė i bėnė ata jetės dhe veprės sė Migjenit, duke e nxjerrė atė me origjinė sllave dhe se ai ishte frymėzuar nga shokėt e tij komunistė, Qemal Stafa, Vojo Kushi e Jordan Misja, kur nė njė kohė sipas shpjegimeve tė Luarasit, ata ishin nxėnėsit e Migjenit dhe nė atė kohė, pra nė 1934, jo vetėm qė nuk kishte fare lėvizje komuniste, por ishte e kundėrta, Qemali, Vojo e Jordani, si edhe e gjithė rinia e asaj kohe, frymėzoheshin prej poezive tė Migjeėnit. Sulmet dhe intrigat ndaj Luarasit, u intesifikuan me rastin e dhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, kur Sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Fatmir Gjata, i kėrkoi Luarasit tė botonte njė shkrim pėr Migjenin, por pasi Skėnderi ia dorzoi, ai nuk ia botoi duke i thėnė: Ti mendon ndryshe nga ne". Pas kėsaj, Fatmiri e nxorri jashtė nga zyra Luarasin, tė cilin tė nesėrmen e thirri nė zyrė, Drago Siliqi dhe i tha se kishte urdhėr nga Ramiz Alia qė t'ia hiqte librat e tij nga qarkullimi, sepse kishte sharė Partinė. Pas kėsaj, Luarasi i kėrkoi takim, Ramiz Alisė, dhe i bėri tė ditur se tė gjitha ato ishin shpifje qė i vinin nga Shuteriqi dhe Musarai, tė cilėt kishin futur nė lojė edhe Fadil Paēramin. Tė gjitha kėto dhe mbrojtjen qė i bėri Ramiz Alia nga sulmet e tyre, Luarasi ia kujton me anė tė njė letre nė vitin 1980, ku i kėrkon Ramizit qė ta mbrojė pėrsėri nga shpifjet e Shuteriqit dhe plumbat qė po i kanosnin jetėn.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Dėnimi i Draēinit
    Nė kujtimet e pabotuara tė profesor Skėnder Luarasit, tė pėrmbledhura prej tij nė njė libėr voluminoz qė e ka titulluar qė nė gjallje tė tij "Ē'kam parė e dėgjuar", Luarasi nuk flet vetėm pėr sulmet, shpifjet dhe intrigat e pėrdorura nga kolegėt shkrimtarė ndaj tij personalisht, por ai ndalet gjerė e gjatė edhe ndaj intrigave qė u pėrdorėn nga shefat qė drejtonin Lidhjen e Shkrimtarėve, sidomos kundėr Mitrush Kutelit, Andrea Varfit, Qemal Draēinit etj, tė cilėt jo vetėm qė i dėnuan dhe i burgosėn, por edhe ua pėrvetėsuan veprėn e tyre. Lidhur me kėto, Luarasi ka shkruar: "Nė fillim tė korrikut 1947 me urdhėr tė Ministrisė Arsimit mė caktaun anėtar tė komisjonit Pedagogjik qė do tė pėrpilonte programet pėr shkollėn e re dhe do tė pėrgatiste tekset pėr gjuhėn shqipe dhe historinė e Shqipėrisė. U paraqita te ndihmės Ministri Fadil Paērami tė cilin e gjeta duke biseduar me zė tė lartė me Dhimitėr Shuteriqin qė i thosh: "Je emėruar inspektor epror, pse ankohesh". Me tė hyrė unė e ndėrpreu fjalinė dhe i tha se unė do tė ndihmoja nė sektorin e letėrsisė. "Nuk kemi nevojė pėr atė", shoku shef i tha Shuteriqi pėr mua. Dhe vėrtet nuk kishte, veēse pėr pėrkthyesit nga rusishtja, bullgarishtja dhe sidomos serbo-kroatishtja. Kėta do t'i pėrkthenin programet nga ato gjuhė dhe daktilografistet do t'i kopjonin. Shefi ynė i nderuar tregoi interes tė veēantė pėr Qemal Draēinin, njė mėsues nga Shkodra. Ky qe bėrė shpirti i komisionit dhe mund tė thuhet se gjatė atyre dy muajve, bėri mė shumė punė se tė dymbėdhjetė anėtarėt e komisionit, duke inkluduar dhe shefin. "Nuk kemi nevojė pėr kėtė shef", i tha Shuteriqi ndihmės ministrit me njė ton tė atillė qė mė bėri tė mendohem. Dhe mendova se nuk ka njeri tė panevojshėm nė njė shtet socialist, tė gjithė janė tė nevojshėm. Zogu kish nevojė pėr vjershat e Shuteriqit dhe Mustafa Kruja pėr tipin e tij. Nga fundi i gushtit, Qemal Draēini i paraqiti ndihmės ministrit Fadil Paērami, bilancin e punės sė tij nė komisionin pedagogjik, ia paraqiti rrėmbyeshėm se desh tė ndodhej me detyrė nė gjimnazin e Shkodrės kur tė hapeshin shkollat. Kėshtu ndodhi nė mėngjez. Pasdreke, kur qemė mbledhur pėr tė fundit herė qė tė jepnim edhe ne tė tjerėt llogari tė punės sonė, hyri nė sallė vėllai i Qemal Draēinit, i ēqetėsuar e me sy tė pėrlotur, dhe pyeti se pėrse ia arrestuan vėllanė", thuhet nė kujtimet e Luarasit lidhur me arrestimin e Qemal Draēinit, ish-shokut mė tė ngushtė tė Qemal Stafės, tė cilin e ekzekutuan nė qelitė e Sigurimit tė Shkodrės.

    Dėnimi i Kutelit
    Lidhur me dėnimin e shkrimtarit tė famshėm Llazar Pasko, i njohur ndryshme me pseudonimin letrar: Mitrush Kuteli, nė kujtimet e tij, midis tė tjerash Luarasi ka shkruar: "Njė tjetėr vizitor pėr atė ditė nė zyrėn e shefit qe Dhimitėr Pasko, nga Pogradeci. Pėr kėtė kish nevojė tė madhe. Nuk besoj tė gjendej asokohe njė njohės aq i mirfilltė i kėngės popullore, sidomos tė jugut, sa ky njohės i apasionuar i shpirtit shqiptar. Unė e njihja qė para ēlirimit pėr patriot, dhe shumė u ēudita kur njė ditė nga fundi i gushtit, shefi, Dhimitėr Shuteriqi, na e pėrshkroi pėr filofashist. Dhimitri, Paskoja u hakmorr duke ardhur nė mbledhje dhe mbi trapezė na hodhi njė vandak revistash italiane qė tė shihnim nga fotografitė se kush pati qenė filofashist. Unė e kisha njohur Paskon pėr patriot, por edhe pėr njeri tė mirė, ndonėse pati njerėz qė deshėn tė mė armiqėsonin me tė. Unė fola dhe ay ma tregoi shkakun pėrse Dhimitėr Shuteriqi e pati afruar nė fillim dhe pėrbuzur mė vonė. Nė komisjonin pedagogjik, shefi ynė, (Shuteriqi) qė nė fillim na lajmėroi me kartė-vizitė se qė pati marrė titullin "inspektor epruer i arsimit" por nė tė vėrtetė u emėrua Drejtor i Institutit tė Lartė Pedagogjik. Si i tillė iu zotua Dhimitėr Paskos ta koptonte pėr profesor tė folklorit, por e pyeti ndė do ta bėnte dot. I gėzuar nga ky propozim, Kuteli ia dorzoi materialin shefit, qė ky me materialin tė vinte superiorit se jo vetėm pranonte kathedrėn e folklorit, por edhe qė i pregatitur ta kryente mirė detyrėn e re. Drejtori i Institutit tė Lartė Pedagogjik i tha Paskos me mė se qėndrueshmėri pėr tė mirėn e tij, por superiorėt nuk ia pranuan kėrkesėn. Pas ca kohe, Dhimitėr Paskon e dėrgoi tė piqej me Qemal Draēinin. Me siguri nė atė rrugė (burg) Fadil Paērami do tė mė kishte ēuar edhe mua se edhe unė pata biseda tė ashpėra me ndihmės ministrin. Por mua mė shpėtoi imuniteti parlamentar", thuhet nė kujtimet e Luarasit pėr burgosjen e Mitrush Kutelit, pak kohė pasi ishte burgosur Qemal Draēini.

    Dėnimi i Varfit
    Lidhur me dėnimin e shkrimtarit tjetėr Andrea Varfi, nė kujtimet e tij, Luarasi ka shkruar: "Kur isha duke biseduar me Fadil Paēramin nė zyrėn e tij, ai mė tha se i duheshin gjashtė inspektorė pėr shkollėn e re dhe unė i thashė se isha nė gjėndje t'i gjeja, jo gjashtė por njė dyzinė. "Mirė the, kėtu fole mirė, ti Skėnder gabon kur kėrkon tė bėsh dy a mė shumė gjėra pėrnjėherėsh. Ti edhe pėr punėt e shkrimtarit shumė interesohesh…" Dhe kur iu pėrgjegja se isha anėtar i asaj Lidhje dhe se duhej tė interesohesha, si jo, mė pyeti: Po sikur tė jetė nevoja tė bėjmė ndryshime nė kėtė organizatė, ke edhe pėr atje nja gjashtė shkrimtarė pėr tė zėvėndėsuar tė soēmit nė komitet?" "Posi s'ka" i thashė unė dhe i mumėrova nja dy tre veta ku i pėrmėnda edhe emrin e Andrea Varfit", e ai mėrmėriti: "Edhe Andera Varfin do vije nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėvet, e ?" Dhe brofi nė kėmbė dhe mė dha tė kuptonjė qė biseda jonė pati marrė fund. Me tė dalė nga porta, u mendova: Andrea Varfi ka qenė nxėnėsi im, nga mė tė mirėt, patriot, bir patrioti, e don atdheun, Republikėn tonė popullore, Partinė me gjithė shpirt, ka marrė pjesė mė armė nė dorė pėr ēlirimin e vėndit. A ta lajmėronj pėr sa dėgjova sot pėr tė? Dhe vajta t'ja tregonj bisedėn qė pata me Fadil Paēramin. E pyeta: "Andrea, sikur njeri tė tė kish thėnė diēka tė keqe pėr mua, a do tė vije pėr tė mė treguar, kur mė tha se po, edhe unė ia tregova. Atė pasdreke, ose tė nesėrmen, tek po shkoja udhės pėrpara kafe Vollgės (ashtu quhej atėhere) dėgjova tė trokitura nė penxheren e kafenesė. Qe ky Aleksandėr Xhuvani, mė dha shenjė tė hynja. Qe i brengosur, kur ndenja mė pyeti: "A ke marrė vesh pėr Andrea Varfin? E burgosėn". Beharit tė motit 1947, mė thirrė nė inspektori, ku mė lajmėruan se qeshė transferuar nė njė shkollė fillore. I thashė pėrgjegjėses Ēitaku se nuk do ta prisja atė emėrim. Mė thirri pėrsėri Fadil Paērami dhe mė tha se nė shkollat fillore do tė dėrgojė mėsuesit mė tė mirė t'arsimit, qė tė hidheshin themelet e shėndosha tė shkollės sė re. Unė ia pėrgjigja: "Ndė qoftė kėshtu, do ta pranoj transferimin, por kur tė vij atje dhe mė i miri nga tė gjithė". Po kush ėshtė ky mė i miri nga tė gjithė?", mė tha Paērami. "Ti", iu pėrgjigja dhe dolla nga zyra. U binda se ndodhesha ballė pėr ballė jo vetėm Fadil Paēramit, por njė bande tė tėrė tė betuar qė tė mė dėrmonin pabesisht dhe se s'ishte vetėm punė jete por edhe nderi. Dhe u binda qė Ministri nuk pati gisht nė kėtė mes, porse Fadil Paērami. Dhe mė kapi pendesa qė nė leksionin mbi Lame Kodrėn isha sjellė i rreptė dhe jo i drejtė", thuhet nė kujtimet e Luarsit lidhur me dėnimin e shkrimtarit Andrea Varfi, pėr tė cilin, ai bėn pėrgjegjės e akuzon direkt, Fadil Paēramin.

    Letėr Mehmetit, pėr Petro Markon
    Sipas kujtimeve tė Skėnder Luarasit tė pėrmbledhura nė librin e tij tė pabotuar me titull "Ē'kam parė e dėgjuar", si dhe tė dokumenteve e letrave tė panumurta qė pėrbėjnė koresopdencėn e tij me kolegėt shkrimtarė e personalitetet e larta tė udhėheqjes sė Byrosė Politike, tė cilat disponohen nga familja e Luarasi, shihet qartė se Skėnderi jo vetėm nuk ka pasur cmirė pėr kolegėt e tij shkrimtarė, por pėrkundrazi ai shpesh herė ka ndėrhyrė pėr t'i mbrojtur ata dhe pėr t'i shpėtuar nga burgu. Njė nga ata shkrimtarė tė njohur qė ėshtė interesuar Luarasi, ka qenė edhe i famshėmi Petro Marko, me tė cilin ai njihej dhe kishte miqėsi tė thellė qė nga koha kur tė dy kishin shkuar vullnetarė pėr tė luftuar nė Brigadat Internacionaliste nė Luftėn e Spanjės. Pėr mikun e tij tė ngushtė Petro Marko, mė 13 gusht 1975, Skėnder Luarasi i pati dėrguar njė letėr kryeministrit Mehmet Shehu, ku i shkruante: "I dashur shoku Mehmet. 18 korrik e kalova nė Pogradec. Me mallėngjim m'u kujtuan fytyrat e shokėve tanė tė Spanjės, qė nuk do t'i shohim mė kurrė. Mė fal qė po guxoj tė pyes ndė duhet tė bėjmė ndonjė gjė pėr kujtimin e dėshmorėve tanė me rastin e 40-vjetorit tė Luftės sė Spanjės. Me respekt e dashuri Skėnder Luarasi. P.Sh. Familja e Petro Markos ėshtė nė dėshpėrim tė plotė. Ju lutem tė tregoni zėmėrgjerėsinė tuaj edhe kėsaj here dhe shpėtoeni! Ju lutem! (firma e Skėnder Luarasit).


    ---------------

    I biri Petro Ninit te Madh ..Profesor Luarasi i lutet cobanit te Corrushit qe sherbente si QEHAJA i Bac Enverit ..te shpetoje nga Disgracia Petron e Madh..

    YYytt.. regjim kopukesh.. si ciflig e trajtuan Atdheun..
    I kane bere lemsh intelektualet..qe te hane njeri tjetrin..


    .......

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ne vazhdim artikulli i pare i ketij Dossier-i te gazetes shqiptare.





    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon kujtimet e panjohura tė Profesor Skėnder Luarasit lidhur me marrėdhėniet e kontraditat me kolegėt shkrimtarė dhe udhėheqjen e Byrosė Politike

    "Si e vodhėn dhe e falsifikuan jetėn e veprėn e Migjenit"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi


    Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, emri i babait tim, Skėnder Luarasit dhe vepra e tij krijuese, u lanė nė heshtje dhe ai pėr fije tė perit i shpėtoi burgut, ndoshta dhe pėr faktin se babai i tij, Petro Nini Luarasi, kishte hapur tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri. Por ėshtė e krejt e pamoralėshme qė ai qėndrim i mbajtur ndaj tij nė periudhėn e regjimit komunist, tė vazhdohet tė mbahet edhe sot nga instanca tė ndryshme tė zyrtare apo tė fushės sė letrave shqipe, siē ėshtė rasti i gazetės "Drita" tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, e cila me anė tė njė artikulli spekullativ tė datės 13 prill 2003, ka shtrembėruar e fallsifikuar tė vėrtetėn nė lidhje me zbulimin e botimin e "Vargjeve tė lira" tė Migjenit".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 40-vjeēari Petro Luarasi, djali i vetėm i profesorit tė famshėm, i cili proteston nė lidhje me fallsifikimet qė vazhdojnė t'i bėhen jetės e veprės sė babait tė tij, Skėnder Luarasit. Po kush ishte Prof. Luarasi, cila ishte e kaluara e tij dhe ēfarė marrėdhėniesh e kontraditash pati ai me kolegėt e tij shkrimtarė, si: Mitrush Kuteli, Dhimitėr Shuteriqi, Vehbi Bala, Gjovalin Luka, Andrea Varfin, Drago e Llazar Siliqi, Aleksandėr Xhuvani, Qemal Draēini e deri tek Ismail Kadareja? Si u manipulua vepra dhe jeta e Migjenit duke e paraqitur atė se frymėzohej nga idetė komuniste tė shokėve tė tij, Qemal Stafa, Vojo Kushi etj dhe si protestoi pėr kėtė fallsifikim Skėnder Luarasi? Si deshėn ta dėnonin Luarasin dy kolegėt e tij shkrimtarė, pėr ēfarė e akuzuan ata dhe si shpėtoi ai pas ballafaqimit me Ramiz Alinė? Ēfarė thuhet nė kujtimet e Skėnder Luarasit nė lidhje me nėpėrkėmbjen qė u bėhej shkrimtarėve tė njohur Mitrush Kuteli, Andrea Varfi e Qemal Draēini nga kolegėt qė drejtonin Lidhjen e Shkrimtarėve dhe si u vidhej vepra e tyre pasi ata kishin pėrfunduar burgjeve? Cilat ishin kontraditat e Skėnder Luarasit me Enver Hoxhėn nė lidhje me Luftėn e Spanjės dhe ēfarė i kėrkoi Luarasi Mehmet Shehut pėr Petro Markon? Pėr tė gjitha kėto mistere e plot fakte tė tjera nga jeta e Skėnder Luarasit, na njeh i biri i tij, Petro Luarasi, nėpėrmjet kujtimeve tė babait tė tij dhe arshivės sė familjes qė pėrbėhet prej qindra fletėsh, me letra, dokumente zyrtare, kujtime, protesta, replika, diskutime, korespodenca, fotografi e shėnime tė ndryshme, ku bėhet fjalė pėr lidhjet e marrėdhėniet e tij me kolegėt shkrimtarė e artistė e deri tek personalitetet e larta tė udhėheqjes komuniste si Mehmet Sheheu, Ramiz Alia, Fadil Paērami Manush Myftiu, Hysni Kapo etj. Pas njė pėrzgjedhje tė kėtyre materialėve dokumentare qė na dorėzoi zoti Petro Luarasi, duke u nisur nga ideja e vetme e ndriēimit tė sė vėrtetės, ne e pamė tė udhės botimin e njė pjesė tė tyre, tė cilat pa dyshim mendojmė se i shėrbejnė dhe qėllimit qė i kemi vėnė vetes pėr kėto faqe specilal nė dossierin e rubrikės historike.


    Njohja e Luarasit me Migjenin

    Lidhur me njohjen dhe takimin e parė me Migjenin, tė cilin si shumė letrarė tė tjerė tė viteve '30 qė e kishin si idhull, prof. Skėnder Luarasi ka lėnė shumė kujtime tė shkruara me dorėn e tij. Atė afeksion qė kishte pėr Migjenin, prof. Luarasi e tregoi edhe me martesėn qė ai bėri disa vjet mė vonė, me tė motrėn e tij, Ollgėn, martesė nga e cila ata patėn tre vajza. Nė kujtimet e tij pėr shkrimtarin e madh, i njohur si "Poeti i mjerimit", i cili u nda nga kjo botė nė moshė fare tė re, prof, Skėnder Luarasi nė mes tė tjerash ka shkruar: "Njė rasti e mbarė e solli qė ta njoh personalisht Migjenin, transferimi im nė gjimnazin e Shkodrės nė vjeshtėn e 1934. Ishin kohė tė vėshtira se nė rradhė tė parė, nė asnjė qytet tė Shqipėrisė nuk ziente pėrēarja fetare me aq fanatizėm sa nė Shkodėr. Tė dielėn e parė time nė atė qytet, kur dolla nga zyra e konviktit tė piqesha me njė nga miqtė e mij shkodranė, vura re kujdestarin e konviktit tek po i ndante nxėnėsit nė dysh. E pyeta se ēpo bėnte dhe mė tha se ata nė rradhė do t'i shpinte nė kishė. Ndėrkohė miku im erdhi dhe duallėm tė shėtisim: kur ia afruam kafe "Parkut" ndaloi te rruga kryq, ku po afrohej njė djalosh, e mė foli: "Do tė njohė me njė koleg tė ri, mėsues nė Vrakė, shumė i mirė…ortodoks". Takimi im i parė me Migjenin ish i shkurtėr, por mė gėzoi se gjeta nė kėtė djalosh njė njeri qė qėndronte mbi dasitė fetare. Mė vonė u binda se Migjeni kish tė drejtė se pėrbindėshi mund tė rrėzohej vetėm me njė goditje tė fuqishme si ato qė dha Migjeni vetė. Ato ditė e dėgjova pėr herė tė parė emrin e Migjenit, por edhe pseudonimi i i tij ato ditė nisi tė mė bėhej mė familjar". Kėshtu e pėrshkruan Skėnder Luarasi nė kujtimet e tij takimin e parė me poetin e famshėm, Migjenin, (Millosh Gjergj Nikollėn) tė cilin ai, ndonėse e takoi edhe vetėm tre herė tė tjera., lidhi njė miqėsi tė ngushtė. Lidhur me takimin e fundit qė pati Skėnderi me Migjenin, nė kujtimet e tij ka shkruar: "Mė parė se t'i linim shėndenė njeri-tjetrit, Migjeni dhe unė bėmė njė shėtitje nė Fushėn e Shtojit. Duke qenė se Migjeni mė ish imponuar si personalitet i fortė, si talent i fuqishėm, u bėra njė nga admiruesit mė tė zjarrtė tė poetit. Kėtu pėr herė tė parė ia ēfaqa mendimin tim tė fundit pėr vlerėn e madhe tė veprės sė tij dhe e kėshillova tė mblidhte poezitė qė kish botuar nė revistat e ndryshme dhe t'i pėrmblidhte nė njė numėr. Dhe Migjeni ma pranoi idenė por shtoi se kishte vėshtirėsi tė ndryshme pėr botimin e tyre, duke u nisur qė nga ana financiare. Para se tė ndaheshim, unė i premtova se do tė mundohesha tė bėja diēka pėr botimin e veprės sė tij", ka shkruar Luarasi nė lidhje me takimin e fundit qė pati ai me Migjenin, tė cilit i sugjeroi qė tė botonte nė njė libėr mė vete "Vargjet e lira" dhe ndihmėn qė do i jepte ai pėr atė gjė. Aty nga viti 1936, Skėnder Luarasi bisedoi me njė nga botuesit e asaj kohe duke paguar dhe kaparin pėr botimin e "Vargjeve tė lira". Por ai nuk mundi qė ta ēonte deri nė fund pėrpjekjen e tij pėr botimin e atij libri, pasi nė dhjetorin e vitit 1936, ai iku pėr tė luftur nė Spanjė dhe ai libėr nuk e pa dritėn e botimit edhe si rezultat i ēensurės qė erdhi nga ndryshimi i qeverive nė Tiranė. Por njė pjesė e tyre qė ishte shtypur, i shpėtoi censurės e ra nė duar tė rinjsh, qė e daktilografuan nė mijra kopje.


    Kush ishte Profesor Skėnder Luarasi

    Skėnder Luarasi u lind mė 19 prill tė vitit 1900 nė fshatin Luaras tė Kolonjės prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sė tij, e cila para viteve 1850, ka qenė e njohur me mbiemėrin Kostallari. Babai i Skėnderit, Petro Nini Luarasi, ėshtė i njohur si mėsuesi qė hapi tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri qė nė 7 marsin e vitin 1872, ditė e cila ėshtė simbolizuar mė festėn e mėsuesit. Nėna e Skėnderit quhej Lino Sevo dhe nga martesa me Petro Ninin ata patėn gjashtė fėmijė: Thomaidha, Shega, Dhimitri, Skėnderi, Pirro dhe njė vajzė e cila vdiq shumė e vogėl. Nga pesė fėmijėt e Petro Ninit, vetėm tre patėn fatin tė jetonin gjatė, pasi Thomaidha e Pirro vdiqėn fare tė vegjėl. Petro Nin ia vuri emrin Skėnder djalit tė tij, pėr nder tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastriotit dhe kumbari i tij ka qenė poeti i madh Naim Frashėri, i cili kur mėsoi lindjen e djalit tė mikut tė tij, u shpreh: "Rroftė 100 vjet dhe i ngjaftė tė tet". Mėsimet e para, Skėnderi i mori nga i jati i tij, nė qytetin e Korēės nė vitin 1909 dhe nė fshatin Negovan nė vitin 1911. Kur kisha ortodokse dhe shovinistėt greke e helmuan Petro Ninin dhe e mallkuan publikisht atė, Skėnderi i vogėl u dėrgua pėr tė studjuar nė "Robert Kolezh" tė Stambollit. Nė vitin 1914, Skėnderi shkoi nė SHBA dhe u regjistrua nė "Easton Akademi" tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1916 dhe po atė vit ai ndoqi "Amerikan Internacional Kolezh Spring-field. M", tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1918. Gjatė asaj kohe qė ishte nė atė kolegj, ai themeloi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes sė Studentėve shqiptarė dhe editor i gazetės "Stdenti". Kur u kthye nė Shqipėri, nė vitet 1920-1922, ai punoi si mėsues nė Qarkun e Elbasanit nė shkollat qė u hapėn nga Kryqi i Kuq amerikan. Nė vitet 1922-1926, Skėnderi studjoi dhe u diplomua nė gjimnazin klasik tė Freishtadt tė Austrisė dhe nė vitet 1926-1930, ai u diplomua nė fakultetin e Filozofisė sė universitetit tė Vjenės. Gjatė asaj periudhe, ai ishte kryetar i shoqėrisė "Albania" dhe editor i revistės "Djalėria". Nga viti 1930 e deri nė 1936, Skėnderi punoi si mėsues nė shkollėn teknike tė Tiranės, nė Institutin Tregtar tė Vlorės dhe nė atė tė Shkodrės. Gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, pėr shkak tė pikpamjeve tė tija antimonarkiste, Skėnder Luarasi u pėrndoq dhe u burgos tre herė. Nė vitin 1936 ai ishte i pari shqiptar qė shkoi pėr tė luftuar nė brigadat internacionaliste tė Spanjės, ku kreu disa detyra si: pėrgjegjės i pėr vullnetarėt shqiptarė pranė Shtabit, pėrgjegjės i propagandės e censurės, botues i gazetės "Vullnetari i Lirisė" nė gjuhėn shqipe etj. Po kėshtu nė atė kohė ai pėrgatiti dhe drejtoi disa emisione radiofonike nė gjuhėn shqipe, nga Radio-Madridi e Barcelona. Nga viti 1939 e deri nė vitin 1944, Skėnder Luarasi vuajti nėpėr kampet e pėrqėndrimit nė St, Cyprien, Gurs, Vernet e Bordo dhe nė qershorin e vitit 1945 ai u kthye nė Shqipėri ku u zgjodh si deputet i Kolonjės nė Kuvendin Popullor. Ai qėndroi vetėm njė legjislaturė si deputet, pasi pikpamjet e tij liberal-demokrate binin ndesh me politikėn e regjimit komunist nė fuqi dhe pėr shkak tė tyre ai u dėrgua pėr tė punuar si mėsues nė shkollat fillore, por nuk pranoi dhe pas shumė pėrpjekjesh, u lejua tė punonte si mėsues i shkollave tė mesme dhe nė punė tė tjera. Nga viti 1946 e deri nė vitin 1967 kur e nxorrėn nė pension, Skėnder Luarasi punoi si mėsues e historian, nė komisionin pedagogjik, nė gjimnazin "Qemal Stafa", nė Ndėrrmarjen e Botimeve e Institutin e Shkencave, nė shkollėn Pedagogjike, nė Liceun Arstistik "Jordan Misja" dhe nė Fakultetin e Histori-Gjuhėsisė, ku hapi pėr herė tė parė degėn e anglishtes. Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, deri kur ndėrroi jetė nė vitin 1982, pėr shkak tė natyrės sė tij jokonformiste, Skėnder Luarasi pati shumė probleme e peripecira tė ndryshme dhe shpėtoi pėr fije nga burgu. Tė gjitha ato i erdhėn vetėm pėr shkak tė shpirtit tė tij rebel dhe mos pajtimit me vijėn politike qė ndiqej nga regjimi nė fuqi, sidomos nė arte, letėrsi e histori, ku ai shpesh pati konfrontime dhe debate tė ashpėra me kolegėt e funksionarėt e lartė tė udhėheqjes, nga lufta qė zhvillonte pėr mbrojtjen e tyre nga shtrėmbėrimet e fallsifikimet qė u bėheshin. Qė nga viti 1917 kur filloi veprimtarinė letrare, e gjatė gjithė jetės sė tij, Skėnder Luarasi pati njė krijimtari tė gjerė, duke lėnė tė shkruara dhe tė botuara me dhjetra libra, nė fushėn e historisė, poezisė, prozės, romanit, novelės, e pėrkthimeve tė ndryshme nga kryeveprat e letėrsisė botėrore. Por e gjithė ajo punė krijuese e Prof. Luarasit, u la nė heshtje dhe emri i tij nuk figoronte as nė Fjalorin Enciklopedik qė doli nė vitin 1972 dhe as nė Historinė e Letėrsisė Shqipe. Nga fundi i viteve '70, Enver Hoxha e atakoi me emėr Skėnder Luarasin nė veprat e tij dhe ajo gjė u bė shkak qė karshi tij tė mbahej njė qėndrim i ashpėr nga instancat zyrtare tė regjimit. Kjo gjė u reflektua edhe nė vdekjen e professor Luarasit nė 27 janarin e vitit 1982, ku nė varrimin e tij nuk mori pjesė asnjė nga udhėheqja e lartė, ndonėse shumicėn e tyre ai i kishte pasur nxėnės. Po kėshtu pėr tė penguar ardhjen e shumė njerėzve nė funeralin e Skėnder Luarasit, organet kopetente e urdhėruan familjen e tij qė ta bėnte varrimin e tij, vetėm pak orė pas vdekjes, ashtu siē dhe u bė nė realitet. Vetėm pas viteve '90 me shėmbjen e komunizmit nė Shqipėri, pati njė rivlersim tė figurės sė Prof. Luarasit dhe veprės sė tij, duke e nderuar veē tė tjerave (nė vitin 1996) edhe me titullin mė tė lartė "Nderi i Kombit".


    GSH

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dita thx per Shkrimin qe solle.

    Dita ku eshte Eni??

    Duku thuaj..mos avullo gerxheve te perandorise se Franc Jozefit....lol.



    Nja dy llafe tani nga koka ime se ky Kaloshi e kthen kaloshinen ndoj here pak si shtrembet.. Nejse..

    Figura e profesor Skender Luarasit eshte shume interesante.

    Ai eshte autori i vargjeve te famshme..

    Te rrebte bijte e Shqipes..
    .......................................

    .....................

    ...qe jane nga Bajroni por qe Luarasi ja dhuroi Shqiptareve qe ne vitet 30 e te cilat i ka qare.. ne Shqip.
    Ai eshte frymezuesi i Rinise Shkodrane e Tiranase ne ato vite te kohes Zogut me idet iluministe te Shilerit, Getes etj te cilat ai i perktheu aq bukur.

    Qemali ben hartimin ku bazohet ne vargjet qe i shkruan profesor Skenderi ne drras te zeze..

    E vjetra shembet..
    Nje bote e re lind germadhash..

    etj etj nga Shileri i Shturm und drang..etj..se smarr vesh gjermanisht.. nejse..

    Ndonse ai simpatizonte Ide te majta (ne ate kuptimin qe ai kish per te majten) Ai mbetet nje Mesues i Madh e nje intelektual i guximshem e i rralle ne llojin e vete.
    Per cfare Bote i inspironte Skenderi Nxenesit e tije?

    Sigurisht per nje Bote si EUROPA Demokratike e ketyre dekadave te fundit e aspak per Boten Staliniste Enveriste..e as boten Nanoiste Neritan-Cekiste..


    Me jeten e tije Skenderi tregoi se ish vertet bir i Rilindasit te madh Petro NINI LUARASIT.
    Ai kurre nuk foli ate qe nuk ndjente.
    Ne vitet kur PPSH vendosi (sepse historia ne Shqiperi shkruhej me Urdhera nga lart) qe levizja e tije Rebele dhe Haxhi Qamili te zbukurohej nga Historianet si nje far Spartaku ose Pugacovi ishte Skenderi qe ngriti zerin e tije e hapur doli kunder direktives enveriste e tha se Rebelizmi i Haxhi Qamilit eshte anti kombetar e aspak progresist..
    Me kte akt burrerie ai meritoi Urrejtjen e "Te MADHIT" dhe ate e braktisen te gjithe.

    Skenderi me jeten e tije tregoi se Ai donte nje Shqiperi demokratike me nje shtet qe kujdeset per popullin e me nje Kulture e hapsire politike pluraliste. Ai nuk ishte per Sistemin stalinist dhe kete e dinte PPSH dhe prandaj e mbajti ate larg dhe te izoluar.

    Aty ne shkrim thuhet..

    "Pas njė pėrzgjedhje tė kėtyre materialėve dokumentare qė na dorėzoi zoti Petro Luarasi ( i biri Skenderit) , duke u nisur nga ideja e vetme e ndriēimit tė sė vėrtetės, ne e pamė tė udhės botimin e njė pjesė tė tyre, tė cilat pa dyshim mendojmė se i shėrbejnė dhe qėllimit qė i kemi vėnė vetes pėr kėto faqe specilal nė dossierin e rubrikės historike. "


    Po..i biri ka seleksionuar ( por jo pa qellim ne fakt) per gazeten ato pjese te letrave te Skenderit ku Skenderi ka debatuar me ca nenpunes- krijues te kohes se PPSH-se duke lene pershtypjen se ishin ata Armiqte e Skenderit.. por e verteta nuk eshte ashtu..
    Skenderin nuk e ka penguar as Vehbi Bala e as Gjovalin Luka.. te shkruaje e te shkelqeje..
    Gjovalin Luka e Vehni Bala nuk perbejne ne fakt tipat Inkuizitore te cilet i ka perzgjedhur i biri i Skenderit qe te zbuse inkuizitoret e vertete te Babait te tije..
    Gjovalin Luka, shok i Migjenit dhe Qemalit u dergj internimeve per dekada te tera ne Kohen e PPSH-se.
    Jane Ramiz Enver Shyteriqet qe ja kane mbajtur sqepin mbyllur Skenderit e qe nuk e lane te ngreje Koke..e te shpallte mendimet e tije Demokratike sa qe Gjalle..
    Megjithate ishte Kosova qe e nderoi Prof Skender Luarasin ne gjallje kunder deshires se Tiranes Staliniste.. Dhe Skenderi vdiq me te vetmen kenaqsi..qe te pakten ate e vleresuan ne Prishtinen e Dijes dhe Albanologjise..
    I biri i anashkalon keto si rezultat i komjukturave te sotme qe ka ai me PS dhe dhendri i tyre Neritan Ceka me Shtabin Rebelist te 97-tes.
    Ata nuk e permendin qe eshte Berisha qe e dekoron Prof Luarasin..dhe jo Ramizat e Agollat.

    Jam i bindur se po te ishte gjalle prof Luarasi me 96-97 -ten do ta kish denuar PS-ne e te birit e dhender Neritan Ceken e bandat e Vlores me fjalet..
    O te mallkuar e te shitur .. o tradhetare te Kombit..mu zhdukni nga syte..e do kish vdekur buze e zemer plasur..


    ...........

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH ( gazeta shqiptare)

    Vazhdon Shkrimi per birin e Petro Nini Luarasit ..prof Skender Luarasit.

    ------------

    DOSSIER V

    Pėr herė tė parė publikohet diskutimi i Skėnder Luarasit nė Konferencėn e Tretė tė Shkrimtarėve dhe akuzat e debatet me Shuteriqin e Musarajn si dhe letra qė i dėrgoi Enverit

    Luarasi letėr Enverit: "Ja pėrse e mbrojta Sejfulla Malėshovėn"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e katėrt tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet kujtimeve tė pabotuara tė Profesor Skėnder Luarasit, tė pėrmbledhura prej tė tij qė nė gjallje, nė librin e titulluar: "Ēkam parė e dėgjuar", u njohėm me metodat qė u pėrdorėn nga drejtuesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, si dhe zėvėndės ministri i Arsimit, pėr dėnimin e katėr shkrimtarėve tė njohur: Mitrush Kuteli, Andrea Varfi, Qemal Draēini dhe Petro Marko. Pėr dėnimin e kėtyre, Luarasi bėn pėrgjegjės dhe akuzon direkt Shuteriqin e Fadil Paēramin, tė cilėt sipas tij shfrytėzuan postet dhe ambicjet personale pėr tė arritur qėllimiet e tyre. Po kėshtu nė shkrimin e djeshėm, u njohėm edhe me letrėn e Skėnder Luarasit, dėrguar Mehmet Shehut nė gushtin e vitit 1975, ku ai i kėrkon ish-shokut tė tij tė Luftės sė Spanjės, qė tė ndėrhyjė dhe ta ndihmojė Petro Markon, bashkėluftėtarin e tyre tė Brigadave Internacionaliste. Nė atė kohė Petro Marko rrezikohej tė dėnohej pėrsėri me burg, pasi kishte dalė libri i tij me vjersha nga cikli "Pozia shqipe", tė cilin e kishte botuar Shtėpia Botuese "Naim Frashėri", ku drejtuesit e saj pa pyetur fare Petron, kishin mbledhur vjershat e tij tė botuara nė vitin 1934. Pas daljes sė atij libri, mė 7 prill tė atij viti, autori i tij u thėrrit nė njė mbledhje qė kryesohej nga Mantho Bala dhe Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, sė bashku me Drejtorin e Shtėpisė Botuese. Nė atė mbledhje Petro u godit rėndė dhe u pėrjashtua nga Lidhja, pėr poezitė qė kishte botuar nė kohėn e Zogut. Nė fjalėn e tij tė fundit, Petro Marko u tha" "Habitem se pėrse zgjodhėt datėn 7 prill tė mė komunikonit masėn e pėrjashtimit nga Lidhja, duke mė dėnuar pėr vjersha pėr tė cilat kam ngrėnė dru nga Musa Juka, Ministri i Brendshėm i Zogut. Por Petro i shpėtoi burgut, sepse e mori nė mbrojtje Mehmet Shehu, pas letrės sė Luarasit, por u dėnua shefi i poezisė, Dhimitėr Fullani.

    (vijon nga numri i kaluar)

    Lidhur me Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve ku Luarasi bėri akuza tė ashpėra ndaj Shuteriqit dhe qė mė pas u pėrjashtua nga Lidhja sė bashku me Malėshovėn e Ymer Dishnicėn, nė kujtimet e tij midis tė tjerash thuhet: "Mbledhjen zyrtare kur s'po merrnin pjesė tė huaj, e hapi Sekretari Dhimitėr Shuteriqi dhe ia dha kryesimin e saj, nėnkryetarit Shefqet Musaraj, i cili pėrpara nja njėqind anėtarėve lexoi raportin e tij tė gjatė me akuza rreth "opurtunistit" Sejfulla Malėshova. Tani kuptuam pėrse nuk u duk nė presidium edhe Kryetari i Lidhjes, atė e patėn rrėzuar nga pozita e tij mė pėrpara. Sa mbaroi Shefqet Musarai sė lexuari raportin, u ngrit Sejfulla Malėshova jashtėzakonisht i nevrikosur dhe kėrkoi t'i jepej fjalė pėr t'u pėrgjigjur akuzave. "Mjaft kemi dėgjuar zėrin tėnd prej korbi" i bėrtiti Shefqet Musaraj. Filloi njė grindje si te ēezmat e arave qėmoti nė Korēė midis grash qė kėrkonin tė pranditnin njera-tjetrėn. Kjo m'u duk e pėshtirė nė njė mbledhje tė lartė intelektualėsh, sidomos ajo e folur cinike e dy tre vetave tė Komitetit, mė bėri tė kėrkoj fjalėn ku thashė: "Jemi demokratė dhe punėt duhet t'i zhvillojmė sipas rregullave parlamentare. Ketu jemi mbledhur tė kėrkojmė llogari prej Komitetetit tė Lidhjes. Qė nė fillim shohim se Kryetari paska qenė ēkarkuar pėrbrenda komisjonit dhe mbledhjen e ēeli sekretari i cili ia dha drejtimin e mbledhjes nėnkryetarit, nė vėnd qė t'ia linte delegatėve qė tė zgjidhnin njė "chairman" dhe pastaj tė lexohej dhe tė gjykohej raporti. Tė gjithė sa jemi antarė tė Lidhjes, kemi tė drejtė tė kėrkojmė fjalėn dhe tė na jepet. Na intereson tė dimė ē'ka tė na thotė ish-kryetari i pushuar nė mėnyrė tė jashtėzakonėshme. Nė gjyq edhe njė krimineli i jepet e drejta tė thotė fjalėn e fundit. Pas fjalės sime, Gjeneral Bedri Spahiu urdhėroi: "Seanca mbyllet e hapet pasdreke". Udhės tek ecja pėr nė shtėpi, mendova nė s'do t'ishte mė mirė tė kisha ndjekur porosinė e njė shoku qė mė kėshilloi tė mos ēaja kokėn pėr hallet e botės. Porse m'u kujtua ē'pata thėnė nė Kongresin e Parė tė Frontit Demokratik "Tė vrasim indiferentizmin kudo qė ta hasim".

    Akuzat ndaj Shuteriqit
    "Mė nė fund ia dhanė fjalėn Sejfulla Malėshovės, alias poeti Lame Kodra, qė shkruante njė shqipe tė pastėr tė bukur, por e fliste keq, e copėronte. Kur foli, anėtarėt e komisionit e ndėrprisnin herė pas here, e qeshin dhe e pėrqeshnin. Qenė dehur prej keqdashjes. Ish-kryetari e mbylli fjalimin duke thėnė se pėr ēdo vendim dhe ēdo veprim, e patėn marrė sė bashku me miratimin e tė gjithėve dhe po ashtu duhej ta mbanin dhe pėrgjegjėsinė. Nė senacėn e fundit tė Konferencės sė Tretė, kryesia e mbledhjes, Shefqet Musaraj, propozoi ndėr antarėt e rinj edhe ata tre tė vjetrit. Pėrsėri kėrkova fjalėn dhe ma dhanė. Thashė: "Propozimet duhen tė bėhen prej delegatėve dhe jo prej kryesisė sė komisionit tė vjetėr. Nė komisjonin e ri jam kundėr rizgjedhjes sė tre tė vjetėrvet. Jap arsyet: Dhimitėr Shuteriqi ėshtė tip diplomati qė e kthen fytyrėn nga tė fryjė era. Ai flet, punon dhe shkruan me duplicitete. Nė "Drejtimet letrare" 1936, ai me arrogancėn e njė dhiksionimi i rekomandon rinisė shqiptare tė studjoi filozofinė Durkehim dhe pedagogun Devenj, se pa filozofinė dhe pedagogjinė e tyre do t'i kemi punėt keq nė shkollėn tonė. Letrarėve shqiptarė tė asaj kohe u rekomandon poetin Ernest Koliqi, skuthin e fashistėve nė Shqipėri, se "vetėm ai sheh drejt" nė udhėn qė duhet tė shkonjė pėrpara rinia shqiptare. Nė konkursin e hymnit mbretėror nė vitin 1937, marshi me pseudonimin "Shpati" ėshtė i tij. Kėtė marsh, Dhimitėr Shuteriqi, adhurues i Mustafa Krujės, tė cilit ia dedikon edhe njė ekzemplar tė vjershave tė tija me fjalėt "lėvruesit tė madh tė gjuhės shqipe, me pėronjėsi tė thellė"- kėtė marsh them, ditėn e 28 nėntorit 1937, shkoi nė Grenobėl, Nė Genevė, pėr ta kėnduar nė darėkn e kryekonsullit tė Naltmadhėnisė sė tij, Zogut tė parė. Tė na thotė Dhimitėr Shuteriqi se nė cilin plaf politik ka fjetur, me Mustafa Krujėn, (tė cilit i ka dedikuar kėtė libėr) apo jo. Unė pa mbaruar fjalėn, kur Dhimitėr Shuteriqi ndėrhyri: "Unė vėrtetė fjeta atė natė nė shtėpinė e Mustafa Krujės nė Genevė, por nuk bėra politikė, lojtėm letra, ja pyesni dhe …Dhimitėr Shuteriqi nuk e kishte mbaruar fjalinė, kur Bedri Spahiu i bėrtiti: "Mos iu pėrgjigj" dhe mua: "Skėnder, Skėnder! Mos kritiko, po bėj autokritikė! Dhe ktheu nga udha qė ndjek se do biesh nė greminė! Ku ishte t'i, kur Dhimitėr Shuteriqi luftoi pėr Shqipėrinė!". "Ky", iu pėrgjigja, "Pėr Shqipėrinė nuk jep asnjė fije flokėsh tė tij tė brillantosur. Dhe mos e dini ju jua jap unė adresat se ku ėshtė fshehur Dhimitėr Shuteriqi nė Berzosh e nė Polis gjatė lėvizjes nacional-ēlirimtare. Ju duhet ta dini se ku isha unė asaj kohe. Mua tė mos mė krahasoni me kėtė skuth tė Ernest Koliqit e Mustafa Krujės, por me ndonjė oficer shqiptar i cili qe betuar tė mbronte flamurin e Skėnderbeut, por nuk dimė se ku u ndodh ditėn e 7 prillit". "Ēdo tė bėje ti atė ditė?". "Do tė shkoja nė Durrės te Mujo Ulqinaku". "Po a do tė shkoje nė Gramoz kundra monarkofashistėve grekė?". "JO". "Pėrse jo?". "Se do tė kisha mbetur i vrarė nė Durrės pėrkrah Mujo Ulqinakut. Sa pėr autokritikėn, ē' kėrkoni prej meje? Apo t'i them se mė vjen keq qė nuk u ndodha nė Tiranė. Do tė kisha fituar para duke pėrpiluar antologji fashiste tok me Dhimitėr Shuteriqin, duke ndihmuar koloninė italiane ditėn e 6 prillit, duke bredhur me "Fiat"-in e regjentit fashist nėpėr Labėri qė t'i ēonja bashkėatdhetarėt e mi tė luftonin pėrkrah ushtarėve tė Musolinit kundėr grekėrvet siē bėri Shefqet Musaraj". Sharjen mė tė madhe nė Konferencėn e Tretė ma bėri Dhimitėr Shuteriqi kur nė fjalimin e tij tha se unė isha shkrimtar pa parime dhe se nė fushėn e letrave nuk kisha bėrė aq sa mund tė ngrinte njė milingonjė. Jo qė nuk u zėmėrova nga kjo sharje, por edhe qesha me pėrbuzje", thuhet nė kujtimet e Luarasit lidhur me pėrplasjen e tij me Shuteriqin nė Konferencėn e Tretė tė Shkrimtarėve, e cila mė pas miratoi rezolutėn ku thuhej: "Nė mbledhjen e Komitetit drenjtonjės, mė 10 qershor, shoku Shefqet Musaraj foli mbi kriteret qė ndoqi sekretariati dhe parashtroi tė pėrjashtohej Sejfulla Malėshova, Ymer Dishnica dhe Skėnder Luarasi, pėr qėndrimin e tyre armiqėsor kundrejt Partisė e vijės sė saj nė letėrsi tė manifestuar nė Konferencėn e Tretė". Lidhur me kėtė, rezolutė, Luarasi ka shkruar: "Kjo qe njė akuzė shumė e rėndė pėr mua, por tė vėrtetėn do ta zbulonte koha. Dhe u pėrgjėrova t'i pėrēmoja kėta laspangjerė qė mė quanin shok, por prapa kurrizit mė hapnin varrin e mė merrnin nderin nėpėr kėmbė".

    Letra pėr Enverin
    Peripecitė qė Skėnder Luarasi pati nė Konfernecėn e Tretė, e ndoqėn nga pas gjatė gjithė jetės sė tij, saqė edhe vetė Enver Hoxha e atakoi atė disa herė nė veprėn e 6 dhe 23, lidhur me Konferencėn e Tretė dhe studimin e Luarasit pėr Haxhi Qamilin, tė cilin Enveri e merrte nė mbrojtje. Pas kėsaj Luarasi i dėrgoi njė letėr Enver Hoxhės, nė tė cilėn i shkruante: "Fort i nderuari shoku Enver. Nė referatin tuaj Vol.VI faqe. 351, lexova paragrafin "Nė Konferencėn e Shkrimtarėve pati edhe ndonjė element si S.L. (Skėnder Luarasi) qė bėrtiste tė lejohej Sejfulla Malėshova se " te ne ka liri fjale". Tipa si ky kanė njė kuptim borgjez pėr lirinė e fjalės dhe janė gati qė nė emėr tė saj tė mbrojnė e tė kėnaqin interesat e tyre tė ngushta prej intelektuali tė sėmurė e arrivist pa princip". Jam i sigurtė shoku Enver, se kėto fjalė nuk janė autentikisht tuaja, po tė hequra nga raporti qė do t'i kenė dėrguar Komitetit Qėndror, Kryesia e Konferencės sė Tretė e cila pėrbėhej nga Mark Ndoja, Dhimitėr Shuteriqi, e Shefqet Musaraj e tjerė, tė cilėt mė pėrpara, e kishin paraqitur kryetarin e Lidhjes si shkrimtar, si bir mė tė ēquar tė Shqipėrisė. 1. Unė s'kam patur tė bėj me Sejfulla Malėshovėn dhe po tė kisha bėrė njė akt tė pėrtej ēėshtjes socialiste, sikur tė kisha bėrtitur: "Tė mos lejohet Sejfulla Malėshova tė flaės se te ne nuk ka liri fjale". Ē'kuptim kam patur unė pėr lirinė e fjalės, kam provuar nė punėn time nė shkollė si arsimtar qė prej 1920 e gjer mė 1967. 2) Qė unė nuk kam ēarė kokėn pėr tė mbrojtur interesat e mija tė ngushta, ėshtė njė e vertetė qė as kam nevojė ta mbroj se e di gjithė bota: qė prej moshės sė njomė kam qenė edukuar tė mbroj e tė kėnaqem vetėm me mbarėvajtjen e interesit tė popullit shqiptar. 3. Nė kėtė paragraf etiketohem si intelektual i sėmurė. Si i tillė nuk mund tė kem qenė as para vitit 1960, se atėhere as do tė mė kishin emėruar Profesor nė degėn e Filologjisė. Nė fakultetetin e Filologjisė, i kam bėrė njė shėrbim tė madh Partisė, duke zbuluar punėn antiparti tė Stefan Priftit, i cili nė gjuhėn klasike greke ka dhėnė leksione fetare duke mos mė….duke mbaruar me O Dreė, shpresojmė tė qėndisėsh edhe kėshtu …nė krye t'ushtrisė dhe kėtė nė universitetin mė tė ri t'Europės qė …t'ishte edhe mė modern. Fjalėt "arrivistė pa principė" nuk janė pėr mua, ato janė pėr puthadorėt tė cilėt janė tė shumtė ndėr ato shtresa tė borgjezisė shiptare qė kanė bėrė tregėti mė intėresat e Shqipėrisė" , thuhet nė letrėn qė Skėnder Luarasi i ka dėrguar Enver Hoxhės, nė lidhje me kritikat qė Enveri i kishte bėrė atij nė veprėn e gjashtė, nė lidhje me mbrojtjen qė Luarasi i kishtė bėrė Sejfulla Malėshovės nė Konferencėn e Tretė tė Shkrimtarėve.

    Enveri kundėr Luarasit
    Pas asaj vepre, Enver Hoxha e sulmoi pėrsėri Skėnder Luarasin, duke e atakuar atė nė veprėn e tij tė 23, nė lidhje me Haxhi Qamilin, ku nė mes tė tjerash ka shkruar: "Bile trillimet e kėtyre antirebelėve arrijnė deri nė absurde dhe ilogjike. Sipas tyre, "rebelėt" u ngritėn pėr Turqinė qė e mbronin bejlerėt dhe pashallarėt, pra u ngritėn pse paskan dashur tė rronin nė varfėri, nė mjerim, nė uri, qenkan ngritur pėr tė mbrojtur xhelatėt e tyre, bejlerėt dhe feudalėt (meqėnse S.L. dhe Q. Ē.) pretendojnė se "rebelėt" nuk ngritėn dorė kundėr njė beu, ose feudali) qė kėta t'i shtypnin, t'i rripnin, t'i turpėronin mė mirė! Me tė vėrtetė kjo do tė thotė: "tė tė kenė lėnė fare trutė". I marshin tė keqen fshatarit tonė, ai e ka pasur kurdoherė kokėn plot dhe zemrėn e zjarrtė!. "Rebelizmi", s'ishte as "kaos" dhe as "bjeri t'i biem". "Rebelėt", armiqtė e "rebelizmit" i kanė quajtur "injorantė" ose "xhahilė", "fanatikė" se "hiqeshin" prej hunde, "s'merrnin erė nga politika" etj. Gjė qė s'ėshtė aspak e vėrtetė. E kundėrta vėrtetohet po tė interpretohen drejt dhe shkėncėrisht faktet. "Rebelėt kishin njė objektiv politik tė caktuar dhe qė konsistonte nė marrjen me violencė tė pushtetit politik nga duart e pashallarėve, feudalėve, bejlerėve dhe vendosjen e pushtetit tė tyre, tė fshatarėve, domethėnė, pushtetin popullor", ka shkruar nė mes tė tjerash Enver Hoxha nė veprėn e 23 (fq 144) ku ai i kundėrvihet Skėnder Luarasit dhe Qamil Ēelės, pėr studimet e tyre pėr Lėvizjen e Haxhi Qamilit, tė cilin Enveri e merr nė mbrojtje duke i bėrė njė shpjegim shkencėrisht, sipas tij.

    (vijon nesėr)

    --------gsh---------

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    DOSSIER VI

    Kujtimet e pabotuara tė Luarasit: "Kur fola mirė nė Lidhje pėr "Gjeneralin " e Ismailit, Musaraj mu drejtua: Na shpėtove pa tė dhėnė nje plumb kurrizit gjatė luftės, se nuk ishte ketu"

    Luarasi: "Si mė pėrjashtuan nga Lidhja, kur mbrojta Kadarenė"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e pestė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet kujtimeve tė pabotuara tė professor Skėnder Luarasit tė pėrmbledhur prej tij qė nė gjallje nė librin e titulluar "Ēkam parė e dėgjuar", u njohėm me Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ku ai qė nė fillimin e mbledhjes denoncoi kryesinė e Lidhjes, pėr pėrjashtimin e padrejtė qė i kishin bėrė Kryetarit tė saj, Sejfulla Malėshovės, tė cilit nuk pranonin qė t'i jepnin as fjalėn pėr t'u mbrojtur rreth akuzave qė i bėheshin nga Shefqet Musaraj. Nė senacėn e pasdites, Luarasi e mori fjalėn dhe propozoi qė tė mos rizgjidheshin nė Kryesinė e Lidhjes. Musaraj, Shuteriqi e Mark Ndoja, duke thėnė se kush votonte pėr ata tė tre, "shkelte mbi gjakun e dėshmorėve". Mė pas Luarasi akuzoi Shuteriqin pėr lidhje tė ngushta me Mustafa Krujėn, qė kishte bėrė himnin e Mbretit Zog e kishte fjetur me konsullin shqiptar tė Monarkisė nė Gjenevė. Po kėshtu, Luarasi akuzoi ashpėr dhe Shefqet Musarajn, duke i thėnė atij se kishte bredhur me makinėn e regjentit fashist italian nėpėr fshatrat e Labėrisė, pėr tė mbledhur djem tė rinj qė t'i ēonin nė frontin e luftės me Greqinė. Nė pėrfundim tė mbylljes sė asaj konference, u miratua njė rezolutė, ku u pėrjashtuan nga Lidhja, Luarasi, Malėshova, Ymer Dishnica, Kuteli, e Hafiz Ibrahim Dalliu. Nė darkėn e shtruar nė hotel "Dajti" nė mbyllje tė Konferencės, Luarasit ia kthyen tė gjithė kurrizin dhe e pranoi nė tavolinė, vetėm Bedri Spahiu. Po kėshtu nė shkrimin e djeshėm, u njohėm edhe me letrėn e Luarasit dėrguar Enver Hoxhės, ku ai i shkruante: "Unė nuk jam arrivist e nuk kam bėrė tregėti me idealet e Shqipėrisė".

    (vijon nga numri i kaluar)

    Mbron"Gjeneralin" e Kadaresė
    Nė kujtimet e pa pabotuara tė profesor Skėnder Luarasit, njė nga pjesėt mė interesante ėshtė edhe ajo ku ai flet lidhur me diskutimin krijues qė u mbajt nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, pėr romanin "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", tė Kadaresė, ku mes tė tjerash thuhet: "Mė 1948, po grindesha me Mark Ndojėn nė zyrėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr punė tė mos botimit tė jetės sė Migjenit. Nė grindje e sipėr me Mark Ndojėn, erdhi Shefqet Musaraj, na dėgjoi. "Mirė na e bėn", tha Musaraj, "se nuk ia treguam vėndin qė ditėn e parė kur shkeli Shqipėrinė tonė". Mė 1949 nė mbledhje e sipėr tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, ai u tha tė dyve, Mark Ndojės e Shuteriqit: "A s'kam patur tė drejtė kur thashė se kėtij duhet t'i kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit". Dhe m'u drejtua mua: "Ti je anarkist, ti. Do tė ta tregoj vėndin". Disa vjet mė vonė, nė njė mbledhje tė gjerė ku do tė bisedohej romani i Ismail Kadaresė "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" , Shefqet Musaraj e shprazi zemėrėn plotėsisht e botėrisht. Nė atė mbledhje pėr ēudi mė ftuan edhe mua dhe siē u pa mė nė fund qė tė mė shtinin nė kurth tė pėrgatitur prej disa anėtarėve tė Komitetit tė Lidhjes, nė njėrėn anė tė Fadil Paēramit e tė Koēo Vasilit dhe nga ana tjetėr tė shpejegohem: Nė atė mbledhje nė seancėn e parė folėn Trim Gjata dhe Kudret Velēa. Qė tė dy edhe se pse dhanė mendime tė ndryshme, qortuan autorin pėr atė pjesė tek e cila i zoti i shtėpisė ku bėhej dasma e priti mirė me nderime gjeneralin e Ushtrisė sė vdekur… dhe …"do tė bėnte mirė ta vriste dhe atė". Punė pėr ta. Musaraj qė kryesonte mbledhjen, gjatė pushimit mė pyeti mua ndė do tė thosha edhe unė nja dy fjalė. Pyetja u duk sikur m'u bė nė njė formė lutėse, dhe ju pėrgjegja se mund tė jepja edhe unė mendimin pėr kėtė roman, por ashtu nga funi i bisedave. Kur u ēel seanca e dytė, kryesonjėsi (Shefqet Musaraj) u ngrit e tha: "Tani do tė flaės Skėnder Luarasi". "Po mirė". Thashė: "Ky roman mė pėlqeu shumė. E lexova me njė frymė brenda 24 orėve. Njė natė tė tėrė nuk fjeta…Shtova se me "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", nis udha e romanit modern shqiptar…Nė stilin e tij duke menduar sipas atyre pak romaneve tė huaj qė kam lexuar, Ismail Kadareja mė duket se qėndron mė afėr Heminguejt…". Pse jo Shollohovit?", mė pyeti Ibrahim Uruēi. "Nuk e njoh Shollohovin", iu pėrgjigja. "Pse nuk e njeh", mė tha ai. "Ja nje znaju paruski". (Nuk di rusisht) "Pse se ke lexuar nė pėrkthimin shqip?" ma ktheu ai. "Nuk mė pėlqen ta lexojė njė vepėr letrare nga pėrkthimi i pėrkthimit tė pėrkthimit. "Donin e qetė" e ka lexuar nė bibliotekėn e Brigadave Internacionaliste nė Albaceta tė Spanjės. Por ju lutem, a s' mė thoni, pse mė ndėrprisni fjalėn nė mes?" Dhe vazhdova…Mė shumė u pėrqėndrova nė pėrshkrimin e dasmės, mbrojta mikėpritjen e fisnikėrisė sė babait tė dhėndėrrit, lėvdova zotėsinė artistike tė shkrimtarit q'e ka shpėtuar gjeneralin nga ndonjė krim (duke e patur vėnė atė nė dispozicion gjatė luftės) dhe karakterin e mrekullueshėm tė gjeneralit dhe tė priftit qė e shoqėronte. Nga gjithė episodet e bukura "thashė" mė mahniti qėndrimi i plakės Nicė dhe humanzimi i saj i lartė kur ua pėrplasi gjeneralit dhe priftit thesin me kockat e kolonelit: "Merri tė mallkuarat, se edhe kėto kockat e birit tė njė nėne janė!". Pershkrimi im qe i shkurtėr dhe e mbarova me fjalėt: "Kur mbarova sė lexuari kėtė roman, mė kapi malli e mė erdhi keq qė nuk u ndodha nė atdhenė tonė gjatė Lėvizjes Nacional-Ēlirimtare, se do tė kisha njohur Shqipėrinė duke ecur nė gjurmėt e partizanėve". Sa ndenja shesh, u ngrit kryesonjėsi i mbledhjes , e pėrballė 200-300 vetėve e tha: "Ti po tė kishe qenė kėtu gjatė lėvizjes sonė, do tė kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit!". Pėr tė parėn herė nė jetėn time ndjeva me ē'farė shpejtėsie vetėtime veprojnė shqipast e njeriut pėr vetė-mbrojtje. Ndėrsa ktheva sytė ndėr tė mėngjėr pėr tė vėnė re pėrshtypjen qė bėnė ato fjalė tė mallkuara nė fytyrėn e dėgjonjėsve (dhe vura re me kėnaqėsi se ato fjalė i ēuditnė si njė rrufe nė njė qiell tė kaltėr) veshėt mė zunė nė tė djathtė fjalėt e Fadil Paēramit, i cili rrinte nė fronin nė tė djathtėn time, qė tha: "Ja ēasti". Nė atė sekondė kur sytė mė panė atė nėnshtypje, e veshėt mė dėgjuan kėto dy fjalė dhe me vete mendoja si do tė filloja pėrgjigjien qė do t'i jepja Shefqet Musarajt, e Koēo Vasili pėrveshi llėrėt dhe m'u drejtua me fjalėt: "Nė ē'brimė miu ishte futur ti kur ne luftonim!…Nė ato ēaste njė personalitet u ngrit nė kėmbė dhe doli jashtė sallės, dhe pas tij edhe tė tjerė…Milto Sotir Gura mė zuri pėr krahu dhe mė tha tė shkonim. Kėshtu mori fund mbledhja. Mori fund mbledhja por fjalėt e Shefqet Musarajt dhe atė (Koēo Vasilin) qė nuk ia dija emrin. Prandaj vajta tė pyesja pėr tė nė Klubin e Shkrimtarėve. Pas meje hynė nė klub njė grup personash qė patėn marrė pjesė nė mbledhje, ndėr tė cilėt dhe dy kundėrshtarėt e mij. "Hajde, hajde, ē'profesor prisnim dhe ē'profesor na erdhi", tha Shefqey Musaraj duke shikuar lart me pikėllim. "Po ē'ke bėrė mė nė fund, ke bredhur", mė tha ai. "Dhe ti ke ndenjur nė Bankėn Kombėtare", ia ktheva unė". "Kam ndenjur, por i vura minat!", tha Musaraj. "Jo, nuk i vure minat. Ti ditėn e 6 prillit i ndihmove fėmijėt italianė tė vinin nė Ambasadėn fashiste qė tė shpėtonin nga "barbarėt shqiptarė". "Kush ta ka thėnė, Kush ta ka thėnė!", thirri Shefqet Musaraj, i goditur nė thembrėn e Akilit. "Kėtė do ta them nė gjyq, por t'i do tė mė thuash sa aspra tė Judės more". (Skėnder Luarasit i kishte thėnė K.T. se me porosi tė Kominternit ai kishte parė nė Bankėn e Romės paratė qė kishte marrė Musaraj nga italianėt si shpėrblim, duke i dhėnė dhe numrin e llogarisė) Dhe dola e vajta drejt e te avokati. "Shefqet Musarajn s'mund ta hedhėsh dot nė gjyq, se ėshtė deputet", mė tha avokati, "por edhe sikur t'ja heqin imunitetin, nė gjyq do t'u kėshillojn ėtė pajtoheni. A do t'i jepje dorėn pėr pajtim?" "Jo" iu pėrgjigja. "sa pėr Koēo Vasilin, atė do ta kėshilloj tė pėrdorė gjuhė mė tė zgjedhur nė biseda dhe tė lypė pardon. Por do tė vijė dhe ēėshtja e shpenėzimit, a do tė jesh gati qė tė paguash njė tė tretėn, njėlloj me ta?"…"JO". Tė nesėrmen e diskutimit mė lajmėruan se pėr qėndrim "tė papajtueshėm…me..", pėrjashtohesha nga Klubi i Lidhjes sė Shkrimtarėve", thuhet nė kujtimet e pabotuara tė Luarasit lidhur me pėrjashtimin e tij nga Klubi i Lidhjes sė Shkrimtarėve, pas debateve qė pati me Sekretarin e Lidhjes, Shefqet Musarajn.

    Incidenti me Enverin
    Profesorit tė famshėm e rebel. Skėnder Luarasi, qė nga viti 1945 kur u kthye nė Shqipėri e deri sa mbylli sytė pėrgjithmonė nė 27 prill 1982, nuk iu ndanė asnjėherė peripecitė dhe ai shpėtoi pėr fije tė perit nga burgu, ndoshta dhe pėr faktin e vetėm se ishte i biri i Petro Nini Luarasit, mėsuesit qė hapi tė parėn shkollė shqipe nė Shqipėri. Lidhur me kėtė, i biri i tij Petro, dėshmon: "Njė nga njerėzit qė e ka luftuar mė shumė babanė ka qenė Enver Hoxha, i cili pėrveē sulmeve tė fshehta, e ka sulmuar hapur edhe nė veprat e tija, si nė rastin pėr Haxhi Qamilin. Kontraditat e babait me Enverin patėn filluar qė nga viti 1945 dhe mundet qė ato tė kenė ardhur, pasi Enveri nuk e bėri dot pėr vete Skėnderin dhe nuk e manipuloi dot atė. Gjatė njė takimi publik nė atė kohė, Enveri i tha Skėnderit: "A mban mėnd kur unė tė nisa pėr nė Luftėn e Spanjės" dhe babai pėr tė mos e ofenduar sepse ajo gjė nuk ishte fare e vėrtetė, i tha se nuk i kujtohej. Enverit i interesonte ajo gjė, pra qė Skėnderi tė pranonte qė ishte nisur nė Spanjė prej tij, qė tė thoshte pastaj: "Ja, unė nuk vajta vetė pėr tė luftuar nė Spanjė, por ju dėrgova ju". Enveri kishte gėnjyer duke thėnė se ai e kishte takuar disa herė Ali Kelmendin dhe i kishte dhėnė atij direktivat pėr tė nisur vullnetarėt nė Luftėn e Spanjės. Babai e dinte se mund t'i vinte e keqja nė ēdo ēast prej Enverit, ndaj nuk fliste kurrė dhe i ruhej provokacioneve. Nė bisedat qė bėnte babai me nėnėn nė shtėpi, kur binte fjala pėr Enverin, nuk e thoshte me emėr, por "Korbi i zi". Disa herė i thonin babait se pėrse ai nuk e mbante portretin e Enverit nė shtėpi dhe babai i pėrgjigjej: "Unė nuk mbaj portretet e udhėheqėsve tė gjallė, por rrofshim shumė e vdekshim me vaft, sa pa bėrė ndonjė mėkat". Por Skėnderin e donin dhe e mbronin edhe disa antarė tė Byrosė Politike si Hysni Kapo, Mehmet Shehu e ndonjė tjetėr. Me rastin e 50-vjetorit tė Pavarsisė, babai shkoi nė Vlorė dhe aty Hysni Kapo e kapi pėr krahu dhe bashkė me Kadri Hazbiun e futėn nė mes e bėnė njė fotografi, tė cilėn porosit qė ta vinin nė ballin e stendės. Kaq u desh dhe babai jetoi disa kohė i qetė e pa ngacmime. Ai nuk ja harroi atė gjė Hysni Kapos dhe duke parė dashamirėsinė e tij, i shkruajti disa letra, ku nuk i kėrkonte favore pėr vete, por qė tė ndėrhynte pėr tė ndihmuar Aleksandėr Dakon, djalin e Kristo Dakos e Parashqevi Qirjazit, qė ia kishin marrė shtėpinė. Edhe Mehmet Shehut, babai nuk i kėrkonte favore personale, por i shkroi letėr sepse po e pengonin pėr botimin e librit tė Isa Boletinit. Kur vdiq Hysniu, babai i dėrgoi letėr Vito Kapos dhe portretin e Hysniut e vuri nė mur nė shtėpi me njė rrip tė zi. Por pas vdekjes sė Hysni Kapos, babai ishte pėsėri i rrezikuar nga Enver Hoxha. Kėtė gjė na e dėshmon qartė avokat i njohur Nafiz Bezhani nė librin e tij "Mėkatarėt" ku ndėr tė vetmit persona qė paraqet me emrin real, ėshtė Skėnder Luarasi. Bezhani thotė se me urdhėr tė Enverit, ishte vėnė njė agjent tė sprovuar tė pėrpunonte Skėnderin, ish-nxėnės i tij, porse me ndėrhyrjen e Kadri Hazbiut, ai u hoq dhe u ēua nė njė vėnd tjetėr, pasi nuk po e kryente mirė misionin e ngarkuar. Bezhani thotė se nuk ishte e vėshtirė qė tė mblidhje tė dhėna pėr tė mbushur dosjen e Skėnder Luarasit, pasi ai fliste hapur kundėr regjimit. Vitet e fundit tė jetės, babai u mbyll nė shtėpi dhe rrallė takohej me shokėt e tij tė afėrt, si: Petro Markon, Lasgush Poradecin, Andrea Varfin, Eqerem Ēabejn, Aleks Budėn, Zef Prelėn, Pirro Totozanin, Niko Taninin etj. Para vdekjes babai vuajti disa kohė nė spital, por kjo ėshtė temė tjetėr dhe nuk dua tė flas tani. Por ajo qė dua tė them ėshtė se kur babai mbylli sytė pėrgjithmonė nė paraditen e 27 prillit 1982, na erdhi dikush nė shtėpi dhe na tha: "Ėshtė mirė qė varrimin ta bėjmė sot nė drekė", dhe ashtu u bė, trupi i babait qėndroi nė shtėpi vetėm dy-tre orė dhe nė varrimin e tij nuk mori pjesė asnjė i dėrguar nga shteti, me pėrjashtim tė Aleks Budės qė erdhi privatisht", e mbyll rrėfimin e tij 40-vjeēari Petro Luarasi, pėr babanė e tij, Profesorin e famshėm e rebel Skėnder Luarasi, qė nuk i thurri kurrė himne regjimit, vdekja e tė cilit u lajmėrua vetėm pas njė muaji me tre rreshta nė revistėn "Nėntori".


    ................

    Aty thuhet mes tjerash...

    "Shefqet Musaraj tha: "Ti po tė kishe qenė kėtu gjatė lėvizjes sonė, do tė kishim dhėnė njė plumb prapa kurrizit!"""


    Ja filozofija e Terbaciotve te Tiranes.

    Prandaj e ben dhe revolucionin skafist ne 1997-ten..
    Nuk rrin ata pa vrare ne pabesi.
    Ne Gene e kane..


    ....

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Moderator !

    Ne se mundesh titull te ketyre shkrimeve ver " Profesor Skender Luarasi"...sepse nuk flet vetem per migjenin por dhe ceshtje te tjera..

    Gsh

    ....

    HISTORIA

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon pikpamjet e Enver Hoxhės dhe Mithat Frashėrit lidhur me Kryengritjen Fshatare tė Shqipėrisė sė Mesme e njohur si rebelizmi i vitit 1914

    Ja studimet e Enverit dhe Mithat Frashėrit pėr Haxhi Qamilin


    -----------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Kryengritja e Fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme e vitit 1914, apo siē ėshtė njohur ndryshe "Rebelimi i Haxhi Qamilit", ka qenė njė nga ngjarjet historike e cila qė gjatė viteve tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ka pas ngjallur debate tė shumtė nė mes historianėve qė u morėn me hartimin e pėrpilimin e historisė zyrtare tė Shqipėrisė, si dhe tė disa studjuesėve e historianėve tė tjerė qė e kishin atė ngjarje objekt tė punės sė tyre nė mėnyrė tė pavarur. Dy nga ata studiues e historianė qė nė studimet e tyre, mbronin pikėpamjen se Kryengritja e Haxhi Qamilit ishte njė rebelizėm dhe kryengritje antikombėtare, ishin Qamil Ēela (komunisti i parė shqiptar) dhe profesor Skėnder Luarasi. Nė fundin e viteve '50 kur ishte duke u diskutuar maketi i Historisė sė Shqipėrisė nė mes specialistėve dhe historianėve qė mbulonin atė periudhė kohore tė historisė sė popullit shqiptar, rreth asaj ngjarje historike shumė tė diskutuar, shfaqi pikpamjet e tij edhe vetė Enver Hoxha duke e analizuar atė hollėsisht deri nė detaje dhe se ēfarė kishin thėnė studjuesit e huaj e ata shqiptarė (Q. Ē dhe S.L.) pėr atė kryengritje. Ajo ngjarje historike, pra Kryengritja e Haxhi Qamilit, vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė ngjalli debate tė shumta midis historianėve dhe specialistėve tė Institutit tė Historisė e Akademisė sė Shkencave qė e kanė paraqitur atė nė tekstet zyrtare si dhe tė atyre qė mbrojnė versionin e kundėrt tė tyre. Lidhur me kėtė, pa marrė pėrsipėr qė tė ndajmė opinionin tonė duke u bėrė palė me njėrin ose tjetėrin version tė mbrojtur prej tyre, kemi zgjedhur pėr tė botuar pikpamjet e Enver Hoxhės, si dhe njė studim tė shkurtėr tė Mithat Frashėrit tė botuar prej tij nė revistėn "Diturija" (nr.6 fq.201-210) tė vitit 1928 dhe tė ribotuar sė fundi nga historianėt e njohur Sherif Delvina e Luan Malltezi.


    Enveri:

    Kryengritja e Haxhi Qamilit, faqe e ndritur

    Studimin e tij mbi atė ngjarje, Enver Hoxha e lexoi nė mbledhjen e Sekretariatit tė Komitetit Qėndror mė 31 janar tė vitit 1962, ku nė fillim tė fjalės sė tij u shpreh: "Ėshtė duke u diskutuar maketi i Historisė sė Shqipėrisė, i pėrpiluar nga historianėt tanė me talent, tė vjetėr dhe tė rinj, si Aleks Buda, Stefanaq Pollo etj. Diskutime janė kurdoherė shumė tė mira, shumė tė nevojshme, shumė tė frytėshme. Vetėm shokėt duhet tė kenė kujdes dhe tė mos influencohen ose "intimidohen" nga pseudohistorianėt demagogė qė pėrpiqen tė mbrojnė tė vjetrėn, duke veshur gėnjeshtrat me petka ultranacionaliste, dhe kėtė e bėjnė pėr tė ruajtur tabutė e vjetra dhe tė pabaza. Sipas mendimit tim, historianėt tanė qė kanė pėrpiluar maketin e Historisė sė Shqipėrisė, kanė bėrė njė punė shumė tė madhe, shumė tė mirė, shumė tė lavdėrueshme. Ju lumtė atyre. Ėshtė e vtemja dhe e para Histori serioze e Shqipėrisė. Kėta historianė premtojnė shumė dhe me veprat e tyre na nderojnė".. Pas kėtyre fjalėve, Enver Hoxha ndalet gjerė e gjatė duke shpjeguar pikpamjet e tija lidhur me atė kryengritje, ku midis tė tjerash shprehet: "Rebelizmi" i udhėhequr nga Haxhi Qamili, ishte njė luftė klase e fshatarėsisė sė varfėr dhe tė mesme, kundėr klasės sė feudalėve, pashallarėve, bejlerėve dhe agallarėve, pronarė tokash e privilegjesh nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė kryesorja dhe pikėrisht kryesorja fshihej nė atė kohė. Kryengritja fshatare pėr tė cilėn bėhet fjalė, u akuzua pro turke dhe antishqiptare, sepse nė tė morėn pjesė njė farė Musa Qazimi dhe Mustafa Ndroqi, turkomanė fanatikė dhe intrigantė, qė pėrdporėn ēėshtjen fetare dhe flamurin e Turqisė, jo pėr t'ia kthyer Shqipėrinė Perandorisė Turke, e cila kishte vdekur e s'ngjallej mė, por pėr tė frenuar qėllimet e kryengritjes fshatare dhe pėr tė minuar zhvillimin e saj. Kėto ishin tentative tė feudalėve dhe tė elementėve tė borgjezisė konservatore, tė "memurėve" qė fshatarėsinė ta mbanin nėn sundim dhe ta kishin rezervė tė tyre….Pra nuk ishte as ēėshtje e mbrojtjes sė qėllimeve tradhėtare tė Esad Pashė Toptanit, as ēėshtje e mbrojtjes sė njė farė Perandorie Turke, por ishte njė luftė klase, lufta e fshatarėve kundėr feudalėve dhe bejlerėve, natyrisht pėr tokėn dhe kur flitet pėr tokėn, flitet pėr atdheun, Kėtė nuk e tund asgjė…". "Pa bėrė analogjinė qė bėra mė sipėr, le tė qėndrojmė tash nė kohėn e sotme. Revizionizmi titist e tradhėtari Hrushov, ēfarė nuk po thonė pėr Partinė tonė, na quajn agjentė tė imperialistėve qė e shitėm vėndin tek tė huajt. Absurdidete tė kėtij lloji ska nevojė t'i zbulojmė se ėshtė lakuriq. Ne tash jemi tė rrethuar gjeografikisht si "rebelėt" dikur, nga armiq tė tėrbuar, po ata armiq, por Shqipėria s'ėshtė mė si nė kohėn e Haxhi Qamilit. Ajo ėshtė njė vėnd socialist qė udhėhiqet nga Partia e lavdishme e Punės, populli shqiptar tani ka miq tė mėdhenj, tė shumtė, sot rrojmė nė shekullin e leninizmit. Shqipėria e re e popullit, e Partisė heroike tė Punės, ecėn pėrpara kryelartė, nė rrugėn e lavdishme tė historisė sė saj. Pėr arritjen e kėsaj rruge kanė kontribuar edhe fshatėrėt revolucionarė tė Shqipėrisė sė Mesme me Haxhi Qamilin nė krye, nė kohėn e "rebelizmit". Prandaj neve nuk na falet qė pas kaq kohėsh, pas kaq luftrash dhe pėrpjekjesh, pas kaqė eksperience tė fituar nga populli dhe Partia, me gjak e me djersė, tė vazhdojė dhe tė njolloset njė nga faqet mė tė ndritura tė kryengritjeve fshatare tė vėndit tonė, tė vazhdohet tė errėsohet nga demagogėt dhe injorantėt "rebelizmi".


    Mithat Frashėri:

    Tre gjarpėrinjtė qė udhėhoqėn rebelimin
    Ata tė Konferencės, nė ėshtė se ranė lehtėzi nė godi pėr kontrollin ndėrkombėtar dhe oficerėt e huaj tė gjindarmėrisė, hoqėn mjaft vėshtirėsi pėr tė zgjedhur njė Sovran: kandidatura e princ Ėilhelm de Ėied u pranua me gėzim prej shqiptarėve dhe Fuqitė e Mėdha dukeshin nė aparencė tė bashkėta nė kėtė zgjedhje, tėrė duke pasur fshehtazi dhe nga njė kandidat tė dytė tė tyre. Njė brengė e madhe nga ana tjetėr, i kishte dalė Shqipėrisė si njė lungė e helmuar: nė qoftė se rėnia e Janinės kishte pasur pėr konseguencė pėrparimin e grekėve gjer nė Llogora, Gurin e Ylynecit dhe Guri i Prerė, ajo e Shkodrės u vazhdua prej lirimit tė njė pjese tė Shqipėrisė nga ushtritė serbe dhe malazeze. Mjerisht gėzimi i lirimit do tė shpėrblehesh fort lidhur me personin e Esadit. Ky njeri u bė foleja drejt sė cilės rrodhėn gjithė ē'mund tė kishte tė keqe nė Shqipėri: tradhti, konservatorizėm, ambicion, lakmim, neqezėri, shpagė, frikė prej dritės dhe sė mirės. Esadi, pėr tė cilin flitesh (se kishte bėrė - red) njė marrėveshje me shtetet fqinjė sa pa rėnė fare mirė Shkoda, u bė qendra e gjithė atyreve qė ndiqnin njė qėllim kundėr Shqipėrisė. Fuqia e tij i vinte aq prej shokėve tė brendshėm, sa edhe prej relacioneve tė jashtme: mbi intrigat qė kishte lidhur me Serbinė dhe Malin e Zi, pa vonuar shumė u shtuan edhe marrėdhėniet me Greqinė. Edhe kjo fuqi nefaste u instalua nė Tiranė, duke krijuar njė reaksion me emėr "Qeveria e Shqipėrisė sė Mesme". Nė kėto kondita dhe si kishte vėnė pak rregull nė punėt Komiteti i Kontrollit dhe oficerėt holandezė tė gjindarmėrisė arriti nė Durrės princ Ėeidi me titullin mbret Ėilhelm i parė. Ardhja e mbretit e normalizonte pak gjendjen e Shqipėrisė, sadoqė shtatė marsi nuk e fiku esadizmin, edhe nė ia pakėsoi fuqinė e kryetarit tė saj. Por ajo qė duhesh rregulluar, vėshtirėsia e madhe qė duhesh prapsur, ishte lirimi i kufirit tė Shqipėrisė: Konferenca e Londrės kishte vendosur qė kazaja e Korēės gjer te hunda e Stilos dhe nisia Sazan do t'i mbeten Shqipėrisė; sa pėr vendin ndėrmjet kėtyre pikave ekstreme, do tė caktohesh nė vend, gjė qė e bėri njė komision mikst duke vajtur nė ato krahina, duke konstatuar karakterin shqiptar tė popullsisė dhe duke ngrehur vijėn e kufisė nė atė akt tė emėruar Protokoll i Firences. Tė dy provincat e jugės gjendeshin nė dorė tė Greqisė. Serbia dhe Mali i Zi para atitudės energjike tė Austrisė ishin shtrėnguar tė lirojnė vendet e njohura Shqipėrisė. Pėr Greqinė s'dilte ndonjė pushtet tė merrte njė pozitė energjike. Situata politike inkurajoi Greqinė, pasi legalisht e kishte humbur tė drejtėn e okupimit tė krahinave jugore, tė pėrdorė njė dredhi duke krijuar organizatėn e fshehur qė mori titullin Autonomi e Epirit, me ushtarė, oficerė, burra shteti, armė dhe municione tė Greqisė zyrtare. Nė qoftė se qeveria zyrtare e Athinės nuk merrte dhe s'guxonte tė merrte njė pozitė ēiltazi nė kundėrshtim me vendimet e Konferencės sė Londrės, krijesa okulte (e fshehtė - red) e saj, Autonomia, pandehte se ishte e lirė tė marrė masa kriminale. Njė buēitje e fanatizmės greke nė verė tė motit 1914 u shoqėrua nga njė furi destruktive, e nderė mbi gjithė katundet e tė dy provincave prospere Korēė dhe Gjirokastėr, ku plaēkitja dhe djegia e afėr treqind katundeve tė lulėzuara shkaktoi eksodin e mė tepėr se njėqind e ca mijė frymėve, prej tė cilėve njė shumicė do tė gjente njė vdekje mizerabėl nė malarje tė Vlorės dhe njė pjesė, jo mė pak e amdhe, do tė shtrėngohesh tė kėrkojė njė strehė duke ikur nė dhe tė huaj. Nė kohėn qė kjo tablo e zezė po vizatohesh nė shekull tė njėzet, njė skenė jo mė pak ēuditėrisht dramatike po zhvillohesh nė Shqipėri tė Mesme: Esadizma mori trup dhe formė nėn njė trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerė tė njė hidre qė pėrfytyronin ambicionin, tradhtinė dhe lakmimin, fanatizmėn e verbėr dhe injorante nėn maskėn e fesė, marrėzinė brutale jo nė figurė letrare po reale. Qamili, njė katundar nga Sharra meqėnėse kishte ndjenjur nė hekura si i prishur mendsh. Edhe kėshtu nė atė mot Shqipėria u bė dėshmonjėse e njė sendi tė paparė gjer atėhere: agjentėt e Greqisė dhe tė Patrikanės tė lidhur ngushtė me "fetarin" Musa Qazim; njerėzit qė pretendonin se luftonin pėr din dhe dovlet bashkėpunojnė me ēetat destruktore greke; Esadi dhe partizanėt e tij tė "Sadai Mil-letit" bėhen vegla tė shqehve dhe grekėve. Por njė pjesė e esadizmės, fytyrat mė shtazore tė saj, ato qė inauguruan bolshevizmėn nė Shqipėri me djegie, plaēkitje dhe rrėnime, tre vjet mė parė se sa tė buēasė bolshevizma nė Rusi, partia e Haxhi Qamilit dhe e Musa Qazimit, ktheu armėt edhe kundėr kryetarit dhe inspironjėsit tė tyre dhe Esadi u bė aq i urrejtur sa edhe shteti, qeveria, rregulla, patriotizma; kaq ėshtė e vėrtetė se, ay qė lot me zjarrin shpesh digjet dhe vetė. Nė kėtė katastrofė, pėrpara sulmeve tė jashtme dhe tė brendshme, mbetur pa njė mbėshtetje morale, pėrkundrazi e marrė nėdrmjet dy zjarreve tė dy grupeve rivale tė dy pushteteve tė mėdha qė buēitja e luftės europiane i kishte ngrehur ēiltazi kundėr njėra-tjetrės, Shqipėria, shteti dhe qeveria, u ndodhėn pėrpara njė shkatėrrimi fatal: duke kuptuar se sulmet nga ēdo anė qė vinin kishin pėr burim kryesor rivalitetet dhe intrigat e Fuqive tė Mėdha, qeveria shqiptare u shtrėngua, duke mos gjetur udhė tjatėr, tė dorėzojė fuqinė te Komisioni Ndėrkombiar i Kontrollit-emėruar prej pushteteve tė mėdha- dhe mbreti tė largohet nga Shqipėria. Eshtė e vėrtetė se autoriteti efektiv i qeverisė kishte katėr muaj qė ishte pakėsuar dhe kufizuar fort tepėr; por mėrgimi i saj solli njė kaos tė vėrtetė, njė anarki materiale dhe morale: prestigji dhe posibiliteti i punimit tė Komisionit tė Kontrollit gjendeshin tė reduktuar nė minimum, nė njė mėnyrė qė rebelėt "ehli kijami" gjetėn fare shesh tė lirė nė Tiranė, u ndenė nė Elbasan dhe Berat; prefekturat e Gjinokastrės dhe Korēės i okupuan zyrtarisht grekėt duke i dhanė fund komedisė epirote dhe Italia zbarkoi nė Vlorė, duke mos vonuar edhe malazezėt me serbėt qė tė zbresin nga veriu. Barka e Shqipėrisė kishte mbetur pa komandant, pa timon, pa rema, e lėkundur nė njė det tė shfryrė, e rrahur prej tallazeve tė pasionit. Nė kėto kondita ēdo organizim, ēdo politikė ishte e pamundur. Populli, rėnė nė mizerje dhe anarki, po priste ngjarjet nė njė mėnyrė passive, pa zhvilluar dot asnjė vullnet"..

    ..........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar erzeni pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH

    ------------

    DOSSIER

    Pėr herė tė parė "Gazeta" publikon hartimin e famshėm tė Qemal Stafės qė nuk u botua kurrė gjatė viteve tė regjimit komunist dhe si ėshtė komentuar ai nė librin e Nasho Jorgaqit

    Zbulohet origjinali i hartimit tė bujshėm tė Qemal Stafės


    ----------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė vazhdėn e dhjetra e dhjetra dokumenteve tė ndryshme arkivore tė panjohura pėr publikun dhe lexuesin e gjerė qė "Gazeta" ka vazhduar tė publikojė prej vitesh nė faqet speciale tė saj, ėshtė dhe dokumenti i hartimit tė Qemal Stafės, i cili qė nga dita qė u shkrua nė qershorin e vitit 1935 dhe gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, u publikua me bujė tė madhe dhe u shfrytėzua nga propaganda komuniste, duke u konsideruar si njė manifest i madh. Duke qenė se ai hartim nuk ėshtė publikuar asnjėherė i plotė, ne vendosėm qė ta publikojmė atė ashtu siē ėshtė shkruar nga dora e Qemalit dhe krahas tij ne po japim edhe disa pjesė nga komenti qė i ėshtė bėrė atij nė librin "Qemal Stafa" tė autorit Nasho Jorgaqi. Pa marrė pėrsipėr tė mbajmė qėndrimin tonė rreth kėtyre komenteve, ne po ia lėmė atė lexuesit tė gjerė qė gjykon vetė pėr ēdo gjė.


    Ja komenti i Jorgaqit
    "Edha na shqiptarėt do ta rrėnojmė tė vjetrėn. Mbi tė do tė ngrhim madhnisht flamurin e kuq…Kemi besim nė vetvehte prandaj guxojmė". Fara e mendimeve tė reja nuk vonoi tė jepte te Qemali fryte. Brenda njė kohe tė shkurtėr nė botkuptimin e tij ndodhėn ndryshime thelbėsore. Sadoqė nga burime tė tėrthorat e herė herė jo tė qarta, prapseprapė me intuitėn qė e karaketerizonte, ai arriti tė rrokte disa nga parimet kryesore tė teorisė marksiste e t'i shpallė kėto si ideal tė tij. Pėrvetėsimi i ndėrgjegjshėm i kėtyre parimeve, i cili sapo zė fill nė kėtė kohė, ėshtė themeli mbi tė cilėn do tė ngrihet e gjithė veprimtaria revolucionare e Qemalit. Se sa shpejt depėrtoi nė teorinė revolucionare e pėrgjethsisht nė dialektikėn marksiste, dėshmojnė diskutimet, bisedat dhe mendimet qė ai shfaq nė kėtė kohė nė rrethin e shokėve tė ngushtė. Natyrisht kėto nuk kanė arritur vetėn nė formė kujtimesh tė shkėputuara tė cunguara, po dokumenti mė i plotė qė tregon pėr kėtė formim tė parakohshėm tė Qemalit ėshtė hartimi: "E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė, njė jete e re po lulėzon gėrmadhash". Themi hartimi, pasi Qemali e shkroi si detyrė shkollore, po nė tė vėrtetė ai qe njė lloj manifesti i botėkuptimit tė tij revolucionar…Hartimin e shkroi nė nė qershor tė vitit 1935, kur ishte nxėnės i klasės sė pestė. Tema u nxorr nga drama e njohur "Ėilhelm Teli" e Frederik Shilerit. Drama ishte botuar njė vit mė pėrpara nė gjuhėn shqipe dhe qe pritur me simpati tė madhe nga rinia, sidomos ajo shkollore. Veprėn e Shilerit, Qemali e ēmonte pėr frymėn kryengritėse, pėr atė ndjenjė tė fortė liridashėse qė kishte nė themel e qė ngjallte jehonė nė shpirtin e tij tė shqetėsuar. Nga ana tjetėr drama e shtynte tė bėnte paralelizma me gjendjen e shoqėrisė shqiptare, me mjerimin dhe skllavėrinė qė kishte pllakosur nė jetėn e popullit…"Shileri" nėnvizon ai, e kish kuptue tė vjetrėn, edhe na e kem kuptue…" Prej kėndej merr shkas pastaj tėrė ai varg mendimesh tė rėndėsishme, qė shtron mė poshtė Qemali me guxim tė madh qytetar. Me kėtė guxim ai e thotė hapur se ēkupton me tė vjetrėn: "E vjetra asht gjithshka qė kohnat e kaluame na e kanė lanė. Sistemi shoqnuer, arti i dikurshėm, feja, dasia, midis popujve janė tė tilla". Qemali ka koncepte tė qarta materialiste dhe ēdo gjė mundohet ta trajtojė nga kėto pozita. Duke e marrė rendin shoqėror, artin, fenė, etj si pjesė e superstrukturės, ai i sheh ato si fenomene historike, qė kanė lindjen, zhvillimin dhe vdekjen e tyre tė pashmangėshme. Nga njė lartėsi e tillė pėrpiqet ta shikojė Qemali 15-vjeēar teatrin e shoqėrisė njerzore, me bindje se e vjetra vjen njė ditė dhe shkatėrrohet pėr t'i lėnė vendin sė resė. E pėr tė vėrtetuar kėtė, si gjithnjė u drejtohet historisė e shkencave: "Dėshirėn e rrėnimit tė sė vjetrės e ka dishmue…francezi me Revolucionin e madh tė Francės, Galileu me ligjin e tij, Lindbergu me udhėtimin e tij prej Amerike nė Francė, rusi me ndryshimin e sistemit shoqėnuer…" Tendecioziteti politik i Qemalit shfaqet sheshazi kur menjėherė pas kėtyre rreshtave, shėnon nė parantezė thirrejn kėrcėnuese: "borgjezė hapni veshėt mirė!" Mė tej kalon nė njė shkoqitje mė konkrete tė mendimeve tė veta, kur thotė se nė shoqėrinė e vjetėr, nė tė cilėn ai jeton, sundon shfrytėzimi e padrejtėsia dhe njė gjendje e vėshtirė vjen ngaqė: "Pasunia qė asht pika e mbėshtetjes sė tė gjitha veprimevet, asht damė keq (hapi sytė sa tė duesh kapitalist!)…Njeni nga ne ka miliarda, n'sa tjetri nuk ka asnjė dysh. Disa kanė toka tė gjana pėr mbjellje, n'sa tė afėrmit e tyre nuk kanė as bukė (bukė them tė hanė!)" Gjimnazisti i ri vėren i revoltuar se historia shoqėrore njerzore ėshtė historia e skllavėrimit tė njeriut. Pavarsisht nga trajtat, skllavėria nė thelb ka mbetur po ajo. Pėr kėtė ai sjell si shembull sistemin kapitalist, i cili pėr tė ushtruar shtypjen dhe shfrytėzimin mbi masat e popullit, ka gjetur mėnyrat e rafinuara. Skllavėria ka ndryshuar vetėm formėn: "Nė vėnd tė kamxhikut tė drejtuesit tė robve, asht penda e bankierit: nė vend tė kasher agait asht polici qė regjistron gratė publike, viktima tė vorfnisė dhe tė padrejtėsisė sė shoqnisė. Nuk flas pėr shpatat e jeniēe-rėvetė zavendėsueme me karrigen elektrike"… Atėhere ē'duhet bėrė? Kėtė pyetje historike ngre Qemali dhe qė t'i japė pėrgjigje, ēelėsin e gjen nė teorinė revolucionare: "…asht gja e domosdoshme tė ndryshojmė pamjen e sotme tė pasunisė (gja e vjetėr) e ta zavėndėsojmė me njė ndamje tė re e tė njinjishme (gja e re)". Ai asht i bindur se duhet ndjekur kjo rrugė, pasi ka parasysh njė fenomen tė madh historik qė ka ndodhur nė botė. Rusėt e kanė ba me kohė: shembullin se e vjetra shembet". Fill pas kėtij fakti bindės shprehet besimi i patundur me fjalėt: "Edhe ne do ta bajmė".


    Ja teksti i plotė i hartimit tė Qemalit

    Qemal Stafa "E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė: nji jetė e re po lulzon gėrmadhash" Fjalė t'arta, fjalė plot kuptim. Tash sa vjet duelėn rrjedhshėm prej pendės sė nji idealisti tė madh, tė Schiller-it shpirti i tė cilit, i etshėm pėr gjana tė reja, ndėr tė cilat vendin ma tė parė e zente lirija e popujvet, lshonte za kushtrimi nė shkretinėn e thatė tė idealizmės s'asajė bote tė vjetrueme ku rronte. Schileri e kishte kuptue tė vjetrėn. Edhe na e kemi kuptue. E vjetrė asht ē'do gja qi kohnat e ka luema na kanė lanė. Systemi shoqnuer, harti i dikuershėm, feja, dasia mes popujvet, janė tė tilla. Njeriu vetėvetiu i prirur nga pėrparimi i shef tė metat e kohėnavet tė kalueme, dhe dishron t'i ndreqė. Kndej ēpikjet e reja e tė ēuditshme nė ē'do lamė tė kulturės.
    Dishirin e rrėnimit tė tė vjetrės njeriu e ka dishmue kur e kur ka pasė rast: Franēesi nė Revolucionin e Math tė Francės, Galileu me ligjin e tij, Lindbergu me udhtimin prej Amerike nė Franēė, Rusi me ndryshimin e systemit shoqnuer… (borgjezė hapni veshėt mirė) Tash tė vrejmė imtisht e mirė tė gjitha sendet e vjetra. Systemi shoqnuer i sodshėm, asht ai i sa mi vjetvet, i ndryshuem nė disa pika por aq pak sa nuk tė bie nė sy. Bota asht e ndaue nė kontinentė, kta nė shtete, shtetet nė qytete e krahina, deri sa mbėrrijmė ke njeriu e ke idenat e tija. Pasunija, qi asht pika e mbėshtetjes sė tė gjithė veprimevet, asht e ndame keq (hapi sytė sa tė duesh kapitalistė). Njani ka miljarda e miljarda, n' sa tjetri nuk ka asnji dysh. Disa kanė tokė tė gjana pėr mbjellje n'sa t'afėrmit e tyne nuk kanė as bukė (bukė themi) tė hajė. Thonė qi asht shdukė skllavnija. Jo, nuk asht zhdukė, por ka marrė nji trajtė tjetrė, atė tė ndihmės. Nė vend tė kamxhikut tė drejtuesit tė robvet asht penda e bankjerit, nė vend tė kesler agait asht polici qė rregjistron grat publike, viktima tė vorfnis dhe tė pa-drejtėsisė sė shoqnisė. Nuk flas pėr shpatat e Jenicjerėvet tė zėvendėsueme me vezėt nė sqetulla, pėr Giljotinėn e zavendsueme me karrikėn elektrike.
    Tė gjitha kto i kemi trashigim prej kohvet tė kalueme, pse e kanė burimin nė ndamjen e pasunisė. Tė gjitha kto i kemi trashigim prej kohvet tė kalueme, pse e kanė burimin nė ndamjen e pasunis. T'ishte pasunija e ndame me drejtsi, barabar e tė punojshin tė gjithė njerzit e botės pėr nji qėllim, sa ndryshe do t' ishte jeta! Statistika zyrtare diftojnė haptas se gjaksinat ma tė ndershme, vjedhjet ma tė mdhajat, kanė pasė pėr shkak vobegsin. Prej kėndej shofim se qsht gja e domosdoshme t'a ndryshojmė ndamjen e sodshme tė pasunis (gja e vjetėr) e t'a zėvendsojmė me nji ndamje tė drejtė, e tė njinjishme (gja e re). Rusėt e kanė pa ē'me kohė: shembull ky se e vjetra shembet.
    Edhe na do t'a bajmė. Arsimi, ajo dritė e popujvet si e quente Viktor Hygo-I pėrpara u epej vetėm princavet e bujarėvet (nobles). Sod djali i puntorit rrin nė nji shkam me djalin e ministrit qi e mjel: shejė tė sigurta se bota asht neveritė prej tė vjetrės dhe don tė ren. Tė shofim fen, opiumin e popujvet. Nė kohnat e vjetra populli nuk i kuptonte kshillat e drejtuesvet tė tij: Pėr ma ba arabin tė lahej, e tė pagunete taksat halifit, ishte nevojat e nji Muhammedi qi t'i predikonte popullit ignorant se asht, ekziston, nji zot qi i ēon nė xhehnem ata qi nuk lahen, qi nuk bajnė gymnastikė, e nuk i lajnė rregullisht taksat. Deri kėtu asht mirė. Por tė shohim kto tjerat. Nėn maskėn e ktyne rregullave sa e sa poshtėrsina u banė. Sa e sa herė turma e popullit e qorrueme prej drejtusvet tė fes sė sajė, u bante robneshė e nji tyrani. Jepni Ēezrit ē'asht e Ēezarit e zotit ē'asht e zotit!" Sa bukur e diftojnė kto fjalė qėllimin e fes. Ku ka nji kishė, aty ka nji mbret.
    Shekulli i XX-e po e shkatrron tė vjetrėn. Nė vend tė sajė shton shkollat laike, tė majtuna prej shtetit, plotson bibliothekat; lavron shencat (anmikėt ma tė mdhajat tė fes: ku je Galilei para turrės sė druvet?) Shndrron kishat e xhamijat nė muzeume antiklerikale. Tė vijmė ke harti. Harti i deri-tashėm, qi veē trajtės sė bukur nuk kishte tjetrė cillsi, nuk i pėrmbushė nevojat t'ona. Ē'mė duhet mue nji poezi e bukur nė trajtė, por e vorfėn nė idena! Nji pikturė me bojna tė bukura por pa nji ide?
    Poezija e sodshme pėrveē trajtės, ka edhe iden, atė ide qi lufton vuejtje e puntorit, mundin e bujkut. Piktura e sodshme nuk ka aq bukuri tė trajtės sa tė ides. Mos kėrkon nė kuadrat moderne gra tė bukura, skena idyllike, shenjtorė tė rrethuem prej ėngjėjsh e ku t'a di unė sa prralla tjera. Kėrko nė to pėrkundrazi tė pikzuem me ngjyra tė gjalla mundimin e nji hamalli kur ngrenė nji arkė tė madhe mushė me… shishe shampanje.
    Edhe na shqiptarėt do t'a rrėnojmė tė vjetrėn. Mbi tė do ngrefim madhnisht flamurin e kuq tė vllaznimit, tė kulturės e tė pasunis. Kemi besim nė vetvete, prandaj guzojmė.
    Asht zemra e nji tė riu pesėmbėdhjetvjeēar qi ju flet. Shkodėr 19 Qershur 1935


    GSH

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH
    -------

    POLEMIKA

    Ish-Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe studjuesi e publicisti i njohur Dhimitėr Shuteriqi, i pėrgjigjet akuzave tė profesor Luarasit, tė botuara para pak ditėsh nė faqet e "Gazetės"

    Shuteriqi: "Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit"


    --------------------------------------------------------------------------------



    Para pak ditėsh nė faqet speciale tė gazetės sonė, nė shtatė numra rradhazi botuam njė cikėl shkrimesh tė marra nga libri i pabotuar i profesor Skėnder Luarasit i titulluar "Ē'kam parė e dėgjuar", ku nė mes tė tjerash, atakohej edhe professor Dhimitėr Shuteriqi. Nisur nga fakti se "Gazeta" ka qenė dhe do tė mbetet e hapur pėr kėdo, nė shkrimin e sotėm ne po botojmė replikėn e plotė tė zotit Shuteriqi, pa marrė pėrsipėr tė bėhemi palė me asnjė, gjė tė cilėn ia lėmė nė dorė lexuesit.

    Mbi ēoroditjen e Luarasit
    1. Si shkrimtar e studjues i letėrsisė shqipe, unė kam shkruar disa herė mbi Migjenin, njė ndėr "klasikėt" e kėsaj letėrsie, siē e kam konsideruar. Mendimet e mia pėr autorin i kam botuar qysh nga viti 1938 e pakta. Jam i detyruar sot tė ve nė sforcim kujtesėn, pėr shkak tė moshės sė thyer qė kam, pėr tė sjellė nė mend disa prej shkrimeve tė mia ( jo tė gjitha ), pasi nga kujtim pėrpiluesi akuzohem se paskam qenė gjoja "fallsifikator" i poetit dhe prozatorit tė madh. Kėshtu, fill pas vdekjes se tij, nė revistėn "Pėrpjekja Shqiptare", Dhjetor 1938, atė vdekje e krahasoj me humbjen e poetėve tė rinj me famė, si francezi Rimbaud dhe anglezi Keats, tė shek.19. Shkruaja: "Veprėn qė Migjeni na la, duhet ta mbledhim me kujdes e respekt tė madh, e ta botojmė"…Kėsaj pune iu vura vetė, duke grumbulluar qė atė mot, tė dhėna nga gazeta dhe revista, qė mbaja nė Grenoblė, ku bėja studimet universitare. Nė Tetor 1948, me rastin e 10 vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, Revista "Literatura Jonė" botoi prej meje njė artikull 14 faqesh, tė pasuar nga 15 faqet e prozave te shkurtra tė tij, tė cilat, me kėtė rast, mblidheshin bashkė pėr tė parėn herė. Mė 1955, nė librin tim pėr shkollat e mesme, "Histori e Letėrsisė Shqipe", kapitulli per Migjenin arrinte ne 23 faqe. Aty vetėm Naim Frashėri ia kalon autorit tė ri, se zė 31 faqe. Mė 1938 doli nga shtypi "Historia e Letėrsisė Shqiptare", e Akademisė sė Shkencave, e kryeredaktuar prej meje. Kapitullin pėr Migjenin, me 23 faqe tė formatit tė madh, e kishte shkruar Vehbi Bala. Vlerėsimi pėr Migjenin ishte i lartė. Ky libėr i shėrbente edhe arsimit universitar. Libri i parė pati mbi 15 ribotime, nė Tiranė dhe Prishtinė. Tė dy librat u pėrdorėn nga gjithė arsimi shqiptar, por edhe nga publiku tjeter i gjerė. Mė 1945, menjėherė pas ēlirimit, Instituti i Shkencave qė do t'i ēilte mė pas rrugėn Akademisė sonė, bleu tė 7-tė prozat tė quajtura "te gjata" tė Migjenit. Ai, qė atė kohė, u vu nė qarkullim tė plotė, me c'ka dihej tė kishte lėnė si vepra. Lindi, pra, dhe dėshira e lexuesve, qė t'i kishin nė njė vėllim tė vetėm veprat e autorit. Njė pėrmbledhje tė tillė e realizoi Gjovalin Luka mė 1954. Libri, nė kopertinė, nėn titullin ka tė shėnuar: "Mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka". Redaktori juaj i specializuar, pėrpara se tė botonte disa nga " Kujtimet " e Skėnder Luarasit, qe e udhės tė verifikonte dhe jo vetėm tė ndėrkallte disa tituj e nėntituj, qė, fundi i fundit, cėnonin emrin e tjetėrkujt, vec emrit tė vetė redaktorit dhe tė vetė gazetės. Libri i Gjovalin Lukės ėshtė i paisur me njė shėnim hyrės, prej gati gjysmė faqeje, si edhe shėnime pėr secilin shkrim nė fund tė faqeve, me shpjegime dhe informime te ndryshme, qė iu dukėn pėrmbledhėsit tė nevojshme pėr tė njohur Migjenin. Pati ndonjė shkurtim tė panevojshėm nė 5 prozat e "gjata", qė hynė nė atė libėr. Por, nga ana tjetėr, pėrmbledhja fitoi mirė, sepse aty u ribotuan edhe pak vjersha nga mė tė rėndėsishmet e Migjenit, qė i kishte botimi i pare i "Vargjeve tė Lira" mė 1936, por qė u hoqen nga njė botim i dyte i vitit 1944. Dihet se me gjallje tė poetit, censura e Zogut, e ndaloi tė qarkullonte librin me vjershat e Migjenit , pra ky nuk u njoh dot atėhere nga publiku. Gjovalin Luka, njė nga pasuesit e shokėve tė Migjenit nė Shkodėr ishte admirues entuziast i autorit tė madh. Hedhja baltė mbi tė nuk e nderon Skėnder Luarasin. Ky shkruan se pėrmbledhja e Gjovalin Lukės (mė 1954) ishte njė pėrmbledhje qė Skėnder Luarasi kishte dorėzuar nė Komitetin Drejtues tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ky pohim mbetet i dyshimtė, posa Luarasi nuk rrėfen se kujt ia pat dorėzuari. Komiteti nė fjalė pėrbėhej nga shumė vetė dhe pak prej tyre punonin nė Lidhje. Unė dhe Vehbi Bala, nuk kemi tė bėjmė fare me punėn e Gjovalin Lukės.
    Mė 1949, nė Konferencen e III tė Lidhjes, portretin e poetit tė madh Migjen ne e kishim vendosur nė ballė tė sallės. Ymer Dishnica, i pranishėm, u ēua e tha se "nė atė piedestal" nuk e kishte vendin Migjeni, por Sejfulla Maleshova, nė sallė pranė Deshnices. U shkaktua njė debat i ashpėr nė tė cilin mori pjesė vecanėrisht Bedri Spahiu, sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė, si i deleguar. Skėnder Luarasi foli me zjarr, por pėr Migjenin nuk foli fare. Ky detaj, qė Luarasi e le nė heshtje dhe nė "Kujtimet " e tij, mė duket se ėshtė sinjifikativ. Si nuk tha njė grimė fjale pėr Migjenin qė "duhej zbritur nga piedestali" ai qė ndizte sherre publike kundėr gjoja "fallsifikatorėve" tė Migjenit, kot e pa shkak? Mė 1957, unė kisha 7 vjet qė drejtoja Lidhjen e Shkrimtarėve. Skėnder.Luarasi mė solli veprat e plota tė Migjenit, qė kishte vendosur t'i botonte. Mė kėrkoi njė mendim pėr vėllimin dhe shfaqi dėshirėn qė botimi tė dilte me pėrkujdesjen e Lidhjes. I bėra ndonjė sugjerim pėrmirėsues tė punės. Vėllimi u botua, si dihet, edhe me pėrkujdesjen e Lidhjes.
    2. Nuk ėshtė hera e parė qė Lidhja akuzohet pėr arrestimet dhe dėnimet e anėtarėv e tė vet, sic akuzon edhe kujtimshkruesi Luarasi. Si kryetar i Lidhjes, pėr disa vjet, deri mė 1973, kur u shkarkova pėr shfaqje dhe gabime liberale, e shoh tė udhės tė shprehem pėr kėtė problem me rėndėsi. tė jetės sė Lidhjes, pėr tė ndihmuar tė Vėrtėtėn. Kam qėnė e jam i njė mendjeje me Kadarenė,Trebeshinėn, Velon dhe tė tjerė, qė tė hapen dosjet e arkivave tė KQ te Partisė dhe tė komiteteve tė saj nė rrethe, pėr tė parė se kush ka denoncuar me "letra" etj. shkrimtarė e artistė, pėr tė "mbrojtur", gjoja, "vijėn" e saj. "Kujtimet" e Luarasit, nė kėtė drejtim japin njė ndihmesė tė suksesėshme, duke zbuluar me "sinqeritet", se si ai u bėnte letra me denoncime Enverit, Mehmetit, Ramizit si edhe atyre zyrtarėve tė lartė qė arrestonin e dėnonin, atyre qė u hiqnin krijuesve tė drejtėn e botimit. "I rrezikuar" nga Shuteriqi {!) del se Skėnder Luarasi bėnte tė tilla edhe kundėr meje, gjė qė e pohon edhe vetė. E se mos vetėm kundėr meje! Ai ka bėrė tė tilla edhe kundėr kolegut tė tij nė Universitet, Stefan Prifti , pėrkthyesit tė njohur tė Marin Barletit duke i shkruar Enver Hoxhės nė i kam bėrė njė shėrbim tė madh Partisė duke zbuluar punėn antiparti te Stefan Priftit, i cili nė gjuhėn klasike greke ka dhėnė leksione fetare. Meskinitete dhe denoncime tė tilla, le t'ia lemė kohės, se mund tė ketė edhe botues tė tjerė kujtimesh, sikundėr mund tė ketė edhe emra botuesish tė tjerė nė dosjet e gjykatave dhe arkivave. Pra, le tė hapen dosjet.!Pėrsa i takon Andrea Varfit, ai, me t'u liruar, nisi tė punonte nė Lidhje si koleg i Shevqet Muasarajit dhe i imi, derisa doli nė pension. Skėnder Luarasi, pėr Musarajin guxoi tė thotė se ishte fashist. Ndėrsa gjithkush e di qė ai, me penė e me armė, se ai ishte i angazhuar nė Luftėn Nacional Clirimtare dhe ishte njė nga drejtuesit kryesorė tė luftės nė Tiranė.
    3. Njė cėshtje tjetėr.
    Jetėn politike unė e kam nisur 20 vjec, duke u pranuar nė Grupin Komunist tė Korcės. Isha ndėr bashkėpunėtorėt mė aktivė tė revistės "Bota e Re", mė 1935-1937. Studiova nė Francė mė 1936-1942, ku bėra pjesė nė organizatėn e Rinisė Komuniste Franceze. Me tė ngjarė pushtimi kriminal fashist italian mbi atdheun, kam mbajtur fjalimet e rastit nė metingjet e protestave tė organizuara nga ne shqiptaret nė qytetet Grenoblė, Lyon, Saint-Etienn. Mė dėrguan, si pėrfaqesues tė Grenoblės, nė metingun e madh tė Parisit qė drejtoi miku i vjetėr i Shqipėrisė Justin Godard. Nė vitet 30 kam qėnė njė ndėr themeluesit e bashkėpunėtorėt e gazetave antifashiste "Populli" dhe "Sazani", qė ne shqiptarėt botonim nė Lyon. Nė Prill 1939 mė ftuan tė flas nė Kongresin Italian tė tė Drejtave tė Njeriut nė Chambery. Atė kongres e drejtonte politikani i njohur Pietro Nenni. Kjo veprimtari mė rrezikoi kthimin e shpejtė nė atdheun e pushtuar, andaj prita edhe 3 vjet qė tė kthehem (korrik 1942). Menjėherė u lidha me luftėn Nacional Clirimtare, duke punuar ilegalisht nė qytet ( Elbasan ), pastaj nė formacionet ushtarake tė qarkut pėr tė krijuar njė batalion tė ri partizan nė Qukės, Bėrzeshtė. Luftova nė Pojskė ( Pogradec) dhe nė Gostimė ( Elbasan) kundėr fashistėve, pastaj nazistėve, punova nė shtypin ilegal tė Lėvizjes, etj. Mė vjen zor qė detyrohem tė pėrmend kėto , por jam i detyruar tė mbrohem nga shpifjet e tė them ca tė vėrteta qė nuk dihen vetėm nga unė. Skėnder Luarasi erdhi nė Shqipėri nė vitin e dytė tė clirimit (mė 1945), ndėrsa shokėt e tij tė Spanjės, nxituan t'i gjenden Shqipėrisė menjėherė. duke braktisur kampet e pėrqėndrimit tė Francės. Mehmet Shehu, Hulusi Spahiu, Mane Nishova etj. u dalluan nė luftė. Skėnder Luarasi nuk nxitoi, por atdheun e gjeti tė cliruar. Replika e tij me Bedri Spahiun mė 1949 ,i ngjante njė anekdote tė letrarizuar: "Po tė kisha qėnė nė Shqipėri, do tė isha vrarė qė ditėn e parė me Mujo Ulqinakun". Pas Mujos, u vranė 28.000 shqiptarė!
    4. Djali i Mustafa Krujės, student nė Grenoble, mė kėrkoi njė libėr timin pėr tė. Pra i dhurova "babait" njė libėr, sepse ai cmohej si njė antizogist nė emigracion. Mė 1937, nė darkėn qė konsulli shqiptar nė Gjenevė tė Zvicres dha pėr festėn e 25 vjetorit tė Ngritjes sė Flamurit, ai mė ftoi edhe mua bashkė me studentėt Mahir Domi dhe Petrit Dakli. Konsulli ishte djalė i Kristo Luarasit. Recitova aty njė Hymn qė u botua nė Shkurt-Mars 1938 nė revistėn "Pėrpjekja Shqiptare" me kėtė shėnim tė redaksisė: " Hymni i Flamurit", hartuar prej poetit te ri Dhimitėr Shuteriqi, me goditje te plotė u kėndua nė darkėn madhėshtore, qė dha nė Gjenevė Z.Thoma Luarasi, konsulli ynė atje, me rastin e XXV vjetorit. Nė darkė, vec studentėve tė tjerė shqiptarė, qe ftuar edhe autori i kėtij hymni i cili ndjek filozofi dhe drejtėsi, krah me krah, nė Universitetin e Grenobles". 5. Ndonėse, shpesh dhe kudo, nėpėr auditore e gjetiu, Skėnder Luarasi fliste kundėr meje, unė e kam injoruar. Kur Petro Markua ka ndėrhyrė pranė tij qė tė hiqte dorė, ai vazhdoi, duke e derdhur vrerin nė "Kujtimet"e tij. Pėr cudi, sipas njė letre qė i drejtonte mė 18 Prill 1980 Ramiz Alisė dhe qė botoi gazeta juaj, ai i lutet tė mė ndalė mua"tė vjedhe prindėrit tanė deshmorė ovullėn,qė ju ka dhėnė populli pėr udhėtimin nė pėrjetėsi". Unė bėja 7 vjet nė atė kohė qė isha larguar si Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve dhe kryeredaktoja "Historinė e Letėrsisė Shqiptare", qė Akademia e Shkencave do tė botonte mė 1983 dhe ku, pėr Petro Ninin kishte disa faqe...Djali i Petros harron se edhe unė jam stėrnip i Kostandin Kristoforidhit, i mbiquajtur "Baba i shqipes", ndėrsa im ate, Simoni, ishte delegati mė i ri nė Kongresin e Manastirit (1908) dhe sekretar i Kongresit tė Elbasanit , qė themeloi kaq shkolla shqipe bashkė me Normalen nė Elbasan ( mė 1909), ku dha mėsimin e shqipes.
    6. Sė fundi, bllofi i "Kujtimeve" tė coroditura tė Skender Luarasit, u mbyll me fallsifikimin e njė fotografie tė njė Institutiti tė Studimeve Shqiptare tė themeluar mė 1942 gjatė okupacionit fashist nga Ernest Koliqi, Ministėr i Arsimit nė qeverinė kuislinge tė Tiranės. Nė fotografi, Ministri ėshtė i rrethuar nga anėtarėt e atij Instituti. Nė kėnd, nga e djathta, figuron Don Lazėr Shantoja. Kėtė person jua kanė servirur sikur tė isha unė! Mitrush Kuteli, qė sipas jush. e paska bėrė atė "indentifikim", e dinte se unė, antifashist, nuk mund tė bėja pjesė nė atė Institut, ndėrsa zor tė bėnte ngatėrrimin e njė djali 27 vjec me njė burrė 50 vjec. Cfarė coroditje! Ajo fotografi ėshtė botuar dhe tjetėr herė, edhe mė 1997 , nė versionin shqip tė Tiranės, tek njė "Histori e Letėrsisė Shqiptare" tė studjuesit kanadez Robert Eslie, faqe 331, ku anėtarėt e Institutit nė fjalė janė identifikuar njė pėr njė. Po jua dergoj fotografinė, zoti Kryeredaktor, qė tė bėni verifikimin dhe qė lexuesit e "Gazetės Shqiptare" tė mėsojnė tė vėrtetėn, pėrmes pėrgėnjeshtrimit tuaj kaq tė domozdoshėm.


    (Dhimiter S. Shuteriqi. Maj 2003)



    -------


    Ehhh.. Lesh e li i beri PPSh intelektualet...gjynaf..

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #10
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Akuzat e Luarasit ndaj Shuteriqit si intrigant dhe mashtrues jane krejtesisht te parendesishme para akuzave per vjedhje qe Mitrush Kuteli ka drejtuar mbi te.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Orku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #11
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Migjeni dhe Skėnder Luarasi

    Petro Luarasi
    Ne internet, tek periodiku ‘’Shqipėria Etnike’’ dhe ne sajtin Shkodra Ws, z.Agron Luka i biri i Gjovalinit, publikoi shkrimin me titull ‘’Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan’’ te periodikut ‘’Shqipėria Etnike’’ me plot te paverteta mbi Migjenin, studjuesin Skender Luarasi dhe familjen e tij. Por mbi te gjitha ai me vetedije falsifikon te verteten e mirenjohur qe babai i tij pervetesoi dhe deformoi krahas te tjerave edhe shtate novelat e pabotuara me pare te Migjenit, te cilat i kishte dorezuar Skender Luarasi, kunati i Migjenit per botim, ne vitin 1948. Ne keto rrethana detyrohem te sqaroj te verteten me te njejten gjuhe e etike

    Vepra e Migjenit dhe vetdemaskimi i Agron Lukės

    Fenomeni Agron Luka
    Nga rrethanat u njoha disi vonė me shkrimin e radhės tė Agron Lukės tek periodiku ‘’Shqipėria Etnike’’ me titull ‘’Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan’’ (publikuar nga Shkodra.Ws). Ai e bėnte pėrshesh emisionin nė Top Show tė Alban Dudushit, me rastin e 70-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, ‘’zbulimin’’ e Elsa Demos sė ‘’Shekullit’’ dhe pėrpiqej tė maskonte shkakun e vėrtetė tė tėrbimit te tij e vijimin e ligjėratave 6-vjeēare tė sajesave dhe ‘’harresave ‘’ qė i kemi sqaruar me kohė. (Nė artikujt: ‘’Cektina intelektuale dhe shpifjet nga halli’’, RD, 30.4.2003; ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, Shekulli, 29.5.2003, ‘’Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės’’, Albania, 29-30-31.5.2003, ‘’Shakaja e Agron Lukės dhe vepra e Migjenit’’, Korieri, 23.11.2005)
    Tek ‘’Korieri’’, e demaskova me fakte bllofin e Agronit me tė ashtuquajturin ‘’diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit’’ (Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) qė rezultoi njė kritikė e zakonshėm e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, si pėr ēdo botim, Pra kjo ishte nje sajese e turpshme e radhes nga ana e Agron Lukes por aspak diskutim i Skender Luarasit dhe atij nga faktet iu kyē goja nja tre vjet.
    Por Agroni tani shkruan: ‘’ Petroja i sigurtė nė fitore, mė propozoi njė shtyrje tė re pėr afro tre vjet, sepse angazhohej pėr botimet…dhe pėr hatrin e migjenologjisė unė pranova…’’ (Ha-ha-ha, i qeshi xhirafa miushit tė qypit tė Faik Konicės, nė fabulėn‘’Xhirafa dhe Miu’’ tek artikulli im i ‘’Korierit’’ ‘’Shakaja e radhės…’’ mė 23.11.2005). Nė kete artikull i shkruaja: ‘’Sėmundja do doktor, historiani do fakte, lexuesi do material tė kėndshėm’’ por shoh me keqardhje qė tani pas tre vjetėve, i ka rėnė mjaft takati, nuk po i pėrtyp mė faktet, nuk sheh, nuk dėgjon por veē rend pas fantazisė sė vet. Kam hallin e lexuesit shkodran se prej Agronit po bėhet bajat edhe Migjeni.
    E ē’ti thuash seriozes ‘’Shqipėri Etnike’’ pėr gaztorin dhe ato qyfyret e tejzgjatura tė Baron Minhauzen-it (u fut me mushkėn nė batak dhe beson se shpėton duke e tėrhequr veten nga flokėt!)
    Se ē’fenomen pėr qytetin e traditave tregtare e kulturore: rėnkon se nė diktaturė tregtarėt e mendimtarėt u vranė e sakatosėn, nė burgje, internime e ēmendina dhe pėrzgjedh leshkon si ikonė tė gjallė tė persekutimit dhe shenjtėrimit tė fjalės sė lire! Tė reklamosh banalitetet e Agron Lukės si kryevepra tė pjekurisė ėshtė mėkat i madh ndaj paraardhėsve dhe pasardhėsve tė inteligjencės shkodrane!!!





    Tė thėna e tė provuara.
    Qė nė krye e kam kėshilluar Agron Lukėn, tė matet kur pėrmend Migjenin, madje mė mirė tė mos ndihet, meqė babai i tij e ka njė peng ‘’huazimi’’ dhe ‘’sakatimi’’ tė veprės sė Migjenit mė 1954. Kėtė dėshmon edhe i preferuari i tij si shahit, Dhimitėr Shuteriqi: ‘’Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe njė tė mirė, nga Skėnder Luarasi, mė 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime, f.305, v.1986).
    Ndė e ka ves, le tė bėhet anonim e tė pėrfitojė eksperiencėn e atyre kapuēonėve tė zinj tė ‘’hundės sė thyer’’ dhe ‘’pllakės sė varrit’’, sepse edhe sikur ta dojė vėrtet Migjenin e sado mirė tė flasė pėr tė, mileti do tė thonė: ‘’E, mo, na llafos ai djali i Gjovalinit, i cili mė 1954 ia bėri…’’ Kush tė do tė mirėn nuk do qė tė kujtohen veprat e kėqia, por tė mirat, nė rast se ke. Kjo logjikė ndiqet edhe pėr kapacitetet letrare si E.Koliqi e A.Pipa e jo mė pėr Gj.Lukėn. Bėhet mirėsi kur nuk iu pėrmendet emri pėr pasaktėsitė ndaj Migjenit (si teza ‘’Migjeni serb…nuk dinte shqipen…shkroi pėr shkak tė sėmundjes…nuk njihte realitetin’’ qė ende helmatisin historinė e letėrsisė shqipe apo gjuhėn e ndonjė truthari shqiptar apo tė huaj. Ndėrsa E. Koliqi e ndonjė tjerėr nuk mundi (apo nuk deshi) t’i rishihte tezat e tij, A.Pipės i pėrmenden me nderim studimet e moshės sė pjekur pėr Migjenin. (Kam botuar njė letėr tė Arshi Pipės qė ma dėrgonte mua mė 7.1.1992 ku ai pėrmendte me respekt mėsuesin e tij tė letėrsisė S.Luarasi e ku shkruante:’’Studimi im shkruar frengjisht mbi Migjenin ’’Mythi i prendimit nė poezinė e Migjenit’’, 1971, ėshtė bazuar nė vėllimin Migjeni-Veprat (1961) tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi (Drita, 16.1.2000, f.12). Por ja qė Lukajt, vėllai nė Australi e ajo mėsuesja e letėrsisė nė Shkodėr tregojnė se dinė mė shumė e mė saktė migjenologji duke barazvlerėsuar faktet me supozimet.
    Kėshtu veprojnė disa edhe kur diskutohet pėrvetėsimi nga Gjovalin Luka e disa tė tjerė tė shkrimeve tė Migjenit qė Skėnder Luarasi i kishte ēuar pėr botim (pėrmbledhja Migjeni, 1948).
    Duke lėnė mėnjanė historitė e gjata, tė cilat i kam trajtuar mė parė, po fiksoj thelbin e ēėshtjes nė provėn mė bindėse: Ku i gjetėn ata novelat e gjata tė Migjenit tė pabotuara mė parė qė i kishte nė original familja, Olga Nikolla- Luarasi dhe i shoqi.
    Skėnder Luarasi akuzon se ia pėrvetėsuan dhe kėshtu e ka shkruar edhe nė botimet e Migjenit (1957,1961) ku pėrmend Gjovalin Lukėn.
    Ndėrsa tani Agron Luka akuzon Skėnder Luarasin pėr mashtrim dhe pretendon se i ati, Gjovalin Luka, e kishte vetė njė kopje, pa sqaruar se nga e kishte gjetur. Ai i referohet edhe njė replike tė Dh. Sh. (ndaj shkrimeve tė D. Kaloēit tė bazuara nė kujtimet e Skėnder Luarasit) ku shkroi se dy prozat qė i botoi pėr hesap tė vet Shuteriqi i kishte marrė tek arkivi i Institutit tė Shkencave. Nė rrethanat e konfliktit tė interesit dhe nė moshė tė thyer ai deklaroi:
    ‘’Mė 1945, menjėherė pas ēlirimit, Instituti I Shkencave, i bleu tė shtatė prozat e quajtura ’’tė gjata’’ tė Migjenit. Migjeni qė nė atė kohė, u vu nė qarkullim tė plotė, me ē’ka dihej tė kishte lėnė si vepra…(Dh. S.Shuteriqi ‘’Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit’’17.5.2003, f.12-13 Gazeta Shqiptare)
    (Kjo bie ndesh me te verteten e cituar me poshte tek Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) kritika e e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve)

    Meqė bėhej fjalė pėr nderin e Skėnder Luarasit dhe ai nuk ishte gjallė, botova disa fragmente nga kujtimet e tij ‘’C’kam parė e ē’kam dėgjuar’’ tek gazeta Albania (29-30-31.5.2003) dhe Korieri (23.11.2005) me sqarime e dokumentat pėrkatėse.
    Po Agroni shprehet:’’ Ti dhe as motra jote nuk e patėt kurajon t’i pėrgjigjeshit flakė pėr flake prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallė, por e kapėrditė kėtė me turp! Pse nuk e hape gojėn more trim atėhere, po kėtu te Korrieri e ke hapur ēorap…Nuk dimė as ndonjė trim migjenolog , qė ta ketė kundėrshtuar Shuteriqin!’’
    E ē’ti bėj qė i ka tė errur sytė e mendjen. Tre numra tek gazeta Albania (Dritė-hijet e Shuteriqit…), tek Shekulli (Migjeni nė shtratin e Prokrustit) pėr tė nuk ekzistojnė!
    Ndėrsa pėr mua u bė njė brengė e madhe se pėr tė sqaruar mė mirė disa pasaktėsi e ‘’ēoroditje’’, pėr hesapet e Lukes i prisha qetėsinė disa tė moshuarve tė tjerėve. Nė ato materiale marrin pėrgjigje shumė nga ‘’thashethemet’’ qė i pėlqejnė Agronit i cili bėn sikur s’kupton as materialet qė i ka botuar vetė. Apo mos ia tregon, shkruan e boton dikush tjetėr? Le ta thotė se i falen gjynahet.

    Tė tallesh me veten.
    Nė shkrimin e tij ’’Zbulohen diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954 dhe pėrgjigja e Gjovalin Lukės’’,(Shqiperia etnike, nėntor 2005 dhe internet) ai pėr herė tė parė publikoi dy dokumente, tepėr tė rėndėsishme, me tė cilat padashur zbardhi tė vėrtetėn dhe sterrosi veten. Atje shkruhen qartė qė nė Arkivin e Institutit tė Shkencave ndodheshin 6 poezi, origjinale tė Migjenit, tė shitura nga familja, ndėrsa 7 novelat ‘’e gjata’’ gjendeshin ende tek familja e Skėnder Luarasit. Kėtė fakt e pranon dhe vetė Gjovalin Luka tė cilit i kishte mbetur kopja e daktilografuar e prozave nė dorė( material i Skėnder Luarasit i vitit 1948) e s’po dinte si t’a justifikonte burimin nga I kisjin ‘’mbire ne dore’’.
    Ndaj dridhej e pėrdridhet Agron Luka tek pėrpiqej qė njė kritikė tė redaksisė sė revistės ‘’Nėntorit ‘’ ta serverte si ‘’Kritika origjinale e Skėnder Luarasit’’ dhe nė artikullin vijues, kur ia kapa kokėn hilesė e pranoi qė edhe ai e mendonte se mund tė mos ishte kritika e Skėnder Luarasit, por megjithatė…(?!)
    Nė pėrgjigjen time (‘’Shakaja e radhės me Migjenin’’, Korieri, 23.11.2005) sqarova:
    Pėr dijeni tė lexuesit, i ashtuquajturi zbulim arkivor i Agron Lukės, mund tė lexohet gėrmė pėr gėrmė nga kushdo, edhe nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve (Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130, pa autor, ’’Vepra e Migjenit''. Kritikė e bibliografi).
    Citojmė: ‘’ Gj.Luka nė botimin e ‘’Veprave’’ tė Migjenit ėshtė pėrpjekur tė na japė tekstin original, duke korigjuar vetėm ndonjė gabim shtypi t’origjinalit duke pėrdorur pėr saktėsimin e tekstit, edhe njė dorėshkrim - pėr fat tė keq, redaktonjėsi nuk na thotė se ē’qe ky dorėshkrim- qėatij i ka rėnė nė dorė Veēse redaktonjėsi mundi tė ketė vetėm njė kopje tė daktilografuar tė kėtyre dorėshkrimeve e nuk mundi tė bėjė korrektimin e kėsaj kopje nė bazė t’origjinalit.(1)
    Po kėshtu, ai nuk pati parasysh edhe dorėshkrimin e 6‘’kėngėve tė fundit ‘’ qė u botuan mė 1944, si shtojcė e ‘’Vargjeve tė Lira’’ e qė i bleu kėto kohėt efundit, nga familja e poetit Arkivi Historik i Institutit tė ShkencaveRedaktori nuk pat mundėsinė tė pėrdorė origjinalin qė bleu tani vonė A.Historik.
    (Pra provohet se familja e Migjenit kishte shitur dorėshkrimet e 6 ‘’ kėngėve tė fundit’’ dhe jo 7 ‘’prozat e gjata’’ siē pretendonte Shuteriqi’’ Shėn. i P.Luarasit)
    …Gjėja mė e re e mė me rėndės qė sjell ky redaktim i veprave tė Migjenit, ėshtė botimi i 5 nga 7 ( familja thotė se janė 8 prozat epanjohura t’auktorit). Dy prej kėtyre i botoi nė gusht1953, revista ‘’Letėrsia jonė'': ‘’Tė ēelen arkapiat’’dhe ‘’Studenti nė shtėpi’’
    ( Pra theksohet qė kėto dy proza nuk janė nga ato qė iu shitėn A.Historik siē pretendon Dhimitėr Shuteriqi . Shėn. i P.L.).
    Po me sa duket, edhe kėto tregime u botuan me gabime tė shumta. Ne nuk mund tė flasim pėr kėto gabime, sepse nuk e njohimorigjinalin. Po kėto gabime mund t’ishin evituar,sikur familja tė vinte nė dispozicion tė redaktonjėsitorigjinalin.(2)
    Pėr tekstet e pabotuara duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qėfamilja e ka pėr detyrė morale t’i verė nė dispoziciontė studjonjėsve (3)

    Nga teksti i mėsipėrm korsiv shihet qė:
    1. Gjovalin Luka zotėronte vetėm njė material tė pakorrektuar tė novelave tė panjohura e mė gjerė qė nuk ishte nė gjendje t’ia tregonte burimin dhekuptohet qė pa burimin origjinal nuk mund tė bėnte korrektimin e duhur.
    2. Shkrimi ‘’kritik’’ nuk mund tė jetė i SkėnderLuarasit pasi ai ishte pjesėtar i familjes Migjeni (ikunati) dhe qė i dispononte origjinalet mbi bazėn e tėcilave bėri krahasimet e korigjimet e botimit tė Gj.Lukės.
    Ato janė pasqyruar edhe nė kritikėn e Skėnder Luarasit, njė kopje tė saj ia kam dorėzuar qė mė 2003 Agron Lukės.
    Atje provohen jo vetėm qindra gabimet ortografike por edhe ēapėlimi i tekstit original nga Gjovalini.
    Ndėrsa pėr kritkėn e Gjovalinit shkrova:
    E quaj tė tepėrt tė zgjatem nė komentimin e kritikės sė Gjovalin Lukės qė e marr tė mirėqėnė, ku pohon katėrcipėrisht: Se devijimet nga vepra e Migjenit me disa nga komentete papėrshtatshme ''ishin puna e tij origjinale''; seGjovalini nuk e kishte parė ndonjėherė me sy origjinalin ( e te 8 novelave tė pabotuara etj. Pa sqaruar se kopjen ku e gjeti?); supozonte, me tė drejtė e largpamėsi se ai origjinali ''mund tėgjendej'' nė sėndukun ''misterioz'' tė SkėnderLuarasit ( pika 12). Dhe vėrtet atje u gjend e upėrdor nga Skėnder Luarasi pėr korrekturėn e botimin esaktė tė veprės sė Migjenit mė 1957 dhe mė pas shkrimet origjinale tė Migjenit ia dhuroishtėpisė-muze nė Shkodėr qė tė shiheshin e pėrdoreshinnga tė gjithė studjuesit, fjala vjen nga Moikom Zeqo e Rinush Idrizi, qė nė punimet e tyre ua kanė bėrė edhendonjė koment a foto.
    I ēuditshėm ėshtė fakti qė Agron Luka nuk e ka lexuar me ''vėmendje'' ( apo s'ka dashur dashur t'ia kapė mendja) kritikėn e tė atit. Ajo u referohet qartė (siē duket nga termat e materialit) tezave zyrtare tė kritikės sė redaksisė sė botimeve ( qė s'kanė tė bėjnė fare me ato tė S.Luarasit, as nė formė, as nė pėrmbajtje). Sidomos kuptimplotė ėshtė fjalia e Gjovalinit: ''Si mund tė mė kėrkohet mua qė duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja ( e Migjenit) e kapėr detyrė morale t'I verė nė dispozicion. Mua mė duket se as sot e kėsaj dite ne nuk dimė sa dorėshkrime ka i mistershmi Skėnder Luarasi. As unėdhe asnjė shok s'ka mundė t'i sigurojė kėto dorėshkrime deri mė sot PLOTESISHT''.

    Siē duket Gjovalini ''e shet'', por i biri se jep, provėn e sė vėrtetės.
    Nė fund Agron Luka shkruan:
    Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalėn ju!
    Nuk e di se ē’thotė motra ime pėr kėtė, por unė pėr hesapin tim po i them: O Agron Gjovalin Luka, pse e turpėron babanė. A tė funksionojnė tejqyrat dhe kaplloqja o burrė? (Pėr hiset e tua doli fjale edhe Shuteriqi)

    Rrenat e radhės
    Agroni pėrdor ēdo mjet pėr tė pėrmbysur logjikėn e fakteve dhe trillimet i sheqeros me shprehje nderi, bese e burrėrie e atdhetarie.
    Qė nė replikėn e parė i kam bėrė thirrje tė ketė mė tepėr respekt pėr personalitetet e mirėfillta kombėtare dhe kur s’dėgjoi ia bėrė njė bejte me Miun e Xhirafėn dhe prap iu pėrdrodh gjuha. Ndaj shpifjet po ia kthej me fakte safi nga shtypi i ditės. (qė tė mos dėrdėllisė mė ‘’se i ka thėnė Neritani’’)
    Si kandidati pėr deputet i Partisė Demokristiane Agron Luka predikonte Zotin e ua lypte votat besimtarėve katolikė duke u krenuar me njė farefis tė shek.18-tė, arqipeshkėv i Tivarit, pa menduar se ēu ka punuar i ati kėsaj grigje. (Irhan Jubica nė artikullin ‘’Njė varr pėr tė vėrtetėn e eshtrave tė Fishtės’’ Milosao, 20.8.2007 citon librin e At Konrrad Gjolaj, ‘’ēimarėt’’,1996, ‘’Gjovalin Luka me tė tjerė ishin njerėzit mė aktivė tė kohės nė krye tė luftės kundėr fesė dhe njerėzve tė fesė’’.)
    . Meqė pėrmend Fishtėn, atė shpifjen se Skėnder Luarasi ka qenė kundėrshtar i Patėr Fishtės nga ē’batak e ka peshkuar? Kur Skėnder Luarasi takonte e pėrkrahte Fishtėn nė kohėn e monarkisė Lukejt i turreshin qypit!
    Po ato marifetet e stanit tė sigurimsave dhe urrejtjen e verbėr ndaj Kadaresė mos ia ka injektuar ajo ‘’zoēka A’’ e kullėzės sė Lasgush Poradecit me ato aventurat mbresėlėnėse tė pėrshkruara nga penat Kadare-Lalaj. Ajo ia ka rregulluar politikėn me kardinalėt dhe biografinė me Vatikanin? Ndėr produktet e trurit tė menderosur (e kush i mban mend tė gjitha) ka shpifje tė sojit Skėnder Luarasi ‘’konsiderohej si i grupit Malėshova-Dėshnica-Xoxe etj’’ dhe ishte kushėri I KoēI Xoxes ( citoj: ‘’e ēfarė mund tė kishte pėrrallisur Luarasi aso kohe dhe qė i autoēensuroi dhe i zhduku vetė, sapo ra nga fiku Xoxia i Madh, kushėri i Luarasėve ) (Vargjet e lira, 6.10.2008) ndėrsa nė tė njėjtėn kohė thotė se S.Luarasi ia dedikonte jetėn ‘’qytetarit tė Nderit tė Mallakastrės, (M.Shehut) (qė dihet se ishte kundėrshtari mė i madh i K.Xoxes?!)

    Kushdo qė tė jetė K.Xoxe, o mendjeshkurtėr-gjuhėgjatė, nė farefisin e tij (qė nuk lidhet kurkund me fisin tonė Kostallari-Luarasi) bėjnė pjesė edhe vėllezėrit Harallambi-Negovani, Spiro Ballkameni, Sotir A.Xoxe etj., martirė e financues tė kishės, shkollės shqipe e ēėshtjes kombėtare Ata kanė kontribuar shumė mė tepėr me gjak e pasuri pėr Shqipėrinė Etnike se ata tregėtarėt nga Lukiēi, dhe pasardhėsit e Xoxeve duhet tė jenė krenarė pėr kėtė.
    - Po atė termin ‘’agjent i Kominternit’’pse e lė jetim e nuk ia bashkangjit Gjovalin Lukės? Apo e harrove qė ke shkruar ‘’Aty nga vitet 1936,1937,1938 e mė pas, nga Gjovalin Luka …nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, u sigurua njė literaturė e madhe komuniste. Veēanėrisht, literatura e 1936-1937 pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė materialeve tė Kongresit VII tė Kominternit pėr "Frontin Popullor Antinazifashist", libra tė klasikėve etj. ‘’(Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi -- nga Agron Luka, Historian nga Shkodra )
    -
    Po vetė e ke shpallur rolin e tyt eti si korier sekret i ambasadės sovjetike nė Tiranė ( ta them se mbahej edhe si mik besnik i titullarit tė saj, Ch..) dhe ‘’hafie’’ e Enverit pėr damkosjen ekstreme tė Koēit prandaj ai atė ditė tė bukur feste e rrahu publikisht nė Pallatin e Brigadave. Ndėrhyri Enveri qė e shpėtoi. Ke shkruar se Gjovalini materialet qė i adresoheshin Koēit ia jepte Enverit (sqaroj se bėhet fjalė, mbi tė gjitha, pėr dokumentat historike tepėr tė rėndėsishme te InformByrosė dhe letrėn e PKBS pėr prishjen e marrėdhėnieve sovjeto-jugosllave dhe tradhėtinė e Titos, por edhe udhėzimet e ambasadorit pėr tė preferuarin e tij K.Xoxe.) Ndėrsa Koēit iu vonuan kėto informacione, Enveri fshehtas lypi e mori garancitė nga Stalini, pėrgatiti strategjinė, terrenin e taboret e tij, organizoi fushatėn e kurbaneve dhe i lau duart ‘’me agjentėt titistė’’ Xoxe e Co. Desh e pėsoi keq edhe ambasadori sovjetik nga Stalini kur ai u pėrpoq t’ia shpjegonte se ‘’proletari Xoxe’’ ishte komunist i vendosur dhe besnik i Bashkimit Sovjetik. (Nga ‘’Dokumente sekrete tė Kominternit’’, botim nė shqip). Por po tė kishte qenė njė tjetėr korier sekret ndoshta ngjarjet do tė rridhnin ndryshe edhe pėr familjet Xoxe dhe Luka. Ato pėrrallat Xoxe-antisovjetik dhe agjent vlleh antishqiptar shko tregoja ndonjė tjetri, o Agron Luka, dhe jo fisit Xoxe pėr tė justifikuar pelivanllėkun e Gjovalinit. Kur Agroni (apo Gjovalini) ankohen se diktatori nuk ua shpėrbleu me mirėnjohje (edhe pse Gjovalini shkeli detyrėn dhe besėn e mikut ambasador) do t’u citoja fjalėt e Stalinit:’’Nuk e njoh kėtė zakon qensh’’ (Kujtimet e sekretarin tė Stalinit). Gjovalini pati goxha ofiqe e gėzoi jetė deri mė 18.7 1955, ( Deputet i Shkodrės, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R. P. Sh., pėrfaqėsues i Komitetit Shqiptar pėr Mbrojtjen e Paqes etj.)
    (ndonjė mund tė thotė se nuk qe budalla Enver Hoxha qė ta mbante pranė mė gjatė, sepse njė ditė tė bukur mund t’ia punonte edhe atij si Xoxes, fjala vjen tek Mehmet Shehu dhe Hrushovi)
    Sa pėr atė pėrrallėn tjetėr me dr.Gjatėn, ai nuk sillej si duhej ( sa nje here e shtyu edhe nga shkallet) me heroinėn e Luftės sė Spanjės, Justina Shkupin, e cila ato kohė kurohej nė spital. Ajo e tha njė llaf tek Mane Nishova qė ia tregoi vendin doktorit nė rrugė administrative (ka shumė mundėsi edhe me dijeni tė Mehmet Shehut). Pse ē’padrejtėsi ka kėtu?


    Ndersa nė lidhje me tolerancėn e atdhetarinė e Agron Lukės mjaftohem tė citojme Deklaratėn e Myftinisė sė Shkodrės: ‘’masha tė tilla si Agron Luka dhe shokėt e tij tė futur nga tė tjerė, gjithashtu nuk po reshtin sė vepruari qė tė provokojnė dhe nxisin urrejtje dhe konflikte ndėrfetare’’(Deklarate e Myftinise Shkoder , e shtunė, 19 gusht 2006 ‘’ ).


    Pėrmbyllje: Bisedė intime

    OAgrontornitor-komedian-historian-gjuhėtar-tregėtar- matematicieni…u tallavite si shumė o burrė, e kudo mbete toē.
    Na e bėre lėmsh edhe matematikėn duke ngatėrruar postulatet me teoremat, ekuacionet me mosbarazimet dhe termat realė me irealė. Tash po ngatėrrohesh edhe me nocionet elementare tė shahut, cung-zvang-un, patin dhe matin! E na hiqesh si grosmjeshtėr. Tė kam bėrė gjithnjė mat, t’i kam pranuar gjithė revanshet, tė kam mėsuar lojra e kombinacione tė vjetra e tė reja e pas tre vjetėsh prap ke mbetur bylmez E ē’taksirat kam unė tė humb kohė me ty kur kam aq shumė punė tė tjera pėr tė bėrė. Tė paktėn nė matēin e radhės hajde I pėrgatitur, mėso mė mirė me kė ke tė bėsh, ē’diplomim ka, ku punon, kush ndihmon me informata e botime se boll I re nė qafė pa tė drejtė Angjelinės e Neritanit. Hap internetin, shko edhe tek kompjuteti i bibliotekės Kombėtare tė shohėsh se kur dhe ku botoj dhe mjaft me marrėzitė:’’ tė tha Angjelina, tė informoj Neritani, te Gazeta Shqiptare Kaloshit i tha Neritani’’, tek RD- Patozit i ndėrhyri po Neritani, tek Albania, Shekulli, Korieri, Republika, Shqip, 55, Panorama, Ndryshe, etj. po Neritani. Pse merr kot poza dedektivi privat. S’paska punė tjetėr Neritani vetėm tė merret me shkrimet e mia e avazin e Gon Lukės . Unė kam edhe motėr e vėlla tjetėr, miq e farefis. Pėrmendua ngandonjėherė emrat se u ngelet hatri! Kėshtu bėhesh edhe mė I besueshėm e mė I rėndėsishėm pėr lexuesin se gjithė luarasllinjtė po merren me ty. Po ti, mor burrė, si e nxorre zbuluar Pjetrin e ndjerė tek RD dhe shqetėsove dynjanė gjer nė Australi? Unė nuk botoj si ty, me ndėrhyrje, po ku mė do e kur mė do qefi, veēse pa bezdi. Ngandonjėherė qeras me ndonjė kafe. Po e pata materialin e gjatė, e shfaq nė internet ku mund ta shuaj edhe ‘’etjen’’ pėr publikim dokumentash edhe ‘’dialogun’’-chat-.
    E vazhdojme debatin si e ku ta doje qejfi veē te na garantohet vijueshmeria pa nderprerje e redaktim .


    O Agroni i Lukejve nga Lukiēi i Shestanit!, po me Elsėn e Shekullit, ē’pate xhanėm? Ajo si gazetare e pėrkushtuar zbatoi porosinė (pse ē’do ti qė tė ngelet pa punė?!) pėrhapi vetėm lajmin ‘’e zbulimit’’ nė Bibliotekės Kombėtare dhe as nuk e ciku thelbin e ēėshtjes se kush e pse i ndaloi ‘’Vargjet e Lira’’ mė 1936. (Mirė qė nuk tė shkau gjuha tė pėrmendje edhe Mjeshtrin e Madh, o derėzi, se ai qė ktheu shenjtoren nė kurbatkė, kryetrimin nė rrjepacak e pllumthin nė shqiponjė, me njė pėshpėritje tė bėn pluhur e hi, me rob e katandi e nuk kanė se ku tė shprehin gjindja njė ‘’ndje zot’’.)
    - Atė thashethemin financiar, qė e di se nuk e ke shpikur vetė, adresoja prurėsit mė tė parė e laji duart e qetėso shpirtin.
    Jo Elsa, por edhe ti, historiani i mirėfilltė, ndė e ditsh tė vėrtetė nuk e thua se tė ngrin gjuha e biografia.. Pėr informacion mė profesional ēap nė Tiranė, tako dr. Malosmanin e nėnėn e tij tė nderuar, pyeti se kush i parapagoi ‘’Vargjet e Lira’’, kush interesohej pėr botimin dhe kush ia kėrcėnoi e mallkoi babėn kur rrodhėn libra tė bllokuar nga magazina. Por mos harro kryesoren: me kėtė rast ai tė ekzaminon mirė simptomat e sėmundjes (tėrbim, errje sysh, pėtēartje, harresa…) dhe tė gjen ilaē nėse tė shkaktohen nga diabeti apo gurėt nė veshka. Ma dėgjo llafin: ‘’Kush ka shėndetin, s’ka zili as mbretin!’’
    (Kėsaj radhe nuk po tė englendis me humor e poezi se nuk tė lejon shėndeti qė t’ia ndjesh lezetin).
    N’pritje pr’(h)abere t’mira, t’falmeshnet,
    Petro i Skėnderit tė Petros tė Ninit tė Petros…tė Kostės nga lagja Kostallarė e Luarasit, bash tė tumave ilire tė Kolonjės.

    Petro Luarasi

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    ...
    Petro i Skėnderit tė Petros tė Ninit tė Petros…tė Kostės nga lagja Kostallarė e Luarasit, bash tė tumave ilire tė Kolonjės.

    Petro Luarasi

    Thjesht per kuriozitet po pyes: Per cfare mund te duhej kjo?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar uj me gaz pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #13
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    S.Luarasi dhe Migjeni

    I nderuar ''uj me gaz''.
    Kur dikush mburret se eshte nga Lukiēi i Shestanit pse tjetri te mos e permende identitetin se eshte nga Luarasi i Kolonjes, i famshem per tumat ilire te sapozbuluara?!
    Ju p.sh, ēfare lloj uji me gaz preferoni?

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #14
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    GSH
    -------

    POLEMIKA
    Nė lidhje me artikullin:Shuteriqi: "Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit"
    Ish-Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe studjuesi e publicisti i njohur Dhimitėr Shuteriqi, i pėrgjigjet akuzave tė profesor Luarasit, tė botuara para pak ditėsh nė faqet e "Gazetės" lexuesit kureshtar per te verteten i rekomandojme te lexoje artikujt: ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, Shekulli, 29.5.2003 dhe ‘’Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės’’, Albania, 29-30-31.5.2003, ku analizohen me fakte ''harresat'' dhe ''sajesat'' e Shuteriqit.

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    I nderuar ''uj me gaz''.
    Kur dikush mburret se eshte nga Lukiēi i Shestanit pse tjetri te mos e permende identitetin se eshte nga Luarasi i Kolonjes, i famshem per tumat ilire te sapozbuluara?!
    Ju p.sh, ēfare lloj uji me gaz preferoni?
    I nderuar Petro Luarasi,

    se pari me falni qe po ju shkruaj ne pseudonim. Ne lidhje me pyetjen tuaj sepse ne kushte "normale" mburrja nuk i sherben askujt. Une ujin me gaz do e doja te paster.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar uj me gaz pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #16
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Fragmente nga ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, botuar nė ''Shekulli'', mė 29.5.2003.

    “Nuk merrem me hesape tė trashėguara, por do tė botoj gjithė ē’kam ruajtur nga im atė Skėnder Luarasi”. Kėshtu shprehet trashėgimtari i intelektualit tė njohur prof.Luarasit, i nxitur nga polemikat nė media Luarasi-Shuteriqi, pėr veprėn e Migjenit, konflikt qė zuri fill nė vitin ’48, mes njėrit, autor i monografisė sė poetit dhe tjetrit, ish- kryetar i Lidhjes sė Shkrimtareve...''

    Kush janė sipas Luarasit “Prokrustėt” e Migjenit?
    Janė pikėpamje tė ndryshme dhe individė tė ndryshėm. Nė botimin e afėrt do tė citoj se ē’kanė thėnė ata nė veprat e tyre. Mund tė pėrmend Karl Gurakuqin, Dhimitėr Shuteriqin, ēfarė ka thėnė Arshi Pipa nė dy raste nė vitin ’44 dhe nė ’45. Robert Elsie, gjithashtu, njė studiues skrupuloz, por nė kėtė rast ka shkelur nė dėrrasė tė kalbur, duke e cilėsuar Migjenin me prejardhje serbe dhe se nuk e ka ditur gjuhėn shqipe.

    Dritė-hijet e Shuteriqit
    Fakte “tė harruara” nga Shuteriqi nė polemikėn: “Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit” (“Gazeta Shqiptare” 17 maj 2003). Gazeta Shqiptare , dt.15.4-20.4.2003, botoi disa fragmente nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit ‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ku, ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve , tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit. Atje pėrmendej edhe prof.Dh.Shuteriqi i cili ka bėrė njė replikė... prof.Luarasi analizon disa pikėpamje “tabu” tė prof.Dhimitėr Shuteriqit mbi Migjenin.Ky material ėshtė ofruar nga artikulli i akademikut Shuteriqi, botuar nė njė tė pėrditshme me titull “Ja tė vėrteta e akuzave tė Luarasit” , duke iu kundėrpėrgjigjur njė artikulli tė mėparshėm, fragment nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” ku ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit.

    Shuteriqi
    Nė monografinė e tij “Migjeni”, botuar nė revistėn “Literatura Jonė”, viti 1948, prof.Dhimitėr Shuteriqi shkruan: -“Migjeni vdiq mė 28 Gusht 1938. Ishte plot 28 vjeē. (Lindi nė Shkodėr mė 30 shtator 1910)…”
    -Gjithė shkrimet e tij - merren me vuajtjen fizike tė poetit, vuajtje qė nuk do parė e shkėputur nga varfėria e tuberkulozi i tij.”
    -Influenca tė ndryshme kryqėzoheshin nė vent tonė. Kėshtu ndėrsa njėri s’kish flakur mirė Baudelaire-in, tjetri nuk shkėputej akoma nga Leopardi, njė i tretė nga d’Annunzio, njė i katėrt Migjeni – nga Dostojevski, dhe ndoshta, nga Niezsche.
    -Le tė kthehemi edhe njė herė tek mosqartėsia e Migjenit, karakteristikė e rinisė pėrparimtare tė kohės…. Trajta e mbinjeriut “Dithyramb Nietzsche-an” ėshtė njė gabim qė ridhte nga paqartėsia e tij ideologjike.
    -Ēaste tė paqartėsisė janė edhe ēastet e tij pesimiste, tė pazakonshme, tė Migjenit i cili zakonisht ėshtė optimist…Nė ēaste tė tilla nė prag tė vdekjes, poeti ka mundur tė shkruajė njė vjershė si ajo qė mban titullin "Nėn flamujt e melankolisė", vjersha e fundit e librit tė tij ku ai shket, dhe pėrpjekjet e tij e tė shokėve e krahason dhimbshėm me atė tė malit qė polli njė mi.
    -Nuk mund tė thohet me siguri se Migjeni e pat njohur historinė e letėrsisė shqipe. Eshtė e vėshtirė tė gjesh te ai gjurmat e njė influence brėnda pėrbrėnda kufijve tona.
    -Migjeni si poet s’ka arritur ta njohė mirė teknikėn e prozodisė shqiptare. Kur erdhi nė Shqipėri(v.1933) ai e kishte harruar shumė shqipen dhe letėrsinė e saj duhet ta njihte tepėr pak, qė tė mos thomi aspak.
    -Le tė shėnojmė gjithashtu se, prej familjes orthodhokse shkodrane, ai kishte si gjuhė tė shtėpisė sėrbishten. -Veprat qė kemi tė botuara prej tij, janė tė viteve 1934-1937. Nė to, ndihet qė Migjeni nuk e zotėron mirė shqipen, me gjithė qė nuk ka dobėsi tė tepruara, qė do ta dėmtonin tepėr artin e tij.

    Skėnder Luarasi tek “Migjeni nė shtratin e Prokrustit” sqaron:
    Megjithėse Migjeni ka rrojtur e ka punuar nė kohėn tonė dhe shumė prej nesh e kanė njohur e kanė folur personalisht me tė, nė sa ėshtė shkruar pėr tė, janė thėnė edhe gjėra qė nuk i pėrgjigjen sė vėrtetės. Pėr tė dėftyer se tė ē’natyre janė kėto gabime, tė cilat na bie pėr barrė t’i ndreqim, po e nisim me datėlindjen e Migjenit.
    -E bazuar nuk e di se nė ē’dokument, “Literatura Jonė”, viti 1948, jep motin 1910. Sipas librit tė shtėpisė, nė tė cilin janė shėnuar ngjarjet kryesore tė gjithė familjarėvet, gjejmė datėn e vėrtetė tė lindjes sė Migjenit: 13 tetor 1911- me stilin e ri kalendarik (30 shtator 1911, me stilin e vjetėr); dhe u nda nga jeta nė moshėn 27-vjeēare mė 26 gusht 1938 (me stilin e ri).
    -Mė tej nė librin e cituar S.Luarasi nė mėnyrė tė hollėsishme dėshmon gjakun shqiptar tė Migjenit: I gjyshi i Migjenit, Nikolla Dibrani – quhej me kėtė mbiemėr gjenerik se familja e kishte origjinėn nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare tė Rekės (andej ka qenė edhe poeti patriot Josif Jovan Bagėri) - qe shpėrngulur nė Shkodėr nga mezi i shekullit tė 19-tė. Kemi plot kėso familje tė shpėrngulura nė kėtė qytet tė Veriut:
    Gjergaj, Trimēev, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra,etj. Kur shkonte si murator nėpėr katundet e ndryshme, nė Mal tė Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me Stakė Milanin nga Kuēi, e cila edhe ajo si gjithė banorėt e asaj krahine, kishte shqipen pėr gjuhė amėtare. Ata lindėn dy djem: Gjergjin(Gjokėn) dhe Kriston. Gjergji, tregtar mė 17 shtator 1900 u martua me Sofi Anastas Kokoshin. Nga kėta prindėr shqiptarė lindi Millosh Gjergj Nikolla, nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo shkodrane e Kokoshėve.
    -Skėnder Luarasi pasi analizon nė detaje veprėn e Migjenit thekson:
    Por gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė ''pėrdhunuar''nė botimin e tashėm ( botim i Gj.Lukės nė vitit 1954): dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954 , megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut.
    -Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohės, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. -Qė tė kuptohet madhėshtia e veprės sė Migjenit, duhet sė pari tė njihen mirė rrethanat nė tė cilat shkroi e punoi Migjeni. Fare pak qenė tė rinjtė tė cilėt qė mė 1935 u bėnė ballė kėtyre ēorbaxhinjve nė lėmin e letrave…tė rinj si: Andrea Varfi, Petro Marko,Aleks Ēaēi,Kristaq Tutulani, etj. tė cilėt na bėnin pak fllad nė atė zagushi mendore. Tė tjerėt qitnin nė dritė xhinde. Kur luhej komedia e 25-vjetorit tė indipendencės shqiptare nė Tiranė, nja 75 poetastra shqiptare (midis tyre edhe Dh.Shuteriqi me pseudonym ''Shpati’’) i thurnin himne dinastisė sė Zogut dhe ''mbarsnin malin''.
    -Shuteriqi ose nuk e ka njohur fare Migjenin, ose nuk ka dashur ta njohė, dhe ka qėlluar tė ē’orientojė gjithė rininė tonė kur shkroi nė “Pėrpjekja shqiptare”, nė maj 1937 fjalėt e shėmtuara: “Vetėm Koliqi qėndron pėrmbi shokėt me ato novela qė na japin disa anė tė shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotėsi tė shohė andej…” -Ēudi se me ēfarė indulgjence e sheh Shuteriqi letėrsinė tonė tė atėhershme! Dėnon Ernest Koliqin ( dikur idhullin e tij ) se shkruante “Rranishten e Durrėsit”, dėnon vetveten se nuk e flaku mirė influencėn e Baudelair-it (tė cilit i dedikon ‘’Kangėt Tragji-komike’’ nė ‘’Kangėt e rinisė sė parė) dhe shkruan pėr Migjenin: “Po, Migjeni pa kundėrshtim, ishte mė i pjekuri dhe mė i qarti nga tė gjithė, ai qė u shkėput qė nė fillim, megjithėse jo i tėri, nga influencat e huaja dekadente.”
    -Po zgjatem shumė pėr gjėra tė pa nevojshme. Dhe unė i atij mendimi jam, po ja qė tė kėtilla gjėra tė pa nevojshme na shtron Dhimitėr Shuteriqi nė monografinė e tij mbi Migjenin, mirėpo kėto gjėra, pasi shkruhen keq ,duhen ndrequr. Pėr botimin e veprės sė Migjenit iu afrova Lidhjes sė Shkrimtarėve qė mė 1948; po mbasi ata kanė vendosur qė Skėnder Luarasit tė mos i lėshohet vėnd nė “Literatura Jonė”...
    Mbas shume peripecish ne vitin 1957 u botua vepra e plote e Migjenit nga Skender Luarasi ku demaskohen nje sere shtremberimesh e falsifikimesh qe per fat te keq ende perseriten tek-tuk.

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menjefjale petrol eshte petro luarasi.. apo jo..

    mirseke ardhur ne forum o nipi petro nini luarasit.. e djali skender luarasit..

    ne forum ka shum shkrime per migjenin e per luarasin.. e juve ne se kini durim mblidhini bashk e hidhini nje sy..

    do desha te na sjellesh ketu poemat e famshme te bajronit e shilerit qe babai juaj i nderuar .. profesor skender luarasi i ka shqiperuar ketu e 70 vjet me pare ne mos gaboj..

    cdo te mire..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-05-2009 mė 11:41

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #18
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Duke respektuar deshiren tuaj dhe kureshtjen e pjesemarresve ne kete komunitet atdhetar e demokratik, jam i gatshem te ofroj materiale te shumta veē druaj se mos tejkaloj cakun.
    Skėnder Petro Luarasi ka shqiperuar nga Fridrih Shileri veprat: Vilhelm Teli (1934), Intrigė e dashuri (1955), Hajdutėt (1958), Fiesko(1958), Vajza e Orleansit, Don Karlos (e pa botuar),
    Johann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilėsohet si dramaturgu mė i shquar gjerman dhe i dyti pas Gėtes si figurė udhėheqėse e letėrsisė gjermane. Tematika qe ai trajton eshte realiste dhe ndriēon fenomene teper aktuale per kombin shqiptar edhe ne ditet e sotme: dashuri per vendin, dinjitetin e unitetin kombetar, mosperulje ndaj diktatoreve e padrejtesive, etj.
    Fragmentet nga Vilhelm Teli, ''Atdheut, besnik shiko ti rrish mė pranė…'',''E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė…'' u dhane si tema hartimi nė gjimnazet e Tiranes e Shkodrės mė 1935 dhe bene buje. Ne Shkoder shumė nxėnės si: Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime tė shquara.
    Po i botojme fragmentet qe lexuesi te gjykoje vlerat:

    ''E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash''.

    Antinghauseni

    A paska pasur aq guxim fshatari,
    Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?
    Kur paska kaq besim nė vetvete,
    Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;
    Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,
    Duke menduar qė fuqi tė ra
    Do rritin madhėrin e njerėzisė.
    (Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron mė gjunjė para tij.)
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.



    ''Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
    E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde''

    Antinghauseni
    Djal' njihe mir' kėt' popull prej barinjsh!
    E njoh unė q'e udhėheq n'luftė;
    Unė e kam parė qysh luftoi nė Favenc.
    Po le tė vijnė e tė na vėnė zgjedhė;
    Ne s'do ta mbajmė kurrė atė zgjedhė.
    - Im nip, mėso tė dish prej ē'fisi je!
    Mos flak margaritarėt e vėrtetė
    Pėr hir tė njė shkėlqimi tė gėnjeshtėrt.
    Ji prijės i njė populli tė lirė,
    Qė tė bėn veten fli nga dashuria
    Dhe qėndron tok me ty nė luft' e vdekje;
    Kjo qoftė bujaria qė tė mburr.
    Forco cilsit' e trashėguara t'gjakut;
    Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
    E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde;
    Kėtu ėsht' e forta rrėnjė e forcės sate;
    Atje, nė vend tė huaj, qėndron vetėm,
    Si i dobėti kallam q'e thyen shqota…

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #19
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    ''Vajza e Orleansit'' e botuar nga Shileri mė 1801, dramatizon veprėn e heroines franceze Zhan D'Ark.

    Zhana
    Po ēlodhen armėt, zhurmė e luftės hesht,
    Pas fushės gjaktė vijnė kėngė e valle;
    Ndėr rrugė ushtojnė melodira t'ėmbla.
    Altarė e tempuj ndrijnė prej festimit.
    Dhe beret (**) gjithė veshur me blerim
    Dhe shtyllat janė mbėshtjellė me gėrsheta.
    Qyteti ėshtė mbushur plot me miq,
    Qė posi valėt turren drejt festimit.
    Nga lumturia ndizet njė gėzim
    Dhe njė mendim rreh nė ēdo kraharor;
    U zhdukėn zemėrimi dhe urrejtja
    Tė lumtur janė sot e tė bashkuar.
    Kushdo q’ e ndjen se rrjedh nga fisi frėng
    Tani kėt’ emr’ e thotė mė me mburrje,
    Kurorė e vjetėr ndrin mė me shkėlqim,
    Dhe gjithė Franca nderon mbretn' e saj.
    Por mua, q'e plotėsova ē'ėshtė e madhe,
    Ky gaz i gjithė botės nuk mė prek;
    Sė prapi mė ėshtė kthyer zemra ime,
    Dhe rreh tė shkojė larg nga ky festim
    Nė kampin britanik kėrkon tė hidhet
    N'atė drejtim mė bredh shikimi sot
    Dhe si hajdute shkoj nga rreth i miqve
    Qė tė mos ma kujtojnė fajin e rėndė.
    Unė tė mbaj fytyrėn e njė burri;
    Nė kėtė gjoks, nė shpirtin tim tė dlirė?
    Kjo zemra qė shkėlqen me dritė qielli
    Tė rrahė pėr njė dashuri tokėsore?
    Unė, qė quhem shpėtimtare e Francės-
    Dhe luftėtare eprore e Perėndisė,
    Tė digjem pėr armikn' e vendit tim!
    Posi ia thėnkam diellit kėtė gjė
    Dhe pika nuk mė bie dhe s'mė vret turpi!
    (Mbasi hesht pak, me gjallėri mė tė madhe).
    Apo ta vrisja? Po si mund ta vrisja
    Pasi e pashė? Atė ta vrisja unė
    Mė parė vrisja veten. A kam faj?
    Pse m'erdhi keq dhe u solla njerėzisht?
    Mėkatė qenka dhimbja? A ke dėgjuar
    Zėrin e mėshirės e tė njerėzisė?
    Dhe pėr tė tjerėt qė ke prerė vetė?
    Pėrse tė heshtė shpata kur djaloshi
    Valez t'u lut me lot t'ia falje jetėn.
    Zemėr dinake don tė gėnjesh qiellin.
    Jo, nuk tė shtyu zėri i shenjtė i shimbjes
    Ē'm'u desh qė ta shikoja drejt nė sy!
    T'i shoh tiparet e fytyrės bukur!
    Fatzezė!, ai shikim tė solli prishjen.
    Njė vegėl qorre kėrkon perėndia-
    Me sy tė verbėr duhej ta mbaroje
    Se sa po pe, tė la mburojė e qiellit
    Dhe rrjeti i ferrit ja tė kapi ty.
    (Mendohet, dėgjon muzikėn, pastaj flet).
    O krrabė, pse ta zura vendin
    Me shpatėn luftarake,
    Dhe prej teje lisi i shenjtė
    U largova pėrgjithnjė?
    Mua mbretėreshė e qiellit
    Mos mė ishe shfaqur kurrė
    Merre prapė ē'mė premtove
    S'jam e denjė pėr kurorėn.
    Pashė tėrė qiellin e hapur,
    Pashė engjėjt e ndriēuar...
    Por dėshirė tjetėr mė ka kapur
    Qė nuk jeton nė botėn e kulluar.
    Pse mė ngarkove detyrė tė tmerrshme
    Mua tė dobėtės tė kryej?
    Si ėshtė e mundur njė zemėr e ndjeshme
    Dhuratėn e natyrės ta fyej?
    Jo, prej qenieve tė lira
    Zgjidh zbatonjėsit e tu;
    Prej reve tė dlira
    Merri, mua mė ler kėtu.
    Zgjidh tė pastėrtit, tė kulluarit,
    Tė lumturit, tė gėzuarit...
    Kjo vashė shpirtbutė\
    Ty, hyjneshė, po tė lutė.
    Ē'pata q’ u mora me luftrat
    Me grindje tė princave?
    Miturisht ruaja shqerrat
    Nė lėndinat kodrave
    Seē u shtyra drejt rrėmetit
    Nė mėkat e nė mjerim,
    Nė pallat tė madh tė mbretit
    Ah, ky s'qe qėllimi im!

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  39. #20
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    ''Don Karlos'', tragjedi me tematikė nga historia e popullit spanjoll u botuar mė 1783. Eshte nje nga veprat me te fuqishme qe demaskon inkuizicionin.


    Karlosi

    Po admiroj,
    Priftin nunosės hokatar tė mbretit
    Qė rrėfen aq lezeēėm meselerat.
    Shpesh kam dėgjuar, e nuk thonė kot,
    Se shpifėsjellėsit e gėrgasėsit
    I kanė bėrė botės dėm mė shumė
    Se helmi ose kama e vrasėsit…
    ……………………………

    At Domingo

    Princ, s'kam guxim
    Tė hyj nė fshehtėsinė e hallit tuaj;
    Veēse ju lutem, Naltėsia juaj
    Tė mbajė mend qė vetėdijė e vrarė
    Vetėm nė kishė gjen shpėtim e strehė,
    Pėr ku monarkėt s'kanė ēelės, dhe
    Ku vetė mizorirat mund tė shuhen
    Nėn mlatėsin e shenjtit Sakrament.
    Mė duket se u shpreha fare qartė,
    I dashur Princ?

    ………………….

    (Karlosi i drejtohet te atit)

    Karlosi

    Ju keni qenė. Mos mė urreni mė.
    Ju dashuroj me zjarr posi fėmija
    Veē mos m’urreni mė.Ē’gėzim i madh
    Kur ndjen se tė nderon njė shpirt i lartė
    Kur di qė gazi ynė gėzon tjetrin
    Qė brenga jonė i ndrydh krahrorin botės
    Qė vuajtja jonė e bėn tė derdhė lot!
    Sa bukur pėr babanė kur shėtit
    Dorė pėr dore me tė birin e dashur
    N’udhėn e trėndafiltė tė rinisė
    T’a shohėsh edhe njė herė ėndrėn e jetės
    Sa bukur ėshtė tė pėrjetosh veten
    Nė veprėn e pavdekshme tė birit
    Duke i shėrbyer shekujve !-O sa bukur
    Tė bjellė ē’pat korrur biri i dashur
    Tė mbledhėsh ē’u rrit shpejt,me parandjenjė
    Sado tė jetė mirėnjohės! Babė
    Murgėt e menēur tuajt s’bėnė fjalė
    Pėr kėtė paradis tė tokės.

  40. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •