Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1

    Nena e Dashur OLLGA

    Ollga Spiro Karafili erdhi nė kėtė jetė nė 1 Tetor 1942.

    Emri:  nena_ollga_karafili.jpg

Shikime: 623

Madhėsia:  71.1 KB

    Prindėrit e saj, qė u bekuan nė mėnyrė tė veēantė me kėtė fėmijė, i treti sipas rradhės, ishin Spiro Nikolla Karafili nga Narta e Vlorės dhe Kalica Kristo Dusha nga Peshtani i Leskovikut.
    Nėna e saj, Kalica nė moshėn 12 vjeē u shpėrngul me prindėrit e saj dhe u vendosėn nė Tiranė. Ishte njė familje nė gjėndje tė mirė ekonomike pėr kohėn. Kishin edhe njė ėmbėltore “Grand Italia” nė pazarin e Tiranės, qė e drejtonte vėllai i saj Leonodha, i cili kishte kryer shkollėn pėr pastiēier nė Stamboll. Nė kėtė qytet kjo familje i kishte lidhjet e hershme, jo vetėm pėr shkak tė kurbetit dhe arsimimit, por nė kėtė qytet tė lavdishėm tė Bizantit ka shėrbyer si prift nė Patriarkanėn fort tė shenjtė edhe At Ilia, gjyshi i Kalicės.
    Kristoja, i ati i Kalicės emigroi nė Amerikė dhe u kthye nė Shqipėri nė vitin 1940. Nė kėtė dyqan pastiēerie iu bė edhe propozimi i Spiros, qė tė shihte pėr grua motrėn e Leonidhės, Kalicėn. Nė kėtė kohė Spiro ishte oficer, major i artilierisė sė Ahmet Zogut, mbretit tė parė shqiptar.
    Perėndia duke dėgjuar lutjet e Kalicės, qė ishte njė vajzė e ndrojtur me moral shumė tė lartė, qė dėshironte tė martohej mė njė burrė jo sipas dėshirės sė saj, por sipas njohurisė dhe vullnetit tė Perėndisė; ai i tregon asaj se do tė martohej me njė burrė me emrin Spiro. Tė gjitha ngjarjet rrodhėn drejt kurorėzimit tė kėtij ēifti nė Kishėn Katedrale nė Tiranė nė vitin 1938.
    Fėmija e parė ishe njė djalė, tė cilit ia vunė emrin Llazar, por nga pakujdesia e mjekėve, pėr shkak tė njė gangrene nė kokė, vdiq 4 muajsh. Hidhėrimi pushtoi prindėrit e rinj, por nė mėnyrė tė veēantė nėnėn e re, Kalicėn, e cila nuk gjente ngushėllim pėr humbjen e djalit. Por Perėndia, qė dėshiron tė shėrojė plagėt, i thotė asaj “Tė mos hidhėrohej shumė, se ajo do tė jetė nė jetėn e saj bashkė me Ollgėn” - e cila nuk ishte lindur akoma.
    Fėmija e dytė ishte njė vajzė, Maria , e cila pėrsėri nga njė lindje e vėshtirė dhe pakujdesia e mjekėve, pati njė dėmtim nė legen, duke e vuajtur kėtė pėr gjatė gjithė jetės.
    Fėmija e tretė ishte njė tjetėr vajzė, qė siē ishte paralajmėruar nga lart e mori emrin Ollga. Gjatė kohės sė luftės familja kaloi vite tė vėshtira, si shumica e familjeve dhe njerėzve nė atė kohė. Por periudha mė e vėshtirė qė ajo kaloi ishte koha pas luftės ne vitet 1944, kur pushtetin e morėn komunistėt-ateist, deri nė vitet 90, kur ky pushtet u rrėzua. Pėr gjatė gjithė kėsaj kohe, kėta njerėz tė mirė dhe besimtar u panė nga regjimi ateist-komunist si reaksionar, qė nuk iu pėlqente pushteti popullor. Privimet filluan menjėherė. Spiro, si ushtarak i Zogut, rrezikoi jetėn nė ditėt e para tė pushtetit komunist. Por lutjet e zjarrta tė gruas sė tij dhe mirėsia e tij tek tė gjithė, e shpėtuan nga pushkatimi. Mė vonė ai u privua nga grada dhe profesioni i tij si ushtarak dhe u detyrua tė punojė punė tė rėndomta pėr tė mbajtur familjen. Edhe Kalica u detyrua tė shesė shumė nga paja e saj.
    Por megjithė kėto mundime dhe privime, drita e besimit nuk u shua nė kėtė familje. Ollga shpesh thoshte se gjyshi i saj Kristo, para se tė drekonin lexonte njė pjesė nga ungjilli, i cili ishte gjithmonė aty. Kalica i shoqėronte gjithmonė vajzat nė Kishėn Katedrale pėr tė diela dhe tė kremte, festa shenjtorėsh; fėmijėve iu mbetej nė kujtesė himnet qė dėgjonin dhe bukuria e ikonave qė shihnin. Ollga thoshte
    “ Akoma i mbaj mend ato shandanė, ikona dhe himne, sidomos dhjakun Sotir Kanxherin qė kėndonte shumė bukur.”
    Nė moshėn 12 vjeē Ollga pagėzohet nga xhaxhai i saj, Panajot Karafili nė kishėn qėndrore tė Nartės, nė Shėn e Dielė.
    Nga natyra, Ollga ishte njė vajzė shumė e zgjuar, njeri i shoqėrueshėm dhe i dashur, por edhe shumė e kujdesshme pėr tė ruajtur pastėrtinė morale si njė gjė shumė tė shtrenjtė, si njė thesar shpirtėror qė duhet ta ruante me ēdo ēmim, sipas porosisė tė apostullit “Trupat tuaj janė tempull tė Perėndisė, gjymtyrė tė Krishtit” - po edhe sipas mėsimit tė prindėrve tė saj dhe tė shembullit tė jetės sė tyre. Nėna i kėshillonte dhe lutej shumė pėr vajzat. Por edhe babai, Spiro, njeri me moral dhe autoritet, ndikoi jo pak nė jetėn e vajzave, dhe nė mėnyrė tė veēantė tek Ollga, e cila duke qėnė njė krijesė e bukur e Perėndisė, I duhej tė pėrballonte shumė sulme nga njerėz pa moral, por dhe ata qė kishin qėllime serioze, por qė Ollga i duhej t’i rrefuzonte sepse, nuk ishin sipas vullnetit tė Perėndisė. Nga jeta e shumė shenjtorėve dhe njerėzve tė virtytshėm tė tilla raste ngasje, inspirohen nga armiku i padukshėm, Djalli, qė kėrkon t’i rrėzojė tė rinjtė e virtytshėm nė mėkatin e imoralitetit dhe t’i largojė nga rruga qė ka pėrgatitur Perėndia pėr shpėtimin e tyre, pra nga virgjėria.
    Por ajo qėndroi me fuqinė e Zotit dhe i turpėroi tė gjithė ata qė donin tė pėrfitonin nga bukuria e saj. Dhe ai qė u turpėrua mė shumė nga tė gjithė dhe u tėrhoq i mundur, ishte demoni i imoralitetit. Me kėtė jetė tė pėrkushtuar Ollga qė nė fėmijėrinė dhe rininė e saj tėrhoqi simpatinė dhe dashurinė e Zotit Krisht, Dhėndrrit tė shpirtit besimtar dhe tė moralshėm.
    Nė shkollė mėsonte vetė dhe pėrparonte nė mėsime me rezultate tė shkėlqyera. Mbasi mbaroi shkollėn 8 vjecare dhe mė pas Politeknikumin, vazhdoi studimet pėr inxhenieri elektrike nė UT, natėn; dhe nė kėtė kohė punonte nė zyrėn e tregėtisė tė Ministrise sė Jashtme. Pėr shkak tė biografisė sė keqe – sipas rregjimit, por arsyeja ishte qėndresa nė moralin e saj, - u transferua me punė nė Kombinatin e Mishit nė Tiranė, ku punoi si inxhiniere elektrike. Edhe aty ajo u bė shėnjestėr e shumė sulmeve tė padrejta, por tė gjitha i mposhti me moralin e saj dhe punėn e saj tė pėrkushtuar. Atje punoi derisa doli nė pension. Ėshtė pėr t’u theksuar se punėn e dėshironte dhe nuk i shmangej. Ky virtyt ishte i dukshėm tek ajo deri nė fundin e jetės, qė pėr ne qė e njihnim nga afėr e shikonim se me sa sedėr punonte, pėr t’iu mos bėrė barrė askujt, por ēdo gjė ta merrte sipas punės dhe mundimit tė saj.
    Viti 1967, njė vit i zi dhe absurd pėr Shqipėrinė, pėr shkak tė ligjit anti-fe dhe persekutimit tė hapur ndaj klerit dhe popullit besimtar, e gjeti Ollgėn 25 vjeēe. Pavarėsisht se mjaft njerėz e humbėn besimin, ligjin dhe moralin duke iu pėrshtatur kohės: tė injorantėve dhe ateistėve nė pushtet, familja Karafili qėndronte e fortė. Nėna Kalica kurrė nuk e shoi kandilin dhe nuk pushoi sė foluri hapur pėr Perėndinė dhe fuqinė e tij. Ajo i shikonte gjėrat me syrin e Perėndisė. Thoshte qė “Enverin e ka vendosur Perėndia pėr tė larė mėkatet e popullit, por njeriu po tė bėjė mirė, asgjė nuk e prek” siē thotė edhe apostulli: “Dhe kush do t’ju bėj keq nė qoftė se ju ndiqni tė mirėn. Por edhe sikur tė vuani pėr drejtėsi, lum ju. Pra, mos kini frikė asnjė prej tyre dhe mos u shqetėsoni.”
    Kjo i jepte zemėr Ollgės e cila nė kėtė kohė do tė pėrballonte njė luftė tė paparė nga sigurimi i shtetit duke i ngritur asaj akuza si armike e pushtetit, moskokėēarse, dhe si agjente duke hapur pėr tė dosje dhe hetime. Tė gjitha ishin akuza tė gėnjeshtra dhe shpifje prej njerėzish manjak tė asaj kohe. Ajo qėndronte duke duruar dhe luftuar e vetme, pa i thėnė gjė askujt, as prindėrve, as nėnės, se nuk donte t’i shqetėsonte. Zoti Jisu Krisht ishte me tė; dhe e shpėtonte me fuqinė e tij nga laku i armikut.
    Ajo na thoshte se e shikoja veten tė ulur nė derėn e burgut tė rrethuar me gjėmba, por Zoti apo ndonjė shenjtor vinte dhe nxirrte dosjen time prej andej. Nė realitet ēėshtjet e hapura mbylleshin nė mėnyrė tė ēuditshme, por jo pėr Ollgėn qė e dinte gjithnjė e mė shumė se ishte Zoti qė e ruante nga tė gjitha tė kėqiat. Ashtu siē ai u tha apostujve: “duke ju prurė pėrpara mbretėrve e qeveritarėve pėr shkak tė emrit tim. Edhe kjo do t’ju jetė juve pėr dėshmi. Vini pra nė zemrat tuaja kėtė, tė mos mendoheni mė pėrpara me ē’fjalė tė pėrgjigjeni, sepse unė do t’ju jap juve gojė e urtėsi, sė cilės nuk do tė mund t’i kundėrshtojnė, as t’i rrinė kundėr gjithė armiqtė tuaj.” (Llk: 21: 13-15)
    Ollga kaloi edhe prova tė tilla dashurie flijuese, duke rrezikuar dhe jetėn e vetė pėr jetėn e tė tjerėve. Sigurimi i shtetit kėrkonte qė ajo tė bėnte dėshmi tė rreme pėr tė tjerėt. Por ajo nuk pranoi, edhe pse e kėrcėnuan me jetė; duke pėrmbushur fjalėt e Zotit nė Ungjill: “A ka dashuri mė tė madhe se sa tė japėsh jetėn pėr tjetrin?”
    Dhe kėshtu dashuria e Zotit pėr atė rritej, por dhe dashuria e saj pėr Zotin po ashtu. Shpirti i Perėndisė dhe shpirti i saj u bashkuan aq shumė, dhe nuk u ndanė deri nė fund tė jetės.
    Nė moshėn 14 vjeēe, kur lutej pėr gjatė gjithė natės pėr nėnėn e sėmurė nė shtėpi, na thoshte se: “Nė ėndėrr m’u shfaq Zoti si Dhespot mbi re” - dhe kėto pamje hyjnore do t’i shoqėronin gjithė jetėn e saj, sidomos nė moshėn 40 vjeēe, kur nė 1982 iu shfaq njė gjendėr nė rrėzė tė veshit, qė iu zhvillua pėr dy vjet, duke rrezikuar jetėn dhe duke ia dėmtuar pamjen. Kėto, siē thoshte vetė ajo, ishin periudha tė vėshtira, por edhe kėrkimi pėr tė bėrė vullnetin e Zotit, duke ia dorėzuar totalisht shėndetin e saj fuqisė sė Perėndisė.
    Zoti shumė herė i shfaqej dhe e ndalonte ta operonte. Vetėm kur erdhi koha e pėrcaktuar nga Ai, Ollga mori vendimin ta operojė gjėndrėn. Gjėndra ishte kanceroze, e natyrės femėrore. Mjekėt qė filluan operacionin, e lanė pėrgjysėm atė, duke kėrkuar aprovimin e motrės sė saj pėr tė vazhduar ose jo, pasi ēdo gjė dukej e pashpresė dhe shumė e rrezikshme pėr jetėn, se gjithēka ishte zhvilluar nė vendin, ku nervat janė tė ndėrthurur. Motra Maria tregon se mbasi e pyetėn mjekėt dhe ajo nuk dinte ēfarė tė thoshte duke i lėnė mjekėt nė vendimin e tyre, i ra tė fikėt dhe s’mbante mend asgjė mė pas. Mjekėt bėnė njė pastrim sipėrfaqėsor dhe e mbyllėn operacionin me bindjen se ēdo gjė ishte e kotė. Vdekja ishte e sigurt. Ollga nė kėtė kohė, kur mjekėt kryenin veprimet rutinė, thotė se i kishte dalė narkoza dhe ndjente dhe dėgjonte ēdo gjė. Madje edhe qepjen e operacionit e ndjente pėr sė gjalli. Mjekėt prisnin qė ajo tė vdiste. Habia ishte se njė nga pacientėt qė ishte shtruar nė tė njėjtėn dhomė, qė pėr mjekėt kishte dalė me sukses, mbas disa kohėsh vdiq; por Zoti Jisu Krisht, I Cili ėshtė Mjeku i Vėrtetė dhe Zot i jetės dhe i vdekjes, e urdhėroi qė tė mos ta prekte mė gjendrėn, as tė bėnte kimio-terapi, sepse pėr atė do tė kujdeset vetė Zoti dhe ajo do tė jetonte.
    U ndalėm nė kėtė fakt, nė jetėn e Ollgės, sepse kėtu kemi tė bėjmė me njė mrekulli tė dukshme nė trupin e saj, sepse sado qė gjendra e ekzaminuar si kancer femėr dhe tepėr agresive, mbeti e pazhvilluar, ajo jetoi edhe 25 vite tė tjera. Kur rastėsish mjekėt qė e kishin operuar e takonin, thoshin me habi: “Akoma s’paske vdekur!?”
    Por ku do Zoti, prishen ligjet e natyrės.
    Ollga thoshte shpesh: “Vetė Zoti i rregulloi gjėrat kėshtu qė tė bėnte tek unė vullnetin e tij tė pakthyeshėm.”
    Vullneti i Zotit ishte qė ai shpirt i pastėr, ai trup i dlirė, ajo vajzė besnike mbas gjithfarė provash, siē thotė edhe apostulli Jakov: “ Konsiderojeni pėr gėzim tė madh, vėllezėr tė mi, kur bini nė lloj-lloj ngasjesh; duke ditur se prova e besimit tuaj punon durim. Edhe durimi le tė ketė veprim tė pėrsosur, qė tė jeni tė pėrsosur e tė tėrė, pa tė meta nė asnjė gjė.” - qė Ollgės t’i jepej dhurata e mrekullisė.
    Ollga thoshte vetė: Vetė Zoti m’u shfaq dhe mė tha: “Mijėra e mijėra njerėz mė luten qė t’i shfaqem vetėm njė herė; dhe Unė i shfaqem kujt tė dua; dhe ty dua tė tė jap kėtė dhuratė.”
    Dhe nuk duhet tė ēuditemi pėr kėtė nė qoftė se i besojmė fjalėve tė Zotit nė Ungjill. “Edhe shenja mbi ata qė do tė besojnė do tė jenė kėto: Nė emrin tim do tė nxjerrin djaj, gjuhė tė reja do tė flasin, gjarpėrinj do tė zėnė.
    Edhe nė pifshin ndonjė gjė qė sjell vdekje, nuk do t’u bėjė dėm atyre; pėrmbi tė sėmurė dy duar do tė vėnė, dhe do tė shėrohen.”
    Tashmė Ollga e pėrkushtuar tėrėsisht duke hequr dorė nga martesa njerėzore, sipas vullnetit tė Zotit, e fejuar me Dhėndrrin e shpirtit tė saj, Zotin Jisu Krisht, ajo qė nė sy tė njerėzve ishte inxhinere elektrike, por dhe kapriēoze pėr ata qė nuk arritėn ta mposhtin moralin e saj dhe pėr disa sy dashamirės fatkeqė, pėr shkak tė sėmundjes qė iu shfaq, u bė sipas hirit njė instrument i Zotit, njė gjymtyrė e dashurisė dhe fuqisė sė Tij pėr t’u lutur dhe pėr tė transmentuar Hirin shėrues dhe mrekullibėrės, fuqinė kundėr demonėve tek sa e sa njerėz qė vuanin dhe lėngonin nė atė errėsirė ateiste-djallėzore, ku pavarėsisht se feja ndaj Zotit ishte e ndaluar me ligj, adhurimi diabolik nė kultin e njeriut dhe ritualet magjike bėheshin hapur dhe pa pengesė.
    Nė kėtė kohė shumė njerėz filluan tė vinin fshehurazi nė shtėpinė e saj. Ishte vetė Zoti qė i drejtonte tek ajo me mėnyrat e tij tė panumėrta, por dhe njerėz qė kishin gjetur ēlirim nga hallet e tyre, nėpėrmjet lutjes qė iu bėnte Ollga dhe vėnies sė duarve mbi kryet e tyre. Ata lajmėronin tė afėrmit tė tyre, qė kishin tė njėjtat probleme si ata. Ollga pasi kthehej nga puna e shtetit, u shėrbente kėtyre njerėzve deri nė orėt e vona tė natės; dhe shumė prej kėtyre u shėruan jo vetėm mendėrisht dhe fizikisht, por edhe shpirtėrisht, qė do tė thotė: se filluan tė besojnė dhe tė bėjnė jetė sipas besimit.
    Ollga, kjo dhuratė e madhe ishte vepra e Zotit, siē thotė edhe Shkrimi: “Atje ku mėkati ėshtė mė i madh, edhe hiri ėshtė mė i madh”. Dhe mrekullitė bėhen pėr ata qė s’besojnė ngaqė nuk kanė mėnyrė tjetėr pėr ta takuar Perėndinė; qė duke parė tė besojnė dhe tė shpėtohen.
    Kėshtu u krijua njė vėllazėri besimtarėsh, njė kishė e fshehtė mes njė qyteti ateist. Kėta njerėz, tashmė tė pėrforcuar nė besim pėr shkak tė mrekullisė qė bėhej tek ata dhe tė afėrimit e tyre, filluan tė marrin guxim dhe tė kundėrshtonin ēdo ligj absurd dhe tė ashpėr duke bėrė pelegrinazhe nė vende tė shenjta, nė kisha tė transformuara nė muze ose objekte tė tjera, nė rrėnoja kishash, duke ecur natėn, nė mot tė vėshtirė dhe mbi tė gjitha nė rrezik pėr jetėn.
    I gjithė ky guxim martirik, patjetėr shpėrblehej me bekime dhe shfaqe hyjnore, tė cilat i dėshmojnė shumė njerėz, qė i jetuan kėto ngjarje tė pėrmbinatyrshme, tė cilėt jetojnė edhe sot; besimtar tė mirė dhe pjesėtar aktiv tė kishės.
    Le tė kujtojmė njė ngjarje, kur ky grup besimtarėsh tė drejtuar nga Ollga, nė tė premten e zezė nė njėrin prej viteve tė ateizmit, duke vajtur drejt kishės sė Shėn e Premtes, Kavajė, njė dritė qiellore prej sė larti i drejtonte rrugėn dhe i mbulonte tė gjithė pjesėtarėt e grupit. Por edhe brenda kishės ata tregojnė se dėgjuan vajtime ėngjėjsh; ndėrkaq nė fshat bėhej njė dasėm.
    E sa e sa ngjarje tė tjera, tė cilat ndoshta koha do t’i zbulojė si dėshmi e gjallė tė mbrojtjes hyjnore qė merrni kėta njerėz guximtar nė atė periudhė aq tė errėt, tė frikshme dhe absurde.
    Nė vitin 1990, Ollga bashkė me bijtė e saj shpirtėror, tė cilit siē thamė - kishin kaluar shumė rreziqe nė periudhėn ateiste, - u mallėngjen dhe u gėzuan sė tepėrmi, duke lavdėruar Perėndinė dhe duke pėrligjur besimin dhe optimizmin e tyre, se kishat njė ditė do tė hapeshin. Kėshtu, ata morėn pjesė aktive nė hapjen e kishave dhe nė ceremonitė fetare qė u bėnė nė ato ditė. Nė kėto kohė vetė Ollga thoshte: “Nuk dija cilėn rrugė tė ndiqja?” ¬- duke kuptuar se pėr kohėn e ateizmit, e rėndėsishme ishte tė ruheshe besimi nė Zotin e vėrtetė. Edhe vetė Zoti Jisu Krisht, ashtu si herė tė tjera ndėrhyri pėr t’i treguar rrugėn e vėrtetė dhe tė pėrsosur tė besimit. Ollga tregon: “E pashė veten nė njė udhėkryq, dhe njė procesion dhespotėsh me veshje hieratike qė ecnin drejt njė rruge tė drejtė. Njė zė mė tha: ‘Shko mbas atyre!’
    Kjo ishte arsyeja qė ajo dhe ata qė e ndiqnin pėr aq vite u bashkuan me Kishėn Orthodhokse, sipas besimit tė etėrve tė saj, duke u bėrė pjesė aktive e Kishės nė Shqipėri tė sapongjallur nė atė kohė, duke qėnė gjithashtu edhe mbėshtetje e eksarkut dhe mė vonė Fortlumturisė sė tij, Kryepeshkopit Anastas.
    Ollga dhe mjaft njerėz qė e ndiqnin, ishte e para qė ngriti zėrin nė incidentin qė bėnė disa eksponent jo orthodhoks, por edhe tė pabesė gjatė fronėzimit tė imzot Anastasit si Kryepeshkop i KOASH-it, i pėrzgjedhur nė mėnyrė kanonike nga Patriarkana Ekumenike; por i pranuar edhe nga autoritete e vendit.
    Njė natė, pėrpara se tė ndodhte kjo gjė e turpshme dhe e frikshme, si gulēimat e fundit tė atij sistemi ateist-komunist, dhe tė njerėzve pa frikė Perėndie, vetė Zoti iu shfaq nė ėndėrr dhe i foli nga ikona e tij duke i thėnė: “Kėshtu silleni ju shqiptarėt me ikonėn time?” Dhe tė nesėrmen ndodhi ai incident qė shumica e njerėzve e dinė. Por e vėrteta triumfoi dhe u lavdėrua e fronėzuar nė vendin e saj.
    Ollga thoshte se njėherė Zoti i kishte thėnė: “Ēdo gjė qė do t’mė kėrkosh, do tė ta jap. Nuk do tė mungoj asgjė. Por vetėm njė gjė tė kėrkoj: tė jesh e drejtė me bijtė e mi!”
    Ajo thoshte se fillimisht nuk i kuptonte kėto fjalė, duke menduar pėr mėnyra tė ndryshme pėr kuptimin e tyre. Mė vonė i kuptoji kėto fjalė, kur filluan shumė tė rinj tė vinin tek ajo, qė ishin tė pashpresė, duke ecur nė luginėn e hijes dhe tė vdekjes. Ajo u bė me hirin e Zotit, nėnė nė shpirt pėr ta, duke i lindur dhe rritur ata nė Perėndinė. Kėshtu, edhe ajo fjalė e fshehur deri atėherė u realizua.
    Shumė nga ata tė rinj, student, u bashkuan aq shumė me atė sa nuk u ndanė deri nė fund dhe ajo si njė nėnė e dhembshur, duke mbajtur mbi vete sėmundjet dhe lėngatat e tyre, i ndihmoi, i ndriēoi, i pagėzoi, i martoi dhe disa prej tyre u bėnė punėtor tė vreshtit, si klerik ashtu edhe laik, qė edhe sot vazhdojnė dhe shėrbejnė.
    Vdekja e tė atit, xha Spiros, nė vitin 1994 e tronditi.
    Ai ishte njė njeri shumė i thjeshtė, por njė intelektual i vėrtetė. Pavarėsisht se komunizmi dėshironte t’i degradonte kėta njerėz, ai deri nė fund interesohej pėr besimin dhe pėr veprėn nė Zotin tė bijės sė tij, qė tashmė kishte filluar tė kryheshe hapur. Nga fundi i jetės sė tij lexonte biblėn nė italisht, njė gjuhė qė i pėlqente shumė qė nga koha e rinisė kur kishte qėnė nė shkollėn ushtrarake. Ollga e donte shumė tė atin e saj dhe i ishte mirėnjohėse, qė me mundimin e tij i kishte rritur dhe arsimuar; por edhe me karakterin e tij tė drejtė, disa herė edhe tepėr rigoroz, kishte ndikuar pozitivisht nė jetėn e saj. Kėshtu, xha Spiro, ky njeri i drejtė, i mbylli sytė nė duart e bijės sė tij, duke shkuar nė paqe nė vendin e tė drejtėve, nė gji tė Abrahamit.
    Tashmė Ollga, mbeti vetėm me nėnėn e saj, Kalicėn – vazhdoi veprėn e Zotit, qė ēdo ditė e mė tepėr bėhej mė e lodhshme, por edhe mė e gėzuar, sepse shumė njerėz vinin dhe kėrkonin ndihmė edhe mrekullitė ishin tė shumta.
    Por mrekullia mė e madhe ishte se ata njerėz deri nė atė moment nuk besonin, tashmė pohonin hapur se Jisu Krisht ėshtė Zoti dhe Shpėtimtari i tyre. Kėtė pohim e pėrmbushnin me pagėzimin e shenjtė. Kėshtu shtoheshin bijtė e Zotit dhe tė Kishės.
    Nėnė Kalicėn qė tė gjithė e njohim si besimtare tepėr tė fortė, pėr kėshillat e saj tepėr tė sakta; disa herė duke qortuar mė njė humor tė hollė; por siē kuptoheshin mė vonė, nuk ishin thjeshtė fjalė njeriu, por kėshilla dhe qortime prej sė larti, qė i fliste Perėndia nėpėrmjet gojės sė saj. Dhe kėto gjėra zbuloheshin tek ajo pėr shkak se ajo ishte njė flijim i gjallė i dashurisė pėr Perėndinė. E lėnguar nė shtrat pėr shumė vite dhe e shenjtėruar prej vuajtjeve tė shumta dhe lutjes sė pandėrprerė, Kalica ishte kthyer nė njė televizor shpirtėror, duke na dhėnė mesazhe qiellore. E ēuditshme ishte edhe pėr Ollgėn vetė, se si nėna e saj i dinte tė gjitha gjėrat qė bėheshin jashtė nė botė, duke mos patur komunikim; duke i parathėnė ngjarjet para se tė ndodhnin dhe duke treguar vullnetin e Perėndisė. Koha i vėrtetonte se tė gjitha ato qė Kalica thoshte u zbuluan si tė vėrteta. Nuk duhet tė ēuditemi pėr kėtė hir profetik qė ajo kishte. Jeta e saj ishte e shenjtė. Ajo thoshte me shumė pėrulėsi: “unė i kam ruajtur porositė e Zotit”
    Shpesh herė Ollgės i tregonte pėr shfaqje shenjtorėsh qė e vizitonin dhe i tregonin punė tė ndryshme. Kur kryepeshkopi, imzot Anastas nė vitin 1994 rrezikoi tė largohej nga Shqipėria, Kalica na mblidhte tė gjithėve dhe na thoshte: “Mos kini frikė, se nuk e heq dot njeri. Zoti e ruajti pėr Shqipėrinė. Ai ėshtė ēika e patriarkanės .”
    Shumė e lumtur ishte kur nė shtėpi erdhi kryepeshkopi pėr ngushėllimin e burrit tė saj. E donte shumė atė, se e shikonte si dhuratė tė Zotit. Por edhe kryepeshkopi e admironte atė grua besnike dhe tė virtytshme. Mund tė themi se lutja e saj e fshehtė dhe mistike, qė e bėnte nė shtratin e saj, si njė fli e gjallė, shpėtoi jetėn e shumė njerėzve, por edhe kishėn nga shumė rreziqe, qė i vinin nga forcat e errėta. Fjetja e saj nė Zotin ishte nė paqe – si njė kandil qė mbasi mbaron vaji shuhet nė kėtė jetė, pėr t’u ndezur i pashuar nė dritėn e amėshuar, nė Mbretėrinė e Qiejve, nė tendat e tė drejtėve. Vdekja e nėnės e tronditi Ollgėn. Nuk ishte vetėm njė lidhje biologjike, por edhe njė lidhje shpirtėrore. Ishin dy shėrbėtore tė Zotit qė i shėrbenin dashurisė sė Tij, duke flijuar jetėn e tyre pėr tė. Mbas vdekjes tė sė ėmės, Ollga u lidh mė shumė me bijtė e saj, duke vazhduar punėn nė Zotin. Punėn e saj e kryente nė shtėpi. Ajo ishte si njė kishė, ku njerėzit qė hynin nga jashtė, tė paditur, tė sėmurė, tė lodhur, tė dėshpėruar – dilnin tė ndriēuar, tė shėruar, tė ēlodhur, tė gėzuar dhe me shpresė pėr jetėn. Fuqia e lutjes sė saj ishte shumė e madhe, siē thotė edhe Shkrimi: “Fuqi tė madhe ka lutja e tė drejtit”. Dhe mrekullitė qė Zoti ka bėrė nėpėrmjet lutjes dhe vėnies sė duarve tė saj, ishin tė panumėrta. Ato ndodhnin tek fėmijėt dhe tek tė rriturit; si me probleme shpirtėrore edhe mė ato trupore; si me probleme familjare edhe shoqėrore. Kush mund t’i numėroj? Sa e sa vetė kanė pėr tė treguar, brenda dhe jashtė vendit. Ato bėheshin me tė gjithė njerėzit, pa dalim: edhe me besime tė ndryshme. Ajo nuk largonte asnjė, por pėr tė gjithė i lutej Zotit Krisht sipas porosisė dhe i prekte me duar e saj duke transmentuar hirin mrekullibėrės tė Zotit. Ajo thoshte: “unė i lutem Zotit Jisu Krisht pėr ty, por duhet edhe ti t’i lutesh Atij pėr veten dhe fėmijėn tėnd” Pastaj i jepte ujė tė bekuar dhe i lyente me vaj, tė marrė nga kandilet e shenjtorėve tė kishės. Askujt nuk i imponohej, por iu tregonte nga pėrvoja e saj dhe nga mėsimi i kishės se shkaku I sėmundjeve, nė shumicėn e rasteve ėshtė mėkati dhe pabesia. Pastaj iu jepte me vete njė lutje ku kishte renditur lutjen zotėrore, lutje drejtuar Zotit Jisu Krisht, Hyjlindėses dhe shenjtorėve. I drejtonte tek Zoti dhe tek Kisha e Tij. Ajo thoshte:
    “unė jam thjeshtė njė ndėrmjetėse; dhe shėrimin nuk e bėj unė, por Zoti Jisu Krisht nėpėrmjet lutjes sime”.
    Priste me durim qė hiri i Perėndisė tė punonte me shpirtėrat e kėtyre njerėzve. Pėrveē problemit qė ata kishin nė shėndetin e tyre, ajo lutej qė Zoti Jisu Krisht t’i ndriēonte qė ta pranonin si Zotin dhe Perėndinė e jetės sė tyre. Pėr shumė njerėz u lut gjatė gjithė jetės sė saj. Tė gjithėve ju shėrbeu njėsoj; por jo tė gjithė e pėrmbushėn dėshirėn e zemrės sė saj qė tė bėheshin tė krishterė orthodhoksė. Kjo ėshtė pėrgjegjėsia e atyre, dhe vetė do tė pėrgjigjen pėrpara Zotit Krisht, se si vepruan me dhuratėn qė morėn nga shėrbėtorja e tij. Ndėrsa ata qė dėshironin tė njihnin besimin e vėrtetė dhe tė bashkoheshin me Krishtin, iu bėnte katekizėm dhe i drejtonte nė kishė dhe tek bijtė e saj, qė shėrbenin nė kishė si klerikė e katekistė. Pastaj i pagėzonte duke u bėrė, sipas dėshirės sė tyre, nun pėr ta. Nuk dimė sa ėshtė numri i pagėzimeve tė shumta qė ka krye si nun, por edhe si kumbare nė martesa tė shumta. Nuk kursehej asnjėherė, madje gėzohej qė njerėzit ndryshonin jetėn, qė fillonin ta besonin dhe ta donin Zotin dhe tė bėnin njė jetė misterore brenda kishės.
    Ajo ishte njė burim i gjallė qė furnizonte lumin e madh tė krishtėrimit orthodhoks me gjak tė ri. Njerėzit e donin; ia besonin jetėn e tyre; i hapnin zemrėn – dhe askush nuk u zhgėnjye, duke besuar se ato qė dėgjonin prej saj, nuk i thoshte thjeshtė njė njeri, por si njė njeri i Perėndisė, bėhej goja e Krishtit dhe fuqia e Tij pėr ata qė e donin me tė vėrtetė tė vėrtetėn. Ishte me tė vėrtetė njė jeronde, dhuratė Perėndie. Tė gjitha kėto i vėrteton thjeshtėsia e saj dhe pėrulėsia. Kurrė nuk mbahej me tė madhe, pavarėsisht se Zoti bėnte ēdo ditė mrekulli tė dukshme, nėpėrmjet lutjes dhe duarve tė saj, siē ka bėrė Zoti me shenjtorėt e Tij. Nė sy tė njerėzve ishte njė njeri tepėr i zakonshėm. Nuk i pėlqente tė dukej. Kishte frikė Perėndie. Bėnte jetė misterore brenda kishės. Interesohej shumė pėr shpėtimin e shpirtit tė saj deri nė fund, duke thėnė se Zoti ėshtė i drejtė dhe nuk i mban anė askujt, por e shpėrblen njeriun sipas veprave tė tij. Por sa e thjeshtė dhe e pėrulur ishte, aq e zjarrtė dhe pakompromisė pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn si ndaj Perėndisė, ashtu edhe pėr njerėzit, duke mbajtur anėn e atij qė i ishte bėrė padrejtėsi dhe nėpėrkėmbej nga tė tjerėt. Ajo nuk shikonte nė faqe tė njerėzve, por thoshte ato qė ndjente, duke besuar se po flet para Perėndisė qė i shikon, i dėgjon dhe i gjykon tė gjitha me drejtėsi. Zelli i saj orthodhoks shfaqej edhe nė komunikim me besimtarė jo tė krishterė orthodhoks, ose heretikė. U thoshte me urtėsi dhe butėsi dhe mė dashuri dhe me dallim, tė vėrtetat e besimit tonė orthodhoks, siē mėson apostull Pjetri: “Dhe jini gjithmonė gati pėr t’u pėrgjigjur nė mbrojtjen tuaj, kujtdo qė u kėrkon shpjegime pėr shpresėn qė ėshtė nė ju, por me butėsi dhe druajte, duke patur ndėrgjegje tė mirė.” Rezultatet nuk ishin tė pakta; sa vetė ndryshuan mendjen; pranuan tė vėrtetėn dhe u bėnė tė lirė prej saj. Vetė ata mund tė dėshmojnė pėr kėtė.
    Le tė theksojmė edhe diēka tjetėr: Shumė njerėz, nė shenjė mirėnjohje, por edhe sipas shėmbullit tė shumė mashtruesve tė mashtruar, qė nė emrin e Zotit kėrkonin tė pasuroheshin, i afronin edhe para Ollgės. Po ajo kurrė nuk i pranoi. U thoshte njerėzve prerė: “unė nuk ju shėrbej pėr para” – duke thėnė se Zoti im mė ka urdhėruar qė kėtė punė ta kryej falas, siē i urdhėroi apostujt e tij: “Falas morėt, falas jepni!” – duke e treguar kėshtu veten: njė anargjėnde.
    Tė gjitha sa thamė, janė njė retrospektivė e zbehtė e jetės tė nėnės sonė shumė tė dashur, Ollga; dhe tregojnė se Hiri i Perėndisė tek ajo nuk vajti mė kot. Luftoi luftėn e mirė dhe fitoi. “Pema njihet nga frutat. Njė pemė e mirė nuk mund tė bėj fruta tė kėqia. Ju do tė njihni profetėt nga frutet e tyre.”
    Por ashtu si tė gjithė njerėzit edhe ajo nuk mund tė rrinte pėrgjithmonė midis nesh qė aq shumė e dėshironim; dhe ashtu si Zoti tha nė kryq “Mbaroi”- dhe dha frymėn e tij tek Perėndia At – edhe ajo thoshte para se tė vdiste: “Unė e kam mbaruar punėn time, mė duhet tė shkoj”. Ndėrsa bijve tė saj u thoshte: “Tani u rritėt, tani mund tė ecni vetė”.
    Dhe kush mund t’i besonte ato fjalė. Dhe kur njė sėmundje martirike e zuri, me dhimbje tė mėdha, askush nuk besonte se Zoti do ta merrte pranė Tij. Qėndroi deri nė fund duke duruar dhimbje tė pa para. Ajo u thoshte atyre qė i rrinin pranė dhe i shėrbenin: “Ju nuk e kuptoni se sa dhimbje kam”
    Orėt e dhimbjes i kalonte nė lutje tė pandėrprera. Duronte kryqin e saj. Kėrkonte mėshirėn e Zotit; fuqinė e tij, qė tė qėndronte deri nė fund. Dhe qėndroi.
    Mbylli sytė nė paqe dhe dha shpirtin e saj tė dlirė mbas njė vuajtje martirike rreth orės 15:00 nė 14 janar tė vitit 2010, rrethuar nga bijtė shpirtėror dhe njerėzit e saj tė familjes.
    Dhimbja ishte shumė e madhe. Lotėt u derdhėn si lumė. Aq e madhe ishte dėshira qė ajo tė jetonte, saqė shumė nuk e besonin se Ollga kishte ndėrruar jetė. U lutėn tek Zoti ta ngjallte. Dhe disa e besuan kėtė. Por rrugėt e Perėndisė janė tė ndryshme me ato tė njeriut: “Vallė, cili ėshtė ai shėrbėtor besnik dhe i menēur, tė cilin i zoti e vuri mbi punėtorėt e tij, qė t’u japė atyre ushqimin nė kohė? Lum ai shėrbėtor, tė cilin, kur tė vijė i zoti, ta gjejė duke bėrė kėshtu.”
    Ai qė lufton luftėn e mirė dhe e mbaron punėn e dhėnė nga zotėria, i takon tė kurorėzohet me lavdi dhe nder dhe tė pushojė pėrjetė nė gjirin e Abrahamit dhe nė tendat e tė drejtėve. Sipas apostullit: ” Sepse unė tani jam duke derdhur gjakun, dhe koha e ikjes sime arriti. Luftėn e mirė luftova, udhėn e mbarova, besimin e ruajta. Pastaj mė mbetet kurora e drejtėsisė, tė cilėn do tė ma japė nė atė ditė Zoti, gjykatėsi i drejtė; dhe jo vetėm mua, por dhe gjithė atyre qė duan dukjen e tij.”
    Vdekja nuk ėshtė fundi pėr njeriun e Perėndisė, por ajo ėshtė portė qė tė ēon nė jetė. I madh ėshtė hidhėrimi pėrpara vdekjes dhe i frikshėm kryqi i mundimit. Po mė i madh ėshtė gėzimi dhe jeta e lumtur, ku nuk ka as dhimbje as lotė, por jetė tė amėshuar. Shpresa, se ajo vajti tek Zoti i saj dhe tek Zoti ynė dhe tek Dhėndrri i shpirtit tė saj, tek nėna dhe etėrit e saj, pėr t’u gėzuar nė lumturinė e pėrjetėshme, nė ato qė syri nuk i pa dhe veshi i dėgjoi, dhe nė zemrėn e njeriut nuk hynė, tė pėrgatitura pėr ata qė duan dhe durojnė deri nė fund; - na i largon hidhėrimin dhe i jep kuptim dhimbjes.
    Zoti u tha apostujve: “ Le tė mos turbullohet zemra juaj; besoni Perėndinė, mė besoni edhe mua. Nė shtėpinė e Atit tim ka shumė vende; nė mos, do t’ju thosha juve: Shkoj t’ju bėj juve gati vend. Edhe si tė shkoj e t’ju bėj juve gati vend, do tė vij pėrsėri, dhe do t’ju marr pranė vetes sime, qė tė jeni edhe ju atje ku jam unė.”
    Edhe ne besojmė se ajo shkoi tek Zoti tė na bėj vėnd neve bijėve tė saj, nė qoftė se do tė ecim nė gjurmėt e saj, duke mohuar veten dhe duke marrė kryqin drejt atdheut tė pėrjetshėm, drejt Atit. Shpresojmė tė takohemi pėrsėri. Edhe secilin ta presė nė banesėn qiellore, siē na priste nė shtėpinė e saj tokėsore; pėr tė na paraqitur pėrpara Zotit si bij tė dashur tė Tij, tė lindur dhe tė rritur prej saj.
    I pėrjetshėm kujtimi o shumė e lumtur nėna jonė shumė e dashur Ollga. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-10-2015 mė 16:16
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,461
    Postimet nė Bllog
    1
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •