Kuajt janë ata që mbajnë fre mbi fytyrë e gojë, por idioma e mësipërme në gjuhën shqipe nuk i drejtohet një kali, i drejtohet një njeriu. Po ta përkthenim fjalë për fjalë, do të vrisnim mendjen se si është e mundur që dikush na kërkon të vëmë fre kuajsh gjuhës?! Kuptimi i nënkuptuar i kësaj idiome në gjuhën shqipe është frenimi nga fjalët e tepruar dhe nevoja për të menduar e peshuar fjalën, para se ta nxjerrim nga goja. Kur një person ju drejtohet me këtë idiomë, ai është duke shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me fjalët që po dalin nga goja juaj. Fjalët tuaja janë duke e ofenduar apo prekur në sedër atë. Nganjëherë kjo idiomë përdoret edhe për të përshkruar njerëz që flasin shumë.

Ashtu si kalorësi kontrollon kalin mbi të cilin ka hipur nëpërmjet frerëve që mban në duar, edhe njeriu duhet të kontrollojë me mendjen e tij gjuhën e tij para se kjo të flasi. Një proverbë shqiptare thotë: Nuk duhet të flasi gjuha para mendjes!

Shembuj:

Vëri fre gjuhës se je duke ofenduar gjithë familjen!
Vëri fre gjuhës se na lodhe kokën duke folur pa pushim.