Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Përfshirja e Rusisë në luftën kundër ISIL (ISIS), duke filluar nga fundi i muajit shtator nëpërmjet sulmeve Ajrore të cilat arritën ditët e fundit deri në 70 sulme (sorties) me anë të flotës ajrore ushtarake ruse të vendosur fillimisht (https://www.rt.com/op-edge/authors/patrick-henningsen/), mbetet nje opsion i dobishëm në çrrënjosjen e ISIS.
    Vizita e pa paralajmëruar e Presidentit sirian në Moskë ditën e sotme tregon e dhe një herë jo vetëm seriozitetin e Rusisë për tu përfshirë intensivisht në çrrënjosjen e terroristëve të ISIL nga Siria por edhe të gjithë llojeve të grupeve terroriste që janë vendosur në territorin sirian. Presidenti Sirian jo i mirëpritur nga Perëndimi nga BE dhe sidomos nga SHBA, kërkon të mbijetojë falë ndihmës ruse.
    Por sipas të dhënave dhe informacioneve edhe vetë Presidenti sirian është treguar jo rigid përsa i përket të ardhmes së tij si president duke prauar që pas qetësimit të situatës do të bëhen zgjedhje të përgjithshme dhe ai do të tërhiqet nga posti i Presidentit, por nuk i takon atij të tërhiqet tani si Predient në një kohë kur ... ka luftë civile dhe atë duan ta largojnë me forcën e armëve. Sipas agjensive perëndimore edhe SHBA ka pranuar një rol të kufizuar të Bashar Al Assadit (rreth 6 muaj) derisa të përfundojë lufta civile.
    Takimi i tij me Presidentin Putin ditën e sotme ka të bëjë pikërisht me kërkesën e tij për të shtuar ndihmën ruse në Siri por edhe për të ardhmen politike të vëndit ndoshta edhe për të kërkuar një azil politik në Rusi pas përfundimit të luftës civile. dhe zgjedhjeve të ardhshme të mundshme.
    Dihet se operacionet Ruse në Siri filluan papritmas , pikërisht kur koalicioni arabo amerikan në të cilët ishin përfshirë edhe Kanadaja dhe Franca me Anglinë, nuk po jepte rezultatet e dëshiruara qoftë në luftën kundër iSIL në iral qoftë në Siri.
    Në se në Irak pjesëmarrja e SHBA ishte më shumë serioze dhe ndihma e SHBA mbetet e konsiderueshme, lufta civile në Siri e shkaktuar kryesisht nga destabilizimi i vendit menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2011, për shkak të nxitjes së Opozitës siriane të kundërshtojë rregjimin autokratik të Assadit (i cili është më prejardhje alevite pra një shia dhe një mik dhe aleat i Iranit dhe i grupeve shia të tipit Hesbollah që veprojnë në Liban ), shkaktuan fillimin e luftës civile duke u nisur nga mosbindja civile, dhe me thënë të drejtën edhe nëpërmjet nxitjes nga ana e SHBA dhe disa vëndeve të BE si Anglia dhe Franca për të rrëzuar Bashar Al Assadin e rizgjedhur President me zgjedhje `jo të lira e të ndershme`.
    Por, sidoqoftë a ja vlejti destabilizimi i vendit dhe nxitja e një lufte civile e cila po shkatërron totalisht një shtet mijra vjeçar me një kulturë të lashtë por në fakt një shtet mysliman dhe me një demokraci të cunguar jo perëndimore por të drejtuar nga një autokrat si Bashar Al Assadi?.
    Së dyti dihet që Siria ka qënë një aleat i BRSS dhe pas rënies së BRSSS, Rusia mbeti një aleat i rëndësishëm edhe pas rënies së murit të Berlinit.
    Dihet që Rusia ka një trakt miqësie me Sirinë dhe një port si Latakia e cila ka qënë një bazë e vogël ushtarake ruse.
    Në fund të shtatorit në Latakia, Rusia deklaroi që do të ndihmojë rregjimin e Bashar Al Assadit jo për të shtuar qëndrimin si president të Presidentit Bashar Al Assad por për të mbrojtur interesat ruse në Siri për shkak të terrorizmit ISIL dhe të rebelëve të tjerë të cilët kanë synime për të luftuar dhe ër të zhvilluar aktivitetete terroriste edhe në Rusi.
    Dihet se sipas agjensive ruse, së bashku me ISIL luftojnë rreth 7.000 qytetarë rusë kryesisht të rajoneve të Dagestanit dhe Cecenisë.
    Sipas Patrick Henningsen i cili është një shkrimtar, gazetar investigativ i shkolluar në Kaliforni , SHBA, Operacioni ushtarak Rus në Siri ka qënë..` kërkuar nga qeveria e zgjedhur demokratike ligjore e Sirisë`.
    Po sipas Henningsen, `Operacioni ushtarak në Siri është `shumë i ndryshëm nga lufta e BRSS në Afganistan sepse kësaj rradhe kërkesa është bërë nga një qeveri e ligjëshme`.
    Ky gazetar ka shtuar se ..`22.000 bombat e hedhura kundër shtetit islamik ISIL nga ana e SHBA dhe koalicionit perëndimor anti-ISIL në 13 muajt e fundit duhet ta kishin shkatërruar ISIL; por... për fat të keq nuk ka ndodhur kështu`.
    Kontradiktat dhe rezervat e SHBA ndaj operacioneve ushtarake të Rusisë kanë qënë përqëndruar kryesisht tek largimi i Bashar Al Assadit si kërkesë kryesore e SHBA.
    Dihet që SHBA ka patur tre arsye të forta për të mos shkatërruar grupet terrosite në Siri dhe irak, dhe këto janë:
    -SHBA krijoi grupe rebele që mbështetnin opozitën sirianë të tipit Al Nusra por me luftëtarë sunni dhe jo shia (gjë e cila nxiti luftën fetar në Siri midis dy komuniteteve fetare) për të rrëzuar Bashar Al Assad, grupe rebele me të cilat u bashkuan dhe radikalistë shqiptarë e kosovare. Këta grupe morën trainime, armë, pajisje ushtarake, të cilat për fat të keq i ndanë me grupet ISIL dhe Al Qaida. Dhe Ky ishte gabimi dytë i perëndimorëve. Për shkak të këtyre gabimeve u formua shteti islamik,
    - SHBA nëpërmjet krijimit të një vatre të gjërë luftimesh në Irak dhe Siri arriti të largojë grupet terroriste nga Europa, SHBA e Kanada, apo Australia, por ata u përqëndruan në këto dy vënde me ide utopike të e krijimit të një Khalifati islamik duke vrarë popullatën myslimanë dhe duke i treguar botës se si janë ata në të vërtetë radikalistë, të degjeneruar, pseudo-islamike dhe vrasës që kanë kryer gjenocid, duke krijuar në gjithë botën , madje dhe në botën islame një urrejtje dhe neveritje ndaj këtyre njerëzve jo normalë që manipulojnë fenë islame për qëllime të degjeneruara.
    -Grupet e moderuara rebele të Opozitës shkaktuan një luftë të rëndë civile duke e rënduar terrorin sepse u bashkuan me ISIL dhe armët e trainimet për perëndimin i përdorën aktualisht për të rritur shtetin islamik ISIL ses sa për të luftuar Presidentin Assad, si dhe duke u përdorur si individë për të përhapur terrorin edhe në Europë, Rusi, SHBA, pra u bënë një ushtri rebele terroriste që dëmtoi rëndë popullin e vet, pra doli nga idea për të cilin ishte formuar-ajo e marrjes së pushtetit me dhunë, dhe rrëzimit të Assad-it.
    Sipas pikpamjes ruse, Putin pas takimit me Presidentin e SHBA Obama, në selinë e OKB në të cilit i kërkoi bashkëpunim për të luftuar ISIL i cili përbënte një lërcënim jo vetëm për Irakun , Sirinë, Afganstanin e gjithë botën por edhe ndaj Rusisë, -që të nesërmen dërgoi flotën ajrorë ushtarakë për të ndihmuar ushtrinë e dobësuar të Bashar Al Assadit, duke deklaruar se : `ne nuk duam të mbajmë në fuqi Assadin por duam të luftojmë ISIL`.
    Më tej Putin deklaroi pas disa vërejtjeve të Obamas se..` Unë nuk e kuptoj se si SHBA mund të kritikojë Russinë nëse vetë SHBA refuzon dialogun`.http://on.rt.com/6txj .
    Disa muaj më parë aeroporti i harruar të Latakias, baza ushtarake Khmeimim, Siri, u bë qëndra strategjike ushtarae Ruse për të nisur operacionet kundër ISIL.
    Aty u vendosën aeroplanët e transportit Antonov An-124 dhe Tupolev-76, por dhe bombardues Sukhoi-24M, Su-34, deri në 50 aeroplanë. helikopterë Mil Mi-8.
    (https://www.rt.com/neës/317528-latak...eimim-airbase/)
    Bombardidmet e aeroplanëve rusë kanë ndryshuar situatën në Siri, sepse rusët kanë bombarduar dhe rebelët Al-Nusra si dhe rebelët ISIL, duke detyruar Amerikanët të ndërpresin ndihmat ndaj Al Nusra. Lufta vazhdon, dhe shpresohet që SHBA së bashku me Rusinë, ti japë fund shtetit pseudo-islamik ISIL, dhe pavarësisht rezervave të njëra tjetrës, dihet që rreziku më i madh kuNdër SHBA dhe Rusis,ë por edhe ndaj gjithë botës, janë terrorizmi. Pavarësisht deklaratave të Biden drejtuar qeverisë irakianë e cila kërkon ndihmën ajrore ruse, se `nëse irakienët kërkojnë ndihmën ruse- ata nuk do të marrin më ndihmën e SHBA`, mediat ndërkombëtare e interpretojnë dilemën e Obamës ndaj përfshirjes së Rusisë në konfliktin Sirian dhe Iraken , si një ogur i mirë i bashkëpunimit midis dy vëndeve të cilëve u intereson çrrënjosja e terrorizmit. Së bashka me çrrënjosjen e terrorizmit e ardhmja e Bashar Al Assadit është çështje muajsh, dhe Siria do të mund të ketë mundësi ti kthehet normalitetit pas kësaj luftë 4-5 vjecare nga e cila janë cvendosur brënda vëndit 10 milionë sirianë, janë larguar nga vëndi 4.5 milion sirianë, dhe janë vrarë rreth 300.000.
    E parë në këtë kënd vështrim del një pyetje sa e rëndë aq dhe e vërtetë; a ja vlen që për të larguar një diktator me dhunë të nxitësh një luftë civile?

  2. #2

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Rusia konfirmon qe avioni i rrezuar mbi Egjypt ishte nje akt terrorist. Sipas eksperteve rus, nje bombe nje kilogramshe ka shperthyer ne avion. Ka dhe nje cmim per $50 milion per informacione per ata qe jane te pergjegjshem per bomben.

    http://nypost.com/2015/11/17/russia-confirms-terrorist-bomb-brought-down-plane-in-egypt/

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2014
    Postime
    24

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Rusia eshte shteti i vetem qe si ka perlyer duart me gjak te pafajshem ,Rusia do e fitoje kete lufte dhe kete po e tregon me dominimin ndaj perendimit .Europes I duhet patjeter mbeshtetja dhe bashkepunimi me Rusine ,jo vetem per nje periudhe ta caktuar por per nje plan afatgjate si ekonomik ashtu edhe ushtarak. Amerika ka zgjedhur te mbroje interesat e Izraelit dhe jo ato te Europes perendimore ,ketu ndahen sebashku ,Izraeli kerkon dobesimin e Europes dhe duke ndodhur kjo fillon dhe ngritja e tij ne menyre graduale

  4. #4

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Se di ne ishte koment serioz ky meqe filloi me Rusia eshte shteti i vetem qe si ka perlyer duart me gjak te pafajshem.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Pirro dicka eshte e qarte, do kete nje perplasje civilizimesh.Kjo e perplasjes me isisa dhe grupe militare eshte nje loje e vogel per te hequr vemendjen nga perplasja e madhe qe po ndodh midis Rusise dhe Perendimit.Rusia po mundohet te krijoje lobingun e saj dhe i ka hyre frika sepse sic e tha dhe Putini se kur keto goditen Hiroshimen mund te na godasin dhe neve.
    Lufta e Perendimit me Islamin eshtee e perkoheshme, eshte momentale do te ndodhe derisa perendimi ti shkepuse Rusise vendet Islame si Siria dhe Irani.Mbasi te shkeputen keto nga Rusia perplasja e perendimit do te jete me Rusine dhe kjo do te jete lufta e trete boterore.E lexove deklaraten e Papes? Rusia e ka kuptuar kete gje tashme dhe po mundohet me gjithe forcen te ruaje pikat e saj strategjike ne lindjen e mesme prandaj filloi dhe sulmet kunder luftetareve te Isisit dhe opozites Siriane.Perendimi po e fut ne nje loje te bukur Rusine qe se shpejti do ta kuptosh se kush eshte loja qe Rusia do te bjere veete ne te.Ti hidhu perpjete duke mitizuar Rusine si nje flamurtare kunder terrorizimit.Po ate terrorizem e ka prodhuar Perendimi per te rigoditur Rusine sikurse beri ne Afganistan me Rambon.Perendimi eshte i zgjuar ne fillim te ha qoshet pastaj te ha ne mes.


    Vendet muslimane jane te dobeta dhe nuk perbejne ndonje rrezik strategjik, sa perben Rusia per Perendimin.

    Sapo te mbaroje pune Amerika dhe Europa me Sirine dhe Iranin do ti vije rradha Rusise.Koha eshte e shkurter dhe atehere ti si ortodoks do te ulerish kunder perendimit sic mund te kesh uleritur shpirterisht ne bombardimet e Natos ne Kosove, ndersa une si musliman do te kerkoj paqe per njerzimin sepse Islami eshte Paqe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 20-11-2015 më 15:29
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Smile Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Pirro dicka eshte e qarte, do kete nje perplasje civilizimesh.Kjo e perplasjes me isisa dhe grupe militare eshte nje loje e vogel per te hequr vemendjen nga perplasja e madhe qe po ndodh midis Rusise dhe Perendimit.Rusia po mundohet te krijoje lobingun e saj dhe i ka hyre frika sepse sic e tha dhe Putini se kur keto goditen Hiroshimen mund te na godasin dhe neve.
    Lufta e Perendimit me Islamin eshtee e perkoheshme, eshte momentale do te ndodhe derisa perendimi ti shkepuse Rusise vendet Islame si Siria dhe Irani.Mbasi te shkeputen keto nga Rusia perplasja e perendimit do te jete me Rusine dhe kjo do te jete lufta e trete boterore.E lexove deklaraten e Papes? Rusia e ka kuptuar kete gje tashme dhe po mundohet me gjithe forcen te ruaje pikat e saj strategjike ne lindjen e mesme prandaj filloi dhe sulmet kunder luftetareve te Isisit dhe opozites Siriane.Perendimi po e fut ne nje loje te bukur Rusine qe se shpejti do ta kuptosh se kush eshte loja qe Rusia do te bjere veete ne te.Ti hidhu perpjete duke mitizuar Rusine si nje flamurtare kunder terrorizimit.Po ate terrorizem e ka prodhuar Perendimi per te rigoditur Rusine sikurse beri ne Afganistan me Rambon.Perendimi eshte i zgjuar ne fillim te ha qoshet pastaj te ha ne mes.


    Vendet muslimane jane te dobeta dhe nuk perbejne ndonje rrezik strategjik, sa perben Rusia per Perendimin.

    Sapo te mbaroje pune Amerika dhe Europa me Sirine dhe Iranin do ti vije rradha Rusise.Koha eshte e shkurter dhe atehere ti si ortodoks do te ulerish kunder perendimit sic mund te kesh uleritur shpirterisht ne bombardimet e Natos ne Kosove, ndersa une si musliman do te kerkoj paqe per njerzimin sepse Islami eshte Paqe.
    Xhemis myslympall...
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Zhulat e Usa luftuan kundra 20 divizione gjermane pasive!
    Ruset MPOSHTEN 200 DIVIZIONE active.
    Por kur je injorant cfar nuk pret.
    Pini qaj!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Ruset kane krijuar nje system qe quhet Parameter.
    Nuk e di se qfar ashte,vetem kur pyeten Putin qe sistemi ne fjale e zhduk nga faqja e dheut Ameriken lindore per 30 minuta...
    U mendua dhe u pergjigj: me sa di une eshte koha me e shkurter.
    LOL.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Zhulat e Usa luftuan kundra 20 divizione gjermane pasive!
    Ruset MPOSHTEN 200 DIVIZIONE active.
    Por kur je injorant cfar nuk pret.
    Pini qaj!
    Ti zoteri ateist spe dojshe as familjen tende (as veten tende madje) me shume se Rusine e Greqine?!
    Lexo me shume histori e kur ta kuptosh se Bashkimi Sovjetik ishte gati i barabarte ne force ushtarake me Gjermanine, por ishte vetem befasia e sulmit ndaj te pares qe dergoi ne avantazh Gjermanine, por ne lufte BS u ndihmua pa mase nga USA e UK me furnizime ushtarake e ushqimore, gje qe coi ne kthesen e luftes...
    Po ne do pime qaj por ha edhe ti laknor me hitha se te bejne mire se kane hekur...

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Ruset kane krijuar nje system qe quhet Parameter.
    Nuk e di se qfar ashte,vetem kur pyeten Putin qe sistemi ne fjale e zhduk nga faqja e dheut Ameriken lindore per 30 minuta...
    U mendua dhe u pergjigj: me sa di une eshte koha me e shkurter.
    LOL.
    Per cfar sistemi po flet, tani kur te perfundon vendosja e sistemit kunder raketor ne Poloni (ne Rumani perfundoi pjesa e pare e sistemit) AEGIS e cila Rusine e le krejt cullak nga raketat nukleare e pastaj do te kendohet tjeter kenge. Do te te marre malli per aneksime te vendeve te pavarura nga Rusia e mos te flasim per provokime. Ik le mos fol per gjera qe sdi.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Për: Rusia - një Opsion i dobishëm në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Putin miraton ligjin për shkatërrimin e ISIS

    http://inteligjenca.com/putin-zbulon...aterroje-isis/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •