Çfarë do të thotë t'i vësh gishtin kokës?

Fjalë për fjalë do të kuptohej sikur të prekësh kokën me gisht. Por në fakt, kuptimi i nënkuptuar i kësaj idiome në gjuhën shqipe është një thirrje për reflektim, pendim dhe ndryshimi në sjellje. Personi që ju drejtohet me këto fjalë, dëshiron të shprehi dy gjëra: pakënaqësinë e tij me sjelljen tuaj dhe nevojën që ju të reflektoni dhe ndryshoni sjelljen tuaj. Reflektimi nënkupton të kuptuarit se ku qëndron gabimi me sjelljen tuaj, dhe kjo ju ndihmon që të ndryshoni sjelljen.

Shembuj:

Vëri gishtin kokës djalë i mirë e mos të dëgjoj më t'i drejtohesh njeriu me atë gjuhë!
Vëri gishtin kokës se po vazhdove kështu do të përjashtojnë nga shkolla!